Tag: largohet

  • Xabi Alonso merr vendimin drastik: Ky lojtar nuk do të luajë më për Real Madridin

    Xabi Alonso merr vendimin drastik: Ky lojtar nuk do të luajë më për Real Madridin

    24 Nëntor 2025

    18:48

    Telesport

    Sipas asaj që raporton “El Nacional”, Xabi Alonso ka vendosur të mos i besojë më David Alaba, derisa austriaku të largohet. Kontrata e tij me klubin madrilen skadon në qershor, por në këtë situatë nuk përjashtohet largimi që në merkaton e janarit.
    Këtë sezon në drejtimin e Xabi Alonso-s, David Alaba është aktivizuar vetëm në 3 ndeshje dhe ka luajtur rreth 150 minuta, duke treguar besimin e paktë që Alonso ka tek ai.
    Trajneri bask mendon se Alaba nuk është në nivelin e duhur për të luajtur te Real Madrid dhe për të konkurruar për një vend titullari në mbrojtje. Në rast se nuk largohet në janar, për Alaba mund të ketë minuta në dispozicion gjatë ndeshjeve për Kupën e Mbretit, pasi në kampionat dhe Champions, Xabi Alosni ia ka bërë përfundimisht dalje.

  • “Rama të kthjellohet, të largohet bashkë me…”/ Boçi nuk kursen ironitë: Duhet t’i hedhë ca ujë surratit, e jo kos

    “Rama të kthjellohet, të largohet bashkë me…”/ Boçi nuk kursen ironitë: Duhet t’i hedhë ca ujë surratit, e jo kos

    Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi nuk e ka kursyer ironinë ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa GJKKO ka pezulluar nnga detyra një ditë më parë zëvendësen e tij, Belinda Balluku.
    Përmes një statusi në rrjetet sociale, Boçi teksa me nënkuptim iu ka referuar takimin të liderëve të rajonit, ku mori pjesë edhe Komisionerja e Zgjerimit të BE, Marta Kos, shkruan se kryeministri i vendit, sa herë që gjendet në vështirësi ‘lan fytyrën me Kos’, shprehje që lë të nënkuptojë, tërheqjen e vëmendjes nga skandalet qeveritare.
    ‘Rama sot duhet t’i hedhë ca ujë surratit e jo kos, e të kthjellohet që është kreu i çdo afere korruptive e të mos presë që të jemi gati për në Europë më 2027, por të largohet bashkë më zëvendësen e tij’, shkruan Boçi.
    Sipas ligjvënësit demokrat, në Europë integrohesh përmes vlerave, me drejtësi e me shtet, jo me korrupsion, padrejtësi e narko-shtet!
    Statusi:
    Sa herë që Rama gjendet në vështirësi lan fytyrën me Kos. Sot bashkë po na “mësojnë” që rakia zihet nga rrushi.
    Ndërsa Kos po merr mësime si përlahen me një dorë 50 milion euro. Rama sot duhet t’i hedhi ca ujë surratit e jo kos, e të kthjellohet që është kreu i çdo afere korruptive e të mos presi që të jemi gati për në Europë në 2027, por të largohet bashkë më zëvendësen e tij.
    Në Europë hyhet me vlera, me drejtësi e me shtet, jo me korrupsion, padrejtësi e narko-shtet!
    Nuk hyhet as me kos në katror!

  • Akuzat e rënda nga SPAK/ Çfarë do të ndodhë me Ballukun? Rama mbërrin në zyrë por largohet shpjet

    Akuzat e rënda nga SPAK/ Çfarë do të ndodhë me Ballukun? Rama mbërrin në zyrë por largohet shpjet

    Pas betejës së djeshme për të sfumuar akuzat shumë të rënda për zëvendësen e tij dhe masat e GJKKO për pezullimin nga detyra dhe blloki të pasaportës, Rama ka mbërritrur në zyren e tij në selinë e qeverisë.

    Duket se një ditë më parë Balluku e ka vënë me shpatulla pas Murit kreun e qeverisë dhe e ka detyruar që të mos e shkarkojë nga postet që mban në qeveri por edhe ta mbrojë me mediat e shumta që kontrollon dhe me anlalistët e paguar nga inceneratorët.

    Nuk është shumë e qartë se pse u shty një mbledhje qeverie e programuar për ditëne  sotme por me siguri që shkak ka qene Balluku e cila nuk po pranon që ti nënshtrohet akuzave për vjedhje me tendarat që ka firmousr ajo dhe vartësit e tij. Kjo duket më shumë si një marrje peng e kreut te qeverisë ose është një strategji e tij siç bëri me Veliajn, apo Tahirin kohë më parë që hiqej sikur i mbronte pastaj përfunduan në pranga.

    Nuk ka qëndruar shumë në zyrë pasi burimet shpjegojnë se ai ka një takim me Komisioneren e BE për zgjerimin. Ndoshta ështe ngutur të largohet edhe se mund te vijë sërish Balluku dhe do te mbeten si dje për orë të tëra në Kryeministri.

  • 7 orë takim me Ballukun, Rama largohet nga Kryeministria, Balluku qëndron

    7 orë takim me Ballukun, Rama largohet nga Kryeministria, Balluku qëndron

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Pas 7 orësh takim me zv.kryeministren, Rama largohet nga kryeministria, çfarë ndodhi?

    Pas 7 orësh takim me zv.kryeministren, Rama largohet nga kryeministria, çfarë ndodhi?

    Kryeministri Edi Rama, largohet nga selia e kryeministrisë pasi një bisede mbi 7-orë me ministren e Energjisë dhe Infrastrukurës Belinda Balluku.
    Sipas burimeve, makina e zv.kryeministres Belinda Ballukut ndodhet pranë ambienteve të kryeministrisë.

  • Masa e GJKKO: Balluku të largohet menjëherë nga zyra, nëse nuk bindet rrezikon…

    Masa e GJKKO: Balluku të largohet menjëherë nga zyra, nëse nuk bindet rrezikon…

    Të tjera detaje dalin në dritë nga dy masat e dhëna sot për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila u pezullua sot nga detyra dhe iu bllokua pasaporta, duke i ndaluar asaj daljen jashtë vendit. Raportohet se masa ndaj Ballukut i kërkon kësaj të fundit që të largohet menjëherë nga zyra e saj, në të dy postet e rëndësishme, si zëvendëskryeministre dhe si ministre e Infrastrukturës.
    Ky urdhër është dhënë me pretendimin se Balluku mund të rrezikojë prishjen e provave, duke qenë afër detyrave të tyre. Lala tha se nëse Balluku nuk zbaton menjëherë këtë urdhër, ajo rrezikon masë më të rëndë nga Gjykata e Posaçme. Balluku është nën hetim për tunelin e Llogarasë, por prokurorët kanë marrë nën kontroll dhe dosje të të praktikave të tenderave të tjerë. Ballukut i ndalohen dalja jashtë vendit për arsye politike, ndërsa mund t’i jepet leje vetëm për arsye të forta familjare, shëndetësore.
    “Zonja Balluku akuzohet për tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Dëmi i shkaktuar ndaj shtetit është rreth 50 mln euro, ndërsa tenderi është paracaktuar.”, tha Lala.
    Kujtojmë se GJKKO ka dhënë masë ‘arrest shtëpie’ dhe për dy bashkëpunëtorë të saj të ngushtë, Erald Elezin, drejtor i KESH-it, dhe kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli.

  • “Kush nuk shpenzon paratë e buxhetit të shtetit të largohet”/ Braçe në Kuvend: Koncensioneve që u mbaron kontrata, të kthehen në shërbime publike

    “Kush nuk shpenzon paratë e buxhetit të shtetit të largohet”/ Braçe në Kuvend: Koncensioneve që u mbaron kontrata, të kthehen në shërbime publike

    Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka mbajtur fjalën në seancën e sotme plenare duke e vënë theksin tek paratë e buxhetit të shtetit dhe koncensionet.

    Braçe u shpreh se kush nuk shpenzon paratë e buxhetit të shtetit të largohet, qoftë ai një ministër apo çfarëdo posti tjetër. Sipas tij tre koncesionet që ju mbaron kontrata këtë vit të kthehet në shërbime publike.
    “Në këtë sallë ka deputet që dinë ta lexojnë buxhetin dhe ka që nuk dinë. Të dyja palët kanë zhurmuar fortë dhe kanë gënjyer shumë. Buxheti mban premtimet e zgjedhjeve të fundit politike që u mbajtën në vend. Për çdo pensionist është e qartë se çfarë do ndodh. Më në fund po flas me kartëmonedha dhe me mijë lekë. Është diferencë e madhe nga qindarkat tek mijë lekë në pensione. Çfarë kam unë për pensionet.
    Hiqeni edhe argumentin për rishpërndarjen e fondit të fund vitit për pensionet. Jam kam bërë me dije edhe ministrit të financave dhe ekonomisë që qeveria duhet të llogarisë bonusin sistematik të pensionit për vitin e ardhshëm. Çdo e ardhur shtesë në skemën e pensioneve duhet të përdoret për politikë pensionesh dhe asgjë më shumë.
    Vitin 2026 paga minimale shkon në 50 mijë lekë. Problemi është produktiviteti i shërbimeve publike dhe administratës. Jemi me suficit primar dhe rregulli i artë i buxhetit materializohet më së miri. Borxhi publik vazhdon të bjerë. Tre koncesionet që ju mbaron kontrata këtë vit të kthehet në shërbime publik. Skema e ilaçeve është nën agresionin e hajdutëve, duhet të rishihet për cilin do që korrupton dhe grabit skemën. Paketa fiskale është e gjerë por ajo që nuk gjen zbatim ende është TVSH e bujqësisë. Risku në buxhet vjen nga mosrealizmi i shpenzimeve buxhetore, kush nuk shpenzon paratë e buxhetit të shtetit, çfarëdo qoftë dhe nuk përmbush detyrim in e parave duhet të largohet”, tha Brace në seancë plenare.

    Top Channel

  • “Hajdutët sulmojnë skemën e ilaçeve”, Braçe paralajmëron ministrat: Kush nuk shpenzon buxhetin, të largohet

    “Hajdutët sulmojnë skemën e ilaçeve”, Braçe paralajmëron ministrat: Kush nuk shpenzon buxhetin, të largohet

    Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, foli me tone të ashpra në seancën plenare kundrejt ministrave socialistë, duke kritikuar mënyrën e përdorimit të parave publike dhe koncesioneve që i përfundojnë kontratat këtë vit.
    Ai kërkoi largimin e çdo ministri apo drejtuesi që nuk shpenzon buxhetin e shtetit sipas planit.
    Braçe u shpreh se mosrealizimi i shpenzimeve është rreziku më i madh për buxhetin 2025 dhe se përgjegjësia duhet të jetë e drejtpërdrejtë.
    “Kush nuk shpenzon paratë e buxhetit të shtetit, çfarëdo posti të ketë, duhet të largohet. Nuk mund të mbajë përgjegjësi për fondet publike dikush që nuk i përmbush detyrimet,” deklaroi ai.
    Sipas tij, tre koncesionet që përfundojnë këtë vit duhet t’i rikthehen shtetit si shërbime publike, duke mbyllur ciklin e kontratave të vjetra.
    Erion Braçe: Tre koncesionet që ju mbaron kontrata këtë vit të kthehet në shërbime publik. Dhe kontrolli bazë mjekësor të shtyhet përtej moshës 70 vjeç. Skema e ilaçeve është nën agresionin e hajdutëve, duhet të rishihet për të larguar cilin do që korrupton dhe grabit skemën.
    Në krahun tjetër bujqësia patjetër që meritron një skem të re subvencionimi…Paketa fiskale është e gjerë por ajo që nuk gjen zbatim ende është TVSH e bujqësisë.
    Risku në buxhet vjen pikërisht nga mosrealizmi i shpenzimeve buxhetore. Dhe këtu do doja ta përsërisja zoti ministër, nuk është problemi juaj, por është problem i gjithë qeverisë dhe kush nuk shpenzon paratë e programuara në buxhetin e shtetit, pavarësisht në është ministër, zv.ministër drejtor, përgjegjës apo shef i një agjencie dhe nuk përmbush këtë detyrim që të shpenzojë para të grumbulluara të programuara në buxhet duhet të largohet.

  • Në rast se ikën Harry Kane, Bayern gjen zëvendësuesin e anglezit në Serie A

    Në rast se ikën Harry Kane, Bayern gjen zëvendësuesin e anglezit në Serie A

    19 Nëntor 2025

    19:39

    Telesport

    Harry Kane mund të largohet në fund të këtij sezoni nga Bayern Munich, për një klauzolë lirimi 65 milionë euro. Kohët e fundit është përfolur shumë për interesim të madh të Barcelonës për sulmuesin anglez. Klubi katalanas e sheh Kane si zëvendësuesin ideal të Robert Lewandowski-t dhe është gati të paguajë shifrën 65 milionë euro.
    Në anën tjetër, Bayern Munich ka piketuar zëvendësuesin e mundshëm të Harry Kane, gjithmonë nëse anglezi do të largohet. Mediet gjermane raportojnë se klubi bavarez është vënë në ndjekje të Dusan Vlahovic.
    Nuk është hera e parë që klubi gjerman interesohet për sulmuesin serb, por duke qenë se tani do të ketë mundësinë ideale për ta transferuar falas, interesimi është shumë herë më i madh dhe serioz.

  • “Kush nuk shpenzon paratë e buxhetit të shtetit të largohet”/ Braçe : Koncensioneve që u mbaron kontrata, të kthehen…

    “Kush nuk shpenzon paratë e buxhetit të shtetit të largohet”/ Braçe : Koncensioneve që u mbaron kontrata, të kthehen…

    Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka mbajtur fjalën në seancën e sotme plenare duke e vënë theksin tek paratë e buxhetit të shtetit dhe koncensionet. 
    Braçe u shpreh se kush nuk shpenzon paratë e buxhetit të shtetit të largohet, qoftë ai një ministër apo çfarëdo posti tjetër. Sipas tij tre koncesionet që ju mbaron kontrata këtë vit të kthehet në shërbime publike. 
    “Në këtë sallë ka deputet që dinë ta lexojnë buxhetin dhe ka që nuk dinë. Të dyja palët kanë zhurmuar fortë dhe kanë gënjyer shumë. Buxheti mban premtimet e zgjedhjeve të fundit politike që u mbajtën në vend. Për çdo pensionist është e qartë se çfarë do ndodh. Më në fund po flas me kartëmonedha dhe me mijë lekë. Është diferencë e madhe nga qindarkat tek mijë lekë në pensione. Çfarë kam unë për pensionet. 
    Hiqeni edhe argumentin për rishpërndarjen e fondit të fund vitit për pensionet. Jam kam bërë me dije edhe ministrit të financave dhe ekonomisë që qeveria duhet të llogarisë bonusin sistematik të pensionit për vitin e ardhshëm. Çdo e ardhur shtesë në skemën e pensioneve duhet të përdoret për politikë pensionesh dhe asgjë më shumë. 
    Vitin 2026 paga minimale shkon në 50 mijë lekë. Problemi është produktiviteti i shërbimeve publike dhe administratës. Jemi me suficit primar dhe rregulli i artë i buxhetit materializohet më së miri. Borxhi publik vazhdon të bjerë. Tre koncesionet që ju mbaron kontrata këtë vit të kthehet në shërbime publik. Skema e ilaçeve është nën agresionin e hajdutëve, duhet të rishihet për cilin do që korrupton dhe grabit skemën. Paketa fiskale është e gjerë por ajo që nuk gjen zbatim ende është TVSH e bujqësisë. Risku në buxhet vjen nga mosrealizmi i shpenzimeve buxhetore, kush nuk shpenzon paratë e buxhetit të shtetit, çfarëdo qoftë dhe nuk përmbush detyrim in e parave duhet të largohet”, tha Brace në seancë plenare.