Tag: largimit

  • Alba dhe Limi “zbulojnë” sekretet, dy konkurrentët rrëfejnë arsyet e largimit nga Ferma VIP

    Alba dhe Limi “zbulojnë” sekretet, dy konkurrentët rrëfejnë arsyet e largimit nga Ferma VIP

    “Ferma VIP 2” ka sjellë një tjetër mbrëmje plot me tensione, diskutime dhe emocione, duke tërhequr vëmendjen e të gjithë shqiptarëve. Nën moderimin Luana Vjollca dhe opinionet e drejtpërdrejta të Zhakut dhe Kastro Zizos, prime i katërmbëdhjetë përcolli një sërë ngjarjesh ku mbi të gjitha u sqaruan shumë pikëpyetje dhe aludime.
    Një nga momentet më të komentuar të kësaj jave mbetet padyshim largimi i dyshes Alba-Limi, si dhe anulimi i televotimit.
    Gjatë gjithë spektaklit e natës, Luana Vjollca u kujdes që t’i jepte përgjigje këtyre pyetjeve dhe të zbulonte më shumë për arsyet që i shtynë ata të largoheshin.

    Alba ishte e para që u bë pjesë e studiosm ku për herë të parë sqaroi për publikun vendimin e saj të papritur për të lënë “Ferma VIP”. Ajo shpjegoi se e vetmja arsye pse ajo mori këtë vendim ishin parimet e saj personale .
    Në anën tjetër, Limi foli për eksperiencën e tij në “Ferma VIP” dhe për arsyen që qëndron pas largimit të tij. Ai theksoi se nuk kishte hyrë në garë për të fituar, por për të provuar një eksperiencë të re.
    Mbrëmja vijoi gjatë. Big Mama ndau një rrëfim prekës për periudhën më të vështirë të jetës së saj, kur mësoi për paralizën e nënës dhe humbjen e babait në një vit. Teksa emocionet kishin pushtuar fermerin dhe në sfond dëgjohej zëri i së ëmës, nga dera kryesore e Arenës u shfaq nëna e Big Mames.
    Nën atmosfera të ngrohta e emocionale, Big Mama dhe nëna e saj prekën gjithë studion dhe publikun, duke sjellë një nga momentet më të bukura dhe të ndjera të spektaklit.
    Po ashtu, fermerët e tjerë vazhdojnë të përballen me sfidat e Agait, ndërsa u hap dhe një televotim, për fermerin që publiku dëshiron të shkoj në sfidë, 4 fermerët që do të votohen më shumë do të shkojnë në një përballje dyshe, dhe grupi humbës do të ketë një përballje kokë më kokë për eliminim.
    Për të ndjekur çdo moment të fermerëve të mbetur në garë, por dhe për të përjetuar emocionet të bukura Ferma Vip 2 ju fton ta ndiqni 24 orë në 7 ditë të javës në dy kanalet e platformës Tring, si dhe në përmbledhjen ditore në Vizion Plus.

  • Muller flet hapur: Që kur u largua Guardiola, Bayern nuk ka gjetur harmoni totale

    Muller flet hapur: Që kur u largua Guardiola, Bayern nuk ka gjetur harmoni totale

    30 Prill 2025

    18:22

    Telesport

    Në një intervistë për sajtin zyrtar të Bundesligës, Thomas Muller ka shpjeguar se Bayern ka mangësi që pas largimit të Pep Guardiolës.
    Sipas tij, klubi nuk ka gjetur harmoninë që kishte në periudhën e trajnerit spanjoll, 2013-2016.
    “Pas largimit të Pep Guardiolës, nuk kemi pasur një kombinim trajner-ekip në mënyrën më perfekte të mundshme. Sigurisht, kemi kaluar kohë të mira dhe të suksesshme me trajnerin Hansi Flick, por atëherë kishte disa ngjarje ndërmjet trajnerit dhe drejtuesve të klubit”.
    Sipas sulmuesit gjerman, suksesi afatgjatë nuk varet vetëm nga aspekti sportiv, por edhe nga komunikimi ndërmjet të gjitha niveleve në klub. “Ai unitet nuk ka ekzistuar më, që kur iku Pep”.
    “Këtë sezon sigurisht që kemi bërë mirë. Gjërat kanë shkuar aty ku duhet me trajnerin Kompany, sepsep o luajmë futboll argëtues, me synimin për të shënuar sa më shumë gola”.

  • Gani Gërmia në zi! Humb familjarin e tij vetëm pak orë pas largimit nga Ferma VIP

    Gani Gërmia në zi! Humb familjarin e tij vetëm pak orë pas largimit nga Ferma VIP

    Vetëm pak orë pas largimit nga reality show “Ferma VIP”, ish-konkurenti Gani Gërmia është përballur me një dhimbje të madhe personale. Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ai ka ndarë me ndjekësit lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të djalit të hallës së tij, Arditit.
    Ganiu shprehu trishtimin dhe dhimbjen që ka kapluar familjen e tij, duke e përshkruar Arditin si një person me shpirt të fortë dhe zemër të madhe, i cili për vite me radhë përballoi sfida të mëdha shëndetësore me shumë durim e forcë.
    “Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të djalit të hallës sime, Arditit, i cili për vite përballoi sfida të rënda shëndetësore me durim dhe forcë të jashtëzakonshme… Zoti ia lehtësoftë rrugën drejt përjetësisë,” shkruan Ganiu ndër të tjera.

    Ai ka shprehur ngushëllime të përzemërta për familjen, të afërmit dhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe dashur Arditin.
    /vizionplus.tv

  • Ancelotti drejt largimit nga “Los Blancos”, marrëveshja me Brazilin shumë pranë

    Ancelotti drejt largimit nga “Los Blancos”, marrëveshja me Brazilin shumë pranë

    Zërat po bëhen gjithnjë e më të fortë, Carlo Ancelotti është shumë pranë largimit nag Real Madridi. Vendimtar ka qenë fundi i sezonit, me merenguesit e zbehtë dhe pak motivim. Ajo e mbrëmjes së të shtunës kundër Barcelonës mund të ketë qenë finalja e fundit e trajnerit italian në pankinën e “Los Blancos”.
    Orët e fundit janë intensifikuar zërat për një marrëveshje të mundshme me Brazilin. Sipas asaj që raporton “Sky Sports News”, bisedimet me CBF (Konfederata Braziliane e Futbollit) do të vazhdojnë në maj. Trajneri italian pritet të largohet nga Real Madridi madje edhe para Kupës së Botës për Klube, që do të zhvillohet në SHBA.
    Federata Braziliane është optimiste, objektivi i saj është të marrë “dritën jeshile” të Ancelottit sa më shpejt të jetë e mundur. Në ndeshjen e kthimit kundër Arsenalit, humbje që e acaroi edhe më shumë marrëdhënien midis trajnerit dhe ambientit të Real Madridit, në “Bernabeu” u pa një njeri i besuar i presidentit aktual të Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues.
    Tashmë po flitet me detaje edhe për kontratën. Marrëveshja e mundshme pritet të ketë kohëzgjatje 4-vjeçare, pra deri në Botërorin e vitit 2030 (duke përfshirë edhe atë të vitit 2026 në Meksikë, Kanada dhe SHBA). Brazili nuk arrin një finale të Kupës së Botës që nga viti 2002. Do të jetë një sfidë e vështirë për Ancelottin, i cili dëshiron të fitojë edhe si trajner i një kombëtareje, pasi ka fituar gjithçka me klubet, në ligat më të forta të Europës.
     

  • “Rama është shkaku i largimit të qytetarëve”, Berisha për fushatën e PS: Qytetarët e kanë braktisur

    “Rama është shkaku i largimit të qytetarëve”, Berisha për fushatën e PS: Qytetarët e kanë braktisur

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp para gazetarëve ndër të tjera është ndalur edhe tek fushata e PS, duke e cilësuar atë një spektakël të luksit dhe të shkëputur nga realiteti i qytetarëve të thjeshtë.
    Berisha theksoi se në fushatë Edi Rama u braktis nga qytetarët dhe në qendër të vëmendjes mbeti vallja e lubisë duke iu referuar zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila sipas tij, ishte e veshur me aksesorë që kapnin shifra të larta.
    “Nuk mund të ketë një politikë më të pamëshirë se këto.Prandaj Edi Rama përpiqet t’i mbulojë me zhaba, hardhucë, zhapinj dhe nuk flet asnjë fjalë për hallet e qytetarëve. Prandaj ka bllokuar studiot televizive, nuk del në debate as vet, as me përfaqësuesit e tij, duke e parë që e kanë braktisur. Se ishte një braktisje poshtëruese ajo që i ndodhi atij. Atij i mbetën vetëm vallja e Lubisë dhe Lubive të tjera me aksesorë që zbrisnin minimumi 1200 Euro më e vogla. Por nuk është koha që të tregosh luks para të varfërve. Nuk sfidohen të varfrit me luks. Duhet të kuptojmë këtë gjë. Njeriu mund të ketë pasione, por po i sfidove me luks të varfrit, tregon se je shumë i pashpirt. Edi Rama merr orën 500 mijë Euro me diamante, prandaj ata vazhdojnë të hanë dardha si Rama. Pra ishte një fushatë e denjë me atë vallen që mbyllën. Nuk janë tre hajdutë ata, janë 30, por ishte sikur t’ua kisha shkruar unë skenarin, ashtu e zbatuan,” deklaroi Berisha.
    Lideri demokrat u shpreh se Rama është shkaku i largimit të qytetarëve jashtë vendit.
    “Edi Rama ka dy muaj që përçmon shqiptarët duke mos paraqitur para tyre asnjë alternativë, duke u përpjekur që hapësirën mediatike, komunikimi për qytetarët, në vend që të jetë për programet, ta shndërrojë në një parodi, merret me bretkosa, me zhaba, me mustaqe… i kanë mbetur shumë merak mustaqet e Gjuzit, nuk hyjmë për ta analizuar këtu, me idilin me Bravën… Pra, a janë këto shqetësimet e qytetarëve shqiptarë? Nuk mund të jenë këto shqetësimet e qytetarëve shqiptarë. Unë mendoj se qytetarët shqiptarë kanë probleme të tjera madhore. Po Edi Rama pse nuk hyn te këto? Edi Rama nuk hyn te këto se është shkaku i tyre. Është shkaku kryesor i të gjithë vështirësive të mëdha me të cilat përballen shqiptarët. I largimit të tyre nga Shqipëria. I papunësisë. I rrogave të ulëta, varfërisë dhe mjerimit. I vjedhjes gjer tek ilaçet”, tha Berisha.

  • Elon Musk në prag të largimit nga DOGE?

    Elon Musk në prag të largimit nga DOGE?

    Multimiliarderi Elon Musk sipas mediave amerikane ndodhet para largimit nga DOGE, Departamenti i Efikasitetit Qeveritar, i krijua nga Donald Trump.Sipas mediave, duket se presidenti amerikan e ka lënë të kuptohet këtë në një mbledhje të qeverisë dhe se do të luajë “rol mbështetës”. Por, Shtëpia e Bardhë e hedh poshtë këtë, sepse nuk ka asgjë zyrtare. Vetë Elon Musk flet për “fake news.”
    E sigurt është se roli i Musk ishte i kufizuar në kohë që në fillim: Si i ashtuquajturi “Punonjësi i posaçëm i qeverisë” ai lejohet të punojë për qeverinë për një maksimum prej 130 ditësh në vit pa iu nënshtruar rregullave më të rrepta etike ose detyrimeve të transparencës (p.sh. zbulimi i detajuar i pasurive dhe të ardhurave), për sa kohë që një leje përjashtimore e marrë më parë e lejon këtë. Megjithatë publikisht nuk dihet asgjë për një leje të tillë.Kufiri kohor i parashikuar duhet të arrihet më së voni deri në fillim të qershorit. Prandaj, lamtumira e tij zyrtare me DOGE duhet të jetë vetëm çështje kohe, veçanërisht pasi, sipas sondazheve, Musk po bëhet gjithnjë e më shumë një figurë e padëshiruar në mesin e popullatës amerikane. Një shumicë e dukshme tani e hedh poshtë kursin e tij të reformës radikale.
    Elon Musk nuk ka qenë thjesht një këshilltar, ai pothuajse u bë njeriu në hije i presidentit. Vështirë se dikush tjetër në rrethin e Trump ishte kaq i dukshëm, kaq i pranishëm, kaq me ndikim. Qoftë në Zyrën Ovale, në vizita shtetërore apo në lojë golfi në fundjavë Musk gjithmonë prezent. Trump madje kishte modele të reja Tesla të demonstruara në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë si një mbështetje për kompaninë me probleme.
    Por në prapaskenë, pas rrahjes së supeve publikisht duket se zien. Zërat kritikë në Partinë Republikane kohët e fundit janë rritur. Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio dhe ish-këshilltari, Steve Bannon e akuzojnë Musk për një stil egocentrik dhe vetëpromovim të ekzagjeruar. Eksperti Sascha Lohmann nga Fondacioni i Shkencës dhe Politikës (SËP) në Berlin nuk beson se do të ketë një përçarje midis Trump dhe Musk: “Musk herë pas here ka hasur në kundërshtim nga Trump, ai u paralajmërua të vepronte më me kujdes. Por të dy gjithmonë janë dakord për reduktimin e madhe të shtetit administrativ duke përdorur mjete radikale shumë përtej kufijve kushtetues”.
    DOGE: Projekt reformues radikal
    DOGE ishte përgjigja e Trump ndaj premtimit të bërë në fushatën elektorale për të “kulluar kënetën në Uashington”. Me Musk, ai fitoi një aleat, qasja prej sipërmarrësi e të cilit premtoi reforma radikale. Në një hapësirë ​​shumë të shkurtër kohore, sipërmarrësi Musk zbatoi masa drastike: më shumë se 20,000 vende pune në agjencitë federale u shkurtuan dhe 75,000 punonjësve të tjerë iu ofruan pagesa vullnetare të largimit. Fuzionimet strukturore, për shembull ndërmjet Shërbimit Postar të SHBA dhe Departamentit të Tregtisë janë në përgatitje e sipër. Shembulli më spektakolar i reformës radikale deri më sot: shkrirja e USAID-it, agjencisë shtetërore për ndihmë ndërkombëtare zhvillimore.
    Në të njëjtën kohë u digjitalizuan procese të rëndësishme administrative duke përfshirë një projekt simbolik, por të diskutueshëm, dosjet e pensioneve në Pensilvani dhe listën e pagave të mbi 270,000 punonjësve federalë. Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë pretendon se ka arritur kursime prej më shumë se 100 miliardë dollarë. Megjithatë, auditimet e pavarura janë ende në pritje dhe disa media kanë zbuluar tashmë mospërputhje në shifrat zyrtare. Procedura ishte efikase dhe e shpejtë, por edhe e rrezikshme sepse “mekanizmat klasikë të kontrollit u anashkaluan sistematikisht”, sipas ekspertit Lohmann.
    Angazhimi politik rrëzoi aksionet e Teslas
    Përveç rolit të tij si këshilltar qeveritar, Musk është aktiv edhe si një donator i rëndësishëm politik pas zgjedhjes së presidentit. Ai sapo ka mbështetur kandidatin republikan për Gjykatën e Lartë në Ëisconsin me 20 milionë dollarë – përfundimisht i pasuksesshëm, pasi demokratët ishin gjithashtu në gjendje të mobilizoheshin me sukses duke iu referuar Elon Musk.
    Për vetë Musk, barra e përfshirjes së tij politike kohët e fundit është rritur ndjeshëm. Tesla raportoi një rënie prej 13 për qind në shitje për tremujorin e parë. Fakti që aksionet e Tesla-s u rikuperuan ndjeshëm menjëherë pas raportimeve për largimin e afërt të Musk tregon se sa stresues është bërë roli i tij në qeveri për punën e tij si shef i kompanisë.
    DOGE pa Musk – dhe Musk pa DOGE?
    Donald Trump ka theksuar disa herë se DOGE do të ekzistojë edhe pa Musk. Në të njëjtën kohë, ai e relativizoi pak rolin e Musk dhe vuri në dukje se vetë autoritetet janë në fund të fundit përgjegjëse për kursimet.
    Ajo që Musk planifikon të bëjë pas tërheqjes së tij të mundshme mbetet e paqartë. Ai ndoshta fillimisht do të përqendrohet më shumë në kompanitë e tij përsëri. Megjithatë, një vazhdim i karrierës së tij politike duket se nuk përjashtohet. Sascha Lohmann nga SËP mendon se është e imagjinueshme që Musk të mbetet politikisht aktiv, sepse ai di të lëvizë “me shkathtësi midis pritjeve libertariane dhe atyre nacional-konservatore”.
    Me rolin e tij si reformator radikal, Elon Musk ka lënë një gjurmë të forta në politikën amerikane brenda vetëm pak javësh. Ai i ka tronditur institucionet kryesore shtetërore dhe ka polarizuar debatin politik. Për Trump, Musk dhe donacionet e tij kanë qenë prej kohësh mbështetës të vlefshëm. Por tani duket se ka shenja në rritje se aleanca mund të bëhet një barrë politike për presidentin në plan afatgjatë./DW

  • Hajdutët në Lushnjë grabisin kasafortën e biznesit dhe furgonin, gjatë largimit përfundojnë në kanal

    Hajdutët në Lushnjë grabisin kasafortën e biznesit dhe furgonin, gjatë largimit përfundojnë në kanal

    Një biznes në afërsi të Golemit në Lushnje ka rënë pre e grabitjes gjatë orëve të natës.
    Mësohet se në një biznes thertore kanë hyrë disa persona dhe kanë vjedhur kasafortën si dhe kanë marrë një nga furgonat e kompanisë për ta transportuar dhe larguar nga vendngjarja. Gjatë largimit në nxitim, hajdutët kanë gabuar dhe kanë dalë nga rruga me makinën që po kryenin vjedhjen dhe kanë rënë në kanalin kullues.
    Policia në vendngjarje ka kryer ekspertizën dhe ka dokumentuar provat që mund të çojnë në gjetjen dhe kapjen e autorëve.
    Gjithashtu në zonë po merren edhe pamjet filmike nga kamerat e sigurisë së bizneseve për të gjetur dhe për të zbardhur dinamikën e ngjarjes si dhe për të zbuluar se me çfarë mjeti shkuan autorët për të kryer vjedhjen.
    Pasi furgoni me të cilin po largoheshin ka rënë në kanal në dalje të fshatit Golem i vogël drejt autostradës, autorët janë larguar me një tjetër mjet dhe sipas burimeve nga policia kanë dalë në autostradën Lushnje-Rrogozhinë.