Tag: largimit

  • Guardiola zbulon planin e tij pas largimit nga City

    Guardiola zbulon planin e tij pas largimit nga City

    29 Korrik 2025

    16:54

    Telesport

    Pep Guardiola është njeriu i cili nuk pushon kurrë. Futbolli për të është vetë jeta. Divorci erdhi pikërisht nga ky obsesion që ka për sportin më popullor në botë.
    A po mendon shkëputjen? I pyetur nga gazetarët, ka dhënë ca sinjale për vendimet e tij pasi të largohet nga City.
    “Nuk e di. E vërteta është se nuk e di. Pasi të largohem nga City, do të ndalem. Kjo është e sigurt. E kam vendosur që do të bëj pushim”.
    “Nuk e di sa gjatë do të pushoj, një dy, tre, pesë, dhjetë, pesëmbëdhjetë… nuk e di. Thjesht e di që duhet të fokusohem te vetja, te trupi im. Mbase… të shoh lopët dhe në sfond është treni që po kalon rastësisht. Kaq duhet”.

  • E papritur/ Donnarumma drejt largimit nga PSG, dy klube bëjnë gati ofertat

    E papritur/ Donnarumma drejt largimit nga PSG, dy klube bëjnë gati ofertat

    Portieri i njohur italian, Gianluigi Donnarumma, është pranë një ndarje surprizë nga Paris Saint-Germain.
    Këtë javë pritet të mbahet një takim vendimtar mes palëve, ku do të diskutohet ndërprerja e bashkëpunimit, duke i hapur rrugë largimit të bujshëm të 26-vjeçarit nga “Parc des Princes”.

    PSG nuk dëshiron të rrezikojë një tjetër verë pa përfitime financiare, ndaj është e vendosur ta nxjerrë Donnarummën në shitje gjatë merkatos aktuale. Kontrata e tij përfundon në verën e vitit 2026, por kampionët e Francës nuk janë të gatshëm të presin deri në vitin e ardhshëm dhe ta humbin me parametër zero.
    Në garë për firmën e gardianit janë futur menjëherë Chelsea dhe Galatasaray. Blutë e Londrës kërkojnë një portier të kalibrit të lartë pas sezonit të paqëndrueshëm në këtë pozicion, ndërsa kampionët e Turqisë janë gati të bëjnë një ofertë joshëse për të siguruar shërbimet e Donnarummës dhe për ta bërë liderin e ri të skuadrës.
    Lëvizjet e kësaj jave pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e portierit italian, i cili duket gjithnjë e më larg Parisit.
    A do jetë kjo vera e madhe e transferimit të Donnarummës? Mbetet për t’u parë.

  • Paloka: Largimi i Berishës, dëmi më i madh që mund t’i bëhet PD-së

    Paloka: Largimi i Berishës, dëmi më i madh që mund t’i bëhet PD-së

    Ndonëse askush nuk e ka ngritur brenda radhëve të PD-së idenë e largimit të Berishës, Edi Paloka i është bashkuar korit të atyre që mendojnë se largimi i tij është dëmi më i madh që mund t’i bëhet PD-së.
    Në një intervistë për gazetën “Panorma”, Paloka shprehet se Berishës i takon merita e nxjerrjes së PD-së nga koma, pasi ajo ishte marrë peng nga Edi Rama.
    “Berisha u rikthye në krye të Partisë Demokratike kur PD-ja ishte në koma dhe zyrtarisht mbahej peng nga Rama.” – shpreht Paloka.
    Më tej kryetari i këshillit kombëtar të PD-së, Edi Paloka tha se largimi i Berishës, është dëmi më i madh që mund t’i bëhët PD-se në këto momente.
    “Dorëheqja e Sali Berishës do të ishte dëmi më i madh që mund t’i bëhej Partisë Demokratike në këtë moment.” – tha ai.
    Ende nuk është e qartë arsyeja e këtyre deklaratave nga eksponentë të PD-së, pavarësisht se Berisha ka përjashtuar çdo ide të largimit të tij të mundëshëm, duke u shprehur se është misionar dhe do të largohet vetëm kur ta thërrasë Perëndia.
    Pavarësisht deklarateve për Berishën, përpara fushatë Paloka premtoi se nëse Edi Rama do të merrte mandatin e katërt, ai do ta refuzonte mandatin e deputetit.
    Gjasat janë që Paloka për të mbuluar ikjen e tij, kërkon edhe qëndrimin e Berishës.

  • Dy lëvizje të mëdha për kuqezinjtë/ Asllani drejt largimit, Ismajli firmos me klubin e njohur

    Dy lëvizje të mëdha për kuqezinjtë/ Asllani drejt largimit, Ismajli firmos me klubin e njohur

    Kristjan Asllani mund të largohet nga Interi gjatë kësaj vere, për shkak të hapësirave të kufizuara si titullar. Real Betis nga La Liga ka shfaqur interes konkret për mesfushorin shqiptar dhe mund të bëjë një ofertë në ditët në vijim.
    23-vjeçari kërkon më shumë minuta loje për të shfaqur potencialin e tij, ndërsa në Botërorin e Klubeve luajti si titullar për shkak të mungesave në formacion. Për të interesohen gjithashtu edhe klube italiane si Fiorentina dhe Bologna.
    Ndërkohë, një tjetër legjionar shqiptar, Ardian Ismajli, është bërë me skuadër të re, duke kaluar te Torino. Mbrojtësi kaloi vizitat mjekësore dhe firmosi një kontratë 3-vjeçare pas largimit nga Empoli si lojtar i lirë.
    Ismajli numëron 117 ndeshje në Serie A dhe 45 me përfaqësuesen shqiptare. Me kalimin te Torino, ai pritet të ketë një rol të rëndësishëm në repartin defensiv të skuadrës së Marco Baronit.

  • Nuk kanë të mbaruar largimet nga Milan, dy lojtarë të tjerë lënë kuqezinjtë këtë verë

    Nuk kanë të mbaruar largimet nga Milan, dy lojtarë të tjerë lënë kuqezinjtë këtë verë

    2 Korrik 2025

    9:39

    Telesport

    Tregu i transferimeve te Milan është në kulmin e tij dhe pas njoftimit të mbërritjes së Ricci nga Torino, është koha që largimet e lojtarëve të tepërt të krijojnë hapësirë ​​në skuadër.
    Pas largimit të lojtarëve të huazuar dhe atyre që u mbaroi kontrata edhe dy futbollistë të tjerë aktualisht janë shumë afër largimit nga Milanello: Adli dhe Okafor.
    I pari, i kthyer nga një huazim te Fiorentina, mund të përfundojë në Arabi ose Katar. I dyti, i dërguar gjithashtu në huazim te Napoli vitin e kaluar dhe i rikthyer në bazë, është i kërkuar nga Beshiktas.
    Këto lamtumira vijnë pas atyre të Musah, Morata dhe Thiaw, të cilët janë gjithashtu një hap larg largimit nga klubi kuqezi.

  • Bardhi kundër largimit të Berishës si kryetar: Nuk duhet zgjidhje mekanike! Neni “Basha”, antidemokratik

    Bardhi kundër largimit të Berishës si kryetar: Nuk duhet zgjidhje mekanike! Neni “Basha”, antidemokratik

    Gazment Bardhi është kundër largimit të Sali Berishës nga kryesimi i Partisë Demokratike. N
    ë një intervistë për emisionin Skedari Politik nga Ervin Koçi në A2 CNN, Bardhi pohon se “neni Basha” është i gabuar. Sipas tij askujt nuk duhet t’i mohohet e drejta për zgjedhur dhe e cilëson “nenin Basha”, si antidemokratik.
    “E kam thënë dhe nuk ka sekret. Ky ka qenë një propozim i hershëm në PD që duhet të ishte pjesë e statutit një rregull i tillë. Kam qenë atëherë kundër dhe jam kundër një dispozite të tillë që e konsideroj antidemokratike në një statut të një partie që vepron mbi bazën e rregullave demokratike për dy arsye; së pari sepse çmoj që zgjidhjet nuk janë mekanike, duhet të jenë logjike dhe së dyti nuk mund të ketë rregull statutor që t’i ndalojë një individi një të drejtë kushtetuese që është e drejta për t’u zgjedhur. Pastaj janë anëtarët e partisë që vendosin nëse dikush do të duhet të zgjidhet apo jo. Por ta mohosh të drejtën për t’u zgjeshur me statut i jep statutin të PD një element antidemokratik brenda vetes”.

  • “Neni Basha i padrejtë”, Bardhi kundër largimit të Berishës me statut

    “Neni Basha i padrejtë”, Bardhi kundër largimit të Berishës me statut

    Gazment Bardhi është kundër largimit të Sali Berishës nga kryesimi i Partisë Demokratike. Në një intervistë për emisionin Skedari Politik, Bardhi pohon se “neni Basha” është i gabuar.
    Sipas tij askujt nuk duhet t’i mohohet e drejta për zgjedhur dhe e cilëson “nenin Basha”, si antidemokratik.
    “E kam thënë dhe nuk ka sekret. Ky ka qenë një propozim i hershëm në PD që duhet të ishte pjesë e statutit një rregull i tillë. Kam qenë atëherë kundër dhe jam kundër një dispozite të tillë që e konsideroj antidemokratike në një statut të një partie që vepron mbi bazën e rregullave demokratike për dy arsye; së pari sepse çmoj që zgjidhjet nuk janë mekanike, duhet të jenë logjike dhe së dyti nuk mund të ketë rregull statutor që t’i ndalojë një individi një të drejtë kushtetuese që është e drejta për t’u zgjedhur.
    Pastaj janë anëtarët e partisë që vendosin nëse dikush do të duhet të zgjidhet apo jo. Por ta mohosh të drejtën për t’u zgjeshur me statut i jep statutin të PD një element antidemokratik brenda vetes”, u shpreh Bardhi.

  • Leverkusen gjen zëvendësuesin e Tah te Liverpool

    Leverkusen gjen zëvendësuesin e Tah te Liverpool

    Pas largimit të Jonathan Tah te Bayern Munich, Bayer Leverkusen është në kërkim të një përforcimi cilësor për mbrojtjen dhe ka vendosur si objektiv Jarell Quansah.

    Sipas Sky Sports UK, mbrojtësi i ri i Liverpoolit është në krye të listës së dëshirave për të forcuar prapavijën e “Aspirinave” për sezonin e ardhshëm.
    Quansah ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane falë cilësive të tij fizike dhe pjekurisë së treguar, pavarësisht moshës së re.

    Leverkusen synon të konsolidojë skuadrën, në një merkato nga e cila priten shumë lëvizje.

  • Interi gati të nisë një cikël të ri pas largimit të Inzagit, Fabregasi është alternativa kryesore për stolin zikaltër

    Interi gati të nisë një cikël të ri pas largimit të Inzagit, Fabregasi është alternativa kryesore për stolin zikaltër

    Interi është gati të nisë një cikël të ri. Zikaltrit nuk arritën të fitonin asnjë trofe në këtë sezom dhe duke u nisur edhe nga mosha e madhe e një pjese të lojtarëve, ndryshime të mëdha pritet të ndodhin këtë verë. Ndryshimi i parë dhe ndoshta më i rëndësishmi është ai i trajnerit. Pas largimit të Simone Inzagit drejtuesit zikaltër kanë nisur punën për të gjetur pasardhësin.
    Fabricio Romano raporton se dy janë kandidatët kryesorë të Interit. Bëhet fjalë për Çesk Fabregasin dhe Roberto De Xerbin. Fabregasi ka bërë një punë të shkëlqyer me Komon në dy sezonet e fundit, ndërsa De Xerbi ka dëshmuar aftësitë e tij në Ligën Premier me Brajtonin dhe së fundmi në Francë me Marsejën./Sport Ekspres/

  • Ajax synon rikthimin e Ten Hag

    Ajax synon rikthimin e Ten Hag

    Ajaxi në Holandë kërkon të fillojë një kapitulli të ri pas një sezoni zhgënjyes në kampionat.
    Francesco Farioli nuk është më trajner i ekipit, pasi drejtuesit vendosën të ndërpresin bashkëpunimin me të, pasi ekipi dështoi të fitonte titullin kampion në javën e fundit, trofe që shkoi për rivalët e PSV-së.
    Menjëherë pas largimit të italianit, klubi holandez ka nisur punën për emërimin e trajnerit të ri dhe në krye të listës është një emër i njohur për tifozët e Ajax, Erik ten Hag.

    Trajneri 55-vjeçar ka një të kaluar me klubin nga Amsterdami, të cilin e drejtoi nga viti 2018 deri në 2022, duke fituar tre tituj kampion, dy Kupa të Holandës dhe duke arritur deri në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve në 2019.
    Aktualisht ten Hag është trajner i lirë, pas largimit nga Manchester United, ku nuk arriti të përmbushë objektivat e klubit anglez.
    Burime pranë klubit bëjnë me dije se kontaktet e para mes palëve kanë nisur, ndërsa drejtuesit e Ajax shpresojnë të bindin trajnerin për një rikthim që do të sillte stabilitet dhe ambicie të reja.
    Konkurrenca për shërbimet e Ten Hag nuk mungon. Edhe Bayer Leverkusen që mbeti pa trajner pas largimit të Xabi Alonso drejt Real Madridit, ka shfaqur interes për holandezin, çka e bën garën për firmën e tij edhe më të fortë.