Tag: largimit

  • Me Muçin bënë “bingo”, Trabzonspor kërkon tani edhe shqiptarin tjetër që luan te rivalët

    Me Muçin bënë “bingo”, Trabzonspor kërkon tani edhe shqiptarin tjetër që luan te rivalët

    29 Nëntor 2025

    20:39

    Telesport

    Pas largimit të Ernest Muçit në merkaton e verës, ku sulmuesi kuqezi u huazua te Trabzonspor deri në fund të sezonit, me të drejtë blerjeje për 10 milionë euro, të njëjtin fat duket se do të ketë edhe Milot Rashica.
    Anësori i Kosovës ka humbur prej kohësh vendin e titullarit te Besiktas dhe nuk po kalon momente të mira. Mediet turke raportojnë se Trabzonspor po ndjek më vëmendje situatën e Rashicës dhe do të provojë transferimin e tij gjatë merkatos së janarit.
    Klubi i Trabzonspor kërkon të bëjë bashkë dy shqiptarët Muçi-Rashica, ku për të dy do të ketë të drejtën e blerjes në fund të sezonit. Pas largimit nga Besiktas, Muçi ka rigjetur formën e tij më të mirë dhe po shkëlqen në ndeshjet e fundit me fanellën e Trabzonspor, ku në dy fitoret e fundit, ka shënuar 3 gola dhe ka fituar një penallti.

  • Beatrix Ramosaj në një lidhje të re: Kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën?

    Beatrix Ramosaj në një lidhje të re: Kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën?

    Showbiz E Shtunë, 22 Nëntor 2025 18:42
    Pas një periudhe të vështirë personale dhe largimit nga vëmendja mediatike, këngëtarja Beatrix Ramosaj duket se ka gjetur sërish dashurinë.
    Dyshimet e fundit janë konfirmuar përmes disa pamjeve të reja që po qarkullojnë në rrjet, ku ajo shfaqet në shoqërinë e partnerit të saj të ri. Vite pas largimit nga Shqipëria, pas bujës së madhe mediatike që pasoi pjesëmarrjen e saj në “Big Brother VIP Albania”, Ramosaj është fotografuar në një dalje publike në Shtetet e Bashkuara. Konkretisht, ajo është parë në një stadium në Louisiana, duke ndjekur një ndeshje basketbolli mes New Orleans Pelicans dhe Portland Trail Blazers.

    Në krah të saj ishte një djalë, i cili raportohet se është partneri i saj i ri dhe me kombësi të huaj. Kjo dalje vjen pasi këngëtarja vendosi të shpërngulej në SHBA për të nisur një jetë të re, larg zhurmës mediatike që e shoqëroi pas lidhjes dhe ndarjes me Donaldin. Për gati tre vite, ajo ka mbajtur një profil të ulët në rrjetet sociale, duke qenë mjaft diskrete për jetën e saj private.

    Megjithatë, pak muaj më parë, ajo dha sinjale për një romancë të re përmes një postimi në “Instastory” ku shkruante “Të dua ty” në anglisht. Burime pranë saj konfirmojnë se lidhja ka nisur prej disa muajsh dhe se çifti ka zgjedhur ta jetojë atë në privatësi të plotë. Pas eksperiencës në “Big Brother”, Ramosaj iu rikthye për pak kohë muzikës me disa këngë të suksesshme, por më pas zgjodhi sërish të distancohej, duke u shfaqur rrallë në publik apo në rrjetet sociale, deri në këto pamje të fundit që konfirmojnë kapitullin e ri në jetën e saj sentimentale.

  • ZYRTARE/ Tirana largon Bordin, zgjidhet trajneri i ri

    ZYRTARE/ Tirana largon Bordin, zgjidhet trajneri i ri

    Roberto Bordin nuk është më trajner i Tiranës. Klubi bardheblu njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun italian, pas humbjes ndaj Elbasanit.
    Përmes një komunikate në rrjetet sociale, Tirana falënderoi Bordin për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe.
    Pas largimit të tij, drejtimin e skuadrës e ka marrë Ardian Nuhiu, që së fundmi ishte trajner i Gjilanit në Kosovë. Ai është prezantuar menjëherë para skuadrës dhe ka nisur punën me ekipin.
    Sezoni ka nisur në mënyrë të vështirë për Tiranën, që pas nëntë javëve renditet në vendin e parafundit me vetëm gjashtë pikë. Ky është ndryshimi i dytë në stolin bardheblu këtë sezon, pas largimit të mëparshëm të Vangjel Miles.

  • Shensoi trajneri i ri i Laçit

    Shensoi trajneri i ri i Laçit

    Pas largimit të Senigaliezit, bardhezinjtë e Laçit kanë zgjedhur Naxhi Shensoin si pasues të tij në pankinë.

    Prizrenasi me pasaportë turke, drejtoi në të kaluarën Bylis me të cilin luajti pikërisht ndaj Laçit një finale Kupe (2013) të cilën e humbi 2-1.

    Në fakt, tekniku ka patur edhe një eksperencë me Kukësin por pa mundur të linte gjurmë.

    Pritet që klubi ta zyrtraizojë në orët në vijim. Të dielen Laçi-Lushnja me Shensoin debutues…

    Vazhdo leximin

  • Zhegrova qendron në stol edhe pas largimit të trajnerit, Juventusi rikthehet te fitorja

    Zhegrova qendron në stol edhe pas largimit të trajnerit, Juventusi rikthehet te fitorja

    Juventusi është rikthyer te fitorja pas largimit të trajnerit Igor Tudor. Bardhezinjtë kanë mposhtur sot Udinezen me rezultatin 3-1. Dushan Vlahoviçi zhbllokoi rezultatin që në minutën e 5 të takimit, kur shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Xanioloja barazoi shifrat në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, por Federiko Gati riktheu sërish epërsinë për Juventusin në minutën e 67.
    Ndërkohë në minutën e 6 të shtesës ishte Kenan Jëlldizi ai që nga 11 metrat vulosi shifrat përfundimtare në 3-1. Kjo ishte fitorja e parë e bardhezinjve pas 8 ndeshjeve radhazi pa fitore. Pavarësisht largimit të Tudorit, as në këtë përballje nuk pati asnjë minutë për Edon Zhegrovën./Sport Ekspres/

  • “Mos u merr me shqiptarët”, kryeministri Rama: Nëse të mallkojmë ne, zhdukesh

    “Mos u merr me shqiptarët”, kryeministri Rama: Nëse të mallkojmë ne, zhdukesh

    Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në panelin e Catham House në Londër me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi europian.

    Kryeministri Rama komentoi fushatën që u bë kundër shqipëtarëve kur Anglia po largohej nga Europa. Ai tha se britanikëve iu thanë se nëse dilni nga Europa largohen shqiptarët dhe pas largimit tema u zmadhua akoma më shumë. Kreu i qeverisë tha se problemi nuk janë migrantët shqiptarë, por vendimi katastrofik i largimit nga Europa, me tone gazmore Rama tha se nuk duhet të merren me shqiptarët sepse po të mallkuan ata, zhdukesh.
    “Më kujtohen midis gjërave më të çmendura dhe qesharake, ajo që u quajt referendum i largimit, kishte logon e një zogu të frikshëm që vinte nga Shqipëria që thithte gjakun e Britanisë. Premtimi ishte largohuni nga Europa dhe ata s’do të vijnë më. U larguat nga Europa dhe Shqipëria u bë temë më e madhe. Besoj që problemi nuk janë emigrantët shqiptar apo migrantët në përgjithësi, është ku të gjejmë kokën e turkut për vendimin katastrofik i largimit nga Europa. E thash më parë,  një tjetër qeveri piketoi shqiptarët, ku është ajo, thjesht mbajeni mend sepse nëse të mallkojnë shqiptarët zhdukesh. Erdha këtu sepse mu kërkua nga miq të mirë të Shqipërisë. Në mëngjes kur dal nga hoteli dëgjoj nga larg Edi Rama, Edi Rama rojet u munduan të më mbronin dhe iu thashë mos u shqetësoni se janë miq dhe ishte një kamarier. Pyetja ime është nëse i nxjerr nga vendi këta të rinj, kush do hipë në skelë të punojë apo kush do punojë si kamarier. Nuk është migracioni problemi, sigurisht brenda kësaj është emigracioni i paligjshëm”, tha kryeministri Edi Rama.
     
     

    Top Channel

  • Ish-drejtori i policisë në Gjirokastër emërohet në krye të Rrugores

    Ish-drejtori i policisë në Gjirokastër emërohet në krye të Rrugores

    Altin Qato është larguar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Rrugore. Në vend të tij është emëruar Perlat Vatoci.
    Ende nuk dihen arsyet e largimit të tij nga ky post. Ndërkohë mësohet se Vatoci më herët ka qenë drejtor në Drejtoritë e Policisë Kukës dhe Gjirokastër.
    Ndërsa pas largimit të Rebani Jaupit, Dhimitraq Ziu do të emërohet drejtor i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
    Më datë 17 tetor ai merr zyrtarisht detyrën.

  • Mike Maignan drejt largimit, Milan gjen për portën një tjetër francez

    Mike Maignan drejt largimit, Milan gjen për portën një tjetër francez

    22 Shtator 2025

    19:16

    Telesport

    Mike Maignan duket se do të largohet nga Milan në merkaton e janarit ose në verën e ardhshme. Edhe pse fillimisht palët ranë dakord për rinovimin e kontratës, tani çdo gjë ka mbetur pezull dhe Mike Maignan është drejt largimit nga kuqezinjtë.
    Largimi i francezit mund të ndodhë në merkaton e janarit, në rast se drejtuesit kuqezi nuk duan ta humbin përfundimisht si lojtar të lirë. Në rast se nuk vjen një ofertë e mirë në janar, atëherë Mike Maignan do të largohet në verë, kur i mbaron edhe kontrata.
    “Calciomercato” raporton se drejtuesit kuqezi kanë piketuar zëvendësuesin ideal të Mike Maignan dhe ai është Guillaume Restes, portieri i ri i Toulouse, i cili edhe pse është vetëm 19 vjeç, konsiderohet si një nga portierët më të mirë të momentit në Francë dhe më gjerë.
    Dy alternativa të tjera për portën po ashtu janë edhe Elia Caprile, portieri i Cagliari-t dhe Zion Suzuki, portieri i Parmës, por objektivi kryesor është padyshim francezi Guillaume Restes.

  • Ndodh për herë të parë te Milan, pas 100 vitesh. Pas largimit të Luka Jovic, kuqezinjtë mbeten pa numrin 9

    Ndodh për herë të parë te Milan, pas 100 vitesh. Pas largimit të Luka Jovic, kuqezinjtë mbeten pa numrin 9

    7 Shtator 2025

    17:29

    Telesport

    Milan ishte një nga ekipet më aktive në merkaton e fundit, ku pati disa përforcime, por edhe shumë largime. Një nga lojtarët e larguar ishte edhe Luka Jovic, i cili mbante numrin 9 te kuqezinjtë.
    Pas largimit të sulmuesit serb, Milan mbetet për herë të parë pas plot 100 vitesh pa numrin 9. Edhe pse vitet e fundit, sulmuesit që e kanë mbajtur këtë numër, nuk është se kanë patur ndonjë rendiment të jashtëzakonshëm, me përjashtim të Oliver Giroud, numri 9 ka një rëndësi dhe peshë për çdo ekip.
    Nga opsionet që Milan ka aktualisht në sulm, asnjë prej tyre nuk do të mbajë fanellën me numrin 9 këtë sezon. “La Gazzetta dello Sport” thotë se fakti që askush nga sulmuesit e tanishëm nuk mban numrin 9, mund të jetë shenjë për transferimin e Dusan Vlahovic në merkaton e janarit. Sulmuesit serb i skadon kontrata me Juventus në fund të këtij sezoni dhe deri tan nuk ka shenja për rinovim mes palëve.

  • Disney dhe Gina Carano zgjidhin mosmarrëveshjen ligjore pas largimit nga “The Mandalorian”

    Disney dhe Gina Carano zgjidhin mosmarrëveshjen ligjore pas largimit nga “The Mandalorian”

    Walt Disney dhe aktorja Gina Carano kanë arritur një marrëveshje pas një mosmarrëveshjeje ligjore që nisi pas largimit të saj nga seriali i suksesshëm “The Mandalorian”. Lajmin e konfirmoi një zëdhënës i Lucasfilm, dega e Disney që prodhon serialin.
    Carano u largua nga projekti në vitin 2021, pas postimeve në rrjetet sociale që Disney i cilësoi si “të neveritshme dhe të papranueshme”, duke i konsideruar ato si poshtërim ndaj njerëzve bazuar në identitetin e tyre kulturor dhe fetar. Në vitin 2024, aktorja paditi Disney për “diskriminim gjinor” dhe pushim të padrejtë nga puna, duke argumentuar se ajo u penalizua për shprehjen e pikëpamjeve konservatore, ndërsa kolegët meshkuj me qëndrime të ngjashme nuk pësuan masa.
    Pas përfundimit të padisë, Lucasfilm shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm me Carano në të ardhmen. Nga ana e saj, aktorja e quajti zgjidhjen “rezultatin më të mirë për të gjitha palët” dhe falënderoi Elon Musk për mbështetjen gjatë këtij procesi.
    Gina Carano ka qenë subjekt kritikash të shumta për postimet e saj në rrjetet sociale, ku ka sfiduar masat kundër COVID-19 dhe ka përsëritur pretendime të kontestuara për mashtrim zgjedhor në zgjedhjet amerikane të vitit 2020.