Tag: largimi

  • “Largimi nga bashkia e Beratit, pas bisedës me Ramën”, deputeti i PS Ervin Demo: Nuk ka qenë i lehtë vendimi

    “Largimi nga bashkia e Beratit, pas bisedës me Ramën”, deputeti i PS Ervin Demo: Nuk ka qenë i lehtë vendimi

    Largimi nga posti i kryebashkiakut të qytetit të Beratit, pas 6 vitesh, për deputetin e ri socialist Ervin Demo është mbyllja e një cikli për të hapur një kapitull tjetër në politikë.
    I ftuar në emisionin “Kjo javë” të gazetares Nisida Tufa, Demo tha se ky vendim që erdhi dhe pas një bashkëbisedimi me kryetarin e PS Edi Rama, nuk ishte i lehtë e megjithatë rezultatet e 11 majit ishin një vlerësim i punës së bërë ndër vite në këtë qark.
    “Ky qytet ka bërë një transformim të jashtëzakonshëm, dhe dëshmi është zhvillimi i sektorit të turizmit që ka përfshirë një zinxhir të tërë sipërmarrjes. Unë mendoj që dhe politika ka fazat e veta. Tani është një cikël i ri dhe do angazhohem me të njëjtin dedikim si në Berat dhe në parlament”, u shpreh deputeti i PS Ervin Demo.
    Ervin Demo: Unë besoj se pas rezultatit në 11 maj edhe në sfidat për vetveten, besoj se shtatori do të jetë një muaj i rëndësishëm për atë që pritet nga pikëpamja e zhvillimit të Shqipërisë në 4 vitet e ardhshme.
    Nuk ka qenë i lehtë vendimi nga largimi prej bashkisë së Beratit. Ka qenë një bashkëbisedim edhe me kryetarin e partisë dhe besoj që ai cikël që unë fillova para 6 vitesh në Berat dhe Berati ka bërë një .
    Ky qytet ka bërë një transformim të jashtëzakonshëm, dhe dëshmi është zhvillimi i sektorit të turizmit që ka përfshirë një zinxhir të tërë sipërmarrjes. Unë mendoj që dhe politika ka fazat e veta. Tani është një cikël i ri dhe do angazhohem me të njëjtin dedikim si në Berat dhe në parlament.
    Dua të falenderoj edhe qytetarët e Beratit, dhe se rezultati i zgjedhjeve ishte edhe për shkak të punëve të bëra në qark. Më vjen mirë që ajo që unë besoj fort, që puna dhe transformimi është mjeti më i mirë për të bërë politikë, qarku i Beratit e konfirmoi më së miri me rezultatin e zgjedhjeve.
    Rezultati i zgjedhjeve ishte i pastër dhe pakontestueshëm i cili ka qënë kontribut i atyre personave që kanë punuar me muaj në fushatën e Partisë Socialiste.

  • Dumfries: Humbja e finales dhe largimi i Inzaghit ishin tronditëse për Interin

    Dumfries: Humbja e finales dhe largimi i Inzaghit ishin tronditëse për Interin

    9 Qershor 2025

    8:13

    Alfred Lleshi

    Dëshpërimi për humbjen në finalen e Champions League kundër PSG-së vazhdon të rëndojë në dhomën e zhveshjes së Interit. Këtë e dëshmon edhe Denzel Dumfries, i cili në një intervistë për të përditshmen holandeze “Algemeen Dagblad” ka treguar momentin e vështirë që po kalojnë zikaltrit, duke u ndalur veçanërisht te largimi i trajnerit Simone Inzaghi.
    “Me Inzaghin kemi mbërritur bashkë tek Interi katër vite më parë. Me të, stafin dhe shokët e skuadrës kishim krijuar një grup shumë të lidhur, thuajse si një familje. Pas finales së Mynihut nuk jemi parë më fizikisht, por jemi kontaktuar. E falënderova për gjithçka. Ishte paksa tronditës largimi i tij, por futbolli është i tillë. Tani fillon një kapitull i ri”.
    Megjithë zhgënjimin për një fund sezoni pa trofe, Dumfries është i kënaqur me rrugëtimin personal: “Ishte një sezon i mirë për mua nga ana personale, mendoj se jam rritur shumë si teknikisht, ashtu edhe mendërisht. Sidoqoftë, të humbasësh një finale dhe ta mbyllësh sezonin duarbosh, është shumë e vështirë për ta përtypur. Ndonjëherë zgjohem dhe ende e pyes veten: Çfarë ndodhi?”

  • “Na e mësonin në Coverciano”! Largimi i Inzaghit nga Interi, Marino: Na e thonin atje, fito në një ekip dhe largohu direkt… 

    “Na e mësonin në Coverciano”! Largimi i Inzaghit nga Interi, Marino: Na e thonin atje, fito në një ekip dhe largohu direkt… 

    Interi ka bërë një sezon shumë të mirë duke arritur në finalen e Champions League, ndërsa padyshim zhgënjimi më i madh do të ngelet humbja e titullit kampion me Napolin, që luftuan deri në javën e fundit të kampionatit. Ndërkohë në media doli papritur lajmi se Inzaghi do të largohej në Arabinë Saudite. 
    Tërësisht e papritur duke parë gjithë impenjimin dhe përjetimin e Inzaghit te Interi, largimi ishte gjëja e fundit që mendohej te tifozët zikaltër. Por ish-menaxheri i Udineses, Pierpaolo Marino, ka treguar një detaj të bukur mbi lamtumirën e mundshme. 
    “Uroj që Interi të fitojë Champions League, pavarësisht se PSG shihet si favorit. Dhe me një fitore të Champions do të krijoheshin kushtet ideale që Inzaghi të largohej nga Interi në kohën e duhur dhe me rezultatin e duhur. Me kalimin e kohës, trajnerët po zbatojnë një rregull, atë të Italo Allodi. Mbaj mend që gjatë mësimeve në Coverciano, u thoshte trajnerëve: “Në cdo vend, fito dhe largohu direkt”. Kështu ikën me derë dhe askush nuk të gjykon për gabimet e tua”, tha Merino. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ 

  • Largimi i legjendës Modric sinjalizon epokën e re të Xabi Alonsos në Madrid

    Largimi i legjendës Modric sinjalizon epokën e re të Xabi Alonsos në Madrid

    22 Maj 2025

    16:55

    Telesport

    Real Madrid po bëhet gati të nisë një epokë të re me trajnerin Xabi Alonso.
    Ndryshimi i parë i beftë është largimi i legjendës Luka Modric, i cili sot zyrtarisht njoftoi se ky është fundi i aventurës së tij me fanellën e bardhë.
    39-vjeçari iu bashkua Real Madridit në vitin 2012 dhe është një nga lojtarët më të suksesshëm në historinë e klubit spanjoll.
    Ai fitoi Topin e Artë në vitin 2018, duke u bërë legjendë e padiskutueshme e futbollit. Kroati ka ngritur 6 herë trofeun e Ligës së Kampionëve dhe me kombëtaren e tij ka arritur deri në finalen e Kupës së Botës.

  • Largimi i Albës dhe Limit, Luana Vjollca vjen me një mesazh: Më lejoni t’ju paralajmëroj …

    Largimi i Albës dhe Limit, Luana Vjollca vjen me një mesazh: Më lejoni t’ju paralajmëroj …

    Ka nisur spektakli i rekordeve dhe i gjithë familjeve shqiptare Ferma Vip nën drejtimin e Luana Vjollcës dhe mbrëmja e sotme do të ketë të tjera debate, surpriza dhe përballje mes fermerëve. Madje do të ketë përballje & intervista me dy të larguarit Alba Pollozhani & Lim Hoti. Nisur me lirinë moderatorja e programit nisi programin dhe me një mesazh të rëndësishëm.
    “Sonte, të gjitha pikëpyetjet tuaja do të marrin përgjigje! Por më lejoni t’ju paralajmëroj, përpara se të ndodhin ato keqkuptime apo dalje nga konteksti, se qëllimi ynë si produksion është përkrahja e lirisë. Por, për fat të keq, në shumicën e rasteve, jemi ne ata që krijojmë një kafaz me mendimet tona — një burg të padukshëm, të mbushur me dyshime dhe pasiguri. Secili prej nesh është autentik! Dhe ngjyrat tona mund të zbehen vetëm kur bëjmë paktin për t’u përshtatur me normat shoqërore.” — përfundoi Luana, teksa vazhdoi të zbulojë ç’pritet të ndodhë sot.
    “Fermerët do të njoftohen se televotimi i hapur në primen e kaluar, që është bërë shkaktar i disa debateve, në fakt është anuluar për shkak të daljes së papritur të Limit!

    Një intervistë ekskluzive e këtij të fundit… cilat ishin arsyet që e shtynë të largohej pas Albes?
    Dhe kryefjala e momentit: largimi i Alba Pollozhanit!
    Por nuk janë këto gjithçka që pritet të ndodhë sonte…
    Fermerët do të realizojnë një sfidë buxheti, një televotim i ri do të hapet, dhe një rrëfim i ndjerë do të emocionojë të madh e të vogël.
    E meqenëse kemi pasur hyrje-dalje nga ferma kohët e fundit, sonte do të hyjë Olsi Bylyku!
    Qëndroni me ne, sepse, siç e shihni, nata e sotme do të jetë një maratonë e vërtetë!”
    Këto dhe shumë të tjera mbeten për tu zbuluar në Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring. Gjithashtu mund ta ndiqni spektaklin tuaj të preferuar Ferma VIP 2 LIVE në linkun e YouTube

  • Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

    Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

    Një nga momentet më të komentuara të Ferma VIP ka qenë largimi i befasishëm i Albës dhe partnerit të saj Limi, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjet dhe në publik.
    Gjatë mbrëmjes së sotme në spektakël, Alba sqaroi për herë të parë publikisht arsyet e largimit të saj:
    “E kam shprehur shumë qartë. Kam disa parime në jetë dhe para tyre nuk vendos asgjë. Edhe çmimi vjen pas parimeve,” – u shpreh Alba, duke lënë të kuptohet se vendimi i saj ishte i menduar dhe i pandikuar.

    Në lidhje me spekulimet për raportin mes saj dhe konkurrentes tjetër, Nenes, dhe “tradhtinë” e dyshuar të Limit me të, Alba u shpreh prerë:
    “Nena për mua nuk ka qenë aspak problem dhe nuk i kam kushtuar rëndësi. Për mua, rrënja e problemit është partneri që kam në krah.”
    E pyetur nga Luana për “sekretin” e saj dhe Limit, për të cilin Alba ka thënë gjatë gjithë qëndrimit në fermë se nuk flet dot për të, Alba tha se bëhet fjalë për besën.
    “Unë dhe Limi e kemi nga ajo që kemi ndjerë për njëri-tjetrin. Që jemi marrë vesh me sy, kjo do mbetet gjithmonë mister për publikun.”
    Largimi i çiftit ka lënë pas shumë pikëpyetje.
    /vizionplus.tv

  • Melo, largimi i parë nga Laçi

    Melo, largimi i parë nga Laçi

    Kampionati përfundoi keq për bardhezinjtë kurbinas të cilët e panë vetën të rrëzohen nga kategoria në fund të këtij edicioni 2024/25. Me grupin tashmë pushim lojtarë të caktuar duket se do të jenë me valixhe në duar.

    I pari që i paraprin sagës së largimëve nga skuadra e Laçit, figuron Uilliam Kordeiro Melo. Braziliani ka njoftuar zyrtarisht largimin përmes një postimi në “InstaStory” me mbishkrimin: FALEMINDERIT

    Vazhdo leximin

  • FOTO – “Shqetësim i tyre mbetet largimi i të rinjve”, Kliti Hoti takime me banorët në Velipojë…

    FOTO – “Shqetësim i tyre mbetet largimi i të rinjve”, Kliti Hoti takime me banorët në Velipojë…

    Shkruan në Facebook kandidati për deputet i PD- së, Kliti Hoti: Bashkë me drejtuesin politik zotin Luçiano Boçi dhe Matilda Matija, ishim sot në Velipojë për të takuar dhe dëgjuar nga afër banorët e zonës.
    Shqetësim i tyre mbetet largimi i të rinjve. Dhe ky nuk është vetëm një shqetësim lokal: është një thirrje për të gjithë ne që duam një Shqipëri të gjallë dhe plot jetë në çdo cep të saj.
    Programi ynë, si pjesë e Partisë Demokratike, fokusohet pikërisht në këtë:– Krijimin e mundësive për të rinjtë në zonat rurale,– Investime në infrastrukturë dhe shërbime publike,– Zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë,– Lehtësira për sipërmarrësit e rinj, që të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendin tonë.
    Velipoja ka potencial të jashtëzakonshëm, por ajo ka nevojë për përkujdesje, investim dhe vizion të qartë. Dhe këtë vizion ne po e sjellim, bashkë me njerëzit që besojnë te ndryshimi.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • ‘Largimi masiv po sjell varfëri’, Bardhi në Divjakë: Kemi zgjidhje për ndryshimin

    ‘Largimi masiv po sjell varfëri’, Bardhi në Divjakë: Kemi zgjidhje për ndryshimin

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Fierin, Gazment Bardhi, zhvilloi një takim me qytetarët dhe demokratët e Divjakës, ku vuri theksin tek largimi masiv si një nga problemet kryesore të zonës, që sipas tij po sjell papunësi dhe varfëri.
    Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi tregoi se ndalesat në fshatrat Kryekuq dhe Miz u shndërruan në takime të menjëhershme me banorët, ku u diskutuan shqetësimet e tyre, nga mungesa e mbështetjes për fermerët deri tek braktisja e zonës nga të rinjtë.
    “Por ne nuk shohim vetëm problemet. Ne ofrojmë zgjidhje! Investime! Subvencione! Më shumë të ardhura!”, theksoi ai, duke shtuar se PD ka një plan për të sjellë ndryshimin që Divjaka dhe Shqipëria meritojnë.
    “Në fshatrat Kryekuq dhe Miz të Divjakës një ndalesë e shkurtër për kafe kthehet menjëherë në një takim me demokrat dhe qytetarë të jashtëzakonshëm dhe punëtor. Diskutuam për disa nga problemet kryesore që ka zona nga mungesa e mbështetjes për fermerët, largimi masiv i detyruar për shkak të braktisjes, qe sjell varfërim dhe papunësi.
    Por ne nuk shohim vetëm problemet. Ne ofrojmë zgjidhje! Investime! Subvencione! Më shumë të ardhura!
    Bashkë, ne kemi fuqinë për të sjellë ndryshimin që Divjaka dhe Shqipëria meritojnë!  Voto nr. 1”, shkruan Bardhi.