Tag: largimi

  • Sinjale largimi për Bajramin? Trajneri e lë jashtë listës së Champions-it

    Sinjale largimi për Bajramin? Trajneri e lë jashtë listës së Champions-it

    Nedim Bajrami duket se nuk është pjesë e planeve të trajnerit të ri. Russell Martini ka vendosur ta heqë lojtarin shqiptar nga lista e futbollistëve që do të ketë në dispozicion për dy ndeshjet e fazës “play off” të Champions League-s kundër Club Brugge-t. Trajneri i Rangers-it i ka hapur kështu vend afrimit më të ri në skuadër, Jayden Meghoma-s.
    Në mediat skoceze ky vendim është interpretuar edhe si një sinjal largimi për Nedim Bajramin. Futbollisti i Kombëtares shqiptare u transferua nga Sassuolo drejt Rangers-it verën e shkuar. Bajrami mbërriti me pritshmëri të larta në Skoci, por nga muaji në muaj minutazhi i tij nisi të pakësohej./Sport Ekspres/

  • Pse  iku “REDAKTORI” i Erion Veliajt në mërgim nga frika e Edi Ramës dhe pse është alarmuar nga rrëfimi i tij…

    Pse iku “REDAKTORI” i Erion Veliajt në mërgim nga frika e Edi Ramës dhe pse është alarmuar nga rrëfimi i tij…

    Largimi i papritur dhe i pazakontë i Endri Fugës nga Shqipëria ka tronditur thellë rrethet e qeverisë socialiste dhe ka ndezur alarmin në zyrën e kryeministrit. Për shumë vite, Fuga ka qenë “eminenca gri” e Edi Ramës, njeriu i fshehtë që ka kontrolluar fijet e komunikimit politik dhe strategjitë mediatike të kryeministrit dhe Partisë Socialiste. Por kur hetimet e SPAK filluan të përfshijnë edhe emrin e tij në linja të dyshimta që lidhen me bizneset, tenderët dhe kompanitë fantazmë pranë Bashkisë së Tiranës dhe Erion Veliajt, situata u përkeqësua përtej çdo pritjeje.
    Sipas burimeve të besueshme brenda PS-së, situata është aq e rëndë sa kryeministri Rama dyshohet se i ka dërguar një mesazh paralajmërues në Xhakarta pas arratisjes së Fugës. Mesazhi erdhi përmes një ndërmjetësi, shumë të afërt me të dy, dhe përmbante një paralajmërim të qartë: “Mbyll gojën dhe çdo gjë do të mbetet nën kontroll.” Ky urdhër joformal tregon frikën që mbizotëron në kryeqendrën e pushtetit, një frikë që mund të përmbytë edhe vetë kryeministrin nëse ecuria e hetimeve do dalë jashtë kontrollit.
    Nga “hija” e Ramës në skenën e nxehtë të krizës
    Fuga nuk ka qenë thjesht një zëvendësues i Ramës në komunikimin publik. Ai ka qenë menaxheri i heshtur i marrëdhënieve mes qeverisë, oligarkëve dhe pronarëve të mediave të lidhura me pushtetin. Me ndikim të madh mbi ministrat dhe emërimet, ai u bë një pikë referimi për shpërndarjen e tenderëve dhe kontrollin e medias. Por gjatë kohës, lidhjet e tij të vjetra me Erion Veliajn, Arbi Maznikun dhe grupin e ish-G99 krijuan dyshime se Fuga kishte nisur të punonte për skenarë të ndryshëm, përtej Ramës, që parashikonin një pushtet pas Ramës. Konflikti arriti kulmin në mars 2023, kur tensionet midis Ramës dhe Veliajt u përshkallëzuan, dhe Fuga u largua nga Kryeministria. Përgjimet e BKH-së në një lokal të njohur në Pazarin e Ri kapën biseda sekrete mes Fugës, Maznikut dhe bashkëpunëtorëve të Veliajt, ku diskutoheshin plane për tendera, sulme mediatike dhe ndarje fondesh, aktivitete që i provokuan nervozizmin e Ramës dhe i nxorën marrëdhëniet në sipërfaqe.
    Alarmi në zyrën e Ramës dhe largimi drejt Xhakartës
    Në momentin që informacionet përfshinin edhe emrin e kryeministrit në dosjet e SPAK, frika në zyrën e Ramës u shtua ndjeshëm. Fuga, duke parë presionin e rritur dhe situatën e pasigurt pasi Rama vazhdonte të shiste çdo bashkëpunëtor të tij, zgjodhi të largohej drejt Xhakartës, një vend pa marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë dhe ku dyshohet se ka arritur të pozicionohet në një projekt këshillues të rrjetit të George Sorosit. Kjo lëvizje i siguron mbulim ligjor dhe mbrojtje politike që pak kush mund ta sfidojë.
    Prapaskenat
    Gjatë viteve pranë Ramës, Fuga kishte ndërtuar një pushtet të fortë, duke komanduar ministra, media dhe tenderë, duke u bërë një nga figurat kyçe në prapaskenë. Por fuqia e tij dhe lidhjet me grupin G99 – ku bënin pjesë emra si Erion Veliaj, Arbi Mazniku dhe Marinela Lika – krijuan tensione që përfunduan me përplasjen dhe largimin e tij në 2023. Përplasjet dhe urrejtja në raportin Rama-Veliaj, përshkallëzuan situatën, dhe Fuga u bë pjesë e kësaj lufte të brendshme, e cila shpesh përshkruhej si “luftë nën rrogoz”. Në përgjimet e SPAK ndaj Veliajt në burg Veliaj përmendi shpesh termin “flisni me redaktorin”, pa ia zbuluar emrin. Dyshohet se pas redaktorit qëndron vetë Endri Fuga.
    Detajet
    Në një kohë kur dosjet e SPAK po përfshijnë gjithnjë e më shumë njerëz në afërsi të kryeministrit dhe strukturave të qeverisë, largimi i Endri Fugës tregon se frika dhe pazaret e pushtetit janë në nivele të papara. Mesazhi i koduar i Ramës për të heshtur dhe largimi i Fugës në mërgim janë vetëm një kapitull i këtij konflikti të brendshëm, që mund të ketë pasoja të mëdha për të ardhmen e qeverisjes shqiptare. E ndërsa Fuga qëndron larg, në distancë të sigurt, kryeministri dhe rrethi i tij më i ngushtë janë të detyruar të jetojnë me frikën se një ditë, njeriu që për vite i ka mbajtur sekretet, mund të flasë dhe kur kjo të ndodhë, goditja nuk do të jetë e vogël.

  • Pse se iku “REDAKTORI” i Erion Veliajt në mërgim nga frika e Edi Ramës dhe pse është alarmuar nga rrëfimi i tij…

    Pse se iku “REDAKTORI” i Erion Veliajt në mërgim nga frika e Edi Ramës dhe pse është alarmuar nga rrëfimi i tij…

  • Aksioni opozitar në vjeshtë/Berisha: Largimi i Ramës kusht i të gjitha kushteve

    Aksioni opozitar në vjeshtë/Berisha: Largimi i Ramës kusht i të gjitha kushteve

    Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi sot se në vjeshtë do të nisë aksionin opozitar kundër largimit të kryeministrit Edi Rama nga pushteti.
    Në një konferencë për media, Berisha tha se largimi i tij është kushti i të gjitha kushteve, që qytetarët të vendosin për qeverinë e ardhshme me vullnetin e tyre.
     
    “Opozita dhe shqiptarët duhet ta kenë dhe e kanë të qartë se kurrë me Edi Ramën nuk mund të votojnë si qytetarë të lirë.
    Largimi i Ramës është kushti i të gjitha kushteve që qytetarët të vendosin me vullnetin e tyre për qeverinë e ardhshme.
    Ndaj dhe PD do bëjë cdo gjë për të mobilizuar shqiptarët për votën e tyre, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë diasporën, ndaj përfaqësuesve të narkoshtetit në diasporë.
    Ata janë përfaqësues të shtetit armik të votës së lirë të shqiptarëve dhe kemi të bëjëm me një diktaturë autokratike që ka si forcë lëvizëse drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.
    Ndaj dhe qëndresa e përgjithshme e qytetarëve shqiptarë është rrugëdalja nga kjo situatë”, tha Berisha.

  • Ish-kryeministri Berisha zbulon aksionin opozitar, ja çfarë pritet të ndodhë në shtator

    Ish-kryeministri Berisha zbulon aksionin opozitar, ja çfarë pritet të ndodhë në shtator

    Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi sot se në vjeshtë do të nisë aksionin opozitar kundër largimit të kryeministrit Edi Rama nga pushteti.
    Në një konferencë për media, Berisha tha se largimi i tij është kushti i të gjitha kushteve, që qytetarët të vendosin për qeverinë e ardhshme me vullnetin e tyre.

    “Opozita dhe shqiptarët duhet ta kenë dhe e kanë të qartë se kurrë me Edi Ramën nuk mund të votojnë si qytetarë të lirë.

    Largimi i Ramës është kushti i të gjitha kushteve që qytetarët të vendosin me vullnetin e tyre për qeverinë e ardhshme.
    Ndaj dhe PD do bëjë cdo gjë për të mobilizuar shqiptarët për votën e tyre, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë diasporën, ndaj përfaqësuesve të narkoshtetit në diasporë.
    Ata janë përfaqësues të shtetit armik të votës së lirë të shqiptarëve dhe kemi të bëjëm me një diktaturë autokratike që ka si forcë lëvizëse drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.
    Ndaj dhe qëndresa e përgjithshme e qytetarëve shqiptarë është rrugëdalja nga kjo situatë”, tha Berisha.

  • Berisha zbulon lëvjen e radhës së PD-së: Aksioni i opozitës për rrëzimin e Ramës nga pushteti

    Berisha zbulon lëvjen e radhës së PD-së: Aksioni i opozitës për rrëzimin e Ramës nga pushteti

    Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi sot para medias se në vjeshtë do të nisë aksionin opozitar kundër largimit të kryeministrit Edi Rama nga pushteti.
    Berisha tha se largimi i tij është kushti i të gjitha kushteve që qytetarët të vendosin për qeverinë e ardhshme me vullnetin e tyre.
    “PD do të bëjë çdo gjë për të mobilizuar shqiptarët të bëjnë cdo gjë për votën e tyre, jo vetëm në Shqipëri por dhe në diasporë, ndaj përfaqësuesve të narkoshtetit në diasporë.
    Kemi të bëjmë me një diktaturë autokratike që ka si forcë lëvizëse drogën krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve. Ndaj dhe qëndresa e përgjithshme e qytetarëve është dalja nga kjo situatë”, tha Berisha.
     
    Sali Berisha: Largimi i Edi Ramës është kushti i të gjitha kushteve që qytetarët të vendosin për qeverinë e ardhshme me vullnetin e tyre.
    Ndaj dhe PD do të bëjë cdo gjë për të mobilizuar shqiptarët të bëjnë cdo gjë për votën e tyre, jo vetëm në Shqipëri por dhe në diasporë, ndaj përfaqësuesve të narkoshtetit në diasporë.
    Kemi të bëjmë me një diktaturë autokratike që ka si forcë lëvizëse drogën krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve. Ndaj dhe qëndresa e përgjithshme e qytetarëve është dalja nga kjo situatë.

  • Berisha tregon skenarin që do të ndjekë PD në vjeshtë: Të mobilizojmë shqiptarët e diasporën për…

    Berisha tregon skenarin që do të ndjekë PD në vjeshtë: Të mobilizojmë shqiptarët e diasporën për…

    Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi sot para medias se në vjeshtë do të nisë aksionin opozitar kundër largimit të kryeministrit Edi Rama nga pushteti.
    Berisha tha se largimi i tij është kushti i të gjitha kushteve që qytetarët të vendosin për qeverinë e ardhshme me vullnetin e tyre.
    “PD do të bëjë çdo gjë për të mobilizuar shqiptarët të bëjnë cdo gjë për votën e tyre, jo vetëm në Shqipëri por dhe në diasporë, ndaj përfaqësuesve të narkoshtetit në diasporë.
    Kemi të bëjmë me një diktaturë autokratike që ka si forcë lëvizëse drogën krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve. Ndaj dhe qëndresa e përgjithshme e qytetarëve është dalja nga kjo situatë”, tha Berisha.
     
    Sali Berisha: Largimi i Edi Ramës është kushti i të gjitha kushteve që qytetarët të vendosin për qeverinë e ardhshme me vullnetin e tyre.
    Ndaj dhe PD do të bëjë cdo gjë për të mobilizuar shqiptarët të bëjnë cdo gjë për votën e tyre, jo vetëm në Shqipëri por dhe në diasporë, ndaj përfaqësuesve të narkoshtetit në diasporë.
    Kemi të bëjmë me një diktaturë autokratike që ka si forcë lëvizëse drogën krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve. Ndaj dhe qëndresa e përgjithshme e qytetarëve është dalja nga kjo situatë.

  • Nëse Vinicius Junior nuk rinovon, Perez do tentojë transferimin e njërit prej 5 sulmuesve më të mirë në botë

    Nëse Vinicius Junior nuk rinovon, Perez do tentojë transferimin e njërit prej 5 sulmuesve më të mirë në botë

    26 Korrik 2025

    17:46

    Telesport

    Vazhdon situata e nderë mes Vinicius Junior dhe drejtuesve të Real Madridit, palët nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës së yllit brazilian.
    “Cadena SER” raporton se Florentino Perez i lodhur nga tekat e shumë të Vinicius Junior, po mendon për një skenar shumë të mundshëm. Në rast se sulmuesi brazilian nuk rinovon sipas kushteve të ofruar nga Real Madrid, Perez do e nxjerrë në treg dhe ka gati profilin ideal për zëvendësuesin e Vinicius Junior.
    Dëshira e madhe e Perez është sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland, vlera e të cilit në treg është 180 milionë euro, nëse i referohemi Transfermarkt.com.
    Sigurisht që largimi i norvegjezit nga Man. City duket shumë i vështirë, sidomos pas rinovimit të kontratës deri në vitin 2029. Haaland ka një klauzolë largimi 200 milionë euro, të cilën mesa duket Perez është i gatshëm ta paguajë, gjithmonë nëse ndodh largimi i Vinicius Junior.
    Perez dhe bordi drejtues i Real Madridit janë të bindur se Haaland do të ishte partneri ideal në sulm për Kylian Mbappe.

  • Mirupafshim Milan! Vjen largimi i radhës nga kuqezinjtë, braziliani drejt Besiktas

    Mirupafshim Milan! Vjen largimi i radhës nga kuqezinjtë, braziliani drejt Besiktas

    23 Korrik 2025

    18:36

    Telesport

    Një nga emrat e padëshiruar nga Max Allegri, i cili nuk bën pjesë në projektin e tij është Emerson Royal. Rrugëtimit të mbrojtësit brazilian te kuqezinjtë i ka ardhur fundi.
    26-vjeçari ka gjetur gjuhën e përbashkët për kushtet personale me Besiktas dhe shumë shpejt pritet zyrtarizimi i tij te klubi turk. Tani ka mbetur vetëm që dy klubet të bien dakord për transferimin e brazilianit drejt Stambollit, por nuk pritet të ketë probleme, duke ditur që Emerson Royal nuk është në planet e Milanit, ndaj largimi i tij është i pashmangshëm.
    Edhe pse ende nuk bëhet e ditur, me shumë mundësi braziliani do të huazohet me detyrim blerje në fund të sezonit të ardhshëm. Ai do të jetë shokë skuadre me Ernest Muçin dhe Milot Rashicën. Përveç Emerson Royal, në ditët në vijim pritet të ketë largime të tjera nga Milan, pasi lista me lojtarët që nuk bëjnë pjesë në planet e Allegri-t është e gjatë.

  • Paloka: Largimi i Berishës, dëmi më i madh që mund t’i bëhet PD-së

    Paloka: Largimi i Berishës, dëmi më i madh që mund t’i bëhet PD-së

    Ndonëse askush nuk e ka ngritur brenda radhëve të PD-së idenë e largimit të Berishës, Edi Paloka i është bashkuar korit të atyre që mendojnë se largimi i tij është dëmi më i madh që mund t’i bëhet PD-së.
    Në një intervistë për gazetën “Panorma”, Paloka shprehet se Berishës i takon merita e nxjerrjes së PD-së nga koma, pasi ajo ishte marrë peng nga Edi Rama.
    “Berisha u rikthye në krye të Partisë Demokratike kur PD-ja ishte në koma dhe zyrtarisht mbahej peng nga Rama.” – shpreht Paloka.
    Më tej kryetari i këshillit kombëtar të PD-së, Edi Paloka tha se largimi i Berishës, është dëmi më i madh që mund t’i bëhët PD-se në këto momente.
    “Dorëheqja e Sali Berishës do të ishte dëmi më i madh që mund t’i bëhej Partisë Demokratike në këtë moment.” – tha ai.
    Ende nuk është e qartë arsyeja e këtyre deklaratave nga eksponentë të PD-së, pavarësisht se Berisha ka përjashtuar çdo ide të largimit të tij të mundëshëm, duke u shprehur se është misionar dhe do të largohet vetëm kur ta thërrasë Perëndia.
    Pavarësisht deklarateve për Berishën, përpara fushatë Paloka premtoi se nëse Edi Rama do të merrte mandatin e katërt, ai do ta refuzonte mandatin e deputetit.
    Gjasat janë që Paloka për të mbuluar ikjen e tij, kërkon edhe qëndrimin e Berishës.