Tag: lapsit

  • Tabaku: Pensionistëve u jepni lëmoshë, me tunelin e Llogarasë ikin 50 mln euro me një të rënë të lapsit

    Tabaku: Pensionistëve u jepni lëmoshë, me tunelin e Llogarasë ikin 50 mln euro me një të rënë të lapsit

    Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka deklaruar në Kuvend, teksa përmendi aferën e tunelit të Llogarasë ku është marrë e pandehur zv.kryeministrja Belinda Balluku, se janë dhënë 50 milionë euro me një të rënë të lapsit.
    Ajo krahasoi aferën me premtimin e qeverisë për rritjen e pensioneve për të moshuarit, duke e quajtur një lëmoshë.
    “Do i jepet një lëmoshë 20 lekë në ditë dhe kush e di se çfarë po i bëni, po i hiqni 9600 lekë në vit shtesë, dhe do u hiqni bonusin 10 mijë lekë në fund të vitit, do jenë aty ku ishin”, tha ajo, duke shtuar se “ndërkohë me tunelin e Llogarsë ikin 50 mln euro me një të rënë të lapsit dhe këtu nuk ka llogari”.

  • Shpërthen Eno Milkani: Mezi pritën të vdiste Anagnosti, ta qanim dhe t’i bënin këtë puç

    Shpërthen Eno Milkani: Mezi pritën të vdiste Anagnosti, ta qanim dhe t’i bënin këtë puç

    Regjisori Eno Milkani, i ftuar këtë të martë në studion e “Living Day” në Vizion Plus, të moderuar nga Brunilda Lahe, ngriti disa shetësime me të cilat përballen sot autorët e veprave të mëdha artistike në Shqipëri.
    Milkani theksoi se plejada e vjetër e aktorëve, regjisorëve ju është hequr e drejta e autorsisë mbi punën e tyre me një të rënë të lapsit.
    Ai shtoi se u duk sikur anëtarët e Këshillit Kombëtar të të Drejtës së Autorit mezi pritën që të ikte nga kjo botë i madhi Dhimitër Anagnosti që me një të rënë të lapsit tu hiqnin të drejtën autorëve dhe trashëgimtarëve të tyre të përfitonin nga veprat e tyre.

    “Këshilli Kombëtar i të Drejtës së Autorit me një të rënë të lapsit të gjithë këtyre autorëve të audiovizualëve të filmit shqiptar, ua ka hequr të drejtën direkt, ose trashëgimtarëve. U duke në një moment që të ikte Anagnosti, ta qanim e pastaj t’i bënim këtë puç të gjithë këtyre autorëve. Praktikisht këta autorë apo trashgimtarët e  tyre nuk kanë të drejtë të marrin atë shpërblimin që llogaritet në bazë të përqindjes sa herë jepet vepra e tyre”, u shpreh Milkani në studion e “Living Day”. /Vizionplus.tv/