Tag: laporta

  • “Disiplinë, rigorozitet, forcë mendore…”; Laporta “votëbeson” Hansi Flick deri më 2027

    “Disiplinë, rigorozitet, forcë mendore…”; Laporta “votëbeson” Hansi Flick deri më 2027

    Pas triumfit në derbin ndaj Espanyolit (2-0) dhe fitimit të titullit të 28-të në La Liga, Barcelona ka zyrtarizuar një nga vendimet më të rëndësishme për të ardhmen: rinovimin e trajnerit Hansi Flick deri në qershor të vitit 2027.
    Presidenti Joan Laporta, në një intervistë për “El Món” në “RAC1”, e bëri të ditur lajmin që ishte paralajmëruar prej disa javësh: “Jemi shumë të kënaqur me punën që po bën Hans. Ai ka ditur të rikthejë shpirtin konkurrues të skuadrës. E kemi diskutuar gjithçka, tani Deco do të përfundojë detajet e fundit dhe shumë shpejt do ta zyrtarizojmë rinovimin e tij”.
    Laporta nuk i kurseu elozhet për teknikun gjerman, duke shtuar: “I jap një përqindje shumë të madhe të suksesit të skuadrës. Ka disiplinë, rigorozitet, forcë mendore, ndjeshmëri të veçantë…, ka bërë që të gjithë të ndihen të rëndësishëm te Barcelona”.
    Gjithashtu, presidenti theksoi se Flick është shumë i lumtur në klub dhe se e konsideron këtë periudhë si një nga më të bukurat në karrierën e tij: “Ai po e shijon shumë këtë aventurë, është i motivuar dhe i përkushtuar ndaj projektit”.
    Rinovimi u finalizua pas fitores epike në “El Clásico” në Montjuïc (4-3), që përforcoi besimin e klubit dhe të vetë trajnerit në projektin afatgjatë. Me një stil të qartë, balancë mes përvojës dhe rinisë, si dhe mentalitet fitues, Flick ka rilindur Barcelonën, duke ndërtuar skuadër më të fortë psikologjikisht dhe më të qëndrueshme taktikisht. Pas Xavit, koha e Flick duket se ka nisur me sukses.

  • Samit Laporta-Zahavi-Flick për rinovimin e trajnerit, marrëveshje deri më 2027

    Samit Laporta-Zahavi-Flick për rinovimin e trajnerit, marrëveshje deri më 2027

    Fitorja ndaj Real Madridit (4-3), që praktikisht i siguroi Barcelonës titullin e La Liga-s, duke përmbyllur kështu një sezon spektakolar, pas triumfit në Superkupë dhe Kupën e Mbretit, gjithashtu ndaj “Los Blancos”, erdhi e shoqëruar me një tjetër lajm të madh.
    Pas “El Clásico” në Montjuïc, Hansi Flick, i shoqëruar nga agjenti i tij Pini Zahavi dhe disa miq, darkoi në restorantin “Botafumeiro”, një nga perlat gastronomike të qytetit të Barcelonës. Aty, trajneri jo vetëm që festoi fitoren ndaj Real Madridit, të katërtën e sezonit në po aq përballje, por edhe vulosi qëndrimin e tij te Barça deri në qershor të vitit 2027.
    Në fazën e avancuar të darkës, takimit iu bashkua edhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i kënaqur në maksimum nga një tjetër fitore ndaj Realit dhe nga fakti që skuadra ka siguruar pothuajse matematikisht titullin. Javë më parë, siç kishte raportuar edhe “Mundo Deportivo”, agjenti i Flick dhe presidenti Laporta kishin vendosur bazat e rinovimit të trajnerit gjerman, por mbeteshin disa detaje për t’u mbyllur.
    Pas këtij takimi, marrëveshja është plotësisht e konfirmuar. Flick, që kishte kontratë deri në qershor 2026, do të qëndrojë një vit më shumë, deri në qershor 2027, pa ndonjë vit opsional shtesë në kontratë. Trajneri gjerman, siç e ka shprehur edhe në konferenca për shtyp, preferon kontrata të shkurtra dhe nuk dëshiron të marrë angazhime afatgjata, që mund të ndikojnë në të ardhmen e tij.
    Në moshën 60-vjeçare, Flick gjithashtu nuk ka synime të qëndrojë për një periudhë shumë më të gjatë në nivelin elitar. Në varësi të ndjesisë së tij dhe nëse të dyja palët bien dakord më 2027, do të merret në konsideratë mundësia për të vazhduar edhe një vit tjetër, por për momentin është rënë dakord vetëm për një vit shtesë nga kontrata e nënshkruar verën e kaluar.
    Edhe pse për gjithçka është rënë dakord, Barcelona nuk do ta zyrtarizojë rinovimin e Flick deri sa ta sigurojë matematikisht titullin e La Liga-s. Pasi të shpallet kampione dhe të përfundojnë festimet, klubi do të zgjedhë momentin e duhur për të njoftuar publikisht zgjatjen e kontratës së Hansi Flick deri në qershor të vitit 2027.

  • Laporta e pranon se kush e solli Flick te Barcelona: Nuk ishte merita ime, ma sygjeruan Deco dhe Bojan Krkiç 

    Laporta e pranon se kush e solli Flick te Barcelona: Nuk ishte merita ime, ma sygjeruan Deco dhe Bojan Krkiç 

    Barcelona arriti të fitojë Kupën e Mbretit të shtunën, duke mposhtur Real Madridin 3-2 në një finale brilante pas një kohe shtesë. Ky është trofeu i dytë i sezonit për katalanasit, pasi arritën të fitojnë Superkupën e Spanjës në fillim të vitit.
    Megjithatë, makineria e Flick nuk dëshiron të ndalet me kaq, duke pasur parasysh se ata janë ende në lojë për të fituar La Ligën, lider me katër pikë më shumë se Reali dhe Champions League, ku përballet kundër Interit në gjysmëfinale. Ardhja e Flick në pankinën e Barcelonës doli të ishte një goditje e madhe, edhe pse ishte një lëvizje e papritur e verës së kaluar.
    Barcelona njoftoi asokohe se Xavi Hernez do të mbetej trajner, gjë që Joan Laporta e konfirmoi në konferencën për media. Për shkak të kësaj, të gjithë u tronditën kur, vetëm disa javë më vonë, Xavi u shkarkua dhe Flick u zgjodh si trajner i ri. 
    Laporta ishte pro qëndrimit të Xavi, por Deco dhe Bojan Krki? arritën ta bindin atë për të sjellë Flick. Ai përfundimisht i dëgjoi ata dhe doli të ishte një lëvizje e shkëlqyer për Barcelonën.
    “Ai që vendosi ta bëjë Flick-un trajner të ekipit të parë ishte Deco. Ai është një përforcim i Decos dhe Bojanit. Më pëlqeu që në fillim dhe e desha me ne që në fillim. Si president klubi kam gjithmonë diçka për të thënë, por merita u takon atyre të dyve. Ata e analizuan atë nga pikëpamja sportive dhe njerëzore”, pranoi Laporta. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ 

  • Marrëdhënia e ftohtë mes Lionel Messi dhe Barcelonës, nuk shkel më në klub derisa të jetë Laporta president 

    Marrëdhënia e ftohtë mes Lionel Messi dhe Barcelonës, nuk shkel më në klub derisa të jetë Laporta president 

    Messi u largua nga Barcelona në verën e vitit 2021, që ishte tronditja më e madhe në botën e futbollit. Pritej që ai të vazhdonte kontratën dhe të qëndronte, por në fund kjo nuk ndodhi dhe ai shkoi te PSG.
    Joan Laporta më pas mbajti një konferencë lamtumire për Messin dhe tha se klubi nuk mund ta vazhdonte kontratën për shkak të problemeve financiare dhe se ata bënë të pamundurën për vazhdimin e bashkëpunimit.
    Lajmi se ai duhej të gjente një klub të ri ishte një tronditje e pabesueshme për Messin, sepse ai kishte zgjidhur më parë gjithçka me Barçën në lidhje me zgjatjen e kontratës. 
    Messi nuk do të kthehet më kurrë te Barcelona, të paktën jo derisa Joan Laporta të jetë president. Madje kishte spekulime se Barcelona mund të organizonte një ndeshje në nder të argjentinasit kur ai të kthehej në Camp Nou, por edhe kj oide ra poshtë.
    Messi e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të ketë asnjë lidhje me Barcelonën për momentin për shkak të njerëzve që drejtojnë klubin, dhe në radhë të parë i referohet Laportës. /Sport Ekspres/ 
     

  • Laporta beson të “treble”: Në gjysmëfinale pas 6 vitesh, kënaqësi kur shoh këtë ekip kur luan

    Laporta beson të “treble”: Në gjysmëfinale pas 6 vitesh, kënaqësi kur shoh këtë ekip kur luan

    Pas kualifikimit në gjysmëfinalet e Champions League, te skuadra e Barcelonës është rritur entuziasmi për të fituar të tri trofetë sezonale. Këtë gjë e konfirmoi sot presidenti i ekipit katalanas, Joan Laporta.
    “E vetmja gjë që mund të them është se po punojmë shumë mirë dhe jemi shumë të kënaqur me përkushtimin e lojtarëve, talentin, mënyrën mjeshtërore në të cilën Hansi Flick po udhëheq ekipin tonë”, tha Laporta.
    “Edhe mund ta fitojmë “treble” (tripletën). Dhe e vërteta është se është një kënaqësi të shoh Barçën kur luan futboll”, shtoi më tej presidenti i Barcelonës.
    “Skuadra është e fortë. Duhet të kontrollohet çdo detaj, por megjithatë jam shumë i kënaqur me këtë sezon. Një nga pikat e rëndësishme që kemi përmirësuar ishte në aspektin fizik”, tha Laporta.
    Më tej, presidenti i klubit “blaugrana” shtoi: “Ne po luajmë shumë mirë, po luajmë në një mënyrë që njerëzit e pëlqejnë. Ky ekip po ndjek thelbin e Barcelonës. Tani kemi një tjetër përballje të vështirë ndaj Inter në Champions”.
    “Gjithsesi, jam shumë i lumtur sepse kanë kaluar gjashtë vjet që Barcelona ka arritur në gjysmëfinale të Champions League. Dhe ky është një lajm i mirë për të gjithë tifozët tanë“, përfundoi Laporta.

  • Laporta mendon që tani për gjysmëfinalet, mesazh rivalëve: Barcelona një rival i fortë në Europë

    Laporta mendon që tani për gjysmëfinalet, mesazh rivalëve: Barcelona një rival i fortë në Europë

    Barcelona do të luajë sot ndaj Borussia Dortmund ndeshjen e kthimit në çerekfinalet e Champions League. Një sfidë që pritet të jetë një formalitet për katalanasit, që fituan 4-0 përballjen e parë në Spanjë.
    Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, deklaroi: “Ndeshja sot është shumë e rëndësishme. Do të jetë e rëndësishme të fitojmë, të performojmë mirë dhe në këtë mënyrë do t’u dërgojmë një mesazh rivalëve tanë në Champions League se jemi ende të fortë”.
    “Kam dëgjuar disa komente se ka pasur pak relaksim, por nuk është kështu. Si trajneri ashtu edhe lojtarët janë shumë të fokusuar. Nga pikëpamja sportive duhet të kalojmë në raundin tjetër dhe gjithashtu duhet të performojmë mirë”, tha Laporta.
    “Nuk mund të qetësohemi. Duam t’u dërgojmë një mesazh kundërshtarëve tanë: ne jemi ende të fortë“, përsëriti presidenti i klubit “blaugrana”.
    Për mundësinë e fitimit të tripletës këtë sezon, ai tha: “Nuk kemi bërë ende asgjë. Jemi krenarë që kemi fituar Superkupën e Spanjës, jemi shumë krenarë për lojën që po bëjmë, që kemi një grup shumë koherent, kompakt, të fortë dhe konkurrues, me një trajner që e drejton mrekullisht. Sigurisht, gjithçka është e mundur“.

  • Laporta shigjeton me kritika La Ligën që nuk i ka regjistruar lojtarët e Barçës, Guardiola opsion për Milanin

    Laporta shigjeton me kritika La Ligën që nuk i ka regjistruar lojtarët e Barçës, Guardiola opsion për Milanin

    Adriatik BALLA
    Barcelona ndodhet në pozita të mira këtë edicion për të fituar titullin në Spanjë, por klubi po has probleme në aspektin e regjistrimit të futbollistëve, gjë që ka irrituar edhe vetë presidentin e klubit blaugrana, Joan Laporta, i cili shpërtheu me akuza për këtë sjellje që ai e quajti të dyshimtë ndaj Barçës së tij. Kështu, presidenti i FC Barcelona, Joan Laporta, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të La Ligës për të mos lejuar regjistrimin e lojtarëve Dani Olmo dhe Pau Viktor, duke e cilësuar këtë si një sulm ndaj interesave të klubit. “Ne do t’i përgjigjemi La Ligës. Ata duan të sulmojnë interesat tona.” Ai vuri në dukje se La Liga fillimisht kishte miratuar regjistrimin e këtyre lojtarëve, por më pas ndryshoi qëndrim: “La Liga miratoi nënshkrimet e Pau Viktor dhe Olmo dhe tani kanë ndryshuar mendje.
    Pse?”, pyeti me ironi Laporta. Këto komente vijnë pas vendimit të La Ligës për të anuluar regjistrimin e Dani Olmo dhe Pau Viktor, duke argumentuar se Barcelona nuk ka kapacitet ekonomik për t’i regjistruar këta lojtarë. Kjo është për shkak se auditori i klubit nuk ka regjistruar në llogaritë e tij 100 milionë euro të gjeneruara nga shitja e 475 vendeve VIP në stadiumin e ri “Spotify Camp Nou”. Laporta gjithashtu vuri në pikëpyetje profesionalizmin e La Ligës në këtë çështje: “A e kanë bërë një punë të keqe në fillim kur i miratuan operacionet?” Ky konflikt shton tensionet mes FC Barcelona dhe La Ligës, ndërsa klubi katalanas përballet me sfida të vazhdueshme për të përmbushur kërkesat e “fair play”-it financiar dhe për të siguruar që lojtarët e tij të jenë të disponueshëm për ndeshjet e ardhshme. Ndërkohë, një tjetër katalanas është në fokusin e mediave. Bëhet fjalë për Pep Guardiolën. Në fakt, “Corriere della Sera” dhe “La Gazzetta dello Sport” raportojnë se Roberto De Zerbi është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Milanit nën menaxhimin e Fabio Paraticit, por të dy gazetat përmendin edhe Pep Guardiolën si një mundësi për pankinën e kuqezinjve.
    Pep Guardiola është përfolur si një kandidat për të marrë drejtimin e Milanit në sezonin 2025-26. “Gazzetta” dhe “Corriere della Sera”, dy nga gazetat më të besueshme italiane, e lidhin trajnerin e Mançester Sitit me stolin e Milanit. Të dyja gazetat pretendojnë se së fundmi ka pasur zëra për një kalim të Guardiolës te Milani, por në të njëjtën kohë e konsiderojnë emërimin e tij në sezonin 2025-26 si diçka të vështirë për t’u realizuar. Në veçanti, “Gazzetta” thekson se Guardiola dhe drejtori i ardhshëm sportiv i Milanit, Paratiçi, kanë një marrëdhënie të mirë, ndaj “kurrë mos thuaj kurrë.” Guardiola, i cili ka luajtur më parë për Romën dhe Breshian, ka thënë në vitin 2023 se rikthimi i tij në Itali si trajner është i pamundur, por ka vlerësuar De Zerbin, i cili aktualisht shihet si kandidati kryesor për postin e trajnerit te Milani. Raportet e fundit nga Italia sugjerojnë se Milani ka arritur një marrëveshje verbale që Paratici të bëhet drejtori i tyre i ri sportiv në sezonin 2025-26.