Tag: laporta

  • Barcelona sherr mediatik me Athletic për Nico Williams, presidenti Laporta vë “pikat mbi i”

    Barcelona sherr mediatik me Athletic për Nico Williams, presidenti Laporta vë “pikat mbi i”

    Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, komentoi sot mbi ardhjen e mundshme të Nico Williams në “Camp Nou”. Një operacion që ka ngjallur protesta nga Athletic Club, klub me të cilin luan talenti spanjoll.
    Në fakt, drejtuesit baskë i kanë kërkuar La Liga të verifikojnë gjendjen financiare të Barçës, duke besuar se nuk ka mundësinë të paguajë klauzolën e përfundimit të kontratës së lojtarit spanjoll për shkak të problemeve me fair play-in financiar.
    Laporta reagoi, ku sqaroi situatën: “Secili bën atë që mendon se është e përshtatshme. Ne po ndjekim udhëzimet e drejtorit tonë sportiv dhe trajnerit. Ne e respektojmë atë që bën Athletic dhe shpresojmë që edhe ata të respektojnë zgjedhjet tona“.
    Duke folur për vështirësitë e hasura, presidenti i klubit katalanas shtoi: “Nuk po flas për persekutim, por për pengesa që duhen kapërcyer. Ne po punojmë për t’u përballur me to dhe për të arritur objektivat tona“.
    “La Liga po bën punën e saj. Financat tona janë nën kontroll dhe ne respektojmë rregullat e Fair Play Financiar. Nëse lind një mundësi dhe ka një klauzolë për të paguar, ne jemi gati ta bëjmë atë“, tha Joan Laporta në lidhje me Nico Williams.
    “Ne nuk kemi asgjë për të fshehur. Ne duam që të gjithë të trajtohen në mënyrë të barabartë. Ne i bëjmë gjërat në mënyrë korrekte dhe sipas rregullave“, përfundoi Laporta.

  • Laporta paralajmëron goditjen në merkato: Jemi pranë mbylljes së një blerjeje të rëndësishme

    Laporta paralajmëron goditjen në merkato: Jemi pranë mbylljes së një blerjeje të rëndësishme

    Vazhdon të flitet shumë për situatën financiare dhe bilancin e Barcelonës, gjithmonë e lidhur me zëra të shumtë dhe tratativa merkatoje. Në veçanti, është diskutuar shumë mbi mundësinë ose jo të shpenzimit të një shume të konsiderueshme për Nico Williams, yllin e Athletic Bilbaos.
    Lidhur me këtë, presidenti i katalanasve, Joan Laporta, ka dhënë disa deklarata, të raportuara nga Fabrizio Romano, mbi fuqinë investuese të klubit, duke theksuar gjithashtu se disa tratativa janë drejt përfundimit: “Mund të blejmë lojtarë normalisht, kemi bilanc ekonomik në raportin 1:1. Jemi pranë mbylljes së një blerjeje të rëndësishme, po punojmë edhe për një tjetër goditje. Aktualisht kemi një marrëdhënie të qetë me La Liga-n, mendoj se do të njoftojmë së shpejti afrime të reja”.
    Nëse këto janë përgjigje të zakonshme apo jo, do ta mësojmë së shpejti, duke qenë se blaugranat janë tashmë një nga klubet më active në merkato, si në hyrje, ashtu edhe në dalje. Koha për të përgatitur sezonin e ardhshëm nuk mungon, pasi skuadra katalanase nuk merr pjesë në Kupën e Botës për Klube, duke hequr dorë nga të ardhurat dhe ekspozimi mediatik për të fituar gjithashtu kohë.
    Projekti për sezonin 2025-2026 është shumë ambicioz, pasi qëllimi është të shkëlqehet në Europë, me synimin që këtë herë ta ngrejnë kupën me veshë të mëdhenj.

  • Laporta, krenar për tripletën vendase: Sezon i madh, iu rikthyem gëzimin tifozëve katalanas

    Laporta, krenar për tripletën vendase: Sezon i madh, iu rikthyem gëzimin tifozëve katalanas

    Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka qenë i pranishëm këtë të shtunë në Montserrat, ku u përmbyll “Marxa Culer”, një nga ngjarjet kryesore në kuadër të festimeve për 125-vjetorin e themelimit të klubit blaugrana. I rrethuar nga tifozë entuziastë në këtë vend simbolik për katalanasit, Laporta ka komentuar edhe sezonin e fundit të skuadrës së drejtuar nga Hansi Flick, i mbyllur me tripletën vendase (kombëtare), tashmë historike.
    “Iu kemi rikthyer buzëqeshjen barcelonistëve, ishte një sezon i madh dhe sot jemi këtu për ta ndarë këtë gëzim me të gjithë”, – deklaroi Laporta gjatë fjalimit të tij. Barcelona fitoi La Liga-n, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës, ndërkohë që ndaloi vetëm një hap larg finales së Champions League, duke humbur në gjysmëfinale ndaj Interit.
    Megjithatë, Laporta shmangu përgjigjet për pyetjet e shumta në lidhje me merkaton, veçanërisht për spekulimet mbi një interesim të ri të Barçës për Nico Williams, një nga objektivat kryesorë të verës.
    Në Montserrat, presidenti blaugrana nuk fshehu emocionet dhe theksoi lidhjet historike midis Barcelonës dhe manastirit të njohur: “Ditë si kjo tregojnë se Barça është më shumë se një klub. Ne jemi dy institucione që mbrojmë katalanitetin, kulturën, gjuhën, të drejtat dhe liritë e Katalonjës, gjithmonë me një frymë të hapur dhe përfshirëse. Dashuria është çelësi për të kuptuar ndjenjën barceloniste. Në shumë momente historike, këto dy institucione kanë qenë strehë dhe burim krenarie për katalanasit”.

  • Laporta po përdor diplomacinë për të shmangur dënimin e rëndë nga UEFA

    Laporta po përdor diplomacinë për të shmangur dënimin e rëndë nga UEFA

    Joan Laporta ishte të dielën në Mynih, ku ndoqi ndeshjen që kombëtarja spanjolle luajti kundër Portugalisë, finalen e “Nations League”. Një ndeshje ku ishin të thirrur gjashtë lojtarë të Barcelonës.
    Por presidenti katalanas, përveçse për të parë lojtarët e tij, kishte edhe një tjetër qëllim të caktuar në agjendën e këtij udhëtimi: të takohej me presidentin e UEFA-s me synimin që dënimi, me të cilin përballet Barcelona për parregullsi financiare, të jetë sa më i lehtë.
    Në klubin blaugrana janë të vetëdijshëm se do të marrin një denim, që vjen si pasojë e mospërputhjeve kontabël me organin më të lartë të futbollit europian. Pika e debatit ka të bëjë me të famshmet “levat ekonomike” që aktivizoi Barcelona dhe që shërbyen për të sjellë lojtarë si Lewandowski, Koundé apo Raphinha.
    Në La Liga këto të ardhura konsiderohen si të zakonshme, ndërsa UEFA i sheh si të jashtëzakonshme dhe, për rrjedhojë, jashtë rregullave. Laporta e trajtoi këtë temë me Aleksander Ceferin, për t’ia shpjeguar këto dallime kontabël që ekzistojnë mes dy organizmave dhe që në La Liga janë plotësisht të vlefshme.
    Presidenti i Barcelonës doli shumë i kënaqur nga takimi me kreun e UEFA-s dhe shpreson që dënimi të mos jetë i rëndë. Natyra e dënimit mund të ndryshojë shumë në varësi të interpretimit të këtyre parregullsive dhe Barcelona dëshiron që të jetë sa më i lehtë.
    Përveç kësaj rruge diplomatike që ka ndjekur Laporta, klubi ka aktivizuar edhe rrugën ligjore, duke dërguar argumentet e veta në UEFA. Barcelona u gjobit dy vite më parë me gjysmë milioni euro.
    Tani, duke qenë përsëritëse, dënimet pritet të jenë më të rënda dhe të prekin aspektin sportiv. Klubi mund të përballet me kufizim të numrit të lojtarëve që mund të regjistrojë në Champions League ose humbje pikësh në këtë kompeticion. Barça po punon që dëmi të jetë sa më i vogël.

  • Hansi Flick merr vendimin, ylli i Barcelona-s drejt transferimit në Angli

    Hansi Flick merr vendimin, ylli i Barcelona-s drejt transferimit në Angli

    4 Qershor 2025

    15:03

    Telesport

    Presidenti i Barcelona-s, Joan Laporta, e ka vendosur portierin Marc-Andre ter Stegen në tryezën e negociatave për Manchester United.
    Kjo vjen pas përpjekjeve serioze të Blaugrana-s për të nënshkruar Joan Garcia-n e Espanyol.
    Analisti i Okdiario, Eduardo Inda, foli hapur rreth thashethemeve në një bisedë në El Chiringuito.
    Ai pranoi se çështja e portierëve të Barçës do të zgjidhet nëse Laporta do të kthehet drejt Old Trafford për ndihmë:
    “Manchester United e do Ter Stegen dhe do të zgjidhte një problem për Laporta-n. Ata kanë një problem me portierët e tyre, më keq me Ter Stegen.
    “Nëse Joan García vjen, do të ketë një rrëmujë. United jashtë kompeticioneve europiane? Nëse Ter Stegen qëndron në Barcelona, ai mund të mos luajë asnjë ndeshje”.

  • Flick rinovoi deri në vitin 2027, reagon Laporta: Të gjithë ju duan dhe besojnë në punën tuaj

    Flick rinovoi deri në vitin 2027, reagon Laporta: Të gjithë ju duan dhe besojnë në punën tuaj

    22 Maj 2025

    12:08

    Telesport

    Hansi Flick dhe Barcelona do të vazhdojnë së bashku. Trajneri gjerman dje rinovoi kontratën e tij me klubin “blaugrana” deri më 30 qershor 2027. Njoftimi u bë nga vetë Barça, me Flick që shpreh entuziazëm të madh për besimin e marrë.
    “Jam i lumtur që rrugëtimi vazhdon. Kemi potencial të madh, me një ekip të ri dhe një dëshirë të madhe për t’u rritur. Ne e dimë se duhet të përmirësohemi dhe do ta bëjmë”, deklaroi trajneri gjerman.
    Më tej, Flick shtoi: “Dua të marr të njëjtat rezultate si këtë sezon, sepse mund të them se provuam gjithçka. Ne punuam shumë, u përpoqëm të përmirësoheshim. Qëllimi është të fitojmë tituj. Kjo është Barcelona”.
    I kënaqur edhe presidenti Joan Laporta, që komentoi: “Hans, faleminderit që vazhduat të kontribuoni në historinë e Barcelonës, klubit më të mirë në botë. Tifozët e Barcelonës ju duan dhe ne besojmë se ju do të vazhdoni ta udhëheqni ekipin tonë drejt fitoreve“.

  • “Mesin e donte Interi”, Laporta tregon prapaskenat e merkatos: Zgjodhi projektin e duhur

    “Mesin e donte Interi”, Laporta tregon prapaskenat e merkatos: Zgjodhi projektin e duhur

    Lamin Jamali është padyshim lojtari i momentit, duke magjepsur opinionin sportiv me paraqitjet e jashtëzakonshme që ka zhvilluar në një moshë kaq të re. Presidenti i Barcelonës ka deklaruar për “La Vanguardia”-n se 17-vjeçari mund të ketë sukses në cilindo ekip, po njësoj si Lionel Mesi.
    Më tej Laporta ka treguar edhe prapaskenat e merkatos për yllin argjentinas, teksa në të shkuarën Interi ishte një alternativë serioze për të ardhmen e tij. Megjithatë bashkarisht vendosën se Barcelona do të ishte projekti i duhur për të.
    “Lamini mund të ketë sukses kudo. E dimë këtë. Më ndodhi edhe me Mesin. Interi e donte dhe ne në fund vendosëm, duke përfshirë edhe babain e Leos, që Barça do të ishte projekti i duhur për të. Dhe kështu ndodhi, sepse ai u bë më i miri në histori”, ka thënë Joan Laporta./Sport Ekspres/

  • Laporta për rinovimet e De Jong dhe Raphinha: Shpresojmë t’i zgjidhim shpejt

    Laporta për rinovimet e De Jong dhe Raphinha: Shpresojmë t’i zgjidhim shpejt

    Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur për momentin pozitiv të Raphinha dhe të ardhmen e Frenkie de Jong me klubin blaugrana, duke dhënë përditësime mbi mundësinë e rinovimit të kontratave të tyre.
    “E dinim që ishte talent, por çdo lojtar ka nevojë për një periudhë përshtatjeje, disa kanë nevojë për më shumë kohë, – tha Laporta, duke komentuar rritjen e Raphinha. – Puna që Flick ka bërë me të ka qenë e jashtëzakonshme. Ai është bërë lider për këtë skuadër, ndihet shumë mirë në qytet, – shtoi presidenti, duke lavdëruar kontributin e sulmuesit brazilian. – Rinovimi i kontratës së tij është një nga çështjet që duam ta zgjidhim në ditët apo javët në vijim”.
    Laporta më pas shpjegoi strategjinë e klubit për kontratat që janë drejt përfundimit: “Nuk duam që asnjë lojtar të qëndrojë pezull kur i mbetet vetëm një vit kontratë. Duam t’ua zgjasim kontratat, sepse e meritojnë. Sigurisht, është në interesin tonë si klub ta ruajmë këtë grup me mentalitet fitues”.
    Në lidhje me Frenkie de Jong, Laporta u shpreh: “Kam qenë gjithmonë tifoz i De Jong. Ai është një nga lojtarët që ruan stilin e lojës së Barcelonës, vjen nga shkolla e Ajax-it, ka personalitet të fortë dhe mendoj se po e shijon qëndrimin këtu. Tani që është rikuperuar, po punojmë për ta rinovuar kontratën e tij. Edhe ai është shumë entuziast për të qëndruar, ndërsa ne jemi plotësisht të vendosur të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për ta mbajtur”.

  • Laporta: Kemi rënë dakord për rinovimin me Yamal

    Laporta: Kemi rënë dakord për rinovimin me Yamal

    Lamine Yamal është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm për Barcelonën. Ndonëse është vetëm 17 vjeça, loja e katalanasve ndërtohet nëpërmjet tij.
    Yamal luan rol të madh në formacion dhe te Barcelona nuk duan t’a humbasin. Presidenti i klubit, Joan Laporta konfirmoi se është rënë dakord për rinovimin e kontratës.
    “Yamal është një lojtar me talent të jashtëzakonshëm individual, por është edhe lojtar ekipi. Ai ka një agjent, që është Jorge Mendes, me të cilin komunikojmë lehtësisht. Kemi rënë dakord për rinovimin e tij. Mbeten për t’u zgjidhur vetëm formalitetet”, tha Laporta.
    Numri 1 i klubit gjithashtu zbuloi se sezonin e ardhshëm skuadra do të luajë në stadiumin e ri.
    “Po planifikojmë të luajmë në ‘Spotify Camp Nou’ nga sezoni i ardhshëm. Do të luajmë aty, ndërkohë që përfundojnë punimet. Në muajin Dhjetor pritet të jetë gati në 90% të tij. Totalisht do të përfundojë në verën e vitit 2026. Nëse gjithçka shkon sipas planeve, ndeshja me Villarreal do të jetë e fundit në Montjuic”, u shpreh Laporta.

  • “Mungon vetëm firma!” Laporta jep lajmin e madh për tifozët e Barcelonës

    “Mungon vetëm firma!” Laporta jep lajmin e madh për tifozët e Barcelonës

    18 Maj 2025

    11:50

    Telesport

    Një lajm i mirë për tifozët e Barcelonës. Presidenti Joan Laporta ka zbuluar se Lamine Yamal më në fund ka rinovuar kontratën. Më saktë, do ta bëjë për pak ditë.
    “Akordi me lojtarin është arritur. Tashmë e vetmja gjë që mungon është firma”, deklaroi Laporta për mediat spanjolle.
    Ai theksoi lidhjen e veçantë që Yamal ka me klubin dhe bashkëlojtarët.
    “Lamine është një gjeni i futbollit, i cili kënaqet duke luajtur për Barcelonën. Ai ka lidhje të fortë me lojtarët dhe me të gjithë pjesëtarët e klubit”.