Tag: laporta

  • Ishin të uritur, e zbulon Laporta: Gjithë delegacioni i Barcelonës hëngri hamburgerët e Yamal

    Ishin të uritur, e zbulon Laporta: Gjithë delegacioni i Barcelonës hëngri hamburgerët e Yamal

    23 Shtator 2025

    11:42

    Alfred Lleshi

    Pas mbylljes së ceremonisë së “Topit të Artë”, përfaqësuesit e Barcelonës ishin të uritur. Ata pothuajse nuk kishin ngrënë asgjë dhe po afrohej ora e kthimit në Barcelonë. Lamine Yamal, së bashku me disa shokë dhe miq, vendosi të shkonte të blinte hamburgera për gjithë delegacionin blaugrana.
    Këtë fakt e zbuloi presidenti Laporta në një intervistë për “Rac-1”: “Lamine ishte shumë i lumtur, duke bërë shaka pas ceremonisë. Na solli hamburgera në mesnatë, sepse nuk kishim ngrënë asgjë dhe të gjithë kishim shumë uri. Ishin hamburger shumë të shijshëm”.
    Laporta shtoi se askush nuk e dinte fituesin para shpalljes: “Nuk e dinim kush do ta fitonte. Pyetëm gjithkënd; Iniesta, Ronaldinho, Ceferin…, askush nuk e dinte. As nivelet e larta në Francë, që pyetëm”.
    Si sezonin e kaluar, Real Madridi nuk mori pjesë në gala. Laporta komentoi: “Madridasit nuk ishin në Paris? E respektoj vendimin e tyre. Ne vepruam ndryshe, nisur nga respekti për organizatorët. Duhet të jemi shumë krenarë për ceremoninë që çdo vit bëhet më e mirë”.

  • Laporta: “Camp Nou” është gati për ta pritur Barcelonën, na mungon vetëm kjo leje

    Laporta: “Camp Nou” është gati për ta pritur Barcelonën, na mungon vetëm kjo leje

    23 Shtator 2025

    11:59

    Alfred Lleshi

    Joan Laporta, pas kthimit nga gala-ja e “Topit të Artë”, njoftoi se Barcelona i ka të gjitha certifikimet përkatëse për t’u rikthyer të luajë në “Camp Nou”. Sipas tij, tani vetëm “Ajuntament” duhet të japë lejen e përdorimit të stadiumit: “Hapat e nevojshëm janë bërë; certifikata e zjarrfikësve, ajo e Kadra…, gjithçka. ‘Camp Nou’ është gati për të luajtur ndeshje aty. Këtë e ka thënë La Liga dhe UEFA”.
    Laporta shtoi: “Nuk dua të bëj presion, por topi është në fushën e tyre. Sa më shpejt të na japin lejen e përdorimit, aq më shpejt do të kthehemi në stadium. Janë tri faza për rikthimin, faza e parë është gati. Mungon vetëm miratimi nga ‘Ajuntament’, gjithçka tjetër është gati”.
    Ky leje do të mundësonte rikthimin e tifozëve katalanas në stadiumin e tyre mitik, me kapacitet të rritur gradualisht. Presidenti falenderoi durimin e tyre: “Tifozët e Barçës e meritojnë këtë stadium, kanë treguar shumë durim dhe mirëkuptim”.

  • Yamal nuk e fitoi Topin e Artë, reagon presidenti i Barcelonës: Kishim shpresa…

    Yamal nuk e fitoi Topin e Artë, reagon presidenti i Barcelonës: Kishim shpresa…

    Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, u shpreh i entuziazmuar pas paraqitjes së shkëlqyer të klubit katalanas në galanë e Topit të Artë, ku futbollistët e tij rrëmbyen disa prej çmimeve kryesore.
    Lamine Yamal, i renditur i dyti pas Ousmane Dembélé për Topin e Artë, fitoi trofeun Kopa për lojtarin më të mirë nën 21 vjeç, një sukses që e shënon për të dytin vit radhazi.
    Laporta tha se klubi katalanas kishte shpresa që Yamal do të mund ta fitonte Topin e Artë këtë vit, por që nuk ndodhi.
    “Është e jashtëzakonshme që Lamine fitoi një trofe të dytë Kopa, diçka që askush nuk e ka bërë më parë. Jam i bindur se ky çmim do ta motivojë për të arritur synimin e madh, Topin e Artë. Kishim shpresa edhe këtë vit, por nuk ndodhi. Sa trofe do të fitojë ai në të ardhmen? Vetëm koha do ta tregojë,” deklaroi Laporta.
    Kreu i klubit katalanas nuk harroi të vlerësojë edhe Aitana Bonmatí, e cila fitoi për të tretin vit radhazi Topin e Artë për femra.
    “Jam shumë i lumtur për Aitanën. Ajo e meriton plotësisht dhe mbajti një fjalim të shkëlqyer, duke prekur familjen, Barcelonën dhe barazinë,” u shpreh ai.
    Laporta falënderoi gjithashtu trajnerin Hansi Flick për punën me ekipin dhe theksoi se objektivi i Barcelonës mbetet i pandryshuar: “Duhet të punojmë, të punojmë dhe të punojmë. Vetëm kështu do të mund të vazhdojmë të luftojmë për tituj.”

  • ​​​​Laporta: “Camp Nou”? Stadiumi është gati, do të kthehemi aty së shpejti

    ​​​​Laporta: “Camp Nou”? Stadiumi është gati, do të kthehemi aty së shpejti

    12 Shtator 2025

    14:40

    Alfred Lleshi

    Barcelona po pret me padurim rikthimin në “Camp Nou”. Punimet për rinovimin e plotë të stadiumit po ecin përpara, mund të ketë hapje të pjesshme që këtë muaj. Presidenti Joan Laporta tha: “Shpreh mirënjohjen time për mirëkuptimin maksimal të treguar nga anëtarët dhe tifozët gjatë gjithë këtij procesi.
    Ka entuziazëm dhe emocion të madh. Stadiumi është përfunduar dhe gati, tani duhet të përmbyllim procedurat administrative dhe formale. Së shpejti do të kthehemi në shtëpi. Nuk mund ta them momentin e saktë, sepse varet nga lejet që duhet të marrim nga autoritetet kompetente”.
     

  • Merkato e kësaj vere ishte zhgënjyese, Barcelona planifikon goditjen e parë të madhe për vitin 2026

    Merkato e kësaj vere ishte zhgënjyese, Barcelona planifikon goditjen e parë të madhe për vitin 2026

    1 Shtator 2025

    19:20

    Telesport

    Nëse merkato e kësaj vere ka qenë shumë e vakët te Barcelona, pasi u transferuan vetëm Joan Garcia për 25 milionë euro dhe Marcus Rashford në huazim, katalanasit kanë filluar të mendojnë që tani për merkaton e vitit 2026.
    Mediat katalanase raportojnë së objektivi i madh i Barcelonës për verën e vitit të ardhshëm është transferimi i Julian Alvarez. Të paktën ky është premtimi që ka bërë presidenti Joan Laporta. Ende nuk dihet nëse ka diçka të vërtet në këtë mes, apo është thjesht një premtim elektoral nga Laporta, duke ditur se para kemi zgjedhjet presidenciale.
    Laporta e sheh Alvarez si zëvendësuesin ideal të Robert Lewandowski, polaku pritet të largohet në fund të këtij sezoni dhe ndaj lind nevoja për një sulmues të mirëfilltë 9-sh. Gjithsesi bisedimet me Atletico Madrid nuk do të jenë aspak të lehta, duke ditur që Alvarez është një lojtar kyç për “Colchoneros” dhe vështirë se ata mund të heqin dorë lehtë prej tij.

  • Pamje të pazakonta, Laporta bën veten “kurban” në mesin e “Camp Nou” (video)

    Pamje të pazakonta, Laporta bën veten “kurban” në mesin e “Camp Nou” (video)

    Të hënën pritet takimi vendimtar mes Bashkisë, zjarrfikësve dhe Gardës Urbane për të vendosur nëse “Spotify Camp Nou” do të mund të hapet për ndeshjen Barça-Valencia, më 13 ose 14 shtator.
    Bordi drejtues i Barcelonës vazhdon punën intensive. Këtë të premte, një përfaqësi e vogël, e udhëhequr nga presidenti Joan Laporta, vizitoi stadiumin dhe avancimin e punimeve, të cilat po vazhdojnë me ritëm të shpejtë. Në momentin më të pazakontë, Laporta u shtri në qendrën e fushës, në rrethin qendror të stadiumit, simbolikisht, duke ndjerë afërsinë e rikthimit në “tempullin” blaugrana.

    Në fushë ishin gjithashtu Elena Fort, zv.presidentja institucionale dhe përgjegjëse e projektit “Espai Barça”, drejtuesi Xavi Puig, si dhe disa ekzekutivë të tjerë të klubit.
    Klubi katalanas mbetet i kujdesshëm për mundësinë e rikthimit në “Spotify Camp Nou”, ku faza e parë do të pranojë 27.000 spektatorë midis tribunës dhe pjesës “Gol Sud”. Nëse nuk merret ende “ok” për Barça-Valencia, stadiumi “Johan Cruyff” mbetet opsioni më i besueshëm, megjithëse La Liga do të duhet të bëjë një përjashtim, duke pasur vetëm 6.000 vende.
    “Estadi Olímpic” do të jetë i disponueshëm për Barçën vetëm nga java e pestë e La Liga-s, kundër Getafes (20 ose 21 shtator), pasi më 12 shtator aty do të mbahet koncerti i Post Malone.

     
     

  • LAJMI I FUNDIT | Laporta njofton lajmin e madh te Barcelona gjatë një eventi, flet edhe për Flick

    LAJMI I FUNDIT | Laporta njofton lajmin e madh te Barcelona gjatë një eventi, flet edhe për Flick

    16 Gusht 2025

    0:38

    Telesport

    Joan Laporta konfirmoi para pjesëmarrësve në nje event se portieri Joan Garcia dhe sulmuesi Marcus Rashford do të jenë në dispozicion të Flick për të luajtur kundër Mallorca, në debutimin në La Liga.
    Presidenti i Barcelonës shprehu, në një fjalim para lojtarëve, se “nëse Flick dëshiron, Joan Garcia dhe Rashford mund të luajnë nesër”. Barcelona ka përfunduar të gjitha hapat për regjistrimin e të dy lojtarëve dhe tani është duke pritur miratimin përfundimtar nga La Liga.
    Laporta shprehu optimizmin e tij në lidhje me të ardhmen dhe vlerësoi Hansi Flick: “Ai po menaxhon në një mënyrë mjeshtërore. Është një formulë që funksionon dhe mund të zgjasë shumë.
    Ata ende nuk e kanë përtypur se Barça është ringjallur dhe duam të jemi një referencë në botën e futbollit. Le të vazhdojmë të luajmë kundër të gjithëve, dua t’ju them se mund të jeni të sigurt. Kjo është jetëgjatë, pres shumë sukses.”

  • Fotografia e një vajze qëndron në telefonin e Yamal! U ftua për të kënduar nga Laporta, është e dashura e yllit spanjoll

    Fotografia e një vajze qëndron në telefonin e Yamal! U ftua për të kënduar nga Laporta, është e dashura e yllit spanjoll

    Barcelona luajti ndeshjen e fundit miqësore para fillimit të sezonit 2025/26. Skuadra e Hansi Flick mundi Comon me rezultatin 5-0 në Kupën Gamper, falë dy golave të Fermin Lopez dhe Lamine Yamal dhe një goli nga Raphinha.
    Kamerat kapën sfondin e telefonit të Lamine Yamal para ndeshjes. Atje mund të shohim se një vajzë e caktuar është në foto. Llogaritë e lidhura me Barcelonën në Tëitter e identifikuan shpejt atë si këngëtarja argjentinase Nicki Nicole.
    Në fillim të gushtit, mediat spanjolle raportuan se Yamal e puthi këngëtaren në një klub nate. Më parë, mediat e lidhnin Nicole me Enzo Fernandez, një futbollist të Chelseat. Nicole ishte një nga të ftuarat e Barcelonës në ndeshjen e Kupës Gamper, ku këngëtarja pozoi me presidentin Joan Laporta. /Sport Ekspres/

  • Laporta: Shpresojmë t’i regjistrojmë të gjithë para fillimit të La Liga-s. Nëse jo, kemi ende kohë

    Laporta: Shpresojmë t’i regjistrojmë të gjithë para fillimit të La Liga-s. Nëse jo, kemi ende kohë

    Joan Laporta u shfaq optimist pas ndeshjes ndaj Como, me mundësinë që të regjistrohen të gjithë lojtarët për javën e parë të kampionatit të ri: “Po punojmë që kjo të ndodhë. Me vendimin e Marc kemi opsionin për të regjistruar Joan Garcia, edhe për të tjerët po punojmë. Këtë javë do të kemi lajme, shpresoj që të jenë të mira, për të parë nëse mund t’i regjistrojmë para se të fillojë La Liga. Nëse nuk do të jetë e mundur, kemi ende kohë”.
    Presidenti u shpreh edhe për Ter Stegen, një nga protagonistët kryesorë të “Gamper”, pavarësisht se nuk luajti pas javësh të trazuara. Laporta ishte pajtues me portierin gjerman: “Shikojmë përpara. Marc është kapiteni ynë, besoj se ka qenë fantastik. Çfarë kishte u zgjidh. Ai tha disa fjalë që i mendoj të sinqerta dhe besoj se tifozët kishin nevojë për këtë, të shihnin kapitenin duke udhëhequr. Ai ka 12 sezone te Barça, ka fituar një Champions, është jo vetëm portier i shkëlqyer, por edhe person i shkëlqyer. Jam veçanërisht i lumtur që e kemi kapiten”.
    Laporta gjithashtu dërgoi një mesazh falenderimi për Iñigo Martínez, i cili nuk ishte më me ekipin ndaj Como: “E tha Deco, kemi pasur pesë mbrojtës qendrorë, edhe të tjerë që mund të luanin aty, ndaj ndodhi kjo situatë. Mendoj se ai do të kishte dashur të qëndronte edhe një sezon, por ka 34 vite mbi supe dhe ky tren të kalon vetëm një herë në jetë. Mendoj se ka marrë një vendim të mirë, erdhi falas këtu dhe kemi biseduar me të që nëse do t’i vinte një mundësi e tillë, do t’ia bënim të lehtë. Vetëm mund t’i them: Faleminderit!”
    Ylli i Barcelonës që po vazhdon të shkëlqejë është Lamine Yamal, që bëri një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme. Për Laporta, nuk ka dyshim se e meriton “Topin e Artë”: “Besoj se ‘Topi i Artë’ duhet të jetë për një lojtar të Barcelonës. Kemi katër të nominuar. Lamine është në një nivel gjenial dhe e dëshmon në çdo ndeshje. Ka diçka që bëjnë vetëm ata që fitojnë ‘Topin e Artë’, japin gjithçka në stërvitje. Loja e tij është reflektim i stërvitjes, Lamine po përmirësohet gjithnjë e më shumë. Shpresoj që ‘Topi i Artë’ të vijë te Barça, na kanë nominuar edhe si ekip, te meshkujt dhe femrat, kemi shumë lojtare të nominuara”.
    Në fund, presidenti foli për rikthimin në “Spotify Camp Nou”: “Po bëjmë gjithçka që është në dorën tonë që punimet të ecin me ritmin që duhet. Jemi në bashkëpunim me Bashkinë e Barcelonës, e cila ka kuptuar që është një punim i rëndësishëm për qytetin dhe vendin. Jemi të gjithë të bashkuar që të bëhet e mundur marrja e lejes për hapjen e stadiumit dhe të kthehemi sa më shpejt aty. Shpresojmë që të kthehemi në shtëpinë tonë sa më shpejt. I urojmë suksese skuadrës, duam që tifozët e Barcelonës të jenë të lumtur, të kalojnë mirë në ‘Spotify Camp Nou’. Sigurisht, në stadiumin e rikonstruktuar do të jetojmë momente të paharrueshme”.

  • Joan Laporta befason me premtimin e tij, nëse do rizgjidhet president i Barcelonës

    Joan Laporta befason me premtimin e tij, nëse do rizgjidhet president i Barcelonës

    4 Gusht 2025

    20:07

    Telesport

    Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i Barcelonës ka filluar që tani fushatën zgjedhore dhe premtimi më i bujshëm është që vitin e ardhshëm klubi katalanas do transferojë të paktën një yll botëror që kushton mbi 100 milionë euro.
    Në krye të listës së tij të prioriteteve është Erling Haaland, një dëshirë e vjetër e Laportës. Edhe pse më shumë duket një premtim bosh, duke ditur që Manchester City do të kërkonte të paktën 200 milionë euro për ta lënë të lirë norvegjezin, shifër shumë e vështirë për t’u përballuar nga Barcelona.
    Megjithatë, Haaland nuk është opsioni i vetëm që Laporta po shqyrton. Pista B është Julian Alvarez, për të cilin është përfolur edhe gjatë kësaj vere për interesimin e Barcelonës. Laporta premton se është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro për të sjellë në “Camp Nou” sulmuesin argjentinas. Por, sërish duket një transferim shumë i vështirë, pasi Alvarez është pikë kyçe e projektit të Diego Simeone-s dhe vështirë se Atletico Madrid do heq dorë prej tij.
    Opsioni i tretë, që është më i mundshëm se dy të parët, është Bradley Barcola. Edhe pse klubi parizien po punon për të zgjatur kontratën e tij, interesi i Barçës mund ta ndryshojë situatën. Tarifa e transferimit vlerësohet të jetë rreth 80 deri në 100 milionë euro.