Joan Laporta ka njoftuar se nuk do të kandidojë për një mandat tjetër si president i Barcelonës. Mandati i tij aktual skadon në qershor 2026, duke e bërë atë të dytin. Në parim, ai ka të drejtë për një tjetër, por duket e pamundur që ai ta ushtrojë atë.
“Mund të kandidoj përsëri, por nuk do të jem si Vladimir Putin ose Nicolás Maduro. Kjo do të ishte e papërshtatshme. Unë e vlerësoj demokracinë dhe statuti është dokumenti më i lartë që qeveris klubin. Përveç kësaj, unë jam i moshuar”, tha Laporta, duke marrë pjesë në forumin “La Vanguardia”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Tag: laporta
-

Inagurimi i stadiumit, Laporta hedh idenë: Do të ishte bukur nëse do ishte edhe Messi
Rikthimi i Barcelonës në Camp Nou tani është çështje kohe, teksa vetë Presidenti Laporta ka treguar së fundmi një ide mjaft interesante. Laporta shprehet se do të ishte mënyrë e bukur për të inaguruar stadiumin me një nderim për Leo Messin.
“Do të ishte një mënyrë e bukur për të inauguruar ‘Camp Nou-n’, me një nderim për Messin dhe stadiumin plot. Do të isha i lumtur të organizonim një ndeshje homazhi për Lionel Messin”, tha Laporta. -

“El Clasico” trazoi Barçën, Laporta viziton ekipit, takon Yamal dhe Flick
Disfata në “El Clasico” ka trazuar jo pak ambientin në Barcelonë, ku në qendër të kritikave ka përfunduar Lamine Yamal, me talentin spanjoll që ndezi sfidën kundër Real Madrid me një deklaratë të papjekur. Kundër tij dolën jo vetëm mediat dhe opinioni në Spanjë, por dhe shokët e tij në përfaqësuese si Carvajal, apo dhe lojtarë të Barçës si Raphinha, me brazilianin që u shpreh se deklaratat e Yamal motivuan Realin. Në letër, humbja ndaj Realit thelloi diferencën mes dy ekipeve, me Real Madrid që shkoi në +5. Kjo është një periudhë e vështirë për Barçën, pasi kundër Realit ishte humbje e 3 në 5 ndeshjet e fundit.
Për të qetësuar disi ambientin ka menduar presidenti Laporta, me këtë të fundit që zbarkoi në qendrën sportive të klubit një ditë pas humbjes në “El Clasico”. Gjatë kohës kur Laporta u shfaq lojtarët ishin larguar, përveç Araujo dhe Lamine Yamal. Pas përshëndetjeve, Laporta u ndal duke diskutuar me trajnerin Hansi Flick dhe me drejtorin Deco. Sipas të përditshmes Sport, Laporta është kujdesuar gjatë gjithë kohës të përcjell qetësi, t’i ofrojë garanci trajnerit Flick dhe pjesës tjetër të stafit.Në sytë e Laporta-s diferenca prej 5 pikësh me Realin nuk është një distancë për t’u shqetësuar, ka ende shumë ndeshje në valle për të rrëmbyer sërish kreun. Ndërsa në Champions, pavarësisht humbjes me PSG, ekipi ndodhet në kushte komode, me 6 pikë në 3 ndeshje.
()







