Tag: lapajt

  • Përplasja mes Lapajt e Shabanit, Zeqir Kordhoni letër KQZ-së: Dua të marr mandatin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit, Zeqir Kordhoni letër KQZ-së: Dua të marr mandatin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”

    Zeqir Kordhoni shprehet këmbëngulës për të marrë mandatin e deputetit, duke i hequr kështu mundësinë për të hyrë në Kuvend kreut të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapajt.

    Në një tjetër shkresë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kordhoni shpreh vullnetin për të ushtruar funksionin e deputetit në rast se shpallet fitues, pas shpërndarjes së mandateve, në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë.
    “Në këtë kuadër, kërkoj që KQZ të injorojë çdo deklaratë tjetër të depozituar më parë nga Koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ ose në emrin tim dhe të marrë në konsideratë vetëm këtë deklaratë si shprehje të qartë dhe të vlefshme të vullnetit tim”, shkruan Kordhoni.

    Zeqir Kordhoni, i renditur i nënti në listën e mbyllur në qarkun e Tiranës, i rrezikon kështu mandatin Lapajt. Më herët, kandidati që në CV-në e tij ka deklaruar se ka qenë punëtor ndërtimi, por që trajtohet me KEMP, tha se ‘nuk mban mend’ se çfarë kishte firmosur dhe i kërkoi Ilirjan Celibashit informacion se çfarë ka dorëzuar partia e Adriatik Lapajt në emër të tij.

    Top Channel

  • Rrezikohet mandati i Lapajt në Parlament, kandidati i Nismës Shqipëria Bëhet kërkon kopjen e dorëheqjes

    Rrezikohet mandati i Lapajt në Parlament, kandidati i Nismës Shqipëria Bëhet kërkon kopjen e dorëheqjes

    Një zhvillim i papritur mund të ndikojë në përbërjen e re të Kuvendit pas zgjedhjeve të 11 majit, teksa Zeqir Kordhoni, kandidat i listës së mbyllur të Nismës Shqipëria Bëhet në qarkun Tiranë, po sfidon mandatin e mundshëm të Adriatik Lapajt, i cili rezulton më i votuari nga lista e hapur e kësaj force politike.
    Aktualisht, fituese zyrtare e mandatit në Tiranë është Ana Dajko, si e para në listën e mbyllur të partisë. Sipas ligjit zgjedhor, për të kaluar mandati te Lapaj, i renditur i pari në listën e hapur për preferenca të votuesve, duhet që Dajko dhe 11 kandidatë të tjerë të listës së mbyllur të refuzojnë mandatin.

    Një nga emrat në këtë listë, Zeqir Kordhoni, i renditur i 9-ti, ka vënë në dyshim vlefshmërinë e dorëheqjes së tij të supozuar. Në një letër drejtuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, Kordhoni kërkon një kopje të dorëheqjes së dorëzuar në emrin e tij.
    “Unë, Zeqir Kordhoni, jam deputet i partisë ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ dhe kam mësuar se kjo parti ka dërguar një letër dorëheqjeje në emrin tim. Kërkoj një kopje të saj,” thuhet në letrën e tij.
    Kjo situatë ngre pikëpyetje mbi vlefshmërinë procedurale të dorëheqjeve të dorëzuara nga kandidatët e listës së mbyllur dhe mund të komplikojë rrugën e Adriatik Lapajt drejt Kuvendit, pavarësisht mbështetjes popullore që ka marrë në zgjedhje.
    KQZ pritet të shqyrtojë zyrtarisht kërkesën dhe të qartësojë situatën në ditët në vijim, ndërsa vendimi përfundimtar mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përfaqësimin parlamentar të Nismës Shqipëria Bëhet.

  • PD mbështeti kërkesën e Lapajt për rinumërimin në Fier, Luan Baçi: Nuk është legjitimim i farsës

    PD mbështeti kërkesën e Lapajt për rinumërimin në Fier, Luan Baçi: Nuk është legjitimim i farsës

    KAS i KQZ-së vendosi që të rinumërojë të gjitha votat e Qarkut të Fierit. Deputeti Luan Baçi, deputet i PD-së në qarkun e Fierit, u shpreh se kërkesa u bë nga “Shqipëria bëhet” e Adriatik Lapajt, që mendon se mund të marrë edhe një mandat në Fier, duke ia hequr PS-së
    “Si kërkesë është nga “Shqipëria bëhet” e Lapajt. Mendojnë se mund ta marrin edhe një mandat në Fier, duke ia hequr PS-së. PD e ka mbështetur dhe me kërkesën e dy anëtarëve është miratuar kërkesa. Kjo nuk do të thotë legjitimim i farsës, sepse të gjithë e kemi parë. Është një tjetër këndvështrim që ne e mbështetëm, pasi mbështesim vendimmarrjet për hapjen e kutive për të vërtetuar farsën elektorale. Kjo i bën transparencë publikut dhe opinionit ndërkombëtar.
    Ditën e diel në Fier është bërë problem një qendër votimi. Unë e kam denoncuar me informacionin e përfaqësuesve në KZAZ. I kam bërë thirrje SPAK të hetojë. Janë marrë 150 fletë votimi nga një qendër tjetër dhe 150 nga një tjetër, i kanë shtuar te 47 te kutia që duhej të kishte 574 dhe vazhduan sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Janë veprime me urdhër të KQZ. Këto 500 fletë votimi ku kanë shkuar? Janë shpërndarë. Ky rast është një hapësirë për të bërë transparencë. Përgjegjësia duhet të jetë e komisionerëve”- tha Baçi.

  • Xhaferaj: Flamuri e Albana të dilnin në listë të hapur. Berisha t’i jepte 8 mandate Lapajt

    Xhaferaj: Flamuri e Albana të dilnin në listë të hapur. Berisha t’i jepte 8 mandate Lapajt

    Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferaj i cili mbeti jashtë garës së 11 majit renditi disa nga arsyet pse Berisha dhe opozita i humbën këto zgjedhje. Xhaferaj tha se e kishte lexuar rezultatin përgjatë tre viteve dhe “ndodhi një certifikim i atyre që kam thënë”.
    “Ne nuk diskutohet që kemi autoritarizëm konkurrues në Shqipëri. Zgjedhje mbahen dhe janë konkurruese, por siç u shpreh OSBE/ODIHR kemi përdorimin e shtetit në favor të partisë qeverisëse dhe provohet të margjinalizohet opozita. Problemi madhor brenda kësaj është se mazhroanca mori shumë më pak se në 2013. Nuk është se u rrit mazhoranca, por opozita nuk ishte në gjendje të rritej atje ku duhet”.

    Në optikën e Xhaferajt, Berisha duhet të kishte hyrë në garë në një koalicion me partitë e Lapajt, Shehajt, e Shehit, duke iu ofruar atyre të paktën 8 vende në listat e sigurta dhe duke iu ofruar shqiptarëve shpresë dhe alternativë përballë qeverisjes së konsumuar të së majtës.
    “Berisha u rikthye dhe mori mbështetjen e grupit parlamentar bazuar mbi një realizëm politik sepse në ato zgjedhje lokale që dekretoi Ilir Meta në 2022, qartazi doli më mirë se Lulzim Basha. Ne aty nga dëshira për të larguar këtë qeveri pamë që Berisha ishte i fuqishëm, faktori më i fortë opozitar, por që na duhej shumë punë për të bërë për ta mundur Edi Ramën. Kjo u pa edhe në 2023 ku na u tha se edhe pa vulë mblodhëm 500 mijë vota. Por nga këtu buronte që kemi një Berishë të rikthyer me të gjithë kapacitetin për të mobilizuar një pjesë të madhe të PD, por me deficite të mëdha për të mobilizuar të gjithë PD dhe elektoratin gri. Këtu buronte çfarë duhet të bënim. Ishte detyrë e Berishës të garantonte një koalicion të madh opozitar, sepse Edi Rama edhe me një opozitë të ndarë në katër fraksione, 52% ka shkuar në finale. Dhe elektorati shqiptar duhet të shihte negociata pa fund midis Berishës, Shehajt dhe Lapajt, për t’i thënë se këta kërkojnë 5-6 mandate por unë i jap 7-8. Sepse për hir të rotacionit politik unë do i them Flamurit, Albanës dhe gjithë të tjerëve se jeni në listë të hapur. Ky ishte zhvillimi i parë që na ka dëmtuar”,-tha në “A2cnn”.
    Një tjetër faktor i rëndësishëm që sipas deputetit të PD çoi në humbjen e thellë të 11 majit, ishte mungesa e figurave të reja në listën e mbyllur të tyre. Duke iu referuar Ilir Alimehmetit që ndodhej në studio, por edhe emrave të tjerë nga e djathta, Xhaferaj tha se me ta në listën e sigurtë dhe “veteranët” në të hapur, elektorati gri do të prirej të votonte PD.

  • AKUZA E RËNDË E AVOKATIT IDAJET BEQIRI: “Partia e Adriatik Lapajt ka marrë 3 milionë euro nga Shkëlzen Berisha”

    AKUZA E RËNDË E AVOKATIT IDAJET BEQIRI: “Partia e Adriatik Lapajt ka marrë 3 milionë euro nga Shkëlzen Berisha”

    Tiranë – Avokati i njohur Idajet Beqiri ka hedhur një akuzë të fortë ndaj liderit të Lëvizjes NE, Adriatik Lapaj, duke deklaruar se ky i fundit është financuar me 3 milionë euro nga Shkëlzen Berisha, me urdhër të Sali Berishës.

    Në një prononcim për televizionin ABC News, Beqiri u shpreh se qëllimi i Lapajt është të marrë një numër të vogël deputetësh në Kuvend për t’u bërë mbështetje politike për Sali Berishën, duke shtuar se retorika e Lapajt për zgjedhje të parakohshme i shërben vetëm interesave të liderit historik të PD-së.

    “Adriatik Lapaj nuk ka fonde. 3 milionë euro Shkëlzen Berisha, me urdhër të babait të tij, ia ka destinuar Lapajt, që të jetë mbështetja kryesore për Berishën,” tha Beqiri.

    Ai shtoi se SPAK duhet të hetojë këtë çështje me të njëjtën vendosmëri sikurse hetimet për fondet e dyshuara prej 6 milionë dollarësh në SHBA: “Le të marrin edhe këtë çështje dhe le ta trajtojnë,” deklaroi ai. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga Adriatik Lapaj apo Shkëlzen Berisha lidhur me këtë akuzë.
    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Denoncimi i Lapajt: Kandidatja e “Shqipëria Bëhet” në Durrës u kërcënua me armë nga anëtarë të krimit të organizuar

    Denoncimi i Lapajt: Kandidatja e “Shqipëria Bëhet” në Durrës u kërcënua me armë nga anëtarë të krimit të organizuar

    Një kandidate e “Shqipëria Bëhet” në qarkun e Durrësit është kërcënuar këtë pasdite me armë, sipas kryetarit të kësaj partie, Adriatik Lapajt.

    Sipas tij, “anëtarë të krimit të organizuar në Durrës i kanë prerë rrugën kandidates  Valbona Myhedin dhe aktivistëve që e shoqëronin e i kanë treguar armën në brez për ta intimiduar”.
    Kandidatja ka qenë duke zhvilluar takime me qytetarët në lagjen nr. 8, në shkollën Eftali Koçi ku po ndante programin elektoral. Lapaj thotë se për ngjarjen do të njoftojë edhe ambasadën amerikane, pasi Myhedini është shtetase amerikane, ndërsa bën thirrjen për hetimin e rastit dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve.
    “Myhedin është edhe shtetase amerikane e për këtë do të njoftohet me urgjencë ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai i paburrë që ka guxuar t’i tregojë armën 2 grave ta dijë që do përgjigjet para ligjit. Kjo burracakëri nuk do kalojë lehtë. Nëse mendojnë se kthehemi pas, e kanë gabim! P.s personi në video është ai që ka kryer këtë akt të ulët. I bëj thirrje Policisë së Shtetit të marrë masat e duhura!”.

    Top Channel