“Shqipëria Bëhet” ka paditur në Kolegj Zgjedhor KQZ dhe KAS pasi iu dha mandati të parës në listë, Ana Dajkos.
“Shqipëria Bëhet” kërkon shfuqizimin e vendimit të KAS, moasnjohjen si të vlefshme të revokimit të dorëheqjeve të depozituara nga Zeqir Kordhonai adhe Kleana Xhuveli.
“Shqipëria Bëhet” thekson në shkresë se mandatin duhet ta marrë Adriatik Lapaj.
KAS vendosi disa ditë më parë shpalljen e kandidatit fitues nga lista shumëemërore të miratuara nga KQZ të subjekti zgjedhor, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet për qarkun Tiranë të zonjës Ana Kosta Dajko, kushërirës së Lapajt.
Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ironizoi më parë vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve që nuk njohu dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur dhe ia dha mandatin të parës në listë, Ana Dajkos.
Tag: lapajt
-

KAS i hoqi mandatin vajzës së tezes së Lapajt, ia dha të parës së listës, “Shqipëria Bëhet” ankohet në Kolegj
-

KAS i hoqi mandatin vajzës së tezes së Lapajt, ia dha të parës së listës, “Shqipëria Bëhet” ankohet në Kolegj: I takon Adriatikut!
“Shqipëria Bëhet” ka paditur në Kolegj Zgjedhor KQZ dhe KAS pasi iu dha mandati të parës në listë, Ana Dajkos.
“Shqipëria Bëhet” kërkon shfuqizimin e vendimit të KAS, moasnjohjen si të vlefshme të revokimit të dorëheqjeve të depozituara nga Zeqir Kordhonai adhe Kleana Xhuveli.
“Shqipëria Bëhet” thekson në shkresë se mandatin duhet ta marrë Adriatik Lapaj.
KAS vendosi disa ditë më parë shpalljen e kandidatit fitues nga lista shumëemërore të miratuara nga KQZ të subjekti zgjedhor, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet për qarkun Tiranë të zonjës Ana Kosta Dajko, kushërirës së Lapajt.
Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ironizoi më parë vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve që nuk njohu dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur dhe ia dha mandatin të parës në listë, Ana Dajkos.
Shkresa e padisëTop Channel
-

Lapaj kërkon mandatin e deputetit, shqyrtohet në KAS kërkesa e “Shqipëria Bëhet”
Ka nisur në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) shqyrtimi i ankesës së Adriatik Lapajt.
Ky i fundit kundërshton vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.
Ilirjan Celibashi ka vendosur që mandati t’i kalojë kandidates së katërt në listën e mbyllur, Kleana Xhuveli, e cila është kushërira e Lapajt.
Por kreu i koalicionit kërkon që të njihen në bllok dorëheqjet e kandidatëve në listën e mbyllur, duke pretenduar se mandati i takon atij. -

Kërkon mandatin, KAS shqyrton ankimimin e Lapajt
KAS shqyrton sot ankimimin e Adriatik Lapajt që kundërshton vendimmarrjen e kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi për t‘ja dhënë mandatin të katërtës së listës së mbyllur, Kleana Xhuvelit.
Në shkresën drejtuar KAS, partia e Lapajt kërkon që të njihen dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur në mënyrë që më pas të kalohet tek garuesit e listave preferenciale, Adriatik Lapaj renditet i pari me mbi 6000 vota.
Po ashtu, kërkohet që të mos pranohet as revokimi nga dorëheqja për Kleana Xhuvelin dhe Zeqir Kordhonin.
Pikërisht nga kërkesa e këtij të fundit për tu bërë deputet nisi edhe përcarja mes Lapajt dhe Shabanit. Dhe për të mos ja lene mandatin dajës së Shabanit, Kleana Xhuveli, kushërira e Lapajt revokoi dorëheqjen duke marrë mandatin e deputetes. -

KQZ ia dha mandatin kushërirës së tij, KAS shqyrton sot ankimin e Lapajt
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve merr në duar fatin e mandatit të vetëm të fituar nga Nisma Shqipëria Bëhet që futi në sherr drejtuesit e koalicionit.
KAS shqyrton sot ankimimin e Adriatik Lapajt që kundërshton vendimmarrjen e Ilirjan Celibashit për t‘ja dhënë mandatin të katërtës së listës së mbyllur, Kleana Xhuvelit, kushërirës së tij.
Ndonëse ajo është kushërirë e Lapajt, kreu i Shqipëria Bëhet insiston që të njihen në bllok dorëheqjet e listës së mbyllur dhe mandati ti kalojë vetë Adriatik Lapajt.
Do të jetë në dorë të KAS nëse do të lërë në fuqi vendimin e Celibashit apo nëse do të prodhojë një vendimmarrje të re mbi mandatin që përçau partitë e reja. -

“Nuk djeg jorganin për një plesht”/ Kleana Xhuveli mori mandatin, reagon Shabani: E fal Lapajn se nuk diti se ç’bëri…
Kreu i “Nismës Thurje”, Endrit Shabani ka reaguar për herë të parë pasi mandati i deputetit i kaloi kandidates së koalicionit të bashkëdrejtuar edhe prej tij, Kleana Xhuveli, me vendim të KQZ-së. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shabani ka rrëfyer ‘prapaskenat’ që fshihen pas këtij vendimi, teksa thotë se njeriu i tij i afërt, Zeqir Kordhoni dha dorëheqjen dhe si rrjedhojë mandati i kaloi Xhuvelit. Kjo e fundit, të cilën Shabani e identifikon si ‘motra’ e Lapajt, nuk do të mund të futej në Parlament pa votat e “Nismës Thurje”.
Në fund të reagimit, Shabani shprehet se e ka falur Adriatil Lapajn, për përplasjen e fortë që ka vijuar prej disa ditësh, teksa I uron atij që të ketë nxjerrë mësime.Postimi i plotë:
U mbars mali dhe…Njëmijë akuza.
Ndërkohë sot, njeriu im më i afërt dha dorëheqjen dhe mandatin e mori Kleana Xhuveli. Kleana nuk është daja im po motra e Adriatik Lapajt!
Deri dje na akuzonte do bëheshim vota e 84 e Ramës.
Sot që mori mandatin për motrën, Adriatiku na thotë që i qenka lutur Rama për bashkëqeverisje.
Medemek Rama që mezi e përzuri LSI-në kur kishte 74, po i lutet Adriatikut fiks tani që ka 83 dhe ka gllabëruar çdo pushtet!
Me sa duket, tullumbaci i 71 mandateve që Adriatiku përbetohej se do merrte, ende nuk qenka shfryrë në kokën e tij nga gjilpëra e realitetit të 11 majit, ku pa votat tona do kishte mbetur edhe e motra pa mandat.
Nejse, kjo ishte kostoja krejt e panevojshme që ne të Nismës morëm për ndershmërinë dhe seriozitetin tonë në koalicion me një politikan të ri që më mirë se sa ne, njeh të gjitha metodat e vjetra.
Megjithatë ne nuk e djegim jorganin për një plesht, kur për më tepër kemi njohur dhe vlerësojmë plot djem e vajza në radhët e Shqipëria Bëhet.
Ndërsa Adriatikut ia kam falur se nuk diti se ç’bëri dhe uroj të nxjerrë edhe ai mësimet e veta siç kam nxjerrë unë të miat.
27-vjeçarja Kleana Xhuveli mori sot mandatin e deputetes. Pas marrjes së mandatit nga KQZ, Xhuveli tha se ky vendim është marrë në bazë të rrethanave aktuale dhe dëshirës për të mbështetur misionin e listave të hapura, të cilat përbëjnë themelin e lëvizjes së tyre politike. Por, Xhuveli njëherësh kushërira e Adriatik Lapajt tha se do ta përfaqësojë mandatin denjësisht, deri sa të shkojë tek i zoti referuar Lapajt. Për këtë ajo u shpreh se do të ndjekin betejë ligjore.
Kujtomë se “Kriza” në koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” nisi pasi daja i Endri Shabanit, Zeqir Kordhoni nuk pranoi të dorëhiqet dhe i shkroi KQZ që kërkon të marrë mandatin e deputetit në rast se atij i vjen radha, edhe pse pozicionohet i nënti në listën e mbyllur të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”. Kjo solli edhe një përplasje në distancë mes Lapajt dhe Shabanit. Nga lista, Lapaj kërkon mandatin me pretendimin se mori në Tiranë 6500 vota, ndërsa Shabani 2 900 të tilla. Por duket se palët nuk kanë rënë dakord duke nisur një debat publik, i cili u mbyll sot në KQZ. -

KQZ ia dha mandatin Kleana Xhuvelit, reagon Shabani: U mbars mali dhe…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha fund dilemës se kujt i takon mandati i Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, duke ia dhënë Kleana Xhuvelit, e cila është familjare e Adriatik Lapajt.
Pas këtij vendimi të KQZ-sëë ka reaguar Endri Shabani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shabani shkruan se pa votat e Nismës Thurje, motra e Lapajt nuk do të kishte marrë mandat.
Shabani e mbyll shkrimin duke theksuar se e ka faluar Lapajn.
Reagimi i Endri Shabanit: