Tag: lapaj

  • Opozita e përçarë, Arlind Qori paralajmëron se do të bëjë “namin” para Kuvendit nesër, Adriatik Lapaj proteston…

    Opozita e përçarë, Arlind Qori paralajmëron se do të bëjë “namin” para Kuvendit nesër, Adriatik Lapaj proteston…

    Opozita vijon të shfaqet e copëzuar në aksionin e saj politik. Arlind Qori ka njoftuar një tubim para Kuvendit nesër në orën 18:00, ku “Lëvizja Bashkë” synon të mbledhë qytetarët për të kërkuar më shumë përgjegjshmëri nga institucionet. Paralelisht, Adriatik Lapaj ka zgjedhur një formë proteste përpara Kryeministrisë, i ulur në një karrige dhe me çadra, ndërsa Sali Berisha vijon me “Foltoret” e tij të hënave. Këto lëvizje të ndara tregojnë edhe një herë mungesën e bashkimit brenda opozitës, teksa secila palë kërkon të imponojë kauzën e vet në skenën publike.
    Paralajmërimi i Qorit
    Arlind Qori, kryetari i Lëvizjes Bashkë theksoi se kjo protestë ka për qëllim rikthimin e Kuvendit në nivelin e duhur, atë të shërbimit të qytetarëve si dhe për të kërkuar shkarkimin e kryeministrit Edi Rama dhe të zv/ministres së pezulluar, Belinda Balluku. Duke marrë parasysh numrin e pakët të qytetarëve që së fundmi kanë marrë pjesë në protestat e organizuara nga partitë opozitare, Qori tha se asgjë nuk është e parealizueshme dhe se bashkimi i mijëra qytetarëve të enjten përpara Kuvendit, do të detyronte një pjesë të madhe të socialistëve të diskutonin vijimësinë e tyre në politikë. “Nuk me duket sikur rrogat e gjyqtarëve, ministra e deputetë janë përparësia e vendit tonë. Ditën e enjte në orën 18 Lëvizja Bashkë ka thirrur të gjithë qytetarët që të shkojmë tek Kuvendi i Shqipërisë, si institucioni më i rëndësishëm. Do të mblidhemi te Kuvendi për t’i kërkuar që të bëj detyrën në kushtet e një krize të madhe morale të qeverisjes, në kushtet e korrupsionit të gjithanshëm. Kuvendi duhet të votojë shkarkimin e Ramës dhe të Ballukut. Fundja Kuvendi ishte ai që i mandatoi këta abuzues. Nën presionin e qytetarëve kërkojmë që Kuvendi t’i shkarkojë. Nuk ka gjëra të parealizueshme nëse dhjetëra mijëra qytetarë i bashkohen kësaj proteste. Nëse të enjten mblidhen shumë qytetarë, të siguroj që Rama nuk do të ketë më shumicën parlamentare”, tha Arlind Qori. Teksa komentoi numrin gjithnjë e më të pakët të pjesëmarrësve në protestën e çdo të hëne të Berishës përpara kryeministrisë, Qori tha se Partia Demokratike është një parti e vdekur ndërsa tha se e njëjtë do të ishte dhe nëse Rama do të organizonte një miting. “Ne e kemi thirrur protestën të hënën paradite, si e vetja parti me reputacion moral për të thirrur protestë, do parti tjetër është pjesë e sistemit të pandershëm. Ne gjerat i planifikojmë dhe përpiqemi t’i realizojmë. Shumica e Ramës nuk është e shkruar në gurë. 83 deputetët janë 83 njerëz që nga një vesh i kap Rama dhe tjetrin e kanë bosh. Nëse në protestën e të enjtes do të marrin pjesë mijëra qytetarë, një pjesë e madhe e deputetëve të PS do të fillojnë të bëjnë llogari, ja vlen të rrimë në një varkë që po mbytet, apo të kërcej e të iki. Do të protestojmë në mënyrë periodike. Do ti tregojmë Shqipërisë sesi mund të bëhet një vend i jetueshëm ku nuk largohen 50-60 mijë të rinj në vit. Nuk më habit përmasa e protestës së PD se ajo është një parti e vdekur. Sikur dhe Rama të thërrasë një miting dhe mos të marrë njeri me dhunë nga administrata, përfundon dhe më keq se PD. Njerëzit janë të neveritur, e tregojnë zgjedhjet e fundit lokale”, tha Qori.
    Protesta e Adriatik Lapajt
    Nga ana tjetër Nisma “Shqipëria Bëhet”, e Adriatik Lapajt, ka nisur protestat përpara Kryeministrisë, kundër pushtetit që sipas tyre ka kapur gjithçka. Gjatë mbrëmjes së djeshme protesta është shoqëruar edhe më një përplasje mes forcave të policisë dhe Lapajt. Policia i ka kërkuar Lapajt që të largojnë karriget dhe çadrat të cilat kanë vendosur para godinës së Kryeministrisë për të qëndruar gjatë natës, ndërsa ky i fundit ka kundërshtuar. Adriatik Lapaj u shpreh se kjo sjellje e policisë është e papranueshme.  Erdhën forcat e policisë dhe bënë një sjellje barbare. Edi Rama t’i do japësh dorëheqjen se je kapur në flagrancë për vjedhjen e parave të shqiptarëve. Ne do të vëmë jo një çadër, por qindra”, u shpreh Lapaj. Ai tha se asgjë nuk do t’i ndal për të vijuar protestën. Ai ka bërë thirrrje që qytetarët ti bashkohen kësaj proteste. “Kur ne shohim punonjësit e policisë duhet që të shohim shtetin. Ishte sjellje e pabazuar në ligj dhe kjo gjë ne s’na ndal, as heqja e çadrave. Nuk na intimodojnë dot dhe as nuk na trembin dot, unë jam i qetë në këtë fazë por nuk është qetësia frikë, por respekt për uniformën. Ne do të vazhdojmë pa ndalim, kjo do të jetë protestë e gjatë dhe njerëzve i bëjë thirrje që të na bashkohen edhe në ditët na vazhdim”, tha ai. Lapaj qëndroi gjithë natën para Kryeministrisë. Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së tij çdo ditë në orën 5 të pasdites për të protestuar kundër qeverisë.
    A do të bashkohet opozita?
    Për të bashkuar opozitën ka menduar Belind Këlliçi, i cili paralajmëroi se shumë shpejt opozita do të mbajë një protestë kombëtare. Po ashtu ai tha se i shtrin dorën çdo lëvizjeje që është kundër qeverisë Rama. “Kudo ku kam qenë kam dhënë dorën e bashkëpunimit. Arlind Qori është koherent në qëndrimet e tij, ka të njëjtin emërues kur vjen puna te debati dhe kundërshti ndaj Ramës. Për sa kohë Qori, Lapaj, Agron Shehaj, apo çdo drejtues tjetër i një forcë është në konflikt të hapur dhe është në oponencë e Ramën, jam pro bashkëpunimit. Do të bashkëpunoja dhe me zotin Braçe. S’mund të heq një paralele mes Ballukut dhe Majkos. Është mirë që zoti Arlind Qorri ka njoftuar të enjten një protestë, e Lapaj ka nisur një të tillë. Ne ende nuk e kemi thirrur një protestë kombëtare. Ai formati që ndodh para Kryeministrisë, është vetëm për një target të caktuar. Shumë shpejt do të kemi një protestë kombëtare. Por sa i përket planeve, apo dhe për realizimin e veprimeve të deputetëve apo dhe ngujimin tonë në Kuvend, ka një plan dhe hapa. Çdo gjë do të merret me hapa. Kemi një plan të qartë, që shihet deri përtej vjeshtës tjetër që duam të arrijmë”, tha ai dje në një studio televizive.

  • Lapaj vijon protestën para Kryeministrisë: Të imponojmë dorëheqjen e Ramës

    Lapaj vijon protestën para Kryeministrisë: Të imponojmë dorëheqjen e Ramës

    Kryetari i ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj vijon grevën e tij para Kryeministrisë, duke kërkuar ndryshim politik përmes vullnetit qytetar. Në një lidhje live në emisionin “Koha për t’u zgjuar”, Lapaj tha se protesta filloi si një iniciativë personale, por tani fton të gjithë qytetarët të bashkohen në kauzën e tij.
    Ai komentoi edhe përplasjen me policinë ditën e djeshme pas vendosjes së çadrës para Kryeministrisë dhe theksoi se qëllimi i tij është të nxjerrë në dritë korrupsionin dhe aferat e mazhorancës aktuale, që sipas tij ka penguar rrotacionin politik të pritshëm.
    Lapaj paralajmëroi se do të qëndrojë në protestë deri në kufijtë që i lejon shëndeti, duke e kthyer aksionin e tij në një thirrje për mobilizim qytetar dhe vëmendje ndaj çështjeve të transparencës dhe përgjegjësisë së qeverisë.
    “Themeli i fortë i një demokracie është individi. Nuk kam besuar te protestat e mëdha, E nisa vetëm. Çdo njeri që e ndjen, të bashkohet në formën e vetë. Në orën 5 pasdite, kemi ritualin ku bëhet një protestë që çdo ditë do të jetë dhe më e madhe. Të tjerët ikin e vinë. Ka pasur deri në orë 5 të mëngjesit. Ka të tjerë që po rrinë tërë kohës këtu. Kemi qenë 12 veta gjatë gjithë natës. Kur ti pyet një përfaqësues të shtetit, se ku bazohet, dhe s’ta tregon, e kupton vetë ti. Vendosja e tendave, është një gjë demokratike, si në SHBA. Por kjo vetëm demokraci nuk është. Shpërfillja është e tmerrshme. Edhe më e rëndë është që të shpërfillin si qytetar, se ke një mendim dhe ti flet dhe s’të dëgjon njeri.
    Korrupsionet galoponte, ministrat kapen në vjedhje. Askush në botë nuk ndodh që pasi je kapur gafil duke vjedhur, ti bëhet dhe më i fortë. Nuk ka logjikë që t’i shkon në zgjedhje të parakohshme në 5 bashki dhe fiton 75 të votave. Afat për qëndrimin nuk ka. Nëse ndodh që njerëzit shtohen, dhe imponojnë dorëheqjen e këtij zotërie, pasi ai s’ka legjitimitet më, pasi ai do të ishte limiti i protestës.
    Do të qëndrojmë këtu deri në limitin biologjik të trupit. Vjedhin nuk mbajnë përgjegjësi. I kërkon gjykata të ikin na detyra, kapen dhe mbrohen me një gjykatë tjetër. Na kërcënojnë jetën me vjedhjen e tyre. Të mungojnë hekuri në tunelin e Llogarasë, rrezikohet jeta jo vetëm vjedhje. Apo të rrezikohet jeta nga rënia e malit, në Qafë-Plloçë, nuk është vetëm vjedhje, por dhe rrezikim jete”, tha ai.

  • ‘U kapën gafil duke vjedhur’, Lapaj vijon protestën para Kryeministrisë: Kjo qeveri s’ka më legjitimitet

    ‘U kapën gafil duke vjedhur’, Lapaj vijon protestën para Kryeministrisë: Kjo qeveri s’ka më legjitimitet

    Adriatik Lapaj vijon protestën para Kryeministrisë. Në një deklaratë, Lapaj ka treguar se protesta e tij ka nisur fillimisht vetëm, kjo pasi beson se janë vullnetet e individëve ata që sjellin ndryshimin.
    Ai ka folur edhe në lidhje me vendosjen e çadrës ditën e djeshme, që u kundërshtua nga forcat policore. Lapaj u ka bërë thirrje të gjithë atyre që e ndjejnë, që të bëhen pjesë e protestës së tij, ndërsa ka renditur edhe aferat e kësaj mazhorance në fuqi, që duhet të kishte sjellë rrotacionin politik dhe jo fitoren në zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki.
    Lapaj zbuloi gjithashtu se në protestë do të qëndrohet derisa tua lejojë limiti biologjik.
    “Themeli i fortë i një demokracie është individi. Nuk kam besuar te protestat e mëdha, E nisa vetëm. Çdo njeri që e ndjen, të bashkohet në formën e vetë. Në orën 5 pasdite, kemi ritualin ku bëhet një protestë që çdo ditë do të jetë dhe më e madhe. Të tjerët ikin e vinë. Ka pasur deri në orë 5 të mëngjesit. Ka të tjerë që po rrinë tërë kohës këtu. Kemi qenë 12 veta gjatë gjithë natës. Kur ti pyet një përfaqësues të shtetit, se ku bazohet, dhe s’ta tregon, e kupton vetë ti. Vendosja e tendave, është një gjë demokratike, si në SHBA. Por kjo vetëm demokraci nuk është. Shpërfillja është e tmerrshme. Edhe më e rëndë është që të shpërfillin si qytetar, se ke një mendim dhe ti flet dhe s’të dëgjon njeri.
     
    Korrupsionet galoponte, ministrat kapen në vjedhje. Askush në botë nuk ndodh që pasi je kapur gafil duke vjedhur, ti bëhet dhe më i fortë. Nuk ka logjikë që t’i shkon në zgjedhje të parakohshme në 5 bashki dhe fiton 75 të votave. Afat për qëndrimin nuk ka. Nëse ndodh që njerëzit shtohen, dhe imponojnë dorëheqjen e këtij zotërie, pasi ai s’ka legjitimitet më, pasi ai do të ishte limiti i protestës. Do të qëndrojmë këtu deri sa në limitin biologjik të trupit. Vjedhin nuk mbajnë përgjegjësi. I kërkon gjykata të ikin na detyra, kapen dhe mbrohen me një gjykatë tjetër. Na kërcënojnë jetën me vjedhjen e tyre. Të mungojnë hekuri në tunelin e Llogarasë, rrezikohet jeta jo vetëm vjedhje. Apo të rrezikohet jeta nga rënia e malit, në Qafë-Plloçë, nuk është vetëm vjedhje, por dhe rrezikim jete.”, tha ai.

  • Adriatik Lapaj nuk lëviz nga trotuari: Rama të hapë krahun

    Adriatik Lapaj nuk lëviz nga trotuari: Rama të hapë krahun

    Kryetari i partisë “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka nisur përpara kryeministrisë një protestë 24 orë pa ndalim, por jo si kryetar partie, por si një qytetar i thjeshtë.
    Lapaj tha se kjo protestë erdhi si pasojë e moreagimit të qytetarëve ditën e djeshme në “Ditën e Rinisë”. Në një kohë, thotë Lapaj, që shoqëria dhe rinia është drejt një dëmtimi të pakthyeshëm.Jam mirë dhe jam për rrugë të gjatë këtu në shesh dhe sigurisht unë vij nga protestat, e njoh mirë protestën dhe besoj se do e menaxhoj në mënyrën e duhur për të pasur sa më shumë jetëgjatësi. Dje në 10 të darkës, pasi pashë që nuk kishte reagim për 8 dhjetorin përballë një gjendje që është dramatike për rininë tonë dhe që është jo frymëzuese, përkundrazi. Jemi në kufijtë e një dëmtimi të pakthyeshëm të rinisë tonë, vendosa të dal dhe të protestoj.

    Nuk asgjë për të festuar këtë fundit në një vend ku qeveria i është turrur GJK për ta imponuar dhe shoqërisë për të detyruar të gjithë që të mbajë në funksione Ballukun. Një qasje ndryshe kjo që ka bërë Rama me të tjerët. Kjo të bën qartë të mendosh që nuk është një kryeministër i lirë, që nuk vendos vetë dhe për këtë duhet të hapi krahun”, tha Lapaj.
    Lapaj tha se kjo protestë është nevojë e shoqërisë për të kuptuar që ka reagim ndaj padrejtësive. Ndër të tjera ai tha se qeveria e Ramës ka vjedhur nga taksat e qytetarëve dhe se këto para janë përdorur për të deformuar vullnetin politik të vendit dhe për të mbajtur veten në pushtet.“Jemi në kushtet ku shoqëria kërkon impuls që ka një reagim ndaj një mbipushteti të një njeriu që si kanceri në tru ka vrarë çdo qelizë të lirë të këtij vendi. Ky pushtet çdo gjë e ka vendosur në funksion të mbajtjes së vetes në drejtimin e vendit, këta e vjedhin republikën me një mesazh 53 milionë euro, më një të rënë të lapsit 100 milionë euro dhe i përdorur këto para për të deformuar vullnetin politik të vendit. Unë e nisa vetëm për të parë mundësinë sesi qytetarët reagojnë. Protestës time do ti bashkohen dhe 9 të tjerë sot dhe do ta vazhdojmë pa ndalim. Uroj që çdo qytetar të mund të ndjejë nevojën të ballafaqohet”, tha Lapaj.

    Qëllimi i kësaj proteste është largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit dhe gjithashtu largimi i Belinda Ballukut.
     

  • Përplasje në protestën para Kryeministrisë mes Adriatik Lapajt dhe policisë

    Përplasje në protestën para Kryeministrisë mes Adriatik Lapajt dhe policisë

    Një përplasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme para godinës së Kryeministrisë, ku po zhvillohet protesta e organizuar nga kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.
    Lapaj dhe mbështetësit e tij vendosën disa tenda në trotuarin përballë godinës qeveritare, si simbol qëndrese dhe vazhdimësie të protestës. Pak minuta më pas, në vendngjarje ndërhynë forcat e policisë, të cilat kërkuan heqjen e tendave, duke e konsideruar vendosjen e tyre të paligjshme pa leje.

    Ky veprim solli një përplasje verbale dhe fizike të lehtë, ku Lapaj kundërshtoi ndërhyrjen e uniformave blu, duke deklaruar se protesta është paqësore dhe se policia nuk ka të drejtë të pengojë qëndrimin e qytetarëve në hapësirën publike.

    Dëshmitarë në vendngjarje raportojnë se situata është tensionuar për disa momente, ndërsa protestuesit janë rreshtuar përpara tendave për të penguar heqjen e tyre. Pavarësisht tensioneve, nuk raportohet për të lënduar.

    Policia ka vijuar të qëndrojë në perimetrin e protestës, ndërsa Lapaj ka deklaruar se protesta do të vazhdojë “deri sa qytetarët të reagojnë ndaj padrejtësive dhe krizës së çmimeve”.
    Protesta e Adriatik Lapajt është njoftuar të shtrihet në disa ditë, ndërsa nesër pritet dorëzimi i kërkesës për protestë pranë Policisë së Shtetit.
    “U kemi bërë thirrje qytetarëve të na sjellin batanije, po vinë. Ne do rrimë këtu. Do rrimë shumë gjatë”- deklaroi Lapaj.

  • “Çadrat tona rrezikuan godinën e Ramës?”/ Lapaj:Rama e humbi durimin me gjyqtarët, policët me ne

    “Çadrat tona rrezikuan godinën e Ramës?”/ Lapaj:Rama e humbi durimin me gjyqtarët, policët me ne

    Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për t’ju Bashkuar protestës.
    Pasi iu hoqën çadrat me forcë nga policia, Lapaj ka kërkuar nga ndjekësit e tij mbështetje. Gjithashtu ai u shpreh i vendosur se nuk do të heqin dorë nga protesta.
    “Urojmë që qytetarët të bashkohen masivisht. Ata që më ndjekin e dinë që sa herë i kam hyrë një proteste ka zgjatur. Nuk ka kthim pas, do të rrimë këtu. Kjo e dëmton autokracinë e Ramës që është kthyer në të pangopur. Sot jemi pak, por po u bëmë 10 mijë a do vijnë të marrin çadrat prapë… Të dashur ndjekës na dërgoni batanije, kemi nevojë, çfarë të keni na i dërgoni të kalojmë natën. Ftohtë është por nuk ka kthim pas. Shefi i tyre Rama e humbi durimin me gjyqtarët, punonjësit e policisë e humbën durimin me ne”, tha ai.

  • Sfida e Lapajt ndaj qeverisë: Do rri këtu, ditë e natë, 24 orët e ardhshme, 48 orët e ardhshme

    Sfida e Lapajt ndaj qeverisë: Do rri këtu, ditë e natë, 24 orët e ardhshme, 48 orët e ardhshme

    Kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka ndërmarrë një nismë ndryshe. Ai ka zgjedhur të protestojë përpara Kryeministrisë, por ndryshe nga herët e tjera Lapaj ka qëndruar gjatë gjithë natës, i vetëm.
    Ai tha se protesta do të vazhdojë dhe se qytetarët po i bashkohen iniciativës së tij.
    Lapaj proteston që prej mbrëmjes së djeshme, ndërsa shprehet se protesta është e vazhdueshme. Ai i bën thirrje qytetarëve të ndërgjegjëson dhe të bashkohen.
    “Është një protestë e vazhdueshme, 24 orë. Sot nuk jam vetëm, do jemi 10 veta që do rrinë 24 orët e ardhshme, 48 orët e ardhshme . Nesër ju ftoj prapë”, tha ai.
     

     

  • Lapaj perplaset me policinë/ I heq çadrat e vendosura para Kryeministrisë

    Lapaj perplaset me policinë/ I heq çadrat e vendosura para Kryeministrisë

    Adriatik Lapaj ka vijuar protestën e tij përpara Kryeministrisë, ndërsa i janë bashkuar edhe qytetarët.
    Policia i ka kërkuar që të largohen dhe të largojnë çadrat e vendosura në shesh dhe të largohen.
    Kjo ka sjellë tension mes qytetarëve, “shtet që vret”, dëgjohet të thërrasin disa prej tyre.

  • VIDEO / Lapaj si Basha, ngre çadër para Kryeministrisë! Policia ndërhyn dhe e heq me forcë

    VIDEO / Lapaj si Basha, ngre çadër para Kryeministrisë! Policia ndërhyn dhe e heq me forcë

    Adriatik Lapaj vijon protestën e tij përpara Kryeministrisë, duke vendosur çadra para këtij institucioni.
    Por, Policia i ka kërkuar që çadrat të hiqen, para se të ndërhynte me forcë për t’i hequr ato.
    “E kuptoj që gjatë ditës mund të krijojnë problem, por tani natën nuk pengojnë askënd”, dëgjohej t’i thonte Lapaj efektivëve të policisë.

  • Lapaj “e gdhiu” në karrige para Kryeministrisë, dhjetëra qytetarë i bashkohen protestës (VIDEO)

    Lapaj “e gdhiu” në karrige para Kryeministrisë, dhjetëra qytetarë i bashkohen protestës (VIDEO)

    pamje nga protesta e lapaj

    TIRANË- Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka nisur një protestë përpara Kryeministrisë që prej mbrëmjes së djeshme, ndërsa qendra ka vazhduar edhe sot. Por, protestës së Lapajt, pasditen e sotme i janë bashkuar edhe qytetarë të ndryshëm.
    Lapaj u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së tij çdo ditë në orën 5 të pasdites. Nga ana tjetër, qytetarët janë shprehur se nuk kanë dalë për të protestuar në emër të partisë. Ata thonë se kanë si qytetarë të thjeshtë, teksa presin që edhe të tjerë t’i bashkohen protestës. 

    Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, Lapaj ka protestuar i vetëm, i ulur në një karrige përpara Kryeministrisë. Ai është shprehur se protesta po zhvillohet për mbrojtjen e Kushtetutës dhe drejtësisë nga “kërcënimet” që sipas tij, po i bën Kryeministri Edi Rama./ZËRI