Tag: lanës

  • Turizmi i palloshit , dhe “Fiume di M*rda” në mes të Tiranës

    Turizmi i palloshit , dhe “Fiume di M*rda” në mes të Tiranës

    Një episod i pazakontë, por tepër domethënës, po qarkullon sot në rrjetet sociale: një turist italian ka shtuar në Google Maps një vendndodhje të re, duke e quajtur “Fiume di M*rda (Frogna a cielo aperto)”, që në shqip përkthehet “Lumi i m*tit (Kanal i hapur i ujërave të zeza)”. Vendndodhja ndodhet përgjatë lumit të Lanës, në zemër të Tiranës.
    Rasti u publikua nga  Kastriot Çipi, i cili ironizon propagandën zyrtare të qeverisë, sipas së cilës Shqipëria po shndërrohet në “Meka e Turizmit”, “Maldivet e Ballkanit”, “Kryeqyteti i Arkitekturës Europiane”, ndërsa një turist i huaj sheh dhe regjistron publikisht një realitet krejt tjetër.

    Ndotja e Lanës, një problem i vjetër që s’ka marrë zgjidhje
    Në foton satelitore të postuar në rrjet sociale shfaqet qartë segmenti ku turistit i ka rënë në sy ndotja dhe prania e ujërave të zeza të hapura.

    Edhe pse Bashkia e Tiranës dhe qeveria kanë promovuar shpesh projekte shumë-milionëshe për “rivitabilizimin” e Lanës, realiteti në terren vijon të jetë alarmant: aromë e rëndë, ujë i ndotur, shkarkime kanalizimesh dhe mungesë totale e mirëmbajtjes.
    Pikërisht ky kontrast midis propagandës dhe realitetit duket se ka shtyrë turistin italian që ta dokumentojë për botën e gjerë përmes Google Maps.
    Sprucimet e marketingut qeveritar përplasen me sarkazmin e qytetarëve
    Ndërsa në fjalimet e pushtetit Shqipëria shitet si “Meka e turizmit”, një i huaj e përjeton kryeqytetin ndryshe dhe e indeksion në hartat globale me një emër që është sa brutal aq edhe i sinqertë.
    Në vend që të vizitojë një lum të pastër e një qytet modern, turisti është përballur me atë që ai e percepton si një kanal të hapur të ujërave të zeza  dhe këtë e ka vulosur në platformën më të përdorur të navigimit në botë. Propaganda mban erë! ­Shqipëria, sipas Palloshit, po bëhet “Meka e Turizmit”, “Maldivet e Ballkanit”, “Kryeqyteti i Arkitekturës Europiane” e tërci vërci. Por për turistët e huaj, në këtë rast një italian, realiteti është paksa ndryshe. I ka shtuar një vendndodhje në Hartat Google, të cilin e ka pagëzuar siç shihet në foto.
    /Publik.al

  • Kjo është Tirana jonë, ujë me çimento derdhet në Lanë para syve të Policisë

    Kjo është Tirana jonë, ujë me çimento derdhet në Lanë para syve të Policisë

    Një pamje që flet vetë dhe një paradoks tipik “alla Tiranë”, përballë Drejtorisë së Policisë, aty ku ligji supozohet të jetë më afër se kudo tjetër. Lanës i është ndryshuar ngjyra, jo nga reshjet, por nga uji me çimento që tani derdhet lirshëm prej një ndërtimi pranë ish-Ekspozitës.
    Pamjet tregojnë qartë rrjedhjen gri, që vjen nga tubat e një kantieri ndërtimi, duke u bashkuar me rrjedhën e Lanës si të ishte ndonjë kanal shkarkimi. Askush nuk duket të ketë vënë re, as policia që ka zyrat vetëm disa metra më tutje.
    Banorët dhe kalimtarët që e shohin këtë skenë pyesin me të drejtë: kush e ka lidhur tubin me kanalet e Lanës? A ka leje për këtë shkarkim, apo është një tjetër “luks” i atyre që ndërtojnë pa frikë, me bindjen se nuk i prek askush?
    Ironia është se aty ku duhej të niste kontrolli, ndotja po bëhet në dritë të diellit. Nëse do të kishte një simbol të qartë për mënyrën si funksionon zbatimi i ligjit në këtë vend, kjo rrjedhje gri në zemër të Tiranës do të ishte më kuptimplota.
    Në fund të fundit, Lanës i kanë hedhur gjithçka ndër vite, tani edhe çimenton, dhe këtë herë, nën hundën e policisë.
    Mesazhi i qytetarit:
    Urdhëro se çfarë derdhet në Lanë mu para Drejtorisë së Policisë Tiranë. Ujë me çimento, nga ndërtimi që po bëhet te ish-Ekspozita etj. Bie fjala ai ndërtim, se kushedi kush e ka lidh tubin me kanalet e Lanës.

  • Malltezi: Lana përmbyt Tiranën sepse sulltani Rama e mbingarkoi me betonin e Mond Begos, bregun e saj

    Malltezi: Lana përmbyt Tiranën sepse sulltani Rama e mbingarkoi me betonin e Mond Begos, bregun e saj

    Përmbytjet e sotme në zonën Lanës, pranë pallatit me Shigjeta, përveç se janë bërë objekte memesh, kanë risjellë në vëmendje një problem të përhershëm, ngushtimin e Lanës dhe dëmtimin e shtratit të saj nga mbindërtimet me beton, duke penguar rrjedhjen natyrale të ujërave, duke i kthyer rrugët dhe oborret e qytetarëve në pishina.

    Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi në një reagim të tij në Facebook, shkruan se, ka mbi 10 vjet që Bashkia e Tiranës ka miratuar Planin e Adaptimeve të Lanës, që parashikonte veprime konkrete për mbrojtjen e qytetit nga përmbytjet, por plani u hodh poshtë nga Rama, duke i hapur rrugë ndërtimeve të pakontrolluara dhe projekteve pa plan të qartë urban.

    Reagimi i Jamarbër Malltezit:

    Përmbytje dhe dalje e Lanës në rrugë nga mbindërtimet me beton dhe ngushtimi i shtratit të Lanës me gryka shishesh.

    Ka 10 vjet që Bashkia ka miratuar Planin e Adaptimeve dhe ka një seri veprimesh të studiuara, shkruara dhe miratuara, por kur Edi Rama bëhet sulltan dhe hodhi poshtë çdo studim, kur Tualet Balla përlan para nga Edmond Bego, në vend që të zbatohej plani dhe të bëheshin meandrinat për Lanën, u veprua e kundërta.

    Tani Lana dhe fekalet i hyjnë deri në shtëpi qytetarëve.

  • Përmbytje në zemër të Tiranës/ “Fekalet hyjnë në shtëpi”, PD ‘shpërthen’: Rama e shndërroi Lanën në “grykë shisheje”

    Përmbytje në zemër të Tiranës/ “Fekalet hyjnë në shtëpi”, PD ‘shpërthen’: Rama e shndërroi Lanën në “grykë shisheje”

    Përmbytjet e sotme në zonën Lanës, pranë pallatit me Shigjeta, përveç se janë bërë objekte memesh, kanë risjellë në vëmendje një problem të përhershëm, ngushtimin e Lanës dhe dëmtimin e shtratit të saj nga mbindërtimet me beton, duke penguar rrjedhjen natyrale të ujërave, duke i kthyer rrugët dhe oborret e qytetarëve në pishina.
    Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi në një reagim të tij në Facebook, shkruan se, ka mbi 10 vjet që Bashkia e Tiranës ka miratuar Planin e Adaptimeve të Lanës, që parashikonte veprime konkrete për mbrojtjen e qytetit nga përmbytjet, por plani u hodh poshtë nga Rama, duke i hapur rrugë ndërtimeve të pakontrolluara dhe projekteve pa plan të qartë urban.
    Reagimi i Jamarbër Malltezit:
    Përmbytje dhe dalje e Lanës në rrugë nga mbindërtimet me beton dhe ngushtimi i shtratit të Lanës me gryka shishesh.
    Ka 10 vjet që Bashkia ka miratuar Planin e Adaptimeve dhe ka një seri veprimesh të studiuara, shkruara dhe miratuara, por kur Edi Rama bëhet sulltan dhe hodhi poshtë çdo studim, kur Tualet Balla përlan para nga Edmond Bego, në vend që të zbatohej plani dhe të bëheshin meandrinat për Lanën, u veprua e kundërta.
    Tani Lana dhe fekalet i hyjnë deri në shtëpi qytetarëve.

  • Plot plehra dhe minj, ndotja e lumit Lana në nivele alarmante

    Plot plehra dhe minj, ndotja e lumit Lana në nivele alarmante

    Një kanal i ujërave të zeza që kalon mespërmes Tiranës.
    Kjo është ajo në çfarë është shndërruar lumi i Lanës.
    Ndotja këtu është përtej çdo imagjinate. Mbeturinat që sjell rrjedha e ujit përzihen me plehrat që qëndrojnë aty prej kohësh, duke e kthyer shtratin e Lanës në një vendgrumbullim të hapur.
    Ngado të hedhësh sytë, sheh minj.
    Me këtë ndotje që përshkon Tiranën nga lindja në perëndim përballen çdo ditë qytetarët dhe turistët.
    Përveç pamjes skandaloze që ofron lumi, ajo që e bën situatën edhe më të rëndë është era e padurueshme që vjen prej tij dhe që ka pushtuar gjithë zonën përreth.
    “Skëterr”, u shpreh dikush.“Erë e keqe…”, shtoi dikush tjetër.
    “Mban erë të keqe, nuk ka erë të këndshme, por Tirana është një qytet i bukur”, tha një turist.
    Ndotja urbane që ka prekur Tiranën është në nivele alarmante, me rrugë, trotuare e parqe të papastruara prej kohësh.
    Pak kohë më parë Bashkia e Tiranës prezantoi projektin për rehabilitimin e Lanës, por deri tani ka mbetur vetëm në letra.
    Tv Klan

  • “Ndërtimi 500 metër mbi kokën e Ermal Dredhës, si nuk e pa?”/ Rama i ashpër me kryebashkiakun e Vlorës: Nga kantierët, e kanë bërë detin Jon si lumi i Lanës

    “Ndërtimi 500 metër mbi kokën e Ermal Dredhës, si nuk e pa?”/ Rama i ashpër me kryebashkiakun e Vlorës: Nga kantierët, e kanë bërë detin Jon si lumi i Lanës

    Edi Rama: Në majën e Pilurit, që duhet zemër të ngjitesh, atje e gjetën njërin duke ndërtuar. Poshtë në breg ku ndërtohen resortet, merret dheu nga kantieri dhe bëhet deti sikur është lumi i Lanës.
    Nuk kemi 4000 metra bregdet që të kemi luksin që të ndërtohet dhe të abuzohet më shumë se në të shkuarën. Nëse angazhojmë arkitektët më të mirë dhe angazhojmë strukturat më të mira në çdo bashki, mund të bëhet një punë shumë e mirë.
    Ishte atje ndërtesa 500 metra në shkëmb, mbi kokën e Ermal Dredhës, kjo nuk është e mundur të mos ketë informacion. Kontrolli mbi territorin, pastërtia, respekti mbi lejen e ndërtimit, pamundësia për të ndërtuar pa leje duhet të jenë pjesë e punës së përditshme të policisë, të bashkisë. Nëse një kryetar bashkie do të dijë se çfarë ndërtohet, e mëson menjëherë.

    Top Channel