Tag: lamtumirës

  • Dreka e lamtumirës për ish-kryeministrin Nano, ja me kë u bashkuan socialistët në një tyrezë

    Dreka e lamtumirës për ish-kryeministrin Nano, ja me kë u bashkuan socialistët në një tyrezë

    Dreka e lamtumirës për ish-kryeministrin Fatos Nano, ka bërë bashkë djalin e Ibrahim Rugovës, Ukë Rugovën me figura të Partisë Socialiste si Paneli Majko, Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla.

    Në një tryezë, janë fotografuar edhe miqtë e ngushtë të Hashim Thaçit, si Xhavit Haliti dhe Vlora Citaku.
    Ish-kryeministrit Nano iu dha sot lamtumira e fundit, teksa u mbajtën edhe homazhe në nderim të tij në pallatin e kongreseve, ku morën pjesë familjarët, miqtë, të afërm, figura politike nga e majta dhe e djathta, si dhe qindra njerëz të tjerë.

  • Dreka e lamtumirës për ish-kryeministrin Nano/ Majko, Ruçi e Balla në një tryezë me djalin e Rugovës dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Hashim Thaçit

    Dreka e lamtumirës për ish-kryeministrin Nano/ Majko, Ruçi e Balla në një tryezë me djalin e Rugovës dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Hashim Thaçit

    Dreka e lamtumirës për ish-kryeministrin Fatos Nano, ka bërë bashkë djalin e Ibrahim Rugovës, Ukë Rugovën me figura të Partisë Socialiste si Paneli Majko, Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla.
    Në një tryezë, janë fotografuar edhe miqtë e ngushtë të Hashim Thaçit, si Xhavit Haliti dhe Vlora Citaku.
    Ish-kryeministrit Nano iu dha sot lamtumira e fundit, teksa u mbajtën edhe homazhe në nderim të tij në Pallatin e Kongreseve, ku morën pjesë familjarët, miqtë, të afërm, figura politike nga e majta dhe e djathta, si dhe qindra njerëz të tjerë.

  • Mesazhi prekës i Ozzy Osbourne pas koncertit lamtumirës në Birmingham

    Mesazhi prekës i Ozzy Osbourne pas koncertit lamtumirës në Birmingham

    Sharon Osbourne ka zbuluar një moment emocionues nga koncerti i fundit i Ozzy Osbourne me “Black Sabbath” në qytetin e tij të lindjes, Birmingham, vetëm 17 ditë para se të ndërronte jetë.
    Ozzy, i cili ndërroi jetë në korrik në moshën 76-vjeçare pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit, performoi para më shumë se 40,000 fansave në koncertin lamtumirës të titulluar ‘Back to the Beginning’. Gjatë këtij eventi, ai u shpreh me fjalët e thjeshta, por të fuqishme: “Nuk e dini se si ndihem – faleminderit nga zemra”.
    Koncerti arriti të grumbullojë 190 milionë dollarë për bamirësi, që u ndanë në mënyrë të barabartë mes Spitalit të Fëmijëve në Birmingham, Cure Parkinson’s dhe Acorns Children’s Hospice.
    Sharon kujtoi një bisedë me Ozzy-n pas një koncerti në Villa Park, ku këngëtari i njohur u shpreh i emocionuar: “Nuk kisha idenë që kaq shumë njerëz më donin”.
    Ky moment tregon anën më të ndjeshme të “Princit të Errësirës”, një ikonë e muzikës rock që do të mbetet gjithmonë në zemrat e fansave të tij.

  • Prania e Marilyn Manson në koncertin e lamtumirës së Black Sabbath shkakton zemërim: Një ftesë që nuk duhej bërë

    Prania e Marilyn Manson në koncertin e lamtumirës së Black Sabbath shkakton zemërim: Një ftesë që nuk duhej bërë

    Marilyn Manson është rikthyer në qendër të polemikave, këtë herë për shkak të pranisë së tij edhe pse virtuale, në koncertin e lamtumirës së grupit legjendar Black Sabbath, në qytetin e lindjes së tyre, Birmingham.
    Një video-mesazh i këngëtarit 56-vjeçar u transmetua gjatë eventit, ku ai e quajti një “nder të madh” pjesëmarrjen në këtë moment historik dhe i shprehu dashuri mikut të tij të vjetër, Ozzy Osbourne.
    Por nuk të gjithë e pritën mirë këtë gjest. Reagimet negative shpërthyen menjëherë në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës dhe aktivistë e quajtën të papërshtatshme përfshirjen e Manson në një skenë publike me profil kaq të lartë, duke sjellë në vëmendje akuzat serioze për dhunë seksuale që rëndojnë mbi të.
    Vetëm pak javë më parë, një nga koncertet e planifikuara të tij në Brighton u anulua, pas presionit nga organizata të të mbijetuarve të abuzimeve seksuale dhe reagimeve publike. Deputetja britanike Sian Berry kërkoi publikisht anulimin e shfaqjes, duke theksuar ndikimin emocional që një performancë e tillë mund të kishte tek komuniteti dhe viktimat.
    Pavarësisht se Prokuroria e Los Angelesit nuk ngriti padi për mungesë provash të mjaftueshme, mbi Manson rëndojnë akuza nga më shumë se një duzinë grash, përfshirë aktoren Evan Rachel Wood, të cilat e kanë akuzuar për përdhunim, dhunë fizike dhe manipulim psikologjik. Ai vetë i ka mohuar të gjitha akuzat.

  • Musk mban fjalimin e lamtumirës: Do të vazhdoj të jem mik dhe këshilltar i Trump

    Musk mban fjalimin e lamtumirës: Do të vazhdoj të jem mik dhe këshilltar i Trump

    Elon Musk është shfaqur në një konferencë me Presidentin Amerikan, Donald Trump, ku ka mbajtur edhe fjalimin e lamtumirës nga drejtimi i DOGE.
    Në fjalën e tij, Musk ka deklaruar se “ky nuk është fundi i DOGE, ky është në fakt fillimi”.
    “Ekipi i DOGE do të bëhet më i fortë me kalimin e kohës. Jam i bindur se me kalimin e kohës do të shohim një reduktim të humbjeve me një trilion dollar”, theksoi miliarderi Elon Musk.
    “Mendoj se ekipi i DOGE po bën një punë të jashtëzakonshme, ata do të vazhdojnë të bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe unë do të vazhdoj të jem një mik dhe këshilltar i Presidentit (Donald Trump)”, u shpreh më tej Musk.

  • Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, Trump i dhuron ‘çelësin e artë’

    Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, Trump i dhuron ‘çelësin e artë’

    Këtë të premte u zhvillua konferenca e lamtumirës e Elon Musk nga pozicioni i punonjësit të posaçëm në Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë.
    Gjatë konferencës, Trump i ka dhuruar Musk “çelësin e artë”, ndërsa në fjalën foli mbi punën e organizatës DOGE, si dhe për çështje të tjera si studentët e huaj, Universitetin Harvard dhe konfliktin në Ukrainë. Shumica e deklaratave të tij ishin të njohura dhe të përsëritura më parë.
    Trump theksoi se shumë punonjës të DOGE do të vazhdojnë të jenë pjesë e administratës federale dhe shtoi se Elon Musk “nuk po largohet vërtet”, duke shtuar se ai do të jetë “vazhdimisht në telashe”.
    Nga ana e tij, Musk nënvizoi se kjo konferencë nuk shënon fundin e DOGE, por fillimin e një faze të re bashkëpunimi. Ai premtoi se do të vazhdojë të mbështesë ekipin dhe të shërbejë si këshilltar dhe mik i presidentit.
    Largimi i tij erdhi pas zhgënjimit që Musk shfaqi për miratimin nga republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve të një projektligji të mbështetur nga Trump, i cili do të rrisë deficitin federal, duke kundërshtuar qëllimet e DOGE për një administratë më efikase.

  • Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron ‘çelësin e artë’

    Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron ‘çelësin e artë’

    Miliarderi Elon Musk është shfaqur në një konferencë me Presidentin Amerikan, Donald Trump, ku ka mbajtur edhe fjalimin e lamtumirës nga drejtimi i DOGE.

    Kreu i Shtëpisë së Bardhë i ka dhuruar Musk “çelësin e artë”, ndërsa në fjalën e tij, Musk ka deklaruar se “ky nuk është fundi i DOGE, ky është në të vërtetë fillimi”.

    “Ekipi i DOGE-së vetëm sa do të bëhet më i fortë me kalimin e kohës. Jam i bindur se me kalimin e kohës do të shohim një reduktim të humbjeve dhe mashtrimeve me një trilion dollarë.”

    “Mendoj se ekipi i DOGE po bën një punë të jashtëzakonshme, ata do të vazhdojnë të bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe unë do të vazhdoj ta vizitoj atë dhe të jem një mik dhe këshilltar i presidentit.”

  • Ceremonia e lamtumirës së Papa Françeskut, Presidentja Vjosa Osmani takohet me Trump

    Ceremonia e lamtumirës së Papa Françeskut, Presidentja Vjosa Osmani takohet me Trump

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në ceremoninë e lamtumirës së Papa Françeskut, i cili do të varroset në Bazilikën “Shën Pjetri” në Romë.
    Në një video të shpërndarë nga Presidenca, Osmani shihet teksa mbërrin në Bazilikë së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu.
    Pas tyre, dallohet edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

  • Ceremonia e lamtumirës së Papa Fançeskut/ ‘Shën Pjetri’ pasqyron sot kauzat e Atit të Shenjtë, të pranishëm edhe disa të burgosur

    Ceremonia e lamtumirës së Papa Fançeskut/ ‘Shën Pjetri’ pasqyron sot kauzat e Atit të Shenjtë, të pranishëm edhe disa të burgosur

    Dhjetra liderë botërorë, monarkë dhe personalitete janë tashmë në Vatikan për ceremoninë e lamtumirës së Papa Françeskut. Të pranishëm janë priftërinj dhe murgesha, dhe shumë të rinj katolikë, të cilët nxitonin nëpër rrugë, duke u përpjekur të dilnin në shesh dhe të siguronin vendin e tyre.

    Kjo është një ditë e rëndësishme për kishën, por është gjithashtu një moment emocionues personal për ata që mblidhen në Vatikan. Përbërja e turmës pasqyron disa nga kauzat për të cilat u interesua Papa Françesku: të pastrehët, emigrantët dhe refugjatët.

    Sipas mediave të huaja janë marrë masa që disa të burgosur të marrin pjesë, pasi Papa Françesku shpesh vizitonte burgjet, ndonjëherë duke larë këmbët e të burgosurve si shenjë përulësie.

  • Funerali zyrtar i Papa Françeskut, cilat janë autoritetet fetare shqiptare që konfirmojnë praninë e tyre…

    Funerali zyrtar i Papa Françeskut, cilat janë autoritetet fetare shqiptare që konfirmojnë praninë e tyre…

    Ndërsa bota mban zi dhe përgatitet për ceremoninë madhështore të lamtumirës së Atit të Shenjtë, Papa Françesku, edhe Shqipëria do të jetë pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme shpirtërore dhe historike.
    Në një akt domethënës uniteti dhe respekti ndërfetar, përfaqësues të lartë të komuniteteve fetare shqiptare do të udhëtojnë drejt Vatikanit për të nderuar figurën e Papës dhe për të marrë pjesë në ceremoninë mortore që pritet të bashkojë liderët më të rëndësishëm botërorë.
    Ky angazhim i përbashkët i besimeve të ndryshme është një dëshmi e gjallë e kulturës së bashkëjetesës dhe dialogut ndërfetar që ka karakterizuar ndër shekuj shoqërinë shqiptare. Ceremonia në Sheshin e Shën Pjetrit do të jetë jo vetëm një moment i thellë reflektimi dhe nderimi, por edhe një shenjë e fortë e vlerave të tolerancës dhe bashkëpunimit shpirtëror.
    Përfaqësuesit fetarë shqiptarë që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në ceremoninë e lamtumirës:
    Kisha Katolike e Shqipërisë
    Sh.T.Z. Imzot Giovanni Peragine – Arqipeshkv i Shkodrës dhe PultitImzot Arjan Dodaj – Arqipeshkv Metropolit i Tiranës dhe Durrësit
    Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë
    Hirësia e Tij Joan – Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë ShqipërisëHirësia e Tij Anastas – Peshkop i Krujës
    Kryegjyshata Botërore Bektashiane
    Shenjtësia e Tij Dede Edmond Brahimaj – Kryegjyshi Botëror i BektashinjveZ. Ferdinand Samarxhi
    Pjesëmarrja e këtyre personaliteteve është një shprehje e ndjenjës së thellë të respektit dhe solidaritetit shpirtëror ndaj Papës Françesku, një figurë që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kishës Katolike dhe në ndërgjegjen morale të botës.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!