Tag: lamtumirë

  • Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Lamtumirë, Papa Françesku

    Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Lamtumirë, Papa Françesku

    Një lajm i trishtues ka prekur zemrat e miliona besimtarëve dhe qytetarëve anembanë globit. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka reaguar me një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, një nga figurat më të dashura dhe frymëzuese të kohëve moderne.
    Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Beci shkruan:“Një lajm i dhimbshëm për gjithë botën dhe për çdo zemër besimtare. Lamtumirë, Papa Françesku – një figurë e dashur dhe frymëzuese për njerëzimin.”

  • Ndarja nga jeta e Margarita Xhepës, Rama: Lamtumirë yll!

    Ndarja nga jeta e Margarita Xhepës, Rama: Lamtumirë yll!

    Kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të yllit të kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa.
    Aktorja mbylli sytë përgjithmonë ditën e sotme, në moshën 91-vjeçare.
    Rama shkruan në rrjetet sociale: LAMTUMIRË YLL.

    Aktorja e njohur Margarita Xhepa ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike dhe kulturore.
    E lindur më 2 prill 1934 në Lushnjë, Xhepa u bë një nga figurat më të shquara të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, duke interpretuar mbi 150 role në teatër dhe 32 në filma.
    E cilësuar si një nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar karrierën e saj e nisi në vitin 1950 pranë Teatrit Popullor, dhe më pas vazhdoi në Estradën e Shtetit. Që nga viti 1957, ajo iu përkushtua Teatrit, ku interpretoi role të spikatura si Ofelia tek “Hamleti” apo vajza e dytë tek Mbreti Lir.
    Në kinematografi, me një prani që rrallëherë mund të përsëritet, ajo i dha jetë dhjetëra roleve që prekën zemrat e publikut, nga “Gjeneral gramafoni” te “Dora e ngrohtë”, duke shndërruar çdo rol në një testament artistik.
    Në vitin 2007, aktores iu dha “Çmimi i Karrierës” për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e mjellmës”, ndërkohë është dekoruar edhe me titullin “Artiste e Popullit”, duke u vlerësuar për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në artin shqiptar./vizionplus.tv

  • “Lamtumirë yll”/ Kryeministri Rama reagon për ndarjen nga jeta të aktores Xhepa

    “Lamtumirë yll”/ Kryeministri Rama reagon për ndarjen nga jeta të aktores Xhepa

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.

  • Ndarja nga jeta e aktores Margarita Xhepa, reagon Rama: Lamtumirë yll!

    Ndarja nga jeta e aktores Margarita Xhepa, reagon Rama: Lamtumirë yll!

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të aktores së shquar Margarita Xhepa.
    Në një postim në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë ka ndarë disa foto të saj, ndërsa shkruan “Lamtumirë yll!”.Për dekada me radhë, ‘artistja e popullit’ portretizoi karaktere të panumërta dramatike duke mbetur përjetësisht në kujdesën e artdashësve.

    Karrierën e nisi që në bankat e shkollës, kur studionte në Lice dhe regjisorët e Teatrit Popullor të asaj kohe spikatën talentin e saj.
    Në skenën e Teatrit interpretoi role të mëdha të dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek “Hamleti”, vajza te “Mbreti Lir”, dadoja tek “Romeo e Zhuljeta”, mbretëresha Margaret tek “Rikardi III”, apo rolin e nënës nga romanit i Kadaresë, “Kush e solli Doruntinën”.

  • U largua nga shtëpia pa i thënë askujt, zhduket studentja shqiptare në Romë. Dyshimet e para

    U largua nga shtëpia pa i thënë askujt, zhduket studentja shqiptare në Romë. Dyshimet e para

    Prej një jave nuk ka asnjë lajm për Ilaria Sulën, 22-vjeçaren shqiptare, e cila është studente në Fakultetin e Statistikave në Universitetin Sapienza.
    Sipas disa të njohurve, ajo u zhduk më 25 mars nga zona e Furio Camillo ku jetonte në një apartament që ndante me disa shoqe.
    Familjarët janë shprehur shumë të shqetësuar dhe kanë nisur një apel në rrjetet sociale, i cili ka kërcyer edhe në disa profile të komiteteve të banorëve të lagjeve të ndryshme dhe gjithashtu paraqiti një ankesë në stacionin e policisë në San Lorenzo.
    Ndërkohë është aktivizuar dhoma e kontrollit në prefekturë dhe janë njoftuar të gjitha organet dhe shoqatat përgjegjëse për kontrollet. Ndër hipotezat për të shpjeguar zhdukjen, është se Ilaria u largua pas ndarjes me të dashurin, shkruan Corriere della Sera.
    “Ajo u largua nga shtëpia në orën 21:30 të së martës, më 25 mars, pa thënë lamtumirë. Ajo nuk i tha askujt se ku po shkonte, ajo nuk tha lamtumirë, por kishte ndodhur edhe herë të tjera në të kaluarën që ajo të mos thoshte lamtumirë. Ne nuk pamë asgjë të çuditshme për këtë. Por që atëherë nuk e kam parë apo dëgjuar më prej saj”, shprehet shoqja e Ilarias.
    Pasi u largua nga banesa, 22-vjeccarja shkëmbeu disa mesazhe në Whatsapp me shoqet e tjera të dhomës, mesazhet të cilat po hetohen.
    Më pas, duke nisur nga e shtuna e datës 29 mars, Ilaria nuk i përgjigjej më askujt dhe kështu shoqet e dhomës njoftuan familjen e saj dhe shkuan për të denoncuar në polici.
    “Ilaria është një vajzë e qetë, shumë studioze, pasditet i kalonte duke studiuar në kuzhinë, herë pas here shkonte në palestër për t’u çlodhur. Nuk kishte ndonjë pasion tjetër të veçantë”, shton Noemi, mikesha e Ilarias.

  • Zhduket studentja shqiptare në Romë/ Çfarë dyshohet…

    Zhduket studentja shqiptare në Romë/ Çfarë dyshohet…

  • U largua nga shtëpia pa i thënë askujt, zhduket studentja shqiptare në Romë

    U largua nga shtëpia pa i thënë askujt, zhduket studentja shqiptare në Romë

    Ilarja Sula

    ITALI- Kërkohet Ilarja Sula! Prej një jave nuk ka asnjë lajm për Ilaria Sulën, 22-vjeçaren shqiptare, e cila është studente në Fakultetin e Statistikave në Universitetin Sapienza. Sipas familjarëve, celulari i saj është i fikur ndaj edhe ka një mobilizim të miqve dhe kolegëve për gjetjen e saj.
    Sipas disa të njohurve, ajo u zhduk më 25 mars nga zona Furio Camillo ku jeton, në një apartament që ndan me disa shokë.
    Familjarët janë shprehur shumë të shqetësuar dhe kanë nisur të kërkojnë ndihmë edhe në rrjetet sociale.
    Ndërkohë është aktivizuar dhoma e kontrollit në prefekturë dhe janë njoftuar të gjitha organet dhe shoqatat përgjegjëse për kontrollet. Ndër hipotezat për të shpjeguar zhdukjen, është se Ilaria u largua pas ndarjes me të dashurin, shkruan Corriere della Sera.
    “Ajo u largua nga shtëpia në orën 21:30 të së martës, më 25 mars, pa thënë lamtumirë. Ajo nuk i tha askujt se ku po shkonte, ajo nuk tha lamtumirë, por kishte ndodhur edhe herë të tjera në të kaluarën që ajo të mos thoshte lamtumirë. Ne nuk pamë asgjë të çuditshme për këtë. Por që atëherë nuk e kam parë apo dëgjuar më prej saj,”- shprehet shoqja e Ilarias për “Corriere della Sera”.
    Pasi u largua nga banesa, 22-vjeçarja shkëmbeu disa mesazhe në ëhatsapp me shoqet e tjera të dhomës, mesazhet të cilat po hetohen. Por nisur nga e shtuna e datës 29 mars, Ilaria nuk i përgjigjej më askujt, ndaj edhe shoqet e dhomës dhe familja kanë kërkuar ndihmë nga Policia./ZËRI

  • U largua nga shtëpia pa i thënë askujt, zhduket studentja shqiptare në Romë/ Dyshimet e para

    U largua nga shtëpia pa i thënë askujt, zhduket studentja shqiptare në Romë/ Dyshimet e para

    Top Channel