Tag: lamtumirë

  • “Lamtumirë, Nëna ime”, Pirro Çako prek me dedikimin për humbjen e nënës, Luiza Çako

    “Lamtumirë, Nëna ime”, Pirro Çako prek me dedikimin për humbjen e nënës, Luiza Çako

    Artisti i njohur Pirro Çako ka reaguar me një mesazh të ndjerë pas ndarjes nga jeta të nënës së tij, sopranos së shquar Luiza Çako. Në një postim prekës në rrjetin social Instagram, Çako ka ndarë një fotografi nga fëmijëria, ku shfaqet në krahët e së ëmës, e shoqëruar me fjalët: “Lamtumirë, Nëna ime.”

    Postimi shoqërohet nga kënga e tij e njohur “Xhulit”, një kompozim emocional që, në këtë kontekst, merr një tjetër dimension ndjesor. Me këtë gjest, këngëtari ka prekur mijëra ndjekës e admirues, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e madhe.
    Luiza Çako, një nga emrat e rëndësishëm të skenës lirike shqiptare, u nda nga jeta pas një karriere të pasur artistike, duke lënë një trashëgimi të çmuar në muzikën shqiptare dhe në kujtesën e publikut.
    /vizionplus.tv

  • Lamtumirë ditëve të ngrohta? Ulen ndjeshëm temperaturat, mos harroni të merrni çadrat me vete

    Lamtumirë ditëve të ngrohta? Ulen ndjeshëm temperaturat, mos harroni të merrni çadrat me vete

    Java nis me mot të paqëndrueshëm dhe reshje të dendura të shiut, të përhapura në të gjithë territorin.

    Temperaturat do të ulen ndjeshëm, teksa minimalja këtë të hënë u regjistrua 15 gradë Ceelsius.
    Gjatë ditës, nuk do të ketë një ndryshim të lartë të temperaturave, teksa maksimalja pritet të arrijë në 22 gradë.
    Era do të fryjë me shpejtësi mbi 40 km/h, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
     

    Top Channel

  • Arti në zi, shuhet regjisori Dhimitër Anagnosti

    Arti në zi, shuhet regjisori Dhimitër Anagnosti

    Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti.
    Mësohet se Anagnosti ka ndërruar jetë pas mesnate. Ai prej kohësh ishte i sëmurë.
    Vajza e tij, Juna Anagnosti lajmëron vdekjen e të atit në rrjetet sociale.
    “Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetes sone! Pas nje lëngimi te gjate ju binde ligjit te jetes!
    Lamtumirë babush!”, shkruan e bija.

  • Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori Mevlan Shanaj: Lamtumirë “diktatori i së bukurës! Sa e varfër kinemaja pa ty

    Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori Mevlan Shanaj: Lamtumirë “diktatori i së bukurës! Sa e varfër kinemaja pa ty

    Regjisori i njohur shqiptar Mevlan Shana ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Dhimitër Anagnostit.

    Ai u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të tij, bashkëshortes Roza Anagnostit dhe dy vajzave.
    “Lamtumirë “diktatori i së bukurës”, maja e arritjeve artistike të ekranit shqiptar! Lamtumirë mjeshtri i ndërtimit të karaktereve shqiptare!Nuk ka më Anagnost ekrani, nuk ka një të dytë si ai! Shqipëria sot ka pësuar një humbje të madhe, sa e varfër kinemaja pa ty Anagnost! Sa të pasur na e ke lënë dijen për jetën shqiptare! Ngushëllime Roza, Juna, Era!’, ka shkruar Kabo.

    Top Channel

  • Mesazhi i ndjerë i Edi Ramës: Lamtumirë Barba Taqo, u prehsh në paqe Grand Master…

    Mesazhi i ndjerë i Edi Ramës: Lamtumirë Barba Taqo, u prehsh në paqe Grand Master…

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të regjisorit Dhimitër Anagnostit. Përmes rrjeteve sociale, kreu i qeverisë e cilëson Anagnostin si babain e kinematografisë shqiptare, ndërsa kujton se si e ka njohur regjisorin e madh.

    Postimi i Edi Ramës:

    “Babai i kinemasë shqiptare, autori i shumë skenarëve që shenjuan rrugën e kinematografisë sonë të re në një kohë tejet të vështirë për ëndrrat krijuese, regjizori i plot filmave të arrirë dhe i filmit kult “Lulëkuqe mbi mure” që ka mbetur sot e gjithë ditën si kryetitulli i ekranit të historisë së filmit shqiptar, mjeshtri i shumërespektuar nga i madh e i vogël dhe vunjotësi kryeneç që mezi e priste verën për t’u arratisur nga qyteti e shkuar poshtë, tek shtëpia e fëmijërisë në Vlorë, e më vonë tek kasollja e tij buzë detit në Jalë, Barba Taqo siç e njoha unë kur isha fare i vogël e ai ende shumë i ri apo Dhimitër Anagnosti, siç e njohin të gjithë dashamirët e filmit dhe tërë ata që e deshën a jo, ndërroi jetë pasi jetoi gjithnjë me kokën lart

    Lamtumirë Barba Taqo, u prehsh në paqe Grand Master”,- shkruan Rama.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    NDAHET NGA JETA REGJISORI I NJOHUR SHQIPTAR, DHIMITËR ANAGNOSTI

  • Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Rama: Babai i kinemasë shqiptare, lamtumirë

    Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Rama: Babai i kinemasë shqiptare, lamtumirë

    Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta moshën 89-vjeçare të një prej figurave më të mëdha të kinematografisë shqiptare, regjisori i njohur, Dhimitër Anagnosti.
    Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë vlerëson punën ndër vite të Anagnostit, të cilin e cilëson si “babain” e kinemasë shqiptare.
    Kryeministri Rama e mbyll reagimin e tij duke shkruar; “Lamtumirë Barba Taqo, u prehsh në paqe Grand Master”.
    Postimi i kryeministrit Rama:
    Babai i kinemasë shqiptare, autori i shumë skenarëve që shenjuan rrugën e kinematografisë sonë të re në një kohë tejet të vështirë për ëndrrat krijuese, regjizori i plot filmave të arrirë dhe i filmit kult “Lulëkuqe mbi mure” që ka mbetur sot e gjithë ditën si kryetitulli i ekranit të historisë së filmit shqiptar, mjeshtri i shumërespektuar nga i madh e i vogël dhe vunjotësi kryeneç që mezi e priste verën për t’u arratisur nga qyteti e shkuar poshtë, tek shtëpia e fëmijërisë në Vlorë, e më vonë tek kasollja e tij buzë detit në Jalë, Barba Taqo siç e njoha unë kur isha fare i vogël e ai ende shumë i ri apo Dhimitër Anagnosti, siç e njohin të gjithë dashamirët e filmit dhe tërë ata që e deshën a jo, ndërroi jetë pasi jetoi gjithnjë me kokën lart. Lamtumirë Barba Taqo, u prehsh në paqe Grand Master.

  • Ndarja nga jeta e Anagnostit, Rama: Lamtumirë Barba Taqo, u prehsh në paqe Grand Master

    Ndarja nga jeta e Anagnostit, Rama: Lamtumirë Barba Taqo, u prehsh në paqe Grand Master

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të regjisorit të njohur shqiptar Dhimitër Anagnosti.
    “Babai i kinemasë shqiptare, autori i shumë skenarëve që shenjuan rrugën e kinematografisë sonë të re në një kohë tejet të vështirë për ëndrrat krijuese, regjizori i plot filmave të arrirë dhe i filmit kult “Lulëkuqe mbi mure” që ka mbetur sot e gjithë ditën si kryetitulli i ekranit të historisë së filmit shqiptar, mjeshtri i shumërespektuar nga i madh e i vogël dhe vunjotësi kryeneç që mezi e priste verën për t’u arratisur nga qyteti e shkuar poshtë, tek shtëpia e fëmijërisë në Vlorë, e më vonë tek kasollja e tij buzë detit në Jalë, Barba Taqo siç e njoha unë kur isha fare i vogël e ai ende shumë i ri apo Dhimitër Anagnosti, siç e njohin të gjithë dashamirët e filmit dhe tërë ata që e deshën a jo, ndërroi jetë pasi jetoi gjithnjë me kokën lart. Lamtumirë Barba Taqo, u prehsh në paqe Grand Master”, shkruan Rama.

  • Dëgjojeni të interpretuar nga Dren Abazi, këngën e njohur “Lamtumirë” të Muharrem Qenës

    Dëgjojeni të interpretuar nga Dren Abazi, këngën e njohur “Lamtumirë” të Muharrem Qenës

    Teksti i këngës

    Lamtumirë hije o e bukra vashëunë do të vetë tash o hije në vend të largët

    Më vjen keq vasho që nuk u pamëdhe pa m’dhanë besëvashë na duhet me u ndaPor besoj se netët nuk na janë harrut’përqafum qe i kemi kalu

    Lamtumirë moj syzeza e imes’të harroj do t’më jesh në kujtime

    Por besoj se netët nuk na jane harrut’përqafum që i kemi kalu

    Lamtumirë hije o e bukra vashëunë do të vete tash o hije në vend të largët.

    ObserverKult

    ————————————

    LEXO EDHE:

    ANJEZA SHAHINI & DREN ABAZI: TI DHE UNË NJË ËNDËRR PA FUND…(TEKSTI DHE KËNGA)

    Interpretojnë Anjeza Shahini dhe Dren Abazi

    Edhe kjo natë më është e gjatë,të pres të vish në përqafim.Ne jemi lot qe s’thahet kurrë,tregim i bukur me dhimbje shumë.

    Vetëm për ty frymoj në jetë,netët e errëta ti m’i ndriçon.Dëgjoje zemrën që rrah për ty,ajo rrëfen për dashuri.

    Ti dhe unë – një ëndërr pa fund,një diell qe s’perëndon – ti dhe unë.Ti dhe unë – një shpresë e pa fund,një diell qe s’perëndon – ti dhe unë.

    Ky film nis e s’përfundon,aty je por nuk e sheh,kaq pranë sot ti me kelarg mos shko…

  • Mbrojtësi i thotë “lamtumirë” Juventus për t’u transferuar në Premier League

    Mbrojtësi i thotë “lamtumirë” Juventus për t’u transferuar në Premier League

    29 Gusht 2025

    10:02

    Telesport

    Mbrojtësi i Juventus, Nicolo Savova, i ka thënë sot “lamtumirë” bardhezinjve. I rritur te klubi juventin, lojtari do të transferohet në Premier League.
    Mbrojtësi 23-vjeçar po bashkohet me Nottingham Forest, ku po sot do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore para se të hedhë firmën në kontratën e re.
    Bardhezinjtë do të arkëtojnë 15 milionë euro nga ky transferim. “Jam i trishtuar që po largohem nga Juventus, por jam i lumtur dhe gati për këtë aventurë të re”, tha Savona.
    Savona numëron 40 ndeshje zyrtare dhe 2 gola me Juventus në karrierën e tij, ndërkohë që më herët ka luajtur me Juventus Next Gen.

  • Gjergj Luca pas homazheve në Akademinë e Arteve: “Lamtumirë i dashur Artur, le gjurmë në këtë jetë dhe kjo është e rëndësishme!”

    Gjergj Luca pas homazheve në Akademinë e Arteve: “Lamtumirë i dashur Artur, le gjurmë në këtë jetë dhe kjo është e rëndësishme!”

    Pas homazheve në Akademinë e Arteve, Gjergj Luca u shfaq i tronditur nga ndarja me mikun e fëmijërisë dhe të rinisë, intelektualin e shquar Artur Zheji. Me një video të ndarë në rrjetet sociale, ai e përjetësoi dhimbjen e tij, duke shfaqur një revoltë të brendshme dhe një pikëllim të thellë për humbjen e një figure të pazëvendësueshme të mendimit publik shqiptar.Në fjalët e tij u përplasën dy gjendje të shpirtit: vajtimi për mikun e shtrenjtë dhe ulërima ndaj hipokrizisë, që shpesh shoqëron ndarjet e mëdha.

    “Të qaj apo të ulëras për vdekjen e Artur Zhejit? – pyeti Luca. – Më mirë po ulëras për llumin e hipokrizisë që ca njerëz, ata që dje e baltosën dhe e plagosën, sot shfaqen me një aktrim amator të dhembshurisë, të cilës nuk i gjen dot vend.”Në këtë mesazh, Luca nuk u kufizua vetëm te pikëllimi personal. Ai nxori në pah atë që ishte më thelbësore tek Arturi: forca e mendimit të trashëguar nga një familje e mendjes dhe e penës, formimi i tij akademik dhe roli i tij si një zë i lirë dhe kritik në median shqiptare. Për Lucën, Artur Zheji nuk ishte thjesht një shok i fëmijërisë dhe i Akademisë, por një mendje e lirë që la gjurmë të pashlyeshme në kulturën dhe jetën publike të vendit.Mesazhi i tij u mbyll me një lamtumirë që ngërthen dhimbjen, respektin dhe kujtimin e përjetshëm:“Lamtumirë i dashur Artur, le gjurmë në këtë jetë dhe kjo është e rëndësishme!”
    AV