Tag: lamtumirë

  • Rama kujton Nanon përmes një videokartoline lamtumire, rrugëtimi i ish kryeministrit ndër vite

    Rama kujton Nanon përmes një videokartoline lamtumire, rrugëtimi i ish kryeministrit ndër vite

    Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një postim, dedikuar ish-kryeministrit Fatos Nano. Përmes një postimi, Rama ka sjellë një kolazh nga kujtimet e Fatos Nanos, në politikë, por dhe jetën private.
    Rama tha se Nano sdo të ndahet asnjëherë nga kujtimet e tij dhe të vendit.
    “MIRËMËNGJES 😊dhe me këtë videokartolinë lamtumire për liderin historik të socialistëve, mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish, Fatos Nanon, i cili u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen, por që nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet tona e nga vendi i nderit në historinë e familjes sonë të madhe, u përcjell të gjithë atyre që e patën kryetar, shok e mik, ngushëllimet e mia vëllazërore💔”, shkruan përbri videos Rama.

  • Rama video-kartolinë lamtumire për Fatos Nanon: Nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet tona

    Rama video-kartolinë lamtumire për Fatos Nanon: Nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet tona

    Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një videokartolinë lamtumire  për ish-kryetarin e ndjerë të Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili u nda nga jeta një ditë më parë. Kreu i qeverisë thotë se Nano do të mbetet përgjithmonë në kujtimet e tij dhe se ai ka vendin e nderit në historinë e familjes socialiste.
    “Dhe me këtë videokartolinë lamtumire për liderin historik të socialistëve, mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish, Fatos Nanon, i cili u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen, por që nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet tona e nga vendi i nderit në historinë e familjes sonë të madhe, u përcjell të gjithë atyre që e patën kryetar, shok e mik, ngushëllimet e mia vëllazërore”, shkroi Rama.
    Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale të kryeministrit Edi Rama tregohet e gjithë jeta politike e Fatos Nanos, që nga krijimi i Partisë Socialiste, burgosja, e deri te sfidat në qeverisjen e Shqipërisë.
    Kujtojmë se homazhet dhe ceremonia funebre në nder të Fatos Nanos do të zhvillohen të dielën e 2 nëntorit, e cila është vendosur ditë zie kombëtare nga qeveria.
    Nano u shkëput nga politika në vitin 2009 dhe ka qenë kryeministër gjatë viteve 1991, 1997-1998 dhe 2002-2005. Ai ishte themeluesi i Partisë Socialiste dhe kreu i parë i saj.

  • Ndarja nga jeta e ish-kreut të PS, Petro Koçi: Lamtumirë Fatosi ynë

    Ndarja nga jeta e ish-kreut të PS, Petro Koçi: Lamtumirë Fatosi ynë

    Politika shqiptare ka humbur sot një nga figurat më të rëndësishme të saj, Fatos Nanon, themelues dhe kryetari historik i Partisë Socialiste.
    Për lajmin e trishtë ka reaguar edhe ish-deputeti socialist Petro Koçi, i cili shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të liderit që, sipas tij, “modernizoi dhe transformoi të majtën shqiptare”.
    “Lideri i transformimit dhe modernizimit të së majtës shqiptare. Një kryetar partie kampion i demokracisë institucionale, i kolegjialitetit dhe i intelektualizmit politik. Ishte politikani modern i një kohe primitive. Atdhetari i palëkundur që i dha dinjitet e reputacion shqiptarësisë”, shkruan Koçi.
    Në fjalët e tij, Petro Koçi e cilëson Nanon si “një njeri me shpirt të jashtëzakonshëm bashkëpunues, ku hakmarrja nuk gjeti kurrë hapësirë”, duke theksuar se Shqipëria dhe e majta socialiste “humbën një personalitet të shquar dhe një misionar të papërsëritshëm”.
    “Fatos Nano, në krye të një ekipi intelektual dhe idealist, bëri historinë e luftës për demokraci në kushtet e zgjatimit të një diktature të tipit fashist të viteve 1992-1997. Le të jetë lidershipi i kohës së tij një frymëzim i mëtejshëm për Partinë Socialiste dhe demokracinë në Shqipëri! Lamtumirë Fatosi ynë!”, përfundon reagimi i tij.

  • Ndarja nga jeta e ish-kreut të PS, Petro Koçi: Lamtumirë Fatosi ynë!

    Ndarja nga jeta e ish-kreut të PS, Petro Koçi: Lamtumirë Fatosi ynë!

    Politika shqiptare ka humbur sot një nga figurat më të rëndësishme të saj, Fatos Nanon, themelues dhe kryetari historik i Partisë Socialiste.
    Për lajmin e trishtë ka reaguar edhe ish-deputeti socialist Petro Koçi, i cili shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të liderit që, sipas tij, “modernizoi dhe transformoi të majtën shqiptare”.
    “Lideri i transformimit dhe modernizimit të së majtës shqiptare. Një kryetar partie kampion i demokracisë institucionale, i kolegjialitetit dhe i intelektualizmit politik. Ishte politikani modern i një kohe primitive. Atdhetari i palëkundur që i dha dinjitet e reputacion shqiptarësisë”, shkruan Koçi.
    Në fjalët e tij, Petro Koçi e cilëson Nanon si “një njeri me shpirt të jashtëzakonshëm bashkëpunues, ku hakmarrja nuk gjeti kurrë hapësirë”, duke theksuar se Shqipëria dhe e majta socialiste “humbën një personalitet të shquar dhe një misionar të papërsëritshëm”.
    “Fatos Nano, në krye të një ekipi intelektual dhe idealist, bëri historinë e luftës për demokraci në kushtet e zgjatimit të një diktature të tipit fashist të viteve 1992-1997. Le të jetë lidershipi i kohës së tij një frymëzim i mëtejshëm për Partinë Socialiste dhe demokracinë në Shqipëri! Lamtumirë Fatosi ynë!”, përfundon reagimi i tij.

  • Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Ulsi Manja: Lamtumirë kryetar

    Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Ulsi Manja: Lamtumirë kryetar

    Deputeti i PS-së Ulsi Manaja ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. 
    Në një postim në Facebook, Manja shkruan se Nano ishte ndarja mes dy botëve, aty ku mbaroi frika e komunizmit dhe nisi debati për demokracinë. 
    Postimi i plotë: 
    Ka politikanë që përfaqësojnë kohën ku jetojnë, dhe ka të tjerë që përfaqësojnë epoka. 
    Fatos Nano ishte ndarja mes dy botëve: aty ku mbaroi frika e komunizmit dhe nisi debati për demokracinë. 
    Lamtumirë, Kryetar! 

  • Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Rama: Lamtumirë kryetar!

    Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Rama: Lamtumirë kryetar!

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen ngajeta të ish liderit socialist Fatos Nano.
    Në një postim në Facebook, Rama shkruan: “Lamtumirë kryetar”, teksa e shoqëron dhe me një zemër të ndarë në dysh.Lexo edhe :Related Posts
    Fatos Nano ndërroi jetë në moshën 73 vjeçare, ndërsa prej kohësh vuante nga probleme me shëndetin, të cilat duket se këtë herë s’i kapërceu dot, ndërsa prej rreth një muaji ishte në reanimacion në një spital privat në Tiranë./vizionplus.tv

  • Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama: Lamtumirë kryetar

    Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama: Lamtumirë kryetar

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të liderit historik të PS, Fatos Nano.

    Në një postim në Facebook, Rama shkruan: Lamtumirë kryetar

    Prej disa kohësh Nano ndodhej në reanimacion në një prej spitale private të vendit ku po mbahej nën kujdesin e mjekëve, teksa gjendja shëndetësore u rëndua gjatë ditëve të fundit. Ai ka pësuar një arrest kardiak, ndërkohë që më herët është kuruar edhe për probleme me frymëmarrjen.

    Top Channel

  • “Lamtumirë kryetar”/ Rama reagon zemërthyer pas ndarja nga jeta ish-kryeministri Fatos Nano

    “Lamtumirë kryetar”/ Rama reagon zemërthyer pas ndarja nga jeta ish-kryeministri Fatos Nano

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nanos. Nano ishte shtruar në një spital privat prej 8 tetorit, ndërsa kishte pësuar arrest kardiocirkulator.
    Fatos Nano, 73 vjeç, u tërhoq nga politika në vitin 2005, pas një karriere të gjatë dhe të shquar si kryeministër i Shqipërisë. Ai ishte themelues i PS-së.
     

  • Sarkozy zhvilloi një festë lamtumire përpara se shkonte në burg

    Sarkozy zhvilloi një festë lamtumire përpara se shkonte në burg

    Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, mblodhi të gjithë miqtë e tij këtë të mërkurë që kaloi për një festë lamtumire përpara se të shkonte në burg.
    Mësohet nga mediat lokale se ndër të ftuarit e Sarkozy-t ishin, natyrisht, avokatët e tij, ministrja franceze në largim e Kulturës dhe bashkëpunëtorja e tij prej vitesh, Rachida Dati, kryetari i bashkisë së La Baule, Franck Louvrier (nga partia e Republikanëve), si dhe Emmanuelle Mignon, shefe e stafit në Elize.

    Gjatë festës, Sarkozy e shfrytëzoi rastin për të shpallur sërish pafajësinë e tij, duke e krahasuar veten me dy nga figurat më të njohura të padrejtësisë në histori: çështjen Dreyfus, një nga gabimet më të mëdha gjyqësore që tronditi Francën në fund të shekullit XIX dhe Edmond Dantes, protagonisti i romanit “Konti i Monte Kristos” të Alexandre Dumas, i dënuar padrejtësisht.

    “Nuk dua simpatinë tuaj, por indinjatën tuaj. Jam prekur nga ky rast, por ky është vetëm fillimi i historisë. Ajo që më ndodhi mua mund t’i ndodhë kujtdo”, tha ai.

  • Ndarja nga jeta e sopranos së shquar, reagon Pirro Çako: Lamtumirë nëna ime

    Ndarja nga jeta e sopranos së shquar, reagon Pirro Çako: Lamtumirë nëna ime

    Është shuar sot në moshën 88-vjeçare soprano e njohur, Luiza Papa Çako.

    Pas lajmit të vdekjes, ka reaguar djali i saj, kantautori Pirro Çako. Ai ka publikuar një fotografi të vjetër nga fëmijëria, ku ai shihet në krahët e nënës.
    “Lamtumirë Nëna ime”, ka shkruar Çako krahas fotos së veçantë.

    Top Channel