Tag: lamtumirë

  • Ramos, lamtumirë emocionale nga klubi meksikan: Dhashë gjithçka, krenar që isha kapiteni juaj

    Ramos, lamtumirë emocionale nga klubi meksikan: Dhashë gjithçka, krenar që isha kapiteni juaj

    10 Dhjetor 2025

    13:41

    Alfred Lleshi

    Sergio Ramos u largua nga Club de Fútbol Monterrey me një postim në rrjetet sociale, ku falënderon përvojën në Meksikë dhe krenarinë “për mbajtjen e shiritit të kapitenit te Rayados”: “Të thuash lamtumirë nuk është kurrë e lehtë. Përfundon një etapë që nisi plot iluzione në shkurt dhe që më lejoi të zbuloja një vend, një qytet, një futboll…, duke më dhënë shumë përvoja të reja dhe, mbi të gjitha, shumë miq.
    Do të ndihem përherë krenar që e kam mbajtur shiritin e kapitenit, që kam udhëhequr ekipin në Botërorin e Klubeve, në formatin e ri, që kam luftuar në Clausura, Apertura, Leagues Cup dhe Concacaf Champions Cup, – shtoi kampioni i botës 2010. – Kam dhënë gjithçka në fushë dhe jashtë saj: 34 ndeshje, mbi 3.000 minuta lojë, 8 gola”.
    Në fund falënderoi tifozët dhe e mbylli me “¡Arriba el Monterrey!” Ramos, 39 vjeç, ka luajtur 16 vite te Real Madridi, 4 vite te Sevilla dhe 2 vite te PSG.
     

  • Mira Konçi: E pathëna fjalë (Teksti dhe kënga)

    Mira Konçi: E pathëna fjalë (Teksti dhe kënga)

    E pathëna fjalë (Teksti dhe kënga)

    Kur largoheshNë çdo mëngjes janë disa fjalë.PëshpëritjaDo të më presësh..?…Ciao.E di që më keMe vete ti gjithmonë,E të paktat fjalë më mjaftojnë.Kur lëndohesh,Në çdo shikim ka një “më fal”.Herë s’kuptohesh,Çfarë të bënë të kthehesh prapë.Ti më tjetërson,Ti më kthen fëmijë,Më mjaftojnë të paktat fjalë që thua ti.

    Do ekzistojSa bota vetë dhe Unë e ti.Do ekzistojSa e pafund kjo histori.Por diçka nuk të thuhet kurrë nga ne të dyE pathëna fjalë e fundit ” lamtumirë”.Do ekzistojSa bota vetë e Unë e ti…Po as unë as ti nuk do të dimë ta njohim JoDomethënien e të fundit “lamtumirë”.

    Kur mungoheshE me tremb mos je dikuDhe vetmiaGjen nje shteg e vjen prapë këtu.Imazhi yt pa fjalëE di që më mendonEdhe heshtja kaq e gjatë më mjafton.

    Do ekzistojSa bota vetë dhe Unë e ti.Do ekzistojSa e pafund kjo histori.Por diçka nuk do të thuhet kurrë nga ne të dyE pathëna fjalë e fundit ” lamtumirë”.Do ekzistojSa bota vetë e Unë e ti…Po as unë as ti nuk do të dimë ta njohim JoDomethënien e të fundit “lamtumirë”.

    ObserverKult

    Kliko edhe:

    FJALËT E FUNDIT TË ADELINËS: NUK MË NDIHMUAN, DO MË GJEJNË NË VARR

  • Salah kundër trajnerit, paralajmëron largimin: Do vij për t’u thënë lamtumirë tifozëve

    Salah kundër trajnerit, paralajmëron largimin: Do vij për t’u thënë lamtumirë tifozëve

    Liverpool është në krizë totale. Barazimi i fundit 3-3 ndaj Leeds, ka shtuar presionin mbi trajnerin, i cili nuk e ka më të sigurt vendin.
    Sikur të mos mjaftonte kjo, në klub ka shpërthyer edhe një tjetër çështje. Mohamed Salah ka dalë hapur kundër trajnerit, pasi e ka lënë shpesh në stol në këtë sezon.
    Në prononcimin pas ndeshjes, egjiptiani nuk u kursye në fjalët e tij, duke thënë se duket sikur dikush nuk e dëshiron më në klub.
    “Jam shumë i zhgënjyer. Kam bërë kaq shumë për këtë klub… Tani jam në stol dhe nuk e di pse. Ndihem sikur klubi më ka hedhur poshtë. Mendoj se është shumë e qartë se dikush dëshiron të më hedhë të gjithë fajin mua. Nuk kemi më asnjë marrëdhënie me trajnerin. Kam marrë shumë premtime gjatë verës dhe deri më tani kam qenë në stol për tre ndeshje. Nuk e di pse, por ndiej sikur dikush nuk më do në klub”, u shpreh Salah.
    Ai meditoi largimin, duke thënë se në ndeshjen e radhës ndaj Brighton do shkojë për t’u thënë lamtumirë tifozëve.
    “Ejani në ndeshjen kundër Brighton. Nuk e di nëse do të luaj apo jo, por do ta shijoj. Do të jem në “Anfield” për t’u thënë lamtumirë tifozëve dhe për të shkuar në Kupën e Kombeve të Afrikës. Nuk e di çfarë do të ndodhë kur të shkoj atje”, deklaroi Salah.
    Pavarësisht se ishte skuadra që shpenzoi më shumë në merkaton e verës, Liverpool po përballet me vështirësi të mëdha, pasi renditet në vendin e tetë në renditje me vetëm 23 pikë në 15 javë kampionat.
    Trajneri Slot rrezikon shkarkimin, ndërsa kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e parë për ta zëvendësuar.

  • Lamtumirë formatit të vjetër! Ndryshimi radikal i Botërorit 2026, që duhet ta dish para shortit

    Lamtumirë formatit të vjetër! Ndryshimi radikal i Botërorit 2026, që duhet ta dish para shortit

    2 Dhjetor 2025

    14:20

    Alfred Lleshi

    Të premten, në Washington DC, do të hidhet shorti i Botërorit 2026, i cili vjen me një format krejtësisht të ri. Turneu zgjerohet nga 32 në 48 ekipe dhe për herë të parë në histori do të ketë tri vende pritëse: SHBA, Meksikë dhe Kanada. Botërori do të zgjasë 5 javë, nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026.
    Pas shumë diskutimesh, FIFA ruajti formatin me grupe nga 4 skuadra, por tani do të jenë 12 grupe (A–L) në vend të 8. Kualifikohen dy të parat e çdo grupi dhe 8 skuadrat më të mira të vendeve të treta, duke plotësuar kësisoji 32 skuadrat e fazës me eliminim direkt. Për pasojë, shtohet një tur. Për t’u shpallur kampion, një skuadër duhet të luajë 8 ndeshje (jo 7 si më parë).
    Risia tjetër? FIFA ka krijuar “çifte favoritësh” që s’do të përballen mes tyre nëse dalin të parët në grupe, si Spanja–Argjentina dhe Franca–Anglia. Një ditë pas shortit, të shtunën, do të shpallet edhe kalendari i plotë me datat, stadiumet dhe oraret.
     

  • Fjalimi prekës i Big Mamës për Shpat Kasapin: Miku im, ti s’ke vdekur! Kjo nuk është lamtumirë, por shihemi përsëri (VIDEO)

    Fjalimi prekës i Big Mamës për Shpat Kasapin: Miku im, ti s’ke vdekur! Kjo nuk është lamtumirë, por shihemi përsëri (VIDEO)

    Me zërin që i dridhej dhe lotët që nuk i pushonin, këngëtarja Big Mama ka mbajtur një fjalim lamtumire në ceremoninë mortore për Shpat Kasapin, i cili u nda nga jeta papritur në moshën 40-vjeçare.
    Në mesazhin e saj, artistja nga Tetova tha se “Shpat Kasapi nuk ka vdekur”, pasi ajo që ka lënë pas do të jetojë përgjithmonë.
    “Kjo nuk është lamtumirë miku, por kjo është një shihemi përsëri”, tha Big Mama mes lotësh.
    Ajo kujtoi edhe fillimet e jetës artistike me Shpat Kasapin, që kur ishin fëmijë. “Sot jam këtu në këtë skenë që për ne të dy nuk qenë vetëm, skenë, ka qenë vendi ku kemi marrë frymë për herë të parë si fëmijë, si artistë. Kemi ndarë ëndrra, frikë dhe gëzim. Këtu kemi rritur, talentin, shpresat dhe miqësinë tonë. Sot jam këtu në këtë skenë që për ne të dy nuk ka qenë thjesht skenë, por vendi ku kemi marrë frymë për herë të parë si fëmijë”, deklaroi Big Mama.
    Më tej ajo u shpreh: “Sot nuk kam fjalë për ta përshkruar boshllëkun që na ka lënë. Na ike shumë herët, shumë padrejtësisht, por kujtimi i tij do të rrojë në zemrat tona në cdo melodi që ai këndoi, në cdo buzëqeshje që na dhuroi dhe në cdo skenë, emri i tij do të përmendet gjithmonë. Shpat, miku im, kemi nisur bashkë prej këtu dhe sot prej këtu po të them lamtumirë. Do të na mungosh në cdo hap, në çdo moment e kujtim. Por ti nuk ke vdekur kurrë, zëri yt, shpirti yt, e gjithë dashuria që ke lënë pas do të jetojë përgjithmonë. Sot nga kjo skenë ku nisëm si fëmijë, po të lëshoj me lot, por të mbaj me shpirt. Kjo nuk është lamtumirë miku, por kjo është një shihemi përsëri”.
    Këngëtari Shpat Kasapi u përcoll me duartrokitje nga Pallati i Kulturës në Tetovë, ndërsa arkivoli me trupin e pa jete ishte i mbuluar me flamurin shqiptar.

  • “Miku im, ti s’ke vdekur”/ Fjalimi prekës i këngëtares për Shpat Kasapin: Kjo nuk është lamtumirë, por shihemi përsëri

    “Miku im, ti s’ke vdekur”/ Fjalimi prekës i këngëtares për Shpat Kasapin: Kjo nuk është lamtumirë, por shihemi përsëri

    Me zërin që i dridhej dhe lotët që nuk i pushonin, këngëtarja Big Mama ka mbajtur një fjalim lamtumire në ceremoninë mortore për Shpat Kasapin, i cili u nda nga jeta papritur në moshën 40-vjeçare.
    Në mesazhin e saj, artistja nga Tetova tha se “Shpat Kasapi nuk ka vdekur”, pasi ajo që ka lënë pas do të jetojë përgjithmonë.
    “Kjo nuk është lamtumirë miku, por kjo është një shihemi përsëri”, tha Big Mama mes lotësh.
    Ajo kujtoi edhe fillimet e jetës artistike me Shpat Kasapin, që kur ishin fëmijë. “Sot jam këtu në këtë skenë që për ne të dy nuk qenë vetëm, skenë, ka qenë vendi ku kemi marrë frymë për herë të parë si fëmijë, si artistë. Kemi ndarë ëndrra, frikë dhe gëzim. Këtu kemi rritur, talentin, shpresat dhe miqësinë tonë. Sot jam këtu në këtë skenë që për ne të dy nuk ka qenë thjesht skenë, por vendi ku kemi marrë frymë për herë të parë si fëmijë”, deklaroi Big Mama.
    Më tej ajo u shpreh: “Sot nuk kam fjalë për ta përshkruar boshllëkun që na ka lënë. Na ike shumë herët, shumë padrejtësisht, por kujtimi i tij do të rrojë në zemrat tona në cdo melodi që ai këndoi, në cdo buzëqeshje që na dhuroi dhe në cdo skenë, emri i tij do të përmendet gjithmonë. Shpat, miku im, kemi nisur bashkë prej këtu dhe sot prej këtu po të them lamtumirë.
    Do të na mungosh në cdo hap, në çdo moment e kujtim. Por ti nuk ke vdekur kurrë, zëri yt, shpirti yt, e gjithë dashuria që ke lënë pas do të jetojë përgjithmonë. Sot nga kjo skenë ku nisëm si fëmijë, po të lëshoj me lot, por të mbaj me shpirt. Kjo nuk është lamtumirë miku, por kjo është një shihemi përsëri”.
    Këngëtari Shpat Kasapi u përcoll me duartrokitje nga Pallati i Kulturës në Tetovë, ndërsa arkivoli me trupin e pa jete ishte i mbuluar me flamurin shqiptar.

  • “Lamtumirë”/ Taulant Balla pas ceremonisë mortore të ish-liderit historik të PS-së: Kongresi i fundit me Fatos Nanon

    “Lamtumirë”/ Taulant Balla pas ceremonisë mortore të ish-liderit historik të PS-së: Kongresi i fundit me Fatos Nanon

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla teksa i dha lamtumirën e fundit mes lotësh ish-shefit të tij  parë Fatos Nano, e cilësoi ceremoninë shtetërore të përcjelljes së tij si “kongresi” i fundit me Fatos Nanon, duke iu referuar vendit ku Fatos Nanos iu bënë nderimet më të larta dhe ku tradicionalisht zhvillohen kongreset e PS-së.

    Në këtë godinë sot Nano nuk bashkoi vetëm socialistë, por edhe kundërshtarë politikë të mazhorancës, personalitete shtetërore dhe liderë nga trojet shqipfolëse në rajon.
    “Lamtumirë”, shkroi Balla në postimin e tij në Facebook, të shoqëruar me pamjet teksa hynte për homazhe në Pallatin e Kongreseve, pa dyshim ndër çastet më të trishtuara në karrierën e tij politike, të cilën e kishte nisur në vitin 2004, pikërisht si anëtar i kabinetit të Kryeministrit Nano, për t’u bërë  më pas një nga politikanët më të zëshëm të mazhorancës sot.
    Balla kurrë nuk harroi mjeshtrin e orëve të para, që e mësoi në fillimet e tij, as sa ishte gjallë, dhe e falënderoi publikisht edhe në ditën që Nano u nda nga kjo botë për mësimet që i kishte dhënë atij  dhe gjithë socialistëve të tjerë.

    Top Channel

  • Edi Rama: Nuk po të them lamtumirë, por mos vdeksh kurrë Fatos Nano!

    Edi Rama: Nuk po të them lamtumirë, por mos vdeksh kurrë Fatos Nano!

    Kryeministri Edi Rama, ka kujtuar me nostalgji disa nga momentet kyçe me Fatos Nanon dhe zhvillimet pozitive që erdhën për vendin gjatë kohës që ai ishte kryeministër i vendit.
    Për gjithë kontributin që Nano ka dhënë, Rama e mbylli fjalimin e tij duke thënë: “Mos vdeksh kurrë Fatos Nano!”
     

    “Pas varrosjes së Parisë së Punës, Nano ishte kyç në kalimin e shkretëtirës së socialistëve dhe bashkimin e tyre me botën demokratike. E kam kujtuar gëzimin e tij kur lajmëroi pranimin e PS në internacionales së socialistëve. Si dita e diplomës kjo sot, më tha duke qeshur.
    Në krye të qeverisë i desh të drejtonte popullin nga dalja e piramidave. Pas katrahurës rrafshuese të ‘97 duke u përballur me një opozitë privative, hakmarrëse deri në sulme të armatosura ndaj institucioneve dhe ndaj tij, personalisht dhe fizikisht. Gjithsesi, kjo nuk është dita për të shkruar historinë e Fatos Nanos, por dita për t’i dhënë atij lamtumirën. I dashur Fatos, do të më mungojnë darkat e rralla miqësore, komunikimi ynë si ai i shoferit të turnit të parë me turnin 2-të për të njëjtën makinë, Kur ndodhte të ndanim një dilemë strategjike, këshillat e tuja më ndihmonin të vendoja pikat mbi i. Kur mënoj çfarë 4 rrotaku sovjetik mori ti në dorëzim në turnin e parë e çfarë mora unë në të dytin, më vjen krejt natyrshëm të mos të të them lamtumirë, po thjesht mos vdeksh kurrë Fatos Nano”, tha Rama./vizionplus.tv

  • Lamtumirë Fatos Nano! Kryebashkiaku Çaci: I paharruar kontributi i liderit historik të Partisë Socialiste

    Lamtumirë Fatos Nano! Kryebashkiaku Çaci: I paharruar kontributi i liderit historik të Partisë Socialiste

    Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çaçi shkruan:
    “Lamtumirë Fatos Nano!
    I paharruar do të mbetet kontributi i liderit historik të Partisë Socialiste, që me guxim dhe vizion hodhi themelet e reformimit tërësor të shtetit dhe e udhëhoqi Shqipërinë drejt rrugës së modernizimit.”
    Fatos Nano, një nga figurat më të spikatura të tranzicionit politik shqiptar, ka lënë gjurmë të thella në historinë e vendit dhe në jetën politike të Partisë Socialiste.