Tag: lamine

  • Këngëtarja argjentinase pranon për herë të parë se është “shumë e dashuruar” me Yamal

    Këngëtarja argjentinase pranon për herë të parë se është “shumë e dashuruar” me Yamal

    11 Shtator 2025

    11:03

    Alfred Lleshi

    Këngëtarja argjentinase Nicki Nicole (25 vjeçe) foli për herë të parë mbi lidhjen e saj me Lamine Yamal (18 vjeç), futbollistin e Barcelonës dhe të kombëtares spanjolle. “Jam shumë e dashuruar, shumë e lumtur dhe shumë e kënaqur”, – tha ajo gjatë një eventi në Barcelonë.

    “Nicki Nicole”
    Porque habló de su relación con Lamine Yamal y se la vio bastante enamorada.pic.twitter.com/CtXWJnyPRi
    — Tendencias en Argentina (@porqueTTarg) September 10, 2025

    Artistja argjentinase zbuloi se si Rosalía, ashtu edhe Lamine, e kanë mësuar të thotë “t’estimo” (të dua) në katalanisht. Nicki theksoi se çfarë kërkon nga dashuria: “Gëzim, sinqeritet dhe përkujdesje”. Ajo gjithashtu shprehu lumturinë për të qenë në Barcelonë dhe për të marrë pjesë për herë të parë në një sfilatë të “Desigual”, së bashku me yje që i adhuron.
    Së fundi, Nico Williams, lojtar i Athletic, bëri “viral” një video në Instagram që tregonte se edhe Lamine Yamal ishte i dashuruar me Nicki Nicole, duke komentuar: “Shoku im është i dashuruar)”.

  • Keqardhja e madhe e Bayern Munich, më 2022 humbi mundësinë për të blerë Lamine Yamal

    Keqardhja e madhe e Bayern Munich, më 2022 humbi mundësinë për të blerë Lamine Yamal

    10 Shtator 2025

    11:17

    Alfred Lleshi

    Lamine Yamal ishte shumë pranë Bayern Munich në vitin 2022. Drejtori sportiv i atëhershëm, Salihamidzic, udhëtoi në Spanjë për t’u takuar me agjentin e talentit spanjoll me origjinë marokene, Ivan de la Peña, me shpresën ta bindte 15-vjeçarin të transferohej në Mynih.
    Bayerni nuk mund ta regjistronte Yamal përpara vitit 2023, por ofroi një marrëveshje të parakohshme prej 5 milionë eurosh, për të fituar besimin e familjes. Megjithatë, Jorge Mendes, agjenti i njohur, ndërhyri, mori të drejtat e lojtarit dhe prishi çdo marrëveshje me klubin bavarez.
    Ndërkohë, Yamal debutoi me Barcelonën para mbushjes së 16 viteve, falë trajnerit Xavi. Që atëherë, ai ka bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm: fitues i Europianit me Spanjën, dy herë La Liga-n, Superkupën Spanjolle dhe Kupë e Mbretit me Barcelonën. Tani, Yamal konsiderohet kandidat serioz për “Topin e Artë” që do të akordohet më 22 shtator.

  • “Lamine Yamal? Luan te Barcelona, nuk flas për të”. Mbappe nuk bie në kurth…

    “Lamine Yamal? Luan te Barcelona, nuk flas për të”. Mbappe nuk bie në kurth…

    7 Shtator 2025

    12:45

    Telesport

    Kylian Mbappe di sesi të flasë në media. Ai e ka kuptuar se Florentino Perez nuk ka dëshirë që lojtarët madrilenë të komentojnë rivalët e tyre katalanas.
    Kështu, i pyetur se kush e meriton “Topin e Artë”, ylli francez është përgjigjur me elegancë.
    “Sipas meje, e meriton Dembele. Madje, do të isha i gatshëm të shkoja t’ia dorëzoja trofeun te dera e shtëpisë. Lamine Yamal? Ai është lojtar i Barcelonës, kështu që nuk mund të flasim për të”.

  • Lamine Jamal inspirohet nga legjenda e basketbollit, LeBron Xhejms, shpall veten “mbret i Barcelonës”

    Lamine Jamal inspirohet nga legjenda e basketbollit, LeBron Xhejms, shpall veten “mbret i Barcelonës”

    Adriatik BALLA
    Sulmuesi i njohur, Lamine Jamal, është inspiruar nga legjenda e basketbollit, LeBron Xhejms, për ta konsideruar veten si mbret i ri i Barcelonës. Festimi me gjestin e vendosjes së kurorës në kokë e talentit 18-vjeç është bërë ikonike, e inspiruar nga ylli i NBA-së, por ka marrë edhe shumë reagime, prej tyre mjaft kritika, shkruan “ANSA”. Për ta mbrojtur numrin 10 “Blaugrana” është përkujdesur selektori i Kombëtares së Spanjës, Luis de la Fuente, i cili sulmeve iu përgjigj duke iu thënë se gjesti i atij festimi nuk ishte për ta vendosur kurorën në kokë, por një kapelë magjistari. Jamal ka nisur t’i festojë në këtë mënyrë speciale golat e tij gjatë miqësores së dytë në turneun aziatik kundër Seul. Ai i realizoi dy gola dhe i befasoi të gjithë me këtë lloj festimi: një goditje me gjoks dhe një lloj vetëkurorëzimi. Një gjest që i përgjigjet atij të LeBron Xhejms, të bërë qe disa vite.
    “LeBron është konsideruar gjithmonë një lojtar që do ta bënte historinë, edhe para se të arrinte në NBA. Dhe Lamine është duke i ndjekur gjurmët e tij si futbollist, duke i thyer pothuajse të gjitha rekordet e pjekurisë së hershme. Ndërkohë, në rrjetet sociale janë përfshirë nga zërat se romanca e supozuar mes Lamine Jamal dhe reperes argjentinase Niki Nikole ka marrë fund vetëm 13 ditë pasi u raportua se kishin nisur të shiheshin bashkë. Sipas mediave të Amerikës Latine, artistja 25-vjeçare thuhet se ka gjetur një “muzë” të re – mesfushorin e talentuar argjentinas Franko Mastantuono, i cili këtë verë u transferua te Real Madrid nga River Plate.
    Situata ka krijuar menjëherë tensione, pasi Mastantuono, 18 vjeç, është jo vetëm bashkëmoshatar i Yamal, por edhe rival i tij i drejtpërdrejtë në fushë, duke qenë pjesë e madrilenëve ndërkohë që Yamal luan për Barcelonën. Shumë tifozë kanë ironizuar lajmin në rrjet, me një koment që thoshte: “13 ditë, as dy javë”, ndërsa një tjetër shkruan me humor: “Nicole ndryshon të dashur më shpesh sesa bëj unë dush”. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e fansave ka hedhur poshtë këto thashetheme, duke kujtuar se Mastantuono është prej kohësh në një lidhje me Fio Augustinelli.
    As Jamal, as Mastantuono dhe as Nikole nuk kanë reaguar për lajmet e qarkulluara. Ndërkohë, babai i Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, e minimizoi krejt situatën duke deklaruar: “Këto janë gjëra fëmijësh. Nuk e njoh fare, as nuk e di se ç’fytyrë ka.” Nicki Nicole, me emrin e vërtetë Nicole Denise Cucco, është një nga artistet më të njohura latine, me mbi 22 milionë ndjekës në Instagram dhe afro 18 milionë dëgjues mujorë në Spotify.

  • Huijsen “ndez” El Clasicon: “Uroj që Yamal te Spanja të shkëleqejër por jo në La Liga”

    Huijsen “ndez” El Clasicon: “Uroj që Yamal te Spanja të shkëleqejër por jo në La Liga”

    Dean Huijsen po përshtatet çuditërisht shpejt me ekipin kombëtar spanjoll. Mbrojtësi 20-vjeçar, i sapoardhur nga transferimi i tij te Real Madrid, foli për Marca-n rreth përvojës së tij me La Roja dhe lidhjes së tij me Lamine Yamal, të dy mik dhe rival në ligë.
    “Lamine? Ai është një lojtar i shkëlqyer. Shpresoj që të bëjë mirë këtu me Spanjën, por që të mos na shkaktojë shumë probleme në ndeshjet tona të La Ligas”, bëri shaka qendërmbrojtësi i Madridit.
    Huijsen dhe Yamal mishërojnë në mënyrë të përsosur brezin e ri të futbollit spanjoll: talent të parakohshëm, një personalitet të fortë dhe shumë, shumë më tepër. “Është e veçantë që trajneri ka besim tek ne. Kjo tregon se ai nuk ka frikë të marrë rreziqe me lojtarët e rinj”, theksoi ish-lojtari i Juventusit, Romës dhe Frosinone-s, duke theksuar se si atmosfera në dhomën e zhveshjes nxit rritjen dhe pjekurinë.
    Hujsen foli gjithashtu për muajt e tij të parë te Real Madrid: “Është një hap i madh për çdo lojtar të vijë te Real Madrid. Ndihem mirë. Çfarë më pëlqen më shumë? Dhoma e zhveshjes, njerëzit… Të gjithë më kanë pritur shumë mirë. Edhe ambientet, udhëtimet… gjithçka është spektakolare. Jam shumë i lumtur. I dëgjoj shumë Rüdiger dhe Carvajal, por jemi një grup shumë i lidhur dhe bëjmë gjëra së bashku.”

  • Lamine Yamal ndahet sërish nga e dashura?

    Lamine Yamal ndahet sërish nga e dashura?

    Lamine Yamal, talenti i Barcelonës që po shihet si një nga yjet më premtues të futbollit evropian, ka tërhequr vëmendjen e mediave këtë herë jo për performancën e tij në fushë, por për jetën personale. Vetëm pak javë pasi konfirmoi lidhjen me këngëtaren argjentinase Nicki Nicole, duket se romanca e tyre ka marrë fund.
    Më 25 gusht, Yamal publikoi një fotografi të përbashkët duke i uruar ditëlindjen artistes, një gjest që konfirmoi marrëdhënien e tyre. Mirëpo, vetëm tetë ditë më vonë, të gjitha imazhet me Nickin janë fshirë nga profili i tij në Instagram, ndërsa fotografia e profilit është zëvendësuar me një sfond krejtësisht të zi – një veprim që ndjekësit e kanë interpretuar si shenjë të ndarjes.
    Yamal, i cili sapo ka lënë pas fazën e adoleshencës, është bërë shpesh pjesë e shtypit rozë për marrëdhëniet e tij me vajzat e njohura. Kritikat ndaj tij janë shtuar, me zëra që thonë se sjelljet jashtë fushe mund të ndikojnë negativisht në karrierën e tij sportive. Madje, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, së fundmi ka theksuar publikisht se ekipi duhet të funksionojë si një i vetëm dhe jo si individë të ndarë, një mesazh që shumë e kanë parë si të drejtuar edhe ndaj të riut.
    Në këtë fazë të ndjeshme të karrierës, Yamal përballet me sfidën e madhe për të gjetur ekuilibrin mes suksesit në futboll dhe presionit të jetës personale. Nëse kjo ndarje është përfundimtare apo thjesht një reagim i përkohshëm, mbetet për t’u parë.

  • Të fitojë Ligën e Kampionëve apo Kupën e Botës? Ja zgjedhja pa hezitim e Yamal

    Të fitojë Ligën e Kampionëve apo Kupën e Botës? Ja zgjedhja pa hezitim e Yamal

    Lamine Yamal, sulmuesi i Barcelonës dhe i Spanjës, 18 vjeç, ka rrëfyer për RTVE se dëshiron ta fitojë “Topin e Artë”. Ai është ndër 30 të nominuarit e edicionit 2025 dhe pritet të rivalizojë me Ousmane Dembélé për çmimin. “Si ekip, ta fitonim Champions League do të ishte e pabesueshme.
    Liga e Kampionëve apo Kupa e Botës? Meqenëse do të garoj në të dyja garat, do t’i synoj të dy trofetë. Individualisht, të gjithë lojtarët duan ‘Topin e Artë’. Kush thotë të kundërtën, gënjen”, – tha Yamal nga grumbullimi i “La Roja”.
    Ai shtoi se “të jesh aty në garë për çmimin, në moshën 18 vjeç, është diçka që duhet vlerësuar. Shpresoj që të ndodhë”. Ceremonia e ndarjes së “Topit të Artë” 2025 do të zhvillohet më 22 shtator në “Théatre du Chatelet” të Parisit. Përveç Lamine Yamal, Barça do të përfaqësohet edhe nga Pedri, Lewandowski e Raphinha.

    ⭐️ Lamine Yamal no esconde a RTVE su deseo de ganar el Balón de Oro: “Obvio, el que te diga que no, te está mintiendo”
    📺 No te pierdas la entrevista a Lamine Yamal en el Telediario 1, hoy a las 15:00h en La 1 y RTVE Play pic.twitter.com/FlMkXnIm8j
    — Teledeporte (@teledeporte) September 2, 2025

  • Barcelona e mbyll pjesën e parë në avantazh falë Lamine Yamal. Fiton vetë penalltinë dhe e dërgon në rrjetë (video)

    Barcelona e mbyll pjesën e parë në avantazh falë Lamine Yamal. Fiton vetë penalltinë dhe e dërgon në rrjetë (video)

    31 Gusht 2025

    22:22

    Telesport

    Barcelona e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë 0-1 në transfertën ndaj Rayo Vallecano, ndeshje e vlefshme për javën e tretë në La Liga. Katalanasit gjetën golin me Lamine Yamal në minutën e 40-të, nga pika e bardhë e penalltisë.
    Ishte vetë Yamal, ai i cili fitoi penalltinë, pas goditjes në këmbë që mori nga kundërshtari brenda zonës. Arbitri nuk pati asnjë dyshim që ishte faull dhe dha penallti.
    Lamine Yamal merr topin, ne një super qetësi, e dërgon atë në rrjetë. Topi në njërën anë, portieri në anën tjetër. Barcelona e mbyll pjesën e parë në avantazh.
    SHIKORASTINEPNALLTISEDHEGOLIN
    Përsa i përket mbrojtësit të Shqipërisë, Ivan Balliu, i cili luan me Rayo Vallecano-n, gjendet në stol.

  • Zbulohet arsyeja e çuditshme pse nuk ndërhyri VAR në rastin e penalltisë së Lamine Yamal (video)

    Zbulohet arsyeja e çuditshme pse nuk ndërhyri VAR në rastin e penalltisë së Lamine Yamal (video)

    31 Gusht 2025

    22:32

    Telesport

    Barcelona e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 0-1 ndaj Rayo Vallecano-s, falë një penalltie shumë të diskutueshme, e ekzekutuar saktë nga Lamine Yamal.
    Ishte vetë Yamal, ai i cili fitoi penalltinë, pas goditjes në këmbë që mori nga kundërshtari brenda zonës. Arbitri nuk pati asnjë dyshim që ishte faull dhe dha penallti.
    Ndërkohë që të gjithë u habitën pse nuk pati ndërhyrje të VAR për këtë rast. Mediat spanjolle raportojnë se VAR nuk mundi të ndërhynte në rastin e penalltisë sepse sistemi ishte jashtë funksionit në stadiumin e Rayo Vallecano.
    SHIKORASTINEPNALLTISEDHEGOLIN

  • “Ka jetë pas dhimbjes”/ Nicki Nicole reagon pasi zbuloi lidhjen me Lamine Yamal

    “Ka jetë pas dhimbjes”/ Nicki Nicole reagon pasi zbuloi lidhjen me Lamine Yamal

    Marrëdhënia mes futbollistit të talentuar të Barcelonës, Lamine Yamal, dhe këngëtares argjentinase Nicki Nicole është bërë tashmë publike, duke i dhënë fund muajve të gjatë me thashetheme dhe spekulime.
    Çifti u shfaq për herë të parë bashkë në mënyrë të hapur në festën e ditëlindjes së 18-të të Yamal, ku prania e Nicki Nicole nuk kaloi pa u vënë re nga fansat dhe mediat sociale. Pak ditë më vonë, vetë Lamine postoi një foto të ëmbël në Instagram për të uruar këngëtaren në ditëlindjen e saj më 25 gusht, një gjest që konfirmoi përfundimisht lidhjen e tyre.
    Edhe pse nuk është hera e parë që dyshja janë parë bashkë, tani ata kanë vendosur të mos e fshehin më romancën. Gjatë një pushimi të shkurtër nga ndeshjet e La Ligës, ata u fotografuan në një jaht luksoz në Monako, duke shijuar ditë relaksi, imazhe që morën dhenë në rrjet.
    Nga ana e saj, Nicki Nicole ndau një reflektim emocional me ndjekësit në rrjete sociale, ku foli hapur për periudhën e fundit të jetës së saj.

    “Çdo gjë që më theu zemrën më ka pastruar vizionin dhe po, ka jetë pas dhimbjes. Unë vazhdoj të mësoj dhe, ndërsa mësoj, shoqëroj njerëzit që dua,” shkroi artistja.

    Këngëtarja falënderoi fansat për mbështetjen e tyre gjatë kohëve të vështira dhe zbuloi se po përgatit projekte të reja muzikore:

    “Po punoj në muzikë me zemrën si udhërrëfyese,” u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se periudha e re në jetën personale po e frymëzon edhe në krijimtari.

    Lidhja e Yamal me një prej emrave më të njohur të muzikës latine është komentuar gjerësisht në rrjete, ndërsa fansat e të dyve mezi presin të shohin zhvillimet e ardhshme, në fushë dhe në studio.