Tag: lamine

  • Pas asaj që ndodhi në “El Clasico”, Barcelona dhe Jorge Mendes marrin vendimin drastik ndaj Lamine Yamal

    Pas asaj që ndodhi në “El Clasico”, Barcelona dhe Jorge Mendes marrin vendimin drastik ndaj Lamine Yamal

    28 Tetor 2025

    17:29

    Telesport

    Lamine Yamal ka qenë protagonisti kryesor para dhe pas “El Clasico-s” së parë të këtij sezoni, ku Real Madridi fitoi 2-1. Para supersfidës, Yamal postoi publikime që nxitën jo pak reagime, por mbi të gjitha bëri deklaratën e fortë ku tha se Real Madrid vjedh dhe më pas ankohet.
    Pikërisht për shkak të kësaj deklarate, pati përplasje në fund të ndeshjes me tij dhe lojtarëve të Real Madridit. Për të shmangur situata të tilla, drejtuesit e Barcelonës dhe menaxheri i lojtarit, Jorge Mendes, kanë vendosur bashkarisht se do të jenë ata që do të kontrollojnë dhe monitorojnë postimet e Lamine Yamal në rrjetet sociale, sipas asaj që raporton “SPORT”.
    Gjithashtu, Yamal do këshillohet para se të japë intervista që mund të nxisin reagime të forta siç ndodhi me atë që tha për Real Madridin pak ditë para “El Clasico-s”.

  • Lamine Yamal blen vilën luksoze ku dikur jetonin Shakira dhe Gerard Piqué

    Lamine Yamal blen vilën luksoze ku dikur jetonin Shakira dhe Gerard Piqué

    Ylli i ri i klubit të FC Barcelona, Lamine Yamal, bëhet pronari i një prej rezidencave më të famshme në Spanjë, ish-shtëpia e Shakirës dhe Piqués, duke bërë një tjetër hap në kombinimin e suksesit sportiv me luksin privat. Prona ndodhet në lagjen ekskluzive Ciutat Diagonal në Esplugues de Llobregat, zonë ku banojnë edhe lojtarë të tjerë të Barcelonës, si Alejandro Balde dhe Ronald Araujo.
    Sipas mediave spanjolle, vila ka vlerë rreth 14 milionë euro, shtrihet në një truall prej 3 800 metra katrorë dhe përfshin tre shtëpi të ndara, pishina të brendshme dhe të jashtme, palestër dhe ambiente të dedikuara për relaksim. Yamal planifikon ta përtransformojë rezidencën në një “home club” personal: palestër private, hapësira rikuperimi, trajner personal dhe sistem sigurie të avancuar, ideale për një atlet elitar.
    Kjo vilë historike ishte projektuar në vitin 2012 nga arkitektja Mireia Admetller për t’i shërbyer jetës së çiftit Shakira–Piqué, dhe tani do të bëhet shtëpia e një tjetër ylli në ngritje. Në moshën 18-vjeçare, Yamal tashmë ndërthur talentin në fushë me vendime strategjike jashtë saj, duke vendosur themelin e një jete luksi që shkon përtej futbollit.
    Me këtë blerje, ai jo vetëm që siguron një adresë të elitës në Barcelonë, por edhe një simbol që lidh suksesin e tij me trashëgiminë e klubit dhe komunitetit të kampit katalanas.

  • “El Clásico” më e dobët e Yamal, që kur iu bashkua Barcelonës. OPTA sjell të dhëna kontradiktore

    “El Clásico” më e dobët e Yamal, që kur iu bashkua Barcelonës. OPTA sjell të dhëna kontradiktore

    Lamine Yamal e përfundoi “El Clásico” e së dielës me ndikimin më të ulët që nga bashkimi me ekipin e parë të Barcelonës. Në “Santiago Bernabéu”, 18-vjeçari dukej larg formës optimale, pa shkëndija dhe me pak kapacitet për t’i kaluar kundërshtarët. Megjithatë, disa statistika nga OPTA tregojnë aspekte pozitive të lojës së tij.
    Ai ishte lojtari i fushës që rikuperoi më shumë topa te Barça, 6, po aq sa Frenkie de Jong, mesfushor i specializuar në këtë aspekt. Portieri Szczesny rikuperoi 8 topa. Lamine kryesoi gjithashtu për driblime të kompletuara, 4, më shumë se Marcus Rashford (2), megjithëse Vinicius Junior kryesoi me 5, edhe pse luajti 27 minuta më pak.
    Në fazën sulmuese, Yamal ishte më i larguar nga zona e kundërshtarit, me 19 ndërhyrje në një të tretën e fundit të fushës, më pak se Pedri (29) dhe De Jong (25). De Jong pati 116 ndërhyrje totale, 63 më shumë se Jude Bellingham te Real Madrid, duke treguar se posedimi 68.5% i Barcelonës nuk u shndërrua në produkt sulmues efektiv.
    Veprimi më vendimtar i Lamine ishte një pasim i zgjuar te Koundé, i cili e humbi kontrollin e topit, duke prishur një mundësi të pastër goli. Kjo ishte “El Clásico” e tij më e dobët deri tani, pas 3 golave dhe 2 asistimeve në 7 ndeshje ndaj Real Madridit.

  • Araujo mbron Yamal: Ai është i rritur dhe e di mirë çfarë duhet të bëjë

    Araujo mbron Yamal: Ai është i rritur dhe e di mirë çfarë duhet të bëjë

    27 Tetor 2025

    11:36

    Alfred Lleshi

    Ronald Araujo ishte një nga zërat kritikë të dhomës së zhveshjes blaugrana pas humbjes në “El Clasico”. Qendërmbrojtësi uruguajan, i cili hyri në pjesën e dytë për të provuar të kthente rezultatin, e analizoi ndeshjen me qetësi: “Jemi të trishtuar, por duhet të ngremë kokën dhe të vazhdojmë. Kemi një sezon të gjatë përpara, duhet t’i korrigjojmë gabimet tona”.
    Për tensionin pas ndeshjes, kur lojtarët e Real Madridit, përfshirë Carvajal, Courtois, Camavinga dhe Vinicius shkuan te Lamine Yamal, duke krijuar një moment tensioni midis lojtarëve të të dy skuadrave, Araujo tha qartë: “Unë sot nuk do të flas për Lamine. Vetëm do të them që është një profesionist i madh, jemi të lumtur ta kemi me ne. Ai është i rritur dhe e di mirë çfarë duhet të bëjë”.
    Ai shtoi: “Nuk e di çfarë ndodhi te sherri. Unë thjesht shkova për t’i ndarë. Si i interpretoi Real Madridi deklaratat e Lamine para ‘El Clasico’ nuk më intereson. Është puna e tyre”.
     

  • “Ti i jep shumë gojës”, si “plasi” sherri mes lojtarëve të Realit dhe Barcelonës. Ja çfarë i ndezi gjakrat me tyre

    “Ti i jep shumë gojës”, si “plasi” sherri mes lojtarëve të Realit dhe Barcelonës. Ja çfarë i ndezi gjakrat me tyre

    Policia duke ndarë lojtarët. Duke ndërhyrë pas një ndeshje Real-Barça. Është një imazh që do të mbesë në histori. Gjithçka ishte e nxehur sepse minutat e fundit të ndeshjes u kaluan me të dy stolat duke shkëmbyer lloj-lloj fjalësh. Por, sapo ndeshja mbaroi, shpërtheu tensioni. Carvajal, ndërsa Lamine Yamal i zgjati dorën, e qortoi për fjalët e tij para ndeshjes (“Reali vjedh dhe ankohet”). Kapiteni madrilen bëri gjestin e “Ti i jep shumë gojës”. Dhe gjithçka shpërtheu. 
    Lojtarët filluan të grindeshin në fushë. Shtytje, fyerje… Oficerët e policisë u detyruan të nxitonin në fushë për t’i ndarë. Midis tyre, Courtois shkoi menjëherë ta qortonte Lamine Yamal edhe për sjelljen e tij. Ndërkohë, Vinicius u përgjigj duke i ftuar të gjithë të vazhdonin “bisedën” në tunelin e dhomës së zhveshjes. Braziliani ishte i tërbuar edhe për shkak të zëvendësimit. Pasi gjyqtari i fryu bilbilin, ai qëndroi në vijën anësore, duke pirë ujë, dhe filloi të dëgjonte diçka që i thuhej nga stoli i Barçës. Gjyqtari i katërt, i cili gjithashtu e dëgjoi, i tha: “Vini, mos reago”. Por, nuk funksionoi. 
    Sepse Vinicius reagoi. Lamine Yamal dhe Raphinha e thirrën të shkonte në dhomat e zhveshjes dhe ai donte të vraponte për atje. Disa anëtarë të stafit dhe disa lojtarë, si Güler, u përpoqën ta ndalonin. 
    “Le të shkojmë në dhomën e zhveshjes”, i tha Lamine Yamal portierit Courtois ndërsa ecte drejt tunelit. Kishte shumë tension. Pak nga pak, gjithçka u qetësua, por pamja e shëmtuar do të mbesë. Policia që ndërhyn për të ndarë disa nga futbollistët më të mirë e më të famshëm të botës. Turp… 

  • Vjen “kërcënimi” i parë për Real Madridin, pas fitores sot: Shihemi në Barcelonë…

    Vjen “kërcënimi” i parë për Real Madridin, pas fitores sot: Shihemi në Barcelonë…

    26 Tetor 2025

    20:27

    Telesport

    Real Madrid fitoi 2-1 ndaj Barcelonës në “Santiago Bernabeu” në “El Clasico-n” e parë të këtij sezoni. Në fund të ndeshjes nuk munguan as përplasjet mes lojtarëve të dy ekipeve, ku protagonisti kryesot ishte Lamine Yamal.
    Talenti i Barcelonës bëri komente dhe deklarata të forta para ndeshjes duke akuzuar Real Madridin për vjedhje dhe ankesa ndaj gjyqtarëve. Pikërisht për këtë arsye pati përplasje mes tij dhe yjeve të Realit në fund të ndeshjes, si Dani Carvajal, Thiabut Courtois dhe s’mund të mungonte Vinicius Junior.
    Ndërkohë, babai i Lamine Yamal sigurisht që nuk i ka pritur mirë skenat e nodhur në fund të ndeshjes dhe ka “kërcënuar” madrilenët. “Për fat të mirë është vetëm 18 vjeç. Shihemi në Barcelonë”, ka shkruar babai i Lamine Yamal në një postim në rrjetet e tij sociale.

  • Te Barcelona zbulojnë arsyen pse Lamine Yamal nuk shkëlqeu në “El Clasico”: Nuk është mësuar me fishkëllimat kundër…

    Te Barcelona zbulojnë arsyen pse Lamine Yamal nuk shkëlqeu në “El Clasico”: Nuk është mësuar me fishkëllimat kundër…

    26 Tetor 2025

    20:47

    Telesport

    Në mungesë të Hansi Flick, i cili ishte i pezulluar për sfidën e sotme, në konferencën për shtyp pas humbjes 2-1 në “El Clasico” ndaj Real Madridit, ka dalë zëvendës trajneri i Barcelonës, Marcus Sorg.
    Ndër të tjera, Sorg foli edhe për Lamine Yamal, i cili nuk arriti të shkëlqente sot dhe të bënte diferencën në fushë dhe një shkak për këtë mund të jenë fishkëllimat e tifozëve në “Bernabeu” sa herë që ai kapte topin.
    “Ai ende po mëson si të përballet me publikun, me thirrjet dhe fishkëllimat nga tifozët dhe këto mund të kenë ndikuar për keq sot. Kjo është pjesë e procesit, dhe është diçka normale. Zakonisht ai është shumë i motivuar dhe luan mirë, sot thjesht nuk ishte një ditë e lehtë për të”, tha Sorg.
    “Zakonisht ata luajnë 2 me 1 kundër tij, për të mos ta lejuar të afrohet pranë zonës ose të hyjë aty dhe të godasë. Kjo është normale, por ai është ende i ri dhe duhet të zhvillohet, dhe ne kemi për detyra ta ndihmojmë në këtë drejtim”, shtoi Sorg.

  • “Fol tani, fol”, përplasje edhe mes Vinicius Junior dhe Lamine Yamal në fund të “El Clasico-s” (video)

    “Fol tani, fol”, përplasje edhe mes Vinicius Junior dhe Lamine Yamal në fund të “El Clasico-s” (video)

    26 Tetor 2025

    19:17

    Telesport

    Nuk kanë munguar përplasjet mes lojtarëve të të dy ekipeve në fund të “El Clasico-s”, ku Real Madrid fitoi me shifrat 2-1. Futbollistët e Real Madridit e kanë psur inatin më të madhe me Lamine Yamal, për shkak të deklaratave të tij para ndeshjes.
    Përveç sherrit mes Dani Carvajal, Thiabut Courtois dhe Lamine Yamal, nuk mungoi përplasja as mes Vinicius Junior dhe talentit të Barcelonës. Braziliani i është drejtuar Lamal-it “Fol tani, fol”, duke iu referuar rezultatit të ndeshjes, sipas pamjeve të publikuara në mediet spanjolle.
    Me ndërhyrjen e stafit nga të dy ekipet, situata u qetësua dhe të dy lojtarët iu drejtuan dhomave respektive të zhveshjeve.
    Edhe gjatë ndeshjes, pati ngacmime të shumta mes dy lojtarëve. Në një moment, Vinicius Junior i drejtohet Lamal-it “Vetëm pasime mbrapa di të bësh”.
    SHIKOVIDEON

  • “Ti flet shumë”, përplasje mes yjeve të Real Madridit dhe Lamine Yamal në fund të ndeshjes (video)

    “Ti flet shumë”, përplasje mes yjeve të Real Madridit dhe Lamine Yamal në fund të ndeshjes (video)

    26 Tetor 2025

    19:07

    Telesport

    Real Madrid fitoi 2-1 ndaj Barcelonës në “El Clasico-n” e parë të këtij sezoni. Në fund të ndeshjes pati një përplasje verbale mes yjeve të Real Madridit dhe Lamine Yamal.
    Dani Carvajal i drejtohet Yamal-it “Ti flet shumë”. Më pas gati sa nuk nisi një sherr i madh mes lojtarëve të dy ekipeve, ku protagonistët kryesorë ishin Thibaut Courtois nga Real Madridi dhe Lamine Yamal nga Barcelona.
    Më pas ndërhynë lojtarët e tjerë dhe situata u qetësua. Shkak për këtë përleshje është bërë deklarata e Lamine Yamal para sfidës, ku tha se Real Madrid vjedh dhe gjithmonë më pas ankohet.
    SHIKOVIDEON
    Ndryshe nga “El Clasico-t” e vjetshme ku Lamine Yamal ishte padyshim protagonisti kryesor, sot ylli i Barcelonës ishte një dështim i vërtetë në fushë.

  • Kapiteni i Real Madridit do t’i thotë diçka sot në fushë Lamine Yamal, ka përgatitur gjithçka

    Kapiteni i Real Madridit do t’i thotë diçka sot në fushë Lamine Yamal, ka përgatitur gjithçka

    Lamine Yamal nxiti pasionet përpara El Clasico-s. Ylli i Barcelonës e quajti publikisht Real Madridin hajdutë. “Real Madridi vazhdimisht vjedh dhe ankohet. Ata gjithmonë e bëjnë këtë”, ishin fjalët e Yamal.
    Lojtarët e Real Madridit janë të tërbuar me yllin 18-vjeçar. Ai do të marrë trajtim të veçantë në El Clasico sot, me kapitenin Dani Carvajal që do të dalë në fushë. 33-vjeçari do të zhvillojë një bisedë me kolegun e tij të Spanjës për t’i treguar mungesën e respektit.
    “E gjithë skuadra e Real Madridit është jashtëzakonisht e zemëruar për komentet e tij. Kapiteni i Real Madridit, Dani Carvajal, do të zhvillojë një bisedë me Yamalin sot dhe do t’i kërkojë atij të tregojë më shumë respekt. Është e sigurt që Yamal nuk do të jetë i qetë as në fushë. Turma do të jetë armiqësore ndaj tij dhe 18-vjeçari me siguri do të luajë nën një presion të madh”, shkruhet në median spanjolle. /Sport Ekspres/