Tag: lamine

  • Leo Messi “kurorëzon” Lamine Yamal: “Tashmë është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe po ju them se…”

    Leo Messi “kurorëzon” Lamine Yamal: “Tashmë është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe po ju them se…”

    18 Prill 2025

    22:32

    Telesport

    Lionel Messi foli në kanalin YouTube ‘Simplemente Fútbol’ për shumë tema karriere por edhe për të analizuar rritjen e Lamine Yamal, i konsideruar si fenomen. Sulmuesi aktual i Inter Miami tha: “Është vërtet mbresëlënëse ajo që Lamine Yamal po tregon, çfarë po bën dhe çfarë ka bërë tashmë. Ai tashmë ka fituar Europian me Spanjën si protagonist.”
    Messi shtoi: “Ai është vetëm 17 vjeç, ai është ende në rritje dhe ai do të vazhdojë të rritet si lojtar dhe të kontribuojë në lojën e tij, siç kam bërë unë. Ai ka cilësi të jashtëzakonshme dhe tashmë është një nga lojtarët më të mirë në botë”.
    Për të ardhmen e tij ai tha: “Nuk kam asnjë dyshim që do të vazhdoj të garoj. Kjo natyrë nuk do të më braktisë kurrë, sepse është pjesë e imja. Kështu jam rritur. Më pëlqen të fitoj dhe të konkurroj”.
    Argjentinasi, i cili ka një kontratë deri në fund të vitit 2025, përfundoi duke përsëritur se hapi i tij i ardhshëm do të jetë i lidhur ngushtë me Kupën e Botës 2026 në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada: “Ky vit do të jetë i rëndësishëm për vendimin tim në lidhje me Kupën e Botës. Do të gënjeja nëse do të thoja se nuk po mendoj për të.”

  • “Është i jashtëzakonshëm”, Messi: Është një nga më të mirët në botë që tani

    “Është i jashtëzakonshëm”, Messi: Është një nga më të mirët në botë që tani

    18 Prill 2025

    14:32

    Telesport

    Ylli i Inter Miami, Lionel Messi, thotë se ai po monitoron Lamine Yamal te Barcelona.
    Argjentinasi nuk ka asnjë dyshim për ndikimin aktual të Yamal dhe potencialin që ai zotëron për të ardhmen.
    “Ajo që Lamine Yamal po tregon është mbresëlënëse”, tha 37-vjeçari në Simplemente Futbol.
    “Ai është ende vetëm 17 vjeç, është në një proces zhvillimi dhe do të vazhdojë të rritet si lojtar dhe të shtojë gjëra në lojën e tij.
    “Por ai ka cilësi të jashtëzakonshme dhe tashmë është një nga lojtarët më të mirë në botë”.
    Yamal ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë 21 asiste në 45 ndeshje me Barçën këtë sezon.

  • “Fola direkt me Yamal”, prapaskena e bujshme: U mundova ta bindja në çdo mënyrë, por…

    “Fola direkt me Yamal”, prapaskena e bujshme: U mundova ta bindja në çdo mënyrë, por…

    16 Prill 2025

    14:52

    Telesport

    Trajneri i Marokut, Walid Regragui, ka zbuluar një prapaskenë në lidhje më Lamine Yamal për “El Chiringuito”.
    “Yamal është një talent i madh. Kemi provuar ta bindim të zgjidhte Marokun, por ai bëri një zgjedhje të ndryshme dhe i kemi uruar më të mirën me Spanjën, ajo që bën në moshën e tij është e pabesueshme”.
    Më pas ka shtuar: “Kam folur direkt me Lamine, i kemi prezantuar projektin e Marokut, me Kupën e Afrikës që do të luajmë në shtëpi dhe Kupën e Botës 2030 me dashurinë që mund t’i jepte populli maroken.
    “Pas 2-3 ditësh më ka telefonuar dhe më ka thënë: ‘Trajner, faleminderit për vlerësimin, por ndihem spanjoll dhe do të doja të luaja me Spanjën’, ma tha edhe pse atëherë nuk luante me ekipin e parë të Spanjës.
    “Nëse kam folur edhe me familjen e tij? Kam folur me të, familjen dhe avokatin e tij. Të gjithë marokenët donin që ta bindnim, kemi bërë gjithçka ishte e mundur”.

  • Lamine Yamal: Nuk luaj futboll nëse nuk besoj të trofetë, këtë sezon mund të fitojmë gjithçka

    Lamine Yamal: Nuk luaj futboll nëse nuk besoj të trofetë, këtë sezon mund të fitojmë gjithçka

    Talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, dha një intervistë për ESPN, për të folur për sezonin e tij me katalanasit. “Ajo që unë po kërkoj është të argëtohem, nuk mendoj shumë për gjëra të tjera”, deklaroi Yamal.
    “E vërteta është se nuk mendoj shumë për atë që po bëj apo për atë që do të bëj nesër. E di sa e rëndësishme është të luajë për Barcelonën, por nuk mendoj për presionin. Dua të luaj dhe të argëtohem”, shtoi Yamal.
    Më tej, ai analizon sezonin aktual të Barçës: “Unë jam një nga ata njerëz që gjithmonë i besoj ekipit. Që nga fillimi i sezonit kam synuar gjithmonë maksimumin dhe mendoj se i kemi atributet për të fituar të trija trofetë ku luajmë”.
    “Nëse ne mendojmë se mund të fitojmë titullin në fillim të sezonit, ky është qëllimi. Kjo gjë nuk ndryshon tani. Nuk është për shkak të vetëbesimit të tepërt apo diçkaje të tillë, është sepse duhet të besoni në veten tuaj”, deklaroi Lamine Yamal.
    Ai shpjegoi se cili është mentaliteti i tij pavarësisht moshës së re: “Nëse thoni se një ekip tjetër do të fitojë, nuk e di pse dilni atje për të luajtur. Unë them se ne mund të fitojmë. Ne jemi Barça. Ne e kemi arritur atë më pare, shpresojmë të jemi në gjendje ta bëjmë përsëri”.

  • 275 milionë euro për Lamine Yamal, a do arrijë City ta bindë Barcelonën?

    275 milionë euro për Lamine Yamal, a do arrijë City ta bindë Barcelonën?

    8 Prill 2025

    18:35

    Telesport

    Fichajes ka dalë me një lajm të bujshëm për merkaton e verës.
    Manchester City, sipas saj, është gati të shpenzojë 275 milionë euro për Lamine Yamal, nëse Barcelona e sheh veten në vështirësi ekonomike.
    Sulmuesi spanjoll nuk ka dëshirë të largohet nga “Camp Nou”, por nëse nuk rinovon me katalanasit, destinacioni i tij do të jetë Premier League, kampionati më popullor në kontinent.
    Vështirë që Barcelona të heqë dorë nga një talent kaq i rrallë, kështu që City nuk pritet ta realizojë këtë operacion të kushtueshëm.

  • Barcelona merr ofertën shokuese nga klubi i njohur europian për Lamine Yamal, plot 255 milionë euro

    Barcelona merr ofertën shokuese nga klubi i njohur europian për Lamine Yamal, plot 255 milionë euro

    Mundo Deportivo raporton se Manchester United do mundohet të bindë Barcelonën për një transferim të mundshëm të Lamine Yamal gjatë merkatos verore. Sipas raportit në fjalë, “Qytetarët” janë gati të paguajnë plot 255 milionë euro për adoleshentin e Barcelonës, një shifër që do ta bënte atë transferimin më të shtrenjtë në histori.
    Pavarësisht moshës së tij të re vetëm 17 vjeç, Yamal po shkruan historinë në LaLiga, duke mahnitur të gjithë me aftësinë, vizionin dhe aftësinë e tij për të bërë diferencën në fushë. Talenti i tij ka mahnitur klubet kryesore në mbarë botën, dhe tani Manchester City duket i gatshëm të investojë një shumë rekord për të siguruar të ardhmen e tij.
    Oferta e Manchester City jo vetëm që pasqyron interesin serioz të klubit për një lojtar të jashtëzakonshëm, por edhe besimin që ata kanë në të ardhmen e tij. Në “Etihad”, Yamal mund të integrohet në një ekip plot yje dhe të vazhdojë të mësojë nga figura të mëdha të futbollit botëror, duke përshpejtuar më tej evolucionin e tij si lojtar.
    Edhe pse Barcelona nuk do që të heq dorë prej tij, propozimi ekonomik i vendos katalanasit në një situatë të komplikuar. Klubi tashmë po punon për rinovimin e tij pasi kontrata e Yamal zgjat deri në qershor 2026 dhe për momentin, ata i referohen klauzolës së tij të lirimit prej 1 miliard euro. Negociatat mund të jenë të gjata, por realiteti është se e ardhmja e tij mbetet e pasigurt dhe interesimi i klubeve të mëdha si Manchester City mund të përshpejtojë zhvillimet.

  • Lamine Yamal nuk është nga ky planet! Vjen goli i parë në “Metropolitano”, shënon Ferran Torres (video)

    Lamine Yamal nuk është nga ky planet! Vjen goli i parë në “Metropolitano”, shënon Ferran Torres (video)

    2 Prill 2025

    22:04

    Telesport

    Barcelona ka kaluar në avantazh në gjysmëfinalen e kthimit ndaj Atletico Madrid, e vlefshme për Kupën e Mbretit, e cila po luhet aktualisht në “Metropolitano”.
    Katalanasit gjetën golin në minutën e 26-të, Lamine Yamal tregon klasin duke dhënë një pasim të artë për Ferran Torres, i cili shkëputet bukur dhe dërgon topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
    Ndeshja e parë ka përfunduar në barazim 4-4. Ekipi që fiton sot pret biletën për në finalen e Kupës së Mbretit, aty ku do përballen me Real Madridin, i cili eleminoi mbrëmë në shtesë Real Sociedad.