Tag: lamine

  • Fitorja e 18 vjeçarit bën xhiron e botës… Antonelli, Lamine Yamal i F1!

    Fitorja e 18 vjeçarit bën xhiron e botës… Antonelli, Lamine Yamal i F1!

    italiani Andrea Kimi Antonelli merr pozicionin e parë në garën kualifikuese Sprint për Çmimin e Madh të Miamit në Formula 1. 18-vjeçari përfundoi një xhiro mahnitëse me kohën 1 minutë 26 sekonda e 482 të qindtat, duke lënë pas McLaren-at e Oscar Piastrit, i dyti, e të Lando Norrisit, i treti.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”

    Max Verstappen u rendit i katërti, përpara George Russell. Ferrari i parë i Charles Leclerc u rendit i gjashti, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Lewis Hamilton. Alex Albon u rendit i teti, përpara Isack Hadjar.

    18-vjeçari nga Bologna bëhet piloti më i ri në historinë e Formula 1 që siguron një “pole position” në Kampionatin Botëror të Formula 1, edhe nëse duhet sqaruar menjëherë se ky nuk është një rekord zyrtar, pasi është vendosur në kualifikimet e një gare Sprint dhe jo në ato të Grand Prix me distancë të plotë.

    Antonelli është gjithsesi italiani i parë që udhëhoqi pistën e nisjes në një garë të Formula 1 pesëmbëdhjetë vite e gjysmë pas Giancarlo Fisichella-s, i cili mori pozicionin e parë në Çmimin e Madh të Belgjikës në vitin 2009 me Force India të pajisur me një motor… Mercedes. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Marca në Spanjë nuk i ka kursyer lëvdatat, aq sa e ka krahasuar me Lamine Yamal, yllin e Barcelonës. “Antonelli, Lamine Yamal i F1”, shkruan Marca. “Talenti i Antonellit po bën përparim”, thotë AS./TAR

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Tardelli, i mahnitur nga Yamal: Rrallëherë shohim “adoleshentë” kaq vendimtarë…

    Tardelli, i mahnitur nga Yamal: Rrallëherë shohim “adoleshentë” kaq vendimtarë…

    Në editorialin e tij të zakonshëm për “La Stampa”, Marco Tardelli, ish-mesfushori kampion bote me Italinë më 1982, ka folur me superlativa për yllin e ri të Barcelonës, Lamine Yamal:
    “Rrallëherë ndodh që në moshën 17-vjeçare, sa është Lamine (do të mbushë 18 vjeç më 13 korrik), të shohim lojtarë kaq vendimtarë në nivele të larta, si Liga e Kampionëve, ku ai është protagonist absolut, apo Europiani i një viti më parë, kur në moshën 16-vjeçare ishte ndër liderët e Spanjës kampione, me një super gol ndaj Francës në gjysmëfinale”.
    Paralelizmi me Messin është i pashmangshëm, sipas Tardellit: “Fanella është e njëjtë, gjithçka nisi me atë foto të famshme ku Leo Messi e mbante në krahë Yamal-in e vogël. Sot kemi sigurinë se nuk është një krahasim i ekzagjeruar”.
    Të dhënat flasin vetë: “Në moshën e Yamal, Messi kishte grumbulluar 7 paraqitje dhe asnjë gol. Ndërkohë që Lamine ka arritur tashmë 100 ndeshje me Barcelonën, me 22 gola dhe 31 asiste”.
    Por, mbi të gjitha, thekson Tardelli, është ajo që shohim në fushë: “Magjitë që tregoi kundër Interit, të mërkurën mbrëma, goli dhe dy traversat, lëvizje që shumica e kolegëve të tij nuk arrijnë as t’i mendojnë, të kombinuara me qëndrimin prej lideri (në fund të ndeshjes nuk ishte aspak i lumtur, pavarësisht paraqitjes së shkëlqyer), tregojnë se kemi të bëjmë me një fenomen të ri”.

  • Lamine Jamal merr vlerësime nga shtypi sportiv dhe legjendat e futbollit, shkëlqeu kundër Interit në Champions

    Lamine Jamal merr vlerësime nga shtypi sportiv dhe legjendat e futbollit, shkëlqeu kundër Interit në Champions

    Adriatik BALLA
    Interi ishte duke udhëhequr 2:0 ndaj Barcelonës e më pas edhe 3:2, por ndeshja e së mërkurës mbrëma përfundoi 3:3. Ishte gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampionëve. Me vetëm 17 vjet e 291 ditë, Lamine Jamali e luajti ndeshjen e 100-të në nivelin e të rriturve. Ai u bë lojtari më i ri që ka shënuar gol në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Rekordin deri të mërkurën mbrëma e mbante Kylian Mbappe, që kishte shënuar kur ishte 18-vjeçar, në vitin 2017. Goli mahnitës pas veprimit individual të reprezentuesit të Spanjës, i dha jetë lojës së katalunasve, që ishin duke pësuar 2:0 në ndeshjen në shtëpi. Yamali e goditi shtyllën dy herë, ndërsa vazhdimisht i shkaktoi telashe mbrojtjes së Interit, në një paraqitje impresive.
    “Lamine na tregoi rrugën me atë gol të mahnitshëm. Ishte shumë e rëndësishme të shënojmë atë gol, pasi ishim duke pësuar me dy gola. Ai ka luajtur shumë mirë”, ka thënë Flik për “Movistar Plus”. “Kemi luajtur me stil dhe kemi provuar të fitojmë. Lamine ishte shumë i rëndësishëm për ne. Në ndeshje të mëdha, që tashmë e ka shfaqur, ai gjithnjë del në pah”, ka shtuar tekniku gjerman. Ndeshja u vlerësua lart, ndërsa Barcelona, ndonëse llogaritej favorite, nuk arriti fitore. Rezultati 3:3 bën që sfida të jetë plotësisht e hapur për ndeshjen e kthimit në “Giuseppe Meazza”. “Është e papranueshme që kemi pësuar kaq shumë gola, por duhet ta vlerësojmë edhe Interin që u paraqit shumë mirë”, ka thënë sulmuesi i Barcelonës, Rafinja, pas goditjes së të cilit u shënua autogol nga portieri i Interit, Jan Somer. “Gjëja e rëndësishme është që kemi rezultatin që e lë çdo gjë të hapur”. Edhe trajneri i Interit, Simone Inzaghi ishte plot lavde për Jamalin.
    Ka thënë se i është dashur të bëjë shumë përshtatje në pushim mes pjesëve në përpjekje për ta ndalur adoleshentin e talentuar. “Është dashur të jemi më të mirë me Lamine Jamalin. Ai është lojtar që më ka impresionuar. Ai bëri shumë probleme për ne, sidomos në 30 minutat e parë të ndeshjes”, ka thënë Inzaghi. Ai është krenar me paraqitjen e skuadrës. “Barça është ekip me lojtarë fantastikë dhe të luajmë një ndeshje të tillë, ndaj ekipit më ofenziv në botë, duhet të na bëjë krenarë. Kemi mundur edhe të fitojmë, por kemi luajtur ndaj ekipit që ka një lojtar që vështirë mbulohet, që bëri shumë probleme për ne. Ai është talent që lind çdo 50 vjet”, ka vazhduar Inzagi për Jamalin. Supertalentin e Spanjës e kanë lavdëruar edhe lojtarët e Interit e po ashtu shumë analistë të futbollit.

  • A e dini se Lamine Yamal në 2023 ishte fare pranë transferimit në Premier League?

    A e dini se Lamine Yamal në 2023 ishte fare pranë transferimit në Premier League?

    1 Maj 2025

    17:58

    Telesport

    Lamine Yamal sot do të ishte duke luajtur në Premier League dhe jo te Barcelona.
    Sulmuesi spanjoll, i cili vlen mbi 180 mln euro në tregun e transferimeve, thuhet se ka qenë shumë pranë transferimit te Manchester City.
    Kjo ndodhi në verën e vitit 2023, kur Pep Guardiola realisht tentoi ta blinte nga Barcelona, por operacioni nuk u mbyll me sukses.
    Gazeta Marca e ka raportuar asokohe si lajm, por ngjarja nuk bëri shumë bujë, sepse Yamal nuk ishte lojtari që njohim sot.

  • “Ju betohem, nuk keni parë as 10% të Lamines”! Babai i Yamal kritikon tifozët e Realit: Tifozët e Barcelonës nuk e sulmojnë një talent të Real Madrid 

    “Ju betohem, nuk keni parë as 10% të Lamines”! Babai i Yamal kritikon tifozët e Realit: Tifozët e Barcelonës nuk e sulmojnë një talent të Real Madrid 

    Mbrëmë, Barcelona barazoi 3-3 ndaj Interit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League para tifozëve të saj dhe Lamine Yamal ishte sërish në qendër të vëmendjes. Ky 17-vjeçar bëri një ndeshje të shkëlqyer dhe meriton të gjitha lëvdatat.  Pas ndeshjes foli edhe babai i tij, Mounir, i cili nuk e fsheh se sa krenar është për djalin e tij, por tha se ende nuk ka treguar se sa i talentuar është në të vërtetë. ”Ju betohem që nuk e keni parë as 10% të asaj që mund të bëjë Lamine”, tha në fillim Mounir dhe shtoi. 
    Ne duhet ta sulmojmë 17-vjeçarin që ka bërë tashmë 100 paraqitje për ekipin e parë të Barcelonës. Ne duhet të jemi krenarë dhe ta urojmë atë, në vend që të ankohemi sepse ai luan për këtë apo atë klub”.  Babai i Yamal njihet si një tifoz i pasionuar i Real Madridit, por kjo ndryshoi kur djali i tij filloi të luante për Barcelonën. 
    “Është e trishtueshme të shohësh kritika dhe ofendime nga tifozët e Real Madridit në llogarinë e Lamine. Tifozët e Barcelonës nuk fyejnë asnjë të ri të Realit, apo ndonjë klub tjetër. Ju duhet t’i respektoni këta talentë të rinj dhe t’i ndihmoni ata të bëhen futbollistë edhe më të mirë”, tha babai i Yamal. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ 

  • Rio Ferdinand mahnitet nga Yamal, e përsërit tri herë “Top i Artë” para kamerës

    Rio Ferdinand mahnitet nga Yamal, e përsërit tri herë “Top i Artë” para kamerës

    Pas golit të bukur për 1-2 dhe një tjetër goditjeje, që u përplas në traversë, admirimi për Lamine Yamal nuk vonoi të shpërthente. Erling Haaland ishte i pari që e tha hapur: “Ky djalë është i pabesueshëm”. Thierry Henry dhe Jamie Carragher gjithashtu u shprehën të mahnitur në “CBS Sports”.
    Nga Britania e Madhe erdhi një tjetër zë i rëndësishëm: Rio Ferdinand. Ish-mbrojtësi legjendar i Manchester United u dorëzua ndaj talentit të Barcelonës, pas paraqitjes spektakolare kundër Interit. Fillimisht, Ferdinand shkroi në rrjetin social “X”: “Guxoj të them se Lamine Yamal është në një nivel shumë më të lartë se çdo lojtar tjetër në pesë ligat më të mira”.
    Më pas, me një analizë më të thelluar, e përforcoi mendimin e tij në studio: “Nuk e di nëse ekziston ndonjë lojtar më emocionues për të shkuar në stadium dhe për ta parë ‘live’. Ai duhet ta fitojë ‘Topin e Artë’, ‘Topin e Artë’, ‘Topin e Artë’ – përsëriti tri herë, duke parë drejt kamerës.
    Ish-mbrojtësi i Anglisë, tashmë 46 vjeç, shpjegoi më tej pse e mbështet kandidaturën e Lamine Yamal për “Topin e Artë”: “Të bësh atë që ai ka bërë pas fitimit të Europianit, duke shënuar në të tetat, çerekfinale dhe gjysmëfinale të Champions League, e Meriton këtë çmim prestigjioz.
    Ka edhe lojtarë të tjerë me statistika të ngjashme, por futbolli nuk është vetëm numra. I referohem asaj që më shohin sytë, ndjesisë që të jep ai futbollist dhe ndikimi që ka te stadiumi dhe njerëzit që rrinë në shtëpi të ngulur pas ekranit apo ngrihen në këmbë nga emocionet”.

    Ballon d’Or, Ballon d’Or, Ballon d’Or 😂🤯Is there a legitimate case for Lamine Yamal? pic.twitter.com/JgCKPmpRsQ
    — Rio Ferdinand (@rioferdy5) May 1, 2025

  • SPECIALE/ Yamal nga një tjetër “planet”, statistikat e tij janë të jashtëzakonshme

    SPECIALE/ Yamal nga një tjetër “planet”, statistikat e tij janë të jashtëzakonshme

    Në stadiumin olimpik Lluis Companys të Montjuïc, mbrëmja mes Barcelonës dhe Interit ishte një spektakël i vërtetë: një ndeshje e çmendur, me emocione, rikthime rezultati dhe momente të paharrueshme. Por mbi të gjitha, ishte mbrëmja e Lamine Yamal.
    Ende pa mbushur 18 vjeç (ditëlindjen e ka më 13 korrik), talenti katalanas u shndërrua në liderin e Barcelonës në një sfidë që kishte nisur në “malore”. Ai e mori skuadrën për dore dhe e riktheu në lojë, duke mbajtur gjallë shpresat për finalen në ndeshjen e kthimit në “San Siro”.

    Statistikat e tij flasin vetë: Yamal ishte lojtari më i rrezikshëm në sulm për Barçën – ai gjuajti më shumë (6 herë), krosoi më shpesh (10 herë), realizoi më shumë driblime (6) dhe, për habi, ishte i treti për prekjet e topit (102), vetëm pas Pedri (107) dhe De Jong (112).
    Vetëm disa nga rekordet e tij: Më i riu që ka debutuar dhe ka shënuar me Barcelonën dhe kombëtaren spanjolle; më i riu që ka debutuar, shënuar dhe fituar një Europian; më i riu që ka qenë titullar në Champions League; dhe që nga mbrëmja e së mërkurës, më i riu që ka shënuar ndonjëherë në një gjysmëfinale të Champions-it.
    Bota e futbollit është në këmbë për Lamine. Simone Inzaghi, trajneri i Interit, pas ndeshjes deklaroi: “Nuk kam parë një si ai prej vitesh”. Edhe Erling Haaland, zakonisht i rezervuar, nuk mundi të mos reagojë: “Ky djalë është i pabesueshëm”, shkroi sulmuesi i City-t në Snapchat.
    Ndërsa Marcus Thuram, duke folur për Canal+, tha se Yamal është ndoshta lojtari i tretë më i mirë në botë për momentin, pas Mbappé dhe Dembélé.
    Me mbi 100 ndeshje me fanellën e Barcelonës dhe 4 trofe të fituar tashmë, Lamine Yamal është jo vetëm një premtim për të ardhmen, por një yll i së tashmes. Sfida e radhës? Stadiumi “San Siro” dhe 80.000 tifozë italianë – një provë zjarrtë për një lider që duket gati të udhëheqë Barçën drejt ëndrrës së Tripletës. /R.Lika-Koha Jonw/

  • Flick: Luajtëm një ndeshje të madhe, në kthim na presin 90 minuta të tjera të zjarrta

    Flick: Luajtëm një ndeshje të madhe, në kthim na presin 90 minuta të tjera të zjarrta

    Hansi Flick, trajneri i Barcelonës, analizoi në konferencën për shtyp pas ndeshjes barazimin 3-3 ndaj Interit, në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve:
    Ka qenë një ndeshje e çmendur, që mund të fitohej. Çfarë ju pëlqeu dhe çfarë do të nevojitet në Milano?Sot luajtëm futboll në një nivel shumë të lartë, në një gjysmëfinale Champions-i. Nuk e nisëm mirë, pësuam dy gola, njëri prej tyre nga një goditje standard. Interi ka cilësi më të mëdha se ne në këto situata, por duhet të mbroheshim më mirë. Kemi pasur të njëjtat probleme edhe ndaj Atlético Madridit, duhet të përmirësohemi.
    Çfarë iu thatë lojtarëve tuaj?Nuk iu thashë shumë. Mendoj se nesër do të kemi kohë për të analizuar gjithçka. E vlerësova mënyrën se si luajtëm dhe si arritëm të rikuperonim rezultatin. Lamine në pjesën e parë ishte shumë i rëndësishëm për ne, krijoi raste dhe shënoi.
    Lamine dukej në dyshim gjatë nxehjes…U kontrollua nga mjekët dhe vendosëm që të luante. Të gjithë e dinë çfarë është në gjendje të bëjë Lamine, është një lojtar fantastik. Në ndeshje të mëdha shfaqen cilësitë e lojtarëve të mëdhenj. Në ndeshjen e kthimit kemi 90 minuta të tjera të zjarrta, shpresojmë që të na mjaftojnë për të shkuar në finale.
    Pësuat tre gola të evitueshëm, a duhet të punoni mbi këto detaje?Sigurisht. Çdo skuadër ka forcat dhe dobësitë e saj. Interi është fizikisht i fortë dhe me përvojë, e shfrytëzon çdo rast. Edhe ne do të kemi shanset tona në kthim. Kur luan çdo tri ditë nuk është e lehtë të punosh mbi disa gjëra, por situata është kjo. Ndodhin këto gjëra, por skuadra do të japë maksimumin në kthim. Mendoj se sot të gjithë tifozët e panë ndeshjen njësoj si unë, që skuadra luajti shumë mirë. Ky është futbolli që duam të luajmë, duam ta dominojmë kundërshtarin. Edhe Interi është shumë i fortë, me një grup që luan prej kohësh së bashku, që vrapon shumë, që ndryshon pozicionet dhe është i jashtëzakonshëm në goditjet standarde.
    Inzaghi tha që Lamine është një fenomen që lind çdo 50 vite…Mendoj se është i veçantë. Është një gjeni. Pas ndeshjes, kur rishikon momentet, e kupton që disa nga ato që bën janë të pabesueshme. Pastaj mendoni për moshën e tij… Më e rëndësishmja për mua është që vazhdon t’i tregojë këto gjëra në ndeshje si kjo, në një gjysmëfinale Champions-i. Këtë i kërkojmë dhe ai gjithmonë përgjigjet në ndeshjet e mëdha. Mendoj se edhe kënaqet duke luajtur. Jam shumë i lumtur që një talent që shfaqet çdo 50 vite është pjesë e Barcelonës.
    Balde dhe Lewandowski a do të jenë gati për kthimin?Shpresojmë që të jenë, por duhet të presim që stafi mjekësor të japë miratimin, ashtu si ndodhi sot me Lamine.

  • Rakitic: Jam dakord me Pique, Yamal nuk do ishte titullar me Messin

    Rakitic: Jam dakord me Pique, Yamal nuk do ishte titullar me Messin

    30 Prill 2025

    18:33

    Telesport

    Në një intervistë të fundit, ish-lojtari i Barcelonës, Ivan Rakitic, u pyet për Lamine Yamal dhe për formën aktuale të katalanasve.
    Kroatit i kujtuan një deklaratë që Gerard Pique, sipas të cilit Lamine nuk do të kishte vendin e titullarit në Barcelonën e viteve 2009-2015.
    “Jam dakord me Gerard. Lamine është i jashtëzakonshëm, por sulmi i Barcelonës ishte më i forti në histori: Messi, Neymar dhe Suarez”, u shpreh Rakitic.
    “Gjithsesi, Lamine është i shkëlqyer dhe mund të luajë kudo në sulm. Më pëlqen vetëbesimi i tij dhe fakti që e shijon futbollin”.

  • Babai i Lamine Jamal kërcen me fanellën e Realit, sqaron situatën për fansat e Barcelonës

    Babai i Lamine Jamal kërcen me fanellën e Realit, sqaron situatën për fansat e Barcelonës

    Adriatik BALLA
    Spanja vijon të dominojë futbollin europian me dy klubet e saj të mëdha, Realin dhe Barcelonën. Ndërkohë, skuadra e Barcelonës është fituese e kupës së Mbretit në Spanjë dhe kjo erdhi pas një finaleje të çmendur me Realin e Madridit, ndërkohë që ylli i mbrëmjes të shtunën ishte padyshim talenti i Barçës, Lamine Jamal. Ai festoi sipas mënyrës së tij, por disa gjeste të publikuara në mediat spanjolle janë bërë virale dhe lojtari është “kryqëzuar” nga fansat e Barçës dhe të tjerë në Spanjë. Ndërkohë, Munir Nasraui përfundoi në ekstazë pasi pa djalin e tij, Lamine Jamal, të mposhte skuadrën e madhe të Realit të Madridit në finalen e Kupës së Mbretit. Për më tepër, numri “19” i FC Barcelonës ishte kyç në fitimin e trofeut, duke dhënë dy asistime për Pedrin dhe Ferran Torresin.
    Megjithatë, babai i anësorit të Barcelonës kishte nisur që në mëngjes të bashkohej me tifozët katalanas si një tifoz i zakonshëm. Falë rrjeteve sociale, u pa sesi shijonte atmosferën në Sevilja, mes flamujve blaugrana. Para ndeshjes, Munir Nasraui tregoi se ishte mjaft i ngazëllyer për “El Clásico”: “Do të fitojmë. Nuk më intereson një, dy apo tre gola, do t’i shkatërrojmë.” Pas përfundimit të finales së Kupës së Mbretit, familjarët e lojtarëve të Barcelonës zbritën në fushë për të festuar fitoren. Megjithatë, momenti u njollos nga një polemikë lidhur me akreditimet, e theksuar veçanërisht nga Pedri, i cili shfaqi pakënaqësinë e tij ndaj organizimit të Federatës Spanjolle të Futbollit. “Ajo që është turp është të japësh vetëm 100 akreditime kur unë kam 30 të ftuar. Askush nga ne nuk kishte, sepse i kishin dhënë të tjerëve që të zbrisnin në fushë”, u ankua numri ‘8’ i Barcelonës para familjarëve të tij.
    Larg gjithë kësaj polemike qëndronte babai i Lamine Jamalit, i cili u shfaq në një video që djali i tij e regjistroi nga fusha e “La Cartuja-s”: “Hej, jemi më të mirët. Lamine Jamal, në të mirë apo në të keq, gjithmonë. Dhe kjo është një dhuratë për babain.” Përveç kësaj, ai gjeti një moment për të thumbuar ata që e kishin fyer më parë për festimin e fitoreve të Real Madridit kundër Barcelonës: “Edhe pse kam ndjekur Real Madridin, nuk më intereson. Mua ai që më jep bukë është Barça”, nënvizoi ai. E gjithë kjo polemikë lindi sepse ditët e fundit u bë virale një video e Munir Nasrauit, ku ai shihej jashtë stadiumit “Santiago Bernabeu”, i veshur me fanellën e bardhë të Real Madridit dhe me një flamur në kokë.