Tag: lamborghini

  • Përfituar nga veprimtaria kriminale, sekuestrohet ‘Lamborghini’ 160 mijë euro në Tiranë

    Përfituar nga veprimtaria kriminale, sekuestrohet ‘Lamborghini’ 160 mijë euro në Tiranë

    Një mjet luksoz, ‘Lamborghini Urus’ me vlerë 160 mijë euro është sekuestruar në Tiranë. Mjeti luksoz dyshohet se është përfituar nga veprimtaria kriminale.
    Makina luksoze përdorej nga Sahit Shpataj, një person i dënuar për disa vepra penale. 34-vjeçari dyshohet se e kishte regjistruar automjetin në emër të një kompanie, për të shmangur gjurmimin dhe për të justifikuar vlerën.
    “Në vijim të operacioneve policore që kanë qëllim gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin “Manovra”. Në kuadër të operacionit, u ndalua në aksin rrugor “Sauk-TEG”, automjeti tip “Lamborghini Urus”, me drejtues shtetasin S. Sh., 34 vjeç, me precedentë për vjedhje nëpërmjet përvetësimit të padrejtë të detyrës shtetërore, dhunë në familje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë”, njoftoi policia.

    “Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se ky shtetas e kishte regjistruar këtë automjet, në emër të një subjekti tregtar në pronësi të shtetasit E. D., me qëllim justifikimin e vlerës së tij. Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi penal për të 2 këta shtetas. Vijojnë hetime për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të shtetasit S. Sh.
    Kush është Sahit Shpataj?
    Sahit Shpataj nuk është emër i panjohur për policinë e Tiranës. Një ndër veprat penale për të cilat ai ka rënë në pranga më parë është regjistruar në vitin 2014, kur ky i fundit u prezantohej çifteve në rrugë si punonjës policie dhe më pas i grabiste nën kërcënimin e armës. Ngjarjet e përsëritura ishin shënuar kryesisht në Kthesën e Kamzës, Tiranë.
    Sipas policisë Sahit Shpataj ndalonte automjetet që kalonin në vendin e lartpërmendur, duke u hequr si punonjës i Policisë së Qarkullimit Rrugor. Ai u kërkonte drejtuesve të mjeteve dokumentet dhe më pas i kërcënonte me pistoletë, duke u marrë shuma të konsiderueshme parash dhe sende të tjera personale. Edhe në momentin që ai është arrestuar, në atë kohë 23 vjeç, ai mbante veshur uniformën e policisë.

  • Sekuestrohet “Lamborghini Urus” i 34-vjeçarit me disa precedente penale, si e përfitoi përmes ‘manovrave’ me një kompani

    Sekuestrohet “Lamborghini Urus” i 34-vjeçarit me disa precedente penale, si e përfitoi përmes ‘manovrave’ me një kompani

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Manovra”, me objektiv gjurmimin e aseteve të përfituara nga krimet.

    Sekuestrohet automjeti “Lamborghini Urus” i një 34-vjeçari me precedent për disa vepra penale, ndër to, vjedhje nëpërmjet përvetësimit të padrejtë të detyrës shtetërore.
    34-vjeçari dyshohet se e kishte regjistruar automjetin me vlerë rreth 160 000 euro, në emër të një kompanie, për të shmangur gjurmimin dhe për të justifikuar vlerën.
    Vihen në hetim 34-vjeçari dhe pronari i kompanisë.
    Njoftimi i policisë: Në vijim të operacioneve policore që kanë qëllim gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin “Manovra”.
    Në kuadër të operacionit, u ndalua në aksin rrugor “Sauk-TEG”, automjeti tip “Lamborghini Urus”, me drejtues shtetasin S. Sh., 34 vjeç, me precedentë për vjedhje nëpërmjet përvetësimit të padrejtë të detyrës shtetërore, dhunë në familje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë.
    Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se ky shtetas e kishte regjistruar këtë automjet, në emër të një subjekti tregtar në pronësi të shtetasit E. D., me qëllim justifikimin e vlerës së tij.
    Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi penal për të 2 këta shtetas.Vijojnë hetime për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të shtetasit S. Sh.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Sekuestrohet ‘Lamborghini Urus’ 160 mijë euro në Tiranë, dy persona nën hetim për pastrim parash

    Sekuestrohet ‘Lamborghini Urus’ 160 mijë euro në Tiranë, dy persona nën hetim për pastrim parash

    Një automjet luksoz tip “Lamborghini Urus”, me vlerë rreth 160 mijë euro, është sekuestruar nga Policia e Tiranës gjatë një operacioni të koduar “Manovra”, si pjesë e hetimeve për pastrim parash dhe burime të dyshimta pasurie.

    Operacioni u zhvillua në aksin rrugor Sauk-TEG, ku u ndalua automjeti i drejtuar nga shtetasi Sahit Shpataj, 34 vjeç, person me precedentë penalë për vepra të tilla si vjedhje përmes përvetësimit të detyrës shtetërore, dhunë në familje, dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë.

    Sipas të dhënave zyrtare, Lamborghini Urus ishte regjistruar në emër të një kompanie private në pronësi të shtetasit E. D., me qëllim justifikimin e burimit financiar dhe shmangien e hetimit pasuror.

    Të dy shtetasit, Sahit Shpataj dhe E. D., janë vënë nën hetim penal, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që mund të jenë produkt i veprimtarive të paligjshme.

    Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në kuadër të zbatimit të strategjisë për goditjen e pasurisë me origjinë kriminale.

    Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës, që po ndjek më tej hetimet.

  • Me Lamborghini nëpër Palasë, SPAK i sekuestron trafikantit edhe vilën në Green Coast

    Me Lamborghini nëpër Palasë, SPAK i sekuestron trafikantit edhe vilën në Green Coast

    Në një operacion të realizuar nga SPAK (Prokuroria Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit), janë sekuestruar dy pasuri të një shtetasi shqiptar, Visar Miftari, i dyshuar për lidhje me aktivitete kriminale të trafikut të drogës. Pas kërkesës nga autoritetet gjermane, Gjykata e Posaçme në Shqipëri ka vënë nën sekuestro një vilë dy katëshe dhe një mjet luksoz “Lamborghini Aventador” në bregdetin e Palasës, pas dyshimeve se pasuritë janë fituar përmes burimeve kriminale.
    Hetimi i nisur pas një kërkese nga autoritetet gjermane, që daton që nga marsi i këtij viti, ka zbuluar lidhjet e Miftarit me një grup kriminal të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, përfshirë kokainën dhe kanabisin. Ai dyshohet se ka vepruar në këtë fushë për pesë vite dhe është akuzuar për përfitime të jashtëzakonshme financiare nga ky aktivitet. Sipas hetimeve, 44-vjeçari është përfshirë në operacione të mëdha të trafikut të drogës në Europë dhe dyshohet se ka fituar të paktën 11.2 milionë euro nga ky aktivitet.
    Në vitin 2022, Visar Miftari është dyshuar të ketë blerë një vilë luksoze në Palasë, Shqipëri, me vlerë 260 mijë euro, përmes një transfertë bankare nga Gjermania. Vilë dy katëshe, e cila ka një sipërfaqe të katit të parë prej 72 m2 dhe një parcelë prej 362 m2, është sekuestruar pas dyshimeve se paratë e përdorura për blerjen e saj kanë origjinë nga veprimtaritë kriminale.
    Për momentin, hetimet janë në vijim dhe autoritetet po bashkëpunojnë me partnerët ndërkombëtarë për të zbardhur të gjitha pasuritë dhe aktivitetet e dyshuara të këtij individi.
    gijotina.com/

  • Diogo Jota, autostrada nën akuzë. Në atë segment, një grua rrezikoi të vdiste 10 ditë më parë

    Diogo Jota, autostrada nën akuzë. Në atë segment, një grua rrezikoi të vdiste 10 ditë më parë

    Shkak i aksidentit në të cilin humbën jetën sulmuesi i Liverpool-it, Diogo Jota, dhe vëllai i tij André Silva, gjithashtu futbollist, duket se kanë qenë shpejtësia e lartë dhe më pas shpërthimi i një gome, për shkak të asfaltit të dëmtuar. Të dy udhëtonin me një Lamborghini, i cili mori flakë pasi doli nga rruga si pasojë e shpërthimit të gomës, ndërsa udhëtonin me shpejtësi të lartë në autostradën A-52 pranë Cernadilla (Zamora).

    Diogo dhe André po shkonin drejt Santanderit (me një ndalesë të planifikuar në Burgos, sipas fizioterapistit të lojtarit të Liverpool-it) dhe kishin zgjedhur makinën në vend të avionit, sipas këshillës mjekësore. Diogo Jota kishte kryer së fundi ndërhyrje kirurgjikale për një dëmtim të mushkërive dhe protokolli mjekësor nuk rekomandonte fluturimin, për të shmangur rreziqet e lidhura me ndryshimet e presionit të gjakut.

    Pas mbërritjes në Santander, ata do të merrnin tragetin e orës 16:00 drejt Portsmouthit (Angli). Më pas do të përshkonin edhe 430 kilometra për të mbërritur në Liverpool. Sulmuesi i “Reds” do të duhej të rikthehej në stërvitje me shokët e skuadrës të martën.

    Sipas rindërtimit paraprak të aksidentit nga “Guardia Civil”, gjatë një parakalimi, në një segment autostrade me kufi shpejtësie 120 km/h, një nga gomat e pasme shpërtheu për shkak të asfaltit të dëmtuar, duke bërë që makina të humbte kontrollin, të përplasej dhe më pas të shpërthente në flakë. Makina, një ‘Lamborghini Huracán’ me traksion të pasëm, ishte marrë me qira nga Diogo Jota.

    Aksidenti ndodhi në A-52, autostrada që lidh Galicien me Portugalinë, e cila edhe më parë ka qenë në qendër të kritikave për mirëmbajtjen e dobët. Në prill të vitit të kaluar ishin paraqitur ankesa të shumta për gjendjen e keqe të asfaltit dhe vetëm 10 ditë më parë një grua u plagos rëndë aty, u nxor nga makina e saj e shkatërruar në të njëjtën zonë ku ndodhi tragjedia e Diogo Jotës.

    Policia po heton gjithashtu me çfarë shpejtësie po udhëtonte Lamborghini i dy vëllezërve. Bashkëshortja e Diogo Jotës, Rute Cardoso, mbërriti në Institutin e Anatomisë Forense në Zamora, ku u dërguan trupat e pajetë për identifikim përmes analizës së ADN-së.

    Vetëm 12 ditë më parë ishte festuar martesa e tyre, në prani të tre fëmijëve. Për Ruten dhe familjarët e tjerë është vënë në dispozicion ndihmë psikologjike. Ceremonia mortore do të mbahet nesër në orën 10:00 në kishën kryesore të Gondomar, pak kilometra larg Portos, ku ishin lindur dhe rritur të dy vëllezërit.
     

  • “Lamborghini i Noizyt” çfarë i hyn në punë minatorëve?”/Berisha: Edi ti je i trembur

    “Lamborghini i Noizyt” çfarë i hyn në punë minatorëve?”/Berisha: Edi ti je i trembur

    Në takimin me minatorët e Bulqizës, ku premtoi rregullimin e statusit të minatorit edhe kujdesin shëndetësor për minatorët pas 11 majit, Berisha ftoi Ramën të dilnin së bashku në një sallë përballë minatorëve e të mos shfaqej me “Lamborghinin e Noizyt”.
    “Lamborghini i Noizyt” çfarë i hyn në punë minatorëve, që punojnë 8 orë, çfarë ju sjell atyre? Edi, ti nuk je i rrjedhur, je i trembur, ti bën edhe kloun. Hajde në këtë sallë të dalim para këtyre burrave, mos dil me Lamborghinin e Noizyt”por dil këtu. Mendjen e ke te Lamborghini dhe të sëmurët i lë pa ilaçe në spitalin onkologjik. Rama nuk është kloun, problemi i tij është se nuk di ku të fusë kokën” deklaroi Berisha.
    Në këtë takim, kreu i PD tha se kauza e minatorëve do të triumfojë më 11 Maj, dhe se borxhi i tyre do të kthehet. Sipas Berishës, të ardhurat nga sektori minerar do të shkojnë për mirëqenie edhe për punësim.

  • Rama tregon pse Noizy erdhi me Lamborghini në Dibër

    Rama tregon pse Noizy erdhi me Lamborghini në Dibër

    Një javë para zgjedhjeve të 11 majit, kryeministri Edi Rama u ndal në Lezhë, nga ku aty komentoi takimin e një dite më parë në Peshkopi ku takoi edhe Noizy-n.
    Ai tha se Rruga e Arbrit ishte edhe një kërkesë e reperit, i cili tashmë është përfshirë në fushatën e PS.
    “Diçka për mikun tim Noizy. Pse erdhi Noizy me Lamborghini në Dibër? Si shumë të tjerë edhe ai kishte fiksim Rrugën e Arbrit pasi i ati ka lindur në Dibër dhe ka shtëpinë e gjyshit atje. Më thoshte, a do ta bësh rrugën. Puna vazhdonte, ndërsa ky jo droni, jo po sikur s’po ecën. Unë i tha: Pa të bërë ty që të vish plumb pushke nga Tirona në qendër të Peshkopisë, unë nuk e lë këtë punë”, tha Rama.
    Më tej, ai u shpreh se dikur për të shkuar nga Tirana në Peshkopi duhej më shumë kohë se të shkojë në Londër, ndërsa tashmë mund të shkosh me një makinë të shpejtësisë së lartë në kohë rekord.
    “Faktikisht, pasi Ulsiu që kalama merrte atë rrugën pa fund për të shkuar student në Tiranë, më pas për të punuar, në atë rrugën ku duhej traktor për të shkuar, ku merrte më shumë për të shkuar Tironë-Peshkopi sesa Tironë-Londër. Sot Noizy provoi që mund të shkohet me një makinë të një shpejtësie të lartë e të jesh perfekt jo vetëm shpejt në kohë dhe pa asnjë problem veshkash e nervash. Kjo është pse Noizy erdhi me Lamborghini”, tha Rama.

  • “Noizy me Lamborghini, Saliu me 6 milionë dollarë”, Manja godet Berishën nga Lezha: Ai është në shtëpi më 12 maj

    “Noizy me Lamborghini, Saliu me 6 milionë dollarë”, Manja godet Berishën nga Lezha: Ai është në shtëpi më 12 maj

    Ministri i Drejtësisë dhe drejtuesi politik i PS në qarkun e Lezhës, Ulsi Manja, gjatë fjalës së tij, Manja iu përgjigj me ironi kritikave të Sali Berishës për makinën luksoze të Noizyt që e përdori në inaugurimin e rrugës së Arbrit.
    Ai tha se ajo makinë është blerë me punën e bërë nga këngëtari ndër vite, ndërsa ka folur për lobim prej 6 milionë dollarë të lobimit të PD në SHBA, për të cilën tha se është një shumë e madhe.
    ‘E mendoni sa pensionistë mund të paguhen me 6 milionë dollarët e Saliut. Po ai pse do ta heq damkën, ai si me damkë si pa damkë në 12 maj ai është tek shtëpia. E kishte merak Saliu që këndohej kënga e Hajredin Pashës dhe se Noizy kishte ardhur me Lamborghini. Por sot dua të them se më në fund u përmbush një ëndërr shekullore e Dibrës për t’u lidhur me Tiranën. Dhe ku ka më mirë se ky përurim të bëhet me një Lamborghini, të blerë me talentin e këtij djali’, tha ai.

  • ‘Lamborghini i Noizyt’, Rama: Kushton më pak se 6 mln dollarët e lobimit në SHBA

    ‘Lamborghini i Noizyt’, Rama: Kushton më pak se 6 mln dollarët e lobimit në SHBA

    Kryetari i Partisë Socialiste, Rama në takimin përmbyllës elektoral në Shkodër, ironizoi aritmetikën e demokratëve, duke komentuar fjalët e Berishës që përmendte Lamborghinin e Noizyt që kushton sa 50 mijë pensione.
    Rama deklaroi se Lamborghini është i shtrenjtë, e dinë të gjithë, por siguroi që është shumë më pak se 6 milionë dollarët e paguar për lobimin e PD-së në SHBA.
    ‘Ore ia hoqën atë non gratën? Me datë 12 do t’ia heqin. Sikur do t’ia hiqnin se 6 mln dollarw, janë shumë. Bufi dje ishte kapur me Lamborghinin e Noizy. Ai ka lekët e veta tha, por janë 50 mijë pensione, në fillim tha janë 10 mijë. Tani ça nuk thotë. Çfarë i ka bërë këtij Gramshit tha, nga 50 mijë e kanë bërë 60 mijë. Tani ça ka me Noizyn? Si qenkan 50 mijë pensione për Lamborghinin e Noizyt? Sa kushton Lamborghini? Kushton shumë më pak se 6 mln dollarë. Nëse shkojmë me logjikën e 50 mijë pensioneve, se bufi për të larë damkën, siç ia vënë deleve, që ia kanë vurë bam për të larë atë numrin në kokë, sa pensione paska paguar. Nëse Noizy për Lambon e vet janë 50 mijë pensione, po bufi me lekët e kujt? Se i bie me aritmetikën e tij 500 mijë pensione. Se Lamborghini është shumë më pak se 1 mln. Çfarë aritmetike është kjo?’, deklaroi Rama.

  • “Lamborghini i Noizyt sa 50 mijë pensione”, Rama i përgjigjet Berishës nga Shkodra: Kushton më pak se 6 mln dollarë

    “Lamborghini i Noizyt sa 50 mijë pensione”, Rama i përgjigjet Berishës nga Shkodra: Kushton më pak se 6 mln dollarë

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot nga Shkodra ndaj deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili një ditë më parë nga Fier kritkoi shfaqjet publike të qeverisë dhe përmendi Lamborghinin e Noizyt duke e krahasuar me 50 mijë pensione.
    Kryeministri Rama, i cili po mbyll fushatën për zgjedhjet e 11 majit në qytetin e Shkodrës, iu përgjigj me ironi:
    “Bufi u kap me Lamborghinin e Noizyt dje. Dhe e krahasojnë me 50 mijë pensione. Po ju them se Lamborghini i tij kushton shumë më pak se 6 milionë dollarët që bëjnë për lobimin e non-gratës.”

    /vizionplus.tv