Tag: lamallari

  • Lamallari uron kreun e ri të SPAK: Ofrojë bashkëpunimin e nevojshëm institucional

    Lamallari uron kreun e ri të SPAK: Ofrojë bashkëpunimin e nevojshëm institucional

    Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari uron kreun e ri të SPAK, Klodjan Braho. Përmes një deklarate, Lamallari thotë mes të tjerash se Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar të ofrojë të gjithë bashkëpunimin e nevojshëm institucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.
    Reagimi i plotë 

    I uroj suksese z. Klodian Braho në përgjegjësinë e re si drejtues i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pavarësia e prokurorëve, integriteti, maturia, profesionalizmi dhe forcimi i bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar janë vërtet sfida të vazhdueshme të një institucioni kaq të rëndësishëm për vendim, i cili ruan dhe rrit besimin e publikut përmes forcës së parimeve dhe standardeve.

    Vlerësim gjithashtu për z. Altin Dumani për punën dhe rezultatet domethënëse gjatë drejtimit të tij.

    Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar të vijojë bashkëpunimin institucional me SPAK në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.

  • Lamallari uron kreun e ri të SPAK: Ministria e Drejtësisë e përkushtuar të ofrojë të gjithë bashkëpunimin institucional

    Lamallari uron kreun e ri të SPAK: Ministria e Drejtësisë e përkushtuar të ofrojë të gjithë bashkëpunimin institucional

    Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, uron kreun e ri të SPAK, Klodian Braho. Përmes një deklarate, Lamallari thotë mes të tjerash se Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar të ofrojë të gjithë bashkëpunimin e nevojshëm institucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.
    Reagimi i plotë i ministrit Lamallari
    I uroj suksese z. Klodian Braho në përgjegjësinë e re si drejtues i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pavarësia e prokurorëve, integriteti, maturia, profesionalizmi dhe forcimi i bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar janë vërtet sfida të vazhdueshme të një institucioni kaq të rëndësishëm për vendim, i cili ruan dhe rrit besimin e publikut përmes forcës së parimeve dhe standardeve.
    Vlerësim gjithashtu për z. Altin Dumani për punën dhe rezultatet domethënëse gjatë drejtimit të tij.
    Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar të vijojë bashkëpunimin institucional me SPAK në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.
     

  • Lamallari uron kreun e ri të SPAK/ Forcimi i bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar janë vërtet sfida

    Lamallari uron kreun e ri të SPAK/ Forcimi i bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar janë vërtet sfida

    Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka uruar drejtuesin e ri të SPAK, Klodjan Braho.
    Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Lamallari shprehet se Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar të vijojë bashkëpunimin me SPAK.
    Gjithashtu Lamallari ka vlerësuar Dumanin për punën dhe rezultatet në krye të SPAK.
    Reagimi i Lamallarit
    I uroj suksese z. Klodian Braho në përgjegjësinë e re si drejtues i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pavarësia e prokurorëve, integriteti, maturia, profesionalizmi dhe forcimi i bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar janë vërtet sfida të vazhdueshme të një institucioni kaq të rëndësishëm për vendin, i cili ruan dhe rrit besimin e publikut përmes forcës së parimeve dhe standardeve.
    Vlerësim gjithashtu për z. Altin Dumani për punën dhe rezultatet domethënëse gjatë drejtimit të tij.
    Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar të vijojë bashkëpunimin institucional me SPAK në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.

  • Balluku në Kushtetuese, Lamallari ndan fjalët e magjistratit italian: Mbrojtja e parimeve kushtetuese, detyrë e përditshme e çdo demokracie

    Balluku në Kushtetuese, Lamallari ndan fjalët e magjistratit italian: Mbrojtja e parimeve kushtetuese, detyrë e përditshme e çdo demokracie

    Teksa ankimimi i kryeministrit Edi Rama për rastin e pezullimit nga detyra të zevendëskryeministres Belinda Balluku është në pritje për t’u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka ndarë sot një reflektim të gjerë pas takimit që zhvilloi më 13 nëntor me ministrin e Drejtësisë së Italisë, Carlo Nordio, në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Shqipëri–Itali.
    Duke vlerësuar figurën e Nordio-s, një magjistrat me afro 40 vite karrierë dhe një nga protagonistët e hetimit të famshëm italian “Mani Pulite”, Lamallari shprehet se diskutimet me homologun e tij, së bashku me dhuratën simbolike, Kushtetutën e Republikës Italiane, marrin sot një domethënie të veçantë për rëndësinë e mbrojtjes së parimeve kushtetuese dhe ndarjes së pushteteve.
    Në postimin e tij në rrjetin Facebook, Lamallari sjell edhe citime nga deklarimet publike të Nordio-s, i cili, duke reflektuar mbi tre dekada nga epoka e “Tangentopolit” dhe “Mani Pulite”, thekson se mjetet e përdorura atëherë janë dëshmuar “më të dëmshme se sëmundja”, duke e çuar magjistraturën drejt një kontrolli politik që rrezikoi ekuilibrat demokratikë.
    Sipas Nordio-s, efekti më i rrezikshëm i asaj periudhe ishte “vendosja e magjistraturës nën ndikimin e partive politike dhe rolin e saj si ‘mbrojtëse e vendit’, deri në pikën e përmbysjes së vullnetit të kutive të votimit”. Ai thekson se nënshtrimi i politikës ndaj gjyqësorit, në përpjekje për t’i dhënë këtij të fundit një rol shpëtimtar, krijoi një konfuzion të plotë mes pushteteve, në kundërshtim me frymën e Kushtetutës italiane.
    Ministri Lamallari nënvizon se ky reflektim është një paralajmërim i vlefshëm edhe sot, duke e lidhur drejtpërdrejt me nevojën për të konsoliduar shëndetshmërinë institucionale, respektimin e ndarjes së pushteteve dhe vetëpërmbajtjen ndaj mjeteve që mund të cënojnë liritë dhe të drejtat themelore.
    “Rëndësia jetike e mbrojtjes së parimeve kushtetuese nuk është thjesht çështje e së kaluarës, por një detyrë e përditshme e çdo demokracie”, përfundon ministri Lamallari.
    Më poshtë publikimi i tij i plotë në rrjetin social Facebook.
    Në takimin midis dy qeverive Shqipëri – Itali, më 13 nëntor pata mundësinë të takoja dhe diskutoja me homologun Carlo Nordio, një magjistrat karriere prej rreth 40 vite përvojë dhe një prej protagonistëve të hetimit ‘Mani Pulite’. Shqetësimet e shprehura hapur tashmë prej tij, si refleksion mbi mëse tre dekada, si dhe dhurata simbolike – Kushtetuta e Republikës Italiane, sot marrin një kuptim të veçantë mbi rëndësinë jetike të mbrojtjes së parimeve kushtetuese, konsolidimit të shëndetshëm të institucioneve në respekt të përcaktimeve themelore mbi ndarjen e pushteteve dhe domosdoshmërinë për vetëpërmbajtje ndaj mjeteve të gabuara që mund të cënojnë këto parime, liri dhe të drejta, të gdhendura në ligjin themeltar!
    “Tangentopoli ishte sëmundja, dhe Mani Pulite ishte kura. Edhe pse kjo e fundit, siç ndodh shpesh, është treguar më e dëmshme se e para.”
    Tridhjetë vjet pas Tangentopolit, jemi shumë larg projektit për të rikthyer ligjshmërinë në institucione. Mjetet e përdorura përmes proceseve të Mani Pulite janë treguar më të këqija se e keqja që duhej të shëronin…Por efekti anësor më i rrezikshëm ka qenë vendosja e magjistraturës në kontroll të partive dhe në rolin e “mbrojtësit” të vendit, deri në pikën e përmbysjes së verdiktit të kutive të votimit dhe ndryshimit të ekuilibrave parlamentare. Një legjitimitet i tillë është mundësuar nga nënshtrimi i frikshëm i politikës, e cila ka dashur t’u japë togave një rol shpëtimtar dhe vendimtar. Në këtë mënyrë, ndarjes së pushteteve të parashikuar nga Kushtetuta i ka zënë vendin një konfuzion pothuajse i plotë mes tyre.”

  • Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve/ Lamallari i shqetësuar takon ministrin britanik: Narrativat diskriminuese…

    Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve/ Lamallari i shqetësuar takon ministrin britanik: Narrativat diskriminuese…

    Tre ditë më parë kryeministri Rama i cilësoi zhgënjyese deklaratat e ministres britanike, Shabana Mahmood, lidhur me dëbimin nga Britania e Madhe të 700 familjeve shqiptare, të cilët sipas saj pas refuzimit të azilit, po vijojnë të jetojnë në Britani nga financimi i taksapaguesëve vendas.
    Ndërkohë së fundi gjatë një takimi të zhvilluar në Tiranë, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i ka shprehur të njëjtin shqetësim Lord Timpson, Ministër i Shtetit për Burgjet, Shërbimin e Provës dhe Uljen e Përsëritjes së Veprave Penale i Mbretërisë së Bashkuar.
    “Narrativat diskriminuese, përçarëse dhe frymëzuese të stereotipeve negative ndaj një kombësie të caktuar janë të padrejta, aspak korrekte dhe siç koha ka dëshmuar, në fund rezultojnë më së paku boshe apo dhe kundërproduktive”, shkruan Lamallari teksa publikon edhe foto nga takimi.
    Mes të tjerash gjatë takimi dypalësh në Tiranë, dy ministrat kanë diskutuar edhe për të avancuar zbatimin e marrëveshjes për transferimin e të dënuarve, koordinimin e rasteve të ekstradimit dhe rritjen e efikasitetit të partneritetit gjyqësor.
     
    Kjo nuk është hera e parë që zyrtarë të lartë të qeverisë britanike përzgjedhin shqiptarët për t’i etiketuar në narrativat e tyre kundër emigracionit. Kujtojmë kohë më parë që reagime me tone raciste pati edhe nga Sekretarja e Brendshme, Suella Breverman.

  • Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve, Lamallari takon ministrin britanik: Stereotipet janë të padrejta

    Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve, Lamallari takon ministrin britanik: Stereotipet janë të padrejta

    Tre ditë më parë kryeministri Rama i cilësoi zhgënjyese deklaratat e ministres britanike, Shabana Mahmood, lidhur me dëbimin nga Britania e Madhe të 700 familjeve shqiptare, të cilët sipas saj pas refuzimit të azilit, po vijojnë të jetojnë në Britani nga financimi i taksapaguesëve vendas.
    Ndërkohë së fundi gjatë një takimi të zhvilluar në Tiranë, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i ka shprehur të njëjtin shqetësim Lord Timpson, Ministër i Shtetit për Burgjet, Shërbimin e Provës dhe Uljen e Përsëritjes së Veprave Penale i Mbretërisë së Bashkuar.
    “Narrativat diskriminuese, përçarëse dhe frymëzuese të stereotipeve negative ndaj një kombësie të caktuar janë të padrejta, aspak korrekte dhe siç koha ka dëshmuar, në fund rezultojnë më së paku boshe apo dhe kundërproduktive”, shkruan Lamallari, teksa publikon edhe foto nga takimi.
    Mes të tjerash gjatë takimi dypalësh në Tiranë, dy ministrat kanë diskutuar edhe për të avancuar zbatimin e marrëveshjes për transferimin e të dënuarve, koordinimin e rasteve të ekstradimit dhe rritjen e efikasitetit të partneritetit gjyqësor.
    Kjo nuk është hera e parë që zyrtarë të lartë të qeverisë britanike përzgjedhin shqiptarët për t’i etiketuar në narrativat e tyre kundër emigracionit. Kujtojmë kohë më parë që reagime me tone raciste pati edhe nga Sekretarja e Brendshme, Suella Breverman.

  • “Do kthehen në muze…”/ Ministri i Drejtësisë jep lajmin: Ja burgjet që do mbyllen

    “Do kthehen në muze…”/ Ministri i Drejtësisë jep lajmin: Ja burgjet që do mbyllen

    Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, zhvilloi një vizitë inspektuese në ambientet e IEVP Fier, ku takoi drejtuesit e burgjeve të vendit për të diskutuar ecurinë e punës, sigurinë, kushtet e të dënuarve dhe përpjekjet për të rritur standardet në sistemin penitenciar.
    Gjatë vizitës, Lamallari njoftoi një lajm të rëndësishëm: me buxhetin e ri do të kryhet indeksimi i pagave për të gjithë punonjësit e burgjeve, përfshirë rritjen e pagave për personelin shëndetësor. Konkretisht, mjekët do të përfitojnë një shtesë prej 12,000 lekësh dhe infermierët 55,000 lekë. Ministri theksoi se kjo është një vëmendje e vazhdueshme e qeverisë për natyrën e vështirë të punës së stafit të burgjeve.
    Lamallari e vlerësoi sistemin e burgjeve si thelbësor dhe kërkoi angazhim maksimal nga drejtuesit për të ruajtur parametrat e sigurisë dhe për të parandaluar futjen e sendeve të paligjshme.
    Mes çështjeve të tjera, ministri konfirmoi vendimin për mbylljen e IEVP Bënçë, Tepelenë, duke u bazuar në kushtet e papranueshme të trajtimit dhe sigurisë, si dhe rekomandimet e Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës, që evidentonte se burgjet nuk përmbushnin standardet minimale. Në vijim të takimit ministri Lamallari përmendi masterplanin e burgjeve, i cili ka për synim të sjellë një transformim në të gjithë sistemin e menaxhimit të këtij sektori delikat.
    “Vendimarrja ishte e fortë, por e drejtë. Ne duhet të kemi një sistem të ngjashëm me standardet e BE për trajtimin e të burgosurve”-, u shpreh ministri Lamallari.

  • Lamallari mbledh drejtorët e burgjeve në Fier: Garantoni sigurinë dhe zbatimin besnik të ligjit!

    Lamallari mbledh drejtorët e burgjeve në Fier: Garantoni sigurinë dhe zbatimin besnik të ligjit!

    Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka zhvilluar këtë të premte, më 21 nëntor, një vizitë inspektuese në ambientet e IEVP Fier, ku edhe pati gjithashtu një takim me të gjithë drejtuesit e burgjeve të vendit. Qëllimi i takimit ishte për të diskutuar ecurinë e punës në sistemin e penitenciar, garantimin e sigurisë, kushtet, si dhe përpjekjen për të rritur standardet në trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve.
    Në nisje të fjalës së tij, ministri Lamallari evidentoi lajmin e mirë se me buxhetin e ri do të kryhet indeksimi i pagave për të gjithë punonjësit e sistemit të burgjeve, si dhe do të ketë rritje të pagave për personelin shëndetësor në IEVP-të tona. Konkretisht plus 12 mijë lekë për mjekët dhe 55 mijë lekë për infermierët. Për vetë natyrën e vështirë të punës së tyre, vëmendja e qeverisë për policinë dhe stafin e burgjeve as ka munguar dhe as do të mungojë ka thënë mes të tjerash Ministri i Drejtësisë.
    Lamallari e vlerësoi me rëndësi të veçantë sistemin e burgjeve dhe kërkoi nga drejtuesit angazhim maksimal për të ruajtur e forcuar parametrat e sigurisë dhe për të parandaluar futjen e sendeve të paligjshme.
    Mes çështjeve të tjera që u përmendën në takim ishte edhe mbyllja e IEVP Bënçë, Tepelenë. Ministri i Drejtësisë tha se kjo ishte një vendimarrje e pashmangshme duke marrë parasysh kushtet e papranueshme të trajtimit dhe sigurisë që kishte ai burg.
    Lamallari përmendi këtu edhe raportin dhe rekomandimet e lëna nga Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës në Këshillin e Evropës, që vlerësonte se ky burg nuk përmbushte kushtet minimale.
    “Vendimarrja ishte e fortë, por e drejtë”, tha Mininistri i Drejtësisë në takim teksa shtroi nevojën që sistemi ynë i burgjeve duhet të përshtatet me pritshmëritë dhe kërkesat ndaj një vendi ulur në tryezën e negociatave me Bashkimin Evropian.
    Pavarësisht këtij vendimi, Lamallari tha se punonjësve të IEVP Bënçë iu është dhënë mundësia të vijojnë të shërbejnë brenda sistemit të burgjeve në të gjithë vendin duke filluar me Fierin, të cilin e kanë edhe më afër, me transport falas të garantuar. Disa prej punonjësve tashmë e kanë kryer transferimin.
    Në vijim të takimit ministri Lamallari përmendi masterplanin e burgjeve, i cili ka për synim të sjellë një transformim në të gjithë sistemin e menaxhimit të këtij sektori delikat.
    “Ne duhet të kemi një sistem të ngjashëm me standardet e BE për trajtimin e të burgosurve”, u shpreh ministri Lamallari teksa përmendi edhe takimin me homologun e tij italian, Carlo Nordio, të cilit i kërkoi gjithashtu mbështetje për sistemin e burgjeve përmes projekteve të ndryshme teknologjike dhe rehabilituese.

  • “Kushte të papranueshme trajtimi dhe sigurie”, Ministri i Drejtësisë flet për mbylljen e burgut të Bënçës: Punonjësit ngelen në sistem, garantohet transport falas (FOTO)

    “Kushte të papranueshme trajtimi dhe sigurie”, Ministri i Drejtësisë flet për mbylljen e burgut të Bënçës: Punonjësit ngelen në sistem, garantohet transport falas (FOTO)

    Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, zhvilloi një vizitë inspektuese në ambientet e IEVP Fier, ku edhe pati gjithashtu një takim me të gjithë drejtuesit e burgjeve të vendit. Qëllimi i takimit ishte për të diskutuar ecurinë e punës në sistemin e penitenciar, garantimin e sigurisë, kushtet, si dhe përpjekjen për të rritur standardet në trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve.
    Në nisje të fjalës së tij, ministri Lamallari evidentoi lajmin e mirë se me buxhetin e ri do të kryhet indeksimi i pagave për të gjithë punonjësit e sistemit të burgjeve, si dhe do të ketë rritje të pagave për personelin shëndetësor në IEVP-të tona. Konkretisht plus 12000 lekë për mjekët dhe 55000 lekë për infermierët. Për vetë natyrën e vështirë të punës së tyre, vëmendja e qeverisë për policinë dhe stafin e burgjeve as ka munguar dhe as do të mungojë ka thënë mes të tjerash Ministri Drejtësisë.
    Lamallari e vlerësoi me rëndësi të veçantë sistemin e burgjeve dhe kërkoi nga drejtuesit angazhim maksimal për të ruajtur e forcuar parametrat e sigurisë dhe për të parandaluar futjen e sendeve të paligjshme.
    Mes çështjeve të tjera që u përmendën në takim ishte edhe mbyllja e IEVP Bënçë, Tepelenë. Ministri i Drejtësisë tha se kjo ishte një vendimarrje e pashmangshme duke marrë parasysh kushtet e papranueshme të trajtimit dhe sigurisë që kishte ai burg. Lamallari përmendi këtu edhe raportin dhe rekomandimet e lëna nga Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës në Këshillin e Evropës, që vlerësonte se ky burg nuk përmbushte kushtet minimale. “Vendimarrja ishte e fortë, por e drejtë”, tha Mininistri i Drejtësisë në takim teksa shtroi nevojën që sistemi ynë i burgjeve duhet të përshtatet me pritshmëritë dhe kërkesat ndaj një vendi ulur në tryezën e negociatave me Bashkimin Evropian.
    Pavarësisht këtij vendimi, Lamallari tha se punonjësve të IEVP Bënçë iu është dhënë mundësia të vijojnë të shërbejnë brenda sistemit të burgjeve në të gjithë vendin duke filluar me Fierin, të cilin e kanë edhe më afër, me transport falas të garantuar. Disa prej punonjësve tashmë e kanë kryer transferimin.
    Në vijim të takimit ministri Lamallari përmendi masterplanin e burgjeve, i cili ka për synim të sjellë një transformim në të gjithë sistemin e menaxhimit të këtij sektori delikat. “Ne duhet të kemi një sistem të ngjashëm me standardet e BE për trajtimin e të burgosurve”, u shpreh ministri Lamallari teksa përmendi edhe takimin me homologun e tij italian, Carlo Nordio, të cilit i kërkoi gjithashtu mbështetje për sistemin e burgjeve përmes projekteve të ndryshme teknologjike dhe rehabilituese.

  • Veprat që lidhen me krimin kibernetik dhe terrorizmin, ministrat Lamallari e Koçiu në tryezën për Kodin e ri Penal

    Veprat që lidhen me krimin kibernetik dhe terrorizmin, ministrat Lamallari e Koçiu në tryezën për Kodin e ri Penal

    Në ministrinë e Drejtësisë u zhvillua tryeza e radhës konsultative për draftin e Kodi të ri Penal. Fokusi këtë radhë ishin veprat penale kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues, veprat penale të terrorizmit dhe veprat penale që lidhen me krimin kibernetik. Krahas ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari, e pranishme në këtë takim ishte edhe ministrja e Brendshme, Albana Koçiu.
    E po kështu kishte përfaqësues nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Shtabi i Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Policia e Shtetit, Shërbimi Informativ i Shtetit, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe përfaqësues të Këshillit Konsultativ të Qeverisjes Qendrore me Vetëqeverisjen Vendore.
    Në fjalën e rastit ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, kërkoi rekomandime konkrete, pse jo edhe dispozita, për t’ia vënë në dispozivion grupit të punës.

    “Ministria e Drejtësisë është shumë e interesuar për këtë proces dhe do të garantojë gjithëpërfshirje dhe transparencë. Ne duam që produkti final të jetë shumatorja e të gjithë mendimeve të shprehura, bazuar në logjikë e përvojë, në rekomandime me thelb. Pas përfundimit të fazës së përthithjes së mendimeve përmes këtyre tryezave, ne do të kemi mundësinë që grupi i punës të absorbojë këto kontribute dhe të dalë me një dokument, si dhe të bëjë një raund të dytë takimesh vetëm me ato institucione të cilat kanë ofruar mendime me shkrim, të cilat duhen ballafaquar dhe sqaruar”, tha ministri Lamallari duke theksuar më tej se Kodi i ri Penal do të garantojë më shumë siguri dhe mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarëve.
    Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, tha se përmes ndryshimeve në Kodin Penal, synimi është të japim mbrojtje reale e afatgjatë në shkolla, në rrugë dhe hapësirën kibernetike.
    “Rritja e sigurisë në shkolla, në rrugë, në hapësirën kibernetike, përsosja e mekanizmave tona kundër mashtrimit online, kundër bullizmit apo rritja e fuqisë goditëse për zbulimin dhe konfiskimin e pasurive kriminale, si dhe të gjithë çështjet e tjera, janë shqetësime reale. Dhe është detyra jonë, që të japim përballë tyre mbrojtje reale, të fuqishme dhe afatgjatë”, u shpreh Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu.