Tag: lalaj

  • Konfiskohen makinat e braktisura/ Afat 30 ditë për t’i larguar, njoftimet kanë nisur, aksioni nis nga rrugët e Tiranës

    Konfiskohen makinat e braktisura/ Afat 30 ditë për t’i larguar, njoftimet kanë nisur, aksioni nis nga rrugët e Tiranës

    Nuk ka asnjë të dhënë të përafërt se sa është numri i makinave të braktisura në parkingjet apo ambientet publike nëpër lagje.

    Një marrëveshje midis Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe konfiskuara dhe Policisë Bashkiake i ka hapur rrugë, konfiskimit të tyre në rast se pronarët nuk i largojnë brenda 30 ditëve nga njoftimi. Shefja e policisë bashkiake Elona Lalaj, shpjegoi për TCH se njoftimi I dokumentuar për largimin e automjetit të braktisur sapo ka nisur.
    “Duhet  të bëhet një praktikë e plotë. Duke qenë se hapi i parë ishte njoftimi i drejtuesve do t’u lihet një afat 30 ditor, pra afati për lëvizjen e këtij mjeti është një mujor. Pas këtij afati, njëkohësisht ne si polici bashkiake jemi në korrespodencë. Pasi te jenë ezauruar të gjitha këto hapa nga policia bashkiake dhe është konstatuar se poseduesi nuk e ka lëvizur mjetin, atëherë do ndërhyjë dhe do të ngrejë mjetin për të cilën kemi nënshkruar marrëveshje”, shprehet Elona Lalaj, drejtore e Policisë Bashkiake
    Nga momenti i bllokimit  të automjetit të identifikuar si të braktisur, qytetari humbet të drejtën e pronësisë dhe makina konsiderohet e konfiskuar
    “Jo nuk është ai më pronar i ligjshëm i mjetit. Janë shteruar të gjitha praktikat, do mbajmë procesverbale. Qytetari kishte kohën e mjaftueshme për të marrë masa, për ta depozituar  për skrap. Qytetari nuk është më pronar i mjetit, kjo i kalon agjencisë”, shton ajo.
    Ndërkohë nga cfarë ka vërejtur zonja Lalaj në krye të policisë Bashkiake prej pak muajsh, kanë qenë banorët e Tiranës që vazhdojnë të postojnë fotografi të mjeteve të parkuara prej vitesh e deri diku të harruara
    “Dua të falënderoj të gjithë qytetarë e Tiranës që kanë bërë njoftime në portalin e Tiranës dhe i nxis të dërgojnë në këto platforma. Së dyti, gjej rastin t’u bëj thirrje qytetarëve të bëjnë lirim vullnetar të hapësirave publike, që kanë parkuar automjetet, që u kanë hequr targat mjetit dhe i kanë kthyer në magazina. Gjej rastin t’u bëj këtë thirrje qytetarëve të Tiranës. Në të kundërt policia bashkiake do operojë me të gjithë bazën ligjore që ka në fuqi”, përfundon Lalaj.

    Top Channel

  • Kush janë turistët më dorëlëshuar në Shqipëri

    Kush janë turistët më dorëlëshuar në Shqipëri

    Flukset turistike gjatë këtij muaji janë më shumë të fokusuara tek turizmi i relaksit, duke zgjedhur pushimet buzë detit sipas udhërrëfyesve të sektorit turistik. Vendin tonë, gjatë verës po e vizitojnë grupmosha të ndryshme dhe dominojnë grupet familjare.
    “Korriku dhe gushti, janë si me thënë, muajit që preferohet më shumë turizmi familjar, turizmi i pushimeve buzë detit.
    Të gjitha grupmoshat e të gjitha kombësitë, fokusohen më shumë tek turizmi i relaksit, por ka dhe disa që preferojnë turizmin malor, se ka ajrin e freskët e temperatura më të ulëta”, u shpreh në një intervistë televizive Brisejd Lalaj, udhërrëfyes turistik kombëtar.
    Vizitorët kryesorë nga vendet europiane mbeten italianët, ndjekur më pas nga spanjollët dhe francezët.
    “Sigurisht që italianët mbeten fluksi më i madh. Edhe spanjollët, polakët gjithashtu, francezët dhe gjermanët”, tha Lalaj.
    Turistët që shpenzojnë më shumë gjatë qëndrimit në Shqipëri janë ata të Evropës Perendimore, SHBA-të dhe Kanadaja.
    “Turistët që kryesisht… vijnë nga vendet perëndimore, ose nga Amerika, Australia, Kanadaja, janë turistë që shpenzojnë më shumë.
    Kryesisht edhe pjesa e Evropës veri-perëndimore, Britania, Gjermania, janë vende që shpenzojnë më shumë, Holanda. Ndërsa, pjesa e Evropës juglindore nuk shpenzon shumë”, tha Lalaj.
    Sipas udhërrëfyesve të sektorit të turizmit, korriku dhe gushti janë muajit që arrijnë pikun e vizitorëve që zgjedhin vendin tonë për pushimet e tyre verore.

  • Balluku emëron zëdhënëse e policisë së Fierit në krye të Policisë Bashkiake të Tiranës, ja si zv/kryeministrja po e…

    Balluku emëron zëdhënëse e policisë së Fierit në krye të Policisë Bashkiake të Tiranës, ja si zv/kryeministrja po e…

    Ashtu sikundër ishte folur, Elona Lalaj do të drejtojë Policinë Bashkiake të Tiranës. Pak javë më parë, u shkarkua nga detyra drejtuesi i kësaj strukture Toni Beni, i cili njihej si pranë kryebashkiakut Erion Veliaj. Pas arrestimit të tij nisën përplasjet dhe Rama u hodh në sulm për të vënë nën kontroll bashkinë, nga frika se punonjësit nuk do të votojnë PS më 11 maj. Fillimisht u larguan nga detyra dy prej besnikëve të kryetarit, Sara Goxhaj dhe Alban Dokushi, teksa në krye të bashkisë u komandua Anuela Ristani. Më pas u largua kreu i bashkisë dhe sot është emëruar Elona Lalaj, e cila vjen nga radhët e rendit. “Sot, në ambientet e Policisë Bashkiake të Tiranës, Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, znj. Anuela Ristani, pati nderin të prezantojë Drejtoreshën e re të Përgjithshme të Policisë Bashkiake, znj. Elona Lalaj.
    Znj. Lalaj merr këtë detyrë pas një karriere të suksesshme në radhët e Policisë së Shtetit dhe sjell me vete një eksperiencë të madhe dhe një angazhim të jashtëzakonshëm për forcimin e rendit dhe sigurisë në kryeqytet, por mbi të gjitha ofrimin e një shërbimi sa më cilësor për qytetarët. I urojmë suksese në këtë përgjegjësi të re dhe presim përmirësime të mëtejshme në shërbimet dhe dinamikën e punës së Policisë Bashkiake në shërbim të qytetarëve”, njoftoi dje Policia Bashkiake. Por ndërkohë ka zëra se emërimi i zonjës Elona Lalaj është bërë me urdhër të zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila njihet si “armike” e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Pra Balluku duke qenë se është drejtuese politike e Partisë Socialiste në Qarkun e Fierit, ka ndikuar në emërimin e saj, duke e hequr zonjën Lalaj nga Fieri për në Tiranë.

  • Një grua në krye të Policisë Bashkiake të Tiranës, kush është Elona Lalaj

    Një grua në krye të Policisë Bashkiake të Tiranës, kush është Elona Lalaj

    Elona Lalaj do të jetë drejtuesja e re e Policisë Bashkiake të Tiranës. Ajo zëvendëson në këtë detyrë kryetarin e komanduar Toni Beni dhe është prezantuar zyrtarisht sot me stafin nga kryetarja Anuela Ristani.
    “Sot, në ambientet e Policisë Bashkiake të Tiranës, Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, znj. Anuela Ristani, pati nderin të prezantojë Drejtoreshën e re të Përgjithshme të Policisë Bashkiake, znj. Elona Lalaj.
    I urojmë suksese në këtë përgjegjësi të re dhe presim përmirësime të mëtejshme në shërbimet dhe dinamikën e punës së Policisë Bashkiake në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Policisë Bashkiake Tiranës.
    Elona Lalaj merr këtë detyrë pas një karriere të suksesshme në radhët e Policisë së Shtetit.
    Vite më parë, Elona Lalaj ka qenë zëdhënëse e Policisë së Qarkut Fier.

  • Një grua në krye të Policisë Bashkiake të Tiranës

    Një grua në krye të Policisë Bashkiake të Tiranës

    Elona Lalaj do të jetë drejtuesja e re e Policisë Bashkiake të Tiranës. Ajo zëvendëson në këtë detyrë kryetarin e komanduar Toni Beni dhe është prezantuar zyrtarisht sot me stafin nga kryetarja Anuela Ristani. Ajo merr këtë detyrë pas një karriere të suksesshme në radhët e Policisë së Shtetit. Vite më parë, Elona Lalaj ka qenë zëdhënëse e Policisë së Qarkut Fier.