Bota e sportit mbajti frymën për 24 orë, duke pritur të dëgjonte se çfarë njoftimi do t’i bënte LeBron James të gjithë botës. Kjo për shkak të mënyrës se si James e publikoi ngjarjen, siç e quajti ai, “Vendimi i të gjitha vendimeve”.
Po në këtë mënyrë ai i bëri jehonë njoftimit të tij të vitit 2010, kur kaloi nga Cleveland Cavaliers te Miami Heat. Ndërsa këtë herë të gjitha shenjat tregonin tërheqjen e tij nga basketbolli.
Por, në minutën e fundit, 4 herë kampioni i NBA-së i habiti të gjithë: njoftimi kishte të bënte vetëm me një partneritet me një kompani konjaku. E gjithë bota e sportit mbeti e zhgënjyer nga pritja e gjatë.
“LeBron, të gjithë duan të dinë se ku do të shkojnë talentet e tua këtë vit“, i bëri intervistuesi LeBron James të njëjtën pyetje si vendimi i vitit 2010. “Ishte e vështirë“, u përgjigj LeBron, ylli i Lakers.
“Kam vendosur që këtë vjeshtë t’i çoj talentet e mia te Hennessy V.S.O.P.” LeBron e ripostoi videon e Hennessy (marka e alkoolit të sponsorizuar) nëpërmjet llogarisë së tij në X, duke e shoqëruar atë me dy ikona: një shkelje syri dhe një gjuhë të nxjerrë jashtë.
Mesazhi ishte i qartë: Ia dola! Mbreti, ende në një gjendje të jashtëzakonshme fizike, nuk ka ndërmend të abdikojë dhe të largohet nga basketbolli.
Tag: lakers
-

LeBron James i mashtron të gjithë me vendimin, ylli i Lakers “zhytet” në alkool
-

LeBron James nuk e rinovon kontratën me Lakers: Nuk e di nëse do të jem këtu pas një viti
2 Tetor 2025
12:59
Telesport
30 skuadrat pjesëmarrëse në NBA kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri sportiv 2025-2026. Në Los Anxhelos, vëmendja ka qenë te LeBron James, që ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Lakers.
I pyetur nëse “king James” do të jetë te Lakers edhe pas një viti, ai u përgjigj thatë: “Ndoshta”. Pra, e ardhmja e shënuesit më të mirë në historinë e NBS-së mbetet ende një mister.
21 herë pjesëmarrës në “All Star Game” nuk e ka zgjatur kontratën e tij me Lakers, e cila për këtë arsye do të skadojë qershorin e ardhshëm. “Ky fakt nuk do të ketë asnjë ndikim tek unë, nuk jam i shqetësuar për të ardhmen“, tha LeBron.
Megjithatë, ai do të mbushë 41 vjeç në dhjetor, nuk do të jetë në gjendje të luajë përgjithmonë. Ai e di këtë, Lakers e dinë dhe tifozët e ekipit kalifornian e dinë. Të gjithë presin të dinë të ardhmen e tij. -

Hollywood do të përgatisë një film për Kobe Bryant, “Warner Bros” blen të drejtat e skenarit
Kompania e njohur kinematografike “Warner Bros”, ka blerë të drejtat për skenarin e një filmi, që tregon historinë se si ylli i Lakers, Kobe Bryant, u refuzua nga New Jersey Nets dhe përfundoi në Los Angeles.
Një film për karrierën e Kobe Bryant do të ishte afërsisht sa gjatësia e filmit “Lufta dhe Paqja”. Madje ndoshta gjashtë orë e tridhjetë minuta nuk do të ishin të mjaftueshme.
Kjo është arsyeja pse “Warner Bros” ka siguruar skenarin për një film që do të përqendrohet ekskluzivisht në ditën e draftit të Bryant. Titulli i përkohshëm është “Me Zgjedhjen e 8-të” (With the 8th Pick).
Zgjedhja e tetë në atë draft ishte në pronësi të New Jersey Nets, të trajnuar nga John Calipari. Ekipi, i cili më vonë u zhvendos në Brooklyn, dukej i vendosur të nënshkruante me Kobe, por menaxheri i përgjithshëm John Nash u “nda” nga trajneri, i cili preferoi të përqendrohej te Kerry Kittles.
Kështu, djali i Jellybean përfundoi në Charlotte me zgjedhjen e 13-të, e cila më pas e shkëmbeu atë me Lakers në këmbim të Vlade Divac. Marrëdhënia e Bryant me kinemanë ishte e fortë edhe para vdekjes së tij tragjike.
Ai fitoi një Oscar për “Dear Basketball”, një film i shkurtër i animuar për tërheqjen e tij nga basketbolli, të cilin ai e shkroi dhe e rrëfeu. Kobe, i cili vdiq kur helikopteri i tij u rrëzua në kodrat pranë Los Angeles më 26 janar 2020, do të mbushte 47 vjeç më 23 gusht. -

Filmi mbi karrierën e Kobe Bryant-it, në duart e Warner Bros
Warner Bros. Pictures ka blerë skenarin e një filmi bazuar në historinë reale të NBA-legjendës Kobe Bryant dhe rrugëtimin e tij drejt Los Angeles Lakers. Projekti, i titulluar përkohësisht “With the 8th Pick?”, vjen nga skenaristët Alex Sohn dhe Gavin Johannsen.
Bryant u zgjodh nga Charlotte Hornets me pickun e 13-të në draftin e vitit 1996 dhe më pas u shkëmbye tek Lakers për Vlade Divac.
Filmi përshkruhet si një miks “Moneyball” dhe “Air”, duke treguar sfidat dhe vendimet që formësuan karrierën e tij të hershme.
Kobe Bryant luajti 20 sezone me Lakers, fitoi pesë kampionate, u emërua 18 herë All-Star dhe MVP i sezonit 2007-2008. Ai vdiq tragjikisht në një aksident helikopteri në janar 2020, duke lënë pas edhe vajzën e tij, Gianna. -

Doncic karikon Lakers: I kemi të gjitha mundësitë për të fituar titullin kampion në NBA
Pak ditë më parë, basketbollisti Luka Doncic firmosi zgjatjen e kontratës së tij me Lakers deri në vitin 2029, dëshmi se ai beson te skuadra kaliforniane. Ai dha edhe një deklaratë për mediat, ku shprehet se objektivi do të jetë titulli kampion në NBA.
“Dua t’ju them të gjithëve faleminderit, klubit, tifozëve, lojtarëve, pasi më kanë pritur krahëhapur. Mezi pres të rinisë sezoni i ri dhe t’ua kthej këtë ngrohtësi me trofe”, u shpreh Luka Doncic.
“Kur erdha në fillim, pas një shkëmbimi, nuk e dija se sa gjatë do të qëndroja këtu, por me kalimin e kohës e kuptova këtë gjë. Këtu ka një organizim të jashtëzakonshëm, ka një besim reciprok mes palëve, ndaj vendosa të qëndroj”, shtoi slloveni.
“Për mua është një nder të luaj me këtë klub. Këtu kanë luajtur shumë kampionë. Dua të kontribuoj që të vendoset një tjetër flamur me një tjetër titull në këtë stadium. Për këtë po punojmë të gjithë”, tha Doncic.
Më tej, ai tha: “Mendoj se kemi një ekip të mirë. Kemi gjithçka që është e nevojshme për të synuar titullin. Unë do të jap maksimumin për të fituar çdo ndeshje. Kanë ardhur lojtarë të fortë dhe jemi gati ta provojmë”. -

Clippers mbledh gjithë veteranët, Lakers gjejnë lojtarin që mungonte, Lillard e mbyll karrierën në Portland
Merkato e NBA ka dhuruar së fundi të tjera surpriza. Kështu, basketbollisti Marcus Smart ka lënë Washington Wizards për t’u transferuar te Lakers. Mbrojtësi 31-vjeçar mbyll merkaton e Lakers, që kanë siguruar edhe Deandre Ayton e Jake LaRavia, përforcime deri diku të mjaftueshme për të vërtetuar ambiciet për titull të Luka Doncic dhe LeBron James.
Damian Lillard, tashmë 35 vjeç, kthehet në Portland, rikthehet në shtëpi. Ky do të jetë fundi i historisë dhe karrierës së tij. Ai ka rënë dakord për një kontratë tre-vjeçare me Portland, duke i paguar atij 42 milionë dollarë shtesë përveç 113 milionë dollarëve që Milwaukee Bucks i detyrohen.
Një tjetër veteran është Chris Paul, që do ta përfundojë karrierën e tij me Clippers. Ai do të luajë sezonin e tij të 21-të në NBA. Kontrata e regjisorit 40-vjeçar vlen 3.6 milionë dollarë. Vetëm një vit, sepse pas shumë thashethemeve, Paul më në fund po i jep fund karrierës, siç njoftoi disa ditë më parë.
Edhe Bradley Beal, pasi mbylli kontratën me Phoenix, ka vendosur të luajë për Clippers, që po mbledh gjithë veteranët e NBA-së. Beal është 32 vjeç dhe do të luajë përkrah veteranëve si James Harden, Kawhi Leonard, Nicolas Batum dhe Brook Lopez. -

Lakers realizojnë goditjen surprizë në merkato, vjen shtatlarti i shumëpritur për të synuar titullin
4 Korrik 2025
10:57
Telesport
Skuadra e Lakers ka gjetur lojtarin qendër që mezi e prisnin. Ekipi kalifornian ka fituar garën për Deandre Ayton, i cili disi çuditërisht u bë agjent i lirë të dielën në mbrëmje. Basketbollisti do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare prej 16.6 milionë dollarësh me ekipin e LeBron, i cili ka nevojë për për forcë në lojën nën tabelë.
Lakers do të jenë në gjendje të mbështeten në zgjedhjen e parë të “draft” të vitit 2017. Ish-lojtari i Portland vjen nga një vit jo i shkëlqyer: Ai ka luajtur vetëm 40 ndeshje, duke realizuar mesatarisht 14.4 pikë dhe 10.2 rebound për ndeshje.
Për Ayton, i cili do të mbushë 27 vjeç më 23 korrik, ky është një moment i rëndësishëm, si dhe një mundësi e shkëlqyer për të bërë një ndryshim vendimtar në një karrierë me luhatje. Ai ka shansin të ndihmojë LeBron dhe Doncic për të fituar titullin kampion në NBA. -

LeBron James, gati për sezonin e 23-të në NBA
LeBron James është njeriu i rekordeve të jashtëzakonshme në NBA, ndërsa pritet që të shënojë një tjetër arritje të pabesueshme në kampionatin më prestigjioz të basketbollit në botë. Ylli Lakers do të ushtrojë opsionin e tij të kontratës prej 52.6 milionë dollarësh, duke vijuar të jetë pjesë e Lakers edhe për sezonin 2025-2026.
Vazhdimi në parket do ta bëjë “Mbretin” lojtarin e parë në histori që do të aktivizohet për 23 sezone në NBA, duke kaluar Vince Carter, me këtë të fundit që numëron 22 sezone në NBA. Pasi realizoi ëndrrën, duke luajtur bashkë me të birin, Brony, LeBron James, i cili do të mbushë 41 vjeç në dhjetor, tani është gati për një tjetër sezon si protagonist.Ai tashmë është në fazë rikuperimi nga dëmtimi i pësuar në “play off”, ndërsa vetë lojtar ka bërë të ditur se gjithçka po shkon mirë. “Kam shumë kohë për t’u rikuperuar nga lëndimi i gjurit, ta pushojë trupin dhe të jem i sigurt se do të jem 100 për qind i gatshëm kur të nisin përgatitjet në fund të shtatorit”, u shpreh pak kohë më parë LeBron.
Fjalë që shuajnë dyshimet për të ardhmen e tij në NBA, duke e bërë lojtarin më të ligës. LeBron James do të ketë kohë deri të shtunën pasdite për të vendosur për këtë opsion të kontratës, që do të bënte që ai të përfitonte 580 milionë dollarë në total. Ndërkohë sezoni që po vjen do të jetë viti i parë i plotë me Luka Doncic në ekip dhe LeBron do të kërkojë një tjetër titull me Lakers, pas atij të fituar në kohën e pandemisë. Ai kishte mesatare prej 24.4 pikëve, 7.8 kërcimeve dhe 8.2 asistimeve për ndeshje gjatë në sezonit të fundit në NBA. -

LeBron James gati të thyejë rekordin e sezoneve në NBA, i kërkon Lakers një skuadër fituese për titullin
LeBron James do të ushtrojë opsionin e tij prej 52.6 milionë dollarësh si lojtar me Lakers për sezonin sportiv 2025-26. Kështu, ai bëhet basketbollisti i parë në histori që do të luajë sezonin e 23-të në NBA.
James do të mbushë 41 vjeç në dhjetor, ndaj i ka kërkuar klubit që të ndërtojë një ekip pretedent. Pasi realizoi ëndrrën të luajë në një ekip me djalin e tij (Brony), tashmë ai kërkon edhe një tjetër titull kampion me Lakers, pas atij të fituar në kohën e pandemisë.
Duket se ai e ka kaluar një dëmtim që pësoi në fazën play off. “Kam shumë kohë për t’u kujdesur për dëmtimin tim, gjurin tim, trupin tim dhe për t’u siguruar që jam sa më afër 100% kur të fillojë kampi stërvitor, në fund të shtatorit“, tha James në një intervistë.
Sezoni i ardhshëm do të jetë viti i tij i parë i plotë me Luka Doncic si shok skuadre, një dyshe që ëndërron, por që ka nevojë për ndihmë nga pjesa tjetër e skuadrës. Agjenti i LeBron, Rich Paul, tha: “LeBron dëshiron të garojë për titullin. Ai e di që Lakers po ndërtojnë për të ardhmen”.
“Ai e kupton këtë, por gjithashtu e di se ka një shans real për të fituar. Ne e vlerësojmë shumë partneritetin që kemi pasur për tetë vjet me klubin dhe i konsiderojmë Lakers një pjesë themelore të karrierës së tij. Ne e kuptojmë vështirësinë e fitores tani ndërsa përgatitemi për të ardhmen”, tha agjenti i “King James”.
Në fund, agjenti i LeBron shtoi: “Ne duam të vlerësojmë se çfarë është më e mira për të në këtë fazë të jetës dhe karrierës së tij. Ai dëshiron ta bëjë çdo sezon që i ka mbetur të vlejë dhe Lakers e kuptojnë këtë, e mbështesin atë dhe duan më të mirën për të“. -

Rekorde dhe miliona, LeBron James pritet të rinovojë me Lakers, agjenti i tij ngre dyshime: LeBron dëshiron të garojë për titullin
LeBron James do të bëhet lojtari i parë në historinë e NBA që luan për 23 sezone, kur të rikthehet te Los Angeles Lakers në sezonin 2025-26.
James, shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në NBA, po aktivizon opsionin në kontratën e tij për sezonin e ardhshëm, me vlerë 52.6 milionë dollarë, siç bëri të ditur mediat në Amerikë gjatë fundjavës që sapo lame pas.Nuk dihet ende nëse James, 40 vjeç, dëshiron të luajë edhe pas këtij sezoni. James, i cili ka luajtur në 1,562 ndeshje të sezonit të rregullt, është vetëm 50 ndeshje larg thyerjes së rekordit të NBA-së që aktualisht mbahet nga anëtari i “Hall of Fame”, Robert Parish.
Në sezonin 2024-25, James ka pasur mesatarisht 24.4 pikë, 7.8 kërcime dhe 8.2 asistime në 70 ndeshje, duke u renditur në top 22 për secilën prej këtyre kategorive. Ai është 21 herë All-Star, katër herë MVP i ligës dhe katër herë kampion i NBA-së.
James hyri në NBA si 18-vjeçar, pasi u përzgjodh si numri 1 në Draft-in e vitit 2003 nga Cleveland Cavaliers. Megjithatë së fundmi duket se ka bërë bujë deklarata e agjentit të tij, Rich Paul lidhur me të ardhmen e LeBron:
“LeBron dëshiron të konkurrojë për titullin. Ai e di që Lakers po ndërtojnë për të ardhmen. E kupton këtë, por gjithashtu e di që ka një mundësi reale për të fituar. E kuptojmë se sa e vështirë është të fitosh tani ndërsa përgatitesh për të ardhmen. Duam të vlerësojmë se çfarë është më e mira për LeBron në këtë fazë të jetës dhe karrierës së tij. Ai dëshiron që çdo sezon që i ka mbetur të ketë vlerë, dhe Lakers e kuptojnë këtë, e mbështesin dhe duan më të mirën për të.” theksoi agjenti i tij Paul.