Tag: lakers

  • 15 fitore radhazi për Oklahoma që dominon në NBA, Doncic-LeBron i japin fitoren Lakers

    15 fitore radhazi për Oklahoma që dominon në NBA, Doncic-LeBron i japin fitoren Lakers

    Skuadra kampione e Oklahoma fitoi 131-101 në fushën e Utah Jazz, duke korrur suksesin e 15-të radhazi në NBA këtë sezon. Williams e Holmgren realizuan nga 25 pikë secili për Thunder.
    Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri ekipi i Lakers, që mundi 112-108 Philadelphia dhe qëndorn në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit. Luka Doncic realizoi një “triple double”, me 31 pikë 15 rebound e 11 asist, mbështetur nga LeBron James me 29 pikë.
    Jashtë fushe fiton edhe Boston, që falë 30 pikëve të Broën dhe 27 të White, triumfoi 121-113 në fushën e Toronto. Ndërsa Memphis mposhti 119-96 Portland, ndeshje ku për vendasit u dallua Aldama me 22 pikë.
    Nuk zhgënjen skuadra e Denver, që mposhti 115-106 Charlotte, sfidë ku dyshja Murray-Jokic realizoi 62 pikë së bashku. Ndërsa skuadra e Golden State, falë 53 pikëve të realizuara nga lojtarët e stolit, mundi 123-91 Chicago.
    NBA-Rezultatet e sotme
    New York – Orlando, 106-100
    Toronto – Boston, 113-121
    Charlotte – Denver, 106-115
    Memphis – Portland, 119-96
    Chicago – Golden State, 91-123
    Philadelphia – Lakers, 108-112
    Utah Jazz – Oklahoma, 101-131

  • Oklahoma vazhdon marshimin në NBA, Boston mposht Lakers, fitore “in extremis” për Orlando e Denver

    Oklahoma vazhdon marshimin në NBA, Boston mposht Lakers, fitore “in extremis” për Orlando e Denver

    Plot 12 ndeshje të luajtura sot në NBA, ku surprizat nuk kanë munguar. Kampionët në fuqi të Oklahoma fituan 132-111 ndaj Dallas. Tjetër ndeshje e shkëlqyer e Alexander Shai, që realizoi 33 pikë.
    Pa probleme fiton Boston, që mundi 126-105 Lakers, dy ekipe që konsiderohen pretendente për titull. Reaves realizoi 36 pikë për miqtë, por që s’mjaftuan, ndërkohë që Broën me 30 pikë u dallua për Celtics.
    Fitore në sekondat e fundit për Orlando e Denver, që mundën respektivisht Miami dhe Atlanta. Për Orlando u dallua Wagner me 32 pikë, ndërsa për Denver shkëlqeu Nikola Jokic me 40 pikë.
    Fiton edhe skuadra e Cleveland, që falë 52 pikëve të dyshes Mitchell-Tyson, mundi 130-117 San Antonio. Zhgënjen sërish Milwaukee, që në fushën e tij u ndal 116-101 nga Philadlephia (6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë).
    NBA-Rezultatet e sotme
    Boston – Lakers, 126-105
    Orlando – Miami, 106-105
    Atlanta – Denver, 133-134
    Cleveland – San Antonio, 130-117
    Detroit – Portland, 122-116
    New York – Utah Jazz, 146-112
    Toronto – Charlotte, 86-111
    Chicago – Indiana, 105-120
    Houston – Phoenix, 117-98
    Memphis – Clippers, 107-98
    Milwaukee – Philadelphia, 101-116
    Oklahoma – Dallas, 132-111

  • Lakers triumfojnë në sekondën e fundit, bie Golden State, fitojnë Boston e New Orleans

    Lakers triumfojnë në sekondën e fundit, bie Golden State, fitojnë Boston e New Orleans

    Fitore në sekondën e fundit për Philadelphia, që mundi 99-98 Golden State në shtëpi. Mungesa e Stephen Curry u ndie te miqtë, ndërkohë që për Philadelphia u dallua Tyrese Maxey, që realizoi 35 pikë.
    Jashtë fushe fiton skuadra e Lakers, që mundi 123-120 Toronto “in extremis”. Një ndeshje e hapur deri në fund, ku për miqtë u dallua Reaves me 44 pikë. Koshin e fitores në sekondën e fundit e realizoi Hachimura.
    Nuk zhgënjen ekipi i Boston, që fitoi thellë 146-101 në fushën e Washington, ndeshje ku u dallua Derrick White me 30 pikë. Ndërsa New Orleans mundi 126-115 Minnesota, sfidë ku të gjithë titullarët e ekipit vendës realizuan mbi 12 pikë.
    NBA-Rezultatet e sotme
    Philadelphia – Golden State, 99-98
    Washington – Boston, 101-146
    Brooklyn – Utah Jazz, 110-123
    Toronto – Lakers, 120-123
    New Orleans – Minnesota, 126-115

  • Lakers shkatërrojnë Clippers në derbi, triumfojnë edhe Orlando e Washington

    Lakers shkatërrojnë Clippers në derbi, triumfojnë edhe Orlando e Washington

    Skuadra e Lakers fitoi thellë 135-118 ndaj Clippers në derbin e Los Anxhelos, duke u ngjitur në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit. Një ndeshje e mirë e Luka Doncic, që shkëlqeu me 43 pikë e 13 asist.
    Mirë u paraqitën edhe Reaves me 31 pikë e LeBron James me 25 pikë, ndërsa për Clippers nuk mjaftuan 29 pikët e James Harden, që mbetën për statistikë. Një sezon i vështirë për Clippers, me vetëm 5 fitore (13 humbje)
    Pa probleme fiton skuadra e Washington, që në shtëpi mundi 132-113 Atlanta. Një ndeshje mjaft e mirë e CJ McCollum, që realizoi 46 pikë, mbështetur edhe nga Alex Sarr me 27 pikë, një dyshe që bëri diferencën në fushë
    Ekipi i Orlando mposhti pa vështirësi 144-103 Philadelphia jashtë fushe, duke hyrë në grupin e ekipeve që synojnë zonën play off. 9 lojtarë të Orlando realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Anthony Black, që realizoi 31 pikë.
    NBA-Rezultatet e sotme
    Washington – Atlanta, 132-113
    Philadelphia – Orlando, 103-144
    Lakers – Clippers, 135-118

  • Detroit fiton në shtesë dhe komandon në Lindje, triumfojnë edhe Miami, Lakers e Phoenix

    Detroit fiton në shtesë dhe komandon në Lindje, triumfojnë edhe Miami, Lakers e Phoenix

    Skuadra e Lakers fitoi 121-111 ndaj Charlotte jashtë fushe, duke korrur suksesin e 8-të sezonal. Të gjithë titullarët e ekipit kalifornian realizuan mbi 10 pikë, ku u dalluan Doncic me 38 pikë e Reaves me 24 pikë.
    Detroit vijon të kryesojë në Konferencën e Lindjes, duke mposhtur 137-135 Washington pas kohës shtesë. Cade Cunningham ishte lider për Pistins, autor i një “triple double”, me 46 pikë 12 rebound e 11 asist.
    Edhe Miami fitoi pas kohës shtesë, 140-138 ndaj Cleveland, ndeshje Norman Powell realizoi 33 pikë për skuadrën nga Florida. Fitore të lehtë korri Phoenix, që mundi 121-98 New Orleans, ndeshje ku u dallua Grayson Allen me 42 pikë.
    NBA-Rezultatet e sotme
    Charlotte – Lakers, 111-121
    Detroit – Washington, 137-135
    Orlando – Portland, 115-112
    Miami – Cleveland, 140-138
    Chicago – San Antonio, 117-121
    Dallas – Milwaukee, 114-116
    Phoenix – New Orleans, 121-98
    Utah Jazz – Minnesota, 113-120
    Clippers – Atlanta, 102-105

  • NBA/ Vjen humbja e parë, Oklahoma “dorëzohet” pas 8 fitoreve, triumfojnë Lakers e Boston

    NBA/ Vjen humbja e parë, Oklahoma “dorëzohet” pas 8 fitoreve, triumfojnë Lakers e Boston

    Ekipi kampion i Oklahoma pësoi të mërkurën në mbrëmje edhe humbjen e parë sezonale në NBA, pasi u mund 121-119 nga Portland. Ndeshje e hapur deri në fund, ku për vendasit tri lojtarë realizuan mbi 20 pikë (Avdija me 26 pikë e 10 rebound më i miri). Për Oklahoma nuk mjaftuan 35 pikët e Shai.
    Në Perëndim, ngjit shkallët në renditje skuadra e Lakers, që mundi 118-116 San Antonio në sekondat e fundit. Doncic me 35 pikë e 13 asist ishte lider në fushë për Lakers.Ndërkohë nuk ishte në ditën e tij më të mirë ylli i Spurs, Wembanyama, që e mbylli ndeshjen me vetëm 19 pikë të realizuara. Fitore të rëndësishme korr skuadra e Cleveland, që falë 46 pikëve të Donovan Mitchell mundi 132-121 Philadelphia.

    Rikthehet te fitorja ekipi i Boston, që mundi 136-107 Washington, sfidë ku u dallua Jaylen Brown me 35 pikë. Zhgënjen ekipi i Golden State, që u mund 121-116 nga Sacramento. DeRozan me 25 pikë e Westbrook me një “triple double” (23 pikë, 16 rebound, 10 aaist) i dhanë fitoren Kings. Sukses të rëndësishëm arriti edhe Denver, që në shtëpi mposhti Miami Heat me shifrat 122-112, ku më i miri në parket për vendasit ishte basketbollisti serb, Nicola Jokiç me një triple double, duke shënuar 33 pikë, 15 topa në tabelë dhe 16 asist, ndërsa për skuadrën nga Florida u dalluan Powell me Wiggins.
     

  • Chicago i pamposhtur komandon në Lindje, Luka Doncic i jep fitoren Lakers

    Chicago i pamposhtur komandon në Lindje, Luka Doncic i jep fitoren Lakers

    Chicago mbetet skuadra më e mirë në Konferencën e Lindjes, ende e pamposhtur, pas fitores 135-125 ndaj New York. Josh Giddey me 32 pikë ishte më i miri për Bulls, mbështetur edhe nga Vucevic me 26 pikë e Dosunmu me 22 pikë.
    Fitore në sekondën e fundit për Boston, që mposhti 109-108 Philadelphia, dy ekipe pretendente në Lindje. Jaylen Brown me 32 pikë bëri diferencën në fushë për Ctltics, ndërsa 26 pikët e Maxey për vendasit mbetën për statistikë.
    Jashtë fushe fiton ekipi i Lakers, që mposhti 117-112 Memphis, takim ku shkëlqeu Luka Doncic, me 44 pikë e 12 rebound. Në sekondat e fundit fiton edhe Portland, që falë 23 pikëve të Avdija mundi 109-107 Denver.
    NBA-Rezultatet e sotme
    Indiana – Atlanta, 108-128
    Philadelphia – Boston, 108-109
    Cleveland – Toronto, 101-112
    Chicago – New York, 135-125
    Memphis – Lakers, 112-117
    Phoenix – Utah Jazz, 118-96
    Portland – Denver, 109-107
    Clippers – New Orleans, 126-124

  • Lakers korrin suksesin e parë falë Doncic, humbasin Boston, Golden State e Phoenix

    Lakers korrin suksesin e parë falë Doncic, humbasin Boston, Golden State e Phoenix

    Surpriza në ndeshjet e sotme në NBA, ku Boston u mund 105-95 nga New York. Jalen Brunson me 31 pikë ishte lider në fushë për nju-jorkezët. Fiton skuadra e Milwaukee, që mundi 122-116 Toronto, ndeshje ku u dallua Antotekounmpo me 31 pikë e 20 rebound.
    Fitoren e parë sezonale korr ekipi i Lakers, që mundi 128-110 Minnesota. Tjetër ndeshje e shkëlqyer për Luka Doncic, që realizoi 49 pikë e 11 rebound. Skuadra e Cleveland, falë 353 pikëve të Donovan Mitchell, mundi 131-124 Brooklyn jashtë fushe.
    Ndeshje e shkëlqyer e Miami, që triumfoi thellë 146-114 në fushën e Memphis. 8 basketbollistë të Miami realizuan mbi 10 pikë. Zhgënjen skuadra e Golden State, që u mund 139.119 nga Portland. Curry realizoi 35 pikë, por që s’mjaftuan, ndërsa për vendasit 8 lojtarë rfealizuan mbi 10 pikë.
    NBA-Rezultatet e sotme
    Toronto – Milwaukee, 116-122
    Orlando – Atlanta, 107-111
    Brooklyn – Cleveland, 124-131
    New York – Boston, 105-95
    Houston – Detroit, 111-115
    Memphis – Miami, 114-146
    New Orleans – San Antonio, 116-120
    Dallas – Washington, 107-117
    Lakers – Minnesota, 128-110
    Portland – Golden State, 139-119
    Sacramento – Utah Jazz, 105-104
    Clippers – Phoenix, 129-102

  • Luka Doncic: Me Lakers për të shkuar deri në finale, sezon i gjatë dhe duhet maksimumi

    Luka Doncic: Me Lakers për të shkuar deri në finale, sezon i gjatë dhe duhet maksimumi

    14 Tetor 2025

    11:25

    Telesport

    Sezoni i ri në NBA 2025-2026 është në prag dhe një ndër skuadrat pretendente është ajo e Lakers. Ylli i këtij klubi, slloveni Luka Doncic, ka folur për pritshmëritë e tij në këtë sezon të ri.
    Ai erdhi në mesin e sezonit të kaluar dhe tani ka mundësinë të ndihmojë skuadrën që nga fillimi. “Jam në formë, pasi kam kryer përgatitje me kombëtaren time në Botëror”, tha Doncic.
    “Sezoni është i gjatë, ndaj duhet të menaxhojmë forcat”, tha Doncic, që foli edhe për mungesën e LeBron James. “Është një lojtar i madh, që na ndihmon shumë me mentalitetin e tij fitues”, tha Doncic.
    “Shpresojmë që të jemi në formë përgjatë gjithë sezonit dhe të shkojmë deri në fund. E dimë se në NBA nuk ka ndeshje të lehta, ndaj duhet maksimumi gjithnjë për të fituar”, deklaroi slloveni.

  • Telashe për Lakers, LeBron James do të humbasë fillimin e sezonit për shkak të nervit shiatik

    Telashe për Lakers, LeBron James do të humbasë fillimin e sezonit për shkak të nervit shiatik

    11 Tetor 2025

    17:36

    Telesport

    Nëse “vendimi i dytë” kishte të bënte me një sponsorizim pijesh, “i treti” ka të bëjë me shëndetin e LeBron James. Me sezonin e NBA-së vetëm disa ditë larg, ylli i Los Angeles Lakers është i detyruar të qëndrojë jashtë për shkak të disa problemeve me nervin shiatik.
    Ky problem do ta pengojë atë të përballet me Golden State Warriors të Stephen Curry më 21 tetor, ditën e debutimit në NBA për sezonin e ri. Basketbollisti do të duhet t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme brenda tre deri në katër javësh.
    Siç raportohet nga mediat amerikane, ai do të humbasë thuajse të gjitha seancat stërvitore të parasezonit, si dhe ka munduar në dy miqësoret e luajtura deri më tani. Trajneri JJ Redick e përshkroi problemin si “një inflamacion të një nervi”, por LeBron James nuk është gati të dorëzohet.
    “Pavarësisht se si shkojnë gjërat, jam shumë i zënë sepse nuk e di se kur do të mbarojë edhe pse fundi është afër. Ajo që e mban flakën gjallë është se dashuria ime për lojën është e paprekur dhe pasioni im për stërvitjen është po aq i paprekur”, tha LeBron James.