Tag: lajmin

  • Familjarët konfirmojnë lajmin: Ky është shkaku pse ndërroi jetë Shpat Kasapi

    Familjarët konfirmojnë lajmin: Ky është shkaku pse ndërroi jetë Shpat Kasapi

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Këngëtarja shqiptare surprizon ndjekësit me lajmin e ëmbël të shtatzënisë

    Këngëtarja shqiptare surprizon ndjekësit me lajmin e ëmbël të shtatzënisë

    Vetëm pak muaj pas dasmës së saj verore, këngëtarja e njohur shqiptare Luar Arani ka ndarë me publikun një tjetër lajm të mrekullueshëm, ajo dhe bashkëshorti i saj, Etjen Ymeraj, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
    Çifti kurorëzoi dashurinë në një ceremoni romantike buzë detit, e cila u zhvillua në një atmosferë intime ne bregdet, ku kishte shume ngrohtësi dhe plot harmoni.
    Tashmë, pas disa muajsh martesë, Luar ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj një tjetër faqe të bukur të jetës. Me një postim artistik në Instagram, ku shihet hija e saj pranë partnerit dhe një palë balona në formë zemre, këngëtarja ka zgjedhur një mënyrë simbolike për të zbuluar lajmin e shtatzënisë. Mbi foto ajo ka shkruar:
    “Pasagjer i ri në bord”, një frazë e shkurtër, por e mbushur me ndjenja.

    Reagimet kanë qenë të menjëhershme, kolegë të njohur të skenës muzikore, miq dhe fansa kanë mbushur rrjetet me urime dhe mesazhe dashurie për çiftin.
    Ky është padyshim një nga momentet më të lumtura në jetën e Luar Aranit, e cila pas një periudhe të gjatë suksesi në muzikë, po përjeton tani rolin më të bukur, atë të nënës së ardhshme. Artistja ende nuk ka zbuluar gjinine e bebit.

  • “Dosja e Ballukut në duart e prokurorëve”/ Flet Lala: Ka detaje ende sekrete, sekuestrimi i celularëve…

    “Dosja e Ballukut në duart e prokurorëve”/ Flet Lala: Ka detaje ende sekrete, sekuestrimi i celularëve…

    Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja pasditen e sotme në emisionin “Kjo Javë” nga marrja në hetim e zv.kryeministres Belinda Balluku nga ana e SPAK.
    Sipas saj, janë kryer kontrolle në disa ambiente të bashkëpunëtorëve dhe vartësve të Ballukut, ku janë sekuestruar dokumente, laptopë dhe celularë.
    Gazetarja theksoi se SPAK nuk e ka përgënjeshtruar lajmin, por ka deklaruar se “nuk ka asgjë për të ndarë me publikun”.
    Klodiana Lala:
    Lajmin e kam raportuar mbi burimet e besuara. Mbaj përgjegjësi për çfarë kam raportuar dhe deklaruar. Shumë detaje të hetimeve rreth zonjës Balluku janë detaje sekrete sepse ajo dosje është vetëm në duart e prokurorit dhe të personave që janë në hetim, përfshi zonjën Balluku e cila ka disa detaje me atë ca ka dosja penale.
    Ka patur dhe disa kontrolle. Bindjen e kam krijuar pas kontrolleve që janë kryer tek disa vartëse dhe bashkëpunëtore të zonjës Balluku dhe disa ambiente, ku janë marrë jo vetëm dokumenta por dhe pajisje, laptop e celularë.
    SPAK nuk përgënjeshtroi lajmin por tha se nuk ka asgjë për të ndarë me publikun. Po e rikonfirmoj sërish që Balluku është zyrtarisht në hetim për shkelje të barazisë në tendera.
    Kisha 4 ditë që e mbaja si lajm dhe dilema ishte. Në momentin e një gazetari janë disa momente të rëndësishme, kur kam raportuar lajmin për zotin Meta, jam rikthyer atë ditë për atë lajm, ka qenë momenti i dytë arrestimi i zotit Veliaj dhe momenti i tretë është ky lajm, dhe duhet të jesh korrekt.
    Meta, Veliaj dhe Balluku janë njerëz të fuqishëm sidomos zonja Balluku, mund të them që ka një grup parlamentar në Kuvend, duke patur në konsideratë gjithë armatën e zonjë Balluku duhet të jesh shumë korrekte.

  • Balluku jep lajmin pasi inspekton punimet në autostradën Tiranë-Durrës: Do jetë gati për festat e fundvitit

    Balluku jep lajmin pasi inspekton punimet në autostradën Tiranë-Durrës: Do jetë gati për festat e fundvitit

    Zv.kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku ka inspektuar nga afër punimet për autostradën Tiranë-Durrës. 

    Balluku dha lajmin se në fund të këtij viti, autostrada me 4 korsi nga të dyja anët do të jetë gati për qytetarët. 

    “Ndodhemi në fazën e dytë të kantierit. 3 korsi nga të dyja krahët plus emergjenca. Kemi dy nyjet lidhëse, ura e Laknasit dhe hyrja për në Rinas. Ne shpresojmë ta dorëzojmë për akses në fund të muajit dhjetor për fundvit. 

    Nga 4 korsitë, do duhet të kalojë në pjesën e ngushtë, edhe rruga e Kasharit është në planet tona për tu zgjedhuar. Besoj që qytetarët kanë treguar për mirëkuptim për trafikun, nëse ata sot do të marrin lajmin që faza e parë dhe e dytë do hapet deri në fund të këtij viti, do ndihen të lehtësuar”-tha Balluku. 

  • Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi japin lajmin e bukur: Së shpejti….

    Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi japin lajmin e bukur: Së shpejti….

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Maresca jep lajmin e keq: Palmer do të mungojë më gjatë se sa prisja, ja kur do të rikthehet

    Maresca jep lajmin e keq: Palmer do të mungojë më gjatë se sa prisja, ja kur do të rikthehet

    17 Tetor 2025

    11:36

    Telesport

    Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, ka folur sot për mediat në prag të ndeshjes që londinezët do të zhvillojnë Nottingham Forest të shtunën pasdite. Ai dha lajmin e keq se sulmuesi Cole Palmer do të mungojë për një kohë të gjatë.
    “Gabohesha në lidhje me situatën e Palmer. Fatkeqësisht, ai duhet të jetë jashtë për një kohë më të gjatë, ndoshta edhe gjashtë javë të tjera. Ky është përditësimi më i fundit nga stafi mjekësor”, tha Maresca.
    “Po përpiqemi ta mbrojmë Cole sa më shumë që të mundemi dhe gjëja më e rëndësishme është që kur të kthehet, të jetë plotësisht në formë. Stafi mjekësor nuk është magjistar”, shtoi më tej trajneri italian i Chelsea.
    “Shpresojmë që gjashtë javë të jenë të mjaftueshme, por është një problem që duhet ta shohim hap pas hapi, javë pas jave. Por, me siguri, ai do të jetë më mirë. Cole duket shumë mire, i relaksuar. Po përpiqet të shërohet nga lëndimi. Po bën të gjithë terapinë që duhet të bëjë. Duket mirë”, tha Enzo Maresca.

  • Charlie Puth bëhet baba për herë të parë, lajmin e ëmbël e zbulon në mënyrën më të veçantë

    Charlie Puth bëhet baba për herë të parë, lajmin e ëmbël e zbulon në mënyrën më të veçantë

    Këngëtari i njohur amerikan Charlie Puth po përgatitet për një ndryshim të madh në jetën e tij: ai dhe bashkëshortja e tij Brooke Sansone do të bëhen prindër për herë të parë.
    Lajmin e bukur, artisti e ndau përmes videoklipit të këngës së tij më të re “Changes”, ku në fund të klipit Brooke shfaqet me barkun e rrumbullakosur, e veshur me një triko të kuqe oversize, ndërsa Puth vendos dorën mbi barkun e saj, një moment i ëmbël që përfundon me një përqafim plot dashuri.
    Teksti i këngës, që është pjesë e albumit të ardhshëm “Whatever’s Clever!”, duket se i referohet pikërisht këtij kapitulli të ri në jetën e çiftit:

    Historia e dashurisë së tyre është po aq romantike sa dhe lajmi i shtatzënisë. Charlie e bëri lidhjen publike me Brooke në dhjetor të vitit 2022, duke zbuluar se ajo ishte një mikeshë e fëmijërisë nga New Jersey. Në shtator 2023, ai e propozoi me një postim në Instagram, ku shkruante:
    “Udhëtova për në New York për t’i kërkuar shoqes sime më të mirë të martohej me mua, dhe ajo tha po. Jam versioni më i lumtur dhe më i mirë i vetes falë teje, Brookie.”
    Dyshja e kurorëzoi dashurinë e tyre në shtator 2024, me një ceremoni intime në shtëpinë e familjes Puth në Montecito, Kaliforni.

  • Barcelona merr lajmin e madh pak para sfidës me PSG-në, “blindon” mesfushën

    Barcelona merr lajmin e madh pak para sfidës me PSG-në, “blindon” mesfushën

    1 Tetor 2025

    19:24

    Telesport

    Barcelona do të ndeshet me PSG-në në stadiumin olimpik të Katalonjës, për xhiron e dytë të grupeve në Champions League. Pak para kësaj sfide, Barcelona ka gëzuar tifozët me një super lajm.
    Ajo që pritej prej kohësh, ndodhi. Frenkie de Jong dhe Barcelona kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës deri në vitin 2029, sipas “Diario Sport”.
    Zyrtarizimi i marrëveshjes do të bëhet javën që vjen. Pavarësisht interesimit nga shumë klube të njohura, De Jong ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të qëndruar te Barcelona. Madje, mesfushori holandez ndërroi edhe agjent, pasi ishi-agjenti i tij, Ali Dursun ishte bërë pengesë për rinovimin me katalanasit.

  • “Edhe Riri e bëri gocën”/ Einxhel “thumbon” Dagzin me një kërkesë të ëmbël

    “Edhe Riri e bëri gocën”/ Einxhel “thumbon” Dagzin me një kërkesë të ëmbël

    Superylli botëror Rihanna ka emocionuar fansat në mbarë botën me lajmin e bukur se është bërë nënë për herë të tretë. Këngëtarja ka sjellë në jetë një vajzë, më 13 shtator, duke kompletuar kështu familjen e saj me një princeshë të vogël pas dy djemve.
    Lajmi është bërë i ditur natën e mbrëmshme dhe është pritur me gëzim nga ndjekësit e saj, por edhe nga shumë personazhe publikë përfshirë dhe emra të njohur nga showbiz-i shqiptar.
    Një ndër ta ishte edhe moderatorja e dashur Einxhel Shkira, e cila nuk e la pa reaguar këtë moment të veçantë. Ajo ripostoi lajmin për lindjen e vajzës së Rihannës dhe, me humor e dashuri, i bëri një “pyetje publike” partnerit të saj, Dagz-it:
    “Ja dhe Riri e bëri gocën, po ne kur?” – shkroi Einxhel në Instastory.

    Çifti i njohur, që u bë i dashur për publikun gjatë qëndrimit në Big Brother VIP, tashmë janë prindër të dy djemve, dhe duken më të lumtur se kurrë në jetën familjare që kanë ndërtuar.
    Ndërkohë, Rihanna, e cila prej disa vitesh është më e fokusuar te familja dhe markat e saj të suksesshme si Fenty Beauty dhe Savage X Fenty, po shijon në mënyrë të plotë rolin e nënës. Me lindjen e vajzës, ajo dhe partneri i saj, reperi A$AP Rocky, tashmë janë prindër të tre fëmijëve.

  • Lewandowski i dërgon Barcelonës lajmin e madh nga grumbullimi me kombëtaren

    Lewandowski i dërgon Barcelonës lajmin e madh nga grumbullimi me kombëtaren

    5 Shtator 2025

    14:11

    Alfred Lleshi

    Robert Lewandowski ka konfirmuar se është gati të luajë të gjithë ndeshjen e radhës të Polonisë kundër Finlandës, pas 63 minutave në barazimin me Holandën. Sulmuesi i Barcelonës theksoi: “Pa dyshim, do të jem gati për të luajtur në shtëpi”.
    Pas vendimit për t’u rikthyer në kombëtare, Lewandowski hodhi poshtë zërat se heqja e shiritit të kapitenit kishte qenë arsyeja e largimit të tij: “Shiriti është nder, por nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë problem”.
    Polaku u shpreh i kënaqur me ndryshimet taktike të trajnerit të ri Jan Urban, duke vlerësuar qasjen fizike dhe disiplinën e ekipit. Ai tregoi se kishte marrë detyrën të ndalte shokun e tij të Barcelonës, Frenkie de Jong, për ta kufizuar lojën e Holandës.