Tag: lajme

  • “Lajme të mira në ditët në vijim”, Trump: U dhashë fund shtatë luftërave, por Putin më zhgënjeu vërtet!

    “Lajme të mira në ditët në vijim”, Trump: U dhashë fund shtatë luftërave, por Putin më zhgënjeu vërtet!

    Në një konferencë për shtyp me kryeministrin britanik Keir Starmer, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka shprehur zhgënjim nga Putin për mos arritjen e armëpushimit mes Rusisë dhe Ukrainës.
    “Unë u dhashë fund shtatë luftërave, por Putin më zhgënjeu vërtet. Në Ukrainë, ka pasur miliona vdekje, kryesisht vdekje ushtarake”, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump.
    Por, gjithashtu, presidenti shtoi se disa lajme të mira do të kemi në ditët në vijim.

    Kryeministri britanik, nga ana e tij, këmbënguli të bënte thirrje për më shumë “presion ndaj Putinit”, duke kujtuar se presidenti rus bëri lëshime vetëm kur Trump ushtroi presion.
    Trump u përgjigj duke thënë se donte të shmangte rrezikun e “një lufte të tretë botërore”.
    /vizionplus.tv

  • Milani merr lajme nga “infermieria”; ja gjendja e Maignan dhe Pavlovic pas analizave

    Milani merr lajme nga “infermieria”; ja gjendja e Maignan dhe Pavlovic pas analizave

    15 Shtator 2025

    15:20

    Alfred Lleshi

    Lajme të mira për Milanin nga infermieria, sidomos për Mike Maignan dhe Strahinja Pavlovic. Pas fitores ndaj Bologna në “San Siro” kishte shqetësime për gjendjen e dy lojtarëve, të cilët u detyruan ta linin fushën para kohe.
    Të hënën paradite, të dy iu nënshtruan ekzaminimeve mjekësore, të cilat përjashtuan dëmtimet muskulore. Gjendja e tyre do të vlerësohet ditë pas dite, sipas ecurisë klinike. Pavlovic u ndal që në pjesën e parë dhe u zëvendësua nga De Winter, ndërsa Maignan u detyrua të dalë nga fusha në fillim të pjesës së dytë, duke ia lënë vendin Terraccianos.
    Diagnozat e para flisnin për një shqetësim në pulpën e djathtë për portierin francez dhe problem në fleksorin e majtë për mbrojtësin serb. Allegri u shpreh në DAZN: “Maignan në Udine me shumë mundësi nuk do të jetë, pulpa është e rrezikshme. Terracciano debutoi mirë, jam i kënaqur, kemi edhe Torrianin, që është shumë i aftë”.

  • Berisha: Kjo është KLP! (video)

    Berisha: Kjo është KLP! (video)

    Aktualitet Lajme Politikë E Enjte, 4 Shtator 2025 19:18

    Berisha poston videon nga KLP dhe shkruan: “Kjo është KLP, qeveria e prokurorisë, Kryetarja propozon 16 retreat-e. (ekskursione) me paratë e taksapaguesve! Qeveri hajdutësh!”.

  • Pse shkëndijat emocionale po vrasin njerëz?

    Pse shkëndijat emocionale po vrasin njerëz?

    Nga Kristi Gongo

    Të lexosh thuajse çdo ditë lajme të rënda, vrasje brenda familjes, dhunë gjatë punës, përplasje fatale mes adoleshentëve, kupton se nuk janë thjesht episode të izoluara. Në çdo lagje e njohim dikë a më shumë që piketohen prej sjelljes jo të hijshme.

    Por tashmë po del në sipërfaqe edhe boshllëku emocional i atyre që kanë harruar fjalët magjike e një takimi të rastësishëm me komshiun, atyre që buza nuk ju qesh kollaj kur bën shaka në punë, atyre që nuk përgëzojnë kur shohin punën e mirë të kolegut, por fjalën e keqe e nxjerrin pa u menduar dy herë…

    Në këtë vend që rreshtohen për të mësuar ç’u tha për njërin e për tjetrin, ndonëse nuk ka një moment reflektimi mbi dëmin që i bëjmë vetes, të dashurve tanë apo komunitetit ku jetojmë.

    Po shquaj simptomat e një sëmundjeje më të thellë shoqërore. Një kombinim i mungesës së komunikimit, presionit ekonomik, boshllëkut emocional dhe mungesës së besimit tek institucionet ka krijuar një terren ku konfliktet shpërthejnë me forcë shkatërruese.

    Në vend të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me dialog, përdoret dhuna si rruga që do jap fitoren. Këto ngjarje nuk lindin nga hiçi, ato ushqehen nga një mjedis ku tensioni mbartet gjatë, ku modelet pozitive po i mbysim dhe ku zemërimi gjen më shpejt vend se mirëkuptimi.

    Mendoj se këto lajme janë tregues shqetësues i një shoqërie që po humbet aftësinë për të menaxhuar ndjesitë, që nuk di të kundërshtojë në mënyrë paqësore. Ky boshllëk i madh kulturor dhe edukativ i mbjell që nga shkolla, familja apo teknologjia, po çon në një dështim të pasjes njerëz me empati.

    Si edhe institucionet përgjegjëse për parandalimin dhe ndëshkimin shpesh reagojnë vetëm pasi ngjarja ka ndodhur. Mungesa e ndjekjes së rasteve të dhunës së raportuar, mosfunksionimi i mekanizmave të mbrojtjes së fëmijëve dhe viktimave, si dhe besimi i ulët i qytetarëve tek drejtësia krijojnë një rreth vicioz ku abuzuesit nuk frikësohen nga pasojat.

    Në këtë mjedis të kombinuar stresi, mungese komunikimi dhe dobësie institucionale, mjafton një shkëndijë e vogël për të shpërthyer tragjedinë.Këto ngjarje nuk janë thjesht “lajme të KËQIJA”, por janë pasqyra e një shoqërie që ka nevojë urgjente të rikthejë besimin, dialogun dhe respektin mes njerëzve.

  • 9 shpulla (virtuale) për protestën e Greta Thunbergut

    9 shpulla (virtuale) për protestën e Greta Thunbergut

    Koloreto Cukali

    Nga Koloreto Cukali 
     
    1.
    Në fillim m’u duk si meme, dhe meqë këtë verë kam marrë pushim nga lajmet, iu drejtova ChatGPT-së për të bërë një kërkim, dhe gjeje çfarë: Greta Thunberg paska qenë VËRTET në Shqipëri! Në protestë! Nëse ChatGPT nuk haluçinon, dhe protesta që dëgjoj se paska ndodhur ka ndodhur vërtet, atëherë mund të themi që kjo verë që ishte mjaftueshëm banale, u banalizua edhe më.
    2.
    Unë jam një ndjekës i Greta Thunberg. Madje, do doja që fëmijët e mi t’i ngjanin asaj, çka do të jetë praktikisht e pamundur për shkak të pasaportës së tyre dhe për shkak se prindërit e tyre janë lindur në Shqipërinë komuniste. Që të jesh si Greta, duhet të jesh i lindur në një botë ku demokracia funksionon dhe ku që foshnjë ti ke të drejta të pamohueshme, cilësi jete njerëzisht të pranueshme, dhe institucione që të mbrojnë.
    3.
    Por dhe Greta nuk do e kuptojë kurrë se ç’do të thotë të jetosh në Shqipëri. Ajo mundet, me forcë imagjinate, shkollimi, empatie personale e strukturore të shoqërisë nga vjen, të kuptojë se ç’do të thotë të jetosh në Gaza. Pamjet që vijnë nga Gaza, nuk janë ato që i shkojnë asaj e shumë të tjerëve në Perëndim nga Tirana — pamje herë të kuruara nga propaganda për turizëm e herë pamje autentike të turistëve që vijnë këtej për karkaleca të lirë, diell e rërë të lirë, eskorta të lira, e çmime prapë më poshtë se Ibiza.Greta është thjesht një vajzë e re që sheh lajme të përzgjedhura në TV, në X, Facebook, Kombet e Bashkuara, apo kudo që i merr ajo informacionet. Shqipëria, falë përkujdesjes edhe të makinerisë së sofistikuar të ngritur nga lideri ynë suprem, nuk besoj se do i dalë në lajme.
    4.
    Shqipëria nuk është Gaza.
    Ajo çfarë po ndodh në Gaza është dhimbje. Përtej nevojës së Izraelit për të ekzistuar i qetë nga shtete që thjesht duan ta zhdukin nga faqja e dheut, përtej nevojës së palestinezëve për të pasur një shtet normal, përtej liderëve me mentalitet fashist si Netanjahu e Trump, përtej nevojës së krejt neve që formacionet terroriste si Hamas, Hezbollah apo Huthis (sa shumë H-ra, TH-ra, e ZBL-ra) thjesht të zhduken nga faqja e dheut, kriza humanitare që shohim, përmes të njëjtave kanale informacioni që i sheh dhe Greta, është një dhimbje.Kjo nuk e zbeh dhimbjen tonë, dhimbjen e Shqipërisë që vuan.
    5.
    Shqipëria ka të varfërit e vet. Në Shqipëri ka njerëz që kequshqehen; ka njerëz që nuk arrijnë muajin; ka fëmijë që vishen e ushqehen me ndihma kishash a OJQ-sh; por asgjë nga këto nuk arrin të bëhet subjekt në lajme.Shqipëria ka dhunë sistematike, fizike e psikologjike, në të gjitha nivelet: në familje, shkollë, në rrugë, në qytet, fshat, rajone policie, vende pune e institucione, në qeveri e parlament, online e offline; ka familje të shkatërruara nga varfëria e mungesa e mundësive; bullizmi është kodi i suksesit; ka fëmijë — ç’them — ka breza të tërë të traumatizuar, e që traumat nuk do u ikin përjetë; nuk kemi asnjë institucion që të funksionojë siç duhet; thelbi i lirisë, vota, në Shqipëri shitet, blihet, modifikohet, griset, falet e mbikëqyret; të rinjtë ikin, gjithnjë e më pak drejt Gjermanisë për punë të ndershme e përherë e më tepër drejt Spanjës e Britanisë për “kopshtari” të pandershme; kemi dhe plot terrorizëm e vatra terrorizmi; sikurse kemi dhe mafian më serioze, të suksesshme e trendy në botë; dhe për të gjitha këto, ne jemi dorëzuar.
    Kjo është Gaza jonë.
    6.
    Problemet e thella të shtetit të dështuar dhe autokrat shqiptar (sa gallatë do ishte të merrja një replikë nga, le të themi B. Kajsiu, ku argumenton për të më hedhur poshtë këtë që them — në fakt që e përjetoj bashkë me ju përditë), nuk janë as faji, as problemi i Gretës.
    Greta, më saktë “Gretat”, vijnë në Shqipëri duke kujtuar se halli ynë veror, sikurse preokupimi i vendeve prej nga ato vijnë, është Palestina e Lirë. Kjo i bën qesharake. Kjo i bën dhe të pabesueshme. Kjo më tregon mua që Gretat janë të painformuara realisht për botën që duan të përmirësojnë. Kjo më bën mua që të mos e dua më Gretën.
    7.
    Ajo çka e bën vërtet banale Thunbergun në sheshin Skënderbej duke bërë protestë, nuk është fakti që ajo bërtet për Palestinën në një shesh të rrethuar nga të gjitha anët jo me tanke por me kullat e drogës e të informalitetit; as fakti që pak km që andej, në Allias, Bregu i Lumit (a si quhen ato barakat me teneqe që shihen me sy të lirë nga autostrada e lumturisë që lidh Alidemin me ish-Shqiponjën), ajo mund të vizitojë Gazën free of charge, se nuk dua që ta sforcoj deri në Theth; ajo çfarë e bën qesharake janë ata qindra aktivistët që tundin flamujt e Palestinës së Lirë
    Ata janë banaliteti i madh i Shqipërisë.
    Ata që në rastin më të mirë janë të shkëputur nga realiteti dhe kujtojnë se jetojnë në Suedi, ndaj duan të përqafojnë hallet verore të Suedisë e të Thunbergut.
    Ata që nuk i tremben vapës për të dalë me flamuj për Palestinën, por nuk e ndjejnë si hall të tyrin që të dalin për votën, për pavarësinë e gjyqësorit, për ligjet klienteliste që po na marrin çdo pronë e hapësirë publike, a për varfërinë ekstreme të një pjese të shqiptarëve (dhe mos më thoni që nuk i lexoni të paktën raportet e Bankës Botërore për këtë), a për njëqind kauza që mund të rreshtoja këtu.
    8.
    Kjo nevoja perverse për t’u dukur europianë, kur nuk jemi — se të qenit europian është një set vlerash që ne po na i marrin një nga një para syve, ndërsa ne nuk hapim gojën — është bërë tashmë banale.Ata që kujdesen që asnjë problem real i Shqipërisë të mos dalë në lajme, jo më të botës por as të vendit, sigurisht janë të interesuar që protesta e Thunbergut të ketë sa më shumë jehonë. 
    Ne e kemi një gjel që këndon majë plehut, dhe ja, befas merr një bonus — majë plehut vjen dhe një aktiviste e njohur, me megafon, për Palestinën. Ajo protestë, jo vetëm nuk ka të bëjë me hallet tona të vërteta, REALE, jo vetëm që nuk i prek asnjë fije shkaktarëve të vërtetë të halleve të vërteta të Shqipërisë, por, përkundrazi, u fal dhe atyre një vello europianizmi.
    9.
    Ne jemi një shoqëri e dorëzuar dhe e sfilitur. Ne nuk bëjmë më protesta për hallet tona, sepse kemi kuptuar që ky nuk është një vend demokratik ku protestat përkthehen në vota — çka do të ishte frika e vërtetë e sunduesve. Ne nuk bëjmë protesta sepse, jo protestë, por dhe revolucion të bëjmë, ai nuk do të dalë në lajme. Dhe ajo që nuk del në lajme, për votuesin e fjetur shqiptar, nuk ekziston.
    Ne jemi të dorëzuar, dhe thellë brenda vetes mendojmë që është radha e gjithë botës për të protestuar për ne. Vetëm se madmazel Thunberg është e zënë me Gazën, e duhet të presim radhën.

  • Ditë interesante dhe lajme të mira, parashikimi i horoskopit për sot

    Ditë interesante dhe lajme të mira, parashikimi i horoskopit për sot

    Dashi
    Dashuria: Kjo është një ditë e keqe, por që do përmirësohet në vijim. Do të shtyheni të flisni me të dashurin, sepse qielli është vërtet magjik për ju. Nëse jeni beqarë dhe keni qëndruar vetëm për një kohë të gjatë, do të keni mundësi për njohje.
    Puna: Lajm i mirë në frontin e punës, së shpejti do të ketë lajme të tjera që do t’ju bëjnë shumë të lumtur.
    Demi
    Dashuria: Sot shanset për të gjetur dashurinë nëse jeni beqar ose po e jetoni atë në një mënyrë më të pakujdesshme nëse po jetoni një marrëdhënie solide mund të rriten. Dita ju fton të përjetoni marrëdhënie në një mënyrë shumë më spontane. Venusi është në anën tuaj.
    Puna: Dikush mund të ju bëjë një ofertë tërheqëse për punë, por shmangni lënien e të sigurtës.
    Binjakët
    Dashuria: Ditë interesante falë Hënës në aspekt të mirë. Një periudhë vërtet pozitive do të fillojë për ju, do të gjeni zgjidhje për problemet që dukeshin të pamundura për t’u zgjidhur. Suksese në dashuri për zemrat e vetmuara.
    Puna: Sot do të jetë e rëndësishme të punoni për gjërat që mund të bëni. Kushdo që ka një biznes të vetin mund të ketë një kënaqësi shtesë.
    Gaforrja
    Dashuria: Dita ju fton të lidheni me të tjerët në një mënyrë pozitive dhe të fitoni një sfidë në sferën emocionale. Do të jetë mirë t’i jepeni pasionit pa hezitim. Edhe për beqarët sot është një ditë e ngjarjeve të shkëlqyera, shumë takime.
    Puna: Rritja e biznesit për ata që kanë vendosur të mos ndalen dhe të vazhdojnë rrugën e tyre. Ndonjëherë dëgjimi i instinktit shërben.
    Luani
    Dashuria: Para se të bëni polemikë për diçka që nuk ka themel, hapni sytë. Mos e derdhni zemërimin që keni me dikë tjetër në dashuri. Beqarët do luftojnë për të imponuar zërin e tyre dhe dikush do të jetë në gjendje të keqkuptojë disa fjali të paqarta.
    Puna: Në këtë periudhë jeni mjaft nervoz, mbase një marrëveshje nuk shkoi mirë dhe kjo ju bën të hutoheni.
    Virgjëresha
    Dashuria: Sot disa ide mund t’ju vijnë në kokë. Kushdo që ka përjetuar një krizë ose ka qenë gabim mund të zemërohet. Mos harroni të dëgjoni ndjenjat tuaja. Beqarët do duhet të qëndrojnë pranë një personi që nuk dëshiron të heqë dorë.
    Puna: Sot do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje marrëdhënieve profesionale. Disa marrëveshje duhet të trajtohen me kujdes që të jenë në gjendje të kalojnë.
    Peshorja
    Dashuria: Në këtë ditë ju mund të përfitoni nga më pak angazhime për t’ju kushtuar më shumë kohë planifikimit të gjërave që duhet të bëni. Dashuria vazhdon në mënyrë paqësore. Nëse jeni beqarë dhe doni të takoni njerëz të rinj, thjesht duhet të kapni mundësitë!
    Puna: Reflektoni për atë që nuk është e mirë për ju dhe do të jeni në gjendje të përpunoni një pikë kthese. Me kundërshtimin e Jupiterit nuk është e thjeshtë të gjesh zgjidhje.
    Akrepi
    Dashuria: Sot disa nga ju do të rizbulojnë dëshirën për të dashur dhe do të jenë më të prirur ta lini veten të lirë. Mos u tregoni shumë të kujdesshëm ndaj të tjerëve. Beqarët do duhet të shtyjnë një takim të rëndësishëm për shkak të një pengese.
    Puna: Perspektiva të mira profesionale, surpriza të reja dhe kontrata pune fitimprurëse janë në rrugë e sipër.
    Shigjetari
    Dashuria: Dita e mahnitshme, erosi është duke u rritur dhe keqkuptimet me partnerin janë ulur. Midis kaq shumë butësive ju do të keni sukses të bëni të harroni disa nga dështimet tuaja! Për beqarët do jetë një ditë e këndshme plot lajme, takime të shkëlqyera në mbrëmje.
    Puna: Dita do të dëshmojë të jetë e rëndësishme financiarisht, sot do të keni të ardhura të shkëlqyera që do t’ju kënaqin.
    Bricjapi
    Dashuria: Nuk mund të përjashtohet që sot dikush të ndjehet mire. Marsi nuk do të jetë më në kundërshtim në shenjën tuaj. Sot do të jetë dita e duhur për të folur me partnerin. Gjërat po bëhen më të mira për beqarët, diçka e re për të gjithë sot.
    Puna: Dikush do të marrë lajme të mira në frontin e punës, më mirë të marrë atë që ofron jeta e mirë.
    Ujori
    Dashuria: Me Hënën në shenjën tuaj, kjo ditë duket vërtet interesante. Së shpejti Marsi nuk do të jetë më në kundërshtim dhe për këtë arsye do të keni dritën e gjelbër në marrëdhënie dhe takime. Edhe ata që janë beqarë mund të kenë më shumë zgjidhje.
    Puna: Aspekti pozitiv i yjeve mund të ju ndihmojë financiarisht. Lajme të rëndësishme edhe për ata që duhet të kalojnë teste ose provime.
    Peshqit
    Dashuria: Një ditë e karakterizuar nga një hënë e mirë. Nëse përballeni me diskutime të rënda ose nëse dikush ju kundërshton, është më mirë të flisni tani dhe të mos shtyni diskutimet deri të dielën. Perspektiva të mëdha në jetën private të zemrave të vetmuara, mbase nuk do të jeni më vetëm!
    Puna: Ka gjëra që mund të shkaktojnë fërkime të lidhura me punën. Megjithatë ju jeni duke fituar, kështu që mos u shqetësoni.

  • Engjo vjen si ‘sherbet’ këtë verë, publikon projektin e ri

    Engjo vjen si ‘sherbet’ këtë verë, publikon projektin e ri

    Artisti i ri në estradë por edhe në moshë, i njohur me emrin artistik Engjo ka sjellur projektin më të ri veror të titulluar “Sherbet”, transmeton Lajme.al
    Kënga është punuar dhe shkruar nga BUCI ndërsa për klipin është përkujdesur produksioni TikTak.
    Një këngë me ritme verore dhe me një videoklip të krijuar në një nga destinacionet verore më të frekuentuara që sjell Engjon në një stil mjaft tërheqës.

    Këngë që do ju shoqëroj gjatë gjithë verës çdokund që do jeni, më poshtë ju sjellim të bashkangjitur projektin më të ri nga Engjo./lajme.al/

  • Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 24 Korrik 2025

    Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 24 Korrik 2025

    Dashi
    Dashuria: Kjo është një ditë e keqe, por që do përmirësohet në vijim. Do të shtyheni të flisni me të dashurin, sepse qielli është vërtet magjik për ju. Nëse jeni beqarë dhe keni qëndruar vetëm për një kohë të gjatë, do të keni mundësi për njohje.
    Puna: Lajm i mirë në frontin e punës, së shpejti do të ketë lajme të tjera që do t’ju bëjnë shumë të lumtur.
    Demi
    Dashuria: Sot shanset për të gjetur dashurinë nëse jeni beqar ose po e jetoni atë në një mënyrë më të pakujdesshme nëse po jetoni një marrëdhënie solide mund të rriten. Dita ju fton të përjetoni marrëdhënie në një mënyrë shumë më spontane. Venusi është në anën tuaj.
    Puna: Dikush mund të ju bëjë një ofertë tërheqëse për punë, por shmangni lënien e të sigurtës.
    Binjakët
    Dashuria: Ditë interesante falë Hënës në aspekt të mirë. Një periudhë vërtet pozitive do të fillojë për ju, do të gjeni zgjidhje për problemet që dukeshin të pamundura për t’u zgjidhur. Suksese në dashuri për zemrat e vetmuara.
    Puna: Sot do të jetë e rëndësishme të punoni për gjërat që mund të bëni. Kushdo që ka një biznes të vetin mund të ketë një kënaqësi shtesë.
    Gaforrja
    Dashuria: Dita ju fton të lidheni me të tjerët në një mënyrë pozitive dhe të fitoni një sfidë në sferën emocionale. Do të jetë mirë t’i jepeni pasionit pa hezitim. Edhe për beqarët sot është një ditë e ngjarjeve të shkëlqyera, shumë takime.
    Puna: Rritja e biznesit për ata që kanë vendosur të mos ndalen dhe të vazhdojnë rrugën e tyre. Ndonjëherë dëgjimi i instinktit shërben.
    Luani
    Dashuria: Para se të bëni polemikë për diçka që nuk ka themel, hapni sytë. Mos e derdhni zemërimin që keni me dikë tjetër në dashuri. Beqarët do luftojnë për të imponuar zërin e tyre dhe dikush do të jetë në gjendje të keqkuptojë disa fjali të paqarta.
    Puna: Në këtë periudhë jeni mjaft nervoz, mbase një marrëveshje nuk shkoi mirë dhe kjo ju bën të hutoheni.
    Virgjëresha
    Dashuria: Sot disa ide mund t’ju vijnë në kokë. Kushdo që ka përjetuar një krizë ose ka qenë gabim mund të zemërohet. Mos harroni të dëgjoni ndjenjat tuaja. Beqarët do duhet të qëndrojnë pranë një personi që nuk dëshiron të heqë dorë.
    Puna: Sot do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje marrëdhënieve profesionale. Disa marrëveshje duhet të trajtohen me kujdes që të jenë në gjendje të kalojnë.
    Peshorja
    Dashuria: Në këtë ditë ju mund të përfitoni nga më pak angazhime për t’ju kushtuar më shumë kohë planifikimit të gjërave që duhet të bëni. Dashuria vazhdon në mënyrë paqësore. Nëse jeni beqarë dhe doni të takoni njerëz të rinj, thjesht duhet të kapni mundësitë!
    Puna: Reflektoni për atë që nuk është e mirë për ju dhe do të jeni në gjendje të përpunoni një pikë kthese. Me kundërshtimin e Jupiterit nuk është e thjeshtë të gjesh zgjidhje.
    Akrepi
    Dashuria: Sot disa nga ju do të rizbulojnë dëshirën për të dashur dhe do të jenë më të prirur ta lini veten të lirë. Mos u tregoni shumë të kujdesshëm ndaj të tjerëve. Beqarët do duhet të shtyjnë një takim të rëndësishëm për shkak të një pengese.
    Puna: Perspektiva të mira profesionale, surpriza të reja dhe kontrata pune fitimprurëse janë në rrugë e sipër.
    Shigjetari
    Dashuria: Dita e mahnitshme, erosi është duke u rritur dhe keqkuptimet me partnerin janë ulur. Midis kaq shumë butësive ju do të keni sukses të bëni të harroni disa nga dështimet tuaja! Për beqarët do jetë një ditë e këndshme plot lajme, takime të shkëlqyera në mbrëmje.
    Puna: Dita do të dëshmojë të jetë e rëndësishme financiarisht, sot do të keni të ardhura të shkëlqyera që do t’ju kënaqin.
    Bricjapi
    Dashuria: Nuk mund të përjashtohet që sot dikush të ndjehet mire. Marsi nuk do të jetë më në kundërshtim në shenjën tuaj. Sot do të jetë dita e duhur për të folur me partnerin. Gjërat po bëhen më të mira për beqarët, diçka e re për të gjithë sot.
    Puna: Dikush do të marrë lajme të mira në frontin e punës, më mirë të marrë atë që ofron jeta e mirë.
    Ujori
    Dashuria: Me Hënën në shenjën tuaj, kjo ditë duket vërtet interesante. Së shpejti Marsi nuk do të jetë më në kundërshtim dhe për këtë arsye do të keni dritën e gjelbër në marrëdhënie dhe takime. Edhe ata që janë beqarë mund të kenë më shumë zgjidhje.
    Puna: Aspekti pozitiv i yjeve mund të ju ndihmojë financiarisht. Lajme të rëndësishme edhe për ata që duhet të kalojnë teste ose provime.
    Peshqit
    Dashuria: Një ditë e karakterizuar nga një hënë e mirë. Nëse përballeni me diskutime të rënda ose nëse dikush ju kundërshton, është më mirë të flisni tani dhe të mos shtyni diskutimet deri të dielën. Perspektiva të mëdha në jetën private të zemrave të vetmuara, mbase nuk do të jeni më vetëm!
    Puna: Ka gjëra që mund të shkaktojnë fërkime të lidhura me punën. Megjithatë ju jeni duke fituar, kështu që mos u shqetësoni.

  • Trump njofton se ka ‘lajme të mira’ për Gazën ndërsa përgatitet të takohet me kryeministrin e Katarit

    Trump njofton se ka ‘lajme të mira’ për Gazën ndërsa përgatitet të takohet me kryeministrin e Katarit

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se ka “lajme të mira” për Gazën, ndërsa përgatitet të takohet me kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim bin Jaber Al Thani, në Shtëpinë e Bardhë.

    “Kemi disa lajme të mira për Gazën dhe lajme të mira për disa gjëra mbi të cilat po punojmë në një nivel shumë të lartë, por ju keni bërë një punë fantastike”, i tha Trump të dërguarit të tij për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, gjatë një eventi për nënshkrimin e projektligjit në Shtëpinë e Bardhë.

    Presidenti nuk ofroi detaje të mëtejshme, por komentet vijnë ndërsa ai përgatitet të presë Sheikh Mohammedin për darkë në Shtëpinë e Bardhë. Eventi aktualisht është listuar si i mbyllur për shtyp, por darkat e kaluara kanë qenë të hapura për shtypin për komente të shkurtra në të kaluarën.

    Darka vjen në mes të negociatave të vazhdueshme për një armëpushim në Rripin e Gazës së rrethuar.

    Mediat izraelite raportuan të martën se ka pasur “përparim dramatik” gjatë 24 orëve të fundit në negociatat indirekte që po zhvillohen në Katar midis Izraelit dhe Hamasit.

    Bisedimet filluan më 6 korrik në kryeqytetin e Katarit, Doha, ndërsa negociatorët kërkojnë të arrijnë një marrëveshje që përfshin një armëpushim dhe një shkëmbim të burgosurish midis palëve.

    “Rruga drejt një marrëveshjeje është shtruar tani”, tha Channel 13 i Izraelit, duke cituar një zyrtar izraelit të paidentifikuar të përfshirë në negociata.

    Zyrtari pohoi se kryeministri Benjamin Netanyahu ka miratuar “fleksibilitet shtesë” në lidhje me tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza, duke lejuar që bisedimet të ecin përpara.

    Që nga 7 tetori 2023, Izraeli ka zhvilluar një fushatë ushtarake shkatërruese në Gaza, duke vrarë gati 58,500 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë. Mbi 10,000 janë ende të zhdukur dhe qindra mijëra janë zhvendosur, për shkak të urisë së përhapur.

    Izraeli vlerëson se rreth 50 pengje mbahen ende në Gaza, 20 prej të cilëve supozohet se janë gjallë.

    Në të kundërt, Izraeli mban më shumë se 10,800 palestinezë në burgjet e tij, shumë prej të cilëve përballen me tortura, uri dhe neglizhencë mjekësore, sipas organizatave palestineze dhe izraelite për të drejtat e njeriut.

    Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste për Netanyahun dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

    Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.

  • “O mret, mos pi kaq shumë”, opozita mban shpresën e fundit tek shëndeti i Ramës

    “O mret, mos pi kaq shumë”, opozita mban shpresën e fundit tek shëndeti i Ramës

    Që kur është zgjedhur kryeministër, beteja kryesore e PD-së ndaj Edi Ramës, ka qenë si ta demonizojë atë, të tregojnë se ai është drogaxhi dhe se nuk e ka të gjatë.
    Janë me dhjetëra lajme për shëndetin e tij në portalet e financuara nga familja Berisha, apo fotomontazhet sikur pi drogë.
    Këto lajme zakonisht i shpërndajnë pasi pësojnë humbjen e radhës në zgjedhje, për t’iu thënë demokratëve të mos shqetësohen se nuk e ka të gjatë.
    Ia kanë nisur dhe tani.
    Bledi Kasmi, ish-kryeredaktor i “RD”-së, ka postuar një foto të Ramës, e cila duket si montazh.
    “Rende shume! I shnderruar ne kufome”, shkruan Bledi Kasmi.
    “Mendo pak dhe per vete o “mret” se po sakrifikohesh per kete popull.
    Mos ha, pi e thith cfare te vene perpara se do na marresh ne qafe.
    Larg qofte po te gjeti gje cdo behet me kete popull e me boten pastaj. Me kujdes o “mret””, shkruan nga ana tjetër Paloka, duke postuar foton e Kasmit.
    Interesant është se këta që presin fundin fizik të Ramës, se politikisht nuk e mundin dot, janë ndjekës të një plaku 80-vjeçar!