Tag: lagunës

  • Rritet rreziku i përmbytjeve, çahet sërish argjinatura e Lagunës së Kune Vainit

    Rritet rreziku i përmbytjeve, çahet sërish argjinatura e Lagunës së Kune Vainit

    Vetëm një javë pas mbylljes, argjinatura e Lagunës së Kune Vainit është çarë sërish. Dëmtimi ka ndodhur disa metra mbi çarjen e mëparshme, duke rritur rrezikun e përmbytjeve në zonë.

    Pak ditë më parë, argjinatura pësoi dëmtime për shkak të reshjeve të dendura, duke përmbytur disa banesa dhe duke rrethuar me ujë të tjera, raporton korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda.
    Po ashtu, nën ujë u gjendën edhe toka bujqësore, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Autoritetet lokale janë në terren ku ka filluar serish ndërhyrja

    Top Channel

  • Alarm për përmbytje në Lezhë/ Çahet argjinatura e lagunës së Vainit

    Alarm për përmbytje në Lezhë/ Çahet argjinatura e lagunës së Vainit

    Zona e Lezhës po përballet sërish me rrezik përmbytjesh, pasi në argjinaturën e lagunës së Vainit është konstatuar një çarje e re.
    Ky dëmtim ndodhet vetëm pak metra mbi prishjen e mëparshme që ka pësuar argjinatura e laguës, duke rritur mundësinë që uji të depërtojë drejt tokave bujqësore dhe banesave të zonës.
    Ekipet e emergjencës janë në terren, ku po monitorojnë nga afër gjendjen.
    Aktualisht po punohet për të marrë masat e menjëhershme për stabilizimin dhe forcimin e argjinaturës.

  • Fiks Fare/ Uji i Lagunës kthehet në truall, vijojnë tentativat për të ndërtuar në Kune Vain

    Fiks Fare/ Uji i Lagunës kthehet në truall, vijojnë tentativat për të ndërtuar në Kune Vain

    Fiks Fare ka denoncuar disa herë tentativat e firmave dhe individëve private për të kthyer kanalet ujore në Lagunën e Kune Vainit në Lezhë në troje për ndërtim.

    Megjithëse është zonë e mbrojtur, individë private janë pajisur në mënyrë të dyshimtë me certifikata pronësie me ligjin 7501 në atë zonë. Certifikatat parashikojnë që edhe sipërfaqja ujore, kanali kryesor që shërben për hyrje dalën e ujit të detit në Lagunë, të kenë dokumente pronësie.
    Prokuroria e Lezhës ka filluar një hetim kohë më parë, ku janë gjetur shkelje, teksa sipërfaqet e pronës janë sekuestruar. Çështja është ende në gjykatë. Ndërkohë, në terren situata vijon të jetë e njëjtë, ku herë pas here, ka pasur tentativa nga firma private dhe nga individë që të mbushin këto kanale. Në dy raste, Fiksi ka evidentuar tentativa për mbushjen e kanalit.
    Në maj të vitit 2022, kamera e emisionit investigativ filmoi dhjetëra kamionë me inerte që mbushnin kanalet e Lagunës së Kune Vainit. Një person iu afrua grupit të Fiksit duke i kërcënuar se do t’u thyejë kamerën dhe të largohen. Ai tha se kanali ka certifikatë pronësie. Në atë kohë, disa zyrtare të zonave të mbrojtura dhe të IMT-së së Bashkisë Lezhë u arrestuan për këto ndërhyrje. Ndërkohë, pavarësisht hetimeve të prokurorisë dhe arrestimeve, personat nuk u ndalën.
    Fiksi faktoi në prill të vitit 2023 se grumbuj të mëdha inertesh, beton, gurë, tulla etj, ishin hedhur brenda në kanal, duke zënë kështu më shumë se gjysmën e hapësirës së tij, për të bërë të mundur kalimin nga njëra anë e lagunës në tjetrën. Banorët e zonës thanë se është i njëjti grup që vepron në atë zonë dhe s’është ndalur asnjëherë. Fiksi shkoi edhe në muajin shtator 2023, ku megjithëse kanali ishte hapur, institucionet shtetërore neglizhuan në mirëmbajtje, duke e kthyer ujin e Lagunës në të ndotur.
    Ndërkohë, ditët e fundit në redaksinë e emisionit investigativ mbërritën të tjera informacione se disa persona po tentonin që të hapnin kanalin e Lagunës në një vend tjetër, jo në atë natyral, pasi kanali natyror ishte i bllokuar. Duke u hapur në vend tjetër, kanali komunikues me detin u jep mundësinë atyre që kanë certifikata pronësie të zonës ujore, t’a mbushin e t’a kthejnë në truall. Pra, nga pronarë të ujit, bëhen pronarë trualli!
    Këto ndërhyrje, bllokimi i herë pas hershëm i kanalit natyror të lagunës, ka sjellë çarjen e argjinaturës në Tale dhe përmbytjen e fundit në zonë! Fiksi faktoi se në zonë kishte shkuar një mjet i Bordit të Kullimit. Bordi i Kullimit vonoi me disa ditë hapjen e kanalit, pasi kishte ndërhyrje për mos t’a hapur në atë rrjedhë, pasi zona “ishte private”. Kjo vonesë dyshohet se shkaktoi edhe përmbytjen e zonës së Tales në Lezhë.
    Ditën që Fiksi shkoi në atë vend, ishte një mjet ekskavator i Bordit të Kullimit, i cili po hapte kanalin në rrjedhën natyrale. Gazetarët biseduan me inspektorin e  Zonave të Mbrojtura, Zef Gjeçi, i cili tha se situata është problematike pas çarjes së një argjinature. Ai tha se mjeti është kërkuar nga Zonat e Mbrojtura dhe tani po hapet kanali ekzistues, natyral.
    Fiksi e pyeti se çfarë punimesh janë bërë në atë zonë. “Një apo dy ditë më parë kanë ardhur disa persona, privatë, me mjete dhe kanë bërë punime. Ne kemi parë vetëm punimet dhe s’kemi identifikuar ndonjë person. Ata po tentonin që të hapnin kanalin e ri, jo atë natyral” thotë Gjeçi. Sipas tij, Zonat e Mbrojtura kanë reaguar dhe po e hapin kanalin te i njëjti vend!
    Gazetarët telefonojnë Nikolin Prendin, drejtor i Bordit të Kullimit në Lezhë. Fiksi e pyet nëse mjeti i Bordit të Kullimit ka tentuar që t’a hapë kanalin jo te rrjedha natyrale, por metra më larg.
    Ai tha fillimisht se zona menaxhohet nga Zonat e Mbrojtura dhe s’kishte dijeni. Fiksi i bën me dije se në atë vend ka shkuar një ekskavator i Bordit, teksa thotë se është bërë me kërkesë të zonave të Mbrojtura. Fiksi e pyet nëse Bordi i Kullimit donte të hapte kanalin në një vend tjetër, pas informacioneve se Bordi i Kullimit do t’a hapte jo në rrjedhën natyrale. Ai thotë se “jo, pasi Laguna administrohet nga një firmë private”.

    Top Channel

  • Çahet argjinatura mbrojtëse në zonën e Vainit, përmbyten toka bujqësore

    Çahet argjinatura mbrojtëse në zonën e Vainit, përmbyten toka bujqësore

    Probleme serioze janë shfaqur në zonën e Vainit, ku një çarje rreth 40 metra e argjinaturës mbrojtëse në pjesën jugore të lagunës ka shkaktuar përmbytje dhe prurje të ujit të kripur drejt kanaleve bujqësore.
    Gjatë gjithë natës, ekipet në terren kanë punuar për të bllokuar çarjen, duke hedhur inerte me 12 kamionë 2 të Forcave të Armatosura, 10 të bashkisë dhe subjekteve private.
    Situata mbetet e rënduar, pasi uji i kripur i lagunës vazhdon të derdhet në kanalin e Hidrovorit të Tales, duke ndryshuar rrjedhjen natyrore të tij nga perëndimi drejt lindjes dhe duke shkaktuar përmbytje në tokat bujqësore të zonave depresive.

  • Lagunës e Nartës në rrezik nga flakët! Zjarri ‘përpin’ për të dytën ditë radhazi pyjet në Pishë-Poro

    Lagunës e Nartës në rrezik nga flakët! Zjarri ‘përpin’ për të dytën ditë radhazi pyjet në Pishë-Poro

    PAMJE NGA NGJARJA

    VLORË- Zjarri në zonën e pyllit të Poros, pranë lagunës së Nartës, vijon për të dytën ditë radhazi. Vatrat janë përhapur në një sipërfaqe të gjerë pyjore, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe duke rrezikuar ekosistemin e pasur të zonës së mbrojtur.
    Flakët kanë marrë përmasa të mëdha, ndërsa banorët raportojnë se ushtria dhe forcat zjarrëfikëse ndodhen shumë afër por nuk po ndërhyjnë. Videot tregojnë përmasat shqetësuese të zjarrit.

    Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, përveç dy helikopterëve të Forcës Ajrore shqiptare, ndihmën për situatën e emergjencës e kanë ofruar gjithashtu dy helikopterë të Emirateve të Bashkuara Arabe./ZËRI

  • Vijon zjarri pranë lagunës së Nartës, ndërhyjnë edhe dy helikopterë 

    Vijon zjarri pranë lagunës së Nartës, ndërhyjnë edhe dy helikopterë 

    Vijon zjarri për të dytën ditë radhazi në zonën e pyllit të Poros, pranë lagunës së Nartës.
    Vatrat e shumta janë përhapur në të gjithë sipërfaqen pyjore, ndërsa forcat zjarrfikëse, ushtria dhe emergjencat civile po punojnë për shuarjen e flakëve.
    Në ndihmë janë angazhuar edhe dy helikopterë që po kryejnë ndërhyrje nga ajri. Megjithatë, era e fortë gjatë pasdites ka riaktivizuar disa vatra, të cilat ishin shuar më herët nga zjarrfikësit.
    Retë e tymit po mbulojnë zonën duke shkuar drejt qytetit të Vlorës.

  • Vijon zjarri pranë lagunës së Nartës, edhe dy helikopterë për shuarjen e flakëve

    Vijon zjarri pranë lagunës së Nartës, edhe dy helikopterë për shuarjen e flakëve

    Zjarri në zonën e pyllit të Poros, pranë lagunës së Nartës, vijon për të dytën ditë radhazi.
    Vatrat janë përhapur në një sipërfaqe të gjerë pyjore, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe duke rrezikuar ekosistemin e pasur të zonës së mbrojtur.
    Forcat zjarrfikëse, ushtria dhe emergjencat civile po punojnë për shuarjen e flakëve.
    Në ndihmë janë angazhuar edhe dy helikopterë që po kryejnë ndërhyrje nga ajri. Megjithatë, era e fortë gjatë pasdites ka riaktivizuar disa vatra, të cilat ishin shuar më herët nga zjarrfikësit.
    Retë e tymit po mbulojnë zonën duke shkuar drejt qytetit të Vlorës.
    Vera e këtij viti është shoqëruar me numër të lartë zjarresh në disa zona të vendit, ku si pasojë është regjistruar edhe një viktimë në Gramsh.

  • Vijon zjarri pranë lagunës së Nartës, ndërhyjnë edhe dy helikopterë për shuarjen e flakëve

    Vijon zjarri pranë lagunës së Nartës, ndërhyjnë edhe dy helikopterë për shuarjen e flakëve

    Vijon zjarri për të dytën ditë radhazi në zonën e pyllit të Poros, pranë lagunës së Nartës.

    Korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi bën me dije se vatrat e shumta janë përhapur në të gjithë sipërfaqen pyjore, ndërsa forcat zjarrfikëse, ushtria dhe emergjencat civile po punojnë për shuarjen e flakëve.
    Në ndihmë janë angazhuar edhe dy helikopterë që po kryejnë ndërhyrje nga ajri. Megjithatë, era e fortë gjatë pasdites ka riaktivizuar disa vatra, të cilat ishin shuar më herët nga zjarrfikësit.
    Retë e tymit po mbulojnë zonën duke shkuar drejt qytetit të Vlorës.

    Top Channel

  • Zjarri pranë Lagunës së Nartës në Vlorë, 4 helikopterë në terren

    Zjarri pranë Lagunës së Nartës në Vlorë, 4 helikopterë në terren

    Një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës. Nga pamjet, tymi i dendur ka mbuluar të gjithë zonën, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Vlorës me 7 punonjës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Në operacionin për vendosjen në kontroll të kësaj vatre, përveç ekipeve në terren po angazhohen dhe 4 helikopterë, të cilët po operojnë nga Baza Ajrore e Kuçovës. Forca Ajrore do të vazhdojë monitorimin e zonës nëpërmjet dronëve TB-2 për identifikimin e vatrave të reja potenciale ose për të evidentuar raste të zjarrëvënies së qëllimshme.

  • Zjarr në pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës

    Zjarr në pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës

    Pasditen e sotme, një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës. Nga pamjet e para, tymi i dendur ka mbuluar të gjithë zonën, duke krijuar shqetësim për banorët dhe mjedisin përreth.

    Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vlorës me 7 punonjës, të cilët po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Për fat të mirë, pasditja nuk është shoqëruar me erë të fortë, faktor që ka ndihmuar në frenimin e përhapjes së zjarrit.
    Aktualisht, vatrat e zjarrit janë të izoluara dhe nuk paraqesin rrezik për t’u përhapur më tej.