Tag: lagjen

  • Shpërthen bombola e gazit në Librazhd, plagoset një grua

    Shpërthen bombola e gazit në Librazhd, plagoset një grua

    Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen numër 1 të Librazhdit. Si pasojë, ka mbetur e dëmtuar një person.

    Njoftimi i policisë:

    Librazhd/ Në lagjen nr.1, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit, ka rënë zjarr në banesën e marrë me qira nga shtetasi G. B., 37 vjeç.

    Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja B. D. dhe janë shkaktuar dëme materiale në banesë.

  • Shpërthim me tritol në Shkodër

    Shpërthim me tritol në Shkodër

    Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Shkodrës.
    Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg”, te dera e një subjekti për reklama.
    Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata mëson se një person me motor është afruar dhe ka vendosur tritolin.

    Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes.

    “Rreth orës 22:20, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, te dera e një subjekti për reklama, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse. Si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.
    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.
    /vizionplus.tv

  • MINUTA E FUNDIT – Shpërthim tritoli në një biznes në lagjen “Skenderbeg” të Shkodrës, detajet e para…

    MINUTA E FUNDIT – Shpërthim tritoli në një biznes në lagjen “Skenderbeg” të Shkodrës, detajet e para…

    Një shpërthim me tritol ka ndodhur në një biznes në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg”. Sipas informacioneve paraprake, tritoli është vendosur tek subjekti i prodhimit të reklamave “Lufa”, në pjesën e grilës së derës kryesore.
    
    Paraprakisht, sipas imazheve të kapura nga kamerat e sigurisë, dyshohet se kanë qenë dy persona me motor, të cilët kanë vendosur tritolin dhe janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Drejtori i Policisë dhe vetë pronari i biznesit, Lulzim Mehmetaj, janë në vendin e ngjarjes.
    Fatmirësisht nuk ka patur dëme njerëzore por as materiale të konsiderueshme. Forcat e policisë janë në vendngjarje.
    Shkodër/Informacion paraprak
    Rreth orës 22:20, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, te dera e një subjekti për reklama, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse. Si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.
    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

    Post navigation

  • Largohet nga banesa 28- vjeçarja nga Shkodra, digjen 2 makina në lagjen “10 Korriku”…

    Largohet nga banesa 28- vjeçarja nga Shkodra, digjen 2 makina në lagjen “10 Korriku”…

    Më datë 08.12.2025, ka kallëzuar shtetasja Z. D., 53 vjeçe, banuese në Shkodër, se është larguar nga banesa, vajza e saj, shtetasja M. D., 28 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
    Informacion paraprak/Rreth orëve të para të mëngjesit, në lagjen “10 Korriku”, ka rënë zjarr në dy automjete të parkuara në rrugë, njëri prej tyre në pronësi të shtetasit Z. K., 42 vjeç, tjetri në përdorim nga shtetasi A. D., 50 vjeç.
    Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

    Post navigation

  • Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

    Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

    Në lagjen Gostil të qytetit të Kukësit, situata është bërë e padurueshme. Sa herë që fillojnë reshjet, kolektori kryesor i ujërave të zeza bllokohet dhe rrugët shndërrohen në pellgje ndotjeje. Ujërat e zeza ngrihen në sipërfaqe dhe përhapen deri pranë banesave, duke krijuar një rrezik të drejtpërdrejtë sanitar.
    Banorët thonë se kjo është kthyer në “realitetin e hidhur” të zonës, ndërsa institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë asnjë zgjidhje konkrete.
    “Ujërat e zeza na dalin në rrugë çdo herë që bie shi. I jemi drejtuar Ujësjellës Kanalizime Kukës për zgjidhje, por situata vazhdon njësoj. Kjo është bërë gangrenë për lagjen tonë.”
    Era e rëndë dhe ndotja janë bërë të padurueshme, ndërsa rreziku për përhapje sëmundjesh infektive rritet sa herë që reshjet shtohen.
    Banorët paralajmërojnë se kjo situatë nuk është më vetëm çështje komoditeti, por një problem serioz shëndetësor.
    Pavarësisht ankesave të përsëritura, lagjja Gostil mbetet e pambrojtur. Defekti i kolektorit vazhdon të lihet pas dore, ndërsa banorët shprehen se ndihen të braktisur nga institucionet që kanë për detyrë të garantojnë kushte minimale jetese.
    Derisa të ndërhyhet me një projekt të qartë teknik, çdo reshje shiu e kthen zonën në një vatër ndotjeje dhe rreziku, duke e lënë Gostilin nën kërcënimin e përhershëm të ujërave të zeza.

  • Qëlluan me armë ndaj biznesit në Kukës, zbardhet ngjarja. Arrestohen babë e bir…

    Qëlluan me armë ndaj biznesit në Kukës, zbardhet ngjarja. Arrestohen babë e bir…

    Kronikë E Mërkurë, 3 Dhjetor 2025 13:25
    Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 27.11.2025, në lagjen Drinas të fshatit Mamëz, Kukës, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një biznesi.
    Identifikohen 2 autorët e dyshuar (babë e bir).

    Kapet dhe vihet në pranga njëri nga autorët, shpallet në kërkim djali i tij.

    Sekuestrohet automjeti i dyshuar me të cilin babë e bir kanë lëvizur kur kanë kryer veprën penale.

    Shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës dhe nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i hetimeve të thelluara me metoda proaktive, për zbardhjen e autorësisë së ngjarjes së ndodhur në lagjen Drinas, bazuar në informacionet e siguruara, organizuan operacionin policor të koduar “Drinas”.
    Në kuadër të operacionit policor të koduar “Drinas”, u bë kapja dhe ndalimi i njërit prej autorëve, shtetasit Xh. M., 59 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi M. M., 26 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
    Këta shtetas, më datë 27.11.2025, në lagjen Drinas, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dyqanit në pronësi të shtetasit T. O., duke dëmtuar fasadën me xham të dyqanit.
    Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, i cili nuk u gjet në banesë gjatë operacionit.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Të shtënat me armë ndaj biznesit në Kukës/ Zbardhet ngjarja: Autorët babë e bir, shkaku…

    Të shtënat me armë ndaj biznesit në Kukës/ Zbardhet ngjarja: Autorët babë e bir, shkaku…

    Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 27.11.2025, në lagjen Drinas të fshatit Mamëz, Kukës, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një biznesi.
    Identifikohen 2 autorët e dyshuar (babë e bir).
    Kapet dhe vihet në pranga njëri nga autorët, shpallet në kërkim djali i tij.
    Sekuestrohet automjeti i dyshuar me të cilin babë e bir kanë lëvizur kur kanë kryer veprën penale.
    Shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës dhe nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i hetimeve të thelluara me metoda proaktive, për zbardhjen e autorësisë së ngjarjes së ndodhur në lagjen Drinas, bazuar në informacionet e siguruara, organizuan operacionin policor të koduar “Drinas”.
    Në kuadër të operacionit policor të koduar “Drinas”, u bë kapja dhe ndalimi i njërit prej autorëve, shtetasit Xh. M., 59 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi M. M., 26 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
    Këta shtetas, më datë 27.11.2025, në lagjen Drinas, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dyqanit në pronësi të shtetasit T. O., duke dëmtuar fasadën me xham të dyqanit.
    Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, i cili nuk u gjet në banesë gjatë operacionit.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Rindërtohet nga themelet çerdhja nr.5 në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, një tjetër investim i rëndësishëm për fëmijët

    Rindërtohet nga themelet çerdhja nr.5 në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, një tjetër investim i rëndësishëm për fëmijët

    Në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, Rajoni 1, ka nisur puna për ndërtimin e plotë të Çerdhes nr. 5, një projekt që vjen si pjesë e angazhimit të Bashkisë Elbasan për zgjerimin dhe modernizimin e të gjithë rrjetit të çerdheve dhe kopshteve në qytet.
    Ky investim synon t’u ofrojë çifteve dhe familjeve ambiente moderne, hapësira më funksionale dhe kushte të avancuara për kujdesin, rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve. Godina e re do të përfaqësojë një standard më të lartë të sigurisë dhe cilësisë, duke krijuar mjedisin e duhur për mirëqenien e më të vegjëlve.

    Ndërtimi i çerdhes së re është një tjetër premtim i mbajtur i kryetarit të Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, i cili ka theksuar vazhdimisht prioritetin e investimeve në infrastrukturën arsimore dhe sociale. Ky projekt ishte gjithashtu një kërkesë e banorëve të kësaj lagjeje të madhe, e përcjellë përmes procesit të buxhetimit me pjesëmarrje, i cili tashmë është bërë realitet.

    Paralelisht me çerdhen, Bashkia Elbasan ka nisur edhe rikonstruksionin e tre shkollave të rëndësishme të qytetit dhe zonave rurale, “Dhaskali Todri”, “Naim Frashëri” dhe shkolla e fshatit Shushicë. Këto ndërhyrje synojnë të rrisin standardet e mësimdhënies, të përmirësojnë infrastrukturën e ambienteve mësimore dhe të garantojnë kushte dinjitoze për nxënësit.

    Me hapjen e kësaj çerdheje, Bashkia Elbasan synon të rrisë kapacitetet dhe cilësinë e shërbimeve për fëmijët e qytetit, duke vijuar politikat e saj të orientuara drejt familjes dhe komunitetit.

  • Prag tragjedie/ Përfshihet nga flakët banesa në Fier, lëndohet foshnja 2 muajsh

    Prag tragjedie/ Përfshihet nga flakët banesa në Fier, lëndohet foshnja 2 muajsh

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “15 Tetori” në Fier. Një banesë është përfshirë nga flakët, ku për pasojë është lënduar një foshnjë 2 muajsh, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L. L., dhe për pasojë është dëmtuar një fëmijë 2 muajsh, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.“, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Përfshihet nga flakët banesa në Fier, lëndohet foshnja 2-muajshe

    Përfshihet nga flakët banesa në Fier, lëndohet foshnja 2-muajshe

    FOTO ILUSTRUESE

    FIER-Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen “15 Tetori” të Fierit. Si pasojë e flakëve raportohet se është një foshnjë 2-muajshe. Ngjarja dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, e cila përfshiu me shpejtësi ambientet e shtëpisë së familjes.
    Njoftimi i policisë:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L. L., dhe për pasojë është dëmtuar një fëmijë 2 muajsh, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.