Tag: laert

  • Gjesti dhe Laerti përfshihen në debat! Aktori: Do Zoti mëson shqip! Këngëtari: Thuaj…

    Gjesti dhe Laerti përfshihen në debat! Aktori: Do Zoti mëson shqip! Këngëtari: Thuaj…

    Showbiz E Shtunë, 26 Prill 2025 22:11
    Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori.
    Pjesë nga debati:

    Gjesti: Kot nuk e kam fituar, nuk jen kanë në fakultet, këna ken në Big Brother. Kurrë gjë s’më ka ardhur fal. Unë e kam merituar o vëlla. I love you.
    Laert: E kupton fituesin absolut!?
    Gjesti: Notën e mirë!
    Laert: Mirëmbrëma. Gjithçka që bërë në shtëpi, thuaj një faleminderit (gjesti i jep një Storm). Boll bëre karagjozin. Që natën e parë që prishe gjumin banorëve..
    Gjesti: Ça ankohesh mo burrë?
    Laert: Isha në Prishtinë. Meqë nuk kupton s’ka rëndësi, rendësi ka që fitove
    Gjesti: Thuaje që e meritove, leje tash o vëlla, mos u anko.
    Laert: Unë nuk po ankohem.
    Gjesti: Tërë jemi ngushtë, nuk je veç ti. Ça me bo?
    Laert: Ti ta gëzosh fitoren, di Zoti mëson dhe shqip
    Gjesti: Ça të mësoj? Shqip?
    Laert: Po shqip, do Zoti mëson që kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut është Shkupi, banorët të kan falur, toleruar se të kanë parë si fjalë të vogël. Fitues më të pakënaqur se ty unë skam parë. Në koncertin e djeshëm pse nuk ishe i intonuar me playback.
    Gjesti: Këqyrëm këqyrëm ti!

  • G Bani reagon ashpër ndaj Laert Vasilit pas deklaratës së fundit: Mos u mërzit hipokrit

    G Bani reagon ashpër ndaj Laert Vasilit pas deklaratës së fundit: Mos u mërzit hipokrit

    Pas deklaratës së fundit që bëri aktori Laert Vasili, i cili paralajmëroi ndjekje ligjore ndaj disa banorëve të “Big Brother VIP Albania”, nuk ka vonuar as përgjigjja nga G Bani.
    Përmes një reagimi të gjatë në rrjetet sociale, reperi ka shprehur hapur revoltat ndaj qëndrimit të Laertit, duke e akuzuar këtë të fundit për hipokrizi dhe sjellje të dyfishtë.
    Në deklaratën e tij, G Bani ka kujtuar disa momente brenda shtëpisë së famshme, ku sipas tij, sjelljet e Laertit nuk kanë qenë në përputhje me deklaratat që ai ka bërë.

    “Të kam parë vetë si ke shikuar, si ke prekur dhe puthur duar e buzë, me konsensus sigurisht. Po do të nisësh ndjekje ligjore, meru me ata që të kanë sharë e kërcënuar realisht, jo me përqafimet.”, shkruan G Bani.
    Reperi ka vënë në dukje gjithashtu se, rrugëtimi i Laertit drejt finales nuk ka qenë vetëm meritë personale, duke nënvizuar rolin e produksionit dhe ndihmën e disa banorëve brenda shtëpisë.
    “Mos harro dhe tre shoqe që të kanë mbajtur me hatër,” shkruan ai.
    Në përmbyllje të reagimit, G-Bani prek edhe temën e artit, duke vënë në kontrast figurën e babait të tij me atë të Laertit.
    “Babai im ishte oficer, por shkruante poezi dhe vazhdon të botojë edhe sot. Ti, për 4 muaj brenda shtëpisë, nuk shkruajte asnjë varg.”

  • ‘I mbaruan afatet e paraburgimit’/ GJKKO urdhëron lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Laert Haxhiut

    ‘I mbaruan afatet e paraburgimit’/ GJKKO urdhëron lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Laert Haxhiut

    Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Idriz Manejt për shuarjen e masës së sigurisë “arrest me burg” dhe ka urdhëruar lirimin e tij nga burgu. Shkak për këtë vendim është bërë përfundimi i afatit të paraburgimit.

    Gazetari i SYRI TV, Fatjon Gjinaj ka siguruar vendimin e Gjykatës së Posacme, ndërsa Idriz Manej Manej kishte kërkuar shuarjen e masës së sigurimit “arrest në burg” që i kishte caktuar më 1 Tetor 2023 Gjykata e Elbasanit për akuzat ndaj tij si pjesë e krimeve të grupit të Leart Haxhiut, përpara se dosja t’i kalonte për kompetence Prokurorisë së Posaçme, e cila zbardhi përmes të penduarit të drejtësisë Artan Tafani një seri ngjarjesh.

    Vendimi në GJKKO është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga Erjon Çela, Etleva Deda dhe Elsa Ulliri dhe sipas tyre Idriz Manej duhet të lirohet për shkak se kohëzgjatja e paraburgimit të vuajtur është më e madhe se gjysma e maksimales së dënimit të parashikuar për veprën penale që procedohet.

    Gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të të pandehurit Idriz Manej nga masa e sigurimit personal “arrest në burg”, mbasi autoritetet të kryejnë verifikimet dhe vetëm nëse nuk mbahet për ndonjë vendim tjetër mase sigurimi personal shtrëngues ‘arrest në burg’, apo vendim dënimi me burgim të formës së prerë thuhet në vendim”.

    Por i njohuri si Idriz Manej rezulton i dënuar edhe për një çështje droge, për të cilën po mbahej në burgun e Drenovës kur Tafani foli ndaj grupit të Laert Haxhiut dhe ekspozoi edhe një nga ndihmësit në krimin e 2021.

    Idriz Manej, shkodrani që njihet me nofkën “Gjyshka”, në lidhje me dosjen e Laert Haxhiut akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Fridman Xhaferaj në 2 qershor 2021.

    Fillimisht “Gjyshka” u arrestua në muajin Nëntor 2021 nga policia e Korçës, gjatë operacionit të koduar “Ristart”, pasi së bashku me Ligor Romaçkën, Joni Moskun dhe një person tjetër, tentuar të trafikonin 114 kg drogë përmes pikës kufitare të Goricës në Maqedoninë e Veriut.

    Për këtë episode trafikimi, Idriz Manej është deklaruar fajtor dhe dënuar me 8 vite burgim.

    Ndërsa teksa ishte duke vuajtur dënimin në burgun e Drenovës, “Gjyshka” është arrestuar për herë të dytë, këtë rradhë nga prokuroria e Elbasanit, e cila e akuzon se ka marë pjesë në vrasjen e Fridman Xhaferaj në Korçë.

    Sipas rrëfimit të bashkëpuntorit të prokurorisë së Elbasanit, Artan Tafani, Idriz Manej ka qënë pjesë e grupit të përbërë nga Laert Haxhiu, Lulzim Spahija, Ligor Romaçka, Mariglen Topuzi dhe Bledar Berberit.

    Pikërisht këto emra së bashku me të penduarin Tafani, kanë vrarë me armë zjari dhe më pas hedhur në ujërat e rezervuarit të Gjançit në Korçë, Fridman Xhaferaj.

  • Laert Vasili bën rrëfimin tronditës: Kur isha 9 vjeç, komshiu abuzoi sek*ualisht me mua

    Laert Vasili bën rrëfimin tronditës: Kur isha 9 vjeç, komshiu abuzoi sek*ualisht me mua

    Aktori Laert Vasili, gjatë një rrëfëmi të bërë mbrëmjen e djeshme, shokoi banorët dhe publikun teksa zbuloi se në moshën 9 vjeçare ishte abuzuar seksualisht nga fqinji i tij në Tiranë.
    Ai tha se nuk guxonte të tregonte pasi kërcënohej se do të dhunohej, kështu që historinë e zbuloi për herë të parë mbrëmjen e djeshme.
    “Në moshën 9-vjeçare ndodh diçka që nuk do e harroj për gjithë jetën. Një fëmijë nëntë vjeç që abuzohej nga komshiu i tij.
    Dhe kjo për 42 vite ka qenë brenda meje. Nuk tregoja se kërcënohesha se do të dhunohesha. E kam mbajtur këtë për vete.
    Kur u transferuam në Sarandë isha shumë i lumtur, po ikja nga Tirana”, tha aktori në një pjesë të rrëfimit të tij.

  • U eliminua nga gara, Valbona: U preva në besë nga Laert Vasili, fitues i BBV4 është Gjesti

    U eliminua nga gara, Valbona: U preva në besë nga Laert Vasili, fitues i BBV4 është Gjesti

    Valbona Mhilli i dha fund rrugëtimit në Big Brother VIP4 si banorja më pak e votuar nga publiku, gjatë një nominimi “kokë më kokë” me Laertin.

    Në intervistën e parë në studio pas eliminimit, Valbona u shpreh e prerë në besë nga Laerti, duke i vendosur atij epitetin “Laert Besëpreri”.

    E pyetur se kush e fiton Big Brother VIP në këtë sezon të katërt, ajo u përgjigj se megjithëse do të donte Jozin, me lojën e zhvilluar deri më tani fitues është Gjesti.

    Pjesë nga intervista:

    Valbona: Më vjen keq që u preva në besë nga Laert Vasili. Tani ai është Laert Besëpreri. Megjithatë, nuk keni parë gjë akoma. Unë e kam pasur shumë përzemër, por më preu në besë. Tani të shohim si do t’i shkojë rrugëtimi.

    Ledioni: Ti thua gjithmonë që Laerti ka aktruar. Tani nëse ai ka aktruar gjithmonë, i bie që ose ti e mësove të shtunën se ka aktruar, ose ai është aktor shumë i zoti dhe vetëm në këtë zgjedhje munde ta mësoje se ka aktruar.

    Valbona: Unë kam qenë gjithmonë e prirur për ta besuar Laertin. Dyshimet kanë qenë shumë të mëdha, ndaj dhe kam pasur këto tërheqjet e herëpashershme, përfshi edhe faktin që nuk i pranova darkën. Më ka lënë të kuptoja se duhet të tërhiqesha dhe të ndrydhja ndjenjat e mia të sinqerta për të. Pastaj ishte edhe Rozana ditët e fundit që pasi u bashkua me mua, po i thoshte gjëra nga jashtë. Unë pas çdo fjale që thoshte Rozana i kërkoja llogari Laertit, por ai thjeshtë përgjigjej se: “epo unë maskara jam” ose “pyet Rozanën”. Sidoqoftë, kisha një dëshirë të madhe për t’i besuar dhe e mora rezultatin.

    Ledioni: Të flasim pak për marrëdhënien e çuditshme që ke ti me Jozin… Të erdhi keq që në një sens nuk ta ktheu gjënë që bëre për të?

    Valbona: Jozi kur theu kutinë e emergjencës ma tha nën zë që “Valbona, e bëra për ty“. Nuk e bërtiti këtë gjë, por pas situatave që ndodhën në shtëpi, në një moment u detyrova unë të thoja që e bëri për mua. Tani të shkoja unë te suita, çfarë do të bëja?!

    Ledioni: Do bisedoje, do flisnit. Ti me atë buzëqeshje që ke sa herë që përmendet ai nuk e dimë çdo bëje, por…

    Valbona: Unë e kam thyer atë kuti për t’i dhënë Jozit një shans si shoqe, si mikeshë, që të tregonte veten e vetë dhe të shijonte dashurinë me Loredanën.

    Neda: Po edhe me Loredanën nuk është se bëri ndonjë gjë Jozi. Kishin lënë muhabetin e Gertës pa “sqaruar”… Unë mendoj se në situatën me Laertin, nëse do ta kishe ndjerë veten të fortë në lojë do e kishe bërë ti e para shkëputjen, në të kundërt nuk duhet ta kishe përjetuar në këtë formë. Reagimi që ti ke bërë ka ardhur si pasojë e pasigurisë që ke ndjerë në raport me atë. Marrëdhënia jote me Laertin më është dukur më shumë si fiksimi i një studente me profesorin e historisë antike se sa i një gruaje për një burrë që do të donte që ai ta shtrëngonte në krahë. Për rrjedhojë po më duken të tepërta akuzat e tua për tradhëti. Megjithatë, ti ke bërë 94 ditë në këtë Big Brother duke i marrë më të mirën këtij rrugëtimi. Nuk mendoja se do të shkoje kaq shumë, por mesa duket publiku ka vlerësuar natyrën tënde stoike… Një lojtar i fortë, mund t’i bëjë ballë çdo mekanizmi në lojë dhe unë mendoj se kjo histori shkoi ashtu sikurse duhet të shkonte.

    Arbri: Bëre 94 ditë në shtëpi, nuk mendoj se janë pak. Loja që t’i ndërtove me apo pa dashje të solli deri këtu. Ajo çka të ka penalizuar është fakti se për disa situata që duhej të mbaje qëndrim ke treguar papjekuri. Nuk mund të ndikoheshe nga fjalët e banorëve në shtëpi për të krijuar një raport. Njeriu e ndan mendjen; dua apo nuk dua ta krijoj këtë raport. Ishe këmbëngulëse për të fituar debatet, por një pjesë të tyre nuk arrite ti fitoje edhe për shkak të tonalitetit të lartë të zërit që ke. Dhe së fundmi, ti nuk ishe e aftë të krijoje aleanca që do të të shërbenin për një moment të vështirë. Kush duhet ta fitojë Big Brotherin?

    Valbona: Unë dua shumë që Big Brotherin ta fitojë Jozi. Duhet parë edhe loja që do të bëjë në shtëpi, por jam shumë krenare për arritjet e tij dhe djalin që është. Por, sot Big Brotherin e fiton Gjesti.