Tag: lacivita

  • VIDEO/ LaCivita krahason mitingun e PD dhe PS: Njëri fitues dhe tjetri humbës

    VIDEO/ LaCivita krahason mitingun e PD dhe PS: Njëri fitues dhe tjetri humbës

    Drejtuesi i fushatës në PD, Chris LaCivita, ka krahasuar mbylljen e fushatës së PD-së me PS-së.
    Në një video të postuar në rrjetin social ‘X’, LaCivita ironizon socialistët, ku shkruan se mitingu i PD-së është fituesi, ndërsa ai i socialistëve, humbësi.
    Ai publikoi pamjet e mitingut madhështor të PD, duke e krahasuar me fiaskon e Edi Ramës.
    “Tubimet përmbyllëse sonte në Shqipëri…një fitues…një humbës”, shkruan LaCivita me ironi.

    Tonight’s closing rallies in Albania …one a winner …one a loser pic.twitter.com/AyDV0uvVqS
    — Chris LaCivita (@ChrisLaCivita) May 9, 2025

  • Soros gjeti Ramën për të destabilizuar Shqipërinë’/ Chris LaCivita: Këta janë armiq të vërtetë që duhen luftuar!

    Soros gjeti Ramën për të destabilizuar Shqipërinë’/ Chris LaCivita: Këta janë armiq të vërtetë që duhen luftuar!

    Soros gjeti Ramën për të destabilizuar Shqipërinë’/ Chris LaCivita: Këta janë armiq të vërtetë që duhen luftuar!

    Kryestrategu i fushatës elektorale të PD, Chris LaCivita I ftuar në Çim Peka Live në Syri Tv, u ndal edhe mbi rëndësinë që ka Shqipëria në aspektin gjeo-politik, ashtu sikurse katapultimet e manjatit Xhorxh dhe Aleks Soros në vendin tonë përmes kryeministrit Edi Rama.

    Sipas LaCivita, Soros përpiqet të gjejë demokraci të brishta dhe qeveri të pasigurta për të krijuar destabilizim në atë vend. Dhe kjo në fakt është ajo çfarë ka ndodhur me Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama, Soros sipas kryestrategut amerikan, Chris LaCivita, e ka thyer Shqipërinë në pikën e nxehtë të veprimtarisë së tij destabilizuese.

    Dëshira më e madhe e shqiptarëve është të kenë një të ardhme, dhe cdo herë që ka individë apo organizatë që duan ta bëjnë të vështirë këtë, për mua këto janë armiq të vërtetë dhe për mua janë ato të cilët duhet të luftojmë gjatë fushatave tona’, u shpreh ndër të tjera LaCivita.

    Çim Peka: Nuk e di para se të vinit në Shqipëri për të ndihmuar Sali Berishën dhe PD për fushatën, kishit dëgjuar ndonjëherë për Shqipërinë. Besoj se jo. Por pasi keni ardhur, keni mësuar faktin se streha kryesore pas Uashingtonit e Xhorxh Soros është Tirana. A ju ka bërë përshtypje ky vend kaq periferik në raport me Uashingtonin?! Çfarë e lidh kaq shumë, atë që në një farë forme ka qenë kundërshtari kryesor i konservatorëve në Amerikë dhe Donald Trumpit. Si mund të lidhet një kryeministër i një vendi me një GDP të papërfillshme me Aleks Soros kaq shumë?! Madje ka dhe personazhe të tjerë që kanë ardhur në Shqipëri dhe Rama i pret si në shtëpinë e tij. Çfarë rëndësie ka Shqipëria për gjithë këto personazhe?!

    Chris LaCivita: Pse eshtë Shqipëria kaq e rëndësishme?! Një prej gjërave që ne i dime në SHBA, është se familja Soros është aktive në politikën në botë dhe s’janë politika të rregullta, por kanë të bëjnë me politika destabilizuese, dhe ato janë fushata destabilizuese dhe lulëzojnë në mjedise ku qeveritë janë të pasigurta dhe ata kanë gjetur shtëpinë e duhur në Shqipëri, fatkeqësisht dhe kryeministrin Rama sa i përket destabilizimit. Shqipëria ishte kthyer në këtë pikën e nxehtë të veprimtarive të Soros dhe që unë merrem në SHBA, është e rëndësishme ta nxjerrim në pah këtë dhe kjo ka ndikim në Shqipëri. Kur ju mirëprisnit një faktor destabilizues ju i jepni një qasje tjetër, dhje kjo i shkon për shtat, pasi vetë Rama është i paqëndrueshëm dhe kjo i shkon për shtat familjes Soros. Dëshira më e madhe e shqiptarëve është të kenë një të ardhme, dhe çdo herë që ka individë apo organizatë që duan ta bëjnë të vështirësojnë këtë, për mua këto janë armiq të vërtetë dhe për mua janë ato të cilët duhet të luftojmë gjatë fushatave tona.

  • Non Grata” e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

    Non Grata” e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

    Non Grata” e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

    Këshilltari amerikan i PD, Chris LaCivita, foli për kontratën e lobimit me vlerë 6 milionë dollarë për heqjen e non gratës ndaj kreut të PD, Sali Berisha.

    La Civita tha se vendimi i marrë në atë kohë nga administrata Biden ishte e korruptuar ishte një ndërhyrje në zgjedhje.

    Si qëndron marrëdhënia me lobimet në SHBA? Sa normale janë ato? Çdo të thotë ky lobim, është e nevojshme kjo kontratë për Berishën?

    LaCivita: Së pari nuk bëj lobim, jam strategjist politik. Unë nuk e kam parë kontratën. Kontrata ime është palë me PD, të përgatis mesazhin e doktor Berishës për të pushuar nga puna Edi Ramën.

    Pse duhet të ketë një kontratë lobimi për të hequr këtë padrejtësi? Është çështje e padrejtë që duhet të hiqet, apo është çështje me lobim?

    LaCivita: Së pari, fakti që po bëjmë këtë diskutim, e di që nuk doni të diskutoni për Ramën, pasi është i dështuar. Në SHBA kur administrata e Biden u përfshi dhe Blinken e dha statusin Non grata, çfarë ndodhi? Ndaloi Berishën të udhëtonte në SHBA dhe të takonte diasporën. Në Amerikë këtë e quajmë ndërhyrje në zgjedhje dhe kjo është e korruptuar. Unë nuk përfshihem në qëndrimet e qeverisë amerikane, por jam i kënaqur që kjo temë është hapur në nivel ndërkombëtar.

    Personi që Berisha ka sulmuar shumë është Yuri Kim, ka qenë ambasadore e emëruar nga Trump, shikoni kontradiktë?

    LaCivita: Jo. Sepse roli i saj ishte ndryshe, nuk ka përvojë të ambasadorja e mëparshme që ka problemet e veta në SHBA. Organizatorja pyeti a ka një sherif të ri, në SHBA ka një sherif të ri.

  • LaCivita: Berisha, një person kaq i përkushtuar ndaj popullit dhe qytetarëve dhe garon për të bërë diçka

    LaCivita: Berisha, një person kaq i përkushtuar ndaj popullit dhe qytetarëve dhe garon për të bërë diçka

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • “Rama, i dëshpëruar që merret me mua”, LaCivita: Unë s’jam kandidat i PD! Më surprizoi…

    “Rama, i dëshpëruar që merret me mua”, LaCivita: Unë s’jam kandidat i PD! Më surprizoi…

    Chris LaCivita, ka dhënë një intervistë dhe për Syri TV.
    Në të, ai tha se 90% e atyre që thonë mediat nuk duhen besuar.
    Çim Peka: Në SHBA kundërshtari politik sulmonte Donald Trump, nuk sulmonte LaCivita, në Shqipëri. Në intervistën e parë të kisha paralajmëruar se në Shqipëri ke përballë bandat, në Shqipëri. Në Shqipëri më shumë kryeministri është marrë me ju sesa me Sali Berishën, a e kishit menduar ndonjëherë se do të ishit kaq shumë në qendër të vëmendjes nga Rama?
    LaCivita: Jo, nuk e kisha menduar. Në fakt, më vjen për të qeshur se unë nuk jam fare në listën e votimit, nuk jam fare kandidat, nuk jam duke garuar për kryeministër, por Edi Rama është kaq i dëshpëruar për të mbajtur pushtetin e vet sa përpiqet të bëjë gjithçka të mundur që të ndryshojë tematikën dhe të devijojë vëmendjen e publikut nga çështjet që janë më rëndë, pra do të më bëjë mua një çështje.
    Mua nuk më shqetëson fare, përkundrazi unë e përgëzoj këtë gjë, dhe fakti është ky: ne, dhe kur them “ne” them unë dhe njerëzit me të cilët punoj në SHBA, të cilët duam të shikojmë doktor Berishën të fitojë këtë fushatë zgjedhore.
    Kur Kryeministri më sulmon mua, ai në fakt në plot raste është duke sulmuar shumë prej gjërave për të cilat ne kemi luftuar.
    Edhe njëherë, ai do të ndryshojë tematikën, nuk do të flasë për 12 vite të dështimit të tij, për çka ne duhet të flasim dhe doktor Berisha ka folur për këtë gjë.
    Ka qenë dështimi gjatë këtyre 12 viteve dhe si vendi ka për t’u përmirësuar në të ardhmen nëse ai zgjidhet.
    Pra, sërish çdo gjë varet dhe ndryshon nga territori ku ne ndodhemi, por të jem i sinqertë, ishte një lloj surprize për mua që Edi Rama kalon gjithë atë kohë duke më sulmuar mua.
    Megjithatë nuk habitem, ai mendoj se është shumë i paqëndrueshëm.

  • “I vetmi që ka përfituar”, Rama sulmon LaCivita: Do largohet më i pasur se sa erdhi, në atë grumbull mbetjesh ku…

    “I vetmi që ka përfituar”, Rama sulmon LaCivita: Do largohet më i pasur se sa erdhi, në atë grumbull mbetjesh ku…

    Kryeministri dhe njëherazi kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, mbylli dje zyrtarisht fushatën elektorale të PS për zgjedhjet e 11 majit me një miting në Parkun Olimpik të Tiranës, ku përveç premtimeve dhe mesazheve politike, nuk munguan as ironitë në adresë të opozitës dhe strategut të saj ndërkombëtar. Rama iu drejtua mbështetësve me një fjalim të gjatë dhe me tone therëse ndaj Partisë Demokratike, duke ironizuar kreun e PD, Sali Berisha, dhe strategun amerikan të fushatës së saj, Chris LaCivita. Ai e përshkroi LaCivitën si “Latifi” dhe Berishën si “bufi me kapelen e Donald Trump”. “Në vend të shokut tim me pantallona verore ngjyrë bezhë, ishte bufi me kapelën e Donald Trump, i kërrusur dhe i rrudhur si ai shtrigani me Latifin”, u shpreh Rama, duke iu referuar me përçmim përfaqësuesve të fushatës së PD-së.
    “I vetmi që ka përfituar është vetë Latifi, që do largohet më i pasur se erdhi, në atë grumbull mbetjesh ku është i vetmi ‘rrot same’, siç thonë kosovarët”, shtoi ai. Rama u shpreh i bindur për fitoren e socialistëve në zgjedhjet e së dielës, ndërsa parashikoi edhe reagimin e opozitës: “Bufi do falënderojë për fitoren, por të hënën do fillojnë ankesat për vjedhje votash”, tha Rama. Kryeministri e mbylli fjalimin mes entuziazmit të simpatizantëve, duke deklaruar se “fushata ka mbaruar, tani është koha e sovranit – popullit”, duke ftuar qytetarët të votojnë PS-në për të vijuar “ngjitjen drejt Europës”.

  • ‘Kontrata ime me PD… për të larguar Ramën’/ LaCivita: Besoj 100% se shpallja ‘non-grata’ e Berishës, e lobuar nga Rama-Soros

    ‘Kontrata ime me PD… për të larguar Ramën’/ LaCivita: Besoj 100% se shpallja ‘non-grata’ e Berishës, e lobuar nga Rama-Soros

    Kryestrategu i fitores së Presidentit Donald Trump dhe strategu i fushatës së PD-ASHM në Shqipëri, Chris LaCivita, deklaroi se beson 100% pretendimet e Sali Berishës mbi vendimin “non grata” të marrë nga DASH gjatë administratës Biden. Në një intervistë , LaCivita tha se ky vendim përbën ndërhyrje në procesin zgjedhor duke ndaluar Berishën të komunikojë me diasporën shqiptare në SHBA.

    Ai theksoi se nuk është lobist, por strategjist politik i angazhuar për të ndihmuar Berishën të përcjellë mesazhin e tij elektoral. Sipas tij, kontrata është vetëm me PD-së dhe jo për qëllime lobimi. LaCivita shtoi se nuk komenton për çështjet e brendshme të administratës amerikane, por e quan vendimin e DASH një veprim të korruptuar. Ai u shpreh i kënaqur që çështja po merr vëmendje ndërkombëtare, pasi kjo sipas tij nxjerr në pah korrupsionin e Edi Ramës. 

    “100% e besoj”, u shpreh ai, teksa u pyet nëse besonte pretendimet e Berishës mbi këtë vendim të DASH, gjatë administratës së Joe Biden.

    Ndër të tjera ai theksoi se kontrata e tij me PD-së është për të përcjellë mesazhet e Berishës gjatë fushatës, dhe se ai nuk është lobist, por strategjist.

    “Unë nuk bëj lobim, unë jam stategjist politik, nuk jam palë e kontratës dhe nuk jam i përfshirë në kontratë. Kontrata ime është me PD-së për të punuar, për të përgatitur mesazhin dhe për të përgatitur Berishën për mesazhin e tij, për të pushuar nga puna Edi Ramën”, tha ai në “Top Story”.

    Ai shtoi më tej se vendimi i Blinken për të ndaluar Berishën të hyjë në SHBA dhe të komunikojë me diasporën shqiptare atje, përbën një formë ndërhyrjeje në procesin zgjedhor.

    “Kur administrata e Biden, kur ata u përfshinë dhe Blinkeni e dha statusin “non grata”, në fakt e ndaloi Berishën të udhëtonte në SHBA dhe të fliste me votuesit në SHBA, të fliste me diasporën. Në SHBA këtë e cilësojmë ndërhyrje në zgjedhje, dhe kjo është e korruptuar dhe nuk duhet të ndodh në një demokraci pavarësisht se ku është kjo demokraci”, theksoi LaCivita.

    LaCivita tha se ai nuk komenton dinamikat e brendshme të administratës amerikane, por theksoi se është i kënaqur që çështja e Berishës po merr vëmendje ndërkombëtare, pasi kjo sipas tij, “e vërteton më shumë se Edi Rama është i korruptuar.”

    LaCivita: Unë nuk bëj lobim, unë jam stategjist politik, nuk jam palë e kontratës dhe nuk jam i përfshirë në kontratë. Kontrata ime është me PD-së për të punuar, për të përgatitur mesazhin dhe për të përgatitur Berishën për mesazhin e tij, për të pushuar nga puna Edi Ramën.

    Pyetja: Berisha pretendon se shpallja “non grata” nga Blinken është bërë me lobim nga Edi Rama, Soros në DASH, e besoni këtë gjë?

    LaCivita: 100% e besoj!

    Pyetja: Nëse besoni, pse duhet të jetë një kontratë lobimi që të hiqet kjo gjë? A mund të hiqet?

    LaCivita: E di që nuk doni të bisedoni për Edi Ramën, sepse ai është i dështuar dhe ka mundësi të kufizuar për Shqipërinë. Në SHBA, kur administrata e Biden, kur ata u përfshinë dhe Blinkeni e dha statusin “non grata”, në fakt e ndaloi Berishën të udhëtonte në SHBA dhe të fliste me votuesit në SHBA, të fliste me diasporën.

    Në SHBA këtë e cilësojmë ndërhyrje në zgjedhje, dhe kjo është e korruptuar dhe nuk duhet të ndodh në një demokraci pavarësisht se ku është kjo demokraci.

    Siç e thash, unë nuk përfshihem në diskutimet e qeverisë amerikane, sepse nuk është roli im, por jam i kënaqur që kjo temë është hapur në nivel ndërkombëtar sepse e vërteton faktin që Edi Rama është i korruptuar.

  • LaCivita komenton kontratën për heqjen e ”non-gratës” të Berishës: Administrata Biden bëri ndërhyrje në zgjedhje

    LaCivita komenton kontratën për heqjen e ”non-gratës” të Berishës: Administrata Biden bëri ndërhyrje në zgjedhje

    Këshilltari amerikan i PD, Chris LaCivita, foli në ”Top Story” për kontratën e lobimit me vlerë 6 milionë dollarë për heqjen e non gratës ndaj kreut të PD, Sali Berisha.
    Si qëndron marrëdhënia me lobimet në SHBA? Sa normale janë ato? Çdo të thotë ky lobim, është e nevojshme kjo kontratë për Berishën?

    LaCivita: Së pari nuk bëj lobim, jam strategjist politik. Unë nuk e kam parë kontratën. Kontrata ime është palë me PD, të përgatis mesazhin e doktor Berishës për të pushuar nga puna Edi Ramën.
    Pse duhet të ketë një kontratë lobimi për të hequr këtë padrejtësi? Është çështje e padrejtë që duhet të hiqet, apo është çështje me lobim?
    LaCivita: Së pari, fakti që po bëjmë këtë diskutim, e di që nuk doni të diskutoni për Ramën, pasi është i dështuar. Në SHBA kur administrata e Biden u përfshi dhe Blinken e dha statusin Non grata, çfarë ndodhi? Ndaloi Berishën të udhëtonte në SHBA dhe të takonte diasporën. Në Amerikë këtë e quajmë ndërhyrje në zgjedhje dhe kjo është e korruptuar. Unë nuk përfshihem në qëndrimet e qeverisë amerikane, por jam i kënaqur që kjo temë është hapur në nivel ndërkombëtar.
    Personi që Berisha ka sulmuar shumë është Yuri Kim, ka qenë ambasadore e emëruar nga Trump, shikoni kontradiktë?
    LaCivita: Jo. Sepse roli i saj ishte ndryshe, nuk ka përvojë të ambasadorja e mëparshme që ka problemet e veta në SHBA. Organizatorja pyeti a ka një sherif të ri, në SHBA ka një sherif të ri.

  • Mbi 20 mijë persona në shesh”, LaCivita: Jam impresionuar nga entuziazmi i popullit shqiptar në mbështetje të Berishës

    Mbi 20 mijë persona në shesh”, LaCivita: Jam impresionuar nga entuziazmi i popullit shqiptar në mbështetje të Berishës

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Chris LaCivita e thot troc: Nuk punoj me komunistet si Edi Rama

    Chris LaCivita e thot troc: Nuk punoj me komunistet si Edi Rama

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona