Nëse ka një gjë që politika shqiptare e ka kthyer në art të rafinuar, është mjeshtëria e fshehjes dhe mistifikimit të gjithçkaje, sidomos kur bëhet fjalë për kontrata lobimi. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hyrë në një betejë të re, ku protagonisti kryesor është një njeri që ndonjëherë duket si fantazmë: Chris LaCivita. Këshilltari i fushatës së Donald Trump u lajmërua si shpëtimtari i madh, por ndërkohë që zgjedhjet e 11 majit erdhën, në horizont nuk duket as hije e tij. Më pak se 45 ditë para zgjedhjeve, duket e çuditshme që emri kryesor i fushatës së PD-së ende nuk ka një zyrë dhe staf në Tiranë, ndërsa ai vetë ka qenë vetëm një herë në një konferencë për shtyp me Berishën dhe Mediun. Berisha ka premtuar dje se LaCivita do të vijë, por datën e mban surprizë. “Datën e ardhjes, unë u garantoj që do të vijë, por po e lë si surprizë për Edi Ramën që t’i bjerë kokës në tavolinë kur të vijë. Nuk po ua them se duhet ta ketë surprizë ai.
Do vijë. Sherifi do vijë. Chris do vijë. Çdo gjë, ju siguroj se çdo shpenzim i kësaj partie, do të jetë transparent dhe në përputhje me ligjet e Shqipërisë dhe ligjet e vendit tjetër. Prandaj këtu nuk mund të ketë asnjë lloj aludimi tjetër. Do jetë edhe në zyrë, edhe online. Tani online e kemi çdo ditë sa për dijeni. Çdo ditë punojmë me të, funksionon me këshilla, me probleme. Do ketë një njeri të kompanisë së tyre të instaluar përfundimisht. Ai do shkojë, do vijë. Kjo është praktika e punës me këto kompani konsultative elektorale”, u shpreh Berisha. Por përtej kësaj, mbetet një pikëpyetje e madhe: ku është transparenca e kontratës? Sa para do të paguhen për këtë njeri që funksionon “online çdo ditë”? Nga eksperienca e viteve të kaluara, shqiptarët e dinë mirë që lobimi në Amerikë është një sport i shtrenjtë dhe që shpesh ka sjellë më shumë dhimbje koke sesa fitore politike. Faturat e miliona dollarëve për kontrata lobimi që kanë përfunduar në koshin e plehrave janë të freskëta në kujtesën e publikut. Nëse PD dhe lideri i saj pretendojnë të sjellin një model të ri politik, atëherë është e domosdoshme të bëjnë publike çdo detaj mbi marrëveshjet dhe shpenzimet e tyre.
Telashet për Berishën
“Daily Beast” një media amerikane e lajmeve dhe analizave, e njohur për raportimin e saj investigative në një shkrim të 15 tetorit 2024, shkruante se firma konsulente e strategut republikan, të cilit iu besua kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë, kishte marrë 19.2 milionë dollarë në vetëm dy vite. Kjo media fillimisht publikoi shifrën 22 milionë dollarë, por më pas informon se ka bërë një korrigjim të shifrës në 19.2 milionë dollarë. Kjo është një shifër e majme, por gjithsesi e përmbajtur kur kemi parasysh se fushatat në SHBA, në veçanti kjo e fundit, janë ndër më të shtrenjtat në botë. Problematike shuma mbetet për Shqipërinë, që Berisha prej vitesh e përshkruan si të varfër dhe të grabitur.
Dhe ky strateg përveçse mund ta çojë kreun e PD në humbje të zgjedhjeve të 11 majit, mund t’i hapë shumë probleme me drejtësinë, pikërisht nga këto pagesa misterioze për të cilat nuk është zbuluar asnjë gjë. E themi këtë gjë pasi transparenca e financave është në fokus të SPAK, i cili në zgjedhjet e 11 majit do të hetojë krimet zgjedhore. Në planin e masave për hetimin dhe parandalimin e krimeve zgjedhore gjatë zgjedhjeve, publikuar në Janar, thuhej se një grup pune më përbërje hetues të hetimit financiar dhe ekspertë të tjerë të fushës në Prokurorinë e Posaçme, do të monitorojnë përdorimin e buxhetit dhe investimet publike, të cilat nuk lejohen të kryhen gjatë periudhës zgjedhore nga subjektet e posaçme. Kjo është dhe arsyeja mbase që Berisha po kujdeset të mos tregojë kontratën dhe paratë e derdhura për strategun e fushatës së Trump.
Tag: lacivita
-

LaCivita bëhet “fantazmë”, amerikani i Donald Trump lë në “baltë” Berishën, kreu i PD refuzon të bëj…
-

Ku është drejtuesi i fushatës Chris LaCivita? Ja si u përgjigj kreu i PD-së, Sali Berisha
Kreu i PD, Sali Berisha, ishte i ftuar në një emision ku ndër të tjera u pyet për mungesën në Tiranë të drejtuesit amerikan të fushatës elektorale të PD, Chris LaCivita. Sipas Berishës, ai është në kontakt të vazhdueshëm me të, ndërsa shtoi se LaCivita do të kthehet së shpejti në Tiranë.
“Unë kam një korrespondencë të madhe me email dhe telefon me Chris LaCivita. Ai do të vijë dhe do të jetë i pranishëm kur të fillojë fushata. Kur të vijë, do ta shihni, Rama do t’i bjerë tavolinës me kokë, jo me dorë,” – tha Berisha.
Ai kujtoi një moment kur Rama e kishte goditur tavolinën gjatë një bisede online, duke shtuar se: “Mirë që nuk ishte ndonjë ministre afër”, tha Berisha. Berisha tha se Chris LaCivita është njohur me programin e PD, e ka pëlqyer dhe ka dhënë një mbështetje të plotë për të.
“Chris LaCivita është njohur me programin e PD dhe e ka mbështetur plotësisht atë,” – deklaroi Berisha. Në programin e fushatës sonë kanë kontribuar në mënyrë thelbësore The Heritage Foundation dhe Adenauer-Stiftung. Këto dy fondacione e kanë mbështetur fuqishëm programin tonë. Programi është njohur edhe nga Chris LaCivita, strategu i fushatës së presidentit Trump, dhe kemi marrë miratimet dhe mbështetje të plotë prej tyre. Është një program i sanksionuar me mbështetje të madhe ndërkombëtare dhe i ka pëlqyer shumë LaCivitas”, tha Berisha.
Kujtojmë se Chris LaCivita ka shërbyer si këshilltar i lartë dhe menaxher i fushatës presidenciale të Donald Trump për vitin 2024, duke luajtur një rol kyç në formësimin e strategjisë për një nga garat më të ndjekura në botë. Ai është zgjedhur nga PD për të drejtuar fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit 2025. -

Rama do t’i bjerë tavolinës me kokë/ Berisha flet per LaCivita
Rama do t’i bjerë tavolinës me kokë/ Berisha flet per LaCivita
Kreu i PD, Sali Berisha, ishte i ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, ku ndër të tjera u pyet për mungesën në Tiranë të drejtuesit amerikan të fushatës elektorale të PD, Chris LaCivita.
Sipas Berishës, ai është në kontakt të vazhdueshëm me të, ndërsa shtoi se LaCivita do të kthehet së shpejti në Tiranë.
“Unë kam një korrespondencë të madhe me email dhe telefon me Chris LaCivita. Ai do të vijë dhe do të jetë i pranishëm kur të fillojë fushata. Kur të vijë, do ta shihni, Rama do t’i bjerë tavolinës me kokë, jo me dorë,” – tha Berisha.
Ai kujtoi një moment kur Rama e kishte goditur tavolinën gjatë një bisede online, duke shtuar se: “Mirë që nuk ishte ndonjë ministre afër”, tha Berisha.
Berisha tha se Chris LaCivita është njohur me programin e PD, e ka pëlqyer dhe ka dhënë një mbështetje të plotë për të.
“Chris LaCivita është njohur me programin e PD dhe e ka mbështetur plotësisht atë,” – deklaroi Berisha. Në programin e fushatës sonë kanë kontribuar në mënyrë thelbësore The Heritage Foundation dhe Adenauer-Stiftung. Këto dy fondacione e kanë mbështetur fuqishëm programin tonë. Programi është njohur edhe nga Chris LaCivita, strategu i fushatës së presidentit Trump, dhe kemi marrë miratimet dhe mbështetje të plotë prej tyre. Është një program i sanksionuar me mbështetje të madhe ndërkombëtare dhe i ka pëlqyer shumë LaCivitas”, tha Berisha.
Kujtojmë se Chris LaCivita ka shërbyer si këshilltar i lartë dhe menaxher i fushatës presidenciale të Donald Trump për vitin 2024, duke luajtur një rol kyç në formësimin e strategjisë për një nga garat më të ndjekura në botë.
Ai është zgjedhur nga PD për të drejtuar fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit 2025.
-

Berisha flet për rikthimin e LaCivita-s: Do t’ia bëj surprizë Ramës
Kreu i PD, Sali Berisha, nuk dha një datë fikse për rikthimin e drejtuesit të fushatës Chris LaCivita-s, por theksoi se do të vijë në Shqipëri.
Berisha tha se data do të jetë surprizë për Kryeministrin Edi Rama.“Unë u garantoj që do të vijë, por po e lë si surprizë për Edi Ramën që t’i bjerë kokës në tavolinë kur të vijë. Nuk po ua them se duhet ta ketë surprizë ai. Do vijë. Sherifi do vijë.Chris do vijë. Çdo gjë, ju siguroj se çdo shpenzim i kësaj partie, do të jetë transparent dhe në përputhje me ligjet e Shqipërisë dhe ligjet e vendit tjetër“, tha Berisha.
-

“Sherifi do të vijë”, Berisha: Ardhjen e LaCivitta po e lë surprizë për Ramën, që t’i bjerë tavolinës me kokë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi në një konferencë për shtyp se datëa e ardhjes së Chris LaCivita, do të jetë një surprizë për kryeministrin Edi Rama.
Ai siguroi se LaCivita do të vijë dhe do të luajë një rol të rëndësishëm, duke përmendur se ky i fundit do të jetë një “sherif” që do të kontribuojë në fushatën e PD.
Berisha theksoi se çdo shpenzim i partisë do të jetë transparent dhe në përputhje me ligjet e Shqipërisë dhe atyre të vendeve të tjera. Ai sqaroi se puna me LaCivita po realizohet online çdo ditë, ndërsa një përfaqësues i kompanisë së tij do të instalohet përfundimisht për të punuar pranë partisë. Berisha theksoi se ky është një proces standard për konsultat elektorale me kompani të specializuara.
“Datën e ardhjes, unë u garantoj që do të vijë, por po e lë si surprizë për Edi Ramën që t’i bjerë tavolinës me kokë kur të vijë.Nuk po ua them se duhet ta ketë surprizë ai. Do vijë.Sherifi do vijë. Chris do vijë.Çdo gjë, ju siguroj se çdo shpenzim i kësaj partie, do të jetë transparent dhe në përputhje me ligjet e Shqipërisë dhe ligjet e vendit tjetër.Prandaj këtu nuk mund të ketë asnjë lloj aludimi tjetër.Do jetë edhe në zyrë, edhe online. Tani online e kemi çdo ditë sa për dijeni.Çdo ditë punojmë me të, funksionon me këshilla, me probleme.Do ketë një njeri të kompanisë së tyre të instaluar përfundimisht. Ai do shkojë, do vijë.Kjo është praktika e punës me këto kompani konsultative elektorale”, tha Berisha. -

Zgjedhjet e 11 majit/ Mediu takon LaCivita: Ekipi i Chris vjen në Shqipëri javën tjetër
Presidenti i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim pune me Chris LaCivita, strateg i fushatës së Donald Trump dhe drejtues i fushatës së PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Në takim me ta ka qenë edhe Phil Griffin, një personazh i njohur në botën e televizionit dhe ish-president i MSNBC.
Në një postim në Facebook, Mediu njoftoi se duke nisur nga java e ardhshme, ekipi i LaCivita do të jetë i pranishëm në Shqipëri për të ndihmuar opozitën deri më 11 maj.
“Kënaqësi që të takohem edhe me mikun tim, Prof. Edward P. Joseph, një nga miqtë më të mirë të shqiptarëve në Washington DC”, ka shtuar ai në postimin e tij.Postimi i plotë:
Mbas një dreke pune me strategun e fushatës Trump dhe drejtuesin e fushatës së PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore Chris LaCivita dhe Phil Griffin. Prej javës tjetër ekipi i Chris do jetë non stop në Shqipëri në krah të opozitës deri në fitoren në 11 Maj.
Po ashtu kënaqësi që të takohem me mikun tim Prof Edward P Joseph një nga miqtë më të mirë të shqiptarëve në Washington DC. -

Çfarë roli ka LaCivita në PD? Paloka: Jo thjesht ekspert fushate, por funksionar politik në PR
Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka komentuar rolin e LaCivita në fushatën zgjedhore. Për të ai nuk është thjesht ekspert fushate, por funksionar në Partinë Republikane, dhe ka shtuar se do të bëhet publike kontrata me të.
Sipas Palokës, LaCivita ka ardhur me qëllimin për të mbështetur Berishën dhe interesi i PD-së është të ketë një lidhje të drejtpërdrejtë me administratën e Trump. Ai ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale për korrupsionin.”Sot ka ndryshuar situata. Me këto skandale, Rama nuk fiton kurrë. Arbitri që ka ardhur është në anën tonë. LaCivita është funksionar politik në Partinë Republikane. Nuk ka ardhur thjesht për para. Ai erdhi këtu duke thënë se jam krah Sali Berishës. Kontratën me të do ta bëjmë publike. Interesi është lidhja direkt me administratën e Trump. Nëse shqiptarët zgjedhin Ramën, kanë faj shqiptarët. Rama e tregon përditë që është në panik. Kënetë më të pisët se e Rilindjes nuk ka sot, e mbushur me korrupsion”, tha Paloka.
-

Galdini ironizon Mediun: Është bërë si “Ministër Amerika”! Valteri: PD i ka paguar 5 mln euro, më vjen keq për Garon!
Rikthimi i konsulentit të fushatës së PD-së për zgjedhjet e 11 majit dhe që Sali Berisha po e shet si lobist për heqje të ‘non gratës’ apo fitoren e zgjedhjeve, ishte një tjetër tematikë e trajtuar në studion e ‘Repolitix’.
Analisti Arian Galdini, duke marrë shkas nga video-postimi i fundit nga SHBA-të i Fatmir Mediut me Chriss LaCivita, duke lajmëruar rikthimin në Shqipëri pas informacioneve që kishte ikur, nuk e mungoi ironinë.
“Fatmir Mediu është bërë si “Minister Amerika”. Unë mendoj se do pritet me duartrokitje në aeroport dhe vetë Berisha do e presë me potokoll (ironizon). Nuk ka asnjë ndikim LaCivita as tek ndikimi në zgjedhje dhe as tek heqja e non gratës së Berishës. Ai mund të bëjë çfarë të dojë në amerikë për lobim, se është brenda strukturës, por në Shqipëri është e vështirë. Këta mercenarë vijnë si strategë, është e tmerrshme se si këta vijnë dhe të pastrojnë politikanët shqiptarë. Është njëlloj sikur të vijnë e të paketojnë paratë që vijnë erë”, tha ai.
Kurse ish-deputeti Halit Valteri tha se i vinte keq për zëdhënësen e Berishës tani që do rikthehej LaCivita. Ai dha edhe një lajm në lidhje me pagesën që PD i ka bërë atij si konsulent fushate apolobist. Është shifra 5 mln euro sipas tij, por që shumë shpejt do i duhet edhe ta deklarojnë, pasi ligji e kërkon.
“Më vjen keq për zonjën Floriana Garo që pas humbjes me Primaret do ketë një zhgënjim tjetër, pasi ai do e lëjë papunë si zëdhënës i PD. Unë u kënaqa shumë për videon e LaCivitas (ironizon). Mbi 5 mln euro ka paguar PD për LaCivita (5 mln euro ka syzet ai, ndërhyn Galdini). Kjo është një tallje me shqiptarët, se janë para tëkorrupsionit. LaCivita do të duhet ta deklarojë atë shumë parash, se pastaj do kemi situata si të Metës dhe të tjerët”, thotë ish-ligjvënësi.
Deputeti Rezart Kthupi shprehet se LaCivita nuk është lobist, por thjesht një konsulent, kurse për videon thotë se dukej si “takim i çunave të lagjes’.
“Asgjë s’më tregon video, m’u duk si një njeri që ndalon në rrugë dhe bënë një video. Si çunat e lagjes që takohen në rrugë me të tjerë dhe bëjnë një filmim. Ai mund të ketë akses, por nuk ka peshë, nuk është lobist. Ai është amerikan, ai është një PR i mirë dhe vetëm kaq. Se do vijë ky dhe do ndërhyjë në zgjedhje apo për lobim në heqjen e non gratës, këto pastaj janë muhabete shqiptare”, shprehet Kthupi.
Edhe analisti Endri Tafani ndau të njëjtin mendim, se LaCivita nuk është lobist në Shqipëri dhe shitet si i tillë për qëllime përfitimi.
“Ai është vetëm këshilltar fushate, imazh dhe konsulent dhe nuk mund të ndikojë në rezultat. Atij i jepet roli i lobistit, që nuk e ka, e ngatërrojnë kastile që të përfitojnë diçka”, thotë ai.
Galdini shton mendimin më tej:
“La Civita thjesht një imazh dhe mirazh, nuk është lobist dhe nuk ka pushtet për të hequr apo ndërhyrë. Por nëse ka një gjë në Amerikë është se atje çështjet personale nuk ngatërrohen me ato shtetërore”. -

“Po vjen sherifi”/ Fatmir Mediu sfidon drejtësinë nga Amerika me LaCivitan
Ndërsa mungoi në sallën e gjyqit, ai postoi një video nga Amerika me Chris LaCivita.
“Jam rrugës për në Shqipëri. Mezi pres të kthehem. Shqipëria Madhështore sërish”, shprehet LaCivita në videon e postuar nga Mediu.
Video është postuar edhe nga Berisha, që shkruan: “Po vjen sherifi”. -

Chris LaCivita: “Jam rrugës për në Shqipëri. Mezi pres të kthehem. Shqipëria Madhështore sërish!”
Chris LaCivita, kryestrategu i rikthimit të Donald Trump si Presidenti i 47-të i ShBA-ve, ka reaguar me anë të një video në krah të kreut të PR-së, Fatmir Mediu gjatë qëndrimit të këtij të fundit në Amerikë.
‘Jam rrugës për në Shqipëri. Mezi pres të kthehem. Shqipëria Madhështore sërish!’, shprehet LaCivita.