Tag: lacivita

  • Zbulohet shuma, sa u pagua Chris LaCivita nga PD për zgjedhjet e 11 majit

    Zbulohet shuma, sa u pagua Chris LaCivita nga PD për zgjedhjet e 11 majit

    Partia Demokratike i ka paguar 1.5 milionë dollare Chris LaCivita, si konsulent per fushaten elektorale te zgjedhjeve te 11 majit.
    PD pritet te depozitoje në KQZ raportin për shpenzimet në zgjedhjet parlamentare ku është përfshirë dhe pagesa për LaCivita.
    Në këtë raport sqarohet se strategu i fushatës së PD është paguar 1,5 milionë dollarë.

    Chris LaCivita mbërriti në Tiranë në datën 10 shkurt dhe doli disa herë në fushatë zgjedhore në krah të kryetarit të PD Sali Berisha, përfshirë edhe në mitingjet që hapën dhe mbyllën fushatën elektorale te 11 majit.
    Chris LaCivita shërbeu si bashkëmenaxher dhe këshilltar kryesor në fushatën elektorale të Donald Trump për tu zgjedhur si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në 5 nëntorin e vitit të kaluar./vizionplus.tv

  • Fushata e 11 majit/ Akomodim e masazhe indiane, sa shpenzoi PD për “arkitektin” LaCivita? Meta “hapi thesin” nga burgu për PL

    Fushata e 11 majit/ Akomodim e masazhe indiane, sa shpenzoi PD për “arkitektin” LaCivita? Meta “hapi thesin” nga burgu për PL

    foto ilustrim: Meta, Berisha dhe LaCivita

    TIRANË- Sot është afati i fundit për të dorëzuar raportet financiare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet e 11 majit. Burime bëjnë me dije se Partia Demokratike ka shpenzuar rreth 1 milionë euro për shërbimet e Chriss LaCivita, ushëheqësi i fushatës së PD-së. LaCivita, ish-strateg i fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump, u angazhua nga Partia Demokratike për fushatën e zgjedhjeve të 11 majit. 
    Ndërkohë, mësohet se kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu pagoi 1800 euro akomodim e masazhe për Chris LaCivita për 4 ditë në Tiranë. Nga këto, 50 mijë euro kanë shkuar për financimin e mitingjeve në bashkëpunim me PD.
    Ndëkrohë, më herët u mësua edhe shuma që Partia e Lirisë ka shpenzuar për fushatën e zgjedhjeve të 11 majit. Në raportin financiar të PL-së për zgjedhjet e 11 majit të depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, forca e politike e drejtuar nga Ilir Meta ka shpenzuar mbi 100 mijë euro. Nga këto, 70 mijë euro kanë shkuar për mitingjet e përbashkëta me Sali Berishën dhe Partinë Demokratike. 

    pd dhe aleatet-shpenzimet per fushaten e 11 majit

    Në vijim, pritet që në KQZ të dorëzohen edhe raportet financiare të partive të tjera politike.

  • Fushata e 11 majit/ Akomodim e masazhe indiane, sa shpenzoi PD për “arkitetktin” LaCivita? Meta “hapi thesin” nga burgu për PL

    Fushata e 11 majit/ Akomodim e masazhe indiane, sa shpenzoi PD për “arkitetktin” LaCivita? Meta “hapi thesin” nga burgu për PL

    foto ilustrim: Meta, Berisha dhe LaCivita

    TIRANË- Sot është afati i fundit për të dorëzuar raportet financiare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet e 11 majit. Burime bëjnë me dije se Partia Demokratike ka shpenzuar rreth 1 milionë euro për shërbimet e Chriss LaCivita, ushëheqësi i fushatës së PD-së. LaCivita, ish-strateg i fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump, u angazhua nga Partia Demokratike për fushatën e zgjedhjeve të 11 majit. 
    Ndërkohë, mësohet se kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu pagoi 1800 euro akomodim e masazhe për Chris LaCivita për 4 ditë në Tiranë. Nga këto, 50 mijë euro kanë shkuar për financimin e mitingjeve në bashkëpunim me PD.
    Ndëkrohë, më herët u mësua edhe shuma që Partia e Lirisë ka shpenzuar për fushatën e zgjedhjeve të 11 majit. Në raportin financiar të PL-së për zgjedhjet e 11 majit të depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, forca e politike e drejtuar nga Ilir Meta ka shpenzuar mbi 100 mijë euro. Nga këto, 70 mijë euro kanë shkuar për mitingjet e përbashkëta me Sali Berishën dhe Partinë Demokratike. 
    Në vijim, pritet që në KQZ të dorëzohen edhe raportet financiare të partive të tjera politike.

  • Zbulohet fatura, shuma e majme që PD pagoi Chriss LaCivita

    Zbulohet fatura, shuma e majme që PD pagoi Chriss LaCivita

    Sot është afati i fundit për të dorëzuar raportet financiare në KQZ për zgjedhjet e 11 majit.
    BW ka siguruar faturën e Partisë Demokratike, që kjo e fundit ka paguar për Chriss LaCivita, ish-strateg i fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump.
    Ai u angazhua nga PD për fushatën e zgjedhjeve të 11 majit. Mësohet se fatura në fjalë kap shifrën 1 milion euro.

  • U angazhua nga PD për fushatën e zgjedhjeve të 11 majit/Mediat: Chris LaCivita u pagua në vlerën e 1 mln euro

    U angazhua nga PD për fushatën e zgjedhjeve të 11 majit/Mediat: Chris LaCivita u pagua në vlerën e 1 mln euro

    Sot është afati i fundit për të dorëzuar raportet financiare në KQZ për zgjedhjet e 11 majit. 
    Gazetari Osman Stafa ka siguruar për BalkanWeb faturën e Partisë Demokratike, që kjo e fundit harxhoi për Chriss LaCivita, ish-strateg i fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump. 
    Ai u angazhua nga PD për fushatën e zgjedhjeve të 11 majit. Mësohet se fatura në fjalë kap shifrën 1 milion euro. 
     

  • Ja detajet nga prova e SHBA për SPAK që tronditi Ilir Metën, pas fundosjes së ish-presidentit pritet dosja “LaCivita-..

    Ja detajet nga prova e SHBA për SPAK që tronditi Ilir Metën, pas fundosjes së ish-presidentit pritet dosja “LaCivita-..

    Një provë e mbërritur nga Shtetet e Bashkuara për Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ka tronditur ish-presidentin Ilir Meta. Dokumenti që lidhet me lobimin e LSI-së në SHBA rëndon pozitat e Metës. Juristi Romeo Kara, në një intervistë të re, zbulon detajet e kësaj letër-porosie amerikane që, sipas tij, provon pagesat e paligjshme dhe përfshirjen direkte të Metës. Ai paralajmëron gjithashtu se pas kësaj dosjeje do zbardhet nga SHBA dhe afera tjetër që përfshin ish-kryeministrin Sali Berisha me Chris LaCivita, konsulenti i Presidentit të vendit më të pasur dhe më të fuqishëm në botë, SHBA-së, që u pagua për të çuar drejt “fitores” liderin e opozitës së vendit më të varfër në Europë. Ka një dosje që po hetohet nga SPAK për lobimet misterioze të PD në fushatën e zgjedhjeve të 11 majit. Sipas juristit çdo gjë do të zbardhet me ndihmën e SHBA.
    -Ditët e fundit Ilir Meta ka reaguar publikisht për një letër-porosi që ka mbërritur nga Shtetet e Bashkuara, e cila lidhet me çështjen e lobimit të LSI-së në SHBA. Ai e ka quajtur atë provë diçka që nuk ekziston. Çfarë ka ndodhur realisht sipas informacionit që ke ti?
    Nga çfarë kam parë që është shkruar dhe thënë,  si nga krahu i Metës ashtu edhe nga krahu i medias: Ka ardhur një letër porosi, besoj në 1 tetor nga Shtetet e Bashkuara. Kjo provon që lobimi është paguar pjesërisht nga paratë e LSI-së (nga financat e LSI-së së atëhershme) dhe pjesërisht nga biznesmeni Shatku nëpërmjet numrave të tij të llogarisë. Kjo provon edhe një herë vërtetësinë e akuzës lidhur me një lobim të paligjshëm në SHBA. Lobimi bëhet pikërisht nëpërmjet personit i cili ka marrë favore më parë nga Meta dhe ndikimi e tij në qeverisje.
    Pra, mbyllet qarku. Nëse dalin edhe prova të tjera, besoj kjo pjesë e akuzës është provuar pastaj katërcipërisht. Pikërisht ky fakt, i cili është i rëndë për të, e ka çuar atë në prononcimin që ta mohojë. Zakonisht akuza ngrihet përtej dyshimit të arsyeshëm me fakte të mbështetura nga prova. Provat mund të jenë të ngurosura ose verbale, pra që janë dëshmitë. Pjesa që kuptova unë nga mohimi ishte që “unë nuk kam dijeni”. Që të plotësohen elementet e veprës penale, veprimi duhet të jetë bërë me faj. Pra, e ke bërë me ndërgjegje të plotë. Tani kjo pjesë ngelet të provohet edhe nga organi i akuzës, të cilën besoj se Meta dhe mbrojtja e tij e kanë të vështirë ta hedhin poshtë. Pra, çështja, ose çështjet që janë bashkuar, po marrin një drejtim drejt gjykimit. Aty ka tre akuza. Besoj se kjo akuzë është e pakundërshtueshme.
    -Ndërkohë, përfshirja e Shteteve të Bashkuara, çfarë tregon në këtë lloj bashkëpunimi?
    Kjo provë është marrë me anë të një letër porosie. Ne kemi bashkëpunim me shumë shtete. Edhe nga ndonjë vend tjetër do vinin. Nuk besoj që do ta mohonin, por kuptohet që SHBA-të gjithmonë kanë qenë të hapura në lidhje me zbatimin e ligjit dhe mirëfunksionimin e drejtësisë. Kështu që nuk kam dyshuar që ata nuk bëjnë shakara të tilla. Mbase do fillojë dhe atje ndonjë proces penal.
    -Mund të hapet hetim edhe në Amerikë për lobimin?
    Po, patjetër. Ata nuk munden të lejojnë që lobimet në SHBA të bëhen me para të korruptuara, në mbështetje të korrupsionit në botë. Besoj se më e rëndë do të jetë ajo e LaciVita-Berishës, që t’i jepet fund edhe kësaj loje me SHBA-në, ku lobojnë atje për të zgjatur “jetën e haramit të tyre” këtu. Është turp tani të paguash para dhe të bësh lloj-lloj makinacionesh për të bërë një foto, një takim, apo për të marrë një përkrahje jo të ligjshme për veprimtaritë e mbrapshta këtu. Edhe pse je në pushtet, në momentin që je jashtë kornizave ligjore, e ke uzurpuar atë pushtet. Duhet t’i jepet fund këtij teatri me lobimet në Amerikë, Europë apo në vende të tjera. Ne i votojmë këta persona në raport me qeverisjen që kanë me ligj me ne këtu.
    -Kontratat janë publike. Ku e gjejnë guximin t’i bëjnë me fonde të dyshuara, që nuk justifikohen?
    Edhe më të zgjuarit që kam parë, edhe nga qeverisja e Berishës e të tjerë, kanë lënë prova. Nuk ka krim që nuk zbulohet. Mjafton të kemi vullnetin, qetësinë e duhur dhe motivin e duhur. Këta kanë abuzuar dhe kanë menduar që do të ishin të patundur. Unë shoh akoma që vazhdon abuzimi. Nuk e besojnë që Meta është në arrest akoma. Edhe kur të shkojnë vetë, fillimisht nuk do e besojnë. Do qetësohen pastaj, si puna e Veliajt etj, që fillojnë e kuptojnë ku janë. Ai nuk ka bërë një protestë të madhe. Ai ka dashur të shmangë veten dhe si lëvizje duket se ka shfrytëzuar maksimumin e mundësisë që ai ka, pra të shmangë pjesën e fajësisë. Po a ka një publik që beson që “ia kanë bërë të tjerët” pas shpinës? Nuk besoj.

  • Politico zbulon: Jo vetëm LaCivita, Berisha shfrytëzoi dhe eksperiencën e ish-konsultantit amerikan për zgjedhjet e 11 majit

    Politico zbulon: Jo vetëm LaCivita, Berisha shfrytëzoi dhe eksperiencën e ish-konsultantit amerikan për zgjedhjet e 11 majit

    Ish-konsultanti politik amerikan Paul Manafort bëri një rikthim publik në prill, duke marrë pjesë në një event politik në Brescia, vetëm pesë vjet pas faljes së dhënë nga Presidenti Donald Trump për akuzat e tij mbi krime financiare, lobim të paligjshëm dhe pengim të dëshmitarëve.

    Në qytetin industrial pranë Milanos, Manafort u shfaq me ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha, i cili kërkonte një rikthim në pushtet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Berisha u paraqit si viktimë e një përndjekjeje politike nga rivale të brendshme dhe globalistë, ndërsa Mesazhet e tij u ndihmuan të formësoheshin nga Manafort dhe ekipi i tij, duke e lidhur fushatën shqiptare me stilin e populizmit të Trump në SHBA, sipas asaj që shkruan “Politico”.
    Eventi u zhvillua përpara shqiptarëve të diasporës, ku Berisha dhe ekipi i tij amerikan ishin të rrethuar nga flamuj shqiptarë, italianë dhe simboli i partisë së tij. Krahu i djathtë i Berishës ishte Chris LaCivita, bashkë-menaxheri i fushatës së Trump 2024, ndërsa në të majtë qëndronte vetë Manafort, i cili mbante kostum të errët me kravatë të kuqe.
    Qëllimi i pjesëmarrjes së Manafort nuk ishte vetëm rikthimi i tij në skenën publike, por edhe restaurimi i influencës dhe financave të tij, duke punuar me politikanë të huaj dhe interesa të krahut të djathtë global, si një mënyrë për të rikthyer legjitimitetin pas viteve të burgut.
    Gjatë periudhës pas zgjedhjeve, fushata e Berishës me ndihmën e këshilltarëve amerikanë u duk se kishte si objektiv të fuqizonte imazhin e tij për votuesit dhe të tërhiqte mbështetje në Washington. Sidoqoftë, Berisha humbi zgjedhjet me më pak se një të tretën e votave, ndërsa Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama fitoi mbi 53% të votave, duke zgjeruar mandatin e tij.
    Megjithatë, përfaqësues të Partisë Demokratike shqiptare e konsideruan angazhimin e Manafort dhe LaCivita si një sukses për modernizimin e imazhit politik dhe për promovimin e vizionit të një Shqipërie me mundësi të barabarta për të gjithë.
    Teksa kontrata mes Berishës dhe ekipit amerikan mbetet aktive, nuk është e qartë nëse ish-kryeministri shqiptar do të përpiqet sërish për një mandat në të ardhmen.

    Top Channel

  • Sali Berisha fsheh paratë që u pagua LaCivita, kreu i PD frikë nga drejtësia për origjinën e parave,ia faturon Nokës…

    Sali Berisha fsheh paratë që u pagua LaCivita, kreu i PD frikë nga drejtësia për origjinën e parave,ia faturon Nokës…

    As 4 muaj pas zgjedhjeve të 11 majit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk e ka ende një përgjigje se sa i kushtoi kontrata me amerikanin Chris LaCivita, i cili me “strategjinë” e tij, dështoi ta rikthejë në pushtet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Para SPAK, nga ku u paraqit për aferën “Partizani”, kreu i PD iu shmang dje pyetjeve që gazetarët i drejtuan për të mësuar se sa ka qenë fatura e kripur që i ka marrë Partisë Demokratike arkitekti i fitores së Donald Trump. Ish-kryeministri thotë se nuk shpenzuar asnjë qindarkë nga xhepi i tij, pasi si kryetar fushatën elektorale ia ka mbuluar PD. “Nuk them që s’kam deklaruar.
    Deputetët po deklarojnë shpenzimet personale, sepse nga deputetët që kanë bërë fushata janë detyruar kanë shpenzuar me dhjetarë, qindra, mijëra euro. Berisha nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë personale, sepse fushatën time e ka mbuluar PD. Çfarë shpenzimesh kam bërë unë, është bërë nga PD”, tha Berisha për gazetarët. Pra përmes kësaj deklarate Berisha vijon të fsheh paratë që u pagua LaCivita, pasi ka frikë nga drejtësia për origjinën e parave, ndërsa ia faturon Flamur Nokës skemën e financimit të lobimit, duke qenë se ai është Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe ka të drejtën e vulës dhe firmës. Por, insistimit të gazetarëve, Berisha iu shmang sërish duke thënë se për momentin KQZ u ka dërguar formularë vetëm deputetëve, të cilët kanë nisur me deklarimet.
    “PD ka një ligj që përcakton afatin ligjor kur PD do deklarojë shpenzimet. PD do ti deklarojë çdo qindarkë. Cila është koha që përcakton ligji, këtë nuk të them. KQZ ka shpërndarë formularë për deputetë për të deklaruar shpenzimet, por jo partitë. Partitë, kanë një afat ligjor”, shtoi Berisha. Por, gjithsesi shifra e kontratës nuk mund të mbetet sekret. PD ka afat ta deklarojë në KQZ deri në 60 ditë pasi Kolegji Zgjedhor të vendosë përfundimisht për rezultatin e 11 majit, pasi PD ankimoi dje vendimin e Komisionit Rregullator që certifikoi rezultatin e zgjedhjeve.
    Berisha akuza për zgjedhjet
    Ndërkohë po dje kreu i opozitës, Sali Berisha, deklaroi në një konferencë për shtyp se opozita ndodhet para frontit më të gjerë dhe më të vështirë të betejës në historinë e saj. Ai akuzoi institucionet zgjedhore dhe KQZ-në se prej 20 marsit kanë marrë çdo vendim në favor të Partisë Socialiste, duke injoruar qindra dokumente për shkelje dhe krime elektorale. Berisha theksoi se edhe Kolegji Zgjedhor ka vepruar kundër opozitës, duke u treguar i bindur ndaj partisë në pushtet. Sipas tij, Shqipëria është kthyer në “kopshtin e Sorosit”, ndaj opozita duhet të angazhohet për rikthimin e votës së lirë dhe desorosifikimin e vendit. Ai shtoi se është inkurajues fakti që presidenti Donald Trump ka shpallur rrjetin e Sorosit organizatë kriminale dhe ka përcaktuar bazën ligjore për hetimin e tij.
    “Siç keni konstatuar ju, nga data 20 mars gjer sot, çdo vendim i institucioneve të administrimit të zgjedhjeve është marrë në favor të PS. Nga 20 marsi gjer sot, të gjitha shkeljet e mëdha të ligjit, të gjitha krimet elektorale janë injoruar totalisht me gjithë qindra e mijëra dokumente zyrtare, janë injoruar nga narkopolicia, janë injoruar nga institucionet e shqyrtimit të ankesave, KQZ-ja, janë injoruar tërësisht nga Altin Troplini. Të gjitha. Çdo vendim i atij që quhet Kolegj Zgjedhor ka qenë kundër opozitës. Megjithatë, thjesht dhe strikt për procedurë, ne kemi paraqitur rastet në Kolegj, të bindur se ai do i qëndrojë me besnikëri të madhe partisë shtet. Opozita ndodhet para frontit më të gjerë dhe më të vështirë të betejës në tërë ekzistencën e saj. Ajo duhet të bëjë çdo përpjekje për rikthimin e votës së lirë tek shqiptarët dhe desorosifikimin e Shqipërisë.
    Nuk ka vend tjetër në Europë dhe në botë që të jetë shndërruar në kopshtin e Sorosit si Shqipëri. Prandaj një front i dytë, por kësaj here ne jemi të inkurajuar dhe vlerësojmë faktin se për herë të parë në histori, presidenti Donald Trump i shpall këta persona dhe rrjetin e tij organizatë kriminale. Dhe ka përcaktuar edhe aktin ligjor mbi të cilin ata do të hetohen”, nënvizoi dje Berisha.
     

  • “Kuvendi mund të shtyhet 10-14 ditë”, Spahiu: Ankimimi zgjedhor jep mundësi PD-së të vonojë raportimin e LaCivita-s

    “Kuvendi mund të shtyhet 10-14 ditë”, Spahiu: Ankimimi zgjedhor jep mundësi PD-së të vonojë raportimin e LaCivita-s

    Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se ankimimi i certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit nga Komisioni Rregullator, në Kolegjin Zgjedhor, i jep Partisë Demokratike mundësinë që të shtyjë edhe për afro 2 javë bërjen transparente të kontratës me konsulentin elektoral nga SHBA, Chris LaCivita.
    ”Përfiton përkohësisht në 2 aspekte politike, zgjat 10 ditë apo 2 javë konstituimin e Kuvendit dhe nga ana tjetër zgjat edhe deklarimin e shpenzimeve në fushatën elektorale sepse sipas ligjit për financimin e partive, 60 ditë pas shpalljes përfundimtare të rezultatit, duhet të paraqesin faturën e shpenzimeve, qoftë edhe për mbështetjen e të huajve, si LaCivitsa.
    Mos harrojmë Ilir Meta sot është nën akuzën për mosdeklarimin e saktë të shpenzimeve të partisë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”,-tha Spahiu.
     

  • Berisha: Fatura për amerikanin Chris LaCivita do të bëhet publike kur ta kërkojë KQZ

    Berisha: Fatura për amerikanin Chris LaCivita do të bëhet publike kur ta kërkojë KQZ

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat pas paraqitjes së tij në SPAK, ku është pyetur në lidhje me shpenzimet e fushatës elektorale dhe pagesën për drejtuesin amerikan të fushatës së PD-së, Chris LaCivita.
    Berisha theksoi se nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë nga fondet personale, pasi sipas tij, të gjitha shpenzimet e fushatës janë mbuluar nga Partia Demokratike.

    “Sali Berisha nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë personale, sepse fushatën time e ka mbuluar PD. Çfarë shpenzimesh kam bërë unë në turneun në mbarë Shqipërinë, është bërë nga PD. Ka një ligj që përcakton afatin kur Partia Demokratike do të deklarojë shpenzimet dhe unë të garantoj se PD do të deklarojë çdo qindarkë,” – deklaroi Berisha.
    Në lidhje me faturën për strategun amerikan Chris LaCivita, Berisha u shpreh se ajo do të bëhet publike në momentin që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të kërkojë zyrtarisht deklaratat e shpenzimeve nga partitë politike.
    “Tani, unë nuk them se nuk kam deklaruar. Tani deputetët po deklarojnë shpenzimet personale… KQZ-ja ka shpërndarë formularë për deputetët për të deklaruar shpenzimet, por jo për partitë. Partitë kanë një afat ligjor,” – shtoi ai.
    Para 11 majit janë hedhur akuza për faturën e pagesës së Chris LaCivita i cili menaxhoi fushatën e PD, ku flitej për shuma në disa milioan dollarë, por deri me tani asgjë nuk ka dalë publike.
    Ka dhe një hetim në SPAK për këtë kontratë të PD-së në lidhje me financimin e Chris LaCivita.