Tag: lacivita

  • Alizoti flet për ndikimin e LaCivita në fushatën e PD: Lajmi bombë vjen në javën e fundit

    Alizoti flet për ndikimin e LaCivita në fushatën e PD: Lajmi bombë vjen në javën e fundit

    Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti flet mbi atmosferën e fushatës elektorale dhe ndikimin e strategut amerikan Chris LaCivita, i njohur për rolin e tij në fushatën fituese të presidentit të SHBA, Donald Trump. Ai shprehu optimizëm të madh për javët e mbetura, duke theksuar se surprizat më të mëdha priten në fund.
    “LaCivita mendoj se do ketë surpriza pozitive për forcën tonë. Javët e fundit janë decizive. Lajmi bombë duhet të vijë në javën e fundit për të prodhuar më shumë perceptim te njerëzit”,- tha ai.

    Duke përshkruar atmosferën në terren, Alizoti theksoi se fryma e re që po ndjehet është natyrale. “Në fillim isha skeptik, por tani shoh një ngritje të habitshme. Mitingjet janë të mbushura me njerëz të cilët nuk paguhen, janë aty nga vullneti i tyre,” shtoi ai.
    Sipas Alizotit, Partia Demokratike ka rigjetur energjinë dhe vitalitetin që i duhet për të përballuar pushtetin aktual. “PD është e vetmja mundësi që të ndryshojmë këtë qeveri,” përfundoi ai.

  • Berisha “non-grata” për korrupsion rrezikon të fundosë edhe strategun amerikan LaCivita, Romeo Kara ngre alarmin…

    Berisha “non-grata” për korrupsion rrezikon të fundosë edhe strategun amerikan LaCivita, Romeo Kara ngre alarmin…

    Juristi i njohur, Romeo Kara ka komentuar një nga çështjet më të diskutuara të fushatës elektorale në Shqipëri, atë të përfshirjes së strategut amerikan LaCivita në mbështetje të Sali Berishës, politikanit të shpallur “non grata” nga SHBA për korrupsion madhor.
    Në intervistën për gazetën “SOT”, Z.Kara ngre alarmin për pasoja të rënda ligjore ndërkombëtare që mund të vijnë si rezultat i financimeve të dyshimta dhe të padeklaruara për fushatën, duke paralajmëruar një zinxhir hetimesh për lobim të paligjshëm dhe pastrim parash. Ai e konsideron këtë operacion si një tentativë të rrezikshme për të ringjallur një ‘kufomë politike’, që jo vetëm s’ka më legjitimitet moral e politik, por mund të tërheqë në rrëzim edhe vetë strategun amerikan që e mbështet. Sipas Karës, përfshirja e LaCivitës, i njohur për zbukurimin propagandistik të klientëve të tij, nuk përbën as garanci ligjore e as sukses elektoral, por përkundrazi mund të përfundojë në një skandal ndërkombëtar me përmasa të mëdha. Ai thotë se, nëse nuk kryhet transparencë urgjente mbi pagesat dhe burimin e fondeve të fushatës, SPAK dhe institucionet e drejtësisë ndërkombëtare mund të detyrohen të ndërhyjnë.
    -Z. Kara, si e shihni fushatën zgjedhore? A shikoni ndonjë ndryshim nga fushatat e mëparshme, si në ton, ashtu edhe në përmbajtje?
    Kemi një fushatë që vjen më e qetë në krahasim me ato të mëparshmet, pavarësisht ngjashmërive të shumta në disa aspekte, më e kamufluar në drejtim të manipulimit, e përqendruar në përballjen e batutave dhe jo të programeve dhe besueshmërisë, jo bindëse dhe jo shpresëdhënëse apo pikë kthese historike. Fushata është përqendruar rreth liderëve, duke lënë në hije kandidatët, gjë që shpreh deformimin dhe rrënimin e demokracisë brenda partive kryesore dhe krejt sistemit, duke lënë pak vend për shpresë dhe ndryshim, nëse nuk sfidohet i gjithë sistemi dhe të konsiderohet ky establishment postkomunist si një i tërë, në dukje i përçarë, por në thelb i sinkronizuar dhe në unitet të plotë.
    Për herë të parë shumë shqiptarë që banojnë jashtë vendit po votojnë, kanë shprehur një interesim mbi atë të parashikuar për të marrë pjesë në proces, gjë që jep shpresë për të ardhmen, por që vetë akoma nuk kanë arritur të organizohen dhe të ofrojnë në parlament përfaqësuesit e tyre si përfaqësues të shumicës së votuesve. Parashikoj që këta votues të rinj mund të krisin statuskuon nëse do të zgjedhin të organizohen politikisht jashtë dy partive tradicionale dhe të përfaqësohen me njerëz nga radhët e tyre. Pra, kjo fushatë mund të shënojë fillimin e fundit të dominancës dypartiake, duke i rikthyer gjithashtu nëpërmjet pjesëmarrjes në votime sovranitetin popullit shqiptar që punon e jeton jashtë kufijve. Pra, ka disa dinamika që, edhe pse janë jo në pjekurinë e duhur, premtojnë për zhvillime pozitive në një të ardhme të afërt.
    -Në skenën politike po shfaqen gjithnjë e më shumë parti të reja. Si i vlerësoni këto prurje të reja politike? A mund të përbëjnë ato një kërcënim real për partitë tradicionale?
    Gjithmonë e reja sfidon tradicionalen, por çdo gjë duhet vlerësuar hap pas hapi. Në shumë pikëpamje unë jam konservator, pra jo çdo gjë duhet hedhur poshtë si e vjetër, përkundrazi duhet ruajtur me çdo kusht. Parimet dhe morali kurrë nuk vjetërohen, as besimi në Zot gjithashtu, prandaj duhet bërë kujdes kur në emër të risive rrënojmë bazat morale të shoqërisë, ashtu siç kemi bërë për dekada me radhë. Në anën tjetër duhet patjetër të ndryshojmë të gjithë ne që të ndryshojë realiteti, gjë që kërkon guximin dhe zgjuarsinë për të përqafuar ndryshimin apo të bëhemi vetë ne faktorë të ndryshimit. Pikërisht ky ndryshim duhet bërë sa më shpejt, si duhet dhe larg manipulimit që vjen nga e vjetra që kërcënohet nga ndryshimi. Deri më tani, duke vlerësuar besueshmërinë e partive të reja, që janë fotokopje në strukturë si të vjetrat, pra parti të liderëve, nuk shoh ndonjë rrezik serioz për partitë tradicionale. Partitë e reja, duke u zhytur shpesh në përçarje e konflikte me njëra-tjetrën, nuk po sjellin frymën e re, sfiduese ndaj establishmentit dhe shpresëdhënëse, pasi përllogaritjet e parakohshme për disa vende në parlament e kanë zbehur deri diku procesin unifikues të domosdoshëm të tyre.
    -Strategu amerikan Lacavita ka mbërritur në Shqipëri dhe po ndihmon zotin Berisha në këtë fushatë. Mendoni se prania e tij do të ndikojë realisht në rritjen e mbështetjes për PD-në? Dhe sa mundësi ka që lidhjet e tij me presidentin Trump të ndihmojnë në heqjen e “non grata”-s për zotin Berisha?
    Lacavita zakonisht paguhet për të ndihmuar, por në këtë rast po superpaguhet për të ringjallur një kufomë politike, gjë që po bën qesharak si atë ashtu edhe vetë klientin e tij.LaCivita kuron së jashtmi, pasi transformimi i brendshëm i Berishës fillimisht do kërkonte ekzorcist e më pas udhërrëfyes, kështu që kemi si produkt të tij një Berishë me kapele kopje-kineze të Trumpit, shoqëruar me sloganin për Shqipërinë Madhështore, gjë që rrënon përfundimisht shpresat e berishianëve se LaCivita do bëjë mrekullinë e predikuar. Me plot meritë Berisha është shpallur non grata më 19 maj 2021 nga Departamenti i Shtetit pikërisht për korrupsion madhor, kështu që të vetmen gjë madhështore që Berisha mund të bëjë është pikërisht ajo që ka bërë deri më tani dhe për të cilën nuk kemi asnjë dilemë e dyshim.
    I mbyturi të mbyt, kështu që shumë shpejt mund të kemi LaCivitanë me probleme ligjore lidhur me financimin prej Berishës për shërbimet e tij, financime të cilat paligjshmërisht mbahen të padeklaruara. Aq sa bëhet plaka goxhe e re, aq bëhet Shqipëria Madhështore me Berishën, prandaj le t’i besojmë syve tanë dhe jo broçkullave të një mashtruesi profesionist si LaCivita që ka për profesion zbukurimin e klientëve dhe për më tepër as vetë nuk i beson ato që thotë për klientin e tij non grata. Është mjerim për ne që ta shohim Berishën dhe realitetin tonë me syzet e LaCivitas. Sidoqoftë, LaCivita u kujdes të deklaronte se ai nuk fliste në emër të SHBA apo Trumpit. Kjo gjë hedh poshtë çdo aludim se ai do t’i heqë non gratën Berishës. Raporti i Departamentit të Shtetit më 25 mars të këtij viti, ku Berisha përmendet përsëri, nuk lë shumë vend për shpresën berishiane të fshirjes së non gratës.
    -A mendoni se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të bëjë transparencë të plotë për mënyrën se si është paguar avokati italian Massimo D’Angelo (i njohur si Lacavita), që po e përfaqëson atë në proceset ligjore ndërkombëtare?
    Tani mendoj se është detyrë ligjore e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe SPAK-ut për ta bërë një transparencë të tillë dhe besoj se kjo gjë do të bëhet patjetër. Shpresoj se kjo gjë do të bëhet pikërisht përpara zgjedhjeve. Nuk pres aspak një transparencë dhe sinqeritet nga Berisha, sidomos duke parë sikletin e tij kur e pyesin për sa më sipër.-Ilir Meta po garon në zgjedhjet e ardhshme në një listë të hapur. A mendoni se ai do të arrijë të zgjidhet deputet në rrethanat aktuale politike dhe me perceptimin publik që ka sot?Ky kod zgjedhor dhe pazari politik me Berishën mund t’i mundësojë atij zgjedhjen si deputet, por Kushtetuta parashikon se ai mund ta gëzojë mandatin vetëm nëse betohet. Duke pasur parasysh precedentin Beleri, e mendoj të vështirë betimin e tij. Megjithatë le të presim. Në vendin e çudirave jetojmë.
    Intervistoi: Rigels Seliman

  • “Rama krijon spektakël për të mbuluar dështimet”, Vangjeli përplaset me Lelën në studio:Premton 4 herë ujë 24 orë dhe..

    “Rama krijon spektakël për të mbuluar dështimet”, Vangjeli përplaset me Lelën në studio:Premton 4 herë ujë 24 orë dhe..

    Analistët Lorenc Vangjeli dhe Alfred Lela janë përplasur në  një emision televiziv ndërsa po diskutohet fushata politike ndër vite e partive.

    Vangjeli: Rama u mor me LaCivita dhe tani merret me Vrenozin, (Berisha) mos të bjerë kaq lehtësisht në kurthin që të hap ai gjuhëshpati, është kurth, doktori del në resht të dytë, personazh kryesor është këshilltari në fushatë dhe herën tjetër demokrati i famshëm, Rama di sa di edhe Berisha, Rama e konsideron Berishën një siguracion fukllkasko dhe mendon se mekaniku Berisha do të rregullojë defektet e mia.
    Lela: Për atë që tha Lenci, zoti Rama mund të zgjedhë strategjinë, taktikën, narativën e vet por ne duhet t’i themi ca gjëra që kanë të bëjnë, pse e bën Rama këtë lloj fushate. Ka dy lloje, me anë të cilës t’i zbulon dhe mbulon, kur ishte në opozitë Rama kërkonte të zbulojë, tani do të mbulojë, ka bufin, do të pijë kafe me Vrenozin, s’ju nda LaCivita-së së shkretë. Ka shumë skandale, premtime të pambajtura, premton ujë 24 orë 4 herë dhe s’ka turp, gallata është më kollaj, por shqiptarët duhet të pyesin këto që na premtove me një premtim grotesk pa ndalu njëherë na fol pak për këto. Rama është i njëjti qenie politike transgresive, që beson se qeveris vendin, kur ti ndërton ngjarje pseudo ngjarje që kanë në thelb spektaklin. Ai e bën këtë kur e ke pjesë të karakterit dhe formimit dhe e përdor si instrument politik të lejueshëm, por kur bëhet për të fshehur…

  • “Vrenozi, ‘the boss’”/ Rama e ironizoi si liderin e ri te PD, demokrati ja kthen nga Korça: Jam boss që ha bukë me kos

    “Vrenozi, ‘the boss’”/ Rama e ironizoi si liderin e ri te PD, demokrati ja kthen nga Korça: Jam boss që ha bukë me kos

    Demokrati më i famshëm korçar, Ilir Vrenozi dhe kryeministri Edi Rama janë kthyer në qendër të vëmendjes ditët e fundit, duke replikuar me njëri tjetrin. Rama një ditë më parë e konsideroi me ironi Vrenozin “bosin” e Partisë Demokratike, pas fjalës që ai mbajti në Korçë. Ndërsa sot, demokrati nga Korça, iu përgjigj: “Jam boss që ha bukë me kos”.
    Ai thotë se bluzën që kishte veshur me mbishkrimin Boss ia kishte dhene LaCivita.
    “Ma ka bërë LaCivita mua këtë, që ti them këtij të birit të Kristaqit, që unë jam boss që ha bukë me kos. I lëshoi pëllumbat…mblidhe kapaçkën. Unë në garderopë e vura dorën dhe nuk e dija ca shkruante. Ti ma mësove mua se shkruante boss”.

  • Chris LaCivita poston foton me Donald Trump: Gjithçka filloi këtu…

    Chris LaCivita poston foton me Donald Trump: Gjithçka filloi këtu…

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • A e ka braktisur fushatën e PD?/ Chris LaCivita: Do luftoj deri në fund për atë që Edi Rama nuk ka bërë në 12 vite

    A e ka braktisur fushatën e PD?/ Chris LaCivita: Do luftoj deri në fund për atë që Edi Rama nuk ka bërë në 12 vite

    A e ka braktisur fushatën e PD?/ Chris LaCivita: Do luftoj deri në fund për atë që Edi Rama nuk ka bërë në 12 vite

    Strategu i fushatës së PD-së, amerikani Chris LaCivita ka bërë një lidhje live në Çim Peka Live në SYRI TV, ku i dha përgjigje pyetjeve dhe thashethemeve të ngritura nga propaganda rilindiste, se ai ka braktisur punën në Shqipëri.

    LaCivita hidhi poshtë thashethemet e mediave socialiste, që sipas tij këtë punë dinë të bëjnë, të gënjejnë, si dhe sqaroi se ai vijon punën intensive për fitoren e PD-së dhe rikthimin e Sali Berishës si kryeministër.

    Lidhur me ofendimet e Ramës ndaj tij, ku e ka quajtur ‘bulldog’, LaCivita u shpreh me humor se amerikanët e kanë për kompliment këtë shprehje, pasi bulldog nuk të hap rrugë kollaj.

    Kur një amerikë një njeri e quan ‘Bulldog’ nuk është fyerje por meret si kompliment sepse bulldog nuk të hap rrugë kollaj dhe unë nuk kam për të hapur rrugë kollaj dhe kam për të luftuar deri në fund për atë që Edi Rama në 12 vite nuk ka realizuar për Shqipërinë dhe shqiptarët’, u shpreh LaCivita.

    Intervista në studio:

    Peka: A ndodh në Amerikë që sondazhet e janarit të publikohen në maj?

    LaCivita: Koha në maj është shumë më ndryshe se koha në janar. Ka një ndryshim dramatik në dinamikën e politikës shqiptare nga janari deri tani dhe një sondazh i janarit nuk është i vlefshëm për tu prezantuar në maj për shkak të dinamikës dhe ndryshimeve drastike që ka pasur politika shqiptare gjatë këtyre kohëve.

    Peka: Një sondazhier që pretendohet se ka bërë sondazhe pro presidentit Trump, para dy netësh, sondazhin e janarit e dha në prill dhe pranoi se pyetësorin nuk e bënë ata por operatorët shqiptarë.

    I gjithë sondazhi ishte për një pyetje, një televizon shumë pranë kryeministrit, a jeni me Chris LaCivita dhe ai tha po. Duket që e gjithë kontrata ishte që ai të thoshte se ishte mik me ju, por nuk mori asgjë përsipër për sondazhin. A keni një koment?

    LaCivita: Shefi i sondazheve ka qënë Tony Fabricio ka qënë pjesë e ekipit, e njoh Jony është miku im dhe kemi punuar bashkë. Sondazhet ndonjëherë bëhet për të ndikuar opinionin publik nëpërmjet gjërave që ata publikojnë. Ne kemi vepruar ndryshe bashkë me Tony Fabricion dhe ekipin jemi fokusuar në problemet 12 vjeçare të qeverisë dhe problemet e shkaktuara karshi shqiptarëve nga ana e qeverisë Rama.

    Peka: Mediat pranë qeverisë para 1 ore kanë konstatuar se ju e keni braktisur fushatën e PD?

    LaCivita: Media socialiste dhe pranë Edi Ramës atë interes kanë që të gënjejnë sepse këtë gjë kanë bërë, kanë gënjyer. Unë jam aty gjithë kohës me stafin tim dhe punoj në mënyrë të përditshme. Edi Rama merret me mua, do të mbulojë dështimet e Edi Ramës gjatë këtyre 12 viteve qeverisje që nuk ka bërë asgjë për interesat e shqiptarëve.

    Peka: A ka ndodhur t’ju fyej ndonjë lider ndonjëherë siç ndodh me kryeministrin? Menjëherë pas hapjes së fushatës së opozitës, Edi Rama bëri një postim ku iu etiketoi si ‘bulldog’ dhe pas 3 minutash e fshiu. Jeni fyer ndonjëherë në këtë masë?

    LaCivita: Kjo është politikë, por kur një amerikë një njeri e quan ‘Bulldog’ nuk është fyerje por meret si kompliment sepse bulldog nuk të hap rrugë kollaj dhe unë nuk kam për të hapur rrugë kollaj dhe kam për të luftuar deri në fund për atë që Edi Rama në 12 vite nuk ka realizuar për Shqipërinë dhe shqiptarët.

  • Rama e etiketoi si “Bulldog”, LaCivita: Në SHBA është kompliment sepse nuk të hap rrugë kollaj

    Rama e etiketoi si “Bulldog”, LaCivita: Në SHBA është kompliment sepse nuk të hap rrugë kollaj

    Strategu i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka deklaruar se nuk do të tërhiqet lehtë dhe do të luftojë deri në fund për çështjet që, sipas tij, kryeministri Edi Rama nuk i ka zgjidhur në 12 vite qeverisje. Në një intervistë televizive, LaCivita iu përgjigj edhe etiketimit të tij si “bulldog” nga Rama, në një postim që më pas u fshi nga kryeministri.
    Ai sqaroi se, ndryshe nga konotacioni i përdorur në Shqipëri, në SHBA “bulldog” konsiderohet një kompliment për këmbënguljen dhe vendosmërinë.
    “Në Amerikë kur dikush të quan ‘bulldog’, është kompliment. Do të thotë se je i vendosur, nuk tërhiqesh kollaj. Dhe unë nuk kam për të hapur rrugë lehtë. Do të luftoj deri në fund për atë që Edi Rama nuk ka realizuar për Shqipërinë dhe shqiptarët gjatë këtyre 12 viteve,” u shpreh ai.
    I pyetur mbi zërat se ka braktisur fushatën e PD-së, LaCivita i quajti thashetheme të sajuara nga mediat pranë qeverisë.
    “Mediat pranë Edi Ramës janë të interesuara të shpërndajnë gënjeshtra. Unë jam çdo ditë në punë me stafin tim dhe nuk largohem nga sfida. Edi Rama thjesht përpiqet të fshehë dështimet e tij duke u marrë me mua,” tha strategu amerikan.

  • Rama e cilësoi bulldog, reagon LaCivita: Duhet ta dijë se bulldogu nuk të hap rrugë…

    Rama e cilësoi bulldog, reagon LaCivita: Duhet ta dijë se bulldogu nuk të hap rrugë…

    Strategu i fushatës së PD-së, amerikani Chris LaCivita ka bërë një lidhje në Çim Peka Live, ku i dha përgjigje pyetjeve dhe thashethemeve të ngritura nga propaganda rilindiste, se ai ka braktisur punën në Shqipëri.
    LaCivita hidhi poshtë thashethemet e mediave socialiste, që sipas tij këtë punë dinë të bëjnë, të gënjejnë, si dhe sqaroi se ai vijon punën intensive për fitoren e PD-së dhe rikthimin e Sali Berishës si kryeministër.
    Lidhur me ofendimet e Ramës ndaj tij, ku e ka quajtur ‘bulldog’, LaCivita u shpreh me humor se amerikanët e kanë për kompliment këtë shprehje, pasi bulldog nuk të hap rrugë kollaj.
    “Kur në amerikë një njeri e quan ‘Bulldog’ nuk është fyerje por meret si kompliment sepse bulldog nuk të hap rrugë kollaj dhe unë nuk kam për të hapur rrugë kollaj dhe kam për të luftuar deri në fund për atë që Edi Rama në 12 vite nuk ka realizuar për Shqipërinë dhe shqiptarët”, u shpreh LaCivita.
    A ndodh në Amerikë që sondazhet e janarit të publikohen në maj?
    LaCivita: Koha në maj është shumë më ndryshe se koha në janar. Ka një ndryshim dramatik në dinamikën e politikës shqiptare nga janari deri tani dhe një sondazh i janarit nuk është i vlefshëm për tu prezantuar në maj për shkak të dinamikës dhe ndryshimeve drastike që ka pasur politika shqiptare gjatë këtyre kohëve.
     Një sondazhier që pretendohet se ka bërë sondazhe pro presidentit Trump, para dy netësh, sondazhin e janarit e dha në prill dhe pranoi se pyetësorin nuk e bënë ata por operatorët shqiptarë. I gjithë sondazhi ishte për një pyetje, një televizon shumë pranë kryeministrit, a jeni me Chris LaCivita dhe ai tha po. Duket që e gjithë kontrata ishte që ai të thoshte se ishte mik me ju, por nuk mori asgjë përsipër për sondazhin. A keni një koment?
    LaCivita: Shefi i sondazheve ka qënë Tony Fabricio ka qënë pjesë e ekipit, e njoh Jony është miku im dhe kemi punuar bashkë. Sondazhet ndonjëherë bëhet për të ndikuar opinionin publik nëpërmjet gjërave që ata publikojnë. Ne kemi vepruar ndryshe bashkë me Tony Fabricion dhe ekipin jemi fokusuar në problemet 12 vjeçare të qeverisë dhe problemet e shkaktuara karshi shqiptarëve nga ana e qeverisë Rama.
    Mediat pranë qeverisë para 1 ore kanë konstatuar se ju e keni braktisur fushatën e PD?
    LaCivita: Media socialiste dhe pranë Edi Ramës atë interes kanë që të gënjejnë sepse këtë gjë kanë bërë, kanë gënjyer. Unë jam aty gjithë kohës me stafin tim dhe punoj në mënyrë të përditshme. Edi Rama merret me mua, do të mbulojë dështimet e Edi Ramës gjatë këtyre 12 viteve qeverisje që nuk ka bërë asgjë për interesat e shqiptarëve.
    A ka ndodhur t’ju fyej ndonjë lider ndonjëherë siç ndodh me kryeministrin? Menjëherë pas hapjes së fushatës së opozitës, Edi Rama bëri një postim ku iu etiketoi si ‘bulldog’ dhe pas 3 minutash e fshiu. Jeni fyer ndonjëherë në këtë masë?
    LaCivita: Kjo është politikë, por kur një amerikë një njeri e quan ‘Bulldog’ nuk është fyerje por meret si kompliment sepse bulldog nuk të hap rrugë kollaj dhe unë nuk kam për të hapur rrugë kollaj dhe kam për të luftuar deri në fund për atë që Edi Rama në 12 vite nuk ka realizuar për Shqipërinë dhe shqiptarët.

  • LaCivita në kontakt me PD mbi 3 herë në ditë’/ Mediu: 5 përfaqësues nga SHBA të vendosur në Shqipëri

    LaCivita në kontakt me PD mbi 3 herë në ditë’/ Mediu: 5 përfaqësues nga SHBA të vendosur në Shqipëri

    LaCivita në kontakt me PD mbi 3 herë në ditë’/ Mediu: 5 përfaqësues nga SHBA të vendosur në Shqipëri

    Presidenti i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, foli për angazhimin e Criss LaCivita strategut amerikan në fushatën e opozitës. Ai tha se Criss LaCivita është çdo ditë në kontakt të ngushtë me shtabin elektoral të koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

    Mediu theksoi se pesë përfaqësues të përhershëm nga SHBA ndodhen në zyrat e PD-së dhe ndihmojnë në menaxhimin e fushatës. Sipas tij, fokusi kryesor i fushat se PD është bashkëbisedimi me qytetarët dhe jo debati me Edi Ramën. Mediu akuzoi Ramën për fyerje, mashtrime dhe sjellje arrogante. Ai u shpreh se qeveria aktuale ka larguar mbi një milion shqiptarë gjatë 12 viteve të fundit. Sipas Mediut, mazhoranca po tenton të manipulojë procesin zgjedhor përmes presionit, korrupsionit dhe grupeve kriminale.

    Mediu: Para se të fillonim emisionin këtu, edhe në prani të miqve që janë këtu në studio, ne folëm me Cris LaCivitan. Criss LaCivita është më shumë se tre herë në ditë në kontakt me të gjithë stafin dhe shtabin drejtues elektoral të koalicionit Parti Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore.Ka 5 përfaqësues permanent nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që punojnë në zyrat e Partisë Demokratike me shtabin, si nga pikëpamja e mesazheve, organizimit të takimeve…Pra është non stop i angazhuar me fushatën elektorale të Partisë Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore.Dhe besoj se i gjithë fokusi i kësaj fushate nuk është debat me Edi Ramën, por është bashkëbisedimi me qytetarët shqiptarë.

    Të gjithë e njohin se çfarë është Edi Rama, nëse doni t’i vendosim epitete, mund ta gjejmë fare kollaj: mashtrimi është e para, në një lloj mënyre delirant e dyta, dhe një njeri i cili shan dhe fyen këdo që i del përpara, e treta.

    Ne duam të merremi me çështjet e qytetarëve në mënyrë që t’ju tregojmë atyre që me një program, me një qëllim serioz, me një mission të cilin e ka marrë përsipër zoti Berisha, ne të përpiqemi që të sjellim Shqipërinë edhe shqiptarët në një standard tjetër, ku qeveria është shërbëtore e tyre dhe nuk i mbivendoset mbi shpatulla për t’iu marrë frymën dhe për t’iu cenuar dinjitetin dhe lirinë, siç ka ndodhur në këto 12 vite.

    Edi Rama, duke mos pasur asnjë rekord pozitiv në 12 vite të qeverisjes së vet, padyshim që është i interesuar ta devijojë fushatën në sharje, në fyerje, në largimin e njerëzve nga qendrat e votimit, ashtu siç i ka larguar nga Shqipëria më shumë se 1 milion shqiptarë në këto 12 vite.

    Pra, qartësisht kërkon që debati të jetë sa më bajat, sa më pak interes qytetar në procesin e votimit, dhe pastaj nëpërmjet grupeve kriminale, parave të korrupsionit, patronazhistëve, të blejë dhe të intimidojë votuesit shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Dhe për këtë ka fakte dhe prova të cilat janë evidente, janë përcjellë edhe në media dhe në opinionin publik.

  • Mediu: 5 përfaqësues nga SHBA të vendosur në Shqipëri

    Mediu: 5 përfaqësues nga SHBA të vendosur në Shqipëri

    Fatmir Mediu flet për angazhimin e Criss LaCivita strategut amerikan në fushatën e opozitës. Kreu i PR-së tha se Criss LaCivita është çdo ditë në kontakt të ngushtë me shtabin elektoral të koalicionit ”Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
    ”Të gjithë e njohin se çfarë është Edi Rama, nëse doni t’i vendosim epitete, mund ta gjejmë fare kollaj: mashtrimi është e para, në një lloj mënyre delirant e dyta, dhe një njeri i cili shan dhe fyen këdo që i del përpara, e treta. Ne duam të merremi me çështjet e qytetarëve në mënyrë që t’ju tregojmë atyre që me një program, me një qëllim serioz, me një mission të cilin e ka marrë përsipër zoti Berisha, ne të përpiqemi që të sjellim Shqipërinë edhe shqiptarët në një standard tjetër, ku qeveria është shërbëtore e tyre dhe nuk i mbivendoset mbi shpatulla për t’iu marrë frymën dhe për t’iu cenuar dinjitetin dhe lirinë, siç ka ndodhur në këto 12 vite.

    Edi Rama, duke mos pasur asnjë rekord pozitiv në 12 vite të qeverisjes së vet, padyshim që është i interesuar ta devijojë fushatën në sharje, në fyerje, në largimin e njerëzve nga qendrat e votimit, ashtu siç i ka larguar nga Shqipëria më shumë se 1 milion shqiptarë në këto 12 vite.
    Pra, qartësisht kërkon që debati të jetë sa më bajat, sa më pak interes qytetar në procesin e votimit, dhe pastaj nëpërmjet grupeve kriminale, parave të korrupsionit, patronazhistëve, të blejë dhe të intimidojë votuesit shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Dhe për këtë ka fakte dhe prova të cilat janë evidente, janë përcjellë edhe në media dhe në opinionin publik”,-tha në ”Syri.net”.