Tag: lacivita

  • Berisha:  Gonzato shpif se LaCivita do sjellë 9 miliardë euro që Shqipëria të shkëputet nga BE

    Berisha: Gonzato shpif se LaCivita do sjellë 9 miliardë euro që Shqipëria të shkëputet nga BE

    Gjatë konferencës për shtyp në selinë e PD, kreu demokrat Berisha tha se ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato po përçon propagandën e Edi Ramësn ë institucionet europiane
    “Mashtruan se LaCivita do sjellë 9 miliardë euro që Shqipëria të shkëputet nga BE”, tha kreu demokrat.
    Berisha: Opozita ndodhet para disa sulmeve të targetuara të individëve të caktuar që janë në Komisionin Evropian ose që përfaqësojnë në Shqipëri, Bashkimin Evropian.
    Të ngjashme, por jo identike me qëndrimet e zonjës Kos janë qëndrimet e ambasadorit Gonzato, i cili është një përçues i propagandës së paguar të Edi Ramës dhe i dezinformimit të papërmbajtur.
    Lidhur me këtë të fundit, unë u kam informuar ju se ky zotëri, për të përcjellë propagandën e Edi Ramës, u thotë deputetëve të Parlamentit Evropian se kryetari i PD nuk është pro-perëndimor pasi agjenda e tij është MAGA dhe jo integrimi.
    Ky është një trillim, një mashtrim, e kam dënuar njëherë dhe e dënoj prapë.
    PD ka qenë dhe mbetet absolutisht e përkushtuar në procesin e integrimit.
    Janë të gjitha integrimet e mëdha të Shqipërisë vepër e kësaj partie.
    Kurse sa i përket mashtrimit se ai ka agjendë MAGA-n, MAGA si program i një partie konservatore, ka shtylla e shkëlqyera të mbrojtjes të vlerave që partitë konservatore ndajnë, dhe unë i rikujtoj atij zotërie, se nuk e di ku ka qenë ai 32 vjet më parë kur Sali Berisha ka vendosur në Shqipëri taksën e dytë më të ulët në botë, TVSH-në më të ulët në botë pas një vendi tjetër dhe sistemin fiskal më konservator, më të ulët.
    Ka bërë gjithçka për konsolidimin e familjes, ka mbrojtur interesin kombëtar.
    Pra, në qoftë se ka një konkordancë, ne jemi krenarë për vlerat që mbrojmë dhe nuk mundet kurrë asnjë njeri nga pozitat e ekstremizmit të majtë të bëjë gjah shtrigash kundër programit tonë.
    Në rast se presidenti Donald Trump këto vlera po i mbron dhe po i konsolidon në SHBA, ky është interesi i mbarë njerëzimit.
    Apo pas mashtrimit tjetër se Chris LaCivita ka sjellë këtu çekun 9 miliardë euro në rast se fiton Shqipëria për t’u shkëputur nga BE.
    Shqiptarët duhet ta dinë se kjo është propagandë e Edi Ramës dhe është përcjellë në të gjitha nivelet në kancelaritë në Bruksel.
    Këto janë shpifje të turpshme.
    Do blika mosanëtarësimin, përkundrazi, politika e SHBA ka qenë dhe është që Shqipëria të anëtarësohet në BE.
    Por i theksova këto sepse janë fakte reale, janë të pamohueshme,
    Dhe natyrisht në këtë mjedis, zonja Kos mund të bëjë çdo deklaratë, por nuk është e vetme zonja Kos. Jo!

  • Berisha: Gonzato përçon propagandën e Ramës! Mashtruan se LaCivita do sjellë 9 miliardë euro që Shqipëria të shkëputet nga BE

    Berisha: Gonzato përçon propagandën e Ramës! Mashtruan se LaCivita do sjellë 9 miliardë euro që Shqipëria të shkëputet nga BE

    Gjatë konferencës për shtyp në selinë e PD, kreu demokrat Berisha tha se ambasadori i BE në Shqipëri përçon propagandën e Ramës.

    “Mashtruan se LaCivita do sjellë 9 miliardë euro që Shqipëria të shkëputet nga BE”, tha kreu demokrat.

    Berisha: Opozita ndodhet para disa sulmeve të targetuara të individëve të caktuar që janë në Komisionin Evropian ose që përfaqësojnë në Shqipëri, Bashkimin Evropian.

    Të ngjashme, por jo identike me qëndrimet e zonjës Kos janë qëndrimet e ambasadorit Gonzato, i cili është një përçues i propagandës së paguar të Edi Ramës dhe i dezinformimit të papërmbajtur.

    Lidhur me këtë të fundit, unë u kam informuar ju se ky zotëri, për të përcjellë propagandën e Edi Ramës, u thotë deputetëve të Parlamentit Evropian se kryetari i PD nuk është pro-perëndimor pasi agjenda e tij është MAGA dhe jo integrimi.

    Ky është një trillim, një mashtrim, e kam dënuar njëherë dhe e dënoj prapë.

    PD ka qenë dhe mbetet absolutisht e përkushtuar në procesin e integrimit.

    Janë të gjitha integrimet e mëdha të Shqipërisë vepër e kësaj partie.

    Kurse sa i përket mashtrimit se ai ka agjendë MAGA-n, MAGA si program i një partie konservatore, ka shtylla e shkëlqyera të mbrojtjes të vlerave që partitë konservatore ndajnë, dhe unë i rikujtoj atij zotërie, se nuk e di ku ka qenë ai 32 vjet më parë kur Sali Berisha ka vendosur në Shqipëri taksën e dytë më të ulët në botë, TVSH-në më të ulët në botë pas një vendi tjetër dhe sistemin fiskal më konservator, më të ulët.

    Ka bërë gjithçka për konsolidimin e familjes, ka mbrojtur interesin kombëtar.

    Pra, në qoftë se ka një konkordancë, ne jemi krenarë për vlerat që mbrojmë dhe nuk mundet kurrë asnjë njeri nga pozitat e ekstremizmit të majtë të bëjë gjah shtrigash kundër programit tonë.

    Në rast se presidenti Donald Trump këto vlera po i mbron dhe po i konsolidon në SHBA, ky është interesi i mbarë njerëzimit.

    Apo pas mashtrimit tjetër se Chris LaCivita ka sjellë këtu çekun 9 miliardë euro në rast se fiton Shqipëria për t’u shkëputur nga BE.

    Shqiptarët duhet ta dinë se kjo është propagandë e Edi Ramës dhe është përcjellë në të gjitha nivelet në kancelaritë në Bruksel.

    Këto janë shpifje të turpshme.

    Do blika mosanëtarësimin, përkundrazi, politika e SHBA ka qenë dhe është që Shqipëria të anëtarësohet në BE.

    Por i theksova këto sepse janë fakte reale, janë të pamohueshme,

    Dhe natyrisht në këtë mjedis, zonja Kos mund të bëjë çdo deklaratë, por nuk është e vetme zonja Kos. Jo!

  • Pagesa e PD për LaCivita, Manjani: 1.4 mln euro paska marrë kodoshi, pa 6 milionëshin e Mulit që do ta hetonin…

    Pagesa e PD për LaCivita, Manjani: 1.4 mln euro paska marrë kodoshi, pa 6 milionëshin e Mulit që do ta hetonin…

    Ylli Manjani ka reaguar me ironi, pas bërjes publike të shifrave që ka marrë Chris LaCivita nga Partia Demokratike, për fushatën e zgjehdjeve të 11 majit.
    “1.4 milionë euro paska marrë kadoshi. Po masazhi indian futet këtu?!
    Plus mori edhe një këngë, të ndjerë…
    “në Shqipëri lindi drita,se na erdhi Lacivita…”
    Hajde, Pajtim!
    Hopa,’reeee..
    Inshalla ti kenë dhënë noi kacidhe këngëtarit…
    ***
    Nuk përfshihet këtu as 6 milionëshi që u çua direkt në Amerikë. Është ajo kontrata e Mulit që medemek do ta hetonin “heronjt e kalajmeve të Yurit”…”, shkruan Manjani.

  • “Mesazh i koduar nga Washingtoni”, Kokalari godet Berishën: LaCivita fajësoi hapur ish-kryeministrin për disfatën e..

    “Mesazh i koduar nga Washingtoni”, Kokalari godet Berishën: LaCivita fajësoi hapur ish-kryeministrin për disfatën e..

    Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’ për marrjen nën kontroll të Partisë Demokratike, ka perifrazuar një mesazh të Chris LaCivita, duke drejtuar gishtin nga kreu demokrat si përgjegjësin kryesor të humbjes së zgjedhjeve në 11 maj.
    Kokalari shkruan se LaCivita, përmes një komenti të tij për zgjedhjet në Virxhinia, fajëson Sali Berishën dhe paaftësinë e tij për një fushatë të suksesshme, për humbjen e zgjedhjeve në 11 maj.
    “Ndërkohë, LaCivita sqaron demokratët për humbjen e thellë, duke fajësuar kandidatin Sali Berisha dhe paaftësitë e tija për një fushatë jo të suksesshme”, shkruan Kokalari, duke postuar mesazhin e mëposhtëm nga LaCivita.

  • Mori 1.6 milionë dollarë, Sali Berisha mbron kontratën e majme me LaCivitan, reagon ashpër Evi Kokalari dhe shpreh…

    Mori 1.6 milionë dollarë, Sali Berisha mbron kontratën e majme me LaCivitan, reagon ashpër Evi Kokalari dhe shpreh…

    Rigels Seliman
    Edhe pse sherifi i fushatës së tij Chris Lacivita u pagua me një shumë të majme, por nuk i siguroi fitoren, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vijon të justifikojë paratë që u paguan për të. Ai thotë se Lacivita bëri aq sa mundi në kushtet e një gare te pabarabartë, ndërsa akuzon Partinë Socialiste se fshehu shpenzimet e fushatës. Strategu amerikan i fushatës së tij Chris Lacivita nuk i dhuroi Sali Berishës fitoren ndryshe nga sa të dy kishin premtuar. Sherifi u largua me 1.4 milionë euro ose 1.6 milionë dollarë pas humbjes, por Berisha, thotë se ai bëri më të mirën. “Së pari, ju dhe çdo shqiptar, mësuat dje se shifra e paguar ishte 14 herë më e vogël nga ajo që shpalli Edi Rama dhe makineria e tij e mashtrimit.
    Në rast se shkoni në mars të këtij viti, do gjeni shifra 22 milionë e me radhë. Dhe ju e patë, dhe shqiptarët e panë, se kjo shifër ishte jo 10, por 15 herë më e ulët. Pra, tullumbacja e skandalit të tyre u shfry dhe atyre u ngeli mashtrimi në dorë. Ekipi i LaCivita, pa diskutim ekipi më serioz i botës, me eksperiencën më të jashtëzakonshme. Por, dhe bëri më të mirën e mundshme. Dhanë një ndihmë jashtëzakonisht të çmuar. Organizuan një fushatë që shqiptarët nuk e kishin parë kurrë më parë. Por ekipi i tyre nuk ishte përgjegjës për diktaturën autoritare të vendosur në Shqipëri nga Edi Rama”, deklaroi dje Berisha gjatë një konference për mediat nga selia blu.
    Berisha vlerëson LaCivitën dhe sulmon PS
    Afërsisht shumën që Berisha i ka paguar vetëm Lacivitas, Partia Socialiste ka deklaruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) se ka shpenzuar për të gjithë fushatën e saj, përfshirë mitingjet e sondazhet. Por për kryedemokratin socialistët fshehin shpenzimet. “Unë të garantoj që, të paktën 5 mln Lubia në Fier nuk është ndarë. Vetëm Lubia. Por ka një gjë. Ne raportojmë shifra të vërteta, ata mashtrojnë se i kanë të tyre. Ka gjë më të turpshme se kjo. Të gjithë drejtorët me radhë, me makina, sekretare të gjithë kanë qenë në fushatë.
    Por e di sa kushton dita. Kanë qenë 3 muaj në fushatë. Vetëm Lubia ka minimumi 5 milionë në qarkun, minimumi. Pa llogaritur sa ka shpenzuar për llogarisë të Lubisë, Arben Qimja, Renato Salihi dhe ‘Hakmarrja për drejtësi’, pa llogaritur këto, që i kishte si ushtarë me vete Lubia. Dmth kur sheh shifra të pakrahasueshme mos i krahaso. Ne kemi treguar të vërtetën, aq kemi shpenzuar, aq sa është thënë në KQZ. Të tjerat blofe. U tha 22 mln, lexoni çfarë tha në fillim Edi Rama me propagandën e tij. Kjo është. Prandaj nuk kanë gjë të vërteta ato. Ja vlejti, 100 herë ja vlejti. Ja vlejti sepse, ata njerëz me eksperiencë të jashtëzakonshme u angazhuan dhe në trajnime, instruksione të parimeve dhe vlerave konservatore tek të rinjtë, kandidatët dhe me radhë. Pra ishte një shkollë e vërtetë konservatorizmit prania e tyre këtu. Ja vlejti shumë sepse një eksperiencë e jashtëzakonshme.
    Ata arritën të formësojnë, të paraqesin shqiptarëve fushatën më të bukur që ata kanë parë ndonjëherë. Ja vlejti shumë sepse ata panë, se një kukull e Soros, i ngjashëm me Maduron, ndaj quhet Ramaduro në mediat amerikane apo me Noriegën nuk respekton asnjë parim, asnjë princip, asnjë ligj kombëtar dhe ndërkombëtar të zgjedhjeve të lira. Ja pra ja vlejti… … Tani këto unë nuk jam marrë më asnjë euro. Mund të ketë deklarata të gabuara, mund të ketë gabime dhe korrigjohen, por kjo nuk ndryshon asgjë prej gjëje. Kjo nuk ndryshon. Kemi qenë një koalicion dhe në këtë koalicion, Partia Demokratike ka qenë ‘share holder’ kryesor dhe sigurisht përballues kryesor i shpenzimeve, por partitë e tjera aleate kanë kontribuar në mënyrat e tyre”, nënvizoi dje Berisha.
    Reagon Kokalari
    Ndërkohë aktivistja Evi Kokalari ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berishën për shifrën e kripur prej 1.4 milion eurosh (1.6 mln dollarë) të shpenzuar nga PD për të paguar konsulencën amerikane për fushatën e 11 majit. Në një postim në rrjete sociale, Kokalari përmend edhe kontratën lobuese prej 6 milionë dollarësh me “Continental Strategy”, të firmosur nga Flamur Noka me Carlo Trujillo, në cilësinë e presidentit të kompanisë amerikane, i cili ka qenë shef i kabinetit të Marco Rubios. Kokalari thekson se për një shumë të tillë nuk shpenzojnë as për garat kongresiale në SHBA, teksa merr edhe një shembull të konsulentit që pagoi PD, Chris LaCivita, i cili nëpërmjet Maga Pac që drejton mblodhi 2 milionë dollarë për një kongresmen në Kentaki.
    Shifra e shpenzuar nga PD, thotë Kokalari, është e pajustifikueshme për një “mjek të thjeshtë i regjimit komunist” si Berisha dhe që po mban peng me vite opozitën. Kokalari thotë se me këto shpenzime tregohet qartë se është i korruptuar, ndërsa i përmend atij edhe pasuritë e familjes së tij. “Sali Berisha 1.6 milionë dollarë për Lacivitën dhe Manafort + 6 milionë dollarë për ish-shefin e kabinetit të Rubios = 7.6 milionë dollarë!! Dhe supozohet të besojmë se nuk je i korruptuar? Ky lloj leku është shumë dhe për kandidatët që i futen garave kongresionale në SHBA, psh Lacivita drejton një MAGA PAC që mblodhi $2 million për të luftuar një kongresman në Kentaki, Thomas Massie, i cili është Republikan por voton gjithnjë kundër Trump.
    Dhe këto fonde u ngritën sepse Trump mori në telefon donatorët që janë miqtë të tij dhe miliarderë, po ti…ti mjeku i thjeshtë i regjimit komunist, ti që ke 34 vjet që mban peng opozitën, ti që s’të dridhet qerpiku kur thua se nga një apartament i vogël kalove tek një me 50m2 më tepër, dhe kaq është pasuria jote (fakiri ti), dhe harron të thuash se në po të njëjtën shkallë pallati, familja ka dhe katër apartamente të tjera….ti vet paguan $7.6 Million dhe s’të dridhet dora”, shkruan ajo.  Mes të tjerash, aktivistja shpreh keqardhje për “ ata që të rrinin për ditë tek ‘Rruga e Shpresës’ duke luftuar ‘padrejtësinë e arrestimit tënd shtëpiak nga SPAK-u, sepse vetëm i korruptuar, ti nuk je.” I kujton gjithashtu edhe akuzat që bën ndaj SPAK. “Të them të drejtën më shumë më dhimbsen ata që të rrinin për ditë tek ‘Rruga e Shpresës’ duke luftuar ‘padrejtësinë e arrestimit tënd shtëpiak nga SPAK-u, sepse vetëm i korruptuar, ti nuk je. Dhe ke pafytyrësinë t’i thuash SPAK organizatë kriminale?!!! Ti vazhdon tallesh masivisht me këtë popull dhe s’kupton që dhe ti, dhe Meta, dhe Rama në burg do ti mbyllni ditët tuaja. MOS GABONI PËR KËTË!”, përfundon ajo.

  • New York Times: LaCivita u pagua 1.62 milionë dollarë nga opozita shqiptare! E paraqiti Berishën si viktimë të një…

    New York Times: LaCivita u pagua 1.62 milionë dollarë nga opozita shqiptare! E paraqiti Berishën si viktimë të një…

    Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë pagesës 1.62 milionë dollarë të opozitës shqiptare ndaj tre konsulentëve amerikanë, teksa media prestigjoze New York Times, i ka kushtuar një artikull të plotë sesi LaCivita, Tony Fabrizio-s dhe Paul Manafort u paguan 1.62 milionë dollarë nga opozita shqiptare. Ndërsa në shkrim theksohet se konsulentët e paraqitën Berishën si viktimë të një “gjuetie shtrigash” të orkestruar nga rivalët vendas dhe demokratët.
    Artikulli i plotë i New York Times:
    “Konsulentët që kanë punuar në fushatat presidenciale të Donald J. Trump-it janë paguar më shumë se 1.6 milionë dollarë për të këshilluar një parti opozitare konservatore shqiptare mbi strategjinë e saj për zgjedhjet parlamentare të majit, sipas një raporti financiar të depozituar të hënën. Në raportin e dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Partia Demokratike e Shqipërisë deklaron pagesa me vlerë më shumë se 1.62 milionë dollarë ndaj firmës këshilluese të Chris LaCivita-s, i cili ndihmoi në menaxhimin e fushatës së Trump-it në vitin 2024, si dhe gati 65 mijë dollarë për sondazhe nga firma e Tony Fabrizio-s, një tjetër këshilltar i operacionit politik të Trump-it. Partia Demokratike e Shqipërisë humbi thellë në zgjedhjet e majit, pavarësisht përpjekjeve të LaCivita-s dhe Paul Manafort-it — i cili drejtoi për pak kohë fushatën e Trump-it në vitin 2016 — për ta paraqitur liderin e partisë, ish-presidentin Sali Berisha, si një figurë të ngjashme me Trump-in.
    Sipas raportit, pagesat, të cilat janë paraqitur në valutën shqiptare, janë kryer përgjatë më pak se katër muajve — duke filluar nga mesi i shkurtit deri në fund të majit. LaCivita punoi në Shqipëri si pjesë e një ekipi me Fabrizion dhe Manafort-in. Ky organizim ngre mundësinë që firma e LaCivita-s, Advancing Strategies, të ketë nënkontraktuar Fabrizion dhe Manafort-in, një strukturë e zakonshme për konsulentët e fushatave. Të tre kanë ofruar shërbimet e tyre si ekip për fushata të tjera jashtë SHBA-së që nga fitorja e Trump-it vjeshtën e kaluar. Konsulentët politikë amerikanë që fitojnë fushata presidenciale në SHBA janë shpesh shumë të kërkuar në mbarë botën, dhe nuk është e pazakontë që ata të përfitojnë shuma të mëdha nga fushata të huaja.
    LaCivita, i cili udhëtoi disa herë në Shqipëri gjatë fushatës për të mbështetur publikisht Berishën, nuk pranoi të komentojë. Manafort dhe Fabrizio nuk iu përgjigjën kërkesave për koment. LaCivita dhe Manafort e paraqitën Berishën si viktimë të një “gjuetie shtrigash” të orkestruar nga rivalët vendas dhe demokratët, përfshirë miliarderin George Soros dhe administratën e ish-presidentit Joseph R. Biden Jr. Berisha po përballet me akuza për korrupsion në Shqipëri në lidhje me një aferë pronësie, dhe në vitin 2021 ai u sanksionua nga administrata Biden për “korrupsion të rëndësishëm”, sipas një deklarate të ish-sekretarit të shtetit Antony Blinken. Ai e akuzoi Berishën për shpërdorim fondesh publike dhe përdorim të pushtetit për pasurimin e aleatëve dhe familjarëve të tij. Pas humbjes së partisë së Berishës ndaj Partisë Socialiste në pushtet të kryeministrit Edi Rama, LaCivita përforcoi pretendimet e Berishës se zgjedhjet ishin manipuluar. Megjithatë, rinumërimi i kërkuar nga partia e Berishës nuk i mbështeti këto pretendime.”.
     
     

  • Zogaj: PD pagoi “kapelen e Lacivita-s” shumë shtrenjtë, nuk i solli asnjë trofe Berishës

    Zogaj: PD pagoi “kapelen e Lacivita-s” shumë shtrenjtë, nuk i solli asnjë trofe Berishës

    Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH, ka komentuar çështjen e pagesës prej 1.4 milionë euro që Partia Demokratike ka paguar strategun Chriss Lacivita për fushatën elektorale të 11 majit 2025. 
    Sipas Zogajt, pagesa ishte shumë e lartë, ndërsa vlerësoi se në Shqipëri ka profesionistë më të aftë që mund të kishin realizuar me sukses fushatën e PD-së. 
    “Është deklaruar shuma dhe duhet theksuar kjo, sepse është respektuar transparenca. Në dijeninë time, Lacivita ka ardhur dy herë në Shqipëri. Në vlerësimin tim, ka njerëz shumë më të zotë këtu për të bërë atë spektakël, por në këtë rast PD ka paguar kapelen e Lacivita-s. Shumë shtrenjtë kjo kapele, sepse nuk i solli asnjë trofe Berishës,” u shpreh Zogaj. 
    Sipas analistit, Zogaj, pagesat ndaj tij do të kishin justifikim nëse do të sillnin një rezultat konkret për ish-kryeministrin Sali Berisha, por që sipas tij, nuk i solli asnjë trofe këtij të fundit. 
    “Pagesat do kishin një justifikim nëse do t’i sillte ndonjë trofe,  t’i hiqej ‘non grata’ të paktën, ose t’i jepej një vizë për të shkuar në Nju Jork. Asnjë nga këto, asgjë nuk ndryshoi. Numri i votuesve për PD u zvogëlua. Nuk mendoj se Berisha është i kënaqur me pagesën, sepse i ka kushtuar shumë një kapele,” shtoi Zogaj. 

  • “Bëri punë të jashtëzakonshme”/Berisha justifikon pagesën për LaCivita: Organizuam fushatë që shqiptarët nuk e kishin..

    “Bëri punë të jashtëzakonshme”/Berisha justifikon pagesën për LaCivita: Organizuam fushatë që shqiptarët nuk e kishin..

    “Ekipi i LaCivita, pa diskutim ekipi më serioz i botës, me eksperiencën më të jashtëzakonshme”.
    Pavarësisht se i ashtuquajtur magjistar prej tij në fushatë nuk arriti që ta çonte magjinë deri në fund, t’i sillte në pushtet, Sali Berisha vlerëson punën e strategut amerikan të fushatave, Chris LaCivita.
    Një ditë pas zbulimit të shumës 1.67 milionë Dollarë që LaCivita mori nga Partia Demokratike, për Berishën pagesa është mëse normale.
    “Bëri më të mirën e mundshme. Dhanë një ndihmë jashtëzakonisht të çmuar. Organizuan një fushatë që shqiptarët nuk e kishin parë kurrë më parë. Por ekipi i tyre nuk ishte përgjegjës për diktaturën autoritare të vendosur në Shqipëri nga Edi Rama”, tha Berisha.
    Rezultatin e 11 majit, lideri demokrat nuk ia faturon strategut amerikan, por Edi Ramës, duke renditur edhe shkeljet që sipas tij nga ndodhur para dhe gjatë fushatës elektorale.
    “Në Shqipëri nuk ka zgjedhje, ka farsë. Prandaj beteja vazhdon, kjo është betejë në vazhdim. Ka pasur një betim solemn tonin, do mbrojmë votën dhe ne kemi mbrojtur votën në mënyrën tonë”, shtoi Berisha.
    Sa i përket progres raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë, Berisha tha se ende nuk ishte në duar, por sërish kishte një qëndrim.
    “Përveç kriterit gjeostrategjik, Shqipëria në mënyrë absolute nuk plotëson asnjë kriter tjetër. Ne kemi bërë të pamundurën të informojmë institucione të BE-së, në mënyrë veçantë parlamentin. Por edhe përfaqësues të ambasadave të vendeve partnere për zhvillimet në Shqipëri”, deklaroi kreu i demokratëve.

  • 1.3 mln euro për LaCivita dhe ekipin e tij? Berisha: 14 herë më pak se sa deklaronte Rama!

    1.3 mln euro për LaCivita dhe ekipin e tij? Berisha: 14 herë më pak se sa deklaronte Rama!

    chris lacivita-sali berisha

    TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar faturën e publikuar ditën e djeshme lidhur me shpenzimet që Partia Demokratike ka kryer gjatë fushatës së 11 majit, kryesisht për konsulencën e strategut amerikan Chris LaCivita. Për Berishën, shifra e paguar është 14 herë më vogël nga ajo që shpalli Rama në mars të këtij viti. Kreu i demokratëve nuk la pa vlerësuar punën LaCivitës, për të cilin tha se organizoi një fushatë që shqiptarët nuk e kanë parë kurrë më parë. 
    “Ju dhe çdo shqiptar mësuat dje se shifra e paguar ishte 14 herë më e vogël nga ajo që shpalli Rama dhe makineria e tij e mashtrimit, në rast se shkoni në mars të këtij viti do gjeni shifrat 22 mln e me radhe e me radhë, shqiptarët e panë që kjo shifër jo 10 por 15 herë më e ulët. Tullumbacja e skandalit të tyre u shfry dhe atyre u ngeli mashtrimi më dorë. Ekipi i La Civita, ekipi më serioz i botës, me eksperiencën më të jashtëzakonshme, por bëri më të mirën e mundshme, dha një ndihmë jashtëzakonisht të çmuar, organizoi një fushatë që shqiptarët nuk e kishin parë kurrë më parë. Ekipi nuk ishte përgjegjës për diktaturën autoritare të vendosur nga Rama. Cili do të ishte rezultati i zgjedhjeve të 11 majit, Edi Rama nuk do të arrestonte në vitin elektoral dhe të ndiqte penalisht liderët e tre partive opozitare? Cili do të ishte rezultati i zgjedhjeve nëse Rama, duke shkelur ligjin nuk do të organizonte mbi 4 mijë evente për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve? Cili do të ishte rezultati, në rast se Rama nuk do të përdorte të gjitha burimet e qeverisë elektorale duke shkelmuar parimin e pabarazisë, duke krijuar një fushë të pabarabartë?”, u shpreh Berisha.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi dje shpenzimet e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit. Raporti i KQZ tregon edhe të ardhurat e deklaruara nga partitë, ku PS ka shpenzuar në total 169,574,703 lekë, Partia Demokratike ka shpenzuar në total 213,060,301 lekë, ndërsa drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, Chris LaCivita, është paguar për konsulencën e tij 139,111,686 lekë. Ndërkohë, Partia e Lirisë, forca e politike e drejtuar nga Ilir Meta ka shpenzuar mbi 100 mijë euro. Nga këto, 70 mijë euro kanë shkuar për mitingjet e përbashkëta me Sali Berishën dhe Partinë Demokratike./ZËRI

  • “New York Times”: Këshilltarët e Trumpit u paguan mbi 1.6 milion dollarë nga opozita shqiptare

    “New York Times”: Këshilltarët e Trumpit u paguan mbi 1.6 milion dollarë nga opozita shqiptare

    Një ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi shifrat zyrtare të shpenzimeve të fushatës, ku kryesonte Partia Demokratike.
    Drejtuesi i fushatës së PD, Chris LaCivita, ka marrë për konsulencën e tij 139 milionë e 111 e 686 lekë ose rreth 1.4 milionë euro, të shpërndara në katër pagesa gjatë vitit, ndërsa lidhur me këto shifra, ka shkruar edhe prestigjozja The New York Times.
    Shkrimi i plotë i “New York Times”:
    Konsulentët që punuan në fushatat presidenciale të Donald J. Trump-it morën më shumë se 1.6 milion dollarë për të këshilluar një parti opozitare shqiptare mbi strategjinë e saj për zgjedhjet parlamentare të majit, sipas një raporti financiar të dorëzuar të hënën.
    Në raportin, i dorëzuar Komisionit të Zgjedhjeve të Shqipërisë, Partia Demokratike e Shqipërisë zbuloi pagesa që arrijnë ekuivalentin e mbi 1.62 milion dollarë për firmën konsulente të Chris LaCivita-s, i cili ndihmoi në menaxhimin e fushatës së Trump-it në 2024, dhe pothuajse 65,000 dollarë për sondazhe nga firma e Tony Fabrizio-s, i cili ka këshilluar operacionin politik të Trump-it.
    Partia Demokratike e Shqipërisë humbi rëndë në zgjedhjet e majit, pavarësisht përpjekjeve të LaCivita-s dhe Paul Manafort-it, i cili për një kohë të shkurtër drejtoi fushatën e Trump-it në 2016, për të pozicionuar liderin e partisë, ish-Presidentin Sali Berisha, si një figurë të ngjashme me Trump-in.
    Pagesat, të cilat ishin të listuara në monedhën shqiptare, u kryen gjatë një periudhe më pak se katër muaj, duke filluar nga mesi i shkurtit dhe duke përfunduar në fund të majit, sipas raportit.
    LaCivita punoi si pjesë e një ekipi në Shqipëri së bashku me Fabrizio-n dhe Manafort-in. Ky bashkëpunim ngre mundësinë që firma e LaCivita-s, Advancing Strategies, mund të ketë nënkontraktuar me Fabrizio-n dhe Manafort-in, një strukturë e zakonshme për konsulentët e fushatave. Ata kanë ofruar shërbimet e tyre si një ekip për fushata të tjera ndërkombëtare që nga fitorja e Trump-it në vjeshtën e kaluar.
    Konsulentët politikë amerikanë që fitojnë zgjedhjet presidenciale në SHBA shpesh janë shumë të kërkuar në mbarë botën, dhe nuk është e pazakontë që ata të përfitojnë pagesa të majme nga fushatat e huaja.
    LaCivita, i cili udhëtoi disa herë në Shqipëri gjatë fushatës për të promovuar Berishën, refuzoi të komentonte. Manafort dhe Fabrizio nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.
    LaCivita dhe Manafort paraqitën Berishën si viktimë të një gjuetie shtrigash të orkestruar nga rivalët e brendshëm dhe demokratët, përfshirë miliarderin George Soros, dhe administrata e ish-Presidentit Joseph R. Biden Jr.
    Berisha po përballet me akuza për korrupsion në Shqipëri në lidhje me një marrëveshje pronësie, dhe në 2021 ai u sanksionua nga administrata Biden për “korrupsion të konsiderueshëm”, sipas një deklarate të ish-Sekretarit të Shtetit Antony Blinken. Ai e akuzoi Berishën për keqpërdorim të fondeve publike dhe për përdorimin e pushtetit për të pasuruar aleatët dhe familjen e tij.
    Pas humbjes së partisë së Berishës kundër Partisë Socialiste në pushtet të Kryeministrit Edi Rama, LaCivita forcoi pretendimet e Berishës se zgjedhjet ishin të manipuluara. Një rinumërim i kërkuar nga partia e Berishës nuk mbështeti këto pretendime.