Që nga data 19 gusht 2025, në këtë shtëpi, në fshatin Zenisht të Burrelit, nuk banon më njeri. Pasi bëri të 40-tat e djalit të vetëm, Rufat Dobra mbylli dyert dhe u zhvendos tek vajzat në Tiranë.
Ndonëse vrasja e të birit 23-vjeçar u zbardh shumë shpejt nga Policia e Dibrës dhe tashmë 4 autorë të dyshuar ndodhen pas hekurave, duket se ngjarja sërish është e rrethuar nga misteri. Ende nuk dihet me saktësi motivi i krimit dhe as urdhëruesi.
U kapën edhe dy të tjerët, por ata s’janë të vetmit. Jam i bindur që ka edhe persona të tjerë të përfshirë. Ende nuk dihet se kush e ka urdhëruar vrasjen e djalit tim…
Dhe kjo është pikëpyetja me e madhe e familjes së Renis Dobrës, por edhe e Policisë, që ka ngritur 3 pista kryesore, pa vendosur dot me prova se cila prej tyre qëndron.
U vra për shkak të konflikteve të drogës, me porosi nga burgu, apo për shkak të ndonjë problemi brenda rrethit të tij familjar.
Deri në këtë fazë të tri variantet janë të mundshme, por pa ndonjë provë konkrete, që mund të veçojë ndonjërën nga pistat si më kryesore.
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës më 8 korrik 2025, tashmë pritet të hetohet nga SPAK. Gjykata e Dibrës shpalli moskopetencën duke e kaluar dosjen tek Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Më 20 shtator 2025, kjo gjykatë caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për dy vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka, të dy të akuzuar për rrëmbimin dhe më pas vrasjen e të riut. Më herët, për të njëjtën ngjarje, ishin arrestuar edhe Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri.
Drejtoria e Policisë së Dibrës arriti të zbardhë ngjarjen dhe 8 ditë pas krimit, më 16 korrik 2025, arrestoi dy prej autorëve të dyshuar. Dy të tjerët u arrestuan më dy muaj më vonë, më 19 shtator. Në deklaratën zyrtare, teksa komunikonte rezultatet e operacionit “Bashkëfajësia”, i zhvilluar gjatë një jave me metoda speciale hetimi, drejtori i Policisë së Dibrës, Artion Duka foli edhe për motivet e dyshuara të ngjarjes.
Sipas policisë, vrasja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve në fushën e drogës mes viktimës dhe autorëve. Gjatë operacionit që u zhvillua më 16 korrik, u arrestuan Fatjon Bushgjokaj, 34 vjeç, i cili u kap në zonën e Astirit në Tiranë dhe Petrit Çakrri, 55 vjeç, nga Tropoja, që u ndalua në fshatin Golaj të Hasit. Vëllezërit e Fatjon Bushgjokajt që ishin shpallur në kërkim, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, u arrestuan më 19 shtator.
Nga hetimet e thelluara të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, rezultoi se më datë 8 korrik 2025, rreth orës 22:10 në fshatin Zenisht të Burrelit, Renis Dobra është marrë peng dhe me pas është vrarë, duke u mbytur me litar. Autorët, pas vrasjes, e kanë hedhur automjetin e 23-vjeçarit, bashkë me trupin e pajetë të tij, me qëllim që të binin në liqenin e Ulzës. Gjatë rënies, trupi i Renis Dobrës ka mbetur pranë sektorit “C”, pa arritur në breg, ndërsa automjeti ka rënë në liqen, ku dhe u gjet.
Pavarësisht dyshimeve të para, ashtu siç kishin raportuar dëshmitarët, Policia e Dibrës deklaronte se 4 personat që kanë marrë pjesë në vrasjen e 23-vjeçarit, nuk kanë qenë të veshur me uniformë policie, si dhe nuk kane përdorur asnjë logo apo automjet te Policisë.
Më datë 8 korrik 2025, rreth orës 23:30, Rufat Dobra është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat dhe ka bërë kallëzim penal, duke pretenduar se, atë ditë, rreth orës 17:00 djali tij, Renis Dobra, ka dalë nga shtëpia me automjetin e tij “Mercedes Benz” dhe nuk është kthyer më. Ai ka dalë me qëllim që të shkonte në qytetin e Burrelit.
Rreth orës 21:30, shtetasi Renisi i ka shkruar një sms babait të tij, duke i treguar se po shkonte në shtëpi. Por kur kishin kaluar 40 minuta nga ky mesazh, rreth orës 22:10, babait të Renisit, i ia telefonuar nipi i tij, Arbër Budini, i cili i ka thënë që se i dukej se djalin e kishte kapur Policia.
Pas kësaj telefonate, Rufat Dobra i ka kërkuar nipit që të vinte ta merrte me makinë në shtëpi dhe të iknin bashkë në Burrel, që të interesoheshin te Komisariati i Policisë. Aty më pas ka bërë edhe kallëzim, duke deklaruar humbjen e djalit t tij.
Policia ka marrë në pyetje Arben Budinin, në cilësinë e personit që tregon rrethana të dobishme për qëllimet e hetimit, i cili ka qenë personi i fundit që ka parë makinën e Renis Dobrës dhe ka menduar se e kishte ndaluar Policia.
Rreth orës 22:10 të datës 8 korrik 2025, në vendin e quajtur “Kroi i Suçit”, në fshatin Zenisht, kur kam qenë duke udhëtuar me makinën time, kam parë makinën e dajës tim, Rufat Dobra, të ndaluar në rrugë. Makina ishte me drejtim lëvizje për nga fshati Lis dhe përballë saj kishte ndaluar një fuoristradë me drita të ndezura të forta, që më pengonin shikimin. Kam ulur shpejtësinë për të përshëndetur dajën dhe për ta pyetur se pse kishte ndaluar. Aty kam parë një person që ishte mes dy makinave të ndaluar, i cili me ton urdhërues më ka thënë të mos ndaloja aty. Vazhdova rrugën sepse mendova se ishin punonjës Policie. Mora në telefon dajën dhe pasi fola me të i thashë se Renisin e kishte ndaluar Policia. Ai më tha që të shkoja te shtëpia e tij dhe ta merrja me makinë. Pasi e mora, kemi shkuar në vendin ku kisha parë makinat dhe aty nuk kishte më asgjë. Me atë rrugë kemi shkuar më pas në Burrel për t’u interesuar te Komisariati i Matit, ku daja më pas bëri kallëzim.
Shërbimet e Policisë së Dibrës ka administruar dhe këqyrur kamerat e sigurisë nga Komisariati i Policisë Mat dhe jo vetëm, kamera që janë të vendosura në pikat kyçe të qytetit Burrel, me qëllim zbulimin e lëvizjeve të autorëve të ngjarjes.
Në orarin që bëhej fjalë për lëvizjen e autorëve të dyshuar dhe pikërisht në orën 22:02, në kamerat që mbulojnë Urën e Matit, është konstatuar një automjet “Range Rover”, me ngjyrë të zezë, me drejtim lëvizjeje në drejtim të qytetit të Burrelit dhe 20 sekonda pas këtij automjeti është konstatuar një fuoristradë e bardhë, në dukje “Hyundai”, si dhe pas një tjetër makinë “Mercedes Benz”, pak sekonda pas fuoristradës, e ngjarje me makinën në pronësi të Rufat Dobra, të cilën e ka pasur në përdorim djali i tij, Renisi.
Është ndjekur lëvizja nëpërmjet kamerave në hyrje të qytetit Burrelit, ku automjetet e përshkruara më lart, në orën 22:04:54 është konstatuar automjeti tip “Range Rover”, me ngjyrë të zezë, në hyrje të qytetit Burrel dhe në orën 22:05:58 është konstatuar automjeti tip fuoristradë me ngjyrë të bardhë (automjeti tip “Hyundai”), ndërsa automjeti i tretë, i viktimës Renis Dobra, është konstatuar disa minuta më pas.
Është vazhduar verifikimi i lëvizjes së automjeteve, përmes kamerave të sigurisë në vende të ndryshme dhe është arritur të zbulohet se itinerari i lëvizjes së tre automjeteve ka qenë në drejtim të rrugës së vjetër të Shkopetit, sipas aksit rrugor Milot-Burrel. Në orën 22:39, automjeti tip fuoristradë me ngjyrë të bardhë dhe automjeti tip “Mercedes Benz” i viktimës, Renis Dobra janë konstatuar nga kamerat e lokalit “Mhilli”, në afërsi të vendit të ngjarjes.
Më datë 9 korrik 2025, rreth orës 06:20, në vendin e quajti “Qafa e Ulzës”, pa shkuar tek ura e Ulzës, është gjetur një shapkë, e cila dyshohet se ka qenë e Renis Dobrës, e konfirmuar më pas nga familjarët e tij. Në aksin rrugor Ura e Ulzës-Tuneli i Shkopetit, në anën e majtë të rrugës së asfaltuar, është konstatuar që ka pasur një dalje nga rruga të një automjeti, e cila ka vazhduar në tatëpjetën në drejtim të liqenit të Ulzës. Aty janë konstatuar pjesë automjeti dhe rreth 10 metër pa mbërritur në sipërfaqen e liqenit është gjetur kufoma e shtetasit Renis Dobra, i cili është i dëmtuar në pjesën më të madhe të trupit dhe në pjesën e fytit është konstatuar një brazdë strangulimi e mavijosur, por nuk janë vërejtur plagë arme zjarri. Ndërsa, automjeti tip “Mercedes Benz”, me ngjyrë ulliri, kishte përfunduar në thellësinë e liqenit.
Trupi i pajetë i Renis Dobrës është dërguar në ambientet pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore për të kryer këqyrjen e imtësishme dhe autopsinë, ku nga ana e ekspertëve mjeko-ligjorë paraprakisht mendohet se shkaku i vdekjes ka qenë asfiksia, pasi i janë dëmtuar gjëndrat tiroide, si pasojë e shtrëngimit me mjete në pjesën e fytit.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se, Renis Dobra ka qenë i dënuar në Gjermani për vepra penale në fushën e lëndëve narkotike dhe atje ka pasur konflikt me shtetasin Egri Hani alias Egri Koçi, 24 vjeç, për shkak të prishjes së pazareve dhe konflikti ka qenë i pambyllur. Për këtë shkak hetimet fillimisht janë përqendruar në pistën e hakmarrjes ndaj 23-vjeçarit Dobra nga ana e Egri Hani. Ky person, në momentin kur ndodhi vrasja e Renis Dobrës, ndodhej nën efektin e masës “arrest shtëpie”, i akuzuar për shkatërrim të pronës me zjarr.
Egri Hani, i cili njësoj si Renis Dobra është banor i fshatit Zenisht, ishte arrestuar më 2 qershor 2025, një ditë pasi dyshohej se i kishte venë flakën një makine në Burrel, në bashkëpunim me një person tjetër.
Për këtë arsye, Policia ka ushtruar kontroll në banesën e Egri Hanit, gjatë të cilit nuk janë gjetur sende të kundërligjshme, por i janë sekuestruar disa celularë, me qëllim këqyrjen dhe ekzaminimin e tyre. Gjithashtu i janë gjetur edhe disa lista me emra dhe numra telefonik gjermanë.
Më datë 9 korrik 2025 është përfunduar këqyrja e vendit të ngjarjes, ku ishte hedhur automjeti tip “Mercedes Benz”, me targë AA349ST, me ngjyrë jeshile, së bashku me kufomën e shtetasit Renis Dobra. Është bërë këqyrja e automjetit pas nxjerrjes nga liqeni dhe nuk është konstatuar asgjë e kundërligjshme apo ndonjë send që mund t’i shërbente hetimit për zbulimin e autorëve. Në automjet janë gjetur dokumentet e mjetit, karta e identitetit dhe dëshmia e taksistit të shtetasit Rufat Dobra, babait të viktimës Renis Dobra, dokumente të cilat kanë qenë në pjesën e kroskotit të mjetit.
Dyshimet e grupit hetimor se pengmarrja e më pas vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra, mund të jetë kryer nga një grup i strukturuar kriminal, lidhen me organizimin e krimit, personat që janë angazhuar në ngjarje por dhe shtrirja në kohë e planit për realizimin e veprës penale.
Grupi hetimor, ka zbuluar se personat e përfshirë në ngjarje, kanë marrë me qira 8 makina. Madje në disa raste kanë kërkuar nga kompanitë e mjeteve me qira, që të hiqnin pajisjen GPS, ndonëse kërkesa nuk u është pranuar. Një investim i tillë, pa diskutim që shoqërohet edhe me një pagesë për realizimin e vrasjes, gjë që ka sjellë dyshime për porositjen e saj. Pa çka se motivi real ende nuk është saktësuar, ndonëse në fillim u dyshua për çështje droge. Por me aq sa u zbulua në vazhdim, rezultoi se Renis Dobra, gjatë aktivitetit të tij të jashtëligjshëm në Gjermani, nuk kishte pasur kurrë të bënte me sasi të mëdha droge dhe as parash.
Nga informacionet e marra në rrugë operative ka rezultuar se njëri nga automjetet që kanë marrë pjesë në rrëmbimin, mbajtjen peng dhe më pas vrasjen e shtetasit Renis Dobra ka qenë automjeti tip “Range Rover”, me targë AA333RM, me ngjyrë të zezë dhe në këto kushte, pas verifikimit të këtij automjeti, ka rezultuar se është në pronësi të një subjekti, i cili jepte makina me qira. Nga verifikimet e kryera pranë këtij subjekti ka rezultuar se shtetasi Aleksandër Bushgjokaj, 24 vjeç, më datë 7 korrik 2025 ka marrë me qira automjetin tip “Range Rover” dhe kjo vërtetohet me kontratën e mbajtur nga ana subjektit, ku bashkëlidhur kontratës është edhe fotokopja e dokumenteve të identifikimit. Momenti i marrjes me qira të këtij automjeti nga ana e shtetasit Aleksandër Bushgjokaj është dokumentuar edhe me marrjen e pamjeve filmike të sekuestruara në cilësinë e provës materiale, të cilat janë edhe audio. Gjithashtu, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe praktika origjinale e kontratës se marrjes me qira të këtij automjeti.
Është pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethana të dobishme për qëllimet e hetimit personi që merret me përpilimin e kontratave të automjeteve të dhëna me qira dhe ka deklaruar se, më datë 5 korrik 2025, është telefonuar nga një person, i cili i ka kërkuar të marrë me qira një automjet tip “Volkswagen Golf 7”. Ai thotë se personat e interesuar nuk i ka njohur në momentin që kanë shkuar në vendin e tij të punës, pasi nuk kishin marrë më parë automjete me qira. Por nëpërmjet dokumentacionit ka identifikuar Fation Bushgjokajn, i cili kishte marrë me qira një automjet tip “Audi A4”.
Më datë 6 korrik 2025, rreth orës 12:35, Fation Bushgjokaj ka sjellë automjetin e marrë me qira dhe po atë moment ka marrë me qira një automjet tip ‘Volkswagen Golf 7” për pesë ditë, me çmimin 30 euro dita dhe ka përpiluar kontratën përkatëse. Të nesërmen, ky person ka kërkuar të marrë me qira automjetin tip “Range Rover” dhe i ka kërkuar që t’ia linte me qira me çmim 105 euro dita.
Rreth orës 14:09 të datës 7 korrik 2025, në vendin ku jepen makinat me qira, ka shkuar shtetasi Fation Bushgjokaj së bashku me vëllain e tij, Aleksandër Bushgjokaj me automjetin tip “Volkswagen Golf 7” të marrë me qira dhe kanë përpiluar kontratën për automjetin tip “Range Rover”. Kontratën e ka bërë në emër të shtetasit Fation Bushgjoka me çmim 105 euro dita dhe pasi kanë marrë automjetin me qira janë larguar. Më datë 10 korrik 2025, në orën 13:23, në aplikacionin “WhatsApp”, e ka telefonuar një person që është prezantuar si Fation Bushgjokaj dhe i ka thënë se po shkonte një kushëri i tij për të dorëzuar automjetin “Range Rover”, që kishte marrë me qira, pasi ishte edhe data për ta dorëzuar. Rreth orës 13:20 të datës 10 korrik 2025, tek puna ka shkuar një person, i cili i është prezantuar si kushëri i Fatjon Bushgjokajt, i cili ka çuar automjetin “Range Rover”, automjet i cili ka qenë i larë nga brenda dhe jashtë, ku në atë moment ka shkuar aty edhe Fation Bushgjokaj me një taksi.
Sipas deklarimeve që ka dhënë personi që merret me përpilimin e kontratave, Fation Bushgjokaj i ka kërkuar që të hiqte GPS e automjetit tip “Range Rover”, pasi sipas tij, i vëllai i tij kishte qenë në burg për vjedhje dhe kishte bërë vjedhje me këtë automjet. Fillimisht, punonjësi i subjektit ka mbetur i habitur nga ky fakt i treguar nga Bushgjokaj për të vëllain e tij, Aleksandër Bushgjokaj dhe lidhur me këtë problem ka telefonuar administratorin e subjektit duke i kërkuar që të shkonte aty për këtë problem. Më pas administratori e ka telefonuar sërish dhe punonjësi i tij i ka sqaruar se si ishte çështja. Në këtë moment ai i ka kërkuar që t’i nxirrte jashtë nga vendi i punës personat që ishin aty, pasi nuk ndërhynin tek GPS dhe nuk bëheshin bashkëpunëtorë me të. Më pas, administratori nëpërmjet telefonit të punonjësit të tij, ka komunikuar me Fation Bushgjokajn, të cilit i është prezantuar si punonjës policie pranë repartit RENEA dhe i ka thënë që ofronin shërbime për makina me qira dhe jo për gjëra të tjera. Më pas të dy personat që kishin dorëzuar makinën “Range Rover” janë larguar nga aty me taksi. Para se të largohej, Fation Bushgjokaj i ka thënë punonjësit të subjektit se automjetin “Volkswagen Golf 7” do ta sillte të nesërmen, pasi i mbaronte kontrata më datë 11 korrik 2025. Por pasi punonjësi i ka telefonuar administratorit, ky i fundit i ka kërkuar që ta sillte automjetin tip “Golf” po atë ditë dhe jo të nesërmen.
Është bërë këqyrja e automjetit tip “Range Rover” në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe nga ana e ekspertëve janë gjetur, fiksuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa objekte, si dhe 6 fije floku të marra në pjesën e brendshme të automjetit, 7 gjurmë papilare dhe 7 tamponë sterilë me mbetje biologjike. Është përpiluar vendimi për kryerjen e ekspertimit daktiloskopik vlerësues-krahasues lidhur me gjurmët papilare të gjetura dhe për kryerjen e ekspertimit biologjik lidhur me 7 tamponët sterilë me mbetje biologjike, objektet e tjera dhe fijet e flokut që u sekuestruan në makinë. Është bërë këqyrja e automjetit tip “Volkswagen Golf 7”, ku janë gjetur, fiksuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa objekte, 2 fije floku të marra në sendiljen e parë të pasagjerit, 5 gjurmë papilare dhe 8 tampona sterilë me mbetje biologjike. Edhe për këtë prova janë përpiluar vendimet për ekspertimit daktiloskopik vlerësues-krahasues dhe për kryerjen e ekspertimit biologjik lidhur me fijet e flokut mbetjet biologjike.
Por këto nuk ishin makinat e vetme të sekuestruara nga Policia në lidhje me ngjarjen. Gjithashtu, rezultoi se ishin marrë me qira edhe tri makina nga Petrit Çakrri. Një “Mercedes Benz GLK”, një “Hyundai Santa Fe” dhe “Volkswagen Jetta”. Të tri këto makina i janë sekuestruar menaxherit të një subjekti provat që jep makina me qira.
Ai është pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethana të dobishme për qëllimet e hetimit dhe ka shpjeguar se të tri këto makina i ka marrë me qira Petrit Çakrri, nga data 3 korrik 2025 deri më datë 13 korrik 2025, i cili ka paraqitur dokumentet e identifikimit bashkëlidhur praktikës dhe plotësuar kontratën e qirasë sipas rregullave.
Fillimisht, shtetasi Petrit Çakrri ka marrë me qira automjetin tip “Mercedes Benz GLK”, më datë 3 korrik 2025 dhe më pas ka kërkuar ta ndërrojë më datë 8 korrik 2025 me automjetin tip “Hyundai Santa Fe”, automjet të cilin e ka marrë me qira në orët e para të mëngjesit të asaj date dhe më datë 9 korrik 2025, në orën 00:45 e ka dorëzuar duke kërkuar ta ndërrojë me automjetin tip “Volkswagen Jetta”, me ngjyrë të bardhë. Sipas menaxherit të subjektit, shtetasi Petrit Çakrri (Hoxha) ka qenë i njohur si klient i rregullt i kompanisë, pasi edhe më parë kishte marrë mjete me qira dhe për shkak të kësaj marrëdhënieje me kompaninë, automjetet e marra me qira, akoma nuk i kishte dhënë si paradhënie, pasi do t’i jepte kur të kthente automjetin më datë 13 korrik 2025. Lidhur me automjetin tip “Hyundai Santa Fe”, menaxheri ka sqaruar se ky automjet, pasi e ka dorëzuar shtetasi Petrit çakrri, i është dhënë me qira një shtetasi të huaj, i cili ndodhej në Sarandë.
Janë administruar pamje filmike në vende të ndryshme në territorin e Bashkisë Mat për datën 8 korrik 2025 dhe jo vetëm, me qëllim për të kontrolluar lëvizjet e automjetit “Range Rover”, me ngjyrë të zezë, i marrë me qira nga Fatjon Bushgjokaj, automjetit “Hundayi Santa Fe”, me ngjyrë të bardhë, i marrë me qira nga Petrit Çakrri dhe automjetit “Menz Mercedez”, me ngjyrë ulliri, në përdorim nga viktima Renis Dobra. Ka rezultuar se dy automjetet, ai “Range Rover” dhe “Hundayi Santa Fe”, janë konstatuar ditën e ngjarjes në hyrje të territorit të qytetit të Burrelit, si dhe janë konstatuar në lëvizje edhe në ndjekje të viktimës Renis Dobra gjatë ditës deri në orën 22:02, të datës 8 korrik 2025. Janë konstatuar në kamerat e vendit të quajtur “Ura e Matit”, kohë kjo ku ka ndodhur rrëmbimi i Renis Dobrës së bashku me automjetin e tij dhe kanë ndjekur të njëjtin itinerar lëvizjeje deri në vendin ku kanë hedhur automjetin dhe viktimën në vendin e quajtur “Sektori C”, në aksin rrugor Burrel-Shkopet. Pas këtij momenti nga vendi i quajtur “Sektori C” në drejtim të Tiranës kanë lëvizur vetëm me automjetin “Range Rover” dhe atë “Hyundai Santa Fe”.
Duke ndjekur lëvizjet e automjeteve përmes kamerave të sigurisë në subjekte të ndryshme, ka rezultuar se autorët e dyshuar kanë ndjekur rrugën e vjetër të Milotit për t’u kthyer në Tiranë. Por, po të njëjtën rrugë kanë ndjekur edhe për të shkuar në Burrel ditën e ngjarjes. Madje, në kohën që furnizonin makinat me karburant, në rrugën nga Kamza në drejtim të Laçit, më 8 korrik 2025, rreth orës 17:25, kamerat kanë fiksuar të dy makinat, “Range Rover” dhe “Hyundai Santa Fe”. Pas furnizimit me karburant, kanë parkuar në ambientet e jashtme të “Bar Kafe”, aty pranë dhe personat që ishin në këto makina janë futur në ambientet e lokalit brenda. Personat janë fiksuar nga kamerat dhe më pas janë krahasuar me fotografitë e marra nga sistemi TIMS. Ka rezultuar se ishin Petrit Çakrri, Kristi Bushgjokaj dhe Aleksandër Bushgjokaj.
Në një moment tjetër filmik janë konstatuar në tavolinë të ulur një tjetër person me kanatiere, me krahun e djathtë të mbushur me tatuazhe dhe në tavolinë janë konstatuar dy aparatë telefonik celularë dhe një çelës automjeti tip “Range Rover”. Duke u nisur nga karakteristikat trupore dhe fotot në sistemin TIMS ka rezultuar se ky person është Fation Bushgjokaj. Ky ka qenë momenti i identifikimit të 4 personave të përfshirë në ngjarje, vendet e të cilëve në makinë janë përcaktuar po ashtu nga pamjet filmike që ka analizuar grupi hetimor.
Është pyetur Petrit Çakrri, i cili në prani të avokatit të tij ka shpjeguar se ka kryer lëvizjet sipas pamjeve filmike të kamerave dhe GPS të automjeteve të marra nga ai me qira, si dhe ka pranuar se kanë qenë në qytetin e Burrelit.
Kam ardhur nga Tirana në Milot, ku kam ndaluar tek një hotel dhe kam pirë kafe me Fation Bushgjokajn dhe me vëllezërit e tij, Kristi e Aleksandër Bushgjokaj. Vëllezërit Bushgjokaj kanë takuar Renis Dobrën, i cili lëvizte me automjetin “Mercedes Benz”, në afërsi të një çezme në fshatin Zenisht. Në drejtim nga Miloti për në Burrel kam udhëtuar bashkë me Kristi Bushgjokajn, ndërsa pasi vëllezërit Bushgjokaj kanë takuar Renis Dobrën, Fationi dhe Kristi kanë debatuar me të dhe kanë hipur në automjetin “Mercedes Benz” të Dobrës. Nga vendi ku Fationi dhe Kristi kanë hipur në makinën e Renis Bobrës, drejtimin e “Range Rover” e ka marrë Aleksandër Bushgjokaj . Nuk kam dijeni se çfarë bisede është bërë ndërmjet vëllezërve Bushgjokaj dhe Renis Dobrës. Më pas unë jam kthyer për në qytetin Burrel dhe nëpërmjet unazës së qytetit jam kthyer përsëri në drejtim të Milotit, nga Shkopeti. Gjatë rrugës, në afërsi të Ulzës, më kanë parakaluar dy automjetet “Range Rover” dhe ”Mercedes Benz”. Di që në makinën e Renis Dobrës kanë qenë Fationi dhe Kristi . Më pas, në një vend në anësore të rrugës, kam parë “Range Rover” dhe makinën “Mercedes Benz”. Në dalje të Burrelit, në afërsi të Ulzës, kam parë të tre vëllezërit Bushgjokaj jashtë automjetit dhe automjetin tip “Mercedes Benz” në afërsi të automjetit tip “Range Rover”.
Është pyetur Fation Bushgjokaj, i cili në prani të avokatit të tij ka shpjeguar se ka kryer lëvizjet sipas pamjeve filmike të kamerave dhe GPS të automjeteve të marra nga ai me qira, si dhe ka pranuar se kanë qenë në qytetin Burrel dhe në qytetin Klos, ku ka takuar një shok, të cilit nuk ia mban mend emrin. Sipas tij, ka ardhur nga Tirana në Milot, ku ka ndaluar tek një hotel, ku ka pirë kafe me Petrit Çakrrin dhe me vëllezërit e tij.
Kam lëvizur së bashku me vëllain tim, Aleksandrin për në Klos dhe pasi kam takuar një shok në Klos, të cilit nuk ia mbaj mend emrin, jam kthyer për në drejtim të Rrëshenit, ku pasi kam kaluar vendin e quajtur “Ura e Matit”, në afërsi të një fshati, kam ndaluar mbi 1 orë, duke biseduar në telefon. Më pas jam kthyer mbrapsht, duke kaluar në qytetin e Burrelit dhe nëpërmjet unazës së qytetit jam drejtuar për në rrugën në drejtim të Milotit, nga Shkopeti. Gjatë rrugës, në afërsi të Ulzës, kam bërë 2-3 ndalesa për të folur në telefon. Gjatë rrugës, kam parë dy automjete që më kanë parakaluar, të cilat nuk i kam njohur. Më pas, duke ecur, kam parë vetëm njërin automjet të ndaluar në krahun e majtë të rrugës, ndërsa automjetin tjetër nuk e kam parë më.
Edhe dy vëllezërit e Fation Bushgjokajt, Aleksandri dhe Kristi të arrestuar më vonë, kanë dhënë pothuajse të njëjtën deklaratë me të, pa pranuar në asnjë moment të jenë takuar me Renis Dobrën. Por dëshmia që i implikon, veç provave të tjera të grupit hetimor është ajo e Petrit Çakrrit.
Ende nuk dihet me saktësi se çfarë i lidh tre vëllezërit me Petrit Çakrrin, përveç faktit se po hetohen për të njëjtën vrasje. Por burimet thonë se nuk përjashtohet mundësia që të jenë njohur në burg. Madje të gjithë personat nën hetim, kishin fituar lirinë prej pak kohësh. Të katërt janë persona me precedentë të mëparshëm penal, kryesisht në vjedhje. Ndërsa Petrit Çakrri njihet edhe më herët, si dëshmitar i vrasjes së ish-deputetit demokrat Azem Hajdari.
Pas disa precdentëve për vjedhje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë, Çakrri ishte arrestuar edhe në qershor të vitit 2017, pasi akuzohej se i kishte marrë një biznesmeni nga Vora një shumë prej 4.4 milionë lekësh. Sipas dëshmisë së vetë biznesmenit, Çakrri i kishte vajtur në dyqanin e tij në Vorë dhe i ishte prezantuar si tregtar dhe e kishte mashtruar.
Nga ana tjetër, Fation Bushgjokaj, po ashtu ka një listë të gjatë precedentësh kriminal, si grabitje, vjedhje, rrëmbime, trafik droge, arratisje etj. Në vitin 2017, Fation Bushgjokaj krijoi bandën e grabitjes me dhunë. Pjesë e saj ishin vëllai i tij Aleksandër Bushgjokaj, vëllai tjetër Ndue Bushgjokaj, shoku i tyre dhe një vajzë e quajtur Kristina. grupi ishte kthyer në tmerrin e qytetarëve në periferi të kryeqytetit, Kamzë, Laknas, Laprakë etj. Duke përdorur vajzën e grupit për të joshur persona të ndryshëm që shënjestronin, Fationi, vëllai i tij, Aleksandri dhe shoku i tyre, përmes dhunës i grabisnin sendet me vlerë, si celularë, varëse apo portofola. Më pas grupi largohej me një makinë tip “Fiat”. Në tetor të vitit 2019, Bushgjokaj u arratis nga Burgu i Rogozhinës. Ai kishte dalë me leje dhe nuk u kthye më.
Ndaj tij ka pasur një masë sigurie arrest me burg edhe në vitin 2021 nga Gjykata e Kurbinit për grabitje me dhunë të një ish-efektivi të policisë së burgjeve. Pas veprimtarisë së tij kriminale në Shqipëri, ai u zhvendos në Gjermani duke krijuar një grup të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës. Pjesë e këtij grupit dyshohet të ketë qenë edhe 23-vjeçari Renis Dobra, me të cilin ka pasur mosmarrëveshje.
Ky aktivitet në Gjermani dhe fakti se viktima kishte qenë i proceduar atje për të njëjtën çështje, bëri që grupi hetimor të ngrinte si pistë të parë pas vrasjes së Renis Dobrës atë të konfliktit për çështje droge.
Megjithatë, të dhënat e përftuara më vonë, duket se nisën ta zbehnin këtë pistë, për shkak se Dobra asnjëherë nuk kishte lëvizur sasi të mëdha lëndësh narkotike, apo shuma të mëdha parash, që mund të sillnin një organizim të këtyre përmasave për vrasjen e tij. Një organizim që bëri bashkë tre vëllezër dhe ish-dëshmitarin e procesit “Hajdari”, duke u investuar aq shumë sa të merrnin me qira 8 automjete.
Por gjatë hetimeve në vazhdim, nisën të dalin në skenë detaje të tjera të dyshimta, aq sa të ngriheshin edhe dy pista të tjera që lidheshin me një porosi të mundshme nga burgu por edhe me ndonjë problem nga rrethi i tij familjar.
Deri në këtë fazë të hetimit asnjë nga pistat nuk mund të përjashtohet.
Por të paktën një gjë është e sigurt. Me kalimin e dosjes në SPAK, vrasja e Renis Dobrës është kryer nga një grup i strukturuar kriminal. Se kush e ka urdhëruar vrasjen e tij, kush ka paguar dhe motivi real i krimit, ende mbeten mister.
Tag: Laç
-

3 pista për vrasjen e Renis Dobrës, ja detajet e reja të ngjarjes
-

Rimbursimet fiktive / Fondi i Sigurimeve Shëndetësore i heq liçencën CFO Pharma-s
Nadir Causholli, pronari i CFO Pharma
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor i ka hequr të drejtën e tregtimit të barnave të rimbursueshme kompanisë CFO Pharma. Sipas vendimit të Fondit, kompania CFO Pharma nuk lejohet të tregtojë më ilaçe të rimbursueshme, por mund të vazhdojë shitjen e barnave në treg të lirë.
Vendimi i marrë javën e kaluar vjen pas skandalit me rimbursimet fiktive, që u denoncua nga kompania italiane Chiesi dhe kompania nënkontraktore e saj në Shqipëri, Medicamenta. Kjo e fundit kallëzoi penalisht në prokurorinë e Tiranës, CFO Pharman e zotëruar nga Nadir Çausholli për mashtrim dhe rimbursime fiktive me dy ilaçe, të cilët përdoren për kursimin e astmës.
Skandali i publikuar fillimisht nga Kapitali u konfirmua nga hetimi i prokurorisë. Dy javë më parë, prokuroria e Tiranës urdhëroi kontrolle në ambientet e CFO Pharmas dhe dy kompanive të tjera, që dyshohen si satelitë të saj, për të cilat Prokuroria dyshon se janë të përfshira në skemën e mashtrimit me rimbursimet fiktive.
Ndërkohë, paralel me hetimin e Prokurorisë së Tiranës ka dhe një tjetër hetim në SPAK, ku është kallëzuar ish drejtori i FSDKSH, Spartak Zekja. Ky i fundit u kallëzua në SPAK nga ish drejtori i kontrollit të Fondit, si i përfshirë në çështjen e rimbursimeve fiktive.
Një muaj më parë, Zekja u shkarkua nga drejtimi i FSDKSH dhe në vendin e tij u emërua Arti Papajani. Por skandali i përsëritur i rimbursimeve fiktive tregoi edhe një herë babëzinë barbare, e cila nuk ndalet para asgjëje, duke vjedhur edhe sëmundjen.
Deri më tani, Prokuroria e Tiranës dhe SPAK nuk kanë lëshuar asnjë masë për këtë skandal kriminal, përsëritja e të cilit ngre dyshime të forta për përfshirjen e strukturave shtetërore, jo vetëm në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, por edhe në ministrinë e Shëndetësisë.
Vjedhja e ilaçeve për të sëmurët do të duhet të ishte një vijë e kuqe, por skandalet e përsëritura tregojnë se si ministria e Shëndetësisë ashtu dhe FSDKSH janë dy institucione të kalbura nga korrupsioni deri në pikën që vjedhin edhe sëmundjen. Marrë nga Kapital.al -

Çfarë dimë për sulmet me thikë në trenin Doncaster-Londër
Pasagjerët që udhëtonin nga Doncaster për në Londër u sulmuan në një sulm masiv me thikë, në një tren të shtunën në mbrëmje.
Njëmbëdhjetë persona u plagosën dhe morën trajtim spitalor. Dy prej tyre mbeten në gjendje të rëndë për jetën.
Dy burra britanikë në të tridhjetat u arrestuan dhe policia tha se aktualisht nuk kishte “asgjë që të sugjeronte” se ishte një incident terrorist.
Dëshmitarët raportuan se policia përdori një armë zjarri me taser ndaj një burri që mbante një thikë.
Kryeministri Sir Keir Starmer tha se sulmi ishte “i tmerrshëm” dhe “thellësisht shqetësues”.
Ja çfarë dimë deri më tani për atë që ndodhi.
Ku ndodhën goditjet me thikë?
Sulmi ndodhi në shërbimin e Hekurudhës Verilindore të Londrës (LNER) në orën 18:25 GMT nga Doncaster, South Yorkshire për në stacionin King Cross të Londrës.
Pasagjerët thanë se të paktën një person duke mbajtur një thikë filloi të godiste me thikë njerëzit në tren, pasi ai kaloi nëpër Peterborough në Cambridgeshire.
Policia mori telefonata nga pasagjerët në bord rreth orës 19:40, duke i njoftuar ata për sulmin.
Treni bëri një ndalesë të paplanifikuar në Huntingdon – që është rreth 15 minuta larg nga Peterborough me tren.
Policia e armatosur hipi më pas në tren dhe arrestoi dy burra brenda tetë minutave nga thirrja e parë në 999. Një numër i madh i shërbimeve emergjente u dërgua gjithashtu në vendngjarje, duke përfshirë edhe ambulanca ajrore.
Në përgjithësi, incidenti vlerësohet të ketë zgjatur afërsisht 10 deri në 15 minuta.
Pasagjerët e padëmtuar u intervistuan nga policia dhe disa prej tyre hipën në një autobus me destinacion Londrën.
Deputeti i Huntingdon, Ben Obese-Jecty, i tha BBC-së se kishte rreth 10 ambulanca, disa zjarrfikëse dhe “mbi 20 makina policie”, kur ai mbërriti për herë të parë në vendngjarje menjëherë pas orës 21:00.
Stacioni mbeti i mbyllur të dielën në mëngjes, si dhe autostrada A1307 që ndodhej jashtë.
Treni i zbrazët ishte ende në platformë, ndërsa mund të shihej edhe një prani policie dhe tenda të mjekësisë ligjore.
Çfarë dimë për të dyshuarit?
Kapiteni John Loveless i Policisë Britanike të Transportit tha se u arrestuan dy shtetas britanikë.
Burrat, të moshës 32 dhe 35 vjeç, u arrestuan nën dyshimin për tentativë vrasjeje.
Policia tha se 32-vjeçari është një shtetas britanik me ngjyrë dhe 35-vjeçari është një shtetas britanik me prejardhje nga Karaibet.
Ata ende nuk janë lënë të lirë dhe po mbahen në stacione të ndara policie për t’u marrë në pyetje.
Çfarë dimë për viktimat?
Ekipet e urgjencës çuan 10 persona në Spitalin Addenbrookes në Kembrixh – i cili është rreth 30 minuta larg stacionit të trenit – dhe një person më vonë shkoi në spital për trajtim.
Pak para orës 11:00 të së dielës, policia tha se dy persona mbeteshin në gjendje kërcënuese për jetën dhe katër të tjerë ishin liruar nga spitali.
Ende nuk janë raportuar viktima.
Çfarë kanë thënë dëshmitarët okularë?
Dëshmitarët i thanë BBC-së për panik dhe konfuzion, ndërsa pasagjerët vraponin nëpër vagona, disa prej të cilëve të plagosur dhe të gjakosur.
Olly Foster tha se dëgjoi njerëz që bërtisnin “ikni, ja një djalë që po i vret të gjithë dhe gjithçka” – dhe në fillim mendoi se mund të kishte qenë një shaka për Halloween.
Ai pa një burrë të moshuar me plagë në kokë dhe qafë, pasi e kishte “bllokuar” sulmuesin që të mos godiste me thikë një vajzë më të vogël. Pasagjerët më pas përdorën xhaketat e tyre për të ndaluar gjakderdhjen.
Një dëshmitar tjetër, Wren Chambers, tha se një person ishte therur në krah dhe ishte futur me shpejtësi në tren për të njoftuar të tjerët, ndërsa një tjetër bërtiti “dikush ka një thikë”.
Disa pasagjerë u fshehën brenda tualeteve, ndërsa të tjerë u turrën drejt pjesës së përparme të trenit.
Punonjësi i Metrosë së Londrës, Dean McFarlane, tha se pa disa njerëz duke vrapuar poshtë platformës në Huntingdon të gjakosur, me një burrë me këmishë të bardhë “të mbuluar plotësisht me gjak”.
Çfarë ka thënë policia?
Policia Britanike e Transportit (BTP) e shpalli incidentin e rëndë dhe fillimisht tha se oficerët e antiterrorizmit po mbështesnin hetimin, “për të përcaktuar rrethanat e plota dhe motivimin për këtë incident”.
Forca tha se në një moment e kishte shpallur emrin “Plato” – fjala e koduar kombëtare e përdorur nga shërbimet e emergjencës kur i përgjigjen një “sulmi terrorist plaçkitës” – por më vonë e anuloi atë.
Supt Loveless tha më vonë në një konferencë për shtyp të dielën në mëngjes se “nuk ka asgjë që të sugjerojë se ky është një incident terrorist”.
Sekretari i Mbrojtjes, John Healey, i tha BBC-së se raportet e hershme, sugjeronin se ishte një incident i izoluar.
I pyetur nëse ishte një sulm terrorist, Healey tha se hetimi ishte duke vazhduar dhe se policia do të “na njoftojë sa më shpejt të jetë e mundur”.
Ai shtoi se ky ishte një shërbim që e përdorte shpesh – dhe se kishte udhëtuar përgjatë të njëjtës rrugë vetëm disa orë para sulmit – dhe i bëri homazh reagimit ndaj emergjencave.
Cili ka qenë reagimi?
Kryeministri Sir Keir Starmer tha se “incidenti i tmerrshëm në një tren pranë Huntingdon është thellësisht shqetësues”.
Ai shkroi në X: “Mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë prekur dhe falënderimet e mia shkojnë për shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre.”
Sekretarja e Brendshme Shabana Mahmood tha se mendimet e saj ishin me viktimat, miqtë dhe familjen e tyre dhe vlerësoi punonjësit e emergjencës që “reaguan shpejt, me profesionalizmin maksimal dhe duke shpëtuar jetë”.
Mbreti Charles lëshoi një deklaratë, duke thënë se ai dhe Mbretëresha Camilla u shprehën “ngushëllimet e tyre më të thella” të prekurve dhe të dashurve të tyre.
“Unë dhe gruaja ime u tmerruam dhe u tronditëm vërtet kur dëgjuam për sulmin e tmerrshëm me thikë që ndodhi në një tren në Cambridgeshire mbrëmë.”
“Jemi veçanërisht mirënjohës ndaj shërbimeve të emergjencës për reagimin e tyre ndaj këtij incidenti të tmerrshëm.”
Udhëheqësja konservatore Kemi Badenoch i tha BBC-së se ishte “e tmerruar” nga sulmi: “Mund ta imagjinoj vetëm sa e frikshme duhet të ketë qenë të ishe në një mjedis të mbyllur me dikë që vepronte në atë mënyrë”.
Ajo vlerësoi reagimin emergjent ndaj incidentit dhe u bëri thirrje njerëzve të mos spekulojnë, ndërsa vuri në dyshim pse “po shohim gjithnjë e më shumë dhunë në rrugët tona” pavarësisht përpjekjeve për të luftuar krimin me thikë.
Çfarë po ndodh me shërbimet hekurudhore?
LNER u bëri thirrje pasagjerëve të kontrollojnë para se të udhëtojnë të dielën, për shkak të anulimeve ose ndryshimeve të mundshme në shërbime.
Biletat për të shtunën dhe të dielën do të jenë të vlefshme deri të premten, dhe ata që nuk duan të udhëtojnë më këtë javë mund të marrin rimbursim.
Linjat janë rihapur midis Hitchin dhe Peterborough. Trenat Great Northern dhe Thameslink midis London Kings Cross dhe Peterborough do të funksionojnë, por mund të ketë vonesa ose anulime.
Një shërbim zëvendësues hekurudhor është në funksion për në dhe nga Huntingdon, i cili do të mbetet i mbyllur deri në fund të së dielës./ BBC.
-

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore i heq liçencën CFO Pharma-s
Fondi i Sigurimeve Shëndetësore i heq liçencën CFO Pharma-s
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor i ka hequr të drejtën e tregtimit të barnave të rimbursueshme kompanisë CFO Pharma. Sipas vendimit të Fondit, kompania CFO Pharma nuk lejohet të tregtojë më ilaçe të rimbursueshme, por mund të vazhdojë shitjen e barnave në treg të lirë.
Vendimi i marrë javën e kaluar vjen pas skandalit me rimbursimet fiktive, që u denoncua nga kompania italiane Chiesi dhe kompania nënkontraktore e saj në Shqipëri, Medicamenta. Kjo e fundit kallëzoi penalisht në prokurorinë e Tiranës, CFO Pharman e zotëruar nga Nadir Çausholli për mashtrim dhe rimbursime fiktive me dy ilaçe, të cilët përdoren për kursimin e astmës.
Skandali i publikuar fillimisht nga Kapitali u konfirmua nga hetimi i prokurorisë. Dy javë më parë, prokuroria e Tiranës urdhëroi kontrolle në ambientet e CFO Pharmas dhe dy kompanive të tjera, që dyshohen si satelitë të saj, për të cilat Prokuroria dyshon se janë të përfshira në skemën e mashtrimit me rimbursimet fiktive.
Ndërkohë, paralel me hetimin e Prokurorisë së Tiranës ka dhe një tjetër hetim në SPAK, ku është kallëzuar ish drejtori i FSDKSH, Spartak Zekja. Ky i fundit u kallëzua në SPAK nga ish drejtori i kontrollit të Fondit, si i përfshirë në çështjen e rimbursimeve fiktive.
Një muaj më parë, Zekja u shkarkua nga drejtimi i FSDKSH dhe në vendin e tij u emërua Arti Papajani. Por skandali i përsëritur i rimbursimeve fiktive tregoi edhe një herë babëzinë barbare, e cila nuk ndalet para asgjëje, duke vjedhur edhe sëmundjen.
Deri më tani, Prokuroria e Tiranës dhe SPAK nuk kanë lëshuar asnjë masë për këtë skandal kriminal, përsëritja e të cilit ngre dyshime të forta për përfshirjen e strukturave shtetërore, jo vetëm në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, por edhe në ministrinë e Shëndetësisë.
Vjedhja e ilaçeve për të sëmurët do të duhet të ishte një vijë e kuqe, por skandalet e përsëritura tregojnë se si ministria e Shëndetësisë ashtu dhe FSDKSH janë dy institucione të kalbura nga korrupsioni deri në pikën që vjedhin edhe sëmundjen.
Kapitali -

Një histori mashtrimesh, FSDKSH i heq licencën kompanisë CFO Pharma të Nadir Çaushollit
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor i ka hequr të drejtën e tregtimit të barnave të rimbursueshme kompanisë CFO Pharma. Sipas vendimit të Fondit, kompania CFO Pharma nuk lejohet të tregtojë më ilaçe të rimbursueshme, por mund të vazhdojë shitjen e barnave në treg të lirë.
Vendimi i marrë javën e kaluar vjen pas skandalit me rimbursimet fiktive, që u denoncua nga kompania italiane Chiesi dhe kompania nënkontraktore e saj në Shqipëri, Medicamenta. Kjo e fundit kallëzoi penalisht në prokurorinë e Tiranës, CFO Pharman e zotëruar nga Nadir Çausholli për mashtrim dhe rimbursime fiktive me dy ilaçe, të cilët përdoren për kursimin e astmës.
Skandali i publikuar fillimisht nga Kapitali u konfirmua nga hetimi i prokurorisë. Dy javë më parë, prokuroria e Tiranës urdhëroi kontrolle në ambientet e CFO Pharmas dhe dy kompanive të tjera, që dyshohen si satelitë të saj, për të cilat Prokuroria dyshon se janë të përfshira në skemën e mashtrimit me rimbursimet fiktive.
Ndërkohë, paralel me hetimin e Prokurorisë së Tiranës ka dhe një tjetër hetim në SPAK, ku është kallëzuar ish drejtori i FSDKSH, Spartak Zekja. Ky i fundit u kallëzua në SPAK nga ish drejtori i kontrollit të Fondit, si i përfshirë në çështjen e rimbursimeve fiktive.
Një muaj më parë, Zekja u shkarkua nga drejtimi i FSDKSH dhe në vendin e tij u emërua Arti Papajani. Por skandali i përsëritur i rimbursimeve fiktive tregoi edhe një herë babëzinë barbare, e cila nuk ndalet para asgjëje, duke vjedhur edhe sëmundjen.
Deri më tani, Prokuroria e Tiranës dhe SPAK nuk kanë lëshuar asnjë masë për këtë skandal kriminal, përsëritja e të cilit ngre dyshime të forta për përfshirjen e strukturave shtetërore, jo vetëm në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, por edhe në ministrinë e Shëndetësisë.
Vjedhja e ilaçeve për të sëmurët do të duhet të ishte një vijë e kuqe, por skandalet e përsëritura tregojnë se si ministria e Shëndetësisë ashtu dhe FSDKSH janë dy institucione të kalbura nga korrupsioni deri në pikën që vjedhin edhe sëmundjen.
/kapitali.al/ -

“Tirana po mbytet nga korrupsioni e betonizimi”,Distafa shpërthen ndaj Bashkisë:Koha të çlirohet nga modeli Rama–Veliaj
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Artan Distafa gjatë një konference nga Partia e Lirisë, ka deklaruar se Tirana po mbytet nga korrupsioni, betonizimi dhe paaftësia qeverisëse.
Distafa hodhi akuza ndaj qeverisë se e ka shëndërruar në pasqyrën më të errët të një pushteti të korruptuar, që ka humbur çdo ndjeshmëri ndaj qytetarit.
‘Qeveria dhe Bashkia e Tiranës kanë bashkëpunuar në mënyrë të turpshme për ta kthyer qytetin në laboratorin e aferave korruptive. Nga inceneratori që nuk ekziston e deri te kullat që rriten si kërpudha mbi toka publike, çdo projekt është bërë simbol i grabitjes së taksave të qytetarëve dhe shpërdorimit të çdo norme të shtetit ligjor’, theksoi ai.Po ashtu ai tha se çmimet e banesave janë të papërballueshme.
Deklarata e plotë:
Tirana po mbytet nga korrupsioni, betonizimi dhe paaftësia qeverisëse
Kryeqyteti i Shqipërisë është shndërruar në pasqyrën më të errët të një pushteti të korruptuar, që ka humbur çdo ndjeshmëri ndaj qytetarit. Tirana nuk është më qyteti i gjelbër, i jetueshëm dhe i hapësirave publike, por është kthyer në një kantier pa fund, ku çdo metër katror betonohet për interesa klienteliste dhe çdo vendim merret për të pasuruar pak duar, ndërsa shumica e qytetarëve mbyten në trafik, ndotje dhe padrejtësi.
Qeveria dhe Bashkia e Tiranës kanë bashkëpunuar në mënyrë të turpshme për ta kthyer qytetin në laboratorin e aferave korruptive. Nga inceneratori që nuk ekziston e deri te kullat që rriten si kërpudha mbi toka publike, çdo projekt është bërë simbol i grabitjes së taksave të qytetarëve dhe shpërdorimit të çdo norme të shtetit ligjor.
Ndërkohë, mungesa e transparencës, mungesa e llogaridhënies dhe kontrollit janë bërë “norma e re” e një administrate që vepron si korporatë private dhe jo si institucion publik.
Tirana sot përballet me ndotje alarmante dhe shkatërrim të hapësirave të gjelbra.
Ajri i qytetit është më i ndoturi në rajon, ndërsa pemët dhe parqet po zhduken nën presionin e betonit. Çdo lulishte po zëvendësohet nga një kullë, dhe çdo copë toke publike po i jepet klientëve të pushtetit. Qytetarët po marrin frymë mes pluhurit të ndërtimeve dhe gazrave, ndërsa institucionet që duhet të mbrojnë mjedisin heshtin. Tirana nuk po zhvillohet , por po shkatërrohet në emër të fitimit.
Trafik i paralizuar dhe mungesë planifikimi urban.
Kaotikja është bërë pjesë e përditshme e jetës në kryeqytet. Çdo rrugë është bllokuar nga ndërtime, leje pa kriter dhe mungesë infrastrukture alternative. Nuk ka asnjë strategji reale për transport public apo parkime. Çdo ditë, qindra mijëra qytetarë humbasin orë të tëra në trafik, produkt i një bashkie që planifikon vetëm fasada, jo funksionalitet.
Çmime të papërballueshme banesash dhe përjashtim i shtresës së mesme.
Tirana po kthehet në qytetin e pasanikëve të pushtetit. Çmimet e banesave janë rritur në nivele absurde, të ndërtuara për spekulim financiar, jo për banim. Të rinjtë dhe familjet e zakonshme janë përjashtuar nga tregu i strehimit, ndërsa qeveria dhe bashkia nuk kanë ofruar asnjë program real për banesa sociale apo mbështetje për qytetarët që duan të jetojnë në qytetin e tyre.
Shërbime publike të degraduara dhe mungesë kontrolli institucional.
Qyteti vuan nga menaxhim skandaloz i mbetjeve urbane, mungesë kontrolli mbi sigurinë ushqimore, pastërtinë, ndërtimet dhe ujësjellësin. Në çdo cep të Tiranës, sheh shenja të një bashkie që nuk administron, por propagandon. Taksa të larta, shërbime të dobëta dhe zero llogaridhënie, kjo është përditshmëria e qytetarëve të Tiranës sot.
Kjo situatë nuk është rastësi, por është pasojë direkte e një modeli qeverisjeje që e sheh qytetin si plaçkë, jo si shtëpi të përbashkët të qytetarëve. Qeveria dhe Bashkia e Tiranës kanë rrënuar çdo standard transparence dhe llogaridhënieje. Kanë shkatërruar frymën e komunitetit dhe kanë vënë interesat e oligarkëve mbi nevojat e qytetarëve.
Është koha që ky model të marrë fund.
Është koha që Tirana të çlirohet nga korrupsioni, arroganca dhe betonizimi.
Qytetarët e këtij vendi nuk mund të jenë më spektatorë të shkatërrimit të përditshëm të kryeqytetit të tyre.
Tirana meriton një drejtim të ri, të ndershëm, transparent dhe në shërbim të njerëzve, jo të pushtetit.
Faleminderit! -

“Bashibozuku duke pushuar”, një shqiptar në tablonë e një mjeshtri serb
Kjo tablo është sinjifikim i një shkëlqimi dhe solemniteti i orientalizmit shqiptar në penelatën e një serbi të famshëm të pikturës realiste. Veshja solemne e këtij ushtari të trupave ndihmëse të parregullta në Perandorinë Osmane, ka një solemnitet shprehës dhe një pompozitet imponues. Piktori i realizmit e ka jetësuar në aktin krijues këtë moment, duke e shndërruar atë në një monument ku janë të shkrira në një harmoni perfekte të gjithë komponentët që përfshihen në këtë kompozim. Salltaneti dhe kapardisaj e këtij bashibozuku, e përcjellë me kaq besnikëri përmes penelit të një mjeshtri, është një tregues i asaj çfarë përfaqësonin këto rebel, stili i tyre i jetesës dhe madhështia e veshjes dhe armëve.
Siç dihet bashibozukët ishte ushtarë të parregullt të ushtrisë osmane. Kryesisht këtë kontingjent e përbënin rekrutët shqiptarët dhe çerkezë, por kishte edhe nga nacionalitete të tjera nga të gjithë grupet etnike të Perandorisë Osmane. Bashibozuk shqiptarë dalloheshin nga veshja e tyre karakteristike shqiptare, si në këtë pikturë të Paja Jovanoviç, por edhe nga temperamenti. Ata kishin një reputacion të frikshëm për trimëri dhe keqbërje, kjo edhe për arsyen si një grup i padisiplinuar, të njohur për plaçkitje dhe bastisje të civilëve si rezultat i mungesës së rregullimit dhe mosbindjes së autoriteteve dhe ligjeve të luftës.
Megjithëse ushtritë osmane gjithmonë përmbanin mercenarë si dhe ushtarë të rregullt, tendosja e sistemit feudal osman e shkaktuar kryesisht nga hapësira e gjerë e Perandorisë, kërkonte mbështetje më të madhe te ushtarët e parregullt. Bashibozuk ishin të armatosur dhe të mirëmbajtur nga qeveria, por nuk merrnin pagë dhe nuk vishnin uniforma ose shënja dalluese. Ata ishin të motivuar të luftonin kryesisht nga pritjet e plaçkitjes. Për shkak të mungesës së disiplinës, Bashibozuk ishin të paaftë për të ndërmarrë operacione të mëdha ushtarake, por ishin të dobishëm për detyra të tjera të tilla si zbulimi dhe detyra e postit. Sidoqoftë, temperamenti i tyre i pasigurt nganjëherë bënte të nevojshme që trupat e rregullta osmane t’i çarmatosnin ata me forcë.
Paja Jovanoviç, (16 qershor 1859 – 30 nëntor 1957) udhëprijësi krijues i vëllezërve piktorë, Svetisllav dhe Milan Jovanoviç. Ai ishte një nga piktorët më të mirënjohur të Realizmit serb. Jovanoviç është ndoshta më i njohur për veprat e tij të hershme, duke përdorur trajtuar në tablotë e tija njerëz të thjeshtë gjatë aktivitetit rutinë në periudhën e dominimit orientale në të gjithë komponentësh, jetësor dhe shpirtëror. Shquhej gjithashtu për realizmin e tij të hollësishëm dhe dramatik të skenave mitike dhe të përditshme. Ai konsiderohet një nga piktorët më të mëdhenj të “orientalizmit” të Serbisë. Realizoi më shumë se 1100 vepra duke përfshirë, “Malazezi i plagosur” (1882), “Ujdisja e nuses” (1886), “Migrimi i serbëve” (1896), etj. Ai pikturoi gjithashtu shumë portrete të famshëm. Piktura e Jovanoviç mbanë një rekord si pikturat me çmim më të lartë nga një piktor serb.Albert Vataj /Trungu & InforCulture
-

Ky është dëbim”/ Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës
Ky është dëbim”/ Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës
Në qendrën historike të Durrësit, dhjetra banorë janë rritur dhe plakur në shtëpitë e tyre. Por tani, qeveria po i nxjerr në rrugë për të zhvilluar një projekt rijetëzimi, në këmbim të dëmshpërblimeve disafish më të ulëta se vlera e tregut.
Në rrugën që përshkon qendrën historike të Durrësit, gjurmët e historisë rrethohen nga kaosi i tranzicionit. Mes amfiteatrit antik, forumit dhe termave romake gjenden ndërtesa të ngritura në dekada të ndryshme.
Shumë prej këtyre banesave kanë mbijetuar më shumë se një shekull, por tashmë do të shemben për t’i hapur rrugë një projekti rijetëzimi, të njohur si TID Durrës.
Një vendim qeverie, i publikuar në Fletoren Zyrtare në gusht të këtij viti, parashikon shpronësimin e 74 pronarëve, me çmime që vlerësohen se janë disafish më të ulëta se tregu.
Banorët e prekur e kundërshtojnë këtë vendim, ndërsa pohojnë se nuk kanë marrë asnjë sqarim dhe nuk janë bërë pjesë e dëgjesave publike.
“Ne nuk jemi vënë në dijeni. As dëgjesë publike, as konsultim siç parashikohet në ligj nuk është respektuar,” thotë Senada Laçi, banore e lagjes nr.1 të Durrësit, banesa e së cilës është në projekt për t’u prishur.
Edhe Artur Velja thotë se është njoftuar nga fqinjët për prishjen e banesës së tij. Më pas, kryetari i njësisë bashkiake ka komunikuar vendimin, duke urdhëruar lirimin e banesave brenda një afati 3-mujor.
Avokati i Popullit ka marrë në shqyrtim ankesat e banorëve dhe ka konstatuar se ligji për shpronësimet nuk i mbron ata. Ky institucion u ka sugjeruar banorëve që të ndjekin rrugën gjyqësore për dëmshpërblimin, duke kundërshtuar vlerën që ofron VKM-ja.
Në zonën më të shtrenjtë të Durrësit, ku siç thonë banorët, çmimi i tregut arrin nga 1500 deri në 3000 Euro për metër katror, qeveria u ofron atyre dëmshpërblime në vlera të ulëta.
Mirjeta Kazazi i tha BIRN se ishte duke finalizuar një kontratë për shitjen e pronave të saj, një shtëpi me oborr dhe një dyqan anash bulevardit Epidamn, kur doli lajmi i prishjeve.
“Kishim rënë dakord për ta shitur rreth 300 mijë euro. Kur një ditë të bukur vjen zotëria dhe më thotë, shiko se këtu do të ketë një plan. U prish marrëveshja,” thotë e irrituar Kazazi, banore e lagjes 3 në Durrës.
Ndryshe nga vlera e tregut, qeveria e ka vlerësuar pronën e saj me 8 mijë lekë.
“Me 80 milionë [të vjetra] që më ka dhënë mua, ku do shkoj? Nuk blej dot asnjë garsonierë…,” shton ajo.
Ngjashëm edhe Edmond Balla humbet pronën dhe të gjitha investimet e jetës së tij. Mbi dy banesat e vjetra të familjes së tij, Balla ka ndërtuar biznesin, që përbëhet nga një hotel dhe një restorant.
“Kam katër kate ndërtim, tre kate janë nga 200 metra dhe një është 220 metra… Ata më kompensojnë mua me 47 milionë lekë të vjetra,” ankohet ai.
Amfiteatri i Durrësit, ndërtuar në fillim të shekullit II të erës sonë, u zbulua në vitin 1966 dhe sot rrethohet nga banesa që datojnë mbi 100 vjet më parë. Sipas projektit TID, disa prej tyre do të prishen, disa të tjera do të rindërtohen, por banorët dyshojnë se përzgjedhja është selektive.
Armando Rufa jeton në Belgjikë, por erdhi brenda 12 orësh kur mësoi planet e qeverisë për shtëpinë e tij. Projekti shtrihet mbi oborrin dhe murin rrethues të shtëpisë, për të cilin Rufa thotë se është gati 400 vjeçar.
“Kam një muaj që rri këtu dhe merrem me këto gjëra… thjesht i vi rrotull,” thotë ai, ndërsa ankohet se nuk ka marrë ende asnjë sqarim.
Edhe Isuf Mehmeti u kthye me urgjencë nga Italia për të shpëtuar pronën e tij nga shembja.
“Erdha me shpejtësi, sepse prona ka lidhje me jetën e njeriut. Para një viti kam investuar 50 mijë euro në pronën time. Tani banesa ime prishet dhe shteti më shpronëson me vlerën qesharake 41 mijë euro,” thotë ai.
Në grupin e banorëve, ka prej atyre që nuk iu njihet prona, edhe pse jetojnë prej pesë brezash aty.
Eduard Bardaku i tha BIRN se shtëpia e ndërtuar nga gjyshi i tij dhe shtëpia ku ai banon janë në listën e prishjeve, por ai cilësohet si “pronar i pavërtetuar” nga autoritetet. Bardaku thotë se shtëpia e tij është ndërtuar në vitin 1970 nga ndërmarrja shtetërore NSHN. Ai ka nisur një proces gjyqësor me institucionet.
Në të njëjtën pozitë është edhe Kliton Doko, i cili jeton me nënën e tij 90-vjeçare në lagjen 3 të Durrësit. Banesa është ndërtuar në vitin 1964 nga institucionet shtetërore të kohës së komunizmit.
“Kam lindur e po plakem në këtë shtëpi. Banesën ma ka dhënë shteti dhe jam taksapagues prej 35 vitesh. Tani po shteti nuk më konsideron si pronar të banesës. Na kanë thenë të largohemi e të lirojmë shtëpinë. Unë nuk largohem, sepse nuk kam ku të shkoj,” shtoi më tej Doko.
Përkundër pretendimeve të banorëve, Bashkia e Durrësit i tha BIRN se ka dëgjuar dhe trajtuar çdo kërkesë të ardhur në bashki nga banorët e prekur. Por Bashkia sqaron se nuk është ajo përgjegjëse për hartimin e projektit, por Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit.
Edhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim distancohet nga të gjitha përgjegjësitë, duke sqaruar se ka vetëm rol financues në projekt.
“Ne jemi në dijeni të situatës dhe të protestave që janë zhvilluar, por e shohim veten të distancuar nga kjo pjesë, për shkak se roli ynë nuk është vendimmarrës në hartimin e projektit dhe nuk është vendimmarrës edhe për gjithë gjërat që rrjedhin pas miratimit të projektit,” tha Sibel Pipa, menaxhere e marrëdhënieve me Publikun në Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.
“Roli ynë është vetëm financues dhe nuk ka përgjegjësi për dhënien e çmimeve për dëmshpërblimet,” shtoi ajo.
Sipas Avokatit të Popullit, ligji i padrejtë për shpronësimet dhe praktika të tjera të shtetit ndaj qytetarëve kanë krijuar këtë realitet të braktisjes – në një histori që përsëritet pas çdo projekti të madh të zhvillimit.
Ndërsa rrezikon të dalë mes katër rrugëve, Altin Xhogu thotë se qeveria po i dëbon nga pronat e tyre. “Ky është dëbim, është dëbim. Ik largohu, se do ta marr unë pronën, duke e ditur që zoti i pronës jam unë more zotëri,” përfundoi ai.
/ Luljeta Progni – BIRN -

Kaos total në Xhamajka pas Uraganit Melissa: Njerëzit kërkojnë ushqim mes rrënojave, hanë çfarë gjejnë në rrugë
Black River, Xhamajkë – Në rrugë të mbuluara nga balta, njerëzit ecin mes rrënojave duke kërkuar diçka për të ngrënë. Të tjerë futen në dyqane të shkatërruara, me shpresën për të gjetur ujë të pijshëm apo ndonjë furnizim të mbetur.
Ndërsa numri i viktimave po rritet, banorët e qytetit portual Black River ende kërkojnë të afërmit e zhdukur dhe luftojnë për të mbijetuar, disa ditë pas goditjes shkatërrimtare të Uraganit Melissa, një nga stuhitë më të fuqishme të regjistruara ndonjëherë në Karaibe.
Erozioni, erërat shkatërruese dhe përmbytjet e furishme kanë rrënuar gjithçka: rrugët janë bërë të pakalueshme, ndërtesat janë shembur, anijet janë përmbysur, ndërsa qyteti ka mbetur pa energji elektrike dhe pa ujë të rrjedhshëm.
Në çdo cep të qytetit shihen shenja shkatërrimi: automjete të copëtuara, ndërtesa të çara më dysh, dhe fletë gjigante metali të përfshira ndër degët e pemëve.
Banorët që folën për BBC-në thanë se nuk kanë parë asnjë kamion ndihmash në zonë deri më tani. Ata po përpiqen të mbijetojnë me çfarë gjejnë mes mbeturinave buzë rrugëve, në qytetin bregdetar që ndodhet rreth 150 kilometra në perëndim të kryeqytetit Kingston.
Disa prej tyre janë futur nëpër supermarkete të dëmtuara, duke marrë ushqim dhe ujë për veten dhe për të tjerët. “Duhej të përdorim çfarëdo që gjenim, në rrugë apo brenda marketit,” tha Demar Walker, një nga banorët e zonës.
Ai tregoi se pasi çatia e tregut ishte rrëzuar, u desh të ngjiteshin brenda për të marrë ujë e ushqime, të cilat më pas i hodhën poshtë për banorët e tjerë që prisnin me duar të shtrira. “Nuk ishim egoistë – duhej t’i ndanim me të tjerët,” shtoi ai.
Jo shumë larg, banorë të tjerë treguan se edhe një farmaci lokale ishte plaçkitur. “Pashë njerëz që dilnin me krahët plot ilaçe e pije alkoolike,” tha Aldwayne Tomlinson. “Në fillim mendova se ishte e hapur, por pastaj kuptova se po e plaçkitnin.”
Një grua që qëndronte mbi një grumbull mbeturinash përshkroi situatën si “kaos total – pa ushqim, pa ujë, pa ndihmë.” “Nuk kemi para, askush s’na ka ndihmuar. Nevojitet ndihmë urgjentisht,” tha Chegun Braham, me zë të dridhur.
Një çift që zotëron disa dyqane në zonë rrëfeu se disa prej tyre janë plaçkitur, ndërsa tani po qëndrojnë roje para njërit prej tyre për të penguar vjedhjet e tjera.
Ndërkohë, puna e ekipeve të shpëtimit është e vështirë për shkak të infrastrukturës së dëmtuar, ndërsa banorët e ‘Black River’ mbeten të izoluar dhe të dëshpëruar, në pritje të ndihmës që ende nuk ka mbërritur.
Burimi: BBC/ Përktheu: Syri.Net
-

2 nëntori, Ditë Zie Kombëtare. FSHF njofton shtyrjen e ndeshjeve
Dita e diel është shpallur Ditë Zie Kombëtare pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se më 2 nëntor ndeshjet e planifikuara në kampionatin “Abissnet Superiore”, Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë, Kategorinë e Tretë, kampionatin e vajzave dhe kampionatet e moshave do të shtyhen.
Në kampionatin “Abissnet Superiore”, takimet e ditës së diel do të spostohen të hënën në të njëjtin orar, ndërsa ndeshjet që ishin planifikuar për të hënën do të luhen të martën në orën 16:00.
Abissnet Superiore, java 10
Tirana – Bylis, 03.11.2025, 14:00
Dinamo City – Teuta, 03.11.2025, 17:00
Flamurtari – AF Elbasani, 03.11.2025, 17:00
FK Vora – Partizani, 04.11.2025, 16:00
Egnatia – Vllaznia, 04.11.2025, 16:00
Në Kategorinë e Parë, pesë ndeshjet që ishin planifikuar të luhej të dielën do të spostohen të hënën në orën 14:00. Të gjitha ndeshjet e javës së 10-të të Kategorisë së Parë do të zhvillohen të hënën.
Kategoria e Parë, java 10
Iliria – Burreli 03.11.2025 14:00
Kukësi – Kastrioti 03.11.2025 14:00
AF Luftëtari – Besa 03.11.2025 14:00
Laçi – Lushnja 03.11.2025 14:00
Pogradeci – Apolonia 03.11.2025 14:00
Skënderbeu – Korabi 03.11.2025 17:00
Në Kategorinë e Dytë, ndeshjet e Grupit A do të luhen sipas programit të shtunës, ndërsa takimet e Grupit B, të planifikuara për të dielën, do të spostohen të hënën në orën 13:00.
Partizani B – Devina, 03.11.2025, 13:00
Oriku – Maliqi, 03.11.2025, 13:00
Butrinti – Tomori, 03.11.2025, 13:00
Këlcyra – Eagle Football, 03.11.2025, 13:00
Ashtu siç është bërë e ditur më parë, në të gjitha ndeshjet e kampionateve “Abissnet Superiore”, Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë do të mbahet një minutë heshtje në nder të kujtimit të Fatos Nanos.