Finalizohet operacioni policor i koduar “Violent”. Dhunoi babain dhe u largua nga banesa; kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari, i dënuar më parë për dhunë në familje.
29-vjeçarit iu gjet në banesë një sasi prej 105 gramësh kanabis.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas njoftimit të marrë për një rast dhune në familje në qytetin e Laçit, menjëherë shkuan në adresën e dhënë dhe nisën veprimet e para hetimore.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi R. Gj., 29 vjeç, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, K. Gj., 66 vjeç, dhe ishte larguar nga banesa.
Nisur nga veprimet e dhunshme dhe rrezikshmëria që paraqiste ky shtetas, u kërkua ndihma e Forcës Kombëtare të Sigurisë për kapjen e tij.
Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcat Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, pas disa orësh kërkimesh të pandërprera, në kuadër të operacionit policor të koduar “Violent”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin R. Gj., 29 vjeç, banues në Laç, Kurbin, i dënuar më parë për dhunë në familje.
Gjatë kontrollit në banesën ku ky shtetas fshihej, në Zejmen, Lezhë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike, të dyshuar kanabis, rreth 105 gramë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
gijotina.com/
Tag: Laç
-

Dhunoi babanë dhe u arratis nga banesa, i riu kapet në Lezhë
-

Me precedent të mëparshëm penal/ Dhunoi fizikisht të atin, bie në prangat e policisë 29-vjeçari nga Laçi
Policia e Kurbinit ka arrestuar një 29-vjeçar për dhunë në familje. I riu me inicialet R. Gj., pasi dhunoi fizikisht të atin, 66 vjeç u fsheh në një banesë në Zejmen të Lezhës.
Gjatë kontrolleve të kryera në këtë banesë, shërbimet e policisë sekuestruan 105 gramë lëndë narkotike, të dyshuar kanabis
Sipas njoftimit të bluve 29-vjeçari rezulton me precedentë të mëparshëm penalë për të njëjtën vepër.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas njoftimit të marrë për një rast dhune në familje në qytetin e Laçit, menjëherë shkuan në adresën e dhënë dhe nisën veprimet e para hetimore.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi R. Gj., 29 vjeç, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, K. Gj., 66 vjeç, dhe ishte larguar nga banesa.
Nisur nga veprimet e dhunshme dhe rrezikshmëria që paraqiste ky shtetas, u kërkua ndihma e Forcës Kombëtare të Sigurisë për kapjen e tij.
Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcat Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, pas disa orësh kërkimesh të pandërprera, në kuadër të operacionit policor të koduar “Violent”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin R. Gj., 29 vjeç, banues në Laç, Kurbin, i dënuar më parë për dhunë në familje.
Gjatë kontrollit në banesën ku ky shtetas fshihej, në Zejmen, Lezhë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike, të dyshuar kanabis, rreth 105 gramë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. -

Dhunoi të atin dhe iku nga shtëpia, gjendet dhe arrestohet 29-vjeçari në Lezhë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Violent”.
Dhunoi babain dhe u largua nga banesa; kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari, i dënuar më parë për dhunë në familje.
29-vjeçarit iu gjet në banesë një sasi prej 105 gramësh kanabis.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas njoftimit të marrë për një rast dhune në familje në qytetin e Laçit, menjëherë shkuan në adresën e dhënë dhe nisën veprimet e para hetimore.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi R. Gj., 29 vjeç, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, K. Gj., 66 vjeç, dhe ishte larguar nga banesa.
Nisur nga veprimet e dhunshme dhe rrezikshmëria që paraqiste ky shtetas, u kërkua ndihma e Forcës Kombëtare të Sigurisë për kapjen e tij.
Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcat Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, pas disa orësh kërkimesh të pandërprera, në kuadër të operacionit policor të koduar “Violent”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin R. Gj., 29 vjeç, banues në Laç, Kurbin, i dënuar më parë për dhunë në familje.
Gjatë kontrollit në banesën ku ky shtetas fshihej, në Zejmen, Lezhë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike, të dyshuar kanabis, rreth 105 gramë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.Top Channel
-

“Mjaft me gjenocidin në Gaza”, Europa shpërthen në protesta
Dhjetëra mijëra njerëz kanë marshuar në qytete të ndryshme të Europës duke denoncuar luftën izraelite në Gaza dhe duke kërkuar reagim më të fortë ndërkombëtar ndaj shkeljeve të vazhdueshme të armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-të.
Protestat, të zhvilluara të shtunën, 29 nëntor, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palestinez, vijnë ndërsa numri i viktimave në Gaza i ka kaluar 70 mijë. Ndër të fundit viktima, janë dy djem të moshave 8 dhe 10 vjeç, të vrarë në një sulm me dron në Bani Suheila, në jug të Rripit të Gazës.
Protesta masive në ParisNë Paris, rreth 50 mijë persona marshuan në rrugët kryesore të qytetit duke brohoritur “Gaza, Gaza, Parisi është me ju” dhe “Nga Parisi në Gaza, rezistencë!”.
Demonstruesit valëvitën flamuj palestinezë dhe dënuan “gjenocidin izraelit”.
“Është e patolerueshme. Jemi ende shumë larg drejtësisë”, tha një protestues. Një tjetër shtoi:
Ne e dimë që kjo është e gabuar. Pse ata që janë në pushtet nuk e shohin njësoj?
Anne Tuaillon, drejtuese e Shoqatës “France Palestine Solidarité”, tha se 7 javë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit, “asgjë nuk është zgjidhur”. Sipas saj, “armëpushimi është thjesht një perde tymi”, ndërsa Izraeli vazhdon shkeljet dhe ndalon ndihmat humanitare.
Marshime edhe në Londër, Gjenevë, Romë e LisbonëNë Londër, organizatorët thanë se deri në 100 mijë persona morën pjesë në marshim, duke kërkuar llogaridhënie për “krimet” ndaj palestinezëve dhe mbrojtje për civilët që vazhdojnë të vuajnë edhe gjatë armëpushimit.
Në Romë, mes protestuesve ishin edhe raportuesja speciale e OKB-së për territoret e pushtuara, Francesca Albanese, dhe aktivistja Greta Thunberg. Mësohet se kanë marrë pjesë rreth 100 mijë persona.
Albanese shkroi në “X” se Izraeli po kryen “gjenocid” ndaj palestinezëve, si në Gaza ashtu edhe në Bregun Perëndimor, duke e përshkruar situatën si “spastrim i planifikuar etnik”.
Shkeljet e armëpushimit vazhdojnë
Sipas raportimeve, Izraeli është tërhequr deri në një “vijë të verdhë” brenda Gazës, por vazhdon të kontrollojë më shumë se gjysmën e territorit dhe ka kryer disa sulme vdekjeprurëse që shkelin marrëveshjen. Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, janë regjistruar të paktën 500 shkelje nga ana e Izraelit, me 347 palestinezë të vrarë dhe 889 të plagosur.
Dy vëllezërit Fadi dhe Jumaa Tamer Abu Assi, 8 dhe 10 vjeç, u vranë ndërsa mblidhnin dru për babanë e tyre me aftësi të kufizuara.
“I gjetëm copa-copa”, tha xhaxhai i tyre për AFP.“Një luftë për mbijetesë”
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se “vrasja e civilëve, zhvendosja e një popullsie të tërë dhe bllokimi i ndihmave humanitare janë të papranueshme”.Nga Gaza, reporterja e Al Jazeera-s, Hind Khoudary, thotë se palestinezët “thjesht po përpiqen të mbijetojnë”.
“Shumë njerëz ende flenë në çadra, pa ushqim, pa ilaçe dhe pa shkollë për fëmijët. Edhe me armëpushim, njerëzit po vdesin ngadalë”, raporton ajo.
Amnesty International paralajmëroi të enjten, 27 nëntor, se autoritetet izraelite “ende po kryejnë gjenocid në Gaza”, duke sulmuar zona të reja dhe duke kufizuar ndihmat kritike. -

Festat e dhjetorit dhe alergjitë/ Si pemët dhe dekorimet mund të përkeqësojnë simptomat
Krishtlindjet nuk sjellin pushim për personat me alergji. Pemët e vërteta mund të lëshojnë spore myku që aktivizohen në shtëpi të ngrohta, duke shkaktuar teshtima, kruajtje të syve dhe probleme në frymëmarrje. Dekorimet e ruajtura gjatë vitit dhe prezenca e kafshëve shtëpiake rrisin gjithashtu ekspozimin ndaj alergenëve.
Dr. Victoria Nguyen një alergologe dhe imunologe në Qendrën Mjekësore Wexner të Universitetit Shtetëror të Ohajos shpjegon se kalimi i gjatë në ambiente të mbyllura gjatë dimrit favorizon reagime alergjike, duke përfshirë edhe “rinitin joalergjik” të shkaktuar nga ajri i ftohtë.
Për lehtësim, rekomandohen pastrimi i pemëve dhe dekorimeve, përdorimi i pastruesve të ajrit dhe ilaçe antihistaminike. Për një zgjidhje afatgjatë, imunoterapia mund të ndihmojë, por kërkon disa vite trajtim për efekt të plotë. -

Moti i ftohtë, pemët e Krishtlindjeve dhe pluhuri: Pse alergjitë tuaja mund të përkeqësohen këtë Krishtlindje
Pemët e vërteta të Krishtlindjeve mund të lëshojnë myk të fjetur pasi të futen brenda, ndërsa dekorimet me pluhur dhe koha e kaluar brenda me kafshët shtëpiake mund të shkaktojnë teshtima dhe kruajtje të syve.
Krishtlindjet mund të jenë “koha më e mrekullueshme e vitit”, por për shumë njerëz, dimri nuk do të thotë një pushim nga alergjitë. Në fakt, sezoni festiv mund t’i përkeqësojë simptomat – edhe kur poleni i jashtëm është zhdukur prej kohësh.
Kalimi në ambiente të mbyllura është pjesë e problemit, sipas Dr. Victoria Nguyen, një alergologe dhe imunologe në Qendrën Mjekësore Wexner të Universitetit Shtetëror të Ohajos. Ndërsa temperaturat bien, njerëzit kalojnë natyrshëm më shumë kohë brenda, të rrethuar nga shkaktarë të zakonshëm si marimangat e pluhurit dhe kafshët shtëpiake.
Dhe pema juaj e Krishtlindjeve mund ta përkeqësojë gjithashtu problemin.
Pemët e prera fllad mund të mbajnë spore myku të fjetura që bëhen aktive sapo të futen në shtëpi të ngrohta – një reagim që nganjëherë quhet “sindroma e pemës së Krishtlindjeve”.
Për ata që janë të ndjeshëm ndaj mykut, kjo mund të shkaktojë kruajtje të syve, teshtima, bllokim të mykut ose edhe vështirësi në frymëmarrje.
Pemët artificiale nuk janë gjithmonë më të sigurta. Dekorimet e ruajtura në papafingo, garazhe ose bodrume shpesh mbledhin pluhur gjatë vitit, gjë që mund të çojë në shpërthime sapo të bien.
Moti i ftohtë gjithashtu mund të luajë një rol. Ndonëse nuk është një alergji e vërtetë, Nguyen tha se disa njerëz përjetojnë “rinit vazomotor ose joalergjik”, ku ajri i ftohtë vetëm mund të shkaktojë rrjedhje hundësh ose edhe urtikarie.
Si mund t’i trajtoni alergjitë e dimrit?
Trajtimet variojnë nga masa të thjeshta shmangieje – të tilla si shpëlarja e dekorimeve, fshirja e pemëve ose përdorimi i pastruesve të ajrit – deri te ilaçet si antihistaminikët ose sprejet nazale.
Për lehtësim afatgjatë, ekzistojnë disa forma të imunoterapisë, duke përfshirë tableta sublinguale, injeksione direkt në nyjet limfatike ose injeksione tradicionale kundër alergjisë, të cilat sipas Nguyen kërkojnë një “angazhim dy deri në pesë vjet” për përfitim të plotë.
Ekspertët rekomandojnë të kërkoni ndihmë nëse simptomat përkeqësohen ose nuk përmirësohen me trajtimin bazë.
-

Kategoria e Parë: 7 gola të shënuar në Korçë, fitore shprese për Kukësin. Laçi kënaqet me një pikë
29 Nëntor 2025
16:31
Telesport
Dje dhe sot janë luajtur ndeshjet për javën e 13-të në Kategorinë e Parë. Dje, Besa fitoi në shtëpi 3-1 ndaj Korabit, ndërsa Skënderbeu mori fitoren e katërt rresht, pasi mundi në fund 4-3 Lushnjen.
Fitorja e korçarëve u vendos nga goli i Saleh Naser në minutën e 90+7. Në ndeshjet e luajtura sot, Kukësi mori një fitore shprese në shtëpi ndaj Burrelit. Me të njëjtin rezultati fitoi edhe Apolonia në transfertën e vështirë ndaj Luftëtarit në Gjirokastër.
Dy ndeshjet e tjera u mbyllën barazim. Në Pogradeci-Iliria, mungoi goli, ndeshja u mbyll 0-0. Në ndeshjen tjetër, Kastrioti edhe pse ishte në avantazh të dyfishtë 2-0 ndaj Laçit, kurbinasit arritën të barazonin shifrat në fund.
Përsa i përket renditjes, Skënderbeu kryeson me 34 pikë, 11 pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Laçi. Pjesa tjetër e renditjes është si më poshtë: -

Suplementi Omega-3: Sa na ndihmojnë vërtet kapsulat e vajit të peshkut?
Shumë njerëz përdorin kapsula me vaj peshku dhe suplemente Omega-3 me shpresën e përmirësimit të shëndetit të zemrës dhe reduktimit të inflamacionit.
Edhe pse acidet yndyrore Omega-3 (EPA dhe DHA) janë thelbësore, hulumtimet e reja shkencore vënë në pikëpyetje qëllimin e marrjes së pakontrolluar të suplementeve që shiten në farmaci.
Studimi i Cochrane: Kapsulat nuk e zvogëlojnë rrezikun e atakut në zemër
Studimi më i madh shqyrtues, një analizë Cochrane e vitit 2020 (e cila përfshinte gati 163,000 pjesëmarrës), tregoi se marrja e suplementeve Omega-3 ka pak ose aspak efekt në numrin e vdekjeve ose ngjarjeve kardiovaskulare.
Kardiologu Prof. Dr. Dirk Westermann nga Klinika Universitare e Freiburgut i këshillon drejtpërdrejt pacientët e tij të mos marrin suplemente Omega-3: “Tek ata që i morën në doza të ulëta, efekti nuk është provuar kurrë.”
Zbulim i madh: Vetëm EPA e pastër funksionon vërtet
Megjithatë, shkenca ka gjetur një arsye pse disa studime kanë pasur rezultate pozitive. Studiuesit nga Universiteti i Dyseldorfit kanë zbuluar se roli mbrojtës pozitiv lidhet ekskluzivisht me një përbërës: acidin eikosapentaenoik (EPA) të pastër dhe me dozë të lartë.
“Të gjitha studimet që kanë parë një reduktim të sëmundjeve kardiovaskulare kanë përdorur EPA – në dozë të lartë dhe të pastruar – ndërsa studimet që nuk kanë treguar ndonjë përfitim kanë përdorur zakonisht përzierje të EPA dhe DHA”, tha kardiologu Dr. Philip Mourikis.
EPA vepron duke penguar trombocitet e gjakut (trombocitet), të cilat janë një pjesë qendrore e procesit të mpiksjes së gjakut. Aktiviteti i tepërt i trombociteve çon në formimin e mpiksjes, e cila shkakton atak në zemër ose goditje në tru.
Rreziku kryesor: Rreziku i aritmisë kardiake
Përdorimi i pakontrolluar i suplementeve Omega-3 mbart gjithashtu rreziqe.
Mjekët paralajmërojnë se marrja e Omega-3 mund të rrisë rrezikun e fibrilacionit atrial (një çrregullim i ritmit të zemrës).
Skandal burokratik
Paradoksalisht, një ilaç i bazuar në EPA të pastër, i cili ishte provuar se funksiononte në Gjermani, u tërhoq nga shitja për shkak të mosmarrëveshjeve midis prodhuesve dhe fondeve të sigurimeve mbi çmimin, edhe pse ishte efektiv.
Instituti Federal për Vlerësimin e Rrezikut (BfR) dhe kardiologët janë të qartë: pacientët në rrezik për sëmundje të zemrës duhet të marrin suplemente vetëm në konsultim me një mjek. Nuk ka prova që kapsulat e zakonshme të vajit të peshkut janë të dobishme.
Kjo është arsyeja pse është më mirë të merrni Omega-3 përmes dietës: hani peshk të yndyrshëm (salmon, harengë, ton) dhe burime bimore (vaj liri, vaj rapese, fara chia dhe arra).
-

Kastrioti ndal Laçin, Pogradeci ndjen forcën e Ilirisë, Kukësi më në fund….tri pikë
Kastrioti i Krujës gati sa nuk surprizoi Laçin në “Redi Maloku”. Shifrat në fund të pjesës së parë ishin 2-0 ndërsa në të dytën bardhezinjtë shënuan po aq gola për 2-2 final. Në Gjirokastër AF Luftëtari me Bledar Devollin debutues u thye 0-2 nga Apolonia ndërsa sfida kryesore e ditës luajtur në Pogradec (Pogradeci- Iliria) përfundoi pa gola 0-0.
Zgjohet Kukësi teksa arrin të fitojë 2-0 me matjanët e Burrelit në “Kukës Arena”. Kjo ishte fitorja e dytë sezonale për verilindorët ndërsa tani kanë ngushtuar diferencën me Luftëtarin e Lushnjën në 2 dhe 4 pikë.
Kategoria e Parë, java e 13-të:
Rezultatet:
Kastrioti – Laçi 2-2
AF Luftëtari- Apolonia 0-2
Pogradeci – Iliria 0-0
Kukësi-Burreli 2-0
Luajtur dje:
Besa-Korabi 3-1
Skënderbeu-Lushnja 4-3 /Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Berisha: Kemi një mision dhe ky mision është të bindim shqiptarët që të ngrihemi, të largojmë Edi Ramën dhe të votojmë të lirë si qytetarë
Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, gjatë deklaratës së tij, theksoi se misioni kryesor i Partisë Demokratike sot nuk lidhet me pushtetin, por me rikthimin e votës së lirë për qytetarët shqiptarë.
Ai u ndal te kërkesat për dorëheqje, duke theksuar se në kushte të zgjedhjeve normale ai vetë do të ishte larguar me kohë nga drejtimi, por farsa elektorale dhe shtypja e pluralizmit e bëjnë të domosdoshme vijimin e betejës.
Sipas tij, opozita nuk mund të vijë kurrë në pushtet për sa kohë Edi Rama kontrollon procesin zgjedhor, institucionet dhe mediat, ndaj detyra e PD-së është të bindë shqiptarët të ngrihen dhe të largojnë këtë regjim. Berisha deklaroi se pas zgjedhjeve të 11 majit ndihet më i motivuar se kurrë për të çuar përpara këtë mision të tij politik.
Fjala e tij:
Tani, relative kjo. Ata që kërkojnë dorëheqjen kanë të drejtën e tyre të kenë çdo kërkesë. Por theksoj edhe njëherë, në mënyrë absolute nuk ka njeri në Shqipëri të ketë dhënë dorëheqjen më shumë se unë.
Ju garantoj se kurrë nuk e kam patur një akt aq të vështirë dhe të dhimbshëm dorëheqjen, jo. Në rast se zgjedhjet do të ishin zhvilluar në kushtet e një kuadri normal, të vlerësuara jo vetëm nga ne, por dhe nga komuniteti ndërkombëtar, ju siguroj se javën e 3 maksimumi të 4 pas tyre, Sali Berisha nuk do hynte më në këtë zyrë.
Unë i kam faktuar këto. Por në kushtet e një farse elektorale, për Sali Berishën ka një mision dhe ky mision është të bëjë çdo përpjekje, për të bindur shqiptarët që të ngrihemi, të largojmë Edi Ramën dhe të votojmë të lirë si qytetarë.
Këtu gërshetohen shumë. Së pari janë altoparlamentët e qeverisë, të cilët e dinë se problemi absolut i Edi Ramës është Sali Berisha. Dhe në fakt unë do të vazhdoj të jem problemi i tij me të gjithë forcën tim. Edhe i narkoshtetit edhe i krimit, sepse nuk bëj kompromis me këto.
Në fakt sot pas këtyre zgjedhjeve ndihem më i motivuar se kurrë në këtë betejë. Pse ndihem. Sepse është një mision nuk është një mision për pushtet, duhet ta dijë çdo demokrat. Po nuk larguam Edi Ramën, opozita në pushtet nuk vjen kurrë.
Shtroni pyetjen secili prej jush, cili do ishte rezultati i zgjedhjeve të 11 majit në rast se, nuk do ishin arrestuar dy liderët e partive kryesore opozitare në vitin elektoral dhe i dhënë tjetrit për ndjekje penale.
Në rast se nuk do ishin organizuar me paratë e taksë paguesve në kundërshtim me ligjin, në periudhën e ndaluar me ligj, për të ndikuar tek zgjedhësit 4530 aktivitete.
Në rast se qeveria nuk do të kontrollonte 90% të mediave.
Në rast se punonjësit e administratës publike që duhet të jenë shërbëtorë të qytetarëve shqiptarë nuk shndërrohen në plaçkitës dhe policë të votës së tyre.
Në rast se me fondet tuaja nuk do ti jepej çdo pensionist 100 euro për të marrë votën.
Në rast se nuk do të faleshin 1 miliardë e 700 milionë euro gjoba dhe kamata të viteve të fundit.
Në rast se nuk do të bëheshin punësime të përkohshme dhe të jepeshin dhjetëra mijëra leje ndërtimi, legalizimi, certifikata pronësie, të gjitha këto në kundërshtim me ligjin.
Në rast se nuk të licencohej mbjellja e 28 mijë hektarë kanabis nga 200 hektarë.
Tani unë e di që ka njerëz që duan ti rrafshojnë, ti bëjnë të paqena këto, por këta janë mjeranë. Ua them këtyre të cilët e bëjnë me qëllim këtë, këta janë skllevër, janë mjeranë, janë shërbëtorë me lek apo pa lek të një regjimi të urryer për shqiptarët.
Ata që nuk e kanë të qartë ata duhet ti lexojnë dhe duhet të dinë se në këto rrethana zgjedhje nuk ka, ka farsa elektorale dhe kjo është arsyeja që Sali Berisha vazhdon më i motivuar se kurrë këtë betejë, me besimin e madh që do të ja dalim të largojmë këtë të keqe të madhe nga pushteti dhe shqiptarët të votojnë të lirë.
Beteja ime është një betejë për liritë më themelore të shqiptarëve.Faleminderit!