Tag: laboratorë

  • Laboratorë, klasa e terrene të reja sportive në gjimnazin “Konstandin Kristoforidhi”

    Laboratorë, klasa e terrene të reja sportive në gjimnazin “Konstandin Kristoforidhi”

    Gjimnazi “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan ka rilindur duke ruajtur identitetin, por duke përmirësuar dhe modernizuar ambientet për mbi 600 nxënësit e tij me laboratorë, klasa e terrene të reja sportive, si dhe mjedise shtesë që do t’i shërbejnë mësimdhënies dhe aktiviteteve komunitare.
    Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro vizitoi nga pranë shkollën, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe bashkisë Elbasan ku u shoqërua edhe nga kryebashkiaku Gledian Llatja.Shkolla pas rindërtimit dhe shtimit të hapësirave ka gjithë potencialin të zhvillojë edhe programe si ai “Art dhe Zeje”. Me kryetarin e bashkisë kemi një projekt që duam ta zhvillojmë, me qëllim që përveç këtyre gjërave ‘tekno’ të merremi pak edhe me natyrën”, tha ministrja Kumbaro.

    Kryetari i bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja tha se “me rikonstruksionin total të shkollës u bënë dhe shtesa, për t’iu përgjigjur numrit të madh të nxënësve. Gjithashtu terrenet sportive janë të reja dhe ambientet me ngrohje qendrore, sisteme emergjence etj”.

    Ndërkohë në qarkun e Elbasanit, nis së shpejti edhe rikonstruksioni i shkollës “Dhaskal Todri”, si dhe janë në projekt ritransformimi edhe dy gjimnaze të tjera.

  • Marina meksikane sekuestron sasinë më të madhe të drogës në vend, kapen 42 ton metamfetaminë në disa laboratorë

    Marina meksikane sekuestron sasinë më të madhe të drogës në vend, kapen 42 ton metamfetaminë në disa laboratorë

    Marina meksikane ka sekuestruar një prej sasive më të mëdha të drogës të bëra ndonjëherë në historinë e Meksikës, prej 42.2 ton metamfetamine në perëndim të vendit. 
    Sekuestrimi u bë gjatë një operacioni ushtarak në laboratorë të paligjshëm dhe klandestinë në shtetin e Michoacan, Meksikë, dhe vlerësohet se metamfetamina e sekuestruar vlen më shumë se 50 milionë dollarë.
    Mediat shkruajnë se vendi është nën presion të fortë nga administrata e Presidentit Donald Trump  në lidhje me trafikimin e drogës me origjinë nga Meksika në Shtetet e Bashkuara.

    Në fakt, Trump ka nisur një “fushatë” agresive kundër hyrjes së drogës, veçanërisht fentanilit në SHBA, ndërsa përmend trafikimin e drogës si një nga arsyet kryesore pse ai vendosi tarifa për importet nga Meksika.

  • Greqi/ zbulohen 4 laboratorë të falsifikimit të pasaportave shqiptare e greke, 23 të arrestuar

    Greqi/ zbulohen 4 laboratorë të falsifikimit të pasaportave shqiptare e greke, 23 të arrestuar

    Policia greke ka përfunduar para pak një operacion në shkallë të gjerë të quajtur ‘Kerveros’, gjatë të cilit u arrestuan 23 persona të përfshirë në një rrjet trafikimi qeniesh njerëzore, ndërsa u sekuestruan 3.700 pasaporta të falsifikuara.

    Janë identifikuar të paktën katër laboratorë që prodhojnë pasaporta të falsifikuara, kryesisht shqiptare dhe greke.

    Hetimi, i cili është ende në vazhdim, ka çuar në sekuestrimin e 3.700 pasaportave dhe kartave të identitetit të falsifikuara nga vende të ndryshme, si dhe afërsisht 50.000 euro cash.

    Gjatë kontrolleve në apartamente, policia gjeti çanta plot me pasaporta të falsifikuara, sirtarë me pulla dhe zarfe që përmbanin shuma parash.

    Mësohet se në pranga ka rënë edhe kreu i grupit. Ai kishte ngritur një laborator të pajisur plotësisht brenda një apartamenti, në zonën e banesave të punëtorëve të Peristerit në Athinë.

    Sipas informacionit, rrjeti ishte i përfshirë në më shumë se 500 raste të trafikut të paligjshëm të klandestinëve, duke fituar një total prej të paktën 4 milionë euro.

    Detaje të reja lidhur me operacionin priten në orët në vijim. Syri.net-Epirusgate.gr. 

  • Zbulohen katër laboratorë të falsifikimit të pasaportave shqiptare e greke, 23 të arrestuar

    Zbulohen katër laboratorë të falsifikimit të pasaportave shqiptare e greke, 23 të arrestuar

    Policia greke ka kryer një operacion në shkallë të gjerë të quajtur “Kerveros”, gjatë të cilit u arrestuan 23 persona të përfshirë në një rrjet trafikimi qeniesh njerëzore, ndërsa u sekuestruan 3,700 pasaporta të falsifikuara.
    Janë identifikuar të paktën katër laboratorë që prodhojnë pasaporta të falsifikuara, kryesisht shqiptare dhe greke.
    Hetimi, i cili është ende në vazhdim, ka çuar në sekuestrimin e 3,700 pasaportave dhe kartave të identitetit të falsifikuara nga vende të ndryshme, si dhe afërsisht 50,000 euro cash.
    Gjatë kontrolleve në apartamente, policia gjeti çanta plot me pasaporta të falsifikuara, sirtarë me pulla dhe zarfe që përmbanin shuma parash.
    Mësohet se në pranga ka rënë edhe kreu i grupit. Ai kishte ngritur një laborator të pajisur plotësisht brenda një apartamenti, në zonën e banesave të punëtorëve të Peristerit në Athinë.
    Sipas informacionit, rrjeti ishte i përfshirë në më shumë se 500 raste të trafikut të paligjshëm të klandestinëve, duke fituar një total prej të paktën 4 milionë euro.
    Detaje të reja lidhur me operacionin priten në orët në vijim.

  • Greqi/ Zbulohen katër laboratorë të falsifikimit të pasaportave shqiptare e greke, 23 të arrestuar

    Greqi/ Zbulohen katër laboratorë të falsifikimit të pasaportave shqiptare e greke, 23 të arrestuar

    Policia greke ka kryer një operacion në shkallë të gjerë të quajtur “Kerveros”, gjatë të cilit u arrestuan 23 persona të përfshirë në një rrjet trafikimi qeniesh njerëzore, ndërsa u sekuestruan 3,700 pasaporta të falsifikuara.

    Janë identifikuar të paktën katër laboratorë që prodhojnë pasaporta të falsifikuara, kryesisht shqiptare dhe greke.
    Hetimi, i cili është ende në vazhdim, ka çuar në sekuestrimin e 3,700 pasaportave dhe kartave të identitetit të falsifikuara nga vende të ndryshme, si dhe afërsisht 50,000 euro cash.
    Gjatë kontrolleve në apartamente, policia gjeti çanta plot me pasaporta të falsifikuara, sirtarë me pulla dhe zarfe që përmbanin shuma parash.
    Mësohet se në pranga ka rënë edhe kreu i grupit. Ai kishte ngritur një laborator të pajisur plotësisht brenda një apartamenti, në zonën e banesave të punëtorëve të Peristerit në Athinë.
    Sipas informacionit, rrjeti ishte i përfshirë në më shumë se 500 raste të trafikut të paligjshëm të klandestinëve, duke fituar një total prej të paktën 4 milionë euro.
    Detaje të reja lidhur me operacionin priten në orët në vijim.

    Top Channel

  • ‘Po investojmë që 1 mijë shkolla të kenë laboratorë inteligjentë’, Manastirliu: Rrisim aksesin e nxënësve në teknologji

    ‘Po investojmë që 1 mijë shkolla të kenë laboratorë inteligjentë’, Manastirliu: Rrisim aksesin e nxënësve në teknologji

    Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishte sot në shkollën “Gjon Buzuku” në Tiranë, ku ndoqi nga afër një orë mësimi të zhvilluar në laboratorin e ri inteligjent, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies, përmes teknologjisë.
    Ministrja Manastirliu theksoi rëndësinë e integrimit të teknologjisë në të gjitha lëndët mësimore, si një mënyrë për të rritur ndërveprimin, zhvilluar aftësitë krijuese dhe për të nxitur mendimin kritik te nxënësit:
    “Laboratorët inteligjentë po i përfshijmë në të gjitha lëndët që përmes platformave interaktive t’i vijmë në ndihmë jo vetëm mësuesve për lëndën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit dhe programit Code Monkey por edhe për lëndët e tjera si gjuha shqipe, gjuha e huaj etj., duke e bërë mësimin edhe më të kuptueshëm edhe më tërheqës. Kështu ne nxisim jo vetëm aftësitë kreative të nxënësve por edhe mendimin kritik”, tha Manastirliu.
    Aktualisht janë funksionalë 316 laboratorë inteligjentë në shkollat e vendit. Në dy vitet e ardhshme synojmë që 1,000 shkolla të pajisen me këtë infrastrukturë moderne.
    “654 laboratorë smart do t’i shtohen shkollave tona në dy vitet e ardhshme duke bërë të mundur që rreth 1000 shkolla të jenë të pajisura me laboratorë inteligjentë dhe të gjithë nxënësit të kenë akses në teknologji në mënyrë që të kenë mundësi të rrisin aftësitë e tyre digjitale.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

  • Zbulohen 4 laboratorë me pasaporta shqiptare të falsifikuara, 23 të arrestuar në Greqi (Video)

    Zbulohen 4 laboratorë me pasaporta shqiptare të falsifikuara, 23 të arrestuar në Greqi (Video)

    Policia greke ka zhvilluar një operacion të quajtur “Cerberus”, duke arrestuar 23 persona që realizonin trafik të qenieve njerëzore, ndërsa kanë sekuestruar 3,700 pasaporta të falsifikuara.
    Janë identifikuar të paktën 4 laboratorë që prodhonin pasaporta të falsifikuara, nga fotot që tregojnë se ato ishin kryesisht shqiptare dhe greke.
    Nga hetimi i deritanishëm, i cili është në vazhdim, janë sekuestruar 3,700 pasaporta dhe karta ID të falsifikuara nga vende të ndryshme dhe afërsisht 50,000 euro.
    Oficerët e policisë gjetën çanta me pasaporta të falsifikuara, sirtarë plot me pulla dhe zarfa me para në apartamentet që kontrolluan.
    Siç shihet në videon e publikuar nga ELAS, u arrit të arrestohej kreu i bandës, i cili kishte ngritur një laborator të madh në një apartament në zonën e banesave të punëtorëve në Peristeri.
    Sipas informacioneve, rrjeti ishte i përfshirë në më shumë se 500 raste të trafikut të paligjshëm të emigrantëve, duke fituar të paktën 4 milionë euro.

  • Manastirliu nga gjimnazi “Sami Frashëri”: Investime të reja në infrastrukturë, pajisje për 80 laboratorë modernë për shkolla

    Manastirliu nga gjimnazi “Sami Frashëri”: Investime të reja në infrastrukturë, pajisje për 80 laboratorë modernë për shkolla

    Katër laboratorët e shkencave në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë janë pajisur me materiale të reja didaktike për biologjinë, fizikën dhe kiminë, si pjesë e investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Qëllimi i këtij investimi është përmirësimi i cilësisë së mësimdhënies, duke krijuar kushte bashkëkohore dhe praktike për nxënësit.
    Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, vizitoi ambientet e reja të laboratorëve dhe theksoi rëndësinë e përhapjes së këtij standardi në të gjitha shkollat e vendit, pavarësisht vendndodhjes së tyre.

    “Janë 80 laboratorë, të cilët janë pajisur me mjete didaktike këtë vit, do të vijojmë më pajisjen e shkollave në vijim sepse është e nevojshme që çdo shkollë, qoftë në qendër, qoftë në periferi, qoftë në fshat, qoftë në qytet, të krijojë mundësi që nxënësit të mësojnë njësoj, me të njëjtin standard”, tha Ministrja Manastirliu.
    Pajisja e laboratorëve përfshin shkollat e arsimit bazë dhe të mesëm, me synimin për të nxitur aftësitë kërkimore dhe analitike të nxënësve përmes mësimdhënies moderne dhe interaktive.
    Gjatë takimit me nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”, Ministrja Manastirliu vlerësoi angazhimin e tyre dhe theksoi rëndësinë e vijimit të investimeve në këtë drejtim:
    “Arritjet tuaja na bëjnë të ndihemi mirë dhe na bëjnë të investojmë akoma më shumë në kapacitetet laboratorike dhe në të gjithë materialet didaktike të nevojshme, që puna kreative dhe puna laboratorike të mundet që të jetë sa më shumë komplementare për të gjitha njohuritë teorike që ju merrni”, u shpreh Manastirliu.
    Zhvillimi i laboratorëve STEM është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit arsimor, duke i ofruar nxënësve mundësinë për të zhvilluar aftësi praktike në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë. Këto laboratorë jo vetëm që nxisin kreativitetin dhe punën në grup, por përgatisin gjithashtu të rinjtë për tregun e punës dhe për karriera të suksesshme në fusha me kërkesë të lartë për ekspertizë shkencore dhe teknologjike.

  • Manastirliu në shkollën “Kongresi i Manastirit”: 80 laboratorë të rinj të shkencave në shkolla

    Manastirliu në shkollën “Kongresi i Manastirit”: 80 laboratorë të rinj të shkencave në shkolla

    Ministria e Arsimit dhe Sportit ka nisur pajisjen me materiale të reja për laboratorët e shkencave, biologji, fizikë dhe kimi, një investim i rëndësishëm që do të mundësojë një mësimdhënie më cilësore për rreth 20 mijë nxënës.Me këtë investim, 80 laboratorë të rinj të shkencave po i shtohen shkollave tona.
    Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ndoqi nga afër procesin e pajisjes së laboratorëve, në shkollën 9 vjeçare “Kongresi i Manastirit” në Tiranë, ku janë pajisur me mjete didaktike laboratorët e shkencave.

    “Ja kemi dalë që tashmë të kemi një furnizim në vazhdim të shkollave me mjete të nevojshme për lëndën e Kimisë, Fizikës, Biologjisë, Matematikës. Tashmë në shkolla jemi duke shpërndarë pajisje për laboratorët dhe gjithë mjetet ndihmëse që duhen për ta bërë mësimin gjithëpërfshirës dhe për vijuar për të pasuruar laboratorët tanë të shkencave në sistemin parauniversitar”, tha Ministrja Manastirliu.
    Ky investim përfshin pajisjen e 80 laboratorëve të biologjisë, fizikës dhe kimisë në shkolla të arsimit bazë dhe të mesëm, duke krijuar një mjedis të avancuar për të nxitur aftësitë shkencore dhe eksperimentale të nxënësve.
    Laboratorët STEM janë një hap të rëndësishëm për modernizimin e sistemit arsimor, duke i dhënë nxënësve mundësinë për të zhvilluar aftësitë praktike në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë. Përveçse nxisin kreativitetin dhe bashkëpunimin, këto laboratorë ndihmojnë në përgatitjen e nxënësve për tregun e punës dhe për karriera të suksesshme në fusha që kërkojnë ekspertizë shkencore dhe teknologjike.

  • “Do na japësh licencë…” 1 mjek dhe 4 laboratorë analizash, klinikat fiktive

    “Do na japësh licencë…” 1 mjek dhe 4 laboratorë analizash, klinikat fiktive

    Denoncimi i ardhur në redaksinë e emisionit “Stop” lidhet me mjekët specialistë të laboratorit. Sipas denoncueses e kanë kthyer licencën në mjet pazari, duke e shitur për 100 mijë Lekë të vjetra.“Licencat e mjekëve laboratorë në Shqipëri janë kthyer në pazare, por shiten për 100 mijë Lekë të vjetra. Po hapen klinika pa fund, mjafton të kenë licencën e një mjeku aty të varur në mur dhe mund të punojnë rehat. Unë personalisht jam në 2 laboratorë dhe nuk kam mundësi që të jem në 3-4, është e pamundur nuk kam kohë fizike për t’ia dalë. Por, ndërkohë që të funksionojë një klinikë me një laborator duhet me patjetër që ta ketë mjekun aty. Nuk i mjafton vetëm letra në mur”, tha për mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesja.
    Klinikat mjaftohen vetëm me licencën në mur, pasi janë 827 laboratorë të licencuar në vend e vetëm 185 specialistë, mjekë laboratori klinikë, biokimikë dhe mikrobiologë.Qytetarja: Si jeni? Doktoreshë X.. dua të takoj pak, të lutem!
    Recepsioni: Doktoreshë X…?
    Qytetarja: XXX, mjekja e laboratorit!
    Recepsioni: Po! Po kush jeni juve?
    Qytetarja: Dua të diskutoj diçka me doktoreshën!
    Recepsioni: Po doktoresha për momentin nuk është këtu tani.
    Qytetarja: Kur vjen? Që ta pres!
    Recepsioni: Po përgjithësisht pasditeve.
    Qytetarja: Të lutem, për të shkuar te laboratori, nga duhet të shkoj?
    Doktoresha: Një kat më sipër, ec drejt!
    Qytetarja: Doktoreshë XXX desha!
    Doktoresha: Atje e ke te laboratori.
    Qytetarja: Si jeni? Të lutem, të të pyes, ka ardh gjë doktoreshë XXX?
    Informacioni: Nuk e kam parë.
    Qytetarja: Hë?
    Informacioni: Nuk e kam parë.
    Qytetarja: Si jeni?
    Personeli: Mirë!
    Qytetarja: Doktoreshë XXX ka ardh?
    Personeli: XXXX? Ja, një sekondë! Akoma!
    Qytetarja: S’ka ardhur akoma?
    Personeli: Jo!
    Qytetarja: Faleminderit!
    Po në Tiranë një tjetër mjeke laboratori është në 2 laboratorë, pedagoge dhe në QSUNT.
    Qytetarja: Si kaluat?
    Informacioni: Si jeni?
    Qytetarja: Doktoreshë XXX, ka ardhur? XXXX?
    Informacioni: Doktoreshë X?
    Qytetarja: Po!
    Informacioni: Sapo u largua.
    Qytetarja: Ç’a ore vjen pak a shumë?
    Informacioni: Sot s’e di, a vjen dot më.
    Qytetarja: Nesër ç’a ore e gjej këtu?
    Informacioni: Ja ta pyes fiks, se nuk e di ajo vjen, nuk është se ka një orar të caktuar në laborator.
    Qytetarja: E kuptoj!
    Qytetarja: Doktoreshë X ka ardhur? X..?
    Informacioni: Doktoresha nuk është këtu për momentin.
    Qytetarja: Vjen vetëm me orare me…
    Informacioni: Po! Doktoresha është në mësim për momentin. T’ju jap unë numrin e saj dhe shkruaji në “Whatsapp”!
    Kjo do të thotë, që 1 mjek duhet të jetë në 4 klinika njëherësh. Urdhri i Mjekut nuk merret me kontrolle, ndërsa Inspektoriati i Punës mjaftohet vetëm me dokumentacionin.
    Sipas mjekut Ilir Alimehmeti, në vendin tonë nuk ka ente, që të kontrollojnë cilësinë e laboratorëve dhe kjo përbën problem për shëndetin e popullatës./tvklan.al