Krijohen në laborator miniorganet e para, modele të thjeshtuara të organeve të njeriut. Kjo është një arritje mjaft e rëndësishme, pasi konsiderohet premtuese për krijimin e terapive të reja, kryesisht për diabetin.
Ekipi kërkimor i Mjekësisë Molekulare Max Delbrück ka arritur të rikrijojë pankreasin, duke formuar grupime qelizash që prodhojnë hormonin thelbësor, insulinën.
Deri më sot, të gjitha kërkimet për funksionimin e këtyre qelizave kaq komplekse kanë dështuar. Ndërsa kësaj here, pas 5 vitesh përpjekje, është arritur të organizohen qelizat me një rrjet enësh gjaku. Kjo e bëri të mundur që qelizat prodhuese të insulinës të piqeshin, duke u bërë mjaft të ngjashme me ato të pankreasit real.
Autorët e studimit i kanë transplantuar këto qeliza tek kaviet diabetike, dhe qelizat përgjegjëse për rregullimin e insulinës kanë rezultuar efikase. Ndërkohë, pas 19 javësh, nuk kishte më shenja të sëmundjes, çka është mjaft shpresëdhënëse për të ardhmen e terapive për diabetikët. Klan News
Tag: laborator
-

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
-

Emri/ Laborator droge në Britani! U kap me kokainë dhe armë, burg për 41-vjeçarin shqiptar
Shqiptari Lorenc Lika është dënuar më 8 vite e 9 muaj burg pasi është kapur në një laborator kokaine në qendër të Birminghamit në Britaninë e Madhe.
Gjatë kontrollit fizik, autoritetet britanike gjetën një gamë të gjerë pajisjesh të përdorura për procesin e prodhimit të paligjshëm, brenda apartamentit në Bell Barn Road. Mes tyre u gjetën sasi kokainë dhe një pistoletë, të fshehura Brenda një kutie bizhuterish.
Arrestimi i 41-vjeçarit u bë më 25 shkurt, ndërsa në 24 prill u dha dënimi nga gjykata e Birminghamit.Top Channel
-

Shkencëtarët po i kthejnë qelizat e lëkurës në vezë dhe spermatozoide, gjë që mund t’i japë fund infertilitetit
Shkencëtarët po zhvillojnë metoda të reja për prodhimin masiv të spermës dhe vezëve në laborator, të cilat mund të zgjidhin problemet e infertilitetit për shumë njerëz, por gjithashtu sjellin shqetësime etike dhe kërkojnë një rishikim të ligjeve mbi fertilitetin. Vezët dhe spermatozoidet e krijuara në laborator, të njohura si gamete in-vitro (IVG), mund të bëhen realitet brenda një dekade.
IVG-të krijohen nga qelizat e lëkurës ose qelizat staminale të ribërë gjenetikisht, duke ofruar mundësi për zgjidhjen e infertilitetit, duke mundësuar që çdo individ të ketë fëmijë biologjikë dhe madje duke hequr kufizimet e moshës për konceptimin. Kjo teknologji hap mundësi për “prindërimin solo,” ku si vezët ashtu edhe spermatozoidet mund të nxirren nga i njëjti individ, duke ngritur shqetësime për sëmundjet gjenetike recesive për shkak të mungesës së diversitetit gjenetik.
Ndërkohë që prindërimi solo ka të ngjarë të ndalohet, “prindërimi i shumëfishtë,” ku dy çifte kontribuojnë material gjenetik për të krijuar një embrion, mund të merret në konsideratë, pasi ka më pak rreziqe biologjike dhe ka disa precedentë socialë. Disa shqetësime etike përfshijnë mundësinë e një skanimi të gjerë të embrioneve, duke çuar në një formë të eugenikës, dhe mundësinë e shtatzënive me rrezik më të lartë tek nënat më të moshuara.
Kërkuesit tashmë kanë prodhuar me sukses majmunë të shëndetshëm duke përdorur vezë të krijuara në laborator. Në një studim revolucional të publikuar në revistën Nature në vitin 2023, shkencëtarët në Japoni krijuan vezë funksionale krejtësisht nga qelizat staminale. Këto vezë u fekonduan dhe u implantuan në majmunë femra, duke çuar në lindjen e pasardhësve të shëndetshëm dhe fertilë.
Po ashtu, ata prodhuan majmunë të shëndetshëm me dy baballarë biologjikë. Ata krijuan vezë nga qelizat e lëkurës së majmunëve mashkullë dhe përdorën këto vezë për të prodhuar pasardhës, duke treguar mundësitë e teknologjisë IVG për të revolucionarizuar mundësitë riprodhuese.
Ndërsa aplikimi i kësaj teknologjie tek njerëzit ende është në fazën e hetimit, suksesi me majmunët ofron një bazë premtuese për përparime të ardhshme në mjekësinë riprodhuese.
-

Shqipëria laborator i eksperimenteve të Soros/ Këllici: Ja pse strategu i fushtës së Trump, Chris LaCivita zgjodhi PD
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

Rritje e infertilitetit në të gjithë botën, si ta kuptoni që është koha të shkoni tek një specialist
Steriliteti në Shqipëri prek afërsisht 15-20% të çifteve dhe numri është gjithnjë e më shumë në rritje. Kjo patologji mund të prekë burrat, gratë ose të dy (infertiliteti në çift). Megjithatë, mund të ndodhë edhe që të ketë një pamundësi që ai bashkim i caktuar ndërmjet individëve të krijojë jetë. Riprodhimi i njeriut është një çështje që mbledh kuriozitete dhe mite të rreme, ndër të cilat është fakti që riprodhimi është i dukshëm dhe i thjeshtë. Por fekondimi shpesh mund të bëhet i pamundur ose shumë i vështirë për disa çifte, ndërsa për të tjerët mund të jetë një proces më i gjatë se sa pritej.
Duke u nisur nga supozimi se fertiliteti varet nga dy variablat (femra dhe mashkulli) së bashku, problemet që lidhen me riprodhimin duhet të konsiderohen në çift. Megjithatë, kur përballemi me një pengesë riprodhuese, duhet të kryhen hetime për të vlerësuar aftësitë riprodhuese të të dyve, duke kombinuar rezultatet e fundit të çiftit.
Steriliteti: kur të kontaktoni një gjinekolog të specializuar në fertilitet?Mbi moshën 35 vjeç rekomandohet të prisni 6 muaj pas përpjekjesh të pasuksesshme përpara se të kërkoni ndihmë nga një specialist i fertilitetit. Ndërsa nën 35 vjeç pritja është 12 muaj. Por nuk është gjithmonë kështu. Në rast të problemeve të tilla si endometrioza, një operacioni të mëparshëm në vezore, vezoret policistike, menopauza e hershme, problemet gjenetike ose të shëndetit mashkullor, duhet të kontaktoni gjinekologun tuaj kur të vendosni për riprodhimin. Në këtë mënyrë mund të kryeni një kontroll të plotë të shëndetit dhe mirëqenies gjinekologjike dhe andrologjike.
Teknikat e riprodhimit me asistencë mjekësore
Në këto raste është e nevojshme të kontaktoni një gjinekolog ekspert në fertilitet për të kuptuar, falë analizave specifike që i përshkruhen çiftit, nëse kjo mund të ndihmohet nëpërmjet zgjidhjeve të nivelit të parë (marrëdhënie e synuar me monitorim të ovulacionit apo fekondim artificial), me ose pa ndihmën e barnave hormonale, ose solucioneve të nivelit të dytë (IVF dhe ICSI).
Çfarë është IVF
Është akronimi i Fertilizimit In Vitro me Transferimin e Embrionit. Ai përbëhet nga një teknikë PMA që bëhët jashtë trupit të gruas, në laborator, në të cilën spermatozoidet vihen në kontakt me ovocitet, pra qelizat vezë të marra në numër të ndryshëm bazuar në rezervën ovariane, llojin e stimulimit dhe zgjedhjen e folikulave të dhëna nga stimulimi hormonal. Në IVF, fekondimi ndodh në një mënyrë më “natyrore” sesa ICSI, pa ndërhyrje të drejtpërdrejtë.
ICSI
ICSI do të thotë injeksion intracitoplazmatik i spermës. Sperma përzgjidhet individualisht në laborator në bazë të morfologjisë dhe lëvizshmërisë në mënyrë që të futet në citoplazmën e qelizës vezë, duke lehtësuar fekondimin. Kjo teknikë është shumë e dobishme në rast të problemeve të spermatozoideve.
Transferimi i embrionit
Si pas IVF ashtu edhe ICSI, embrioni kultivohet në laborator për ditët 2 deri në 5 derisa të transferohet në mitër përmes hapit të dytë të PMA që pason marrjen, pra transferimin e embrionit. Transferimi përdor një kateter të hollë i cili futet në mitër, në një distancë të shkurtër nga fundi i saj, nga gjinekologu që merret me Pma, me udhëzime me ultratinguj. Në përfundim të PMA do të presim disa ditë në varësi të moshës së embrionit në transferim për të kryer më pas një kampion gjaku (BetaHcg) i cili do të japë rezultat pozitiv nëse shtatzënia është vendosur./Living

