Njëlloj si në filma. Ajo që në pamje të parë dukej garderobë e zakonshme në një dhome gjumi, ishte në të vërtetë maskim i një dere sekrete, që të çonte në një dhomë të fshehtë.
Në këtë dhomë të ndërtuar brenda një banesë në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë, Ylli e Pjerin Brahimaj, babë e bir, të arrestuar të shtunën nga Antitrafiqet e kryeqytetit, kishin ngritur një laborator të prodhimit të dokumenteve të falsifikuara.
Përmes pajisjeve digjitale e mekanike ata prodhonin pasaporta, kartat identiteti, patentat e deri tek certifikatat e pronësisë. Pas zbulimit të laboratorit të babë e bir, ku u futën duke e shpërthyer derën hyrës, policia vërejti se porta sekrete kishte një mekanizëm të sofistikuar për hapjen.
Mekanizmi inteligjent i hapjes së derës sekrete bazohej në një çelës të zakonshëm dritash dhe një prizë. Që dera sekrete të hapej, nevojitej që më parë në prizë të ishte futur një karikues telefoni. Më pas, me shtypjen e çelësit dera hapej.
Ylli Brahimaj angazhohej në këtë laborator të dokumneteve false, ndërkohë që vuante një masë sigurie “arrest në shtëpi” nga Gjykata e Posaçme, i dyshuar nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në falsifikim të dokumenteve.
Burime pranë policisë thonë se laboratori grupit i zbulohet për herë të parë, duke kompletuar në këtë mënyrë me prova shtesë edhe procedimin penal të SPAK.
Sipas hetuesve, prodhimi i një pasaporte të falsifikuar me shtetësi të huaj në këtë laborator arrinte në vlerat nga 15.000 deri në 20.000 euro dhe se dyshohet se përdoreshin për kalimin e paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian ose SHBA.
Në hetim nga Antitrafiqet u mor edhe një 62-vjeçar, i cili jo shumë larg shtëpisë ku ishte ngritur laboratori, kishte një studio grafike, ku babë e bir bënin modifikimin e fotove dhe formularëve për t’i falsifikuar.
Tag: laborator
-

15-20 mijë euro për pasaportë, sekretet e laboratorit të babë e bir, letra false për në BE e SHBA
-

Detaje nga “laboratori” i babë e bir në Tufinë, që hapej me sistem inteligjent
Ylli dhe Pjerin Brahimaj, babë e bir, të arrestuar një ditë më parë, kishin krijuar një dhomë të fshehtë në banesën e tyre të përshtatur si laborator të prodhimit të pasaportave, kartave të identitetit, patentave e deri te certifikatat e pronësisë, të gjitha false.
Siç raporton gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, për të hyrë në dhomën e fshehtë të prodhimit në banesën që e kishin në zonën e Tufinës, ata kishin ndërtuan një mekanizëm të sofistikuar për hapjen e derës.
Gjatë kontrollit në banesë, policia, e cila nuk ishte në dijeni të mekanizmit, shpërtheu derën hyrëse, e inkorporuar në dollapin e rrobave.
Më pas u zbulua sistemi inteligjent që përdorej për të hyrë dhe dalë në laborator.
Pranë derës ndodhej një çelës normal dritash dhe një prizë. Që dera të hapej, duhej që në prizë të futej një karikues i thjeshtë celulari dhe mjaftonte të shtypej çelësi, dhe dera e fshehtë hapej.
Ylli Brahimaj e bënte këtë aktivitet gjatë kohës që ishte në masë “arresti shtëpie” nga SPAK, për po të njëjtat vepra penale. Kështu, ky laborator kompleton me prova shtesë edhe procedimin penal të SPAK.
Në hetim është marrë edhe një 62-vjeçar, i cili jo shumë larg shtëpisë ku ishte ngritur laboratori, kishte një studio grafike, ku babë e bir bënin modifikimin e fotove dhe formularëve për t’i falsifikuar. Pjesa më e madhe e dokumenteve false që u gjetën ishin greke, italiane dhe amerikane, përfshirë edhe një sasi parash, po ashtu prodhim fals. -

“Laboratori” i babë e bir në Tufinë që hapej me sistem inteligjent

“20 mijë Euro një pasaportë”, zbulohet laboratori për falsifikim dokumentesh në Tiranë, në pranga babë e bir
Një 65-vjeçar dhe i biri i tij, janë arrestuar në Tiranë, pasi kishin përshtatur një ambient në banesën e tyre si laborator për prodhimin dhe falsifikimin e dokumenteve të ndryshme dhe pasaportave.
Në pranga ranë shtetasit Y.B., 65 vjeç dhe P.B., 45 vjeç. Sipas njoftimit të uniformave blu, 65-vjeçari kishte në ngarkim masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të vendosur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për prodhim dhe falsifikim të dokumenteve dhe mjeteve të identifikimit.
Ky laborator ishte instaluar në një hapësirë të fshehtë në shtëpi, nga ku duhej të hyje nga dollapi i rrobave.Nga hetimet me metoda pro-aktive, ka rezultuar se prdhomi i një pasaporte të falsifkuar, me shtetësi të huaj, arrinte në vlerat nga 15 mijë deri në 20 mijë euro. Këto pasaporta përdoreshin për kalimin e paligjshëm në vendet e Bashkimit Evropian, ose drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sakaq, po punohet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.
“Finalizohet nga Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Identiteti”.
Zbulohet një ambient i përshtatur si laborator për falsifikimin e dokumenteve të ndryshm me qëllim dhënien e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit. Sekuestrohen dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme që shërbenin për ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir), njëri prej tyre aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dhënë nga SPAK, si pjesëtar i një grupi kriminal për të njëjtën veprimtari. Procedohet penalisht bashkëpunëtori i tyre.
Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i një hetimi 7-mujor të ndjekur me metoda speciale, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Identiteti”.
Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit Y. B., 65 vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dhënë nga SPAK, dhe P. B., 45 vjeç (babë e bir), si dhe u procedua penalisht shtetasi Sh. L., 62 vjeç, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i dy të arrestuarve.
Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të fshehtë, të kthyer në laborator për prodhimin dhe falsifikimin e dokumenteve të ndryshme dhe pasaportave.
Nga hetimet ka rezultuar se prodhimi i një pasaporte të falsifikuar me shtetësi të huaj arrinte në vlerat nga 15 000 deri në 20 000 euro. Këto pasaporta dyshohet se përdoreshin për kalimin e paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian ose SHBA.
Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. -

20 mijë euro një pasaportë/ Falsifikonin dokumente për kalim të paligjshëm drejt SHBA dhe BE, arrestohen babë e bir
Një laborator i fshehtë për falsifikimin e dokumenteve të ndryshme, përfshirë pasaporta të huaja, është zbuluar nga Policia e Tiranës si rezultat i një hetimi 7-mujor të zhvilluar me metoda speciale nga Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë. Operacioni u kodua me emrin “Identiteti”.
Njoftimi i Policisë:Zbulohet një ambient i përshtatur si laborator për falsifikimin e dokumenteve të ndryshme me qëllim dhënien e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit. Sekuestrohen dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme që shërbenin për ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir), njëri prej tyre aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dhënë nga SPAK, si pjesëtar i një grupi kriminal për të njëjtën veprimtari. Procedohet penalisht bashkëpunëtori i tyre.
Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i një hetimi 7-mujor të ndjekur me metoda speciale, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Identiteti”.
Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit Y. B., 65 vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dhënë nga SPAK, dhe P. B., 45 vjeç (babë e bir), si dhe u procedua penalisht shtetasi Sh. L., 62 vjeç, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i dy të arrestuarve.
Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të fshehtë, të kthyer në laborator për prodhimin dhe falsifikimin e dokumenteve të ndryshme dhe pasaportave.
Nga hetimet ka rezultuar se prodhimi i një pasaporte të falsifikuar me shtetësi të huaj arrinte në vlerat nga 15 000 deri në 20 000 euro. Këto pasaporta dyshohet se përdoreshin për kalimin e paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian ose SHBA.
Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. -

Laborator kokaine në Greqi/ Droga e fshehur në lëkurën e kafshëve, zbulohen identitetet e shqiptareve të arrestuar
Të enjten në mëngjes, në Pikermi të Athinës, një operacion i forcave speciale greke EKAM, çoi në zbulimin e një laboratori të prodhimit të kokainës nga lëkurët e kafshëve. Policia kreu kontrolle në një depo dhe në një banesë. Në depo, një çerdhe e vjetër, ishte ngritur një laborator ku kryhej ndarja e kokainës që ishte zhytur në lëkurë të papërpunuar me kimikate. Disa nga të dyshuarit u kapën duke fjetur.
Janë zbuluar emrat e tre shqiptarëve të arrestuar dhe atij në kërkim, mes 14 pjesëtareve të një grupi ndërkombëtar të trafikut të kokainës, të zbuluar në Greqi.
Importi i lëkurave nga Bolivia në Greqi, me procedura ligjore, u bë prillin e kaluar. Pastaj paletat me lëkurat e kafshëve u transferuan në depon që karteli kishte marrë me qira në Pikermi. Atje, u gjetën afërsisht 300 kilogramë tretës kimikë që përdoreshin për të nxjerrë kokainën, nga kripërat me të cilat ishin zhytur lëkurat e thata të papërpunuara të lopëve.
“Ky është një proces veçanërisht kompleks, me specifika të rëndësishme teknike, i cili kërkon njohuri të specializuara të proceseve kimike, gjë që përforcon vlerësimin për organizimin dhe specializimin e lartë të ekipit”, tha drejtori i DAOE, Fotis Ntuitsis.
Laboratori i paligjshëm u gjet se përmbante afërsisht 100 kilogramë kokainë të përzier me kripëra, të cilat ishin nxjerrë nga 200 lëkura.Nga 1.500 lëkurat e mbetura të gjetura në paleta, sasia që grupi do të kishte prodhuar, pas ndarjes nga kripërat, vlerësohet të ketë qenë afërsisht 700 kilogramë.
“Lëkurat u importuan në vendin tonë nëpërmjet një kompanie me shumicë për mallra lëkure dhe mallra udhëtimi, të cilën e kishin krijuar vetë dhe u transportuan me automjete tregtare në një vend ku kishin instaluar një laborator të posaçëm kimik”, tha zëdhënësja e shtypit e policisë greke, Constantia Dimoglidou. Truri pas transportit të lëkurave me kokainë nga Amerika Latine në Greqi konsiderohet një shtetas 45-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Luis Murataj (Karteri) i cili nuk u arrestua dhe jeton në Spanjë.
11 persona u arrestuan nga policia në operacion, 6 grekë, 3 shqiptarë, 1 kolumbian dhe 1 bolivian. 3 shtetasit shqiptarë të arrestuar, janë identifikuar si Robert Muci, 41 vjeç nga Shushica e Vlorës, Skender Kallashi, 50 vjeç nga Novosela e Vlorës dhe Ledvis Hoxha, 27 vjeç nga Kutallia e Dimalit. -

“Dorëzohet” OBSH-ja, publikon raportin përfundimtar të Covid-19: Nuk ia gjejmë dot origjinën
Më shumë se tre vitesh kërkimesh dhe debatesh nuk mjaftuan që bota të ketë sot një pohim të qartë mbi origjinën e virusit shkaktar të pandemisë gjunjëzuese të 2019-tës.
Një grup ekspertësh i emëruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se çështja se si filloi COVID-19, mbetet e pazgjidhur. Raporti përfundimtar mbi sëmundjen përmend mungesën e qasjes tek të dhënat kyce sidomos nga Kina, si arsyen kryesore për këtë situatë.
Edhe pse shumë prova shkencore duket se e mbështesin teorinë se virusi e ka origjinën nga kafshët dhe është përhapur te njerëzit, ekspertët e OKB-së thonë se nuk e përjashtojnë dot plotësisht edhe idenë e zanafillës në laborator. Pa qasje në qindra sekuenca gjenetike virale dhe të dhëna të detajuara të biosigurisë nga Kina, grupi nuk mundi të arrinte në një konsensus.
Aktualisht, nuk ka prova që të tregojnë se COVID-19 është projektuar qëllimisht ose që virusi ka qarkulluar jashtë Kinës para dhjetorit 2019. Pavarësisht kërkesave të përsëritura drejtuar autoriteteve kineze, grupi i OBSH-së tha se iu mohua qasja në të dhëna kyçe që mund të kishin konfirmuar ose përjashtuar një aksident në laborator.
Sipas Venter, teoria se virusi doli nga laboratory mbetet speculative, e politizuar, dhe “e pambështetur nga shkenca” – e megjithatë, ajo nuk mund të përjashtohet krejtësisht. Qeveria kineze ka mohuar vazhdimisht mundësinë e një rrjedhjeje informacioni në laborator dhe ka sugjeruar që kërkimi për origjinën duhet të shtrihet në vende të tjera.Top Channel

OBSH-ja, publikon raportin përfundimtar të Covid-19: Nuk e gjejmë dot origjinën!
Më shumë se tre vite kërkimesh dhe debatesh nuk mjaftuan që bota të ketë sot një pohim të qartë mbi origjinën e virusit shkaktar të pandemisë gjunjëzuese të 2019-tës.Një grup ekspertësh i emëruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se çështja se si filloi COVID-19, mbetet e pazgjidhur. Raporti përfundimtar mbi sëmundjen përmend mungesën e qasjes tek të dhënat kyce sidomos nga Kina, si arsyen kryesore për këtë situatë.Edhe pse shumë prova shkencore duket se e mbështesin teorinë se virusi e ka origjinën nga kafshët dhe është përhapur te njerëzit, ekspertët e OKB-së thonë se nuk e përjashtojnë dot plotësisht edhe idenë e zanafillës në laborator. Pa qasje në qindra sekuenca gjenetike virale dhe të dhëna të detajuara të biosigurisë nga Kina, grupi nuk mundi të arrinte në një konsensus.Aktualisht, nuk ka prova që të tregojnë se COVID-19 është projektuar qëllimisht ose që virusi ka qarkulluar jashtë Kinës para dhjetorit 2019. Pavarësisht kërkesave të përsëritura drejtuar autoriteteve kineze, grupi i OBSH-së tha se iu mohua qasja në të dhëna kyçe që mund të kishin konfirmuar ose përjashtuar një aksident në laborator.Sipas Venter, teoria se virusi doli nga laboratori mbetet spekulative, e politizuar, dhe “e pambështetur nga shkenca” – e megjithatë, ajo nuk mund të përjashtohet krejtësisht. Qeveria kineze ka mohuar vazhdimisht mundësinë e një rrjedhjeje informacioni në laborator dhe ka sugjeruar që kërkimi për origjinën duhet të shtrihet në vende të tjera.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Më shumë se tre vite kërkimesh dhe debatesh nuk mjaftuan që bota të ketë sot një pohim të qartë mbi origjinën e virusit shkaktar të pandemisë gjunjëzuese të 2019-tës.Një grup ekspertësh i emëruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se çështja se si filloi COVID-19, mbetet e pazgjidhur. Raporti përfundimtar mbi sëmundjen përmend mungesën e qasjes tek të dhënat kyce sidomos nga Kina, si arsyen kryesore për këtë situatë.Edhe pse shumë prova shkencore duket se e mbështesin teorinë se virusi e ka origjinën nga kafshët dhe është përhapur te njerëzit, ekspertët e OKB-së thonë se nuk e përjashtojnë dot plotësisht edhe idenë e zanafillës në laborator. Pa qasje në qindra sekuenca gjenetike virale dhe të dhëna të detajuara të biosigurisë nga Kina, grupi nuk mundi të arrinte në një konsensus.Aktualisht, nuk ka prova që të tregojnë se COVID-19 është projektuar qëllimisht ose që virusi ka qarkulluar jashtë Kinës para dhjetorit 2019. Pavarësisht kërkesave të përsëritura drejtuar autoriteteve kineze, grupi i OBSH-së tha se iu mohua qasja në të dhëna kyçe që mund të kishin konfirmuar ose përjashtuar një aksident në laborator.Sipas Venter, teoria se virusi doli nga laboratori mbetet spekulative, e politizuar, dhe “e pambështetur nga shkenca” – e megjithatë, ajo nuk mund të përjashtohet krejtësisht. Qeveria kineze ka mohuar vazhdimisht mundësinë e një rrjedhjeje informacioni në laborator dhe ka sugjeruar që kërkimi për origjinën duhet të shtrihet në vende të tjera.
-

Prokuroria ‘fle’ mbi kontenierët e mbetjeve të rrezikshme në Durrës
Mëngjesin e 28 tetorit 2024, anija “Molivia” me flamur turk uli spirancën në radën e jashtme të portit të Durrësit, duke i kthyer mbrapsht Shqipërisë 102 kontenierët me mbetjet e dyshuara, që më herët shkaktuan një alarm global mjedisor.
Ngarkesa e padëshiruar kishte dalë nga i njëjti port në drejtim të Tajlandës, por mbeti për muaj me radhë në det, pasi organizata mjedisore “Basel Action Network”, BAN, ngriti shqetësimin se brenda saj mund të fshiheshin tonelata me mbetje të rrezikshme me burim hirin e oxhaqeve metalurgjike elektrike (EAFD).
Konteinerët u sekuestruan me urdhër të Prokurorisë së Durrësit dhe u depozituan në Porto Romano si pjesë e një procedimi të nisur për veprat penale “kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “transportim i mbetjeve dhe shpërdorim i detyrës”.
Por tetë muaj më vonë, përmbajtja e mbetjeve është ende e paqartë dhe fati i hetimit është vendosur në pikëpyetje, pasi Prokuroria e Durrësit pretendon se nuk ka gjetur ende një laborator për testimin e mbetjeve, edhe pse më 5 mars deklaroi publikisht të kundërtën.
E pyetur për këto kontradikta dhe zvarritjen e hetimit, Prokuroria e Durrësit i tha BIRN përmes një përgjigje me shkrim se nuk kishin arritur dakordësi me laboratorin e parë dhe kishin vijuar me gjetjen e një laboratori tjetër jashtë vendit.
“…për këtë arsye është vijuar me gjetjen e një laboratori tjetër jashtë vendit, verifikimin e plotësimit e të gjitha e protokolleve dhe standardeve ndërkombëtare nga ky laborator si dhe negocimin, proces i cili po kryhet edhe me ndihmën e partnerëve të huaj,” deklaroi Prokuroria e Durrësit.
Edhe drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Suela Beluli, njëherazi pjesë e grupit hetimor, i tha BIRN përmes telefonit se testimet ishin vonuar për shkak të vështirësve në gjetjen e laboratorit dhe kostove të larta.
Por aktivistët mjedisorë të huaj edhe vendas ngrejnë dyshime për një strategji të qëllimtë për zvarritjen e hetimit dhe shmangien e personave përgjegjës nga drejtësia.
“Vonesa është e papranueshme dhe skandaloze,” tha Jim Puckett, drejtori ekzekutiv i BAN, organizatës që e denoncoi fillimisht skandalin.
“Ky është një turp për çdo institucion qeveritar kompetent dhe tani po shfaqet qartë si një fshehje apo strategji e qëllimshme për të vonuar rezultatet dhe rrjedhimisht gjetjet e prokurorisë,” shtoi Puckett, duke theksuar se çështja “mban erën e përzierjes politike”.
Tonelatat e mbetjeve të dyshuara e kanë origjinën nga filtrat e oxhaqeve të kompanisë turke “Kurum International” që operon në mjediset e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, ndërsa Prokuroria identifikoi kompaninë “Sokolaj” në pronësi të Gjovana Sokolajt si eksportuese të konteinerëve.
BIRN zbuloi në një investigim të mëparshëm se sasia e bllokuar ishte vetëm një prej shumë ngarkesave të ekportuara në mënyrë të paligjshme jashtë Shqipërisë. Mes viteve 2020-2023, një sasi prej rreth 20 mijë ton mbetje të gjeneruara nga “Kurum” u eksportuan jashtë Shqipërisë nga kompania “Sokolaj”, në shkelje të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Laboratorët e akredituar që analizojnë metalet e rënda nuk mungojnë në Shqipëri; BIRN ishte në gjendje që të kontaktonte brenda një ore dy prej tyre si dhe të merrte një ofertë. Analiza e një mostre sipas njërit prej laboratorëve kushtonte 306 euro.
Megjithatë, Puckett nga BAN sugjeron që për shkak të rëndësisë së çështjes, Shqipëria duhet të angazhojë një laborator në Gjermani apo në ndonjë vend tjetër të Bashkimit Europian, që sipas tij kanë përvojë në kampionimin e pluhurit të furrave elektike me hard (EAFD). Ai vlerëson madje që çmimi për një kampionim gjithëpërfshirës të materialeve organike, përfshirë dioksinat dhe metalet për rreth 24 mostra do të kushtojë nga 6 mijë deri në 10 mijë euro.
“Unë i kam dhënë më herët zyrës së Prokurorisë emrin e laboratorit. Më pas dëgjova se ata donin ta bënin këtë punë në Shqipëri. Pse? Kjo nuk bën sens,” i tha ai BIRN, duke shtuar se personalisht nuk kishte besim që ndonjë laborator në Shqipëri do të ishte i lirë nga “ndikimi politik”.
Edhe aktivisti mjedisor, Lavdosh Feruni mendon se zvarritja e testimeve laboratorike nuk është një çështje kostosh, por neglizhence.
“Mbaj mend që pas shpërthimit në Gërdec janë bërë analiza të kësaj natyre për metalet e rënda dhe nuk më kujtohet të jetë bërë çështje kostoja,” tha Feruni.
“Është një zvarritje për ta lënë [në harresë] si çështje, për ta bërë të parëndësishme,” përfundoi ai. /BIRN