Tag: kylian

  • “Lëre Nasseri-n të qetë ose…”, Mbappe tërheq padinë PSG-së pas kërcënimit

    “Lëre Nasseri-n të qetë ose…”, Mbappe tërheq padinë PSG-së pas kërcënimit

    Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappé, ka tërhequr padinë e tij për ngacmim moral kundër Paris Saint-Germain.
    Këtë e ka zbuluar ‘L’Equipe’, duke shtuar se padia ligjore e ngritur në gjykatën e punës është ende në pritje.
    Avokatët e sulmuesit francez tërhoqën padinë të ngritur më 16 maj, e cila kishte çuar në hapjen e një hetimi gjyqësor nga Prokuroria e Parisit.
    Ylli i Realit dhe shoqëruesit e tij janë të vendosur të arkivojnë kontekstin ligjor dhe të përqendrohen ekskluzivisht në çështjet sportive, përkatësisht në ankesën e ngritur kundër PSG-së për të rikuperuar 55 milionë eurot e prapambetura të papaguara nga klubi në muajt e fundit të qëndrimit të tij në Paris midis pagave dhe bonuseve.
    Booba, një reper i njohur francez me origjinë senegaleze, ndërhyri gjithashtu në klimën tashmë të tensionuar midis Kylian Mbappé dhe presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi.
    Artisti, i cili jeton në Majemi, postoi një mesazh provokues në rrjetet sociale drejtuar ish-sulmuesit të PSG-së, tani te Real Madrid, duke kërcënuar se do të zbulonte detaje kompromentuese rreth stilit të tij të jetesës në Palm Beach, ku kampioni francez u infektua me një virus të zorrëve që e pengoi të dilte në fushë në ndeshjet e para të Kupës së Botës për Klube dhe bëri që të humbiste një sasi shqetësuese peshe.

    .@KMbappe Si tu laisses pas Nasser tranquille je vais lui dire ce que tu fais à Palm Beach et avec qui et pourquoi tu as chopé une “gastro”. Joue au foot marque des buts et vends des maillots. Tu vas pas nous péter les couilles longtemps Kyky. Et passe ton permis! pic.twitter.com/WUt6q6t1YC
    — Booba (@booba) June 26, 2025

    Reperi gjithashtu e ftoi lojtarin e Madridit të hiqte dorë nga beteja ligjore e vazhdueshme me PSG-në, duke e kërcënuar me zbulime të reja tronditëse nëse nuk e bënte.
    “Nëse nuk e lë Nasser-in të qetë, do t’i tregoj çfarë po bën në Palm Beach, me kë shoqërohesh dhe pse ke ‘gastroenterit’. Luaj futboll, shëno gola dhe shiti fanella. Mos na shqetëso, Kyky. Dhe merr patentën!”, shkroi Booba në Twitter.
    Pas “ftesës”, e cila mbërriti nëpërmjet X më 26 qershor, Mbappè tërhoqi një pjesë të procedurave ligjore që po zhvilloheshin kundër parisienëve: vetëm një rastësi apo Kylian donte vërtet të fshihte diçka?

  • Presidenti i PSG zbutet me Mbappe: Lojtar i madh, por nëse luan kundër nesh…

    Presidenti i PSG zbutet me Mbappe: Lojtar i madh, por nëse luan kundër nesh…

    11 Qershor 2025

    15:49

    Telesport

    Presidentit të Paris Saint-Germain, Nasser Al Khelaifi, i është rikthyer buzëqeshja. Ai ka plot arsye për të qenë i lumtur, sepse skuadra parisiene është kampione Europe (pas fitores spektakolare me Interin në finale).
    Së fundmi, i pyetur për largimin e Kylian Mbappe te Real Madrid dhe problemet që ai ka patur me francezin, presidenti i PSG ka dhënë një përgjigje të relaksuar:
    “Nuk jam penduar për asgjë. E falenderoj Kylian për gjithçka që i ka dhënë klubit. Ai, Messi, Neymar, të gjithë lojtarët kanë qenë shumë të rëndësishëm për ne, ashtu si edhe Ibra. I uroj më të mirën në Madrid”.
    “Padiskutim, Kylian është yll i madh, një lojtar i shkëlqyer. E pranoj se patëm një konflikt të vogël mes nesh, por nga zemra i uroj më të mirat, përjashto rastet kur do të ndeshet me PSG”.

  • Mbappe me mision të veçantë, po bind shokun e skuadrës te Franca të transferohet te Real Madrid

    Mbappe me mision të veçantë, po bind shokun e skuadrës te Franca të transferohet te Real Madrid

    4 Qershor 2025

    17:47

    Telesport

    Kylian Mbappe është i grumbulluar te Franca, në kuadër të gjysmëfinales në Ligën e Kombeve, atë ndaj Spanjës, e cila do të luhet nesër mbrëma. Gjatë seancës së fundit stërvitore të ekipit kombëtar francez, Kylian Mbappe pati një moment interesant që nuk kaloi pa u vënë re. Sulmuesi i Real Madridit, i cili ndau sulmin me Rayan Cherki gjatë stërvitjes, nuk hezitoi të lavdëronte talentin e ri të Lyon me një frazë që tingëllonte më shumë se një shaka: “Ke qenë spektakolar, duhet të nënshkruash për Madridin…”.
    Edhe pse komenti u bë me një buzëqeshje, shumë  njerëz në mjedisin e ekipit francez dhe te Real Madrid e kanë interpretuar atë si një ftesë të fshehur. Siç raportohet nga “Defensa Central“, mesfushori sulmues i Lyon, i cili është gjithashtu në radarin e Manchester City, ka shprehur admirimin e tij për Real Madridin në disa raste më parë. Deri tani nuk ka ende ndonjë shenjë që të tregojë se francezi është në listën e merkatos verore të Real Madrid.
    Gjithsesi, situata mund të ndryshojë më këmbënguljen e vazhdueshme të Mbappe, aq më tepër që Cherki, 21 vjeç, konsiderohet si një lojtar me të ardhme të madhe dhe nuk do ishte befasi nëse përfundon në Madrid.

  • SPECIALE/ Kylian Mbappe, ylli që “zhduket” në ndeshjet e mëdha

    SPECIALE/ Kylian Mbappe, ylli që “zhduket” në ndeshjet e mëdha

    Transferimi i Kylian Mbappe te Real Madridi ishte pa dyshim goditja më e madhe e dekadës. Një “telenovelë” e pafund që përfundoi me transferimin në “Santiago Bernabéu”, mes duartrokitjesh, pritshmërish të larta dhe premtimeve për një epokë të re galaktike. Por realiteti sot është i qartë: Mbappé nuk e ka justifikuar zhurmën që e shoqëroi.
    Statistikat e tij nuk mungojnë – gola dhe asiste – por shumica prej tyre kanë ardhur kundër kundërshtarëve modestë si Alavés, Cádiz apo Getafe. Në ndeshjet e mëdha, ato që i japin kuptim fanellës së bardhë, Mbappé ka qenë thuajse i padukshëm.

    Në “El Clásico”, në mbrëmjet e Champions League apo ndeshjet kyçe në La Liga, francezi nuk ka arritur të bëjë diferencën. Madje shpeshherë është lënë në hije nga shokët e tij të skuadrës si Jude Bellingham, Vinicius Jr. apo Rodrygo.
    A është ende në fazë përshtatjeje? Apo mos ndoshta ka mbetur peng i individualizmit të tij? Justifikimi nuk ka rëndësi. E vërteta është që Mbappé ende luan sikur është në Paris, ku presioni ishte më i “butë” dhe fitoret më pak të domosdoshme. Në Madrid, një driblim apo një sprint nuk mjafton. Kërkohet lidership në momentet më të vështira, kur pesha e fanellës dyfishohet dhe një gol mund të ndryshojë fatin e një sezoni të tërë.
    Presidenti Florentino Pérez e solli për të udhëhequr një projekt fitues. Por sot, në ambientet e Valdebebas, nuk janë të paktë ata që pyesin nëse kanë firmosur me “galaktikun” e gabuar. Sepse ndërsa të tjerët po mbajnë skuadrën mbi supe, Mbappé ende është në kërkim të momentit të tij.
    Askush nuk e mohon talentin, cilësinë dhe karizmën e tij. Por në Madrid, kjo nuk mjafton. Është koha që Kylian Mbappé të tregojë pse erdhi: për të bërë histori, jo vetëm për të shitur fanella. /R.Lika-Koha Jonë/

  • Ish-ylli i PSG-së: “Problemi i Real-it është Mbappe”

    Ish-ylli i PSG-së: “Problemi i Real-it është Mbappe”

    Ish-ylli i PSG-së, Jerome Rothen thotë se Kylian Mbappe është problemi i Real Madrid këtë sezon.
    Pavarësisht golave të shumtë të shënuar në sezonin e tij të parë me madrilenët, ka të gjitha mundësitë që Mbappe ta përfundojë sezonin pa trofe pasi u largua nga PSG verën e kaluar.
    Rothen, duke reflektuar mbi Mbappe dhe Real Madrid pas humbjes së tyre 3-0 në Champions League ndaj Arsenalit këtë javë, tha për RMC Sport: “Ai është një nga fajtorët.
    “Ne nuk duam t’ia hedhim të gjithë fajin Kylian Mbappes për ndeshjen, por ne prisnim një Mbappe vendimtar dhe ai nuk ishte.
    “Një sulmues i kalibrit të tij duhet të përmirësohet. Sa i përket paraqitjeve individuale, ai ishte mjaft mediokër”.
    Rothen vazhdoi: “Zhgënjimi tjetër, dhe në këtë rast Mbappé është ndoshta përgjegjës, është stili i tij, mënyra e tij e të qenurit. Ne nuk e shohim atë.
    “Mbappé nuk shihet në mbrojtje, ai nuk fokusohet taktikisht në mbrojtjen e mesfushës.
    “Nënshkrimi i Mbappe e ka destabilizuar Madridin taktikisht. Në ndeshjet e rëndësishme që nga fillimi i sezonit, Real Madridi nuk ka qenë në nivelin e duhur. Për mua, ky është një problem”.

  • E FUNDIT | Familja e Mbappe dhe avokatja duan 55 mln eurot, ose t’i hiqet licenca europiane PSG-së!

    E FUNDIT | Familja e Mbappe dhe avokatja duan 55 mln eurot, ose t’i hiqet licenca europiane PSG-së!

    10 Prill 2025

    22:41

    Telesport

    Ekipi ligjor i Kylian Mbappé hidhet në “sulm” për të provuar të zgjidhë mosmarrëveshjen mes sulmuesit dhe ish-klubit të tij Paris Saint-Germain. Francezi argumenton se PSG i detyrohet atij 55 milionë euro (61 milionë dollarë) si paga të papaguara dhe avokatët e tij pretendojnë se i kanë kërkuar gjykatës së Parisit që të fillojë procedurat.

    “Kjo histori ka vazhduar për pak më shumë se një vit tani. Afati ka mbaruar dhe duhet paguar. Jemi përpjekur ta zgjidhim këtë mosmarrëveshje me paqe por nuk ka ardhur shtrëngim duarsh me PSG”, tha avokatja kryesore e Mbappe, Delphine Verheyden.

    Në sallë ishin edhe nëna e Kylian, Fayza Lamari, dhe babai Wilfrid Mbappe. Avokatja tha se do t’i kërkojë gjithashtu UEFA-s të shqyrtojë këtë çështje, duke argumentuar se PSG është duke shkelur detyrimet e pagave. Verheyden sugjeroi që PSG, nëse gjendet përgjegjës, mund të humbasë licencën që lejon klubin të luajë në Ligën e Kampionëve.

    PSG tha në një deklaratë se ende dëshiron të arrijë një zgjidhje “miqësore” të mosmarrëveshjes, “pavarësisht shenjave të përsëritura të keqbesimit dhe refuzimit total të lojtarit për çdo ndërmjetësim”.
    Klubi shtoi: “Pasi dëgjoi një histori tjetër fantastike nga një univers paralel sot, PSG vazhdon të dështojë të kuptojë pse Kylian Mbappé nuk po e çon çështjen e tij në dhomën e punës, e cila është e vetmja gjykatë kompetente për të zgjidhur mosmarrëveshjen midis tij dhe ish-klubit të tij.
    Avokatët e Mbappé tani po përgatiten ta çojnë çështjen në gjykatën e punës për të detyruar klubin parizian t’i paguajë atij bonusin e nënshkrimit (36.6 milionë euro), pagat (5,750,000 euro në muaj që korrespondojnë me muajt prill, maj dhe qershor 2024) dhe bonuset e etikës (500,000 euro në muaj për të njëjtën periudhë, të cilat nuk i janë paguar totalisht). Së fundi, ka edhe ankesa ndaj personave të panjohur për fyerje ndaj Mbappes në rrjetet sociale. Seanca është caktuar në gjykatën e Parisit më 26 maj.

  • Avokatja e Mbape: PSG i detyrohet 55 milion euro

    Avokatja e Mbape: PSG i detyrohet 55 milion euro

    Në zemër të Parisit, në Hotel Pullman, shumë pranë Kullës Eiffel, përfaqësuesit ligjorë të Kylian Mbappé, në prani të nënës së tij Fayza Lamari, mbajtën një konferencë për shtyp me një ton të qartë: një betejë e vërtetë ligjore është shpallur në Paris Saint-Germain.

    Njoftimi është për një procedurë që do të përfshijë të drejtën civile, penale dhe të punës, me një hap të mëtejshëm strategjik që synon përfshirjen direkte të UEFA-s.

    Avokatja Delphine Verheyden, e mbështetur nga tre ekspertë në fusha të ndryshme të ligjit, ka paralajmëruar se do t’u drejtohet tre juridiksioneve kompetente për të kërkuar pagesën e 55 milionë eurove që, sipas saj, ende nuk i janë paguar klientit të saj.

    “Procedurat filluan në shkurt të vitit 2024 dhe, që atëherë, PSG nuk i ka përmbushur detyrimet e saj kontraktuale”, deklaroi avokatja me vendosmëri.

    Verheyden më pas rindërtoi historinë kontraktuale të kampionit francez: “Në rastin e Kylian Mbappé, çështja është e thjeshtë. Ai u bashkua me PSG-në në verën e vitit 2017. Ai nënshkroi një kontratë pune, e cila u zgjat në pranverën e vitit 2022 për dy sezone me një opsion.

    Me kalimin e kohës pati shkëmbime, diskutime, presion, çështjë ‘loft’… do t’i kthehemi të gjitha këtyre. Kontratat u nënshkruan. Kishte dy. A u respektuan? Po. Deri në fund? Po. A u paguan? Jo. Çfarë mungon? 55 milionë euro.”/Foto ‘X’/

    Vazhdo leximin

  • Mbappe i del në mbrojtje nënës së tij: “Pse mediat nuk merren kurrë me tim atë?”

    Mbappe i del në mbrojtje nënës së tij: “Pse mediat nuk merren kurrë me tim atë?”

    9 Prill 2025

    17:21

    Telesport

    Kylian Mbappe i del në krah nënës së tij. Në një intervistë për La Sexta, sulmuesi i Real Madridit ka mbrojtur imazhin e Fayza Lamari, nëna e tij.
    “Njerëzit kanë një imazh shumë të keq të nënës sime. Ajo nuk është agjentiaj ime, por nëna ime. Thjesht do më të mirën për fëmijën e saj, kaq”.
    “Njerëzit e kanë të vështirë të shohin një grua që përfshihet. E keni vënë re që nuk përmendet im atë, por vetëm ajo?”
    Fayza Lamari, dikur lojtare e hendbollit, është kujdesur për karrierën e Mbappe që kur ai luante në ekipet e moshave. Në Paris është akuzuar se ndikon te kontratat e të birit, por Kylian ka theksuar se kjo nuk ka ndodhur kurrë.