Tag: kuvendi

  • Hetimet për 21 janarin/ SPAK dërgoi fletëthirrjen për Berishën, Kuvendi: Grupi i PD nuk e tërhoqi

    Hetimet për 21 janarin/ SPAK dërgoi fletëthirrjen për Berishën, Kuvendi: Grupi i PD nuk e tërhoqi

    Kreu i PD Sali Berisha u raportua se do të paraqitej në SPAK ditën e sotme në cilësinë e personit në dijeni për ngjarjet e 21 janarit 2011, kur ai mbante postin e kryeministrit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Raportohet se fletëthirrja për Berishën ka mbërritur në ambientet e Kuvendit, por ajo nuk është tërhequr nga grupi i Partisë Demokratike. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Mësohet se Kuvendi ka njoftuar Prokurorinë e Posaçme se fletëthirrja për Berishën nuk është tërhequr.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Berisha nuk paraqitet në SPAK për 21 Janarin. Prokuroria e Posaçme ia çoi fletëthirrjen në Kuvend, grupi i PD e refuzoi

    Berisha nuk paraqitet në SPAK për 21 Janarin. Prokuroria e Posaçme ia çoi fletëthirrjen në Kuvend, grupi i PD e refuzoi

    Ky është dokumenti fletëthirrjes për ish kryeministrin Sali Berisha që mban datën 7 nëntor 2025 me firmën e prokurorit të SPAK Alfred Shehu.

    Kryetari i PD të enjten deklaroi se nuk është njoftuar për fletëthirrjen e SPAK për tu marrë në pyetje për katër vrasjet në bulevard më 21 Janar.
    Këtë të premte, burime nga Kuvendi i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se është praktikë sa herë që SPAK apo institucione të tjera dërgojnë kërkesa për deputetë të caktuar, ato i çohen grupeve parlamentare përkatëse.
    Në rastin e z.Berisha, kërkesa e mbërritur nga SPAK nuk është pranuar të merret nga grupi parlamentari i Partisë Demokratike.
    Në të tilla kushte, thonë të njëjta burime nga kuvendi,  është praktikë punë kthimi i përgjigjes institucionit kërkues, në rastin konkret SPAK.
    Kuvendi përmes një shkrese ka njoftuar prokurorinë e Posaçme për mospranimin e fletë-thirrjes në adresë të deputeti Sali Berisha, nga grupi parlamentar i PD.

    Top Channel

  • “Grevë urie te Kuvendi”/ Propozimi në mbledhjen me dyer të mbyllura të PD-së! Çfarë u diskutua

    “Grevë urie te Kuvendi”/ Propozimi në mbledhjen me dyer të mbyllura të PD-së! Çfarë u diskutua

    Një propozim për grevë urie raportohet të jetë parashtruar në mbledhjen më dyer të mbyllura të zhvilluar këtë pasdite me krerët e degëve të Partisë Demokratike.
    Burime për mediat bëjnë me dije se një nga kryetarët e degëve i ka propozuar Berishës grevë urie jo vetëm nga deputetët por edhe familjarët e tyre, me pretendimin se kjo është e vetmja mënyrë për rikthimin e besimit në këtë forcë politike.
    “Doktor, besimi ndaj politikës në përgjithësi është përtokë, por në veçanti ndaj PD. Janë provuar protestat por kanë rezultuar vetëm peligrinazh.
    Shumë demokratë kanë ikur drejt maxhorancës dhe nuk mund t’u vësh faj në këtë situatë.
    Mendoj se zgjidhje e mundshme për të rikthyer besimin tek PD është sakrifica jo vetëm e deputetëve, por edhe familjarëve të tyre. Të hyjnë në grevë te Kuvendi bashkë me familjet e tyre.
    Ndryshe si mund të rikthehet besimi kur të gjitha format janë provuar”, raportohet të ketë thënë një nga kryetarët e degëve.
    Ndërkohë, po të njëjtat burime konfirmojnë se Berisha nuk i ka hedhur poshtë këto propozime, por është shprehur në favor të një proteste një herë në javë para Kuvendit.
    Kush i spiunoi lëvizjet e Gilmando Danit? Dyshohet se informacionet rrodhën nga një agjenci udhëtimi“Keni të drejtë si në parashtrim, ashtu edhe në propozime, nuk i hedh poshtë asnjë nga këto, por jemi në një narko regjim.
    Duhet protestë në formatin e asaj para bashkisë, 1 herë në javë para Kuvendit. D.m.th në çdo seancë të ketë protestë para Kuvendit”, ka deklaruar Berisha.

  • “Grevë urie te Kuvendi”/ Propozimi në mbledhjen me dyer të mbyllura të PD-së, ja çfarë u diskutua

    “Grevë urie te Kuvendi”/ Propozimi në mbledhjen me dyer të mbyllura të PD-së, ja çfarë u diskutua

    Një propozim për grevë urie raportohet të jetë parashtruar në mbledhjen më dyer të mbyllura të zhvilluar këtë pasdite me krerët e degëve të Partisë Demokratike.
    Burime për mediat bëjnë me dije se një nga kryetarët e degëve i ka propozuar Berishës grevë urie jo vetëm nga deputetët por edhe familjarët e tyre, me pretendimin se kjo është e vetmja mënyrë për rikthimin e besimit në këtë forcë politike.
    “Doktor, besimi ndaj politikës në përgjithësi është përtokë, por në veçanti ndaj PD. Janë provuar protestat por kanë rezultuar vetëm peligrinazh. Shumë demokratë kanë ikur drejt maxhorancës dhe nuk mund t’u vësh faj në këtë situatë. Mendoj se zgjidhje e mundshme për të rikthyer besimin tek PD është sakrifica jo vetëm e deputetëve, por edhe familjarëve të tyre. Të hyjnë në grevë te Kuvendi bashkë me familjet e tyre. Ndryshe si mund të rikthehet besimi kur të gjitha format janë provuar”, raportohet të ketë thënë një nga kryetarët e degëve.
    Ndërkohë, po të njëjtat burime konfirmojnë se Berisha nuk i ka hedhur poshtë këto propozime, por është shprehur në favor të një proteste një herë në javë para Kuvendit.
    “Keni të drejtë si në parashtrim, ashtu edhe në propozime, nuk i hedh poshtë asnjë nga këto, por jemi në një narko regjim. Duhet protestë në formatin e asaj para bashkisë, 1 herë në javë para Kuvendit. D.m.th në çdo seancë të ketë protestë para Kuvendit”, ka deklaruar Berisha.

  • Berisha u përjashtua me 10 ditë nga punimet në Kuvend, Bardhi: Dhunim i të drejtave të opozitës, do t’i përgjigjemi me…

    Berisha u përjashtua me 10 ditë nga punimet në Kuvend, Bardhi: Dhunim i të drejtave të opozitës, do t’i përgjigjemi me…

    Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas përjashtimit të kryedemokratit, Sali Berisha me 10 ditë nga Kuvendi.

    Bardhi e quan këtë vendim si dhunim të të drejtave të opozitës, ndërsa shton se ‘deputetët e opozitës do ti përgjigjen në mënyrë proporcionale, me qëllim që Kuvendi t’i kthehet normalitetit demokratik dhe funksionimit të tij sipas Rregullores dhe Kushtetutës’.
    “Mazhoranca socialiste, po provon çdo ditë me aktet dhe veprimet e saj, se Kuvendi i Shqipërisë është shndërruar në një organ njëpartiak, ku rregulli dhe ligji shkelen hapur. Në një akt të paprecedent, pa kryer asnjë shkelje të Rregullores së Kuvendit, mazhoranca ka marrë një vendim për të penguar për 10 ditë Kryetarin e Opozitës z. Sali Berisha të ushtrojë përgjegjësitë e tij në raport me qytetarët në Kuvendin e Shqipërisë.
    Ky vendim nuk është thjesht antikushtetues, por është dëshmi e qartë se deputetët e mazhorancës nuk i shërbejnë interesave të qytetarëve, por vetëm interesave politike të Edi Ramës. Kjo është hera e parë në historinë e pluralizimit në vend, ku një deputet, pa kryer asnjë shkelje të Rregullores, pengohet të ushtrojë funksionin e tij, me vendim politik të mazhorancës, vetëm se ka shprehur lirisht, jashtë sallës së Kuvendit, mendimin e tij mbi një projektligj të kundërshtuar me forcë nga pjesa dërrmuese e shoqërisë shqiptare.
    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e konsideron këtë vendim arbitrar, të paligjshëm, të papranueshëm dhe një dhunim flagrant i të drejtave të opozitës. Akte të tilla që synojnë censurën, synojnë të frikësojnë të vërtetën, jo vetëm që do të dështojnë, por do të bëjnë që e vërteta të ketë zë edhe më të lart.
    Përjashtimi i deputetëve të opozitës nga Kuvendi, për shkak të fjalës së tyre të lirë, është bërë tashmë një praktikë e kësaj mazhoranca pa legjitimitet. Pasi dhunuan zgjedhjet e lira dhe të ndershme në 11 Maj, po tregojnë dita ditës që duan të dhunojnë edhe parlamentarizimin apo rregullat bazë të funksionimit demokratik të Kuvendit. Deputetët e opozitës as nuk e pranojnë dhe as nuk do ta lejojnë një degradim të tillë. Cdo provokimi të tillë, deputetët e opozitës do ti përgjigjen në mënyrë proporcionale, me qëllim që Kuvendi t’i kthehet normalitetit demokratik dhe funksionimit të tij sipas Rregullores dhe Kushtetutës“, shprehet Bardhi.
     

    Top Channel

  • Përjashtimi i Berishës nga Kuvendi, Bardhi: Dhunim i të drejtave të opozitës, do t’i përgjigjemi…

    Përjashtimi i Berishës nga Kuvendi, Bardhi: Dhunim i të drejtave të opozitës, do t’i përgjigjemi…

    Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas përjashtimit të Sali Berishës me 10 ditë nga Kuvendi, pas sulmeve të kreut të PD-ss ndaj ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzanto.
    Në reagim, Bardhi  e ka cilësuar përjashtimin e Berishës të paligjshëm dhe të paprecedentë.
    “Mazhoranca socialiste, po provon çdo ditë me aktet dhe veprimet e saj, se Kuvendi i Shqipërisë është shndërruar në një organ njëpartiak, ku rregulli dhe ligji shkelen hapur. Në një akt të paprecedent, pa kryer asnjë shkelje të Rregullores së Kuvendit, mazhoranca ka marrë një vendim për të penguar për 10 ditë Kryetarin e Opozitës z. Sali Berisha të ushtrojë përgjegjësitë e tij në raport me qytetarët në Kuvendin e Shqipërisë.
    Ky vendim nuk është thjesht antikushtetues, por është dëshmi e qartë se deputetët e mazhorancës nuk i shërbejnë interesave të qytetarëve, por vetëm interesave politike të Edi Ramës. Kjo është hera e parë në historinë e pluralizimit në vend, ku një deputet, pa kryer asnjë shkelje të Rregullores, pengohet të ushtrojë funksionin e tij, me vendim politik të mazhorancës, vetëm se ka shprehur lirisht, jashtë sallës së Kuvendit, mendimin e tij mbi një projektligj të kundërshtuar me forcë nga pjesa dërrmuese e shoqërisë shqiptare.
    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e konsideron këtë vendim arbitrar, të paligjshëm, të papranueshëm dhe një dhunim flagrant i të drejtave të opozitës. Akte të tilla që synojnë censurën, synojnë të frikësojnë të vërtetën, jo vetëm që do të dështojnë, por do të bëjnë që e vërteta të ketë zë edhe më të lart.
    Përjashtimi i deputetëve të opozitës nga Kuvendi, për shkak të fjalës së tyre të lirë, është bërë tashmë një praktikë e kësaj mazhoranca pa legjitimitet. Pasi dhunuan zgjedhjet e lira dhe të ndershme në 11 Maj, po tregojnë dita ditës që duan të dhunojnë edhe parlamentarizimin apo rregullat bazë të funksionimit demokratik të Kuvendit. Deputetët e opozitës as nuk e pranojnë dhe as nuk do ta lejojnë një degradim të tillë. Çdo provokimi të tillë, deputetët e opozitës do ti përgjigjen në mënyrë proporcionale, me qëllim që Kuvendi t’i kthehet normalitetit demokratik dhe funksionimit të tij sipas Rregullores dhe Kushtetutës”, thuhet në reagim.

  • Gjuha e përdorur ndaj ambasadorit Gonzatos, Berisha përjashtohet nga Kuvendi

    Gjuha e përdorur ndaj ambasadorit Gonzatos, Berisha përjashtohet nga Kuvendi

    Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën u mblodh sot për të shqyrtuar kërkesën e PS që kërkon masë disiplinore për Sali Berishën.

    Është vendosur që Sali Berisha të përjashtohet 10 ditë nga punimet e Kuvendit.
    Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste kërkoi përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendi me 30 ditë, pas deklaratës që kreu i PD bëri për qëndrimin e ambasadorit Silvio Gonzato ndaj ligjit për barazinë gjinore.

  • PS gati planin për asgjësimin e reformës në drejtësi, shkrirjen e KLGJ, KLP dhe ILD, juristi zbardh prapaskenat e…

    PS gati planin për asgjësimin e reformës në drejtësi, shkrirjen e KLGJ, KLP dhe ILD, juristi zbardh prapaskenat e…

    Juristi Indrit Sefa, parashikon se qeveria përmes komisionit “Xhafa” ka si synim kryesor të fusë duart në sistemin e ri të drejtësisë. Teksa ishte i ftuar në një media, Sefa u shpreh se po synohet shkrirja e KLGJ, KLP dhe ILD dhe krijimi i një institucioni të ri që do të zgjedhjen e kreut të SPAK dhe prokurorëve. “Këta do ndërhyjnë fortë. Do shkrijnë KLGJ, KLP dhe ILD dhe do bëjnë një KLD siç e kemi pasur. Zgjedhjen e kreut të SPAK do ta bëjë ky organ, prokurorët ky organ. Në këtë mënyrë Rama do të fusë duart në sistemin e drejtësisë. Për mua SPAK është vetëm për t’u falënderuar. Ne jemi bërë të gjithë popull prokuror, dyshojmë në çdo vendimmarrje”, deklaroi Sefa.
    Kritikat
    Ndërkohë kujtojmë se socialistët kanë shprehur rezerva pak ditë më parë. Pas një raportimi prej rreth 3 orësh, në 2 komisione parlamentare, të drejtueses së KLP-së, Mirela Bogdani, për raportin e vitit 2024, ku në pjesën më të madhe të pyetjeve u fol për gjëra teknike, kritikat dy kryetarët i lanë për në fund. Ulsi Manja dhe Fatmir Xhafaj nuk hezituan të numërojnë të gjitha problemet që sipas tyre ka institucioni, në veçanti rregullorja, vlerësimi i performancës së prokurorëve dhe emërimet e drejtuesve në prokuroritë në rrethe. “Nëse ju nuk reflektoni, do të jetë Kuvendi që nëpërmjet ndërhyrjeve ligjore, pa cenuar pavarësinë e asnjë organi të drejtësisë, do të ndërhyjmë. Do të kemi një rezolutë përpara se ju të raportoni në seancë plenare.
    Rezoluta, edhe pse jemi në përfundim të vitit 2025, do të gjejnë pasqyrim të gjitha shqetësimet dhe problematikat që ka KLP. Reflektimi i parë do të duhet ët vijë nga ju. Kur të raportoni vitin tjetër në këto komisione, do të duhet të ketë marrë zgjidhje problemi i rregulloreve, i vlerësimit të punës dhe performancës së prokurorëve dhe të jetë hapur diga për të operuar me sistemin e karrierës dhe emërimin dhe plotësimin e prokurorive të juridiksionit ët përgjithshëm me drejtues sepse këtë proces e keni bllokuar ju”, deklaroi ai. Më tej Manja theksoi se pavarësia nga politika është e garantuar, por nuk po shoqërohet me funksionalitet të duhur nga ana e KLP-së. “Këshilli i ka mekanizmat për të qenë distant nga politika, përse nuk funksionon këshilli, mesa kuptova unë ka të bëjë me protagonizmin e trupës së prokurorëve anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Kjo duhej të ishte vlerë për Këshillin.
    Askujt më shumë se prokurorëve nuk i dhimbset sistemi sepse e kanë shtëpinë e vet. Këshilli do të duhet të ngrihet në nivelin e lartësisë që i kërkon Kushtetuta dhe Ligji, prokurorët dhe jo prokurorët në Këshill. Pse qenka e vështirë për të bërë vlerësimin e 218 prokurorëve që janë sot në sistem? Ka traditë gjyqësore dhe prokuroriale në këtë vend”, nënvizoi kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. I pakënaqur me punën e KLP-së në këto vite është edhe Fatmir Xhafaj, i cili përveç kritikave se institucioni po sjell probleme për integrimin, kërkoi bashkëpunim me Kuvendin, për t’i mbështetur. “I krijoni vendit një problem shumë të madh në procesi e integrimit sepse kritikat më të mëdha nga BE janë për këtë këshill. Është situatë e mbartur, por çfarë mbështetje kërkoni për aq sa mund të bëjë Kuvendi, para se Kuvendi të bëjë vetë një analizë se çfarë të bëjë me Këshillin”, u shpreh Xhafaj, i cili është dhe kryetar i Komisionit “Xhafaj”.
    Institucionet e pavarura duhet të japin llogari
    Ndërkaq nga foltorja e Parlamentit, deputeti socialist, Fatmir Xhafaj tha se institucionet e drejtësisë duhet të reformojnë procesin e llogaridhënies përpara Kuvendit dhe rrjedhimisht qytetarëve si një themel për përmbushjen e reformës në drejtësi. “Në themel të reformës qëndron një parim i thjeshtë, drejtësia nuk mund të qeveriset nga politika, por nuk mund të funksionoj pa llogaridhënie ndaj shoqërisë. Ndarja në dy këshilla të veçantë, nuk ishte rastësi por zgjidhje e menduar që synonte të ruante balancat në dy degë të sistemit. Komisioni i Venecias e mbështeti këtë zgjidhje. Prokuroria dhe gjyqësori kanë përgjegjësi të ndryshme dhe secili të kishte organin e vet të veprimit. Shqyrtimi i veprimtarisë na tregon se sfidat në fushën e qeverisjes të sistemit mbeten të mëdha.
    Sipas raportit të BE-së,  KLGJ nuk ka mundur të menaxhojë tërësisht pushtetin gjyqësore për të rritur eficencën duke mos dëshmuar aftësinë për të shpërndarë burimet në mënyrë racionale. Këshillat nuk kanë rritur të krijojnë një kulturë llogaridhënie. Kjo kërkon që Kuvendi duhet të ndalet seriozisht dhe të ndërhyje për të ndaluar këtë situatë. Pas më shumë së 5 vitesh, reforma në drejtësi ka hyrë në fazë të re, drejt konsolidimit. Ne kemi nevojë për analizë të thelluar, jo për t’i gjykuar, por për të reflektuar me përgjegjësi për mënyrën sesi po funksionojnë këto institucione. Duhet të rishikojmë kriteret e përzgjedhjet se kandidatëve jomagjistratë. Duhet të garantojmë që përfaqësimi i tyre të mos jetë formal por për të garantuar llogaridhënie e transparencë.  Kuvendi të përforcojë format dhe mekanizmat e monitorimit të punës së këshillave dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë”, nënvizoi Xhafaj disa ditë më parë.

  • “Kuvendi po shndërrohet në noter të qeverisë”, Bylykbashi shpërthen ndaj mazhorancës:Çdo vendim vjen me urdhër nga lart

    “Kuvendi po shndërrohet në noter të qeverisë”, Bylykbashi shpërthen ndaj mazhorancës:Çdo vendim vjen me urdhër nga lart

    Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe situatën në Parlament, duke akuzuar mazhorancën se po pengon qëllimisht debatin demokratik.
    “Në Parlament, mazhoranca nuk do debat. Dje ishte hera e dytë që mbaja fjalën. Kam kërkuar të flas në çdo seancë, por nuk më është dhënë mundësia. Kanë kthyer në mekanizëm heqjen e fjalës duke mbyllur seancën,” u shpreh Bylykbashi, duke e cilësuar këtë praktikë si shkelje të rregullores dhe të të drejtave të opozitës.
    Sipas tij, Partia Demokratike është një forcë e madhe që përfaqëson një elektorat të gjerë dhe të larmishëm, ndaj duhet të ketë hapësirë për debat. “Ne kemi debatin parlamentar si instrument të fuqishëm, por jo vetëm atë. Kemi protestat, veprime të tjera, forma të ndryshme të reagimit politik,” theksoi ai.
    Bylykbashi shprehu gjithashtu pakënaqësi për mënyrën se si drejtohet Kuvendi nga kryetari aktual, Niko Peleshi, duke nënvizuar se ai po vepron nën ndikimin e Kryeministrit Edi Rama.
    “Drejtimi i Parlamentit me kryetar Niko Peleshin është problematik. Kuptohet se Rama i jep porositë. Kryetari i Kuvendit është numri dy i Republikës dhe duhet të garantojë balancën e procesit parlamentar,” tha Bylykbashi.
    Deputeti demokrat shtoi se mbyllja e parakohshme e seancave po përdoret si mënyrë për të shmangur transparencën dhe për të bllokuar zërin e opozitës: “Kur u mbyll seanca dje, u mbyllën edhe votimet dhe iu hoq e drejta për të folur deputetëve që kishin çështje të rendit të ditës. Po shkelet hapur rregullorja. Është e dukshme që urdhrat vijnë nga kreu i grupit parlamentar të PS,” përfundoi Bylykbashi.