Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar të mërkurën se konstituimi i Kuvendit duhet të jetë prioriteti i parë institucional pas zgjedhjeve, përpara se të hapet rruga për formimin e qeverisë së re.“Një herë Kuvendi, mandej qeveria”, u shpreh ai para gazetarëve gjatë një vizite në komunën e Istogut, ku mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit për një kompleks të ri banimi të përballueshëm dhe social.Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, si dhe kryetari i Istogut, Ilir Ferati.Kurti theksoi se ky projekt është pjesë e agjendës së qeverisë për garantimin e së drejtës për banim, bazuar në parimet e gjithëpërfshirjes, mos-segregimit dhe diversitetit.“Banimi është e drejtë themelore e njeriut. Për jetesë nevojitet banesë”, u shpreh ai, duke nënvizuar rëndësinë e këtij investimi për shtresat në nevojë.Sipas njoftimit të Kryeministrisë, kompleksi i ri do të shtrihet në një sipërfaqe prej 9,120 m² dhe do të përfshijë gjithsej 65 njësi banimi – 52 për banim të përballueshëm dhe 13 për banim social. Investimi kap vlerën e 4.9 milionë eurove, ndërsa përfundimi i punimeve parashikohet brenda tri viteve.Projekti përfshin katër tipe banesash, me sipërfaqe që variojnë nga 53 m² deri në 87 m², ndërkohë që është pjesë e një nisme të gjerë qeveritare që përfshin pesë komuna të Kosovës, nga gjithsej 13 që aplikuan pas thirrjes së hapur nga ministria përkatëse në janar 2024.Ky zhvillim vjen në një moment kyç politik për vendin, ndërsa mbetet në pritje konstituimi i Kuvendit dhe formimi i institucioneve të reja.
Tag: kuvendi
-

Kosova ka kryetar Kuvendi/ Krasniqi: Kurti po mban peng shtetin
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi akuzoi sot se Lëvizja Vetëvendosje qëllimshëm nuk dëshiron ta zhbllokojë konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
“Një gjë është e qartë, Albulena Haxhiu nuk kalon. Sikur të donin zgjidhje, kanë pasur mundësi edhe sot, edhe pardje, edhe para katër ditësh. të njëjtën mundësi e kanë edhe pasnesër: Ta ndërrojnë deputetin”, tha Krasniqi.
Ai tha se kjo po bëhet pasi LVV-ja nuk i ka votat e mjaftueshme për ta formuar qeverinë e re.
“Kjo vërtetë tashmë është komplet e pakuptimtë, e turpshme, që për teket e një personi, një kandidati, të mbahet peng shteti”, tha Krasniqi.
Ai tha se nëse Kuvendi nuk konstituohet, zgjidhja do të ishte të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme në maj të këtij viti.
Krasniqi shtoi se përveç Haxhiut, ka edhe emra të tjera nga LVV-ja që PDK-ja nuk do i votonte për postin e kryeparlamentarit, por nuk pranoi të emëronte ata. -

Nuk kalon sërish Albulena Haxhiu, Kuvendi i Kosovës pa kryetar
Kosova vijon të jetë pa kryetar Kuvendi. Lëvizja Vetëvendosje dështoi sërish këtë të premte që të votohet emri i Albulena Haxhiut si kryeparlamentare. Ajo mori 57 vota pro, 47 kundër dhe 3 abstenim. Për t’u miratuar i nevojiteshin 61 vota.
“Në bazë të kësaj kandidatja nuk votohet dhe detyrohemi ta ndërpresim seancën. 27 prill, sërish ora 10:00, shihemi përsëri”, tha Avni Dehari, i cili ndodhet në krye të parlamentit të legjislaturës së re si deputeti më i moshuar.
Kjo është përpjekja e gjashtë që dështon për të konstituuar Kuvendin.
Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul në propozimin e emrit të Albulena Haxhiut. Partitë opozitare nga ana tjetër thonë se Haxhiu është figurë përçarëse.
Konstituimi i Kuvendit të Kosovës arrihet vetëm pasi emërohet kryetari dhe nënkryetarët. Kjo më pas i hap rrugën formimit të qeverisë së re të Kosovës. -

Albulena Haxhiu dështon dy herë të votohet si kryeparlamentare, Kuvendi i Kosovës mbetet në ngërç
Kuvendi i Kosovës mbetet në ngërç. Edhe në raundin e dytë të votimit, Albulena Haxhiu e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e kryetares së Kuvendit, nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme të votave.
Në të dyja rastet Haxhiu mori vetëm 57 vota pro, ndërkohë që për zgjedhjen nevojiten së paku 61. Seanca u ndërpre dhe pritet të rifillojë pas 48 orësh.Lëvizja Vetëvendosje aktualisht ka vetëm 57 vota. Sakaq nga komunitetet jo-shumicë deputeti Veton Berisha votoi pro kandidaturës së Haxhiut, ndërsa Duda Balje nuk mori pjesë fare në votim.
-

Nesër tentativa e tretë, Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës për konstituimin e legjislaturës
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca e radhës për konstituimin e legjislaturës së nëntë do të mbahet të shtunën, më 20 prill, duke filluar nga ora 12:00.
Kjo do të jetë seanca e tretë që pas mbledhjes së parë më 15 prill, e cila u caktua me vendim të presidentes Vjosa Osmani, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Seancat po mbahen çdo 48 orë sipas një rregulli rotacioni, derisa legjislatura të konstituohet pas zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, bëri të ditur se gjatë një takimi konsultues me përfaqësuesit e partive politike nuk u arrit konsensus për të vijuar më tej me procesin. Pengesa kryesore mbetet mosmiratimi i raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve.
Deputetët e zgjedhur të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kanë deklaruar se kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje duhet të japin dorëheqje përpara se të betohen si deputetë të Kuvendit. Ndërkohë, Vetëvendosje këmbëngul se dorëheqjet tashmë janë dhënë, duke hedhur poshtë pretendimet e opozitës.
Procesi i konstituimit të Kuvendit mbetet i bllokuar për shkak të mungesës së një marrëveshjeje ndërmjet forcave politike. -

Kuvendi i Kosovës sot e vazhdon seancën konstituive
Sot në ora 12:00 do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Partitë e opozitës, LDK, PDK dhe AAK, kanë konfirmuar pjesëmarrjen, por ende nuk kanë bërë të ditur nëse do të votojnë raportin e verifikimit të kuorumit.
Dje presidentja Vjosa Osmani në përgjigjjen institucionale ndaj letrës së djeshme konstituive për institucionet e reja të vendit, ka theksuar se deputetët duhet të themelojnë dhe jo të bllokojnë proceset.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
-

Përballë krizës politike, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për herë të dytë
Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot, në orën 12:00, seancën konstituive të ndërprerë të martën. Njoftimi vjen pas një letërpërgjigjeje nga presidentja Vjosa Osmani drejtuar kryesuesit të seancës, Avni Dehari, në të cilën theksohet se Kuvendi është i obliguar të gjejë mënyra për të funksionuar, duke iu referuar vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë për të pritur në takim kryesuesin Dehari dhe liderët e partive politike nëse ata e shohin të nevojshme një konsultim të tillë.
Sipas Rregullores së Kuvendit, ndërprerja e seancës konstituive nuk mund të zgjasë më shumë se 48 orë. Seanca e parë u ndërpre pas kundërshtimeve nga opozita, e cila pretendon se Albin Kurti dhe disa ministra nuk kanë dhënë dorëheqje nga pozitat në ekzekutiv, siç kërkohet para konstituimit të legjislaturës së re. -

Kosova në krizë/ Sot mblidhet për herë të dytë Kuvendi
Kuvendi i Kosovës do ta vazhdojë seancën konstituive sot nga ora 12:00. Njoftimi është bërë pak kohë pasi presidenca shprehu qëndrimin se Kuvendi duhet ta vazhdojë seancën e ndërprerë të martën, në letërpërgjigjen ndaj kryesuesit Avni Dehari, i cili kërkoi udhëzime nga kreu i shtetit.
Në këtë përgjigjen drejtuar Avni Deharit, si kryesues i seancës, presidentja Vjosa Osmani ka cituar aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese, me të cilat thotë se ai dhe të gjithë deputetët janë të obliguar të gjejnë vetë mënyra për ta bërë Kuvendin funksional.
Presidentja ka shprehur gatishmërinë edhe që t’i mirëpresë Deharin dhe kryetarët e partive politike në rast se e kanë të nevojshme. Sipas Rregullores së Kuvendit, ndërprerjet e seancës konstituive nuk mund të jenë më të gjata se 48 orë.
Seanca e pare u bllokua nga opozita me pretendimin se Albin Kurti dhe ministrat nuk kishin dhene doreheqjen nga kabineti. -

Bllokohet Kuvendi i Kosovës/ Enver Hasani: Opozita gaboi politikisht
Ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Enver Hasani, thotë Kuvendi i Kosovës nuk është bllokuar dhe mund të mblidhet çdo 48 orë, pasi deputetët dështuan ta konstituojnë këtë institucion.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Hasani e cilëson si gabim mosvotimin nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve.
Për shkak të mosvotimit të këtij raporti, seanca e së martës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës u ndërpre dhe kryesuesi i saj, tha se do t’i drejtohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për hapat që do të merren në të ardhmen.
Këto parti, kanë vënë në dyshim dorëheqjen e paraqitur nga Albin Kurti dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë, që janë zgjedhur deputetë. Por, Hasani thotë se me betimin e tyre si deputetë, ata nuk do të mund të ushtronin asnjë funksion ekzekutiv.

