Propozimet e depozituara nga deputeti Olsi Komici për ndryshimet në reformën në drejtësi nuk janë ndërhyrje të njëanshme të shumicës. Këtë përgjigje dha kreu i grupit parlamentar Taulant Balla kur u pyet nga gazetarja e A2 CNN Fjorela Beleshi. Sipas Ballës këto propozime janë të konsultuara me ekspertët dhe në proces konsultimi edhe me Komisionin Europian dhe janë në funksion të përmirësimit të reformës në drejtësi në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE.
Sipas tij Kushtetuta e rregulloja e kuvendit ka përcaktuar mënyrën sesi depozitohen, dhe për ndryshime ndryshime të vogla që nuk prekin thelbin, çdo deputet mund të propozojë ndryshime në funksion të përmbushjes së kushteve të integrimit.
“Ndërkohë që për ndryshime të vogla që nuk prekin thelbin, por përmirësojnë procesin besoj që inicimi i një drafti nga një deputet është hap i mirë për t’u diskutuar. Unë i ftoj të gjithë deputetët jo vetëm të opozitës por të gjithë, të shkojnë në komision ti diskutojnë, por ka edhe plot ndryshime të tjera të depozituara nga deputetë të PS e të PD një në pjesë e këtyre ndryshimeve vijnë në funksion të përmbushjes nga ana e Shqipërisë të kushteve të anëtarësimit me BE”.
Në lidhje me këtë ai theksoi se deri në vitin 2027 Kuvendi i Shqipërisë duhet të miratojë mbi 500 ligje.
“Siç patëm një rekord historik për hapjen e kapitujve, tani po bëhemi gati për mbylljen e disa kapitujve. Kapitujt 23, 24, 25 janë kapituj që kërkojnë më shumë kohë. Kuvendi ka një pjesë të rëndësishme të detyrave të shtëpisë. Nga shtatori 2025 -27 do të jenë mbi 500 ligje të miratuar nga kuvendi i Shqipërisë”.
Tag: kuvendi
-

Pse PS nuk është konsultuar me PD për propozimet e reformës në drejtësi? Ja si përgjigjet Balla
-

Dështon qeveria “Konjufca 1”, Kosova shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme
Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër formimit të qeverisë me kryeministër Glauk Konjufcën, ku 56 deputetë vetouan pro, 4 abstenuan dhe 53 votuan kundër. Konjufca në prezantimin e tij kërkoi votën e deputetëve të opozitës për të shmangur një palë zgjedhje të reja, teksa tha se me urgjencë do të trajtonte buxhetin e shtetit.
Ai doli para deputetëve për votim pa siguruar marrëveshje politike me ndonjë subjekt tjetër. Në kabinetin e propozuar nga Konjufca pati fare pak dallim në emra nga ai paraprak i propozuar prej Albin Kurtit. Dallimi ishte te ministri i Infrastrukturës, ku nga Dimal Basha u propozua Besnik Bislimi. Konjufca ishte i mandatuari i dytë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Paraprakisht, më 26 tetor Albin Kurti dështoi në votimin e parë. Pas tij presidentja Vjosa Osmani më 4 nëntor e mandatoi Konjufcën. Me rastin e dështimit të Konjufcës, tani presidentja është e obliguar t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme që duhet të mbahen brenda 40 ditësh nga dita e shpalljes.
Para seancës për votimin e Konjufcës, Kuvendi hapi seancën për formimin e komisioneve, por nuk pati kuorum për vendimmarrje, për shkak të mungesës së partive që deri tash ishin në opozitë, që kanë kundërshtuar iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje. Kujtojmë se zgjedhjet e fundit parlamentare u mbajtën më 9 shkurt, ku Lëvizja Vetëvendosje doli e para me 42.30 për qind të votave, e pasuar nga PDK-ja me 20.95 për qind, LDK-ja me 18.27 për qind dhe AAK-Nisma me 7.8 për qind të votave. Që nga shkurti, Kosova është zhytur në një krizë të thellë politike dhe prej 10 muajsh nuk ka arritur dot që të krijojë një qeveri dhe e ka lënë vendin në ‘vend numëro’. Faktori ndërkombëtarë ka bërë thirrje herë pas here për kapërcim të krizës. -

U përjashtua nga Kuvendi, Shehaj ” i tërheq vëmendjen” opozitës: Harrojnë thelbin, dje u ulën me Ramën
agron shehaj
TIRANË- Kreu i Mundësis, Agron Shehaj, ka folur për mediat pas përjashtimit nga Kuvendi, pasi u përplas në një debat të ashpër me zv.kryeministren Belinda Balluku. Jashtë ambienteve të Parlamentit, teksa vijoi me akuzat në drejtim të Ballukut, Shehaj në të njëjtën kohë, nuk kurseu as kritikat për opozitën.
Sipas tij, opozita duhet të ndajë fillimisht qëndrimin që do të mbajë përballë drejtësisë, pasi nuk mund të mbahet qëndrim i dyfishtë. Shehaj kërkoi nga opozita që të merret me çështjen e Ballukut dhe të mos dalë nga thelbi, ndërsa shtoi: “Imagjinoni çfarë ndodh, të hënën protestuan, dje dolën u ulën me Edi Ramën të hënën protestoi, ditën tjetër u ulën në një tryezë me Ramën për reformën zgjedhore.”
“Ata shpërqendrohen nga thelbi. Thelbi është që opozita duhet të jetë në krah të SPK. Nuk po them që s’do të merremi, por sot duhet të merremi me Belinda Ballukun, se u kap duke vjedhur. Opozita edhe mund të koordinohet, por duhet të bëhet me një parim, ne jemi me drejtësinë dhe kundër korrupsionit. Ne jemi me drejtësinë pavarësisht se kush hetohet apo shkon përballë SPAK-ut. Ne nuk jemi me drejtësinë kur na intereson dhe kundër kur nuk na intereson. Ne nuk themi që Dumani që është zar i Edi Ramës dhe Ramës i kërkojnë të shkarkojë Belinda Ballukun. Kështu nuk shkon, ose njëra ose tjetra. Absolutisht jemi për koordinim. Ama na duhet që ta ndajmë, jemi me drejtësinë, kundër korrupsionit apo jemi me drejtësinë kur duam dhe jemi kundër drejtësisë kur nuk kemi më interes”, tha Shehaj.Ligjvënësi Agron Shehaj u përjashtua nga Kuvendi pasi u përplas në një debat të ashpër më zv.kryeminsitren Belinda Balluku, duke e ndërprerë këtë të fundit gjatë kohës që fliste në Foltore. Shehaj mori vazhdimisht paralajmërime nga kryetari i Kuvendit Peleshi, i cili fillimisht i hoqi të drejtën e fjalës, më pas e përjashtoi nga Kuvendi./ZËRI
-

Nuk ka “Qeveri Konjufca”, Kosova drejt zgjedhjeve të reja/ Dështon seanca e zgjedhjes së Kryeministrit
Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër formimit të qeverisë me kryeministër Glauk Konjufcën. Pro formimit të propozimit qeverisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan vetëm 56 deputetë, 4 abstenuan dhe 53 ishin kundër.
Konjufca në prezantimin e tij kërkoi votë për të shmangur një palë zgjedhje të reja, teksa ka thënë se me urgjencë do të trajtonte buxhetin e shtetit. Ai doli para deputetëve për votim pa siguruar marrëveshje politike me ndonjë subjekt tjetër.
Në kabinetin e propozuar nga Konjufca pati fare pak dallim në emra nga ai paraprak i propozuar prej Albin Kurtit. Dallimi ishte te ministri i Infrastrukturës. “U shkarkua” Dimal Basha e “u ngarkua” Besnik Bislimi.
Konjufca ishte mandatari i dytë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Paraprakisht, më 26 tetor Albin Kurti dështoi në votimin e parë. Pas tij presidentja Vjosa Osmani më 4 nëntor e mandatoi Konjufcën.
Me rastin e dështimit të Konjufcës, tani presidentja është e detyruar t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme që duhet të mbahen brenda 40 ditësh nga dita e shpalljes.
Para seancës për votimin e Konjufcës, Kuvendi hapi seancën për formimin e komisioneve, por nuk pati kuorum për vendimmarrje, për shkak të mungesës së partive që deri tash ishin në opozitë, që kanë kundërshtuar iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Zgjedhjet e fundit parlamentare u mbajtën më 9 shkurt. Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 42.30 për qind të votave, e pasuar nga PDK-ja me 20.95, LDK-ja me 18.27 dhe AAK-Nisma me 7.8 për qind të votave. -

“Më mirë të shoh shpinat tuaj, sesa fytyrat”, Rama: Noka, si Shefqet Peçi dhe Lei Feni
Teksa Kuvendi ka nisur seancën maratonë për projekt-buxhetin e vitit 2026, fjalën e ka marrë kryeministri Edi Rama.
Gjatë këtij momenti, deputetët e Partisë Demokratike i kthyen kurrizin kryeministrit, por batutat e Ramës nuk munguan.
Ai mori në mbrojtje kryeparlamentarin Niko Peleshi, ndërsa tha:
“Niko mos u bëj merak se për besnikëri ndaj kryetarit s’ia kalon Flamur Nokës që besnikërinë e ka kthyer ne monopol brenda PD. Faleminderit që më nderoni fjalimin tim duke më treguar shpinat dhe jo fytyrat. Flamurin madje mund ta quajme Besnik Noka. Sepse për nga historia i ngjan shume Shefqet Peçit dhe Leo Fenit” – tha Edi Rama sot në Kuvend ndër të tjera. -

Kuvendi seancë maratonë, shqyrtohet në parim projekt-buxheti i vitit 2026 dhe paketa fiskale
Kuvendi çel sot më 19 nëntor 2025, në orën 10:00 një seancë parlamentare dyditore, ku në qendër të debateve do të jenë paketa fiskale dhe projektbuxheti i vitit 2026, dokumentet më të rëndësishme financiare të vitit.
Seanca do të shqyrtojë ndryshimet ligjore që shoqërojnë buxhetin dhe “paqen fiskale”, që përfshin faljen e detyrimeve të prapambetura për qindra biznese.
Pavarësisht rëndësisë së paketës, opozita ka kundërshtuar mënyrën e procedimit, duke deklaruar se dokumentet kanë mbërritur me vonesë dhe nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për një analizë të thelluar.
Projektbuxheti i vitit 2026, me një vlerë prej 8.8 miliardë eurosh, shoqërohet nga tetë projektligje, të cilat kaluan në komisione me procedurë të përshpejtuar.
Ligjvënësit do të diskutojnë në parim të gjitha projektligjet që përbëjnë paketën fiskale: nga ndryshimet në ligjin për procedurat tatimore, TVSH-në dhe tatimin mbi të ardhurat, te shtesat në ligjin e taksave vendore dhe projektligji për faturimin dhe monitorimin e qarkullimit.
Në rend dite janë gjithashtu marrëveshja e paqes fiskale, rivlerësimi i pasurive të paluajtshme dhe projektligji për fshirjen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore dhe doganore.
Në fund të seancave pritet të diskutohet edhe projektbuxheti 2026 në parim, çka pritet të ndezë debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës për prioritetet fiskale të vitit të ardhshëm. -

Mbahet seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për formimin e Qeverisë
Kuvendi i Kosovës
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në orën 11:00 do të mbahet fillimisht seanca për formimin e komisioneve parlamentare, ku do të diskutohet për buxhetin dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Pas kësaj, në orën 14:00, Kuvendi do të mbajë një seancë të dytë të jashtëzakonshme, e cila i dedikohet zgjedhjes së Qeverisë së re, pasi mandati i mandatarit Glauk Konjufca ka mbërritur në afatin e fundit.
I mandatuari për formimin e qeverisë është Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili u mandatua nga presidentja Vjosa Osmani më 4 nëntor. Konjufca ka deklaruar se kërkon mbështetjen e deputetëve për Qeverinë e tij, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet parlamentare në dhjetor.
Nga ana tjetër, partitë opozitare PDK, LDK, AAK dhe NISMA kanë paralajmëruar bojkot për seancën e buxhetit, ndërsa për votimin e qeverisë së re kanë deklaruar se do të votojnë kundër kabinetit të propozuar nga Vetëvendosja.
Më 26 tetor, kryeministri në detyrë, Albin Kurti dështoi të siguronte votat e nevojshme për formimin e qeverisë. LVV-ja i ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit, por nuk ka siguruar ulëse të mjaftueshme në Kuvend që do t’i mundësonin që të formonte Qeverinë pa bashkëpunim me partitë e tjera.
Nëse nuk arrihet shumica për formimin e Qeverisë, procesi do të çojë automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme./ZËRI -

Kuvendi sot seancë maratonë, shqyrtohet në parim projektbuxheti i vitit 2026 dhe paketa fiskale
kuvend
TIRANË- Kuvendi do të nisë sot në orën, 10:00 një seancë parlamentare dyditore. Të mërkurën dhe të enjten, Kuvendi do të miratojë në parim projekbuxhetin dhe paketën fiskale për vitin 2026.
“Paqja Fiskale”, falja e detyrimeve të prapambetura për qindra biznese, është kundërshtuar nga opozita me argumentimin se ka mbërritur vonë në Kuvend dhe nuk ka qenë e kohë e mjaftueshme për një shqyrtim të thelluar. Demokratët kërkuan në konferencën e kryetarëve që t’u jepet kohë për t’u njohur me paketën fiskale, e cila është futur për diskutim në komisione vetëm 24 orë përpara seancës plenare.
Projektbuxheti i vitit 2026, me një vlerë prej 8.8 miliardë eurosh, shoqërohet nga tetë projektligje, të cilat kaluan në komisione me procedurë të përshpejtuar. Tetë projektligjet do të diskutohen sot në parim nga deputetët./ZËRI -

Përjashtimi i kreut të PD nga Kuvendi, Gjekmarkaj: Keni frikë nga fjala e Berishës, njeriu flet jashtë, ju e përjashtoni brenda
Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj nga konferenca e kryetarëve, foli për përjashtimin e kryedemokratit Sali Berisha nga Kuvendi.
Sipas tij ky është një rast i paprecedentë, ndërsa tha për mazhorancën se ka frikë nga fjala e Berishës.
Kujtojmë se Partia Socialiste kërkoi ndëshkimin e kryedemokratit nga punimet e Kuvendit, pasi sipas tyre ai fyeu ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.
“Keni krijuar një rast të paprecedentë. Njeriu flet jashtë dhe ju e përjashtoni brenda. Njeriu flet në mëngjes dhe Toni Gogu nxehet në darkë. Ju kërkoni t’i shmangni debatit.
Ju keni frikë nga fjala e Sali Berishës dhe nga të vërtetat që ai thotë! Po e trajtoni Kuvendin si bahçe personale! Edhe një kovaçhane punon mbi rregulla, ndërsa ju si treshe e keni marrë peng! Keni koncepte shërbëtorësh, jo ligjvënësish! PD dhe Sali Berisha janë këtu që liritë dhe e vërteta të mbrohen, dhe ne do t’i mbrojmë“, u shpreh ai.Top Channel
-

Përjashtimi i Berishës nga Kuvendi, Gjekmarkaj: Keni frikë nga fjala! Ai flet jashtë, ju e përjashtoni brenda
Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj nga konferenca e kryetarëve, foli për përjashtimin e kryedemokratit Sali Berisha nga Kuvendi.
Sipas tij ky është një rast i paprecedentë, ndërsa tha për mazhorancën se ka frikë nga fjala e Berishës.Kujtojmë se Partia Socialiste kërkoi ndëshkimin e kryedemokratit nga punimet e Kuvendit, pasi sipas tyre ai fyeu ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.
“Keni krijuar një rast të paprecedentë. Njeriu flet jashtë dhe ju e përjashtoni brenda. Njeriu flet në mëngjes dhe Toni Gogu nxehet në darkë. Ju kërkoni t’i shmangni debatit.
Ju keni frikë nga fjala e Sali Berishës dhe nga të vërtetat që ai thotë! Po e trajtoni Kuvendin si bahçe personale! Edhe një kovaçhane punon mbi rregulla, ndërsa ju si treshe e keni marrë peng! Keni koncepte shërbëtorësh, jo ligjvënësish! PD dhe Sali Berisha janë këtu që liritë dhe e vërteta të mbrohen, dhe ne do t’i mbrojmë“, u shpreh ai.