Tag: kutive

  • KAS merr vendimin, kutitë e Tiranës do të rinumërohen!

    KAS merr vendimin, kutitë e Tiranës do të rinumërohen!

    Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur që kutitë e qarkut të Tiranës, në zgjedhjet e 11 majit 2025, do të rinumërohen dhe do të rivlerësohen.

    Në mbledhjen e sotme të KAS, u tha se me kërkesë të dy anëtarëve të komisionit është vendosur hapja e kutive për Tiranës.
    Vendimi erdhi pas kërkesës së opozitës.
    “Me Shumicë votash, KAS rrëzoi kërkesën e Koalicionit PD-ASHM për kqyrjen e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë.
    Gjithashtu, bazuar në nenin 136, pika 3 e Kodit Zgjedhor, anëtarët z. Elvis Çefa dhe z. Ledio Braho kërkuan që të bëhet këqyrja e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë. Duke marrë në konsideratë që ky proces kërkon kohë për përgatitjen e logjistikës, fillimi i këtij procesi do të njoftohet në një moment të dytë”, njofton zyrtarisht KAS.

    Top Channel

  • Farsa elektorale/ KAS vendos rihapjen e kutive të mbi 1200 qendrave të votimit në Tiranë

    Farsa elektorale/ KAS vendos rihapjen e kutive të mbi 1200 qendrave të votimit në Tiranë

    Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur me kërkesë të dy anëtarëve të PD, që do të bëhet këqyrja e fletëve të votimit për qarkun e Tiranës.

    Dy anëtarët kanë kërkuar, sipas të drejtës që u jep Kodi Zgjedhor, që të bëhet rihapja e kutive në të gjithë Tiranën.

    Ky proces merr kohë për organizimin e logjistikës, pasi qarku më i madh i vendit ka 1282 QV dhe data për nisjen e procesit do përcaktohet në një moment tjetër.

    Kujtojmë se pas akuzave të Partisë Demokratike se mungojnë 130 mijë fletë votimit të papërdorura, sot janë hapur për verifikim 233 kuti të tjera votimi.

    Procesi ka nisur që prej orës 09:00 të mëngjesit në Vaqarr, në një ambient ku KQZ ruan çdo material zgjedhor.

  • Kutitë e Tiranës do të hapen! Dy anëtarët e PD në KAS vendosin për rinumërim të votave

    Kutitë e Tiranës do të hapen! Dy anëtarët e PD në KAS vendosin për rinumërim të votave

    Të gjithë Qendrat e Votimit të Qarkut të Tiranës do të rinumërohen. Kërkesa e PD u rrëzua me shumicë votash nga anëtarët e KAS, por 2 nga anëtarët nga PD vendosën rinumërim të votave për Qarkun e Tiranës.
    Do rinumërohen 1282 QV-të në gjithë qarkun Tiranë, për partitë e kandidatët, me qëllim për gjetjen e prova për pretendimet e PD.
    “Në lidhje me kërkesën për këqyrjen e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë, KAS me shumicë votash e rrëzon, por me kërkesë të dy anëtarëve të KAS do bëhet këqyrja e kutive të fletëv të votimit për qarkun Tiranë. Duke qenë ky proces merr kohë, duke qenë se janë 1200 QV, data për fillimin e këtij procesi do të përcaktohet në një moment tjetër ku partitë politike kanë të drejtën të caktojnë vëzhgues ndërkohe që procesi do këqyret nga administrata e KQZ, kështu që kjo seancë pezullohet për momentin”, tha Braho.
    “Sot, KAS nisi shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.48, datë 29.05.2025, depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me objekt: “1. Kundërshtimi i Vendimit Nr. 1326, date 24.05.2025, të KSHZ “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Tiranë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 1 maj 2025″. 2. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku – Tiranë. 3. Zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar persëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Tiranë.
    Me Shumicë votash, KAS rrëzoi kërkesën e Koalicionit PD-ASHM për kqyrjen e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë.
    Gjithashtu, bazuar në nenin 136, pika 3 e Kodit Zgjedhor, anëtarët z. Elvis Çefa dhe z. Ledio Braho kërkuan që të bëhet këqyrja e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë.  Duke marrë në konsideratë që ky proces kërkon kohë për përgatitjen e logjistikës, fillimi i këtij procesi do të njoftohet në një moment të dytë”, njoftoi KAS.

  • Pretendimi i opozitës për mungesë fletësh të papërdorura, hapen 229 kuti/ PS dërgon vëzhgues, PD asnjë përfaqësues

    Pretendimi i opozitës për mungesë fletësh të papërdorura, hapen 229 kuti/ PS dërgon vëzhgues, PD asnjë përfaqësues

    Në magazinat e KQZ në Vaqarr, ka nisur hapja e 229 kutive.
    Kjo vjen një ditë pasi KAS pranoi kërkesën e opozitës, teksa është ngritur pretendimi se në këto kuti mungojnë fletë të papërdorura.
    E ndërkohë, edhe pse kërkuan verifikim, asnjë përfaqësues i PD nuk është prezent për këqyrjen e kutive.
    Nga ana tjetër, PS ka dërguar vëzhgues për të ndjekur nga afër hapjen e kutive.
    Procesi po zhvillohet sipas rendit të mëposhtëm:
    1. Vlorë2. Dibër3. Gjirokastër4. Korçë5. Lezhë6. Shkodër7. Fier8. Berat9. Durrës10. Tiranë11. Elbasan

  • ‘Synoj hapjen e kutive në Durrës’, Kalaja: Kam bërë 4 kërkesa për rinumërim, do ta vazhdoj këtë betejë

    ‘Synoj hapjen e kutive në Durrës’, Kalaja: Kam bërë 4 kërkesa për rinumërim, do ta vazhdoj këtë betejë

    Në një intervistë televizive, kandidati për deputet Aulon Kalaja u shpreh se është i vendosur për të çuar përpara një betejë ligjore dhe institucionale që synon hapjen e kutive të votimit në Durrës, duke kërkuar transparencë të plotë mbi procesin zgjedhor.
    Gjatë intervistës, Kalaja theksoi se nuk bëhet fjalë për emra apo për interes personal, por për vendosjen e një standardi të ri në proceset zgjedhore në Shqipëri. Ai deklaroi se i është drejtuar Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) në katër mënyra të ndryshme: si kandidat i Koalicionit “Shqipëria Madhështore”, si përfaqësues i Partisë së Legalitetit, si anëtar i Partisë Demokratike, dhe nëpërmjet mbështetjes nga Partia Balli Kombëtar Demokrat. Deri më tani, është njohur si palë legjitime vetëm përmes Partisë së Legalitetit.
    “Kam kërkuar transparencë. KAS kërkon një format tjetër të provave, ndërsa unë kam punuar me një metodologji tjetër. Por mendoj se do të shkojmë drejt hapjes së kutive në Durrës. Nuk ka rëndësi kush është emri, por që të vendoset një standard i ri për zgjedhjet,” tha Kalaja.
    Ai kritikoi një nen të Kodit Zgjedhor, për të cilin tha se duhet të goditet ligjërisht, pasi, sipas tij, ai pengon legjitimitetin e kandidatëve. Kalaja i kërkoi KAS që, nëse nuk mund të votojë kundër normës aktuale, ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese për interpretim.
    “Kur kam kërkuar votën e qytetarëve, më kanë pyetur: ‘A do na e mbrosh votën?’ Dhe u kam thënë: po. Unë do ta çoj këtë betejë deri në fund. Nuk bëhet fjalë për votat e mia, por për të parë si janë shpërndarë ato në tërësi. Dua transparencë dhe drejtësi,” theksoi Kalaja.
    Ai përmendi edhe rezultatin në Bashkinë e Krujës, ku tha se ishte kandidati më i votuar, por pavarësisht kësaj nuk është bërë deputet, gjë që sipas tij ngre pikëpyetje mbi mënyrën e përpilimit të Kodit Zgjedhor dhe ndarjen e mandateve.

  • Hapja e kutive? KAS jep të enjten vendimin për Kukësin

    Hapja e kutive? KAS jep të enjten vendimin për Kukësin

    Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve zhvilloi këtë të mërkurë mbledhjet e radhës për shqyrtimet e ankimimeve të Partisë Demokratike në lidhje me kontestimin e tabelave të rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit të certifikuara nga KQZ për të 12 qarqet.
    KAS përfundoi edhe shqyrtimin e kërkesës ankimore nr. 37 (qarku Kukës) dhe vendimmarrja do të shpallet ditën e Enjte, datë 5 qershor, në orën 09:50. PD kërkon pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve për këtë qark.

    Sot (4 qershor), në rend dite ishin edhe ankimimet për Fierin dhe Durrësin. Përfaqësuesi i PD-së, Franc Nuri, pretendoi në ankimimin e tij për Fierin, ku demokratët humbën thellë 12 me 4 mandate ndaj PS-së, se kishte parregullsi të shumta, duke u përqendruar tek përdorimi i makinerisë shtetërore dhe administratës, patronazhistëve dhe deri tek ‘asfalti elektoral’, devijimi i votës dhe veçanërisht vota e diasporës e manipuluar.
    Më pas diskutimi kaloi edhe te Durrësi, ku u vu re prezenca në sallë edhe e dy prej kandidatëve të PD-së, Aulon Kalaja dhe Ilirjana Kuçana, që pretendojnë manipulimin e votës brenda partisë, që u ka hequr mandatin atyre në favor të Arjan Ndojës. Pas diskutimeve me përfaqësuesit e KAS, sepse sipas ligjit kandidatët nuk mund të përfaqësohen individualisht, por me partinë, u kërkua verifikimi i 39 kutive. Më parë, i përfaqësuar edhe nga Partia e Legalitetit në ankim, KAS ia kishte pranuar kërkesën Aulon Kalasë, por pa u shprehur për rinumërimin. Dy kandidatët u lanë të ndiqnin mbledhjen, teksa pretendojnë se ka prova se vota e tyre ka devijuar.
    Kandidati Aulon Kalaja dhe përfaqësuesi i tij shprehën qëndrimin për verifikimin e 39 kutive ku pretendohej se ishte devijuar vota e tij brenda PD-së dhe ku u shpreh se ka prova që duhen shqyrtuar. Anëtari i KAS, Ilir Rusmali, kërkoi që provat të silleshin konkrete, me detaje se ku ndodheshin ato fletë votimi, edhe nëse ishin në më shumë se 39 kuti, por i kërkoi kohë ankimuesit Kalaja dhe i la afat deri ditën e hënë për këtë grumbullim faktesh që do dorëzonte.
    Kalaja u shpreh se i kishin këto të dhëna dhe do i dorëzonin. Kujtojmë se KAS e ka pranuar Kalanë si ankimues, por pa garantuar ende rinumërimin që kërkojnë. Në fund, relatori i çështjes, Elvis Çefa, deklaroi shtyrjen e seancës dhe rimbledhjen e trupës për vendim ditën e martë, datën 10 qershor, ora 13:00 e pasdites.

  • 11 maji/ KAS jep të enjten vendimin për Kukësin, Fieri dhe Durrësi shtyhen për javën e ardhshme

    11 maji/ KAS jep të enjten vendimin për Kukësin, Fieri dhe Durrësi shtyhen për javën e ardhshme

    Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve zhvilloi ditën e sotme mbledhjet e radhës për shqyrtimet e ankimimeve të Partisë Demokratike në lidhje me kontestimin e tabelave të rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit të certifikuara nga KQZ për të 12 qarqet.
    KAS përfundoi edhe shqyrtimin e kërkesës ankimore nr. 37 (qarku Kukës) dhe vendimmarrja do të shpallet ditën e Enjte, datë 5 qershor, në orën 09:50. PD kërkon pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve për këtë qark.
    Sot (4 qershor), në rend dite ishin edhe ankimimet për Fierin dhe Durrësin.
    Përfaqësuesi i PD-së, Franc Nuri, pretendoi në ankimimin e tij për Fierin, ku demokratët humbën thellë 12 me 4 mandate ndaj PS-së, se kishte parregullsi të shumta, duke u përqendruar tek përdorimi i makinerisë shtetërore dhe administratës, patronazhistëve dhe deri tek ‘asfalti elektoral’, devijimi i votës dhe veçanërisht vota e diasporës e manipuluar.
    Ai kërkoi hapjen e kutive, verifikimin e votave të diasporës dhe fletëve të papërdorura, kërkesë që PD e shtoi më pas për të 12 qarqet që konteston. Demokratët pretendojnë se janë 130 mijë fletë të papërdorura të manipuluara apo që nuk gjenden në kuti (sepse në procesverbale komisionerët kanë shënuar 0), por që deri tani nga hapja e disa kutive si në Berat dhe Vlorë, nuk rezultoi e vërtetë, pasi ato janë gjendur brenda të gjitha.
    KAS pasidëgjoi pretendimet për prova, shtyu mbledhjen për Fierin pas një jave, me qëllim shqyrtimin apo grumbullimin e mëtejshëm të tyre.
    Më pas diskutimi kaloi edhe te Durrësi, ku u vu re prezenca në sallë edhe e dy prej kandidatëve të PD-së, Aulon Kalaja dhe Ilirjana Kuçana, që pretendojnë manipulimin e votës brenda partisë, që u ka hequr mandatin atyre në favor të Arjan Ndojës. Pas diskutimeve me përfaqësuesit e KAS, sepse sipas ligjit kandidatët nuk mund të përfaqësohen individualisht, por me partinë, u kërkua verifikimi i 39 kutive.
    Më parë, i përfaqësuar edhe nga Partia e Legalitetit në ankim, KAS ia kishte pranuar kërkesën Aulon Kalasë, por pa u shprehur për rinumërimin. Dy kandidatët u lanë të ndiqnin mbledhjen, teksa pretendojnë se ka prova se vota e tyre ka devijuar.
    Kandidati Aulon Kalaja dhe përfaqësuesi i tij shprehën qëndrimin për verifikimin e 39 kutive ku pretendohej se ishte devijuar vota e tij brenda PD-së dhe ku u shpreh se ka prova që duhen shqyrtuar.
    Anëtari i KAS, Ilir Rusmali, kërkoi që provat të silleshin konkrete, me detaje se ku ndodheshin ato fletë votimi, edhe nëse ishin në më shumë se 39 kuti, por i kërkoi kohë ankimuesit Kalaja dhe i la afat deri ditën e hënë për këtë grumbullim faktesh që do dorëzonte.
    “Deri ditën e hënë keni kohë të sillni jo 39 kuti, por 399 kuti po deshët. Mund të sillni provat tuaja vetëm në këtë formë, duke dhënë informacionin dhe ne të veprojmë. Sillini dhe ne i verifikojmë e shqyrtojmë”, tha ai.
    Një tjetër anëtar i trupës, Elvin Lako, vuri në dukje se për të qenë e lehtë analizimi i pamjeve, kandidati duhet të kishte edhe shënimet e vëzhguesve se në cilën moment ishin hasur problematikat me votën.
    “Vëzhguesit duhet të kishin mbajtur shënim të gjitha problematikat me votën, t’i kishin raportuar të gjitha, sepse pa ato shënime është e vështirë që t’i kontrollosh dhe t’i gjesh në video. Pra duhet ta kërkoni me shënime të sakta, që ta keni më të kollajshme për ta gjetur edhe në video sipas pretendimit”, u shpreh ai.
    Kalaja u shpreh se i kishin këto të dhëna dhe do i dorëzonin. Kujtojmë se KAS e ka pranuar Kalanë si ankimues, por pa garantuar ende rinumërimin që kërkojnë. Në fund, relatori i çështjes, Elvis Çefa, deklaroi shtyrjen e seancës dhe rimbledhjen e trupës për vendim ditën e martë, datën 10 qershor, ora 13:00 e pasdites.
    Aulon Kalaja ka qenë një nga zërat më të fortë pas përfundimit të procesit të votimit, duke deklaruar se vota e tij është deformuar brenda koalicionit. Ai mori 7291 vota, ndërsa mandatin e vetëm të kësaj liste e fitoi Arian Ndoja me 8249 vota. Pretendimi i tij ka qenë për deformim të votës preferenciale duke kërkuar mandatin e deputetin Arjan Ndoja.

  • KAS vendos hapjen e 229 kutive të 11 majit

    KAS vendos hapjen e 229 kutive të 11 majit

    229 kuti të materialeve zgjedhore në rang vendi, ku në procesverbal nuk është shënuar numri i fletëve të votimit të papërdorura më 11 maj, do të rihapen.
    Pas hapjes së 4 kutive të para në KQZ, rezultoi se fletët e papërdorura nuk ishin 0, siç kishin shënuar komisionerët, duke ngritur shqetësimin e opozitës për fatin e tyre.
    Përfaqësuesit e PD-së kërkuan që të hapen të gjitha kutitë në të gjithë qarkun e Vlorës, përfshirë edhe ato me fletë votimi, por kërkesa u rrëzua.
    Kutitë do të hapen në Vaqarr, në magazinat e KQZ-së, dhe forcat politike mund të kenë vëzhguesit e tyre për të ndjekur të gjithë numërimin e fletëve të papërdorura.
    Komisioneri Celibashi e cilësoi si gabim njerëzor nga ana e komisionerëve mosreflektimin në procesverbal të fletëve të papërdorura, ndërsa PD-ja e pa këtë si provë se rreth 130 mijë fletë votimi, që nuk dalin në inventar, mund të jenë përdorur për fenomenin e “treni bullgar”, siç pretendojnë se është vënë re më 11 maj.
    Tv Klan

  • ‘Jam pranë fitores’, Aulon Kalaja: Nesër seanca e fundit në KAS, pres hapjen e kutive në Durrës

    ‘Jam pranë fitores’, Aulon Kalaja: Nesër seanca e fundit në KAS, pres hapjen e kutive në Durrës

    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 11 majit, Aulon Kalaja, deklaroi se është shumë pranë fitores, ndërsa pret zhvillimin e seancës së fundit në Kolegjit e Apelimit të Zgjedhjeve (KAS), që do të mbahet ditën e nesërme.
    “E përshëndes KAS për qëndrimin e mbajtur. Unë po shkoj drejt fitores, drejt hapjes së kutive nesër, pasi do të zhvillohet edhe seanca ime e fundit”, u shpreh Kalaja.
    Ai theksoi se ndryshe nga disa kandidatë të tjerë të Partisë Demokratike që janë rrëzuar për shkak të mungesës së legjitimitetit, ai vetë ka kërkuar hapjen e kutive në emër personal dhe jo vetëm në cilësinë e përfaqësuesit të subjektit politik.
    “Kandidatët e tjerë janë rrëzuar sepse nuk mund të legjitimoheshin dot. Këta të rrahin e s’të lënë as me qa. Unë dua të shoh votat e mia, në emrin tim personal si Aulon Kalaja, jo vetëm si subjekt politik”, deklaroi ai.
    Kalaja pretendon se nga hapja e kutive në Durrës do të dalin prova konkrete për vjedhje dhe trafikim të votave.
    “Jo vetëm që janë vjedhur votat, por edhe janë trafikuar. Kam parë vota të mia që janë shpallur të pavlefshme dhe i janë kaluar PS-së”, tha ai, duke theksuar se gjithçka do të qartësohet pas seancës së nesërme dhe verifikimit të kutive.

  • “Rinumërim votave të kandidatëve”, PD deklaron se hapja e kutive do të nxjerrë në dritë shkeljet e pretenduara

    “Rinumërim votave të kandidatëve”, PD deklaron se hapja e kutive do të nxjerrë në dritë shkeljet e pretenduara

    Partia Demokratike do të kërkojë në KQZ hapjen e kutive dhe rinumërimin e votave për të gjithë kandidatët e saj që kanë pretendime për parregullsi gjatë procesit të numërimit. Sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso, sqaron se Kodi Zgjedhor nuk u njeh kandidatëve të drejtën për t’u ankuar në KQZ e për të rinumëruar votat; ndaj këtë hap do ta hedhë në emër të tyre PD.

    Sipas Ivi Kasos, PD së pari do të kërkojë në KQZ pavlefshmërinë e zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre në 12 qarqet e vendit dhe më pas do të kërkojë edhe hapjen e kutive dhe rinumërimin e votave për secilin kandidat që kërkon transparencë.
    “Janë udhëzuar të gjithë kandidatët, sikurse është udhëzuar edhe ekipi ligjor që përfaqëson PD në KQZ, që çdo kërkesë nga secili kandidat që përfshin: kërkesë për marrje filmimesh, mbështetje ligjore të çfarëdolloji, kërkesë për rinumërim, rivlerësim votash të subjektit ose të kandidatit në qendra të caktuara, në zona administrimi zgjedhor të caktuara, por edhe në qarqe të caktuara, do të merret në konsideratë.”, tha Ivi Kaso.

    Kaso deklaron se opozita do të kërkojë jo vetëm rinumërimin e votave për kandidatët e PD, por edhe për kandidatët e PS dhe partive të tjera.
    “Të gjitha kërkesat e kandidatëve tanë do të mbështeten plotësisht. Më pas, transparenca mbi kërkesat e kandidatëve tanë do të pasjellë transparencën mbi çdo votë të numëruar për secilin kandidat që ka qenë në garë në atë njësi ose zonë.”
    Pas betejës së PS në vitin 2009 për hapjen e kutive, rinumërimi i votave ligjërisht është i garantuar të paktën për dy partitë e mëdha. Nëse KQZ rrëzon kërkesën e PD për hapjen e kutive, atëherë opozita mund të përdorë nenin e Kodit Zgjedhor që u jep të drejtë dy anëtarëve të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve që të hapin këdo kuti votimi. Dhe PD ka dy anëtarë në KAS, duke e pasur të garantuar të drejtën për të rinumëruar çdo kuti që dëshiron në çdo qark të vendit.
    /vizionplus.tv