Tag: kutive

  • Pas Tiranës do rinumërohet edhe Fieri! KAS vendos hapjen e të gjitha kutive

    Pas Tiranës do rinumërohet edhe Fieri! KAS vendos hapjen e të gjitha kutive

    Me kërkesë të dy anëtareve, KAS vendos hapjen e të gjitha kutive të qarkut Fier.

    587 kuti do të rinumërohen për partitë dhe kandidatët preferencial.
    “Me kërkesë të dy anëtarëve të KAS, i kërkohet administratës që të këqyrë të gjitha kutitë e votimit të qarkut Fier, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për votat brenda vendit si në rastin e qarkut Tiranë.
    Kështu që merrni masat, me mbarimin e qarkut Tiranë, të vazhdojë me këqyrjen e kutive të votimit të qarkut Fier. Seancën e radhës dhe orën do ta lëmë në varësi të përgatitjeve që do administrata për të organizuar këtë proces”, u shpreh komisioneri i KAS.

    Top Channel

  • ‘Kasaphana’ e votave në Tiranë, Teliti: Zgjedhjet të faktohen, provat janë brenda kutive

    ‘Kasaphana’ e votave në Tiranë, Teliti: Zgjedhjet të faktohen, provat janë brenda kutive

    Dorjan Teliti, Këshilltar për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike, i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, u shpreh se beteja e opozitës nuk është thjesht për një mandat më shumë apo më pak, por për mbrojtjen e votës së lirë dhe garantimin e një procesi zgjedhor të ndershëm.

    Ai theksoi rolin vendimtar të ekipit ligjor të PD-së në zbardhjen e parregullsive gjatë procesit të numërimit në qarkun Tiranë, ku janë rinumëruar ¼ e kutive të votimit.

    Sipas Telitit, ky nuk ishte një proces që përfundoi brenda 12 orëve të votimit, por një ndërhyrje e thellë që ka dëmtuar rëndë vullnetin e qytetarëve në Tiranë dhe në mbarë vendin.

    Pjesë nga deklarata:

    “Së pari më lejo të falënderoj juristët tanë, ku njëri prej tyre ka qenë edhe Marashi, të cilët kanë bërë një punë të shkëlqyer dhe arritën në rezultatin final për rinumërimin e kutive të procesit në qarkun Tiranë, ku janë 1/4 e kutive të votimit.

    Beteja jonë nuk bëhet fjalë për një mandat më shumë apo më pak, beteja jonë bëhet për zgjedhje të lira e të ndershme, atë betejë që ne kemi filluar dhe që po e vazhdojmë me sukses edhe me faktorin ndërkombëtar, i cili do të sjellë misionin e tij faktmbledhës.

    Ata faktorë, ato elementë apo prova janë atje, në kutitë dhe në procesin e votimit.

    Ky ishte një proces që nuk do të marrë vetëm atë 12-orëshin e hedhjes së fletës brenda kutisë; ishte një proces disa mujor që ka vrarë votën e lirë të qarkut të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.

    Ne do bëjmë çmos, dhe falënderoj edhe ekipin e juristëve që po bëjnë transparencë të plotë mbi kasaphanën e votës në Tiranë.

    Kam dhe një gjë për të thënë: kur ka ndodhur kjo gjë në Tiranë, po në qarqet e tjera?

    Qëllimi i PD ka qenë pjesëmarrja në një proces votimi të lirë dhe të ndershëm, dhe jo pjesëmarrja e numëruesve apo votuesve politikë që vendosin se si do të shkojë vota  nga djathtas në majtas”.

  • Hapja e kutive për Tiranën dhe Dibrën! KQZ: Na duhen 10 ditë kohë për të nisur rinumërimi i votave

    Hapja e kutive për Tiranën dhe Dibrën! KQZ: Na duhen 10 ditë kohë për të nisur rinumërimi i votave

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nevojë për 10 ditë kohë për të përgatitur infrastrukturën dhe stafin e nevojshëm para se të nisë rinumërimin e 1282 kutive të votimit të qarkut Tiranë pas miratimit të kërkesës së Partisë Demokratike një ditë më parë.
    Janë 450 mijë fletë votimi që do të numërohen nga fillimi dhe vendi ku do të realizohet ky proces nuk është vendosur por duket se ambientet më të përshtatshme janë ato të parkut olimpik ‘Feti Borova’ ku u realizua numërimi i votave të diasporës. Për rinumërimin po negociohet sërish edhe me federatat sportive për të marrë sërish në përdorim Parkun Olimpik ku u numërua vota e diasporës. 
    KQZ-së i duhet të bëjë gati pjesën teknike, energjinë elektrike, tavolina, karriget, monitorët, kamerat, internetin dhe rrjetet kompiuterike që do të rivendosen aty për të ofruar transparencë për të gjithë. Po ashtu, një grup i posaçëm do të punojë për të veçuar në magazinë kutitë e Tiranës, dhe për t’i sjellë për rinumërim sipas një rendi të caktuar e të sigurtë. Të gjitha këto përgatitje, do të kërkojnë të paktën 10 ditë kohë.
    Partia Demokratike shpreson të gjejë vota për të marrë një mandat të 14-të, duke ia hequr Mundësisë së Agron Shehajt. Ilir Alimehmeti nga ana tjetër, dyshon se votat ia kanë vjedhur e ai ka marrë më shumë vota se Jorida Tabaku që aktualisht ka fituar një mandat me 2400 vota avantazh. 
    Ndryshe nga Tirana, në Dibër PD do të rinumërojë vetëm votat e kandidatëve të saj për shkak të pretendimeve të kandidatit Xhemal Gjunkshi se ka pasur parregullsi.
    Rinumërimi i 44 kutive të Dibrës do të zhvillohet të mërkurën dhe do të kryhet në ambientet e komisionit qendror të zgjedhjeve.
    PD kishte kërkuar pavlefshmërinë e rezultatit dhe organizimin e një rivotimi, duke argumentuar se procesi kishte parregullsi të cilat ndikuan në përfundimin e zgjedhjeve. Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës së PD-së, duke e argumentuar vendimin me mungesën e provave të nevojshme për të ndryshuar rezultatin./ZËRI

  • “Nuk jam ushtar rreshti”, Kalaja akuzon PD-në për manipulim të votave në Durrës: Kjo nuk është betejë për mandat, por..

    “Nuk jam ushtar rreshti”, Kalaja akuzon PD-në për manipulim të votave në Durrës: Kjo nuk është betejë për mandat, por..

    Në zgjedhjet e 11 majit për qarkun e Durrësit, janë vjedhur votat brenda Partisë Demokratike dhe duhet bërë transparenca, vendosur një precedent dhe standard, duke ndryshuar edhe Kodi Zgjedhor.

    Nga verifikimet e deritanishme të 10% të kutive nga filmimet që posedon, janë evidentuar 39 kuti me probleme të ndryshme, ndaj kërkon rinumërimin e mbi 500 kutive në Durrës dhe 84 të tjerave të diasporës.
    Kalaja theksoi se beteja e tij ishte për transparencë dhe jo personale, për të vendosur një standard, sepse “nuk është ushtar rreshti” dhe i del partisë edhe përballë kur ka probleme. Gazetari që është përfshirë në politikë, nënvizoi se ka ardhur koha që në PD të hapin krahun shumë njerëz pas dështimit në zgjedhje, por pa e përmendur kryetarin Sali Berisha në emër, nëse edhe ai duhet të largohej.

    “Jam kandidati i parë që kam kërkuar rinumërimin pa u shpallur ende rezultati nga KQZ, që më 14 maj, sepse kam pasur objeksionet e mia fillimisht me një qendër votimi. KAS bëri interpretimin e tij dhe nga shqyrtimi e këqyrja e mëvonshme rezultoi se unë e kam parë më pas  se ka pasur lëvizje si mes partive, ku PS i ka marrë PD, por edhe brenda partisë, PD-së në këtë rast. Unë kam dyshimet e mia dhe këto prova i kam dorëzuar. KAS e ka pranuar kërkesën e depozituar për shqyrtim dhe tani pritet verifikimi i tyre. Kam prova me video kur vota ime devijojet”, e nisi fjalën e tij kandidati Kalaja në  një studio televizive
    Ai theksoi se gara e tij nuk është betejë për mandatin e deputetit, por për transparencë dhe për të vendosur një precedent, që votat të mos vidhën më dhe që kandidatët të kenë të drejtën e përfaqësimit në ankimime, njëlloj si partia, duke sugjeruar ndryshimin e menjëhershëm të Kodit Zgjedhor në këtë nen që krijoi edhe debate të forta në KAS.
    “Unë nuk e kam nisur betejën për mandatin tim, por për garën, transparencën dhe për të vendosur një standard për herë të parë, sepse do vijnë edhe zgjedhjet e ardhshme. Në politikë kam hyrë për disa kauza dhe jo për rrogën e deputetit, sepse atë e marr edhe si gazetar. Kodi Zgjedhor thotë se duhet të ankimojë subjekti, beteja ime është që të ndryshojë kjo pikë e Kodit, që të shqyrtohet edhe ankimimi i kandidatit. Unë nuk u konsultova me partinë, ishte iniciativë e imja, pas meje edhe Ilir Alimehmeti. Kur na thanë se duhej përfaqësimi nga partia, kam hyrë në diskutime me PD-në që të vihej në lëvizje për transparencë. Më tej iu kërkua edhe Partisë së Ballit Kombëtar Demokrat që ishin pjesë e koalicionit tonë që të përfshihej në përfaqësim. Të kenë të drejtë edhe kandidatët përveç partisë për ankimim. Kjo parti vuri në lëvizje KAS-in dhe më pas edhe ajo e Legalitetit u bashkua për këtë qëllim dhe jam legjitimuar nëpërmjet saj”, shpjegoi gazetari Kalaja, i cili tashmë i ka hyrë politikës për të përfaqësuar aktualisht qytetarët e krujës dhe Fushë-Krujës.
    Ai shpjegoi edhe procesin e verifikimit që ka bërë deri tani, ku nënvizoi se ka gjetur problematika, deri në transferimin e votës dhe për këtë qëllim ka kërkuar hapjen dhe rinumërimin e mbi 500 kutive në Durrës dhe të 84 kutive të diasporës.
    “U kërkua edhe metodologjia e provave, që të mbahej shënim vota dhe të caktohej procesverbali me shënim. Rusmali kërkoi përmbledhjen e këtyre në 1 minutë, që është e vështirë dhe unë e kam bërë këtë, pavarësisht. Deri tani kam parë 60 kuti, nga të cilat 39 janë me probleme, teksa Durrësi ka mbi 500 kuti. Unë kam parë 10% të kutive deri tani. Madje ka pasur medhe probleme ku PS merr vota të pavlefshme. Ka edhe vota të një kandidati me pak vota që i është marrë nga numëruesit, se janë parë si të dobët. PD ka kërkuar edhe transparencë, ka kërkuar hapjen e kutive, atë që kërkoj dhe unë, e në parim jemi me një objektiv të përbashkët. Debati në KAS ka qenë më shumë juridik”, shpjegoi Kalaja .
    Pyetjes nëse PD-ja po ruante komisionerët duke mos i përfaqësuar në ankimime për rinumërim votash, pasi rrezikojnë burgun, kandidati iu përgjigj se ai ndodhet vetëm 1 mijë vota larg mandatit dhe kërkon transparencë dhe standard.
    “Unë nuk e di a hyjnë apo jo në burg, por kur nisa fushatën u kam premtuar qytetarëve që do e ruaja votën e tyre. Unë kam 8100 vota, me një diferencë me 1 mijë vota nga fituesi i këtij mandati (Arjan Ndoja). Por beteja ime tani është çështja e përfaqësimit, që të jemi palë në përfaqësim dhe ndaj kam edhe gjyqin dhe do e çoj deri në Kushtetuese, më 12 qershor kam seancën e radhës. Ndaj edhe Venecia e ka vendosur që të përfaqësohen edhe kandidatët dhe kjo duhet të përfshihet edhe në Kodin Zgjedhor. Beteja ime është për të vendosur një precedent dhe përtej emrit të Aulonit. Mund ta fitojmë edhe në Kolegj, por rruga do shkojë deri në Kushtetuese. Me rëndësi është që jam pranuar si palë përfaqësuese dhe kam kërkuar që të rinumërohen. Mendoj se do procedohet si Tirana, Durrësi ka mbi 500 kuti. Kam kërkuar edhe rinumërimin e 84 kutive të diasporës”, tha kandidati i PD-së.
    Kalaja pretendoi se pati manipulim dhe blerje votash, përdorim të patronazhistëve dhe administratës nga pushteti, apo çështja e bonusit të pensioneve dhe faljes së gjobave, për të cilat ka bërë denoncim edhe në KAS. Ai kritikoi edhe Prokurorinë e Posaçme për mosveprimin në kohë, duke kujtuar operacionin e Durrësit pas zgjedhjeve.
    “Fushata është një masakër elektorale, madje edhe zjghedhjet. Falja e gjobave para zgjedhjeve është kriminale. Ka pasur manipulim dhe blerje të votës. Pati edhe tutorë votash, morën deri në 21 mijë vota preferenciale pa kontribut publik. Janë mandate me flamur të kuq. Ai kaloi e edhe shefin e tij të qeverisë me vota këto zgjedhje në qarkun ku kandidova edhe unë, në Durrës. SPAK-u nuk veproi në kohë reale, sidomos në qarkun ku kandidova unë, në Durrës, që pas zgjedhjeve u godit menjëherë grupi që ndihmoi kandidatët e PS-së atje. Si ka mundësi që ky njeri (Arkend Balla) merr më shumë vota se Edi Rama? Ndaj pritet më shumë nga intelektualët dhe media për të reaguar. Cilësia e Parlamentit duhet të rritet, ndaj bëhet kjo betejë. Rama është strateg politik, di ta bëjë strategjinë dhe e ndryshon, por një gjë nuk e ndryshon dot, lidhjen me krimin. Por unë i bëj sfidë edhe PD-së, shpesh nuk i shkoj edhe pas partisë në çdo gjë, i kam dalë edhe kundër”, tha kalaja.
    Ai kujtoi se nuk është ushtar rreshti, por i del kundër Partisë kur e ka gabim, teksa u shpreh se ishte kundër Komisioneve Parlamentare dhe pro denoncimit të farsës zgjedhore në arenën ndërkombëtare, por pa e dëmtuar integrimin e Shqipërisë në BE.
    “Nuk jam unë “ushtar rreshti”, unë kërkoj votat e mia. Puna është se duhet bërë një Kod tjetër zgjedhor, duhet ndryshuar, sepse edhe ata numëruesit dhe komisionerët u torturuan atje 9 ditë, ata janë heronj, pavarësisht se çfarë ka ndodhur. Unë jam kundër Komisiobeve hetimore Parlamentare, jam pro rrugës së Uashingtonit dhe Brukselit, me denoncim të zgjedhjeve, sepse Ramës me komisione nuk ia mbush dot mendjen. Do vijë një mision faktmbledhës këtu, asgjë e keqe nuk ndodh nga transparenca. Unë nuk jam kundër integrimit të Shqipërisë në BE, por jam për transparencë”, vijoi ai.
    Në fund kandidati demokrat, që aktualisht përfaqësohet ligjërisht në ankimim nga Partia e Legalitetit në KAS, teksa iu pranua ankimimi për shqyrtim, vuri theksin edhe te analiza e brendshme në PD për dështimin zgjedhor, rezultatet e dobëta dhe mbajtjen e përgjegjësive.
    “Shumë njerëz në PD duhet të hapin krahun pas dështimit në zgjedhje dhe analizës që do bëhet pas betejës juridike. Duke filluar edhe nga vetja ime, të shikohet edhe rezultati nëse është i duhuri. Edhe ata që kanë humbur në kutitë e veta duhet të mbajnë përgjegjësi. Unë do jap njëherë shembullin tim, pastaj të tjerët. Unë jam kundër idhujve dhe kultit të individit. Në lidhje me strategjinë e koalicionit dhe Berishës për fushatën duhet pyetur ai nëse duhet të dilte si kandidat për kryeministër apo jo”, përfundoi Kalaja.
     

  • Kalaja: Më janë vjedhur votat, kam parë pamjet filmike të marra nga KQZ! Shumë njerëz në PD duhet të hapin krahun pas dështimit

    Kalaja: Më janë vjedhur votat, kam parë pamjet filmike të marra nga KQZ! Shumë njerëz në PD duhet të hapin krahun pas dështimit

    Në zgjedhjet e 11 majit për qarkun e Durrësit, janë vjedhur votat brenda Partisë Demokratike dhe duhet bërë transparenca, vendosur një precedent dhe standard, duke ndryshuar edhe Kodi Zgjedhor. Nga verifikimet e deritanishme të 10% të kutive nga filmimet që posedon, kandidati Aulon Kalaja shprehet se ka evidentuar 39 kuti me probleme të ndryshme, ndaj kërkon rinumërimin e mbi 500 kutive në Durrës dhe 84 të tjerave të diasporës.
    Kështu u shpreh sot në emisionin “Studio Live” kandidati i PD-së Aulon Kalaja.
    Kalaja theksoi se beteja e tij ishte për transparencë dhe jo personale, për të vendosur një standard, sepse “nuk është ushtar rreshti” dhe i del partisë edhe përballë kur ka probleme. Gazetari që është përfshirë në politikë, nënvizoi se ka ardhur koha që në PD të hapin krahun shumë njerëz pas dështimit në zgjedhje, por pa e përmendur kryetarin Sali Berisha në emër, nëse edhe ai duhet të largohej.
    “Jam kandidati i parë që kam kërkuar rinumërimin pa u shpallur ende rezultati nga KQZ, që më 14 maj, sepse kam pasur objeksionet e mia fillimisht me një qendër votimi. KAS bëri interpretimin e tij dhe nga shqyrtimi e këqyrja e mëvonshme rezultoi se unë e kam parë më pas  se ka pasur lëvizje si mes partive, ku PS i ka marrë PD, por edhe brenda partisë, PD-së në këtë rast. Unë kam dyshimet e mia dhe këto prova i kam dorëzuar. KAS e ka pranuar kërkesën e depozituar për shqyrtim dhe tani pritet verifikimi i tyre. Kam prova me video kur vota ime devijojet”, e nisi fjalën e tij kandidati Kalaja në studion e emisionit të Report Tv.
    Ai theksoi se gara e tij nuk është betejë për mandatin e deputetit, por për transparencë dhe për të vendosur një precedent, që votat të mos vidhën më dhe që kandidatët të kenë të drejtën e përfaqësimit në ankimime, njëlloj si partia, duke sugjeruar ndryshimin e menjëhershëm të Kodit Zgjedhor në këtë nen që krijoi edhe debate të forta në KAS.
    “Unë nuk e kam nisur betejën për mandatin tim, por për garën, transparencën dhe për të vendosur një standard për herë të parë, sepse do vijnë edhe zgjedhjet e ardhshme. Në politikë kam hyrë për disa kauza dhe jo për rrogën e deputetit, sepse atë e marr edhe si gazetar. Kodi Zgjedhor thotë se duhet të ankimojë subjekti, beteja ime është që të ndryshojë kjo pikë e Kodit, që të shqyrtohet edhe ankimimi i kandidatit. Unë nuk u konsultova me partinë, ishte iniciativë e imja, pas meje edhe Ilir Alimehmeti. Kur na thanë se duhej përfaqësimi nga partia, kam hyrë në diskutime me PD-në që të vihej në lëvizje për transparencë. Më tej iu kërkua edhe Partisë së Ballit Kombëtar Demokrat që ishin pjesë e koalicionit tonë që të përfshihej në përfaqësim. Të kenë të drejtë edhe kandidatët përveç partisë për ankimim. Kjo parti vuri në lëvizje KAS-in dhe më pas edhe ajo e Legalitetit u bashkua për këtë qëllim dhe jam legjitimuar nëpërmjet saj”, shpjegoi gazetari Kalaja, i cili tashmë i ka hyrë politikës për të përfaqësuar aktualisht qytetarët e krujës dhe Fushë-Krujës.
    Ai shpjegoi edhe procesin e verifikimit që ka bërë personalisht deri tani, ku pretendoi se ka gjetur problematika, deri në transferimin e votës dhe për këtë qëllim ka kërkuar hapjen dhe rinumërimin e mbi 500 kutive në Durrës dhe të 84 kutive të diasporës.
    “U kërkua edhe metodologjia e provave, që të mbahej shënim vota dhe të caktohej procesverbali me shënim. Rusmali kërkoi përmbledhjen e këtyre në 1 minutë, që është e vështirë dhe unë e kam bërë këtë, pavarësisht. Deri tani kam parë filmime mbi 60 kuti, nga të cilat 39 janë me probleme, teksa Durrësi ka mbi 500 kuti. Unë kam parë filmime për 10% të kutive deri tani. Madje ka pasur probleme ku PS merr vota të pavlefshme. Ka edhe vota të një kandidati me pak vota që i është marrë nga numëruesit, se janë parë si të dobët. PD ka kërkuar edhe transparencë, ka kërkuar hapjen e kutive, atë që kërkoj dhe unë, e në parim jemi me një objektiv të përbashkët. Debati në KAS ka qenë më shumë juridik”, shpjegoi Kalaja për ‘Studio Live’.
    Pyetjes nëse PD-ja po ruante komisionerët duke mos i përfaqësuar në ankimime për rinumërim votash, pasi rrezikojnë burgun, kandidati iu përgjigj se ai ndodhet vetëm 1 mijë vota larg mandatit dhe kërkon transparencë dhe standard.
    “Unë nuk e di a hyjnë apo jo në burg, por kur nisa fushatën u kam premtuar qytetarëve që do e ruaja votën e tyre. Unë kam 8100 vota, me një diferencë me 1 mijë vota nga fituesi i këtij mandati (Arjan Ndoja). Por beteja ime tani është çështja e përfaqësimit, që të jemi palë në përfaqësim dhe ndaj kam edhe gjyqin dhe do e çoj deri në Kushtetuese, më 12 qershor kam seancën e radhës. Beteja ime është për të vendosur një precedent dhe përtej emrit të Aulonit. Mund ta fitojmë edhe në Kolegj, por rruga do shkojë deri në Kushtetuese. Me rëndësi është që jam pranuar si palë përfaqësuese dhe kam kërkuar që të rinumërohen. Mendoj se do procedohet si Tirana, Durrësi ka mbi 500 kuti. Kam kërkuar edhe rinumërimin e 84 kutive të diasporës”, tha kandidati i PD-së.
    Ai kujtoi se nuk është ushtar rreshti, por i del kundër Partisë kur e ka gabim, teksa u shpreh se ishte kundër Komisioneve Parlamentare dhe pro denoncimit të farsës zgjedhore në arenën ndërkombëtare, por pa e dëmtuar integrimin e Shqipërisë në BE.
    “Nuk jam unë “ushtar rreshti”, unë kërkoj votat e mia. Puna është se duhet bërë një Kod tjetër zgjedhor, duhet ndryshuar, sepse edhe ata numëruesit dhe komisionerët u torturuan atje 9 ditë, ata janë heronj, pavarësisht se çfarë ka ndodhur. Unë jam kundër Komisioneve hetimore Parlamentare, jam pro rrugës së Uashingtonit dhe Brukselit, me denoncim të zgjedhjeve, sepse Ramës me komisione nuk ia mbush dot mendjen. Do vijë një mision faktmbledhës këtu, asgjë e keqe nuk ndodh nga transparenca. Unë nuk jam kundër integrimit të Shqipërisë në BE, por jam për transparencë”, vijoi ai.
    Në fund kandidati demokrat, që aktualisht përfaqësohet ligjërisht në ankimim nga Partia e Legalitetit në KAS, teksa iu pranua ankimimi për shqyrtim, vuri theksin edhe te analiza e brendshme në PD për dështimin zgjedhor, rezultatet e dobëta dhe mbajtjen e përgjegjësive.
    “Shumë njerëz në PD duhet të hapin krahun pas dështimit në zgjedhje dhe analizës që do bëhet pas betejës juridike. Duke filluar edhe nga vetja ime, të shikohet edhe rezultati nëse është i duhuri. Edhe ata që kanë humbur në kutitë e veta duhet të mbajnë përgjegjësi. Unë do jap njëherë shembullin tim, pastaj të tjerët. Unë jam kundër idhujve dhe kultit të individit. Në lidhje me strategjinë e koalicionit dhe Berishës për fushatën duhet pyetur ai nëse duhet të dilte si kandidat për kryeministër apo jo”, përfundoi Kalaja.

  • “Na duhen 10 ditë për t’u bërë gati”/ Rinumërimi për Tiranën dhe Dibrën, reagon KQZ

    “Na duhen 10 ditë për t’u bërë gati”/ Rinumërimi për Tiranën dhe Dibrën, reagon KQZ

    Vendimi për rinumërimin e kutive në qarkun e Tiranës u mor me vendim të dy anëtarëve të opozitës, Ledio Braho e Elvis Çela në KAS. Për Qarkun e Tiranës do të hapen 1,282 kuti votimi, ndërsa do të rinumërohen rreth 450 mijë vota, si për subjektet politike ashtu edhe për kandidatët.
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po përgatitet për rinumërimin në qarkun e Tiranës dhe hapjen e 44 kutive në Dibër. Burime pranë KQZ-së bëjnë me dije se për realizimin e këtij procesi janë të nevojshme të paktën 10 ditë përgatitje, për të ngritur infrastrukturën e duhur të numërimit dhe për të angazhuar personat që do të merret me rinumërimin e votave. Sipas të njëjtave burime, vendi i mundshëm ku do të kryhet rinumërimi është Parku Olimpik i Tiranës, aty ku edhe u numërua vota e diasporës.
    Për qarkun e Dibrës do të numërohen rreth 44 kutive votim, vetëm për kandidatët, pas pretendimeve të kandidatit Xhemal Gjunkshi se i janë vjedhur votat preferenciale.

  • Hapja e kutive në qarkun Tiranë, burime pranë KQZ: Na duhen 10 ditë kohë për infrastrukturën teknike

    Hapja e kutive në qarkun Tiranë, burime pranë KQZ: Na duhen 10 ditë kohë për infrastrukturën teknike

    Hapja e kutive në qarkun Tiranë, burime pranë KQZ për gazetaren e Top Channel Elda Menga: Na duhen rreth  10 ditë kohë të përgatisim gjithë infrastrukturën njerëzore dhe teknike për këtë proces. Po mendohet që rinumerimi i qarkut Tiranë dhe kutive të qarkut të Dibrës të bëhet në Parkun Olimpik.
    Lajmi në përditësim…

    Top Channel

  • Përplasje brenda PD/ Kandidatja e Berishës kërkon hapjen e kutive, ja besniku i kryedemokratit që rrezikon mandatin

    Përplasje brenda PD/ Kandidatja e Berishës kërkon hapjen e kutive, ja besniku i kryedemokratit që rrezikon mandatin

    Kandidatja e Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Ilirjana Kuçana, e cila nuk arriti të sigurojë një mandat deputeteje në zgjedhjet e 11 majit, ka ankimuar rezultatin pranë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) dhe Kolegjit Zgjedhor. Sipas saj, votat preferenciale brenda subjektit i janë devijuar në favor të kandidatit tjetër fitues, Arjan Ndoja, ish-prokuror i shkarkuar nga vettingu.
    E ftuar në një emision televiziv, Kuçana u shpreh se beteja e saj nuk është për një mandat, por për dinjitet dhe transparencë zgjedhore. Ajo theksoi se ka kërkuar rinumërimin e kutive të votimit, duke shtuar se seanca gjyqësore në Kolegjin Zgjedhor do të mbahet më 12 qershor.
    “Kodi Zgjedhor ka krijuar një garë të pabarabartë. Si mazhoranca, ashtu edhe opozita duhet të ndërhyjnë për ta ndryshuar. Votat e mia nuk janë as të blera, as të vjedhura – janë vota zemre,” tha ajo, duke kërkuar gjithashtu votim elektronik dhe listime më të ndershme të kandidatëve në të ardhmen.
    Kuçana ngriti akuza të forta për ndërhyrje të bandave kriminale në procesin zgjedhor në qytetin e Durrësit. Ajo deklaroi se këto grupe kontrollojnë qytetin, emërojnë drejtorë dhe kanë ushtruar presion gjatë fushatës elektorale.
    “Në Durrës fushata është bërë nën presionin e bandave kriminale. Nuk e pranoj përfaqësimin me figura të dyshimta në Kuvend. Kam marrë pamje filmike dhe po verifikoj ZAZ-të ku kam dyshime. Tani kam mbështetjen e partisë dhe të kreut të saj për të shkuar deri në fund të kësaj beteje,” u shpreh Kuçana.
    Ajo përfundoi duke thënë se kjo është një betejë për të gjithë qytetarët, për dinjitetin dhe për një proces të ndershëm, duke nënvizuar se edhe votuesit socialistë meritojnë një proces zgjedhor transparent.

  • Rinumërim votave në Tiranë, vendimi pas kërkesës së dy përfaqësuesve të PD në KAS

    Rinumërim votave në Tiranë, vendimi pas kërkesës së dy përfaqësuesve të PD në KAS

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të rinumërojë të gjitha votat e qarkut të Tiranës. Partia Demokratike shfrytëzoi të drejtën ligjore të dy anëtarëve të propozuar nga ajo në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve për të hapur  1281 qendrat e votimit  të Tiranës.

    “Me kërkesë të dy anëtarëve të KAS do bëhet këqyrja e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë”, tha Ledio Braho.
    Bazuar mbi këtë vendim do të rinumërohen rreth 450 mijë vota të Tiranës për partitë politike por edhe për kandidatët duke plotësuar kështu kërkesat e garuesve  të PD si Ilir Alimehmeti për rinumërimin e votave.

    Përveç Tiranës do të rinumërohen edhe 44 kuti në Dibër.
    KAS pranoi kërkesën e PD për të rinumëruar vetëm votat e kandidatëve në këtë qark për shkak të pretendimeve të kandidatit Xhemal Gjunkshi.
    Ndërkaq beteja e opozitës për përsëritjen e zgjedhjeve mori sot goditjen e parë. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesën e PD për shpalljen të pavlefshme në qarkun e Kukësit.
    “Vendimi ynë nuk duhet të bazohet mbi hipoteza, por mbi prova. Kemi vendosur rrëzimin e kërkesës ankimore numër 37, për subjektin zgjedhor PD-ASHM, për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të datës 11.05.2025 në zonën e Kukësit, si të pambështetur në ligj dhe në prova”, tha Ilir Rusmali.
    Po sot në magazinat e KQZ në Vaqar u hapën 233 kuti të materialeve zgjedhore me kërkesë të PD.
    PD kërkoi verifikimin e këtyre kutive pasi komisionerët kanë raportuar zero fletë votimi të papërdorura, ndërsa sipas KQZ komisionerët kanë bërë gabim raportimin pasi rreth 100 mijë fletë votimit të papërdorura ndodhen në këto kuti. Procesi i hapjes se kutive i dha të drejtë KQZ./vizionplus.tv

  • KAS: Të hapen kutitë e Tiranës e Dibrës, rinumërimi si për partinë e për kandidatët

    KAS: Të hapen kutitë e Tiranës e Dibrës, rinumërimi si për partinë e për kandidatët

    Të gjitha kutitë e qarkut të Tiranës do të rinumërohen. Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) vendosi hapjen e 1,282 kutive të votimit, që përfshijnë të gjitha bashkitë e qarkut: Tiranë, Vorë, Kamëz, Kavajë dhe Rrogozhinë.

    Numërimi i votave nga e para do të bëhet si për partitë, ashtu edhe për kandidatët.

    Rihapja e kutive të Tiranës u bë me kërkesë të dy anëtarëve të KAS-it, Ledio Braho dhe Elvis Çefa, bazuar në të drejtën që u jep Kodi Zgjedhor.

    “Në lidhje me kërkesën për këqyrjen e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë, KAS me shumicë votash e rrëzon, por me kërkesë të dy anëtarëve të KAS do të bëhet këqyrja e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë. Duke qenë se ky proces merr kohë, pasi janë 1,282 qendra votimi, data për fillimin e këtij procesi do të përcaktohet në një moment tjetër, ku partitë politike kanë të drejtë të caktojnë vëzhgues.”

    KQZ ende nuk ka marrë një vendim se ku do të bëhet rinumërimi, ndërsa procesi do të mbikëqyret nga administrata e KQZ-së.

    Kërkesa për hapjen e kutive në qarkun më të madh të vendit u bë nga Partia Demokratike, e cila kërkoi edhe rivlerësimin e rreth 17 mijë votave të pavlefshme në Tiranë. Edhe për Tiranën, ashtu si në të gjitha qarqet e vendit, PD kërkon pavlefshmërinë e rezultatit dhe përsëritjen e zgjedhjeve, me argumentin se në zgjedhjet e 11 majit ka ndodhur një masakër zgjedhore.

    Ndërkohë, KAS vendosi edhe hapjen e 44 qendrave votimi në qarkun e Dibrës, vetëm për votat preferenciale mes kandidatëve të koalicionit opozitar PD-ASHM. Rinumërimi i votave të Dibrës do të bëhet të mërkurën, në orën 09:30, në ambientet e KQZ-së.